Sarandė. Zgjohem nga gjumi njė pasdite, i detyruar nga njė zhurmė qė tė godet nė kokė nė mėnyrė konstante. Teksa qėndroj nė kėmbė pėrpara dritares sė njė dhome me pamje nga pjesa lindore e hotelit me pesė yje Butrint, shikoj pėrballė pesė matrapikė qė punojnė nė pesė super gropa tė shpuara nė shkėmb. Eshtė ora gjashtė e pasdites, por ata qė shpojnė shkėmbin e kodrės bri detit dhe, me tė njėjtėn zhurmė, edhe kokėn e kujtdo qė nė atė orė vendos tė marrė njė sy gjumė, vazhdojnė tė punojnė pa e vrarė mendjen.
Mes gropės sė parė dhe tė dytė, ndodhet njė kasolle qė ka mbuluar disa dhjetėra metra katrorė brenda njė hapėsire tė rrethuar nga njė gardh me gjemba. Nė atė qė duket si dera hyrėse nė kasollen e mbuluar me mushama, nė vend tė ēatisė, ndodhet e ulur njė grua, e cila ėshtė totalisht e palėvizshme. Pėrpara saj, njė djalosh, rreth tė 18-tave, tenton tė ngrejė me njė dorė, njė shtangė tė improvizuar nga njė hekur qė duket shumė i rėndė! Aq sa mendon se do i bjerė krahu pėrdhe nėse nuk e ul menjėherė poshtė atė peshė
Nėse i drejton sytė diku mė nė lindje, do tė shikosh gropėn e gjashtė, ku njė betoniere po hedh lėndėn qė do tė mbushė gurėt e themeleve tė njė ndėrtese tė re. Kjo e fundit, nuk ka pse tė jetė ndryshe nga tė tjerat qė i qėndrojnė mėndjemėdha, gati njė metėr larg. Mbajnė mbi supe mė shumė se 9 kate, themelet e tyre
Koha ėshtė me re, por jashtė duket se ka shumė lėvizje. Mes zhurmės sė matrapikėve, nė njė dhomė qė ti plotėson kushtet, veē lidhjes me internetin, dhe nga ana tjetėr, joshjes qė tė ofron jeta nė qytetin qė e ka deklaruar veten si perla e turizmit shqiptar, ėshtė mė mirė tė zgjedhėsh kėtė tė dytėn!
Por jashtė tė merret fryma!
Saranda ishte pushtuar kėto dy javė nga gjimnazistė qė kishin udhėtuar atje me dhjetėra autobuzė me targa nga Tirana, Durrėsi, Shkodra, Pėrmeti, Gjirokastra, Korēa, madje dhe Mirdita. Ishte e pamundur tė ecje nė rrugėt e kėtij qyteti pa ndeshur nė grupe tė tilla gjimnazistėsh. Ndonėse pėrqėndrimi mė i madh i tyre ishte nė shėtitoren kryesore buzė detit. Trafiku ėshtė i rėnduar sidomos pėr shkak se rrugėt, edhe kėtė vit janė po aq tė ngushta sa kanė qenė nė kohėn kur numri i popullsisė sė Sarandės, ishte tre herė mė i vogėl. Saranda, duket kėtė vit, edhe mė shumė e pėrzjerė me banorė vendas, turistė dhe banorė tė ardhur vitet e fundit, sidomos nga veriu i vendit. Kėta tė fundit, tė cilėt i dallon shpejt nga dialekti i gjuhės, janė krahu i punės nė ndėrtimet qė nuk kanė tė sosur nė kėtė qytet, qė tashmė nuk ka mė njė kodėr tė gjelbėruar mbi shpinė, por vetėm beton dhe kate pallatesh tė zbrazėta nga banorėt, ndonėse qė tani duken tė kompletuara. Tė gjithė e kanė parė mė parė, por ndoshta pak vetė e kanė kuptuar se Saranda e dikurshme, ka patur fizionominė e njė amfiteatri, e ngjashme pėr nga forma dhe me shumė fshatra tė Greqisė. Por ky vrull i pandalshėm ndėrtimesh tė reja ia ka humbur qytetit, sipas specialistėve, strukturėn e tij fizike (pra formėn amfiteatrale me pesė rrugėt paralele qė ndėrpriten nga shkallėt vertikale dhe lartėsimin e shkallėzuar tė ndėrtesave).
Nxėnėsit e shkollave tė mesme, tė cilėt festojnė ditėt e fundit tė maturės, duken tė lumtur, megjithatė. I shikon tė qeshur buzė detit dhe nė shėtitoren kryesore. Ndonėse gėzojnė pak orė jashtė monotonisė sė qyteteve tė tyre, gjithaq tė pushtuara nga mbetjet inerte, ata ndoshta nuk e venė re, ose ndoshta gėzohen, nga fakti qė xhirojnė nė fare pak metra rrugė tė rrethuar nga bare qė ofrojnė tė njėjtėn gjė dhe tė mbuluar nga betoni. Aq sa kushdo tjetėr, qė nuk ėshtė pjesė e njė klase gjimnazi, ndjen ti merret fryma
Rrugėt e qytetit tė betonuar, me ēmimet e pandryshuara nė krahasim me njė vit mė parė, dhe me rrėmujėn e tė rinjve qė mbajnė nė duar kanaēe birre (secila prej tyre, edhe prodhimet vendase, kushton jo mė pak se 120 lek) apo pijnė duhan (ēdo paketė kushton 10 apo 20 lek mė shumė se nė ēdo qytet tjetėr), nuk janė vendi ku mund tė ndihesh rehat.
Po ku tė shkosh?
Fare pak javė mė parė, nė median shqiptare u raportua njė lajm sipas tė cilit ēmimet pėr kėtė vit nė qytetin e Sarandės, do tė ishin tė paktėn 30 pėrqind mė tė ulta. Nėse vendos ta testosh vėrtetėsinė e kėtij lajmi, do tė tė duhet tė pyesėsh fillimisht nė hotele, pastaj nė ēdo hapėsirė tjetėr tregtare apo qendėr qė ofron njė shėrbim. Ne na rezultoi se, nėse ke vendosur tė kalosh njė fundjavė nė Sarandė, fillimisht duhet tė heqėsh mėnjanė nga portofoli jot, minimumi 30 euro ēdo natė, pėr tė paguar njė dhomė modeste, me ujė tė ngrohtė. Pastaj, nėse vendos tė ushqehesh nė njė vend jo tė shtrenjtė, mos u mundo mė kot tė zgjedhėsh restorante qė nė dukje janė tė lira, tė futura diku larg shėtitores apo rrugėve tė tjera kryesore. Edhe kėto tė fundit, nuk e kanė ēmimin mė tė ulėt se ēdo restorant tjetėr i zakonshėm qė fati apo pronari i ka caktuar tė pozicionohet buzė rrugės, nė vend tė dukshėm nga kalimtarėt. Ushqimi nuk ėshtė i keq. Shumica e restoranteve ofrojnė njė gatim tė mirė tė midhjeve qė sigurohen nga impiantet nė liqenin e Butrintit, pak kilometra larg Sarandės si dhe tė frutave tė detit. Njė darkė e tillė me midhje pėr dy vetė, e shoqėruar vetėm me njė supė tė ngrohtė dhe me ujė, nė vend tė alkoolit, nė njė restorant modest, kushton pėrafėrsisht 3 mijė lek. Ka njė realitet tė vėrtetuar nė pothuajse ēdo qytet turistik: vendasit dinė tė jetojnė mė lira se turistėt (kėta tė fundit nuk njohin vendet, pėrgjithėsisht, si dhe joshen shpejt). Kjo teori nuk vlen pėr Sarandėn, banorėt e tė cilit pėrballen ēdo ditė me tė njėjtat ēmime si edhe pėr turistėt, ēmime, qė (nėse ju hyn nė punė si referim), janė mė tė larta se nė Tiranė. Alba, e cila ėshtė punėsuar nė Parkun Kombėtar tė Butrintit, jeton prej dy vjetėsh nė Sarandė dhe pohon se nuk mund ta nxjerrė muajin pa tė paktėn 40 mijė lek (e vetme), nga tė cilat rreth 17 mijė shkojnė pėr qėranė e shtėpisė dhe tė tjerat pėr ushqim. Duhet tė mendohesh disa herė para se tė vendosėsh tė dalėsh jashtė shtėpisė pėr tu argėtuar, shton ajo.
Braktise qytetin!
Nėse tė ka ardhur nė majė tė hundės njė qytet qė nė ēdo metėr ka ndonjė tabelė ku shkruhet hotel, dhe nėse nuk e duron dot zhurmėn e shfrenuar tė burive tė makinave apo tė zėrave tė njerėzve qė kėnaqen me njė rrip fare tė ngushtė rėre publike, buzė detit tė ndotur, atėherė merr njė taksi (ēmimi minimal i sė cilės ėshtė 500 lekė) dhe ik sa mė pare, nė drejtim tė Butrintit. Deri atje, taksia, do tė tė kėrkojė mė shumė lek, ndaj nėse do tė kursesh, prit mė mirė njė autobus tė transportit publik, pėrballė hotel Butrintit, i cili niset pėr nė qytetin antik ēdo 1 orė e gjysėm. Me tė mbėrritur (mė nė fund) nė portėn e Butrintit, porosit njė varkė me motorr qė ndodhet nė kanalin e Vivarit dhe pas rreth 30 minutash do tė gjendesh nė Diaporit, qė ndodhet nė bregun lindor tė Liqenit tė Butrintit. Ai ėshtė njė qendėr arkeologjike qė ka hyrė nė histori falė korespondentit tė Ciceronit, T.P. Atticus, i cili ka zotėruar njė vilė. Nga kjo vilė, kanė mbetur tė ruajtura mirė rrėnojat e njė banjo romake dhe rrėnojat e disa dhomave tė vilės. Pėrballė shtrihet liqeni me ujė tė kripur, nė fund tė tė cilit mund tė shikosh Butrintin, e mbuluar nga gjelbėrimi ndėrsa pas shpinės do tė gjesh njė bazilikė tė shekullit tė 5-tė. Kjo e fundit, thotė Alba Hakani, specialiste e monumenteve, tregon se nė kėtė zonė ka patur njė komunitet tė fortė tė krishterė, ndėrkohė qė pas studimeve antropologjike tė disa eshtrave tė gjetura nė kėtė zonė tė cilat rezultuan eshtra femrash, kemi arritur nė pėrfundimin qė kjo bazilikė ka qenė njė ndėr tė parėt, nė mos i pari, manastir ku jetonin jo murgjėr, por murgesha nėse mund ti quajmė kėshtu. Falė njė projekti tė admirueshėm tė fondacionit Butrinti, Hakani ka drejtuar restaurimin e kėsaj qendre arkeologjike, bri sė cilės ndodhet kodra e Kalivosė me njė vendbanim qė daton nė epokėn e bronzit.
***
Nė hyrje tė hotel Butrintit, nuk e ke tė vėshtirė tė dallosh targėn zyrtare tė makinės sė ministrit tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve z. Ylli Pango. Tė nesėrmen, ai ēeli sezonin turistik tė Sarandės, ndėrkohė qė rreth 70 studentė nga tė gjitha qytetet universitare tė Shqipėrisė zhvillonin njė kampionat debati nė formėn e debatit parlamentar, organizuar nga Lėvizja MJAFT! Ishte shumė interesante tė shikoje kėta tė rinj, qė debatonin nė lidhje me menaxhimin e ujit tė pijshėm nė vend, tė ndarė nė qeveri dhe nė opozitė. Duke ndjekur njė format me rregulla tė mirėpėrcaktuara, ēdo skuadėr ishte nė konkurrim, teksa njėra (qeveria) paraqiste njė platformė tė vetėn dhe skuadra tjetėr (qė duhet tė pėrfaqėsonte opozitėn) e kundėrshtonte tė parėn, me argumente. Por shija e mirė e njė serie debatesh nga tė rinj tė pėrgatitur nuk do tė vazhdonte tė ishte e tillė kur, nė njė ceremoni zyrtare tė dekoruar me tullumbace dhe me torta tė mėdha, do tė shikoje, tė nesėrmen, politikanė si ministri Pango apo dhe deputetė tė zonės, si. Z. Fatos Nano, tė ēelnin sezonin, duke harruar tė sqarojnė qytetarėt pėr disa pyetje ende pa pėrgjigje (tė tipit tė atyre mbi tė cilat tė rinjtė e mėsipėrm debatonin me njė etikė qė nuk ngjante fare me atė tė deputetėve): Pse Saranda vazhdon tė shkatėrrohet nga ndėrtimet qė nuk lejojnė mė krijimin e hapėsirave tė gjelbėrta? Pse ēmimet e kėtij qyteti qė ofron shėrbime nė mos gjysmake aspak mė tė mira se cdo qytet tjetėr, shoqėruar me njė mungesė tė dukshme tė aktiviteteve kulturore, nuk ulen? Pse qendrat arkeologjike tė tij, tė shpallura edhe Pasuri Botėrore nga UNESCO, vazhdojnė tė mos kenė njė reklamim tė denjė pėr vlerat qė mbartin? Cpo ndodh me mjedisin dhe me pastėrtinė e kėtij qyteti qė pretendon tė tėrheqė disa dhjetėra mijėra turistė kėtė vit? Dhe sė fundi, pse ende nuk ka njė strategji tė qartė qė Saranda, realisht dhe jo mediatikisht tė shndėrrohet nė perlėn e turizmit shqiptar?
____________
Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?












