Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Kremrat e lėkurės – sa na mbrojnė ato nga dielli? 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Kremrat e lėkurės – sa na mbrojnė ato nga dielli? 
 
Image Organizata Botėrore e Shėndetėsisė njofton se ēdo vit zbulohen tė paktėn 130 mijė raste tė melanomės malinje, tipi mė vdekjeprurės i kancerit tė lėkurės, si dhe mbi 2 milionė raste kancerash tė tjerė tė lėkurės. Pasi pjesa mė e madhe e rasteve tė kancerit e kanė zanafillėn tek ekspozimi i tepruar ndaj diellit, shumė njerėz kanė filluar tė pėrdorin kremra me pėrmbajtje kimike qė pengojnė djegien e lėkurės nga rrezet e diellit. Megjithatė, kjo praktikė ka zgjuar pyetjen se sa tė efektshme janė kėto kremra?                                          

Njė ditė qetėsuese nė plazh... Por megjithėse dielli mund tė na bėjė tė ndjehemi mirė, rrezet ultraviolet dėmtojnė elasticitetin e lėkurės.

Nė dyqane, kur pėrpiqesh tė gjesh kremin e duhur kundėr diellit, mund tė ngatėrrohesh nga llojet e ndryshme: qė nga ato qė premtojnė se funksionojnė edhe pasi futesh nė det, deri tek ato qė thonė se nuk fshihen nga djersa.

Dermatologu Darrel Rigel i Departamentit tė Mjeksisė nė Universitetin e Nju Jorkut i sheh me dyshim kėto premtime: "Ka shumė fjalė pėr kremrat kundėr diellit. Por nė fakt askush nuk garanton se kėto premtime janė tė sakta."

Studimet e Grupit tė Punės pėr Mjedisin nė Uashington u bazuan nė efektivitetin e kimikateve qė pėrdoren nė kėto kremra. Rezultatet e studimeve treguan se vetėm 16 pėr qind e rreth 800 produkteve konsideroheshin tė padėmshme dhe tė efektshme.

Por si do tė orientohet konsumatori pėr tė gjetur kremin e pėrshtatshėm? Pjesa mė e madhe e tyre kanė njė shifėr tė shoqėruar me inicialet SPF, qė nėnkupton “Faktorin Mbrojtės nga Dielli.” Sa mė i lartė ky numėr, aq mė e madhe mbrojtja nga dielli.

Duhet tė lexoni gjithashtu paralajmėrimet me shkronja tė imta, pėr tė parė nėse kremrat kanė  kimikate nė pėrbėtjet e tyre.

Dr. Xhejms Spenser i Fakultetit tė Mjeksisė Mount Sinai nė Nju Jork thotė se pėr tė lexuar kėto etiketa nė disa raste duhet tė jesh i diplomuar nė mjeksi:

"Nėse nuk je dermatolog apo kimist, nuk ka se si tė dish tė zgjedhėsh kremin mė tė mirė pėr t’u mbrojtur nga dielli."

Kanceri i lėkurės shfaqet nė disa nga format mė vdekjeprurėse si karsinoma, apo melanoma, tė cilat janė edhe mė tė vėshtirat pėr t’u kuruar. Njerėzit e racės sė bardhė apo me lėkurė tė ēelėt dhe me sy tė ēelėt kanė mė shumė prirje pėr t’u djegur nga dielli, se sa ata me lėkurė mė tė errėt dhe me sy tė errėt. Por dermatologėt thonė se rreziku u kanoset tė gjithė atyre qė ekspozohen pėr njė kohė tė gjatė ndaj diellit.
 




____________
Kaltersia Shqiptare
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Skype
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!