Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Drejtshkrimi I Emėrtimeve Zyrtare Tė Institucioneve 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Drejtshkrimi I Emėrtimeve Zyrtare Tė Institucioneve 
 
Ilir Nishku bisedoi me gjuhėtaren Kristina Jorgaqi

"Jam sekretare nė aparatin e njė ministrie dhe mė bie shpesh rasti tė dėrgoj shkresa nė adresė tė institucioneve dhe enteve tė ndryshme, qofshin kėto shtetėrore, partiake e fetare, tė organizatave tė ndryshme kombėtare e ndėrkombėtare. Problemi mė i madh qė kam nė kėto raste ėshtė se si duhet t'i shkruaj emėrtimet zyrtare tė pėrbėra prej disa fjalėsh: t'i shkruaj gjithmonė me shkronja tė mėdha (p.sh. Bashkimi Evropian) apo tė shkruaj me tė madhe vetėm fjalėn e parė (Bashkimi evropian)?"

Zonja Jorgaqi: Drejtshkrimi i emėrtimeve zyrtare tė pėrbėra tė institucioneve a enteve tė ndryshme ėshtė, nė tė vėrtetė, njė ēėshtje qė prej kohėsh po ngjall diskutime. Pse? Sepse te "Drejtshkrimi i gjuhės shqipe" (Tiranė, 1973) ka vetėm njė rregull tė shkurtėr (§ 80, f. 151) qė rregullon shkrimin e kėtyre emėrtimeve. Duke u nisur nga ky rregull si dhe nga shembujt e dhėnė nė libėr, nuk e ke vėshtirė tė kuptosh se duhen shkruar me tė madhe vetėm emėrtimet e institucioneve tė rėndėsishme shtetėrore, partiake, arsimore, kulturore, shkencore, organizatave tė ndryshme etj., si pėr shembull Kėshilli i Ministrave, Kuvendi Popullor, Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Banka e Shtetit Shqiptar, Akademia e Shkencave, Biblioteka Kombėtare, Fakulteti i Historisė dhe Fiogjisė, Teatri i Operas dhe Baletit, Radiotelevizioni Shqiptar, Kėshilli i Rrethit tė Tiranės etj.

BBC: Qė nga dalja e Drejtshkrimit (1973) e deri sot kanė kaluar gati tridhjetė vjet. Kanė lindur ndėrkohė me dhjetėra emėrtime institucionesh tė reja. Si do tė shkruhen ato?
Zonja Jorgaqi: Ėshtė e vėrtetė qė, veēanėrisht kėto dhjetė vjetėt e fundit, shqipja ėshtė pasuruar mjaft me emėrtime partish, organizatash e shoqatash tė ndryshme, qofshin kėto politike, profesionale, artistike, fetare etj. Kanė filluar veprimtarinė dhe kanė ngritur selitė e tyre nė Shqipėri degė tė shumta tė organizatave ndėrkombėtare. Kuptohet qė tė gjitha kėto ente e institucione e kanė nga njė emėr, qė e bie puna jo vetėm tė flitet, tė shqiptohet, por shpesh edhe tė shkruhet. E pra, s'duhet tė ketė asnjė mėdyshje qė emėrtimet e tyre, duke qenė se janė emėrtime tė pėrveēme, do tė shkruhen me shkronja tė mėdha (me pėrjashtim tė nyjave dhe parafjalėve): Banka Botėrore, Organizata pėr Sigurim dhe Bashkėpunim Europian, Fondi Monetar Ndėrkombėtar, Partia Socialiste, Partia Demokratike, Forumi i Organizatave Joqeveritare, Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare, Forumi Rinor etj.

BBC: Po emėrtimet e organeve drejtuese tė partive e shoqatave; institucionet shtetėrore tė rangut mė tė ulėt; degėt, sektorėt, departamentet nė institucione tė ndryshme; njesitė ushtarake?
Zonja Jorgaqi: Drejtshkrimi, siē e thashė edhe mė lart, nuk ka rregulla tė hollėsishme pėr kėto ēėshtje, ēka krijon njė mungesė tė ndjeshme te pėrdoruesit e shqipes standarde. Deri nė njė plotėsim tė ardhshėm tė Drejtshkrimit do tė rekomandoja, gjithnjė nė bazė tė parimit tė pėrgjithshėm tė tij, qė emrat ose emėrtimet e pėrveēme tė shkruhen me shkronjė tė madhe, qė tė shkruheshin nė kėtė mėnyrė edhe emėrtimet qė pėrmendėt ju. Pra, tė shkruajmė Komiteti i Pėrgjithshėm Drejtues i Partisė Socialiste, Asambleja e Partisė Aleanca Demokratike, Ndėrmarrja e Ujėsjellėsit, Drejtoria Arsimore e Rrethit tė Tiranės, Zyra pėr Pritjen e Qytetarėve, Departamenti i Historisė sė Gjuhės Shqipe etj.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!