| Autori |
Mesazh |
alb-boy
Veteran

Postime: 642
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Angli Vs. Shqipėri - [25 Maj 2007]
Federata Angleze e Futbollit, nėpėrmjet dy fakseve tė njėpasnjėshme nė zyrėn e sektorit e marrėdhėnieve me jashtė nė FSHF, ka konfirmuar zhvillimin e takimit mes ekipit tė drejtuar nga Stiv Meklaren dhe atij tė Oto Bariēit. Anglezėt do tė jenė mikpritėsit e pėrballjes qė nuk do tė pėrfshihet nė kalendarin zyrtar tė UEFA-s, nė njė stadium ende pėr tu pėrcaktuar. Nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm, nė faksin e parė Federata Angleze shprehte ndjesėn e saj, pėr vonesėn nė dhėnien e njė pėrgjigje pėrfundimtare nė lidhje me pėrcaktimin e tij dhe vihej nė dijeni federata se konfirmimi i ndeshjes do tė vijonte nė orėt nė vazhdim. Rreth orės 14.00, njė faks i dytė, e konfirmoi pėrfundimisht zhvillimin e ndeshjes. Deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme, lajmi nuk ishte vendosur faqen zyrtare tė Federatės Angleze nė internet dhe nuk pėrmendej as nė faqet e gazetave mė tė mėdha tė kėtij vendi.
Megjithatė, lajmi u konfirmua dje nė faqen zyrtare tė internetit tė FSHF-sė. Aty kundėrshtari ėshtė cilėsuar si Anglia B, ndėrsa nė njė prononcim pėr Panorama Sport, presidenti i kėtij institucioni Armand Duka, i cili i ndoqi personalisht bisedimet me homologun e tij nė FA, Geoff Thompson, saktėsoi se : skuadrėn do ta drejtojė trajneri i parė i Anglisė Stiv Meklaren. Te Anglia do tė mungojnė lojtarėt e klubeve tė kėtij vendi qė mė 23 maj do tė luajnė nė Champions League. Nė gjysmėfinalet e kėtij evenimenti janė kualifikuar tri ndėr skuadrat mė tė mėdha tė kėtij vendi Manēester Junajtid, Ēelsi dhe , gjė qė do tė thotė se nė finale, nė rastin mė tė keq do tė shkojė e pakta njė skuadėr, ndėrsa nė mundėsinė tjetėr, do tė jenė dy. Kjo do tė thotė se njė pjesė e konsiderueshme e lojtarėve mė tė mirė tė Anglisė, si Stiven Xherard, Frank Lampard, Uejn Runi, Xhon Terri apo Rio Ferdinand, do tė mungojnė nė kėtė takim. Por edhe Shqipėria pritet tė ketė mungesa tė konsiderueshme nė kėtė pėrballje. Njė pjesė e madhe dhe cilėsore e skuadrės sė pėrfshirė, do tė mungojė ndaj luanėve. Erjon Bogdani, Debatik Curri, Armend Dallku do tė jenė tri mungesat kryesore pėr Oto Bariēin. Tė tre e mbyllin kampionatin respektiv pas kėsaj date.
Anglia
Nė ndeshjen miqėsore jo zyrtare tė 25 majit, trajnerit tė Anglisė Stiv Meklaren do ti mungojnė njė pjesė e mirė e yjeve tė ekipit tė tij. Pengesa kryesore quhet finalja e Champions League qė do tė luhet me 23 maj nė Athinė, dy ditė para takimit miqėsor. Tri prej katėr klubeve mė tė mira nė Angli janė ende nė kompeticion dhe njė nga Manēester, Ēelsi dhe Liverpuli do tė jenė nė finale.
Shqipėria
Oto Bariē do tė ketė mundėsi ta ēojė nė njė hap tė mėtejshėm rinovimin e Kombėtares, kur njė pjesė e mirė e skuadrės titullare do tė mungojė sipas tė gjitha gjasave nė kėtė takim. Cana do tė jetė i impenjuar mė 26 maj nė takimin e fundit tė kampionatit. Kievo e Bogdanit qė ėshtė e pėrfshirė nė luftėn pėr mbijetesė. Njė ditė mė pas Dallkut, Curri e Beqiri do tė jenė nė fushė.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#1 11 Maj 2007 16:02
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
G-Money
Rregjistruar

Postime: 70
Rregjistruar: Janar 2007
Pėrdorues #: 3061
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Angli Vs. Shqipėri - [25 Maj 2007]
Fitore e sigurt per Shqiperin
|
|
#2 11 Maj 2007 18:19
|
|
 |
TBA
Postime: 75
Rregjistruar: Dhjetor 2006
Pėrdorues #: 3041
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Angli Vs. Shqipėri - [25 Maj 2007]
Me Tare ne formacion po
____________ I think that someone is trying to kill me
Infecting my blood and destroying my mind
No man of the flesh could ever stop me
The fight for this fish is a fight to the death
|
|
#3 13 Maj 2007 07:59
|
|
 |
Illegal Mind
Veteran

Postime: 514
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Angli Vs. Shqipėri - [25 Maj 2007]
Ēėshtja Andi Lila. Gjuha shqipe ngatėrrohet pėr sulm seksual
- Nuk ka qenė e thėnė qė miqėsorja e luksit me Anglinė, e para pėr Shqipėrinė me atdheun e futbollit, tė kalojė pa incidente, madje tė atyre marrin pėrmasa ndėrkombėtare dhe tė kėrkuara me tabloidėt anglezė. Komėtarja shqiptarė ėshtė pėrfshirė nė njė skandal seksual, sipas asaj qe trumbeton me te madhe "The Sun", vetėm pak orė para takimit Angli-Shqipėri.
Sipas mediave britanike futbollisti 21-vjeēar, Andi Lila, nė orėn 1:30 tė ditės sė mėrkurė ka tentuar tė ngacmojė seksualisht njė pastruese 18-vjeēare tė hotelit me katėr yje Dunkenhalgh ku ndodhet edhe rezidenca angleze e pėrfaqėsues sonė nė East Lancashire, njė banore e zonės pranė.
Sipas sitit anglez www.thisislancashire.co.uk, policia u sinjalizua nga hoteli Dunkenhalgh nė Calyton-lė Moors pas pretendimeve tė 18-vjeēares te stafi menaxhues i hotelit.
Njė zėdhėnės i shoqėrisė Accor, liderit europian tė hoteleve (reth 100) qė zotėron edhe hotelin Dunkenhalgh, pohoi: Njė anėtare e stafit tė mirėmbajtjes sė hotelit raportoi se njė ndaj saj ishte ushtruar njė sulm seksual gjatė mbremjes nė praninė e njė kolegu. Ajo menjėherė na informoi ne dhe thirrėm policinė. Arrestimi u krye dhe ēėshtja tani ėshtė nė dorėn e policisė. Ne jemi duke bėrė gjithēka qė mund tė ndihmojė nė kėtė hetim. Policia angleze e ka patur tė vėshtirė tė dialogojė me lojtarin kjo dhe pėr shkak tė gjuhės dhe kėrkoi edhe praninė e njė interpreti, rol tė cilin e ka luajtur zėdhėnėsi i Federatės Shqiptare tė Futbollit, Lysjen Nurishmi, i cili ka furnizuar policinė edhe me tė dhėnat personale tė lojtarit. Policia ėshtė duke folur me lojtarin, por ne nuk dimė asgjė pėr momentin, ėshtė shprehur Nurishmi.
Inspektori detektiv Andy Hulme i policisė sė Bllekbėrnit pohoi: Hetimi ėshtė nė fazėn e parė, duke lenė tė hapur mundėsinė e njė thirrje tjetėr tė lojtarit shqiptar.
Nė lojė kanė hyrė edhe zyrtarėt e Federatės Anglezė tė Futbollit. Ne kemi marrė informacion pėr arrestimin dhe jemi duke ndėrmjetėsuar midis hotelit dhe Federatės Shqiptare tė Futbollit. Ndeshja do tė luhet ashtu sipas programit, - citohet njė zėdhėnės i fedaratės angleze.
Edhe zėdhėnėsi i policisė sė rajonit Greenbank Police Station e konfirmoi faktin: Njė djalosh 21-vjeēar u arrestua me dyshime pėr sulme ndaj njė femre 18-vjeēare.
Kombėtarja shqiptare, qė stėrvitej nė fushėn e klubit anglez Nelson FC, Victoria Park, ndėrsa sot do tė stėrviten nė stadiumin Turf Moor ku do tė luhet edhe ndeshja me Anglinė B.
Lila, kapiteni i Kombėtares shqiptare U-21 i thirrur pėr herė tė parė me pėrfaqėsuesen A, u transferua gjatė merkatos sė janarit nė skuadrėn greke Iraklis FC tė qytetit tė Selanikut. 21-vjeēari ėshtė marrė nė pyetje nga hetuesit e Greenbank Police Station, Ėhitebirk, pėr tė zbadhur kėtė ngjarje. Kjo ėshtė hera e parė qė nėj futbollist shqiptar pėrfshihet nė njė skandal me sfond seksual, ndėrkohė qė futbollistė shqiptarė janė pėrfshirė nė njė tjetėr skandal vjedhjesh nė aeroportin e Londrės, kur futbollistė tė Kombėtares atėherė tė drejtuar nga Bejkush Birēe, udhėtonin tranzit pėr njė ndeshje ndėrkombėtare kundėr Irlandės nė vitin 1990.
____________ Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
|
|
#4 25 Maj 2007 16:22
|
|
 |
jz
The Daddy

Postime: 711
Rregjistruar: Mars 2005
Mosha: 31 Vendodhja: Cyber World
Pėrdorues #: 2
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Angli Vs. Shqipėri - [25 Maj 2007]
Sa mire qe e ka bere dhe ky...
sepse nami i Shqiptarit ne bote do akoma me balte siper qe mos ti duken as poret e lekures!
Ketyre nuk i mjafton fakti qe Anglia ka zgjedhur skuadren B per te luajtur kundra nesh, po duhet te na felliqin dhe me keto veprime mediokre.
Ahhh......
____________ Galeria Shqiptare Direktoria Shqiptare Kėrko nė Google
|
|
#5 25 Maj 2007 16:30
|
|
 |
Illegal Mind
Veteran

Postime: 514
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Angli Vs. Shqipėri - [25 Maj 2007]
08 mars 1989
Shqipėri-Angli 0-2
Stadiumi:
Qemal Stafa, Tiranė
Shėnues: 16 Barnes, 63 Robson
Shqipėria: Mersini, Zmijani, Josa, Hodja, Gega, Jera, Shehu, Lekbello, Millo (75 Majaci), Minga, Demollari
Trajner: Shyqyri Rreli
Anglia: Shilton, Stevens, Pearce, Robson, Butcher, Walker, Rocastle, Webb, Lineker (78 Beardsley), Waddle (78 Smith), Barnes
Trajner:
Robert Robson
05 prill 1989
Angli-Shqipėri 5-0
Shėnues: 5 Lineker, 13, 63 Beardsley, 71 Waddle, 89 Gascoigne
Stadiumi: Uembli, Londėr
Anglia: Shilton, Stevens (76 Parker), Pearce, Robson, Butcher, Walker, Rocastle (66 Gascoigne), Webb, Lineker, Beardsley, Waddle
Trajner: Robert Robson
Shqipėria: Nallbani, Zmijani, Jera, Lekbello, Gega, Hodja, Hasanpapa (31 Noga), Millo, Shehu, Bubeqi, Demollari
Trajner: Shyqyri Rreli
28 mars 2001
Shqipėri-Angli 1-3
Shėnues: 73 Owen, 85 Scholes, 89 Rraklli, 90 Cole 90
Stadiumi: Qemal Stafa, Tiranė
Shqipėria: Strakosha, Xhumba, Ēipi, Fakaj, Lala, F. Vata (Rraklli 89), Hasi, Kola (62 Muka), Bellai, Bushi, Tare
Trajner: Mehdi Zhega
Anglia: Seaman, Neville, Cole, Butt, Campbell (28 Brown), Ferdinand, Beckham, Scholes, Cole, Owen (84 Sheringham), McManaman (46 Heskey)
Trajner:
Sven-Goran Erikson
05 shtator 2001
Angli-Shqipėri 2-0
Shėnues: 43 Ouen, 87 Fowler 87
Stadiumi: St James Park, Newcastle
Anglia: Seaman, Neville, Cole, Gerrard (83 Carragher), Campbell, Ferdinand, Beckham, Scholes, Heskey (54 Fowler), Owen, Barmby (64 McManaman)
Trajner: Sven-Goran Erikson
Shqipėria: Strakosha, Dede, Ēipi, Xhumba, Fakaj, Hasi (46 Bushi), Murati, Bellai, Rraklli (62 Muka), Bogdani (56 Tare), F. Vata
Trajner: Sulejman Demollari
____________ Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
|
|
#6 26 Maj 2007 15:39
|
|
 |
Illegal Mind
Veteran

Postime: 514
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Lila, anglishtja e fut nė bela, denoncohet nga pastruesja
Mbase po ta fliste mė mirė anglishten nuk do tė kishte pėrfunduar pėr ca orė nė polici. I ka ndodhur lojtarit mė tė ri tė kombėtares shqiptare, Andi Lilės. Mbrojtėsi i Iraklis nė kampionatin grek tė futbollit dhe kombėtares shqiptare ėshtė shoqėruar mbrėmjen e sė mėrkurės nė polici pas denoncimit tė njė vajze angleze pėr ngacmime seksuale nga ana e lojtarit kuqezi. Sipas mediave angleze dhe zėdhėnėsit tė Federatės Shqiptare tė Futbollit, 18-vjeēarja angleze, pastruese nė hotelin ku ėshtė akomoduar kombėtarja shqiptare, ka telefonuar policinė vendase pasi ishte ngacmuar disa herė nga futbollisti shqiptar gjatė pasdites sė mėrkurė. Sipas dėshmisė sė pastrueses, Lila kishte tentuar ta prekte pa pėlqimin e saj dhe ta pėrdhunonte. Mė pas pastruesja ka dalė nga dhomat duke ulėritur me tė madhe dhe duke kėrkuar ndihmė. Menjėherė nė hotel kanė ardhur forcat e policisė tė cilat kanė arrestuar Lilėn. Futbollisti ėshtė marrė nė pyetje gjatė mbrėmjes sė mėrkurė e ditės sė djeshme dhe mė pas ėshtė lėnė i lirė. Pasi ka sqaruar gjithēka nė polici, Andi Lila ėshtė lėnė i lirė dhe ėshtė stėrvitur rregullisht me kombėtaren pasditen e ditės sė sotme (djeshme). Fola mė atė dhe rezultoi se gjithēka kishte qenė thjesht njė keqkuptim mes tij dhe punonjėses sė hotelit, ka shpjeguar pėr gazetėn Tirana Observer sekretari i Federatės Shqiptare tė Futbollit, Roland Mici. Andi Lila ka marrė pjesė nė seancat e djeshme stėrvitore, por sipas gjasave nuk do ta nisė takimin sot qė nga minuta e parė. Ky ishte grumbullimi i parė i kėtij futbollisti me kombėtaren shqiptare. Lila ėshtė pjesė e U-21 tė Shqipėrisė dhe ėshtė konfirmuar edhe nga trajneri i Shpresave, Artan Bushati, pėr ndeshjen e parė ndaj Italisė, mė 1 qershor, nė Pontedra tė Pizės dhe Ishujve Faraoe, mė 6 qershor, nė stadiumin Ruzhdi Bizhuta tė Elbasanit.
____________ Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
|
|
#7 26 Maj 2007 15:40
|
|
 |
Illegal Mind
Veteran

Postime: 514
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Oto Bariē: Arbitri gaboi, ndeshja mund tė mbyllej 2-2
Nuk njeh diplomaci 75- vjeēari i kombėtares shqiptare, Oto Bariē, duke qenė gjithnjė i drejtpėrdrejtė. Njė gjė tė tillė e ka bėrė edhe nė konferencėn pėr shtyp pas pėrfundimit tė miqėsores Anglia B-Shqipėri, ku kroati ka treguar haptazi pakėnaqėsitė e tij kundrejt arbitrimit tė treshes italiane. "Goli i dytė i anglezėve erdhi pas njė faulli mė se tė dukshėm nė dėm tė portierit tonė. Mendoj se aty mori drejtim edhe ndeshja, pasi ne mund tė shėnonim dhe takimi tė pėrfundonte nė barazim 2-2", ka thėnė Bariē nė konferencėn pėr shtyp. Ndėrkohė qė kroati ka vlerėsuar lojėn e kėnaqshme tė debutuesve Kristi Vangjeli dhe Blerim Rrustemaj, dy futbollistė tė cilėt janė grumbulluar nga tekniku edhe pėr dy ndeshjet me Luksemburgun. "Mund tė them se nė pjesėn e parė luajtėm si tė barabartė me Anglinė. Mė pėlqyen jashtėzakonisht lojtarėt qė kisha hedhur nė fushė, sidomos debutuesit Rrustemaj dhe Vangjeli. Gjithashtu mė pėlqyen shumė Besart Berisha, Ervin Skela, por edhe Alban Bushi, edhe pse humbi dy raste tė mira pėr shėnim", ka vazhduar Bariē. Gjithsesi kroati i qėndron strikt idesė se nuk kishte shkuar nė Angli pėr rezultat sesa pėr tė parė gjendjen e disa futbollistėve nė prag tė ndeshjeve tė qershorit. "Skuadra humbi disa raste, por ka luajtur fort dhe kjo nuk ėshtė pak. Gjithsesi, unė e thashė qė rezultati nuk ka rėndėsi dhe mendoj, se unė dhe tė gjithė ia arritėm asaj pėr tė cilėn kishim ardhur, pra qė tė fitonim futbollistė dhe kjo ndodhi", ka pėrfunduar trajneri i kombėtares, Oto Bariē.
____________ Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
|
|
#8 29 Maj 2007 14:29
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|