Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Miresevini ne Parajse 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Miresevini ne Parajse 
 
Image Copeza jete te nje italiani, turku dhe hollandezeje ne Tiranen e viteve ’90-2000. Si jetojne, miqesite dhe pershtypjet qe kane marre ne qytetin me me ngjyra qe kane pare ndonjehere. Dashurite dhe zhgenjimet e nje te huaji ne metropolin shqiptar

Anduela Nika

“Mireserdhe ne Parajse”. Kete fraze, italiani Paolo Rossi, sigurisht qe nuk e gjeti te shkruar ne asnje nga billboard-et qe gjenden rruges nga aeroporti “Nene Tereza” deri ne qender te Tiranes, por te germezuar nga goja e nje bashkeatdhetari te tij. Per hir te se vertetes, ai kishte degjuar shume gjera per Shqiperine, por qe te ishte dhe Parajse?! Kete jo, sigurisht qe s’e kishte menduar. Por kur vetem dy ore nga mberritja e tij ne Tirane, u gjend ne nje koncert i ulur ngjitur me Fatos Nanon, ne ate kohe kryeminister i vendit, filloi ta mendonte seriozisht ate punen “paradiso-s”. “Ta haje dreqi, isha ulur ngjitur me te dhe une qe kendoja per qejf. Vetem kur pashe nje truproje qe ma bente me shenje dhe dikush qe me peshperit se ai ngjitur me mua ishte kryeministri. Nuk para ndodh shpesh qe te ulesh me ndonje kryeminister, vetem 120 minuta pasi ke zbritur nga avioni”. Krejt ndryshe nga cfare ndodhte me Ahmet Duran, turkun qe e shkeli token e shqipeve 16 vjet me pare. Ai ne fakt nuk eshte se erdhi as per pune e as per qejf. I ati e denoi per sjelljen e tij prej harrakati, duke e hipur ne autobusin e pare qe nisej nga Stambolli ne Tirane. Ishte vecse nje student, i etur per te eksploruar nje vend te panjohur, por qe per disa kohe iu duk se po jetonte ne nje ferr. E imagjinoni dot, nje djale sipermarresi i mesuar me nje jete luksoze, te lahet me dush me vajguri dhe te haje kothere buke 40 lekeshe. Te jetoje ne Tiranen e vitit 1991, do te thoshte te beje dhe kete. Por te pakten Durhan ka me cfare te mburret. E njeh ne menyre perfekte historine e Shqiperise, vecanerisht ate te 16 viteve te fundit, te cilat dhe i ka jetuar ne veten e pare. Qe nga renia e bustit te diktatorit Enver Hoxha, tek ngjarjet e vitit 1997, tek lufta ne Kosove, detajet e te cilave mund te t’i pershkruaje me imtesi gati “kriminale” dhe me nje shqipe me dialekt ‘tirons’. Ne fakt veshtire se mund ta dallosh qe eshte turk, pasi duket nje shqiptar 24 karatesh. Madje dhe ai vete ben shaka me kete. “Nuk me besojne qe jam turk dhe shpesh i fitoj bastet”, te thote. Ndersa me Laura Payne, hollandezen 28 vjecare, qe prej nje viti e gjysme eshte shperngulur ne Shqiperi, nuk ka shans qe ta fitosh bastin. Floket natyrale bionde, syte blu dhe 1.80 cm gjatesi, jane shenja te dukshme qe nuk eshte shqiptare. Ah po, dhe fakti qe shetit me biciklete dhe jo me makine. Edhe ajo e kishte menduar te shkurter qendrimin ne Shqiperi dhe as qe mund te conte neper mend se nje dite do te identifikohej ne qytetin, qe ne fillim i ishte dukur aq i cuditshem. Me kontraste te forta ngjyrash dhe stil krejt te ndryshe jetese, nga i saji.

Do te ishin pikerisht keto kontraste, qe do t’i benin me shume pershtypje dhe italianit Paolo. “Kur me thane se do te vija ne Shqiperi, ku nuk kisha qene asnjehere me pare, duke patur nje eksperience pune ne Afrike, por jo ne Ballkan, u pergatita per nje impakt te stilit afrikan”, rrefen Rossi per Klan. Dhe mund ta imagjinoni habine e tij, kur ne vend te se verdhes se Afrikes, u gjend para disa fushave te gjelbra dhe para qytetit me me ngjyra qe kishte pare ndonjehere. Dhe habia nuk mbaron me kaq. “U cudita kur te gjithe me drejtoheshin ne italisht, aq sa me dukej se isha ne shtepi”. E cila ne ditet e para te qendrimit te tij ishte nje apartament ne zonen e ish Bllokut. “Muzika e larte e pub-eve qe gjendeshin perreth dhe gjalleria e te rinjve me jepnin pershtypjen sikur isha me pushime dhe jo ne vendin, ne te cilin me kishin derguar sepse kishte “nevoje per ndihme”. Ajo qe perfundimisht vazhdon t’i beje me shume pershtypje eshte gjalleria e Tiranes, por dhe anarkia e trafikut dhe e punonjesve neper zyra, ku si i ri ne pune qe ishte, nuk e konceptonte dot, qe nje mbledhje mund te behej dhe ne kafe, te ulur qetesisht dhe jo me vrap e ne kembe, sic dhe ishte mesuar. Ne fillim u sforcua pak te mesonte shqip, por kur e pa se te gjithe e kishin per kenaqesi te flisnin me te ne gjuhen italiane, hoqi dore. “Pas tre vjetesh qendrimi ne Shqiperi, mund te them se e njoh pak gjuhen, por shume mire kuzhinen shqiptare”. Nuk mundet te zhvilloje nje bisede te plote vetem ne shqip, por di te beje pilaf ama, qe nuk e ngaterron me risotto-n italiane . “Sigurisht qe nje i huaj vjen me disa ide dhe nevoja, te cilat me pas duhet t’i pershtase. Si mungesa e energjise elektrike apo e ujit te pishem gjate dites”. Puna e tij prane Cooperazione Italiana, i lejon te kete kohe te lire pak me shume se ato qe kane njerezit normalisht. “Kur eshte kohe e mire, me pelqen shume te shetis nga liqeni me qenin tim shqiptar, apo te dal jashte Tirane, per te takuar miqte e mi”. Edhe ato po shqiptare. Nuk ka lene vend te Shqiperise pa shkelur dhe eksploruar, por ato qe ka me perzemer jane Berati dhe Kruja. Si ne cdo vend te huaj, per disa kohe te duhet te pershtatesh me ritmin dhe zakonet. “Ne Shqiperi eshte pikerisht ky aspekt pak i ndryshem: Ne fillim te jepet pershtypja se gjerat nuk mbarohen asnjehere ne kohe, por pastaj pershtatesh dhe kupton se eshte ‘pjese e lojes’”, veren Rossi. Por ndoshta eshte pikerisht kjo qe e ben te vecante vendin, se perndryshe do te ishte nje vend tjeter. Dhe Paolo sigurisht qe nuk do ta quante Parajse.

Ahmet Dursun mund te kishte te gjithe te drejten e kesaj bote, per ta konsideruar “ferr” atdheun e arnauteve. Perpos faktit qe ne Shqiperi e detyruan te vinte. Per te do te ishte si nje shkolle riedukimi, pavaresisht se ai e mori si nje aventure. “Do te shkoja ne nje vend te panjohur dhe kjo me ngacmonte shume”. Ishte viti 1991 dhe Shqiperia ishte ne prag te ndryshimeve te medha te sistemit dhe e gjithe atmosfera ndihej shume fort. “Me kujtohet qe diten qe kam ardhur, binte nje shi i tmerrshem. Ishte nje pamje e trishte, njerez qe ecnin ne shi me trasta ne krahe. Kur mberrita ne Tirane, nje nga pasagjeret qe udhetoi me mua nga Stambolli me ftoi ne shtepine e tij. Aty u ndesha me nje realitet te eger. Degjoja vetem te thuhej fukarallek”. Aq do te mjaftonte, qe ne te gdhire, vetem me pasaporten ne xhep, Ahmeti te largohej nga shtepia. Shqiperia nuk i pelqente, do te kthehej ne Turqi. “Nuk e di se si e gjeta rrugen, por di qe autobuzin per ne Stamboll e humba per 5 minuta”, rrefen ai me nje shqipe shume te paster. Dhe do te ishin pikerisht ato 5 minuta, qe do ti ndryshonin jeten Dursunit. Me nje pasion per kanton, vazhdoi studimet ne Akademine e Arteve per dy vjet. Por shpirti i sipermarresit nuk e la te qete, ndaj dhe ndryshoi degen e studimit. Kete here per ekonomik. “Ne fillim jeta ka qene shume e veshtire per mua. Isha mesuar me nje stil krejt tjeter jetese dhe per nje te huaj, ne Shqiperia e fillim ’90-es nuk ishte aspak e lehte per t’u jetuar. Mbi te gjitha te ushqeheshe. Une sigurisht qe nuk kisha tollona”, thote ndersa rrufit filxhanin e tij te kafese, patjeter turke. Ndoshta kjo do te ishte dhe arsyeja qe do ta shtynte, qe pese vjet me pare te hapte restorantin e tij me kuzhine otomane. “Shqiperia eshe nje vend ne ndryshim dhe si pasoje edhe kuzhina ka ndryshuar. Me restorantin tim po perpiqem te rikthej shijen e nje epoke te arte te perandorise Otomane”. Pervec restorantit “Efendi” ka ngritur dhe nje agjenci marketingu. I njeh mire shqiptaret, pasi ka 16 vjet qe bashkejeton me ta, qe nga koha kur laheshin me dush me vajgur dhe shihnin televizor bardh e zi, e deri tek vaskat apo televizoret e sotem Plazma. “Mund te them se jam rritur me kete vend. Une jam qytetar i botes, pra dhe i Shqiperise”, thote Dursun.

Per Laura Payne, hollandezen sy kalter, eshte ende heret per ta thene kete, megjithese ka mese nje vit e gjysme qe eshte shperngulur ne Tirane. Vizita e saj e pare do te ishte gati 3 vjet me pare, pas fteses qe i beri mikesha e saj. “Ishte nje kurs disa mujor dhe ne ate kohe Shqiperise i dija vetem emrin dhe qe ishte ne Ballkan. Kaq!” Ish modelja e apasionuar pas marketingut, as ne enderr nuk mund t’i shkonte neper mend qe nuk do te linte mal e lume te Shqiperise pa kaluar, madje qe do te ngrinte dhe nje kompani per kete. Por qe nje hollandeze ta beje kete, duhet te marre shtyse nga dicka me shume se bukuria natyrore. Dashuria per nje shqiptar, per shembull. “I dashuri im shqiptar eshte nje motiv shume e forte qe une te jetoj ketu, por sigurisht qe dhe mundesia per te bere biznes eshte nje joshje shume e madhe”, rrefen ajo. Se bashku me te dashurin, Gentin, ajo ka ngritur shoqerine “Outdoor Albania”, e cila organizon udhetime ne zonat me turistike te vendit, ski ne dimer dhe kajak neper lumenjte e Shqiperise ne vere. “Jam e magjepsur nga Shqiperia. Keni nje natyre te mrekullueshme dhe shume mundesi per zhvillim”. Por me shume duket e magjepsur pas ushqimit. “Ah, ai eshte nje kenaqesi me vete. Ne Hollande ushqimi eshte shume i merzitshem dhe hahet sa per te ngrene, ndersa ketu perjetohet si nje kenaqesi me vete”. Dhe Laura e ka marre seriozisht qendrimin ne Shqiperi. Ka nisur kurse private per mesimin e gjuhes shqipe dhe po angazhohet edhe si modele me stilisten Enada Atnikolla. Ndoshta do te jete ne rastet e rralla, kur nje modele e huaj spikat ne Shqiperi. Por sigurisht pa lene menjane ambicien e saj per biznes dhe dashurine shqiptare. Ajo per te cilen ajo vazhdon te rende cdo dite me biciklete ne rruget e Tiranes, qe dikur iu duk e cuditshme.
 




____________
Kaltersia Shqiptare
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Skype
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!