Nė filmin Njė e vėrtetė e papėlqyeshme, ku ėshtė bashkautor ish-Nėnpresidenti Al Gore, rreziqet e krijuara nga ngrohja globale janė paraqitur nė mėnyrė grafike, me fotografi, harta dhe skica. Pikėpamja e tij ėshtė se nuk mund tė humbet mė kohė pėr trajtimin e ēėshtjes sė ngrohjes globale.
Ajo qė ėshtė nė rrezik, ėshtė mundėsia jonė pėr tė jetuar nė planetin Tokė, shprehet zoti Gore.
Reklamat e filmit, shumė imazhe dhe ēfarė Al Gore prezanton nė kėtė film, kundėrshtohen nga njė personalitet nė fushėn e studimeve klimaterike nė Shtetet e Bashkuara, 77 vjeēari William Gray, nė Universitetin Shtetėror tė Kolorados pėr Shkencat Atmosferike, shpreh rezerva pėr idetė e shprehura nė film.
"Al Gore bėn deklarata qė unė nuk mund ti bėj. Ai bėn supozime qė nuk janė tė vėrteta. Mendoj se ka shumė fakte tė gabuara nė kėtė film," thotė shkenėtari.
Zoti Gray kundėrshton idenė se uraganėt po shtohen dhe kanė njė fuqi mė tė madhe, si pasojė e ngrohjes globale. Ai nuk kundėrshton faktin se temperatura e tokės po ngrihet, por mendon se shtimi i dioksidit tė karbonit dhe gazeve tė tjerė nuk luan ndonjė rol pėr kėtė. Edhe shkencėtarė tė tjerė, midis tyre dhe disa qė e mbėshtesin zotin Gore nė pėrgjithėsi, kanė rezerva pėr disa gjėra qė thohen nė film.
Po, ėshtė e vėrtetė qė ne po shohim njė ngrohje tė pėrgjithshme, por unė mendoj se kjo vjen kryesisht nga veēoritė e qarkullimit tė oqeaneve, thotė zoti Gray.
Ai beson se pakėsimi i lendėve djegėse, do tė dėmtonte ekonominė e Shteteve tė Bashkuara dhe tė vendeve tė tjera tė industrializuara dhe nė fund tė fundit, kjo do tė kishte njė rol fare tė vogel, ose nuk do tė ndikonte aspak pėr tė ndaluar ngrohjen globale. Ai thotė se ngrohja globale po i tėrheq vemendjen njerėzve nga problemet mė kryesore tė botės.
Ne kemi shumė probleme tė tjera shqetėsuese qė janė mė tė rėndėsishme, si varfėria, Sida, terrorizmi. Pėr mua, ngrohja globale ėshtė sa pėr tė tėrhequr vėmendjen. Ata thonė se ėshtė problemi mė i madh me tė cilin po pėrballet njerėzimi. Ky ėshtė njė ekzagjerim trashanik, - thotė shkencėtari.
William Gray ka nė plan tė shkruajė njė libėr, ku do tė hedhė poshtė argumentet e zotit Al Gore dhe tė aktivistėve tė tjerė tė ngrohjes globale.
____________
Galeria Shqiptare Direktoria Shqiptare Kėrko nė Google













