Telefoni celular kėtė vit mbush 32 vjet, por duket sikur ka lindur vetėm dje. Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Martin Kuper mbante nė dorė njė kuti me dimensionet e njė tulle tė zakonshme, duke hyrė nė histori me thirrjen e parė tė njė telefoni celular. Krijuesi, menaxher i Motorolės, kishte shumė sens humori; thirrjen e parė ia bėn numrit fiks tė Xhoel Engel, drejtorit tė laboratorit Bell. Domethėnė, konkurrentit tė tyre mė tė fuqishėm. Ky mjet fatlum qė Kuperi kishte nė dorė, ishte njė Dajnatak, me peshė 1 130 gramė, pa displei dhe pa funksione tė tjera, pėrveēse funksionit tė tė folurit, tė tė dėgjuarit dhe bėrjes sė numrit. Pėr tė rikarikuar baterinė me autonomi 35 minuta, nevojiteshin mė shumė se dhjetė orė. Mė 1983-shin celulari do tė komercializohej nė Amerikė. Nė Evropė vjen mė 86-ėn. Celulari ėshtė njė nga shpikjet mė tė mėdha qė ka ndryshuar jetėn e njerėzimit. Psikologėt e krahasojnė me timonin, busullėn, orėn, syzet, makinėn, aeroplanin. Nė botė sot, njė nė 3 persona ka celular. Tregu mė i gjerė ėshtė ai kinez, me 250 milionė syresh, i ndjekur nga ai amerikan me 170. Japonia me mbi 100 milionė celularė, ėshtė vendi ku 60 pėr qind e njerėzve janė tė pajisur me tė. Evropa ėshtė i vetmi kontinent qė ka lidershipin pėr sa i pėrket celularėve, dhe kjo pėr faktin se Evropa ka unifikuar sistemet; ēdonjeri mund tė telefonojė si celularėt, edhe telefonat e shtėpisė. Ndėrkohė nė Amerikė ka probleme shumė tė mėdha, sepse tė njėjtat numra qė ka celulari, kanė dhe rrjetet fikse. Nė Japoni janė krijuar universe tė ndryshme jokomunikuese me njėra-tjetrėn. Sigurisht qė e ardhmja do tė synojė nė rrugė mė tė pėrbashkėta. Celulari ka bėrė qė tė bjerė barriera e kohės dhe e vendit. Vendi nuk ka mė rėndėsi dhe dita ėshtė me tė vėrtetė e pėrbėrė nga 24 orė. Mund tė bėhen gjėra nė situata dhe nė kohė tė pamenduara: mund tė punohet nė tren, duke komunikuar ose tė dashurosh nė aeroport. Rriten raportet afektive, afėrsia emotive e vazhdueshme, siguria mbi fėmijėt. Pasja e njė aparati celular nuk ėshtė mė njė luks, por njė mjet komunikimi qė nuk ka kurrfare arsyeje, pėr tė shmangur edhe ndjekjen e modės sė teknologjsė.
Efekti celular
Efektet e celularit te njerėzimi kanė qenė pėrnjėmend mahnitėse. Avokatėt e divorcit konfirmojnė se nė qendėr tė ēėshtjeve mes tė martuarve, ėshtė gjithnjė njė celular. Njė mesazh i harruar, njė numėr i regjistruar qė tradhton. Celulari, me pak fjalė, do tė thotė je ti koha reale. Por celulari dhe e-mail-et e kompjuterit ndikojnė shumė nė zhdukjen e tė shkruarit te gjeneratat e reja dhe kjo padyshin qė ndikon shumė nė shprehinė e tė folurit. Por ka edhe njė anė tjetėr tė medaljes. Tė gjeturit 24 orė nė 24 sjell dhe njė farė stresi. Por edhe mund ta mbyllėsh celularin dhe tė jesh i qetė. Sigurisht, ta bėsh njė gjė tė tillė nuk ėshtė dhe aq e lehtė, sepse sjell mundėsinė e humbjes sė rasteve tė punės, informacionit erotik. Sigurisht, njė njeri qė nuk ka celular, nuk ka raste tė tilla, por sigurisht qė rron mė i qetė.
Shpikjet mė tė mėdha
Interneti mund tė konsiderohet pa frikė si shpikja mė e rėndėsishme e shekullit tė kaluar. Pėr herė tė parė, ky sistem mjaft i fuqishėm i komunikimit, u vu nė punė nė vitin 1969. Katėr universitete Stanford Insitut, Universiteti i Los Angelesit, i Santa Barbarės dhe ai i Utahur u lidhėn pėr herė tė parė me njė rrjet tė pėrbashkėt, me rrjetin e internetit. Sot nė internet ka 600 milionė rrjete.
Furra me mikrovalė u shpik nė vitin 1946 nga inxhinieri amerikan Percy Spenser, i cili teksa po eksperimentonte njė dispozitiv tė ri, njė tub pa ajėr ku kalonin mikrovalė, zbuloi se kutia me karamele ishte shkrirė. Kurioz Spenseri ekspozoi te mikrovalėt njė pako me misėr dhe pa se pas pak minutash u kthyen nė kokoshka. Pikėrisht mbi kėtė sistem ai ndėrtoi furrėn e parė me mikroonde.
Airbegu u shpik mė 1971-shin nga Niksoni. Ai i kėrkoi kompanisė Ford tė krijonte njė mbrojtje pasive ndaj aksidenteve. Brenda dy vjetėsh Fordi krijoi prototipin e parė tė airbegut, ku nė momentin e pėrplasjes njė ngarkesė e vogėl eksplozive fryhet si top dhe mbron pasagjerėt. Kompanitė e automobilave do ta pranonin kėtė shpikje shumė vonė, duke e konsideruar si tė paligjshme.
Kondicionerėt Ndėrrimi i ajrit ishte dėshira mė e madhe e njė pronari tipografie nė Bruklin. Nxehtėsia dhe lagėshtia ndryshonte dimensionet e kartės, duke komplikuar shumė punėn. Mė 1902-shin inxhinieri i sapodiplomuar Uillis Karrier, i plotėsoi dėshirėn me njė sistem qė mbante nėn kontroll temperaturėn dhe lagėshtirėn. Leja e parė pėr tė kėtė aparat u arrit nė vitin 1906.
AND-ja u zbulua mė 21 shkurt 1953 nga shkencėtarėt Francis Krik dhe Xhejms Watson. Ata kuptuan strukturėn e ADN-sė, molekulės qė depozitonte trashėgiminė gjenetike. Duke bombarduar AND-nė me rreze X, ata i dhanė njė shpjegim tridimensional imazhit, duke kuptuar qė e vetmja strukturė e mundur ishte ajo e njė elike tė dyfishtė. Ky zbulim i garantoi shpikėsve ēmimin Nobel.
Fekondimi artificial. Luizė Braun ėshtė qenia e parė njerėzore e krijuar nė njė laborator dhe jo nė njė trup gruaje. Vjen nė dritė gjatė njė tė shtune nė korrikun e 1978-ės. Kryerjen e kėsaj mrekullie e bėnė dy shkencėtarė anglezė, Patrik Skeptoe dhe Robert Eduards. Pėr Lesli Braun, njė grua nga Bristoli, qė pėr nėntė vjet kishte tentuar tė kishte njė fėmijė, gjėrat shkuan me tė vėrtetė shumė mbarė.
Nė verė, njė celular qė karikohet nga dielli
Shpikjet qė kanė si kryefjalė celularin, vazhdojnė tė ecin me njė shpejtėsi marramendėse. Tregu ka oferta tė papara, ndėrkohė qė edhe kėrkesat janė po kaq tė mėdha. Mijėra modele hidhen nė treg, duke iu pėrshtatur shijeve tė tregut, me ose pa kamer, me video ose jo, shėrbim interneti, e-mail, si dhe shkarkime kėngėsh nė versionin mp3. Por ajo qė ėshtė mė interesante, lidhet me kėrkesat qė kanė maniakėt e celularit, pėr tė pasur njė jetėgjatėsi sa mė tė madhe tė kohės sė mbajtjes sė baterisė. Problem serioz ky pėr shumė njerėz. Por kėtė herė vjen njė zgjidhje fort e kėndshme. Mund tė nisesh pėr pushime dhe tė vėsh re qė bateria e celularit ėshtė shkarkuar, dhe kjo nuk ėshtė e kėndshme, sidomos pėr ata qė duan tė rrinė gjithmonė nė kontakt me pjesėn tjetėr tė botės. Por jo gjithmonė mund tė kemi me vete bateri rezervė ose priza pėr karikimin e celularėve. Pėr ta zgjidhur problemin, ka menduar njė shoqėri italiane, e specializuar nė prodhimin e sistemeve qė pėrdorin burime energjie alternative, Soco. Falė Solar Charger Oasi", modeli Maxi 12, njė panel diellor me dimensione tė vogla dhe peshė normale (vetėm 270 gramė), ėshtė e mundur tė karikohet bateria e celularit shpejt, nė mėnyrė ekologjike dhe falas. Karikuesi ėshtė prej materiali termoplastik, rezistent ndaj temperaturave tė larta dhe tė ulėta, rezistent ndaj ujit dhe i aftė tė karikojė ēdo lloj telefoni. Mjafton tė vihet nė pėrdorim atėherė kur ka diell, sepse ndryshe nuk funksionon. Ky aparat celular mund tė konsiderohet si mjaft i pėrshtatshėm, edhe pėr faktin se sasia e nevojshme e energjisė diellore qė nevojitet pėr karikim mund tė jetė e vogėl, por vetėm duke ekspozuar panelin drejt diellit karikimi kryhet fare lehtė.
____________
Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?












