Liga e Kampioneve njohu edhe dy tė tjerė tė kualifikuar fatlumė, ku mė e gėzuar pa dyshim ishte Roma e Luēiano Spaletit, qė arriti tė eliminojė nė Santiago Bernbeu gjigantin spanjoll, Realin e Madridit.
Real Madrid-Roma 1-2
Roma arriti njė kualifikim madhėshtor nė Santiago Bernabeu pas fitores sė dytė, po 2-1 me Realin. Skuadra italiane kishte fituar nė Romė takimin e parė 2-1. Golin pėr Romėn e shėnoi Tadei nė minutėn e 73-tė, vetėm pak minuta pas Reali i Madridit mbeti me dhjetė lojtarė, pas ndėshkimit tė Pepes me karton tė kuq nė tė 71 (pas dy tė verdhash). Skuadra e Bernd Shusterit reagoi menjėherė dhe Raul realizoi pas dy minutash golin e barazimit duke mposhtur portierin e Romės, Doni. Ky ishte goli i 61-tė i Raul Gonzalesit nė Ligėn e Kampioneve. Golin e fitores sė madhe pėr skuadrėn e Luēiano Spaletit shėnoi Mirko Vuēiniē nė minutėn e 92-tė duke shkatėrruar plotėsisht ėndėrrat e presidentit tė Realit, Ramon Kalderon pėr tė fituar trofeun prestigjioz.
____________












