Tė nisėsh dasmėn me lot dhe zhivė kundėr magjisė
Nga Gjirokastra, mjafton tė udhėtosh jo mė tepėr se 10 minuta me makinė, pėr tė hyrė nė zonėn minoritare tė Dropullit. Qė nė fshatin mė tė afėrt, Derviēan, udhėtimi ynė nėpėr Shqipėri nė kėrkim tė riteve tė dasmave, lindjeve dhe vdekjeve, has nė njė rastėsi tė kėndshme: Festohej Dita e Rakisė. Kjo ditė tė kujton, Festėn e Birrės nė Gjermani, apo nė Holandė, Ditėn e Hamburgerit, apo atė tė Trangujve e Sallatės Jeshile nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Karnavalet nė Brazil, Ditėn e Skoch-it nė Irlandė e Skoci, e kėshtu me radhė... Mėsuam se kjo festė ėshtė relativisht e re nė Dropull dhe pėrkon me vitet e emigracionit masiv. Duhej njė ditė mė tepėr nė vit, gjatė sė cilės emigrantė, shqiptarė e minoritarė, tė mblidheshin e tė festonin tė deheshin nė ahengje madhėshtore, me mish qengji e me raki, tė takoheshin me njėri-tjetrin, e tė harronin hallet dhe dertet e kurbetit, tė vallėzonin e tė diskutonin, e pastaj prapė tė pinin rakinė e fortė e tė kulluar, qė pak ta shkundėsh krijon zinxhirė rruazash nė gota e shishe, dėshmitarė tė cilėsisė mė tė mirė tė pijes tonė karakteristike. Por, e gjitha kjo festė nė sytė e njėri-tjetrit dhe tė botės, grave e familjeve, duhej justifikuar, kėshtu lindi dhe Dita e Rakisė; ide origjinale, apo jo? Por, le ti rikthehemi traditės sė dasmave, e cila ishte dhe objektivi kryesor i vizitės tė Shekulli-Kontakt nė Gjirokastėr dhe zonėn dropullite...
Qė nė zanafillėn e saj, dasma nė zonėn e Dropullit, flet ndryshe nga simotrat e krahinave tė tjera: Vaji ėshtė ai qė nis ritualin e gėzueshėm martesor, kjo pėr shkak tė njė filozofie shumė interesante qė ėshtė ajo e vetė jetės dhe proceseve kryesore tė saj; Lindja e njeriut, shkėputja e tij nga nėna e baba pėr tė krijuar familjen e re pas martesės, proces qė mund tė quhet pėrcjellja dhe faza e fundit qė ėshtė ndarja nga jeta, pra vdekja, ose e thėnė ndryshe pėr tė gjithė besimtarėt: rikthimi nė origjinė e mishit nė baltė dhe shpirtit nė duart e Perėndisė. Qahet nga mallėngjimi, por vajtohet dhe nga dhimbja pėr ndarjet e tre cikleve tė lartpėrmendura. Qajnė pėr njerėzit qė ndahen, por qajnė dhe pėr tė kujtuar ata, tė cilėt nuk jetojnė mė. E mė pas, vallja e kėnga nuk pushojnė!
Lufta ndaj magjisė sė zezė para dasmės
Nėse bėhet gati njė dasmė, ajo qė i shqetėson nė radhė tė parė tė gjithė familjarėt, ėshtė mos bėhen magji ndaj tyre dhe ēiftit tė ri qė do tė lidhi kurorė. Kjo traditė supersticioze, nė Dropull ėshtė e theksuar. Panajot Barka, profesor nė Universitetin e Gjirokastrės, ish-deputet i Omonias nė legjislaturėn e parė pas rėnies sė Komunizmit, pėrkatėsisht minoritar nga Dropulli, shprehet: Janė momente shumė tė veēanta ato tė njė dasme dropullite. Ditėn e martesės, nusja dhe dhėndri do tė jenė mė tė bukurit e krejt vendit, shkėlqimi ėshtė njė detyrim pėr ta. Pra, nė njė ambient mes varfėrisė sė pėrditshme, vjen kjo ditė e gėzueshme kur dhėndri dhe nusja, nga njerėz tė thjeshtė qė ishin para dy ditėsh, transformohen tamam si nė pėrrallė, nė Princ dhe Hirushe; Panajoti vazhdon mė tej, duke treguar se duke qenė qė tė gjithė do tė ishin tė pranishėm nė ceremoninė madhėshtore dhe do tė shikonin ēiftin e ri, atėherė lindte frika e magjive dhe syrit tė keq. Vetė jeta, mentaliteti i njerėzve dhe varfėria ekstreme kufizonin dijet dhe botėn e tyre, shumė gjėra qė nuk shpjegoheshin justifikoheshin, madje ndodh dhe sot, me magji dhe syrin e keq. Pėr kėtė arsye, kanė lindur dhe ato qė quhen rite mbrojtėse. Kėshtu, Panajoti vazhdon tė na zbulojė traditėn e riteve mbrojtėse ndaj magjisė; Njė nga masat, ėshtė pėrdorimi i zhivės nė Gjirokastėr, por edhe nė Dropull, pėr tė zbukuruar nusen. E pėrdorin zhivėn, qė syri i keq tė mos depėrtojė dhe mos ndikojė mbi nusen. Kjo ka dhe njė shpjegim shkencor, qė lidhet me ndėrprerjen e influencave tė bio-rrymave dhe energjisė negative.
Por, masat ndaj magjisė nuk mbarojnė me kaq. Dropullitėt i fusnin nuses ndonjė kokėrr hudhėr nė xhep, e po kėshtu, tė njėjtėn gjė bėjnė me dhėndrin. Veē hudhrės, ata nuk harrojnė as kukullėn e vogėl, hajmalinė, tė cilat sėrish fshihen e maskohen me marifet, nė veshjen ose trupin e nuses dhe dhėndrit, pėr tė arritur deri tek patkoi i hekurt, qė ngjitet nė dyert e shtėpive apo stallave, sėrish pėr motive bestytnie... Thamė qė pėrdorej hudhra, por jo ama kundėr vampirėve. Sipas dropullitėve, ajo ka njė shpjegim tjetėr, madje tepėr shkencor: Ndaj nuses dhe dhėndrit, nė ditėn e dasmės, pėrplasen tė gjithė shikimet dhe trysnia e njerėzve dhe ambientit pėrreth. Kjo e rėndon ēiftin e ri dhe e ul pėrqendrimin qė ata duhet tė kenė, pėr tė ndjekur dhe zbatuar ritualin. Nga pikėpamja biologjike, hudhra krijon njė rrjet radiologjik rrezesh, tė cilat presin rrezet biologjike qė emeton njeriu. Tė njėjtėn aftėsi pak a shumė, ka dhe zhiva. Ajo nuk lejon qė rrezet biologjike tė njerėzve tė tjerė, tė depėrtojnė mbi personin qė ėshtė lyer me zhivė dhe tė hyjnė nė trurin e tij, duke prishur harmoninė dhe fushėn elektromagnetike, biologjike apo atė tė biorrymave tė njeriut.
Kėto metoda pėrdoren, si nė dasma ashtu dhe nė vdekje, pasi nė tė dyja rastet, familjarėt vendosen pėrballė njė trysnie tė madhe tė gjithanshme, mbi mėnyrėn se si do tė kryejnė ritet, ndaj autosugjestionimi ėshtė tepėr i rėndėsishėm nė kėto ēaste.
Martesat pėr tė gjithė zonėn e Dropullit dhe Gjirokastrės, zhvillohen normalisht, ose e thėnė ndryshe, sipas mėnyrės tradicionale, pėrsa i pėrket lidhjeve tė gjakut. Ka pasur raste tepėr tė rralla lidhjesh brenda gjakut, por qė nuk janė pėrsėritur gjatė dekadave tė fundit. Kėto kanė ndodhur nė njė nga fshatrat e thellė tė Dropullit. Kanė qenė momente krizash tė rėnda ekonomike, tė cilat kanė nxitur martesa tė tilla, por tashmė, sipas banorėve, askund nuk ndodhin mė bashkime brenda fisit, pėrjashto ndonjė rast tė rrallė qė mbetet i fshehtė pėr mbarė opinionin. Njė influencė tė madhe nė zhdukjen e endogamisė, ka luajtur sigurisht riforcimi i institucionit religjioz.
Kryq e flamur, paraprijnė festėn
Nė familjen time prej 7-vėllezėrish, mbaj mend se deri ne vitet 70 ligjin e bėnte vėllai i madh. Deri nė kėtė kohė, martesat bėheshin me anė tė kuajve. Ditėn e caktuar pėr vizitėn e kėrkimit tė dorės tė vajzės nga njerėzit e dhėndrit, kėta tė fundit nisnin njė person hipur mbi kalė, qė tė shikonte nėse krushqit ishin nė rregull me pėrgatitjet, po kėshtu edhe njerėzit e nuses dėrgonin dy persona qė tė shikonin nėse pala tjetėr ishte gati pėr tu nisur drejt tyre, tregon Barka. Simbolet qė krushqit mbanin ishte fllambura dhe flamuri kombėtar. Fllambura ėshtė njė kryq, i cili anash ka dy shportėza nė tė cilat vihen fruta. Kjo ėshtė njė simbolikė qė ka lidhje me pjellorinė. Flamuri pėrgatitej brenda javės, vendosej kush do ta bėnte dhe zakonisht pėr kėtė punė caktoheshin burra dhe gra, qė ishin tė pranishėm nė tė gjitha ceremonitė, qė nga vajtja pėr dru, vajta nė mulli, gatitja e brumrave, gatitja e pajės sė nuses, veshja e nuses, etj. Pėr kėto punė caktoheshin pra, gra dhe burra, sipas llojit tė punės, tė cilėt i njihnin mirė tė gjitha ritualet dhe veē kėsaj ishin tė suksesshėm, pra nuk kishin dėshtuar ndonjėherė nė jetė.
Paja
Paja e nuses nė disa vende nisej qė para nuses, ndėrsa nė vende tė tjera bėhej gati dhe ngarkohej nė kuaj, ndėrkohė qė krushqit e dhėndrit kishin hyrė nė shtėpi pėr tė marrė nusen. Kėtu kemi dhe vendosjen nga njė fėmijė mashkull i njė pareje nė kėpucėn e nuses, teksa vajza nusėronte nė odėn e saj, atje futej vetėm djali i vogėl. Mė pas, e njėjta fėmijė vendosej mbi sėndukun e pajės, qė martesa tė ishte pjellore dhe me shumė meshkuj. Pėrsa i pėrket pėrgatitjes sė pajės, ajo bėhej edhe nga nuset dhe nga dhėndurėt. Por, kryesor mbetet fakti qė pėrsėri vendosej njė traktat qė lidhej nė momentin e parė tė krushqisė. Mblesi qė do shkonte nė shtėpi dhe po tė trokiste duke thėnė mė nxė dera juaj, kuptohej qė ai vinte pėr krushqi. E njėjta gjė kuptohej, edhe nė rast se mblesi shikohej natėn qė shkonte e trokiste nė ndonjė derė, duke mbajtur fenerin lart teksa e tundte me dorė. Ishte pikėrisht mblesi qė vendose pėr kėto marrėveshje, pra kush do ta pėrgatiste pajėn dhe ēfarė do tė pėrmbante paja. Kjo varej nga epėrsitė dhe dobėsitė qė kishin familjet. Nėse vajza ishte me tė meta e probleme, atėherė familja e vajzės do tė bėnte njė pajė tė rėndė, tė majme, deri tek pasuria e patundshme, toka, qerre, shtėpi, etj. Nė rast se vajza ishte e mirė dhe do tė martohej me njė mashkull me probleme, atėherė paja i binte shtėpisė sė dhėndrit.
Nusja, nė shtėpinė e dhėndrit qė pa ikur dielli
Nusja duhet tė vinte nė shtėpinė e djalit, para se tė ngryste dita dhe tė ikte dielli, pasi thuhej se nata sillte praninė e Djallit dhe vajza duhet tė ishte e sigurt, me masat mbrojtėse nė shtėpinė e dhėndrit, para se tė binte nata, nė mėnyrė qė asnjė gjė tė mos shkonte ters dhe magjitė tė mos kishin efekt mbi tė. Kur nusja vinte nė fshatin e dhėndrit, atėherė, tė gjithė do tė dilnin pėr ta pritur dhe do tė kėrcenin e do tė kėndonin, pėr tė shfaqur gėzimin mes kėngės dhe valles. Vallja dhe veshja karakteristike ishin po kaq tė rėndėsishme, sa ēdo gjė tjetėr pėr dropullitėt, madje kur donin tė ngacmonin ndonjeri pėrdorej shprehja: Lėre mos u merr me tė, se ai sdi tė heqė njė valle...!. Sigurisht qė shumė gjėra mbetėn pa thėnė, por kėtu po e mbyllim reportazhin e sotėm, pėr tė kaluar radhėn nga tradita e Gjirokastrės, drejt asaj tė zonės sė Vlorės dhe fshatrave pėrreth, ku gjithashtu ka detaje, rite, histori, zakone e tradita po kaq tė veēanta, plot vlera historike e kulturore.
Petrika Grosi













