Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Grand Prix de Monaco 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Grand Prix de Monaco 
 
Fernando Alonso ne pole-position


Ka qene Fernando Alonso me i shpejti ne kualifikimet e CM te Monakose. Ne cirkuitin e Montekarlos, piloti i McLaren ka arritur pole-position, duke e mbyllur proven e tij me 1'15''726. Pas shpines se tij eshte vendosur shoku i skuadres, Hamilton, me pak me shume se nje te dhjeten. I treti Felipe Masa, me gati tre te dhjetat diference. Keq Raikonen qe, per shkak te nje problemi me amortizatoret, do te niset vetem nga pozicioni i pesembedhjete.

Qe do te ishte nje fundjave e veshtire per Ferrari, kjo u pa qe ne provat e se enjtes dhe do te vazhdoje te jete gjate gjithe Cmimit te Madh. McLaren i ka mbyllur si dominues total provat e kronometruara, duke sigluar nje dopiete shume te rendesishme ne linjen e finishit, qe do t'u lejoje ta mbajne pas Felipe Masen. Polin e fitoi spanjolli, qe ia mori ne fije te perit shokut te ri te skuadres, duke e mbajtur pas per nje te dhjeten. Per Kimi Raikonen, dita nisi mbrapsht. Ai mbeti jashte "top-ten", si pasoje e nje gabimi qe i shkaktoi thyerjen e amortizatorit te djathte dhe pamundshmerine e vazhdimit te provave.

Per te mbajtur lart ngjyrat e kuqe, ka menduar Felipe Masa, me nje vend te trete te marre "in-extremis", pas veshtiresive te ndryshme ne poste. Per brazilianin, gara mbetet e hapur, ndersa per Raikonen, shpresa mbahet vetem nga ndonje shi i mundshem, ose nga ndonje strategji qe do te parashikoje nje pit-stop te vetem ne tentativen qe te fitoje sa me shume pozicione.

J.S



Nisja ne GP te Monakose

1 Fernando Alonso McLaren-Mercedes 1:15.726
2 Ljuis Hamilton McLaren-Mercedes 1:15.905
3 Felipe Masa Ferrari 1:15.967
4 Xhankarlo Fizikela Renault 1:16.285
5 Niko Rosberg Williams-Toyota 1:16.439
6 Mark Veber Red Bull-Renault 1:16.784
7 Nik Haidfild BMW 1:16.832
8 Robert Kubika BMW 1:16.955
9 Rubens Barrikelo Honda 1:17.498
10 Xhenson Buton Honda 1:17.939
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Fernando Alonso, princi i Monakos 
 
Nje dominim i parashikuar qe nga e enjtja, e konfirmuar qe te shtunen me "KO"-ne e Kimi Raikonenit, qe ne kualifikim u ngri nga nje dopiete, qe e lejon McLaren te kete dy pilote, qe kryesojne renditjen boterore. Ishte pikerisht Fernando Alonso, qe dominoi nje gare qe, ndryshe nga zakonisht ne Montekarlo, pati nje ecuri pa emocione te vecanta, e ndezur vetem ne fund nga nje ngritje e Ljuis Hamilton, qe tentoi te parakalonte shokun e skuadres, por qe mbase eshte ndalur nga urdhrat e skuadres. Ka fituar spanjolli i McLaren, i afte qe te diktoje nje ritem te forte ne nje gare, qe i nuk i dha shume shanse Filipe Mases, shume i ngadalte per te qendruar pas shigjetave te argjendta, qe kane kontrolluar garen pa rrezikuar shume dhe duke fituar nje grusht te mire pikesh ndaj Ferrarit.

E provoi, por Kimi Raikonen ngeli ne vendin e pesembedhjete dhe, ndonese beri vetem nje ndalese te programuar, arriti te marre nje pike, duke mbyllur garen ne vendin e tete. I mire rezultati i Fizikeles, qe ka rrembyer nje vend te katert te shkelqyer. Megjithate, gara e Montekarlos ka demonstruar limitet aktuale te Ferrarit dhe ka bere qe drejtuesit e "kalit" te reflektojne, ku tashme jane ne pritje te gares tjeter te dyfishte ne transferten amerikane, ne Kanada dhe Shtetet e Bashkuara, ku pare karakteristikat e makinave dhe te pistave, duhet marre nje tjeter rezultat, gjithcka aty luhet ndryshe.

A.H.

Renditja e CM te Monakos

1 Fernando Alonso McLaren-Mercedes 10
2 Ljuis Hamilton McLaren-Mercedes 8
3 Felipe Masa Ferrari 6
4 Xhiankarlo Fizikela Renault 5
5 Robert Kubika BMW 4
6 Nik Haidfild BMW 3
7 Aleksander Vurz Williams-Toyota 2
8 Kimi Raikonen Ferrari 1

Renditja e pergjithshme

Pilotet

1 Fernando Alonso SPA McLaren-Mercedes 38
2 Ljuis Hamilton BM McLaren-Mercedes 38
3 Felipe Masa BRA Ferrari 33
4 Kimi Raikonen FIN Ferrari 23
5 Nik Haidfild GER BMW 18
6 Xhiankarlo Fisikela ITA Renault 13
7 Robert Kubika POL BMW 12
8 Niko Rosberg GER Williams-Toyota 5
9 David Kultard BM Red Bull-Renault 4
10 Jarno Truli ITA Toyota 4
11 Heiki Kovalainen FIN Renault 3
12 Aleksander Vurz AUS Williams-Toyota 2
13 Takuma Sato JAP Super Aguri-Honda 1
13 Ralf Shumaker GER Toyota 1

Konstruktoret

1 McLaren-Mercedes 76
2 Ferrari 56
3 BMW 30
4 Renault 16
5 Williams-Toyota 7
6 Toyota 5
7 Red Bull-Renault 4
8 Super Aguri-Honda 1
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!