Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Rreth prejardhjes se dasmes Shqiptare 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Rreth prejardhjes se dasmes Shqiptare 
 
Historiani pershkruan brenda nje studimi te shkurter, ritualin martesor duke shfrytezuar historine boterore dhe studime te ndryshme, mbi te ne vend. Fale skrupulozitetit shkencor, ai ne menyre te qarte, jep prejardhjen historike te dasmes ne token tone dhe nga ana tjeter, ben nje lidhje me aktualitetin e koheve moderne te ketij rituali.

Ne burime te shkruara per dasmen gjejme shkrime deri ne monografi. P.sh. Rr. Zojzi pershkroi dasmen ne Skrapar, A.Dojaka dasmen ne Cameri, M. Memia dasmen ne Malesi te Gjakoves, Sh. Hoxha dasmen ne Lume etj. Ndryshe nga keta I. Kadare beri nje studim te posacem per dasmen.

Por, ne vepren tjeter te tij te njohur "Eskili ky humbes i madh", Kadare tregon se albanologu Lamberci shfaq mendimin se dasma tek shqiptaret vjen nga martesa me rrembim. Vetem se kjo - shtojme ne - ka ndodhur rralle dhe per arsye te ndryshme.
E pergjithshmja ka qene martesa me shkuesi. Megjithate as tek kjo, as tek tjetra nuk duhet kerkuar prejardhja e dasmes.

Persa i perket marteses me rrembim, gjurmen me te vjeter te saj e gjejme ne shkallen e pare te qyteterise. P.sh. Homeri ne Iliaden e tij te njohur, na ve ne dijeni se Paridi, edhe pse mik shtepie ne Mikene, u njoh dhe e rregulloi punen ne ate menyre me Helenen e bukur, grua e Menelaut, vellait te Agamemnonit, sa i bukuri i dheut i Trojes dhe e bukura e dheut grua ne Sparte, e pelqyen njeri-tjetrin, prandaj vendosen dhe ne kete menyre Paridi e rrembeu Helenen. Mirepo, me kete gjest te tij u thyen, nga njera ane, besa e mikut te shtepise se Agamemnonit, nga ana tjeter dhe krahas kesaj norma e marteses me shkuesi. Ndryshe s'ka se si shpjegohet ky rrembim.

Nderkohe, Sparten e mbuloi turpi para botes. Vec hakmarrjes asgje tjeter s'e shlyente kete. U deshen dhjete vjet qe te tere qytetet shtete-greke te ngriheshin ne kembe, te pergatiteshin dhe te mesynin Trojen, derisa e dogjen dhe e shkaterruan ate. Vete ata Iliro-Dardane qe shpetuan, moren dhene me Enean ne krye, duke qendruar per nje kohe ne brigje te caktuara ne jugperendim te Ilirise jugore.

Prej ketej iken dhe zune vend ne Italine verilindore prane Iliro-etruskeve, qe kishin ardhur shekuj e shekuj me pare nga Azia jugperendimore, duke shkelur dhe qendruar edhe ne treva te caktuara, aq ilire kendej e pertej Adriatikut. Nga "Etimologjia e gjuhes shqipe", e E. Cabej-it del se ne kujtim te ketij itinerari te tyre dhe qendrimi deshmojne toponimet arkaike "Toskeria" ne Shqiperine e jugut dhe "Toscana"(Toskana) ne Italine e siperme. Kjo menyre martese kaq e tmerrshme per njerezimin e kohes u perjetesua ne Iliaden e Homerit, si nje kujtim i hidhur ne historine e Europes juglindore ne Antikitet.
Ne mesjete e deri ne ditet tona, martesa me rrembim erdhi dhe u shfaq me pasoja te tjera, me tentative vrasjesh dhe me pajtime. Per te paren dime se ne vitet 40 te shek. XX, ne nje fshat te Shqiperise se mesme, nje djale i ri gjeti menyren dhe rastin te njihet fshehurazi me nje nuse te re ne nje fshat tjeter prane. Gjate takimeve te qellimshme, ai e rregulloi punen ne ate menyre me te sa, nje nate, mori shoke te tij dhe sebashku e rrembyen dhe e prune ne shtepine e djalit rrembyes.

Mbas nje kohe, nderhyne pleq e burra zakoni, qe e binden burrin e gruas se rrembyer te hiqte dore nga synimi i tij per t'i vrare. Per rrjedhoje, ata edhe u pajtuan.
Per rastin e dyte, ne Shqiperine e Jugut, dime gjithashtu se gjithnje ne ditet tona, nje djale dhe nje vajze nga i njejti fshat u njohen, u dashuruan dhe vendosen te martoheshin.Por, kur vune ne dijeni prinderit dhe te afermit, keta u zemeruan aq keq nga ky turp i madh para botes, sa u bene te vetedijshem t'i vrisnin. Por, edhe per kete rast, nderhyne burra e pleq zakoni, madje dhe organet perkatese te shtetit, te cilet i pajtuan te dyja shtepite pale te marteses me dashuri, te djalit dhe te vajzes ne fjale. Si ne rastin e pare, dhe ne te dytin nuk u be dasem. Nga te dhena te tjera te Homerit, nder te tjera, kuptojme se p.sh. Enea e te tjere burra te shtepise se Priamit ne Troje nuk thuhet ne Iliade se ata kishin bere martese me rrembim.

Nga ana tjeter, po te kemi parasysh se martesa me shkuesi ka qene norme zakonore edhe te shqiptaret pasardhes te Ilireve, atehere bindemi se sipas kesaj norme zakonore edhe shkuesi s'bahet" (KLD - Kanuni i Leke Dukagjinit, Kreu i trete, Pjesa 40,f.13) ose vajzerisht per arsye, qi u muer e shkoi jashte kanujet pa shkues" ( KLD, po aty).
Vec kesaj, po te kemi parasysh se martesa me shkuesi njihej si norme zakonore tradicionale edhe tek shqiptaret, atehere kuptohet se rrembimi i gruas a i vajzes (ndryshe nga robina ne rapsodite popullore) ndodh si pasoje e marreveshjes midis vajzes dhe djalit, gjate njohjes dhe shfaqjes se dashurise se fshehte midis tyre. Ne kete menyre kane ndodhur raste ne te kaluaren, ndryshe nga sot, kur pas nje kohe njohjeje, cifti shfaq dashurine si mbeshtetje themelore per martese, c'ka sa vjen e po behet ecuria e pergjithshme e krijimit te familjes se re me dasem.

Kjo lidhje organike mes dasmes dhe familjes, na nxit te themi se ne qofte se nga dasma perurohet me dhurata dhe pergezohet krijimi i familjes se re, nga vete familja vijne pergezime te tjera, lindja e femijeve dhe detyrimet ndaj ketyre si brez i ri shoqeror.
Si filiza te rinj te shoqerise, keta kur rriten, edukohen dhe shkollohen ndodh qe, nga rradhet e tyre, vajza dhe djali njihen e dashurohen.

Pastaj ne moshe pune, ne kushte materiale dhe shpirterore per jeten, e, ne kohe te pershtatshme, martohen pergjithesisht sipas tradites me dasem. Nderkohe e me kohe, familja ame plaket. Pastaj, me vdekjen e njerit element te saj, ajo nis rrugen e shuarjes, kurse me vdekjen e elementit tjeter familja shuhet fare, duke ua lene vendin familjeve bija, e keshtu me rradhe eshte perseritur cikli i monogamies nga njeri brez shoqeror ne tjetrin, gjate gjithe qytetarise.

Ne kete veshtrim termi familje merr kuptim te mirefillte, ndryshe nga ai vulgar, qe e barazvlereson edhe me termin shtepi/-a ne kuptim shoqeror te dyte te kesaj fjale.
Nga argumentet e permendura kuptohet se dasma eshte nje ceremoni festive qe perurohet me dhurata, pergezon dhe perligj me muzike popullore apo me orkester, me kenge dhe valle krijimin e familjes se re, vetem prej nje burri dhe vetem prej nje gruaje me prejardhje gjinore a dhe fisnore e vendore te ndryshme me qellim per te bere pune lidhur me nevojat per jeten dhe per te bere femije, qe e rigjenerojne shtepine, lagjen, fshatin e qytetin, madje dhe kombin me krijesa e breza te rinj njerezore. Por, dasma nuk lidhet vetem me krijimin e familjes se re.

Sepse krahas saj, ajo ka te beje me menyren e jeteses. Ne varesi me kushtet dhe konceptet, rrjedhin dy menyra kesisoj, e perbashket dhe e vecante, qe ne rrethana dhe kohe te caktuar nderrojne forme, permbajtje dhe vend me njera-tjetren. Nga vrojtimet dhe kerkimet tona del se shtepite me bashkesi familjare perbeheshin me me shume se dy, deri ne pese familje. Po jo pak me nje deri ne gjashte apo dhe ne dhjete familje, shume rralle me shume se kaq, madje deri ne 103 fryme, sic ka qene me 1908 shtepia Elezaj ne Kukes, me mbi 10 familje aterore etj.

Nga ndarja e punes, nga administrimi, drejtimi i mire, i drejte ose jo, i ekonomise se perbashket te shtepise varej jetegjatesia e kesaj bashkesie. Nga natyra e saj, ajo perbehej nga burra eter me lidhje te ndryshme ne gjak, nga bij e bija, niper e mbesa, sternipa e stermbesa, etj. Qe te tere perfitonin gjinine aterore, si baze shoqerore e shtepise aterore, me gra nga gjini dhe fise te tjera. Prandaj shtepine dhe cdo familje burre-grua brenda saj e quajme te paren shtepi aterore, te tjerat cdo njeren familje aterore. Ky percaktim na jep mundesi qe femijet e cdo familjeje dhe vete shtepine si bashkesi shoqerore t'i shikojme ne levizje, ne kohe dhe hapesire. Me ndarjen e kesaj bashkesie per shkaqe ekonomike, shoqerore, politike etj, krijoheshin bashkesi me te vogla dhe familje secila me vete, e para gjithnje me prone te perbashket,e dyta me prone private,e keshtu me rradhe kohe mbas kohe. Ne te dy rastet, rituali i dasmes dhe ai mortor shquheshin si dy ligjesi te ndryshme te jetes se njeriut.

Persa i perket prejardhjes se dasmes, mendojme se kjo lidhet me kalimin e marteses me cifte relativisht te perkohshme, si shkalle e fundit e zhvillimit te shoqerise ametare, ne martesen monogamike ne qytetesi.

“Ritet e mira tė martesės, qė i kemi humbur”

Opinioni i sociologeve:
Shumė kohė mė parė nė dasmat shqiptare nė vend tė parave jepeshin dhurata. Tek-tuk ka rikthim tė kėsaj tradite edhe nė ndonjė dasmė shqiptare qytetare. Por nė mė tė shumtat e rasteve doroviten para. Ndėrkohė qė tradita tė tjera negative janė nė rikthim, janė harruar fare tradita tė mira si ajo e sponsorizimit tė pajės. Ja ēfarė shpjegon rreth kėtyre ndryshimeve nė ritet e dasmave, sociologu Zyhdi Dervishi: “Gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit ka patur shumė ndryshime nė ritin e dasmės, fejesės dhe martesės. Kjo shpesh ka ndodhur pėr arsye tė difuzimit kulturor nga vendet fqinje. Pėr shembull ėshtė shtuar pėrdorimi i pijeve tė tjera qė pak pėrdoreshin nė dasmat tradicionale ku dominonte rakia. Tani pėrdoret shumė vera dhe birra. Kėto prirje kanė lidhje me emigracionin. Pėr shembull nė dasmat e tė emigruarve nė Itali shpesh shokėt e dhėndrit qėllojnė njėri-tjetrin me tortė, por sidomos dhėndrin. Kjo si shenjė e jetės sė lumtur por me ndikim nga kultura italiane. Nga ana tjetėr ėshtė thyer zakoni pėr mosvajtjen e dhėndrit vetė pėr tė marrė nusen (prej kohėsh) dhe tani dhėndri shkon ta marrė nusen madje si shofer. Kėto janė disa shembuj periferikė tė ndryshimeve qė kanė ndodhur nė ritet e dasmave. Njė ndryshim i rėndėsishėm ėshtė ai i shtimit tė diferencės nė moshė mes dhėndrit dhe nuses, edhe kjo e lidhur me emigracionin. Nė njė farė mėnyre nė kėtė rast kemi tė bėjmė me rikthim tek tradita shqiptare, ku kishte diferencė tė konsiderueshme ndėrmjet burrit dhe gruas nė moshė.

Sot kjo diferencė sipas statistikave shkon deri nė 2 vjet mė shumė se paraadhėsja, pra nė 6-7 vjet ndėrmjet burrit dhe gruas. Ky fenomen ndodh sepse emigrantėve shpesh u shkon mosha duke punuar jashtė. Njė rikthim tjetėr ėshtė fakti qė njė pjesė e emigrantėve marrin gra tė pashkolluara. Ėshtė njė rikthim negativ, sepse kėto gra po e humbin nė kėtė mėnyrė pavarėsinė ekonomike dhe njėkohėsisht pushteti ekonomik i burrit ėshtė rritur shumė. Por veē traditave jopozitive tė sė shkuarės ka tradita tė mira, tek tė cilat ia vlen tė kthehesh. Nuk ėshtė nė traditėn e shqiptarėve komercializimi i dasmės. Si rregull nuk ēohej para nė shtėpinė e atyre qė martoheshin, por dhurata si pėr shembull dashi ose diēka simbolike si sheqer, etj.

Sipas mendimit tim, mė mirė tė bėhen dhurata simbolike sesa tė detyrosh nė njė farė mėnyre tė ftuarit e tu tė dorovisin para, edhe kur janė tė varfėr. Komercializimi i dasmave ėshtė bėrė njė gjė vulgare. Njė rit tjetėr interesant por edhe human i traditės shqiptare ėshtė ai i “sponsorizimit” siē do tė shpreheshim sot, i pajės sė nuses sė varfėr nga familjet e pasura. Ka qenė njė traditė e Shqipėrisė sė Mesme, e cila pėr fat tė keq, ėshtė zhdukur thuajse krejtėsisht. Sigurisht ideja klasike e pajės nuk mund tė aplikohet mė, por nė vend tė saj “sponsorizimi” mund tė ishte pėr diēka tjetėr tė dobishme pėr ēiftin e tė sapomartuarve”.

Rite
Paja e nuses
Njė institut i rėndėsishėm i sė drejtės zakonore familjare, i njohur qė nga kohėt mė tė lashtė ka qenė paja e nuses. Nė fshatrat shqiptare ku sundonte varfėria, paja ishte e kufizuar kryesisht me punime dore prej leshi (ēorape e veshmbathje tjetėr) qė merrte me vete nusja. Sipas librit “E drejta zakonore e Labėrisė” paja pėrbėhej nga sendet vetjake tė nuses, prandaj ato ishin pasuri vetjake e saj. Nė Shqipėrinė e Veriut, paja e nusės pėrfshinte edhe prikėn. Nė Labėri paja pėrgatitej nga shtėpia e burrit. Babai i dhėndrit sė bashku me babanė e nuses shkonin nė pazar dhe i blinin rrobat e nuses qė nga kėpucėt (zakonisht 2-3 palė) e deri tek shamia e kokės. Kjo normė e pashkruar e sė drejtės zakonore ka vepruar kudo nė Shqipėri e nė Kosovė.

Krushqit e armatosur
Gojėdhėna popullore e fshatrave tė Labėrisė tregon se format e martesės tė njohura nga e drejta zakonore familjare kanė qenė martesa me kurorė, martesa me shpėrblim dhe martesa me rrėmbim, kurse martesa me provė nuk njihej. Edhe nė Kanunin e Skėnderbeut nuk njihej martesa me provė. Martesa me rrėmbim, njė nga format mė tė lashta e mė tė pėrhapura kudo, praktikohej nė Labėri ashtu si edhe nė Malėsinė e Veriut e nė zona tė tjera malore tė vendit. Martesat me rrėmbim nuk kanė qenė dukuri shqiptare, por kanė ekzistuar qė nga kohėt mė tė lashta dhe janė praktikuar nė Greqinė e vjetėr, Romėn e lashtė, etj. Pėr martesėn me rrėmbim dėshmon veē tė tjerash edhe dėrgimi i krushqve tė armatosur pėr tė marrė nusen.
 




____________
A mixture of Mjalt & Limon

Image

Asnje nuk vdes i virgjer, jeta na e fut te gjithve!
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Rreth prejardhjes se dasmes Shqiptare 
 
Shume keq qe nuset nuk marrin me paje me vete  Mr. Green
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Online Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!