Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Nė Pėrfytyrim Tė Dimensioneve Tė Tjera; Nga 2-D Nė 3-D 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Nė Pėrfytyrim Tė Dimensioneve Tė Tjera; Nga 2-D Nė 3-D 
 
Pėr shumė nga ne, ose ndoshta pėr tė gjithė ne, ėshtė i pamundur pėrfytyrimi i njė bote tė pėrbėrė nga mė tepėr se tre pėrmasa hapėsire.

Nė fakt ekuacionet qė pėrshkruajnė Teorinė e Lartėfillit (superstring) kėrkojnė njė Gjithėsi me jo mė pak se 10 pėrmasa. Por edhe fizikantėt qė kalojnė tėrė ditėn duke menduar mbi pėrmasa shtesė tė hapėsirės e kanė tė vėshtirė tė pėrshkruajnė se si kėto mund tė jenė ose si ne njerėzit, nė dukje mendje-dobėt, tė mund t'i qasemi tė kuptuarit tė tyre. Kėshtu ka qenė gjithnjė dhe ndoshta kėshtu do tė mbesė.

Nga 2-D nė 3-D

Njė pėrpjekje e hershme pėr tė shpjeguar konceptin e pėrmasave (dimensioneve) shtesė u bė nė vitin 1884 me botimin e novelės Flatland: A Romance of Many Dimensions (Rrafshina: Njė Romantizim i Shumė Dimensioneve) e Edwin A. Abbott. Novela ėshtė njė arsyetim nė "vetėn e parė" tė njė katrori dy-dimensional i cili nis tė ēmojė njė botė tre-dimensionale.

Katrori e pėrshkruan botėn e tij si njė plan tė populluar nga vija, rrathė, katrorė, trekėndėsha dhe pesėkėndėsha. Duke qenė dy-dimensionalė, banorėt e Rrafshinės i duken njėri-tjetrit si viza.

Ata shquajnė formėn e njėri-tjetrit pėrmes tė prekurės dhe duke parė se si vijat duket tė ndryshojnė nė gjatėsi kur banorėt i bijnė rrotull njėri-tjetrit.

Njė ditė, njė sferė shfaqet pėrpara katrorit. Pėr katrorin, i cili mund tė shohė vetėm njė prerje tė sferės, forma pėrpara tij ėshtė ajo e njė rrethi dy-dimensional. Sfera ka ardhur pėr vizitė tek katrori me qėllim qė ta bėjė katrorin tė kuptojė botėn tre-dimensionale tė cilės ajo, sfera, i pėrket. Ajo i shpjegon nocionin e "sipėr" dhe "poshtė", tė cilėn katrori e ngatėrron me "pėrpara" dhe "mbrapa". Kur sfera kalon pėrmes planit tė Rrafshinės pėr tė treguar se si ajo mund tė lėvizė nė tre dimensione, katrori sheh vetėm qė vija qė ai ėshtė duke parė bėhet mė e shkurtėr e mė shkurtėr dhe pastaj zhduket.


(fig. Nova) Nga njė kėndvėshtrim dy-dimensional, njė sferė qė pėrshkon njė plan ngjan si njė vijė qė nė fillim zgjatohet, pastaj, si ē'duket edhe nga kjo figurė, zvogėlohet e zvogėlohet derisa sa zhduket e gjitha.

Sado qė sfera mundohet tė shpjegojė me fjalė a me veprime, katrori nuk arrin tė kuptojė njė hapėsirė ndryshe nga bota dy-dimensionale qė ai njeh.


Vetėm pasi sfera e ngre katrorin nga bota e tij dy-dimensionale nė botėn e Hapėsinės arrin ky tė kuptojė mė nė fund konceptin e tre dimensioneve. Nga ky kėnd i ri shikimi, katrori sheh Rrafshinėn me syrin e zogut dhe ėshtė nė gjendje tė shquajė format e bashkėbanuesve (pėrfshirė kėtu, pėr herė tė parė, edhe tė brendshmen e tyre).

Armatosur me kėtė arsyetim, katrori gatuan me mend mundėsinė a njė dimensioni tė katėrt. Ai shkon edhe mė tej duke duke sugjeruar se numri i dimensioneve hapėsinore mund tė jetė i pafund. Duke u pėrpjekur tė bindė sferėn mbi mundėsinė e kėsaj, katrori pėrdor tė njėjtin arsyetim qė sfera pėrdori pėr tė parashtruar praninė e tre dimensioneve. Sfera, tani mė dritėshkurtra nga tė dy, nuk mundet ta kuptojė kėtė dhe nuk i pranon arsyetimet e katrorit - ashtu si shumė prej nesh "sferave" nuk pranojmė nocionin e dimensioneve shtesė.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Nė Pėrfytyrim Tė Dimensioneve Tė Tjera; Nga 2-D Nė 3-D 
 
Nga 3-dimensione nė 4-dimensione e mė tej

Ėshtė e vėshtirė pėr ne tė pranojmė idenė e dimensioneve shtesė pasi kur pėrpiqemi tė pėrfytyrojmė qoftė edhe njė dimension tė vetėm tė shtuar nė hapėsirė - jo mė gjashtė apo shtatė - na bllokohet truri.

Pėrfytyro, pėr shembull, se ndodhesh nė qendėr tė njė sfere bosh. Largėsia midis teje dhe secilės pikė tė sipėrfaqes sė sferės ėshtė e barabartė. Tani, pėrpiqu tė lėvizėsh nė njė drejtim qė tė lejon tė largohesh nga tė gjitha pikat e sipėrfaqes sė sferės duke ruajtur largėsinė e barabartė prej tyre. Se bėn dot. Nuk mund tė shkosh askund - askund me sa dimė ne tė paktėn.

Katrori nė Rrafshinė do tė kishte tė njėjtėn andrallė po tė kishte qenė nė mesin e njė rrethi. Ai nuk mund tė jetė nė qendėr tė njė rrethi dhe tė lėvizė nė njė drejtim qė e lejon tė mbajė largėsinė e barabartė nga secila pikė e perimetrit tė rrethit - nė mos lėviztė pėrgjatė njė dimensioni tė tretė. Pėr fat tė keq, ne nuk kemi njė korrespondues tė sferės tre-dimensionale tė Abbott'it qė tė na tregonte rrugėn pėr tek dimensioni i katėrt. (Nė matematikė, veprimet me mė tepėr se 3 dimensione nuk pėrbėjnė ndonjė problem).

Po pėr rastin e 10-D ?

Nė vitin 1919, mathematekani polak Theodor Kaluza parashtroi se prania e njė dimensioni tė katėrt mund tė lejonte lidhjen e Relativititetit tė Pėrgjithshėm me Teorinė Elektromagnetike. Ideja, mė vonė e stėrholluar nga mathematikani suedez Oskar Klein, qėndronte nė atė qė hapėsira ishte e pėrbėrė nga si dimensionet e shtrirjes ashtu edhe tė spėrdredhjes.



Dimensionet e shtrirjes janė tre dimensionet hapėsinore qė njohim, ndėrsa dimensioni i spėrdredhur gjendet thellė pėrbrenda dimensioneve tė shtrirjes dhe mund tė pėrfytyrohet si njė rreth. Eksperimentet treguan mė vonė se dimensioni i spėrdredhur i Kaluza's dhe Klein'it nuk bashkonte Relativitetin e Pėrgjithshėm me Teorinė e Elektromagnetizmit si ē'ishte menduar nė fillim, por disa dhjetėvjeēarė mė vonė, teoricienėt e Fillit e gjetėn kėtė ide tė dobishme, biles tė domosdoshme.

Mathematika e pėrdorur nė Teorinė e Lartėfillit kėrkon tė paktėn 10 dimensione. Kjo do tė thotė se nė mėnyrė qė ekuacionet qė pėrshkruajnė Teorinė e Lartėfillit tė nisin tė funksionojnė - qė ekuacionet tė lidhin Relativitetin e Pėrgjithshėm me Mekanikėn Kuantike, tė shpjegojnė natyrėn e grimcave, tė bashkojnė forcat, e kėshtu mė tej - atyre u duhet tė vėnė nė pėrdorim dimensionet shtesė. Kėto dimensione, sipas asaj qė besojnė teoricienėt e Fillit, janė mbėshtjellur brenda hapėsirės sė spėrdredhur tė pėrshkruar qė mė parė nga Kaluza dhe Klein.

Pėr tė zgjeruar hapėsirėn e spėrdredhur nė mėnyrė qė tė pėrfshijmė kėto dimensione tė shtuara, pėrfytyro rrathėt e Kaluza's dhe Klein'it tė zėvendėsuara me sfera. Nė vend tė njė dimensioni shtesė kemi dy nėse marrim parasysh vetėm sipėrfaqet e sferave dhe tre nėse marrim parasysh edhe hapėsirėn pėrbrenda sferės. Kėshtu, deri tani mbėrrijmė nė gjashtė dimensione.

Ka dalur nė pah se pėrpara se tė ekzistonte Teoria e Lartėfillit, dy mathematikanė, Eugenio Calabi i Universitetit tė Pennsylvania's (shqipt. Pensillvenia) dhe Shing-Tung Yau i Universitetit Harvard, kanė pėrshkruar disa kallėpė gjashtė-dimensionalė qė teoricienėt e Lartėfillit thonė se plotėsojnė kushtet pėr ato lloje strukturash qė kėrkojnė ekuacionet e tyre.

Nėse zėvendėsojmė sferat nė hapėsirėn e spėrdredhur me kėto kallėpė, na bėhen 10 dimensione; tre hapėsinore, plus gjashtė tė kallėpėve tė Calabi 't dhe Yau'sė, plus njė tė kohės.


Kallepet 6-dimensionalė tė Calabi't dhe Yaus'sė.

Edhe nėse Teoria e Lartėfillit del tė jetė e vėrtetė, mund tė mos arrijmė kurrė tė gjejmė njė shpjegim apo pėrfaqėsim pamor tė dimensioneve mė tė larta qė do tė kėnaqte plotėsisht mendjen e njeriut. Jo, pėr sa kohė njė gjallesė katėr-dimensionale nuk do tė na nxirrte nga Hapėsina jonė tre-dimensionale pėr tė na dhėnė njė vėshtrim tė botės nga kėndvėshtrimi i saj.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!