Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Paskal Milo: Idhulli Im Ėshtė Ismail Kadare 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Paskal Milo: Idhulli Im Ėshtė Ismail Kadare 
 
E mbuloja kokėn me ēarēaf dhe lexoja pėr tė mos mė parė prindėrit, pasi me kishin thėnė se kisha probleme me sytė". Paskal Milo tregon pėr "hilet" e tij nė fėmijėri qė bėnte pėr tė lexuar librat qė babai i tij, i cili punonte si shpėrndarės i tij, i sillte nė shtėpi. Drejtuesi i Partisė Demokracia Sociale, njė nga figurat mė tė konsoliduara tė vendit, flet pėr marrėdhėnien e tij me librin. Ai tregon momentet kur ka qarė pėrpara njė romani, por edhe kur ėshtė lumturuar, pasi personazhet kryesorė kanė dalė tė fituar.  Njė nga autorėt e tij mė tė dashur tė letrave shqiptare ėshtė Ismail Kadare, sidomos me romanin "Gjeneral i ushtrisė sė vdekur". Profesor Milo tregon gjithēka pėr librin nė rubrikėn "Biblioteka e politikanit".

Kur janė kontaktet e tuaja tė para me librin dhe fillimet tuaja si lexues i tij?
Dashuria ime me librin ėshtė njė histori shumė e vjetėr, e lidhur gati-gati me vetė nismėn e jetės sime. Po tė kemi parasysh qė kontakti me librin para moshės shkollore ka qenė figurativ, i bollshėm pėr mua, si djali i njė mėsuesi. Im atė kishte njė dashuri tė veēantė pėr letėrsinė dhe nė pėrgjithėsi pėr shkencat qė quhen sociale. Ishte njė njeri i pasionuar pas leximit edhe nė gjuhė tė huaja. Ka qenė dhe mbetet njė model pėr mua dhe nė kėtė moshė, pėr nga pėrkushtimi qė kishte ndaj tė lexuarit. Fati im me librin, kryesisht me atė jo shkollor, ka qenė se pata njė prind qė mė nxiste nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme tė mė lidhte sa mė ngushtė me tė. Mė kujtohet qė romani i parė, flasim kėtu e gati 50 vjet mė parė, ka qenė "Edhe i vetėm trim nė luftė". Kur e pashė para disa kohėsh tė ribotuar e mora dhe e rilexova pas gati gjysmėshekulli. Thjesht pėr nostalgji, si libri i parė me tė cilin unė kam hyrė nė botėn e madhe tė letrave. Pas kėsaj vjen njė nxitje dhe njė pėrkushtim pėr tė lexuar veprat e mėdha klasike, ndonėse kisha njė moshė tė njomė dhjetėvjeēare. Kur kam lexuar veprat e mėdha tė Leon Tolstoit, "Lufta dhe Paqja", "Ana Karenina". Apo veprat e Gorkit dhe tė shkrimtarėve tė mėdhenj tė kohės, tė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe. Pėr fatin tim tė mirė, nė atė kohė nuk ka qenė e lehtė tė siguroje libra, por pozicioni i prindėrit tim nė Vlorė, nė seksionin e arsimit, qė merrej me shpėrndarjen e librit pėr shkollat e qytetit, mė jepte mundėsinė qė librat t'i kisha me bollėk dhe tė pėrzgjidhja. Tė lexuarit mė ka dhėnė njė kėnaqėsi tė jashtėzakonshme nė atė kohė, do tė thosha tepėr emocionale, qė i pėrjetoja si fėmijė dhe si i ri nė mėnyrė shumė tė hapur. Nga ana tjetėr, dashuria e madhe pėr librin mė bėnte qė tė kujdesesha shumė pak pėr "higjienėn" e leximit, qė solli pėr rrjedhojė dhe dėmtimin syve. Lexoja pa masė dhe nė ēdo kohė qė gjendesha i lirė jashtė detyrimeve shkollore, aq sa fillova tė lexoja fshehurazi dhe natėn, nėn ēarēaf, sepse prindėrit e mi filluan tė mė pengonin tė lexoja kaq shumė, pėr shkak tė rrezikut, qė e merrnin nė konsideratė, tė prishjes sė syve. Kam vazhduar pėr njė kohė tė gjatė nė mėnyrė "kalandestine" duke lexuar romane dhe libra pafund, duke ndjekur fabulėn e tyre poshtė batanijes. Kjo solli qė nė vitin 1963, kur isha veē 14 vjeē, tė detyrohesha tė mbaja syze, qė nuk ka qenė e lehtė pėr kohėn nė njė ambient disi konservator dhe jo me kulturėn e nevojshme qė ka sot shoqėria. Kam qenė i pasionuar pas letėrsisė e historisė dhe dy profesorėt e mi mė tė dashur kanė qenė pikėrisht ata qė mė jepnin kėto lėndė. Raportet nė fillim midis kėtyre dy zhanreve ishin pothuajse tė njėjta, por mė vonė filloi tė marrė pėrparėsi nė interesat e mia, libri historik, dhe kjo veēanėrisht pasi mbarova shkollėn e mesme "Ali Demi" nė qytetin e Vlorės dhe erdha pėr studime nė degėn e Historisė nė Tiranė. Nė kėto momente shoqėria ime me leximin u bė mė intensive, mė e kualifikuar dhe mė profesionale tashmė. Qė kur u bėra student, nė vitin e parė deri kur u futa nė politikė, nė vitin 1991, vendi im ka qenė Biblioteka Kombėtare e Tiranės, ajo ka qenė shtėpia ime e dytė, ku kaloja pjesėn mė tė madhe tė kohės. Mė kėtė regjim kam vazhduar gjatė gjithė kohės. Tani me shumė mall e shikoj nga larg atė godinė, sepse angazhimet tona janė tė tjera dhe pjesėn e lirė tė kohės qė na mbetet, pasdite vonė dhe darka, kemi kabinetet tona tė studimit nė shtėpi.

Me kalimin viteve ka ndryshuar shija juaj pėr leximin?
Patjetėr qė ka njė kalim cilėsor nga leximi i viteve tė para me atė tė sotmin, ėshtė nė mes pjekuria ime si lexues, si intelektual, si profesionist. Nuk mund tė kuptohet qė njė fėmijė nė moshėn 10-vjeēare tė kuptojė gjithė fabulėn e librit "Lufta dhe Paqja". Nuk ka libėr tė klasikėve tė mėdhenj qė unė nuk i kam lexuar nga dy apo tri herė. Letėrsia mbetet zhanri mė i pėlqyer pėr t'u argėtuar dhe kaluar kohėn e lirė. Pėr mua tani ka marrė pėrparėsi tė madhe leximi i biografive historike, politike, i kujtimeve, ka marrė pėrparėsi gjithashtu dhe libri dokumentar, qė lidhen gjithashtu me profesionin e historianit. Pėrpos librit shkencor, i cili ėshtė i pandashėm nga tavolina e punės, ku unė ēdo darkė shkruaj nė pėrputhje me objektivat e mia shkencore.

Sa libra numėroni nė bibliotekėn tuaj?
Unė kam trashėguar shumė libra, sigurisht dhe hapėsirat janė tė pamjaftueshme pėr t'i mbajtur nė shtėpi. Shpesh dhuroj libra, kolegėve dhe tė afėrmeve tė mi, kam njė pjesė tė librave edhe nė shtėpinė time tė pushimit nė fshat, nė Palas tė Himarės, ku shkoj pėr pushimet verore, njė pjesė tė mirė tė tyre i kam atje. Ėshtė e vėshtirė tė flas pėr tituj, por nė qoftė se do tė flisnim pėr njė shifėr, patjetėr qė do t'i kem 1500 libra.

Besoj se nė bibliotekėn tuaj gjenden libra me autografe, cili ėshtė libri me autografin mė tė veēantė nė etazherėt tuaj?
Kam patjetėr libra me autografe tė veēanta, mund t'ju them qė kam librin nga Richard Hollburg, tė shkruar pėr Ballkanin, kam librin komandantit tė parė tė forcave tė KFOR-it nė kujtimet e tij nė Kosovė. Gjithashtu kam dhe librin e gruas tė Andrea Papandreut qė ma ka dėrguar me autografin e saj. Ashtu sikurse kam dhe penė me autograf, si nga Madlen Olbrait.

Po libri mė i shtrenjtė qė keni blerė, e kam fjalėn nė vlerė monetare?
Asnjėherė nuk kam nguruar ta blej librin, nuk jam tėrhequr para ēmimit. Kur shkoj jashtė blej shumė libra pėr profesionin tim, pėr politikėn, mendimin filozofik botėror dhe blej edhe libra pėr verėrat. Jam i pasionuar i tyre dhe njė koleksionist i mirė.

N.q.s njė ditė biblioteka juaj do tė merrte flakė, pėr cilat nga librat do t'ju vinte keq mė shumė?
Do ishte njė tronditje e pashpjegueshme, shpresoj qė kjo nuk do tė ndodhė, sepse jo vetėm qė ēdo libėr ka kujtime dhe unė i kam pėrjetuar me emocione, por njėkohėsisht njė pjesė e jetės sime ėshtė e depozituar nė faqet e kėtyre librave. Ka nga ata qė mė kanė dhuruar emocione tė mėdha rinore.

Ju ka ndodhur tė qani me ndonjėrin prej tyre?
Shumė herė, gjė e zakonshme aq sa nėna ime kur mė shikonte qė qaja duke lexuar, ajo vinte mė pėrkėdhelte dhe pėrpiqej tė mė qetėsonte duke menduar se dikush mė kishte fyer, por kur unė i tregoja fabulėn dhe ajo mė dėgjonte me shumė vėmendje. Kanė qenė skena tė paharrueshme, qė unė i kujtoj me nostalgji. Pėrjetimi i librave nuk ka qenė vetėm nė sferėn e zakonshme tė keqardhjes pėr heroin e humbur, por librat i kam pėrjetuar dhe nė anėn emocionale tė dramave njerėzore. Pėr shembull kam pėrjetuar edhe dashuritė e humbura nė libėr njėlloj sikur i jetoja vetė. Kam jetuar me dramėn e personazhit, nė tė gjithė procesin. Jam lumturuar kur personazhi letrar i ka mbijetuar sfidave dhe jam trishtuar kur ai i ka humbur ato. Nė letėrsinė shqiptare kam pėrjetuar me shumė kėnaqėsi dhe emocione romanet e Kadaresė, si "Gjenerali i ushtrisė se vdekur". Mė ka pėlqyer shumė "Prill i thyer" dhe nga pikėpamja e historianit dhe e gazetarit, se nė atė kohė kur ka bėrė botimin e parė unė isha gazetar. Disa vepra tė Dritėro Agollit dhe mbi tė gjitha "Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo", qė pėr mua mbetet njė nga veprat mė tė mira tė Agollit, apo dhe vepra tė tjera tė autorėve shqiptarė, siē janė pėr mua, Xhevahir Spahiu, Fatos Arapi etj.

Cili ėshtė mendimi juaj pėr figurėn Ismail Kadaresė?
Unė kam dashuruar Kadarenė si shkrimtar qė nė fėmijėrinė time deri vonė dhe tani ruaj respekt shumė tė madh pėr tė si shkrimtar. Polemika ime me tė nuk ka pasur tė bėjė me veprėn e tij letrare tė admirueshme, po ka pasur tė bėjė pėr njė ēėshtje qė unė mendoj qė ishte jashtė kompetencave tė tij pėr ta trajtuar dhe pėr tė bėrė vlerėsime. Ai mė tepėr ra viktimė keqinformimeve dhe e vėshtrimit tė situatave politike nė vend nga njė distancė qė jo gjithnjė tė bėn tė reflektosh drejt. Unė e kam harruar tashmė atė debat, pėr mua ishte njė episod dhe asgjė mė shumė.

Ju tani ruani marrėdhėnie tė mira me Kadarenė?
Unė nuk kam pasur marrėdhėnie me Kadarenė pėr hir tė sė vėrtetės, nuk kam qenė nė rrethin e njerėzve tė tij tė njohur, jo pėr ndonjė arsye tė veēantė, sepse interesat tona kanė qenė tė ndryshme. Vendet e punės, shijet, kjo ėshtė mė se normale, tė vetmet takime qė kam pasur, kanė qenė sporadike nė Paris. Por jo takime tė veēanta, nuk e kemi pasur kėtė lloj marrėdhėnieje.

Jashtė njė person ka njė bibliotekė dhe mė pas bėhet ministėr, ndėrsa kėtu te ne ndodh qė bėhet ministėr dhe, mė pas, i bie ndėrmend tė ndėrtojė njė bibliotekė. Ēfarė mendimi keni pėr kėtė?
Libri nė shtėpi pėr njė njeri intelektual nuk ėshtė stoli vitrine. Libri ėshtė ushqim shpirtėror. Ai tė qetėson shpirtin, tė edukon mė shumė seē mund tė edukojė njė sistem i tėrė shkollor. Pra tė formon karakterin. Do tė thosha qė ministėr mund tė tė bėjė partia, mund tė tė bėjė rastėsia, por njeri tė kulturuar dhe tė pasuruar nga pikėpamja shpirtėrore, jo.

Kujt do t'ia lini trashėgim bibliotekėn tuaj?
Kam dy vajza dhe njė djalė qė i pėrkasin fushave sociale, qė janė tė interesuar pėr jurisprudencė, diplomaci dhe histori, janė lexues tė pasionuar dhe tė letėrsisė. Dhe ata do tė jenė trashėgues tė bibliotekės sime. Me vjen keq qė kam filluar tė ndihem ngushtė me hapėsirėn pėr tė vendosur librin.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!