... janė biznese shqiptare, krerė institucionesh shqiptare, si dhe zyrtarėt dhe familjarėt e krerėve tė shtetit. Pėrgjimi, qė ka mė shumė se katėr muaj qė qarkullon nė tavolina tė ngushta, qė u pėrfol gjatė nė mbledhjen e djeshme tė Kuvendit pėr tragjedinė e Gėrdecit, ėshtė e kobshme. Eshtė e njėjta bisedė pėr tė cilėn njė gazetar amerikan po bėn njė shkrim lidhur me trafikun e armėve. Gazeta, pas pėrfoljes sė djeshme, investigoi dhe arriti ta siguronte, ēuditėrisht, shumė lehtė transkriptimin e saj. Sot po botojmė tė plotė tė gjithė pėrgjimin e siguruar, nė tė cilin pėrfshihen firma amerikane tė tenderuara nga departamenti i shtetit, zyrtarė tė lartė tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe dy biznesmenė shqiptarė.
Biseda ėshtė pėrgjuar me njė telefon NOKIA nga Kosta Trebicka, biznesmen shqiptar, pronar i firmės Xhoi nė Tiranė. Nė tė flasin Trebicka dhe Efraim Diveroli, President i kompanisė AEY, Inc me qendėr nė Miami. Biseda fokusohet rreth njė tenderi pėr shitjen e fishekėve nė Afganistan, nga kompania amerikane e kontraktuar nga Departamenti i Shtetit. Geri Kokalari, njė figurė e njohur e komunitetit shqiptaro-amerikan,i ka dėrguar njė shkresė ish-kryeprokurorit Sollaku dhe kryeprokurores sė re Ina Rama. Nė kėtė letėr ai tregon tė gjithė detajet e aferės sė armėve dhe pėrgjimit tė bėrė nė Tiranė. Sipas Kokalarit, AEY Inc, kompani e bazuar nė Miami, qė merret me biznesin e metalit dhe riciklimit tė tij, fitoi njė kontratė 300 milionė dollarė me qeverinė amerikane pėr tė furnizuar me armė ushtrinė afgane. (Kontrata mund tė shikohet nė internet nė linkun
(http://www.defenseindustrydaily.com/298m-to-aey-for-ammo-in-afghanistan-03152/). Duke qenė se ushtria afgane pėrdor armė tė prodhuara nga Rusia, atėherė firma amerikane duhet tė siguronte armatim tė kėtij lloji. Ky armatim, nė shumicėn e rasteve prodhim rus dhe kinez, gjendej me shumicė nė vendet e Lindjes dhe nė Shqipėri. Amerikanėt janė pėrpjekur tė shmangin Rusinė nga blerja e municioneve. Pėr kėtė arsye, firma amerikane me pronar Efraim Diveroli, kontakton me MEICO, agjencinė e eksport-import tė armėve nė Ministrinė e Mbrojtjes sė Shqipėrisė pėr tė siguruar municionin. Nė letrėn e tij, Kokalari shkruan: Sipas biznesmenit shqiptar Kosta Trebicka, pwrfaqwsuesi i AEY pasi kontaktoi me Ylli Pinarin, drejtorin e MEICO-s, u informua qė municionet duhet tė blihen nga agjenti i Meico-s, Edvin, njė kompani qipriote, qė me ēdi unė ėshtė nė pronėsi tė njė biznesmeni zviceran, tė cilin z. Trebicka e ka identifikuar si z. Henri Tomei. Roli i firmės Edvin nga Qipro ishte vetėm qė tė faturonte AEY dhe pastaj tė paguante Meico-n pėr municionet. Pra, njė hallkė mes MEICO dhe AEY, pėr transaksionet financiare. Sidoqoftė deri kėtu duket gjithēka nė rregull. Por, firmės amerikane i doli njė problem me ambalazhin e fishekėve. Sipas Kokalarit, duke qenė se ambalazhimi ishte nė gjuhėn kineze dhe shumė i rėndė (gjė qė do tė shtonte shumė koston e transportit nė Afganistan), AEY kontraktoi me njė kompani qė tė bėnte riambalazhimin. Pėr kėtė arsye, AEY bėri njė kontratė me Xhoi SHPK, firmė qė ėshtė pronė e Kosta Trebickės. Kėtu fillon edhe zbulimi i aferės sė madhe. Duke qenė nėnkontraktor i amerikanėve, Trebicka kishte mundėsi tė shikonte edhe transaksionet bankare tė tė gjitha blerjeve. Sipas Kokalarit: Pasi Xhoi filloi punė me kėtė projekt, Trebicka mėsoi nga faturat qė ai merrte te Banka Amerikane e Shqipėrisė, municioni po blihej nga Edvini pėr 22 dollarė pėr 1000 fishekė dhe pastaj i shitet AEY pėr 40 dollarė pėr 1000 fishekė. E thėnė mė thjeshtė, kompania nga Qipro, qė MEICO e pėrdori si lidhėse me kompaninė amerikane, i blinte nga Shqipėria fishekėt me njė ēmim 22 dollarė dhe ia shiste amerikanėve me njė ēmim 40 dollarė. Nė kėtė mėnyrė, duket e habitshme pėrse MEICO pėrdor njė firmė tė tretė nė kontratėn mes saj dhe amerikanėve, duke shtuar, ose mė saktė duke humbur vetė 18 dollarė pėr ēdo 1000 fishekė. Zbulimi i kėsaj duket se fillon edhe ēarjen e madhe mes kontraktorėve. Trebicka thotė qė Diveroli protestoi te Pinari pėr ndėrmjetėsimin e detyruar tė Edvinit nė transaksion dhe pėr ēmimin e fryrė si dhe kėrkoi njė takim me ministrin Meidiu. Sipas Trebickės, kėrkesa e Diverolit u hodh poshtė. Mė vonė Diverolin, e ēuan nė njė takim me Pinarin, Mihal Delijorgjin dhe njė burrė tjetėr tė paidentifikuar, dhe nė kėtė takim iu sugjerua qė nėse Diveroli nuk do tė bashkėpunonte me Edvinin, kontrata e tij ishte nė rrezik. Mė vonė, mbase nė njė pėrpjekje pėr ta frikėsuar, Trebicka mė tha qė, Pinari i tha Trebickės qė ai duhet ta mbante gojėn e mbyllur, sepse njeriu i tretė i paidentifikuar ishte Shkėlzen Berisha, djali i kryeministrit Sali Berisha, thekson nė letrėn e tij Kokalari. Nė bisedėn e mėposhtme, Ylli Pinari pėrpiqet tė shmangė Trebickėn nga puna e tij me ambalazhimin e municioneve. Kėtė punė, sipas letrės sė Kokalarit, Pinari pėrpiqet ta kalojė nė duart e Delijorgjit. Kjo ka qenė arsyeja qė Trebicka ka incizuar bisedėn e tij me Diverolin. E gjithė afera ėshtė nė rritjen e ēmimit. Pra, MEICO, e cila ishte kontaktuar nga firma amerikane AEY, Inc, nuk pranon ti shesė vetė fishekėt, por fut nė mes njė tjetėr hallkė, qė ėshtė firma qipriote, e cila fitonte gati 100 pėr qind tė ēmimit vetėm si ndėrmjetėse. Kėtu dyshimi i amerikanėve dhe tentativa e tyre pėr tė negociuar ēmimin, siē del nė bisedė, kėrcėnohet deri nė prishjen e kontratės. Bėhet fjalė pėr furnizimin e trupave afgane me kontratė tė shtetit amerikan. Nga ana tjetėr, Pinari, duke kuptuar qė Trebicka kishte zbuluar aferėn e rritjes artificiale tė ēmimit, pėrdor kompaninė e Delijogjit si kėrcėnim pėr heqjen e tij nga tenderi. Trebicka, pėr tė gjetur njė pikė mbėshtetje, pėrgjon bisedėn mes tij dhe presidentit tė kompanisė amerikane, si njė mundėsi pėr tė mos u pėrzėnė nga Ylli Pinari. Nė pėrgjim pėrfshihen edhe emri i djalit tė Kryeministrit, Shkėlzen Berisha, si garant pėr tė gjithė aferėn si dhe komentohet rėndė si mafioz drejtori i Meico, Pinari.
teksti i pergjimit
Kjo bisedė ėshtė regjistruar nė Shqipėri nga Kosta Trebicka me njė celular Nokia.
Emrat e pėrmendur
Efraim Diveroli
President i kompanisė AEY, Inc me qendėr nė Miami.
Kosta Trebicka
Biznesmen shqiptar, pronar i firmės Xhoi.
Ylli Pinari
Drejtori i Meico, agjencia e eksportimit tė armėve nė Ministrinė e Mbrojtjes sė Shqipėrisė.
Henri Tomei
Me nėnshtetėsi zvicerane, pronar i firmės Evdin me qendėr nė Qipro.
Mihal Delijorgji
Biznesmen shqiptar.
Sali Berisha
Kryeministri i Shqipėrisė.
Shkėlzen Berisha
I biri i Sali Berishės.
Pėrgjimi 1
Trebicka: Ēfarė po ndodh me mikun tėnd Pinari?
Diveroli: Nuk e di, ti mė trego, a e bėre marrėveshjen me tė pėr kutitė?
Trebicka: Nuk dua tė bėj marrėveshje me tė, ti e di se ai ėshtė njė horr, ti vetė mė pate thėnė se ai ėshtė njė mafioz, apo jo?
Diveroli: Mendoj se po, ose ai ėshtė mafia ose mafia po e kontrollon atė. Ai ėshtė njė problem mė vete, por problemi kryesor ėshtė se unė nuk kam asnjė zgjedhje pėr tė bėrė. Mė duhet tė bėj njė marrėveshje me tė. Qeveria amerikane ėshtė nė pritje tė produkteve. Nuk mund tė marr asnjė vendim.
Pėrgjimi 2
Diveroli: Ēfarė po ndodh me kėtė gjėnė e rrezikshme kėtu.. (bisedė e padeshifrueshme pėr Pinarin...) OK, Kosta, kompania qė po bėn paketimin mund tė kėrkojė tė blejė materialin tėnd paketues. Mė duhet tė prish marrėveshjen.
Trebicka: Cila kompani ėshtė kjo, ėshtė akoma Delijorgji?
Diverolli: As nuk e kam idenė fare, po presim qė Pinari tė na japė detaje nė lidhje me kėtė kompani. Do tė bėj maksimumin qė kjo shitje tė realizohet...
Pėrgjimi 3
Diveroli: ...(Disa biseda pėr shėrbimet, qė ai ėshtė i supozuar tė bėjė pėr Diverolin). Jam treguar 100% i ndershėm me ty. Nuk ta hoqa unė kėtė punė. E kupton kėtė? Skam lidhje fare me kėtė ēėshtje. Edhe pse Pinari mė ka pyetur, madje mė ka bėrė presion, unė se kam mbėshtetur asnjėherė njė vendim tė tillė. Jam shumė i mėrzitur dhe shumė i shqetėsuar.
Trebicka: Ėshtė duke punuar ende me Henry Tomein?
Diveroli: Mendoj se ėshtė ende duke punuar Henri. Unė jam ende duke punuar me Henrin. Mė duhet tė punoj me Henrin. Unė po punoj me Henrin.
Pėrgjimi 4
Diveroli: Unė jam ndryshe nga Henri, nuk mund tė bėj shaka me mafien e Delijorgjin dhe me ato dreq njerėzish nga Shqipėria... Unė jam njė kompani amerikane, punoj pėr qeverinė, tė gjithė i kanė sytė nga unė. Pinari ka nevojė pėr njė tip si Henri nė kėtė mes, qė tė kujdeset pėr tė dhe pėr shokėt e tij, gjė qė nuk mė intereson aspak. Unė nuk dua tia di rreth kėtij biznesi, unė dua tia di pėr biznesin e ligjshėm. Kjo ėshtė ajo qė unė ndjej pėr kėtė situatė, kjo ėshtė ideja ime, ky ėshtė opinioni im.
Pėrgjimi 5
Disa biseda, diskutime rreth vizitės sė Xhorxh Bushit nė Shqipėri.
Trebicka: ... por unė mendoj se me Pinarin, shokėt e tij mafiozė, Delijorgjin dhe Henrin, do tė jetė e vėshtirė pėr ty qė tė vazhdosh pėrpara, pasi ata do tė tė krijojnė shumė probleme... Sipas gjasave unė do tė ftohem nė Uashington DC nga zyrtarė tė CIA-s dhe nga disa miq tė mi atje... Pas dy javėsh do tė vij nė Florida qė tė shtrėngoj duart me ty dhe tė diskutoj pėr marrėveshjet e tė ardhmes.
Diveroli: Mė pėlqen kjo, le ta bėjmė.
Pėrgjimi 6
Diveroli: Aktualisht, kam njė marrėveshje mjaft tė mirė nė Serbi dhe kam nevojė pėr financim.... Kosta, Kosta, mbase kam njė ide ... qė ti mund tė mbarosh sė paketuari, pėr shembull, dy milionė e gjysmat qė mė ke borxh... Pinari dhe Delijorgji do tė vėnė re se tashmė operacioni yt ėshtė duke ecur mirė dhe mendoj se ata nuk do tė duan ta prishin marrėveshjen, kėshtu qė do ta blejnė materialin nga ty. Ata nuk kanė pse tė sillen vėrdallė dhe tė shkojnė deri nė Maqedoni pėr tė gjetur material. Mendoj, mbase kjo ėshtė njė ide e mirė. A mendon se Pinari do ta bėjė kėtė punė?
Pėrgjimi 7
Trebicka: Kam gjetur partnerė tė mirė dhe mendoj se mund ta vazhdoj punėn. Unė nuk di gjė pėr Pinarin, Delijorgjin dhe mafien e tij. Nėse ata duan ende tė punojnė me mua, unė nuk do tė flas. Do ta mbaj gojėn tė mbyllur. Do tė bėj ēfarėdo qė tė mė thuash.
Diveroli: E kuptoj... Vetėm se po tė them, unė tė mbroj ty dhe ti mė mbron mua nga kėto gjėra. Mė lėr tė flas me Pinarin, ai e di se duhet ta bėjė ai paketimin. Sepse ai ėshtė duke tė hequr nga pozicioni yt. Nėse ai nuk e bėn dot kėtė detyrė siē duhet, ai do tė jetė nė telashe tė mėdha, nga tė gjithė. Kėshtu qė mbase ai do tė nervozohet duke qenė se Delijorgji nuk e bėn dot kėtė punė, gjithsesi. Kjo ėshtė ēėshtja mė e mirė, kjo ėshtė ėndrra ime.
Pėrgjimi 8
Diveroli: Kėshtu qė na duhet ta realizojmė shitjen e kėtij materiali. Pastaj, tė paktėn unė nuk jam i ekspozuar dhe ti nuk je i ekspozuar, apo jo? Kėtė herė ėshtė opsioni A, apo opsioni B. Duhet tė hyjmė vetėm nė njėrėn derė, nuk jemi tė sigurt se cila ėshtė. Pse nuk shkon tia puthėsh bythėn edhe njė herė atij Pinarit, tani. Telefonoje, lutju, puthe, bėj ētė duash. Dėrgo njėrėn nga vajzat e tua qė ta q***. Ta bėjmė atė tė lumtur. Ndoshta ai do tė tė japė njė tjetėr mundėsi qė ta bėsh kėtė punė. Si thua? Mbase ai nuk ėshtė i organizuar, mbase do tė nervozohet - (duke folur si tė ishte Pinari). Ti e di, nėse nuk e marr kėtė punė, pastaj do ta humbas biznesin e municioneve. Mbase ne mund tė luajmė me atė qė ai ka frikė. Hajde Pinari, mė jep edhe njė shans tjetėr. Jepini atij para, futini diēka nė xhep... Dhe ai nuk do tė marrė shumė. Nėse merr $ 20.000 nga ty.
Pėrgjimi 9
Diveroli: Unė mund ta bėj njė gjė tė tillė. Mė thuaj nesėr se ēfarė do tė bėhet.... Ta ndajmė, do tė bėjmė planin A apo B? Unė do tė flas me Pinarin, ti do tė flasėsh me Pinarin dhe ne do tė marrim njė vendim. Pastaj do tė kalojmė te marrėveshja tjetėr.
Pėrgjimi 10
Diveroli: Mė shumė, mė shumė, kjo gjė ka shkuar shumė lart, deri te Kryeministri dhe djali i tij. Kjo ėshtė. Kjo mafia ėshtė shumė e fortė pėr mua. Nuk mund ta luftoj kėtė mafia. Ėshtė bėrė shumė e madhe. Kafshėt kanė dalė shumė jashtė kontrollit. Shumė lojtarė...
E vėrteta e pėrgjimit pėr trafikun e armėve
Kryeministri Sali Berisha ka folur dje pėr herė tė parė nė Parlament pėr njė pėrgjim ku pėrmendet emri i tij dhe i tė birit, Shkėlzenit, pėr trafik armėsh.
ADI SHKEMBI
Nė seancėn e djeshme, e cila ishte e planifikuar vetėm pėr tragjedinė e Gėrdecit, ka qenė deputeti i PS-sė, Kastriot Islami, i cili ka folur pėr njė shkrim qė do tė botohet nė gazetėn amerikane Nju Jork Times lidhur me implikimin e kreut tė qeverisė nė trafikun e armėve. Njė pėrgjim i tillė qarkullon prej disa javėsh nė qarqet e mediave dhe ishte planifikuar qė tė botohej nė gazetėn amerikanė tė mėrkurėn e kaluar. Por pas daljes nė skenė tė pėrfshirjes nė njė skandal seksual tė guvernatorit tė Nju Jorkut, ky shkrim pritet tė botohet kėtė tė diel.
Nė seancėn e djeshme kreu i qeverisė ka hedhur poshtė tė gjitha akuzat qė implikojnė atė dhe djalin e tij lidhur me trafikun e armėve nga Shqipėria nė Afganistan, pėrmes njė kompanie amerikane. Sipas Kryeministrit, njė gazetar amerikan erdhi nė Tiranė ku takoi ministrin e Mbrojtjes, tė cilit i bėri tė ditur se ėshtė duke hetuar njė aferė municionesh. Pėrpjekja e njė grupi tė erjonėve tė muajve tė fundit, tė cilėt sollėn njė gazetar pėr tė hetuar njė tregti armėsh, e bėrė nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipėrisė nė pėrputhje tė plotė me tė gjitha ligjet ndėrkombėtarė dhe kombėtare. Dhe ky gazetar me gjithė ndihmėn e erjonėve dhe disa tė tjerėve nuk arriti dot ta botojė artikullin, se ajo ėshtė totalisht njė aferė fund e krye transparente, theksoi kryeministri dje para deputetėve. Duke treguar tė gjithė kėtė histori, kreu i qeverisė tha se njė nėnkontraktor shqiptar (Kosta Trebicka) ka takuar djalin e tij, Shkėlzenin, tė cilit i ka thėnė se ky i fundit i ka prishur njė marrėveshje qė firma e Trebickės tė ishte nėnkontraktor i firmės amerikane. Nė korrik tė kėtij viti, njė person i quajtur Kosta Trebicka, takon djalin tim dhe i thotė ti mė ke penguar mua te njė kompani amerikane qė tė bashkėpunoj me tė. Im bir i thotė unė stė kam takuar ty kurrė. I thotė a mund ta sjellėsh pak atė qytetar amerikan tė ballafaqohet me mua kėtu. I thotė po ta sjell, ėshtė nė Tiranė. Trebicka nuk e sjell dot atė, thekson mė tej kreu i qeverisė. Duke u ndalur te pėrgjimi mes nėnktontraktorit shqiptar Trebicka dhe pėrfaqėsuesit tė kompanisė amerikane, kreu i qeverisė hedh dyshime se ky pėrgjim nuk ėshtė i vėrtetė, teksa shton se mafiozė shqiptarė kanė pėrdorur emrin e tij edhe nė kėtė rast. Sipas Berishės, kėta mafiozė kanė tentuar tė korruptojnė kreun e MEICO, Ylli Pinari, pėr tė cilėn, ai bėri tė ditur se i ka ēuar njė letėr edhe gazetės amerikane Nju Jork Times. Diveroli nuk gėnjeu, por jam i bindur qė njė nga kėta mafiozėt shqiptarė pėrdori emrin tim, siē e pėrdor rėndom dhe siē gjej ēdo muaj qė shkoj e paraqitet dhe thotė kam lidhje me kryeministrin. Ky ėshtė njė mashtrim. Ai qė fiton tender, ai merr dėnimin mbrapa. E sajoj Diveroli kėtė? Unė mė pak tendencė kam ta besoj se e sajoi, por ia ka thėnė njė nga kėta mafiozėt pėr tė shpėtuar dhe ndjekur rrugėn e vet. Ky ėshtė i gjithė historiku, ju ftoj tė merrni dosjen dhe tė kontrolloni se biseda mafiozėsh qė kėrkojnė tė korruptojnė Pinarin me njė tender apo me 25 mijė dollarė ato i dini ju, theksoi mė tej Berisha.
Shkėlzen Berisha: E vėrteta e akuzave ndaj meje
Shkėlzen Berisha, djali i kryeministrit ka reaguar dje me njė letėr publike ndaj akuzave pėr implikim nė njė aferė armėsh. Ja teksti i plotė i letrės:
Dje mė dt. 19/03/2007 nė dy tė pėrditshme ėshtė botuar njė letėr tė njė individi tė quajtur Gery Kokalari. Letra servir njė zinxhir thashethemesh qė kushdo mund ti tjerrė pėr kėdo dhe qė nuk mbėshteten nė asnjė lloj prove.Duke mos u zgjatur nė arsyet evidente qė shtyjnė farkėtimin e shpifjeve nė kėto ditė fatkeqėsie, dėshiroj tė informoj opinionin sa vijon:
Me pėrgjegjėsi tė plotė ligjore deklaroj:
1 - Ēdo pretendim apo aludim pėr pėrfshirjen time nė tregti tė ligjshme apo tė paligjshme armėsh ėshtė i pavėrtetė dhe pėrbėn shpifje.
2 Nuk kam takuar kurrė personin, tė cilit i referohet biseda (z. Diveroli) dhe nuk kam pasur asnjė lidhje me tė, me biznesin e tij, apo me nėnkontraktorėt e tij.
3 E gjithė dijenia ime pėr ēėshtjen nė fjalė konsiston nė kėtė episod: Gjatė verės (data nuk mė kujtohet), njė miku im mė kėrkoi tė prisja nė takim njė person tė quajtur Kosta Trebicka, pėr njė shqetėsim tė kėtij tė fundit.
Nė vijim, nė prani tė mikut tim, pėr herė tė parė dhe tė fundit, kam takuar z.Trebicka.
Duke mu prezantuar, z.Trebicka mė sqaroi se ishte pronar i njė kompanie shqiptare qė pretendonte tė nėnkontraktohej nga njė kompani amerikane, e cila kishte kontratė me Ministrinė e Mbrojtjes.
Z.Trebicka ngriti pretendimin se pėrfaqėsuesi i kompanisė amerikane i kish thėnė atij se unė i kisha kėrkuar kompanisė amerikane qė tė mos zgjidhte pėr nėnkontraktor z.Trebicka, por njė kompani tjetėr. Nė prani tė personit qė e shoqėronte, i thashė z.Trebicka se, njė gjė e tillė ishte e pavėrtetė; se unė kurrė nuk e kisha njohur shtetasin amerikan pėr tė cilin bėhej fjalė; dhe se kurrė nuk i kam sugjeruar atij ose ndonjė tjetri lidhjen ose jo tė kontratave nė njė sferė tė tillė aktiviteti.
I bindur se kjo ishte thjesht njė trillim, ose nė rastin mė tė mirė njė keqkuptim, i kėrkova z.Trebicka ballafaqim me shtetasin amerikan, tė cilit ai i referohej.
Z. Trebicka mė tha se, ishte i bindur qė bėhej fjalė pėr njė spekulim dhe u largua pa organizuar kurrė njė ballafaqim tė tillė. Kjo ishte hera e parė dhe e fundit qė unė kam takuar z. Trebicka. E gjithė kjo bisedė ėshtė bėrė nė prani tė personit, i cili mė kish kėrkuar njė takim pėr z.Trebicka.
4 - Vazhdoj tė mbetem i hapur dhe i gatshėm pėr ēdo ballafaqim me personin nė fjalė apo kėdo tjetėr qė ka pretendime tė ngjashme, pasi e konsideroj investigimin nė ēėshtje tė tilla si njė e drejtė legjitime e kujtdo.
Por mbetem gjithashtu i vendosur pėr tė marrė tė gjitha masat ligjore tė mundshme, pėr tė mos lejuar askėnd tė pėrlyejė pa prova e fakte emrin dhe reputacionin tim dhe tė familjes sime.
Nė kėtė kontekst inkurajoj shtypin ti shkojė deri nė fund hetimit tė kėsaj ēėshtjeje, por e ftoj tė largohet nga shpifjet dhe abuzimet e pabazuara nė fakte.
Me respekt
Shkėlzen Berisha
Berisha: Do flas nėse mė kėrkon prokurorja
Mendimet e mia lidhur me shpėrthimin nė Gėrdec do t'ia them Prokurorisė nėse do tė mė thėrrasė, ose nėse do tė ngrini komision hetimor.
ADI SHKEMBI
Kėshtu ka deklaruar dje nė Parlament, Kryeministri Berisha, nė seancėn e programuar vetėm pėr debatin e tragjedisė sė Gėrdecit. Kreu i qeverisė ka larguar tė gjitha pėrgjegjėsitė e tij nga pėrfshirja nė skandalin e ēmontimit tė municioneve, duke thėnė se ky nuk ėshtė nė tagrin e kryeministrit. Madje, pėr tė pėrforcuar kėtė deklaratė, kreu i qeverisė ėshtė shprehur se, "pėr herė tė parė nė jetėn time kam dėgjuar emrin Gėrdec mė 15 mars, pas orės 12:00 ditėn e katastrofės". Nė tė njėjtėn kohė, Berisha ka folur edhe pėr pėrfshirjen e burrit tė kunatės sė tij, qė nuk e kishte takuar asnjėherė, nė punimet pėr ēmontimin e armėve nė Gėrdec. "Kunata ime ka pasur njė problem familjar tė vetin me fėmijė tė sėmurė, me shumė halle. Ka pasur njė divorc para shumė vitesh, ka ndenjur nė Angli nė emigracion tetė vjet, ėshtė kthyer siē di unė nė shtator me njė bashkėshort, tė cilin pėr fat tė keq dhe unė ndjej keqardhje qė nuk e takova dot asnjėherė. Pėr fat tė keq, e kam pikėllim. Kjo ėshtė historia e njė njeriu qė ju ja nxirrni shofer tė atij qė do dalė se i kujt ėshtė dhe kush ėshtė, por qė shkoi pėr tė siguruar bukėn e gojės dhe mbeti si ata viktimat e tjera", theksoi Berisha nė Kuvend. Tė pyetur nga gazeta, mėsues tė shkollės "Hurry Fultz" thanė se Muhamet Hoxha ka qenė mėsues pranė kėsaj shkolle, por jetonte nė Gėrdec dhe punonte pranė kėsaj fabrike.
Hetimet
Por kreu i qeverisė nė seancėn e djeshme nė Parlament, nė replikat me tė gjithė deputetėt e opozitės ėshtė shprehur se edhe ai ka mendimet e tij lidhur me kėtė ēėshtje, por ėshtė zotuar tė mos flasė pėr shkak se po vazhdojnė hetimet. Nė tė njėjtėn kohė Berisha ka bėrė tė ditur se do tė jetė i gatshėm tė flasė pėr tė gjitha ato qė mendon nėse do tė thirret nga Ina Rama. "U garantoj se mė pengon hetimi, krijoni komision hetimor t'ua them tė gjitha. Prokurorisė do t'ia them tė gjitha po mė thirri. Unė kam mendime, mos mendoni ju se s'kam mendime unė", ka deklaruar kreu i qeverisė. Sipas tij, "kjo ėshtė e para fatkeqėsi qė ka nisur njė hetim tė fuqishėm, sepse nuk janė prokurorė tė kapur, politik, por ka njė prokurori e cila do tė zbardhė. Ju ftoj pėr ēdo gjė tė krijoni qė nga ky koment komision pėr tė bėrė ēdo hetim, pa asnjė lloj kufizimi. Kjo ėshtė ftesa ime. Prandaj jam rezervuar, pėr tė mos bėrė prokurorin". Nė tė njėjtėn kohė, kreu i qeverisė i ka kėrkuar Prokurores sė Pėrgjithshme qė tė hetojė nė tė gjitha drejtimet lidhur me kėtė ngjarje, duke thėnė se kjo ėshtė hera e parė qė po ndėrmerren kaq shpejt hetime pėr njė tragjedi. "Fatmirėsisht sot para ligjit janė vendosur pėrgjegjėsit kryesorė tė sipėrmarrjeve. Para ligjit janė vendosur persona qė nė tėrėsinė e tyre dinė ēdo gjė. E ftoj prokuroren tė hetojė nė ēdo drejtim dhe tė gjithė secili. E garantoj Prokurorinė, kjo ėshtė e para fatkeqėsi qė hetohet pėrnjėherė, ka pasur edhe tė tjera tė mėdha, por na dukeshin plebenj. Ata ishin shkodranė dhe nuk kishte peshė jeta e tyre. Kjo ėshtė e para fatkeqėsi qė ka nisur njė hetim tė fuqishėm, sepse nuk janė prokurorė tė kapur, politik, por ka njė prokurori, e cila do tė zbardhė", theksoi mė tej Berisha. Me gjithė kėrkesat e vazhdueshme tė pėrfaqėsuesve tė opozitės pėr tė dhėnė dorėheqjen, kreu i qeverisė e ka refuzuar sėrish njė gjė tė tillė. Nė replikat me kryetarin e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta, kreu i qeverisė ėshtė shprehur se, "merr zoti Meta kryesimin e komisionit hetimor dhe nis hetimin. Mė fakto shkaqet dhe unė plotėsisht do tė qėndroj. Por s'mund tė jap dorėheqjen pse kėrkon ti kundėrshtari im, pa asnjė argument".
Ruēi: Familjarėt e Berishės nė fabrikė
Deputeti socialist Gramoz Ruēi akuzoi dje Kryeministrin Berisha se familjarė tė tij kanė qenė tė lidhur ngushtė me fabrikėn e Gėrdecit. "Ju doni tė tregoni se jeni dorėjashtė nga kjo histori. Municioni merrej nga malet dhe depozitohet nė qendėr tė Republikės, ku rrezja e predhave qė depozitohej shkonte 40 km. Kur u ndėrprenė punimet nė fabrikė gjatė vizitės sė zotit Bush, edhe atėherė nuk e morėt vesh qė aty kishte fabrikė tė rrezikshme? Aktiviteti aty ishte i paligjshėm, kėtė e dėshmojnė punėtorėt. Ju duhet tė jepni pėrgjigje nėse djali juaj ka lidhje me pronarin e kėsaj firme? Sepse pėrtej oqeanit vijnė tė dhėna pėr njė implikim tė tij. Po baxhanaku juaj kishte mbetur pa punė qė tė punonte nė fabrikėn e vdekjes, apo ishte aty pėr tė numėruar kontejnerėt qė hynin e dilnin prej saj? Nuk mund tė shėrojė plagėt e kėsaj fatkeqėsie ai qė e bėn plagėn", tha Ruēi. Deputeti socialist tha nė Kuvend se opozita nuk e pėrdori politikisht tragjedinė e Gėrdecit. "Por nė kushtet kur qeverisja juaj edhe sot jep shfaqje tė shėmtuara shfajėsimi, se nuk di gjė apo nuk do largohet nga posti kryeministror, opozita nuk mund tė heshtė", tha Ruēi.
Mediu: Dorėzoj dhe imunitetin
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, deklaroi se ėshtė gati tė heqė dorė nga imuniteti i tij si deputet dhe tė jetė gatshėm pėr tė kontribuar nė zbardhjen e kėsaj ngjarje tragjike. "E vėrteta pėr kėtė ngjarje nuk mund tė fshihet, as tė deformohet. Nuk mund tė jem as unė e as ndonjė tjetėr qė do tė ketė verdiktin e sė vėrtetės, por vetėm drejtėsia do tė jetė ajo qė do tė vendosė. Kam deklaruar se jo vetėm do tė mbėshtes hetimin, por qė nė kėtė moment do ta konsideroj veten pa asnjė lloj imuniteti. Nga dėshira e plotė pėr tė hetuar kėtė ngjarje si pasojė e pėrgjegjėsive tė mia si funksionar publik", deklaroi Mediu. Kreu i PR-sė ka nisur fjalėn e tij, duke kėrkuar ndjesė dhe duke shprehur solidaritetin pėr ngjarjen e ndodhur.
Meta: Berisha premtoi internetin, por solli Sali Qametin
Kreu i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta, i kėrkoi Kryeministrit Sali Berisha tė japė dorėheqjen nga posti qė mban, duke e cilėsuar si pėrgjegjėsin kryesor tė tragjedisė sė ndodhur mė 15 mars tė kėtij viti nė Gėrdec. "Sali Berisha premtoi Shqipėrinė nė moshėn e internetit dhe na riktheu Shqipėrinė e Sali Qametit, sepse fėmijėt atje u sakatuan dhe u vranė duke punuar me predha nė dorė dhe nuk i pamė duke luajtur nė internet", deklaroi Meta. Nė diskutimin e tij, Meta fajėsoi shefin e qeverisė pėr mos marrje masash qė nevojiten pėr shmangien e kėsaj tragjedie. "Nuk e kemi ngritur gishtin ndaj tij qė ditėn e parė, sepse vėmendja e parė ishte ndaj njerėzve nė fatkeqėsi dhe te menaxhimi sa mė i mirė i kėsaj tragjedie. Por, edhe pėrmbajtja jonė u keqpėrdor nga kryefajtori pėr tė minimizuar tragjedinė dhe pėr tė fshehur tė vėrtetat. Edhe sot pas kaq ditėsh askush nuk jep dot njė bilanc pėrfundimtar tė viktimave, tė tė humburve dhe tė shkatėrrimeve qė kanė ndodhur me kėtė tragjedi. Si asnjėherė tjetėr qeveria ėshtė pėrgjegjėse e drejtpėrdrejtė pėr kėtė keqmenaxhim tė situatės", theksoi Meta. Lideri i LSI-sė tha mė pas se, "kryeministri kėrkon alternativė dhe ne ia kemi dhėnė qė nė fillim. T'i kėrkohet ndihma urgjente OKB-sė dhe BE-sė, pėr tė kompensuar tė gjithė dėmet materiale, tė cilat nuk janė 6 miliardė lekė tė reja, por tė cilat janė me qindra milionė euro". Ai hodhi poshtė idenė sė kjo ėshtė vepėr e agjenturave tė huaja pėr tragjedinė e Gėrdecit. "Unė kam frikė se agjenturat i kemi nė krye tė Qeverisė, sepse unė jam i bindur qė njė Kryeministėr si Sali Berisha, i cili tė gjithė e dinė qė edhe njė pastruese qė ėshtė nė opozitė me PD nė njė institucion tė caktuar e largon nga puna. Si mos e dinte qė kishte njė fabrikė tė tillė ēmontimi predhash dhe armėsh nė mes tė metropolit Tiranė-Durrės. Por kėshtu ėshtė mė se e qartė qė ngjarje tė tilla, jo vetėm qė nuk kanė sjellė reflektimin e tij, se i ka tė pėrsėritura, por pėrkundrazi. Na tha nė fillim se gabimi duhet tė ishte njerėzor. Por kujt do t'ia kėrkojmė kėtė gabim ne?! Atyre qė u vranė, atyre qė humbėn jetėn, atyre grave dhe fėmijėve qė kemi parė kėto ditė nė televizion duke mbajtur predha nėpėr duar pėr tė ēuar dy lekė mė shumė nė shtėpitė e tyre?!", theksoi Meta.
Mė pas kreu i LSI-sė bėri tė ditur se pse Berisha duhet tė japė dorėheqjen. "Njėkohėsisht unė dua t'i kėrkoj atij qė tė japė dorėheqjen, jo vetėm tė lejojė Prokurorinė pėr tė hetuar nė mėnyrė tė paanshme, sepse edhe ai vetė si Kryeministėr ėshtė dhe duhet tė jetė pjesė e kėtij hetimi dhe askush nuk do i mbushė mendjen askujt qė kryeprokurorja nuk do jetė e penguar nga fakti qė ai ėshtė kryeministėr i kėtij vendi. Duhet tė largohet, jo vetėm pėr arsye ligjore, por edhe nga ana morale. Do apo s'do ai, ky njeri ėshtė identifikuar si njė njeri qė sjell tragjedi", pėrfundoi Meta.
Tragjedia me ligjin e qeverisė
Socialistėt fajėsuan dje nė Kuvend, Kryeministrin Berisha, pėr tragjedinė e Gėrdecit.
Aristir Lumezi
Gjatė debatit tė djeshėm nė Kuvend me Kryeministrin Berisha, deputeti Ben Blushi tha se tragjedia ėshtė bėrė pas miratimit tė ligjit tė qeverisė. "Sot jam kėtu pėr t'u thėnė qytetarėve shqiptarė se qeveria e tyre i ka vrarė dhe kjo ndodhi nė njė ditė me diell. Njė vit mė parė ėshtė miratuar njė ligj, i cili parashikon qė tregtinė e armėve ta marrin kompanitė private. Kjo vrasje ėshtė bėrė me ligj, ju keni bėrė miratimin e kėtij ligji. Ne e kemi kundėrshtuar dhe njėri prej jush ka thėnė se kėtė ligj e kėrkon BE-ja. Siē dėshmuan faktet, kjo kompani private mblodhi armė, ky aktivitet kryhej nga shteti shqiptar qė kishte monopolin e tregtisė sė armėve", tha Blushi. Duke akuzuar qeverinė shqiptare, Blushi tha se municioni dhe armėt mund t'i menaxhonte nė interes tė shtetit vetė qeveria. "Duhej tė hidhej nė rruge njė numėr punonjėsish specialistė tė Poliēanit dhe t'i jepej njė kompanie amatore? Pse tė mos i shiste armėt vetė dhe t'i fuste paratė nė buxhetin e vet pėr investime sociale. Kjo ėshtė njė mundėsi pėr tė fituar privatisht dhe kjo ėshtė arsyeja qė ėshtė miratuar ky ligj", tha deputeti socialist. Blushi akuzoi Kryeministrin Berisha se ka krijuar monopolin e armėve, duke dėshtuar nė luftėn kundėr monopoleve dhe trafiqeve. "Ai na akuzoi ne pėr monopol vaji dhe ushqimesh, ndėrsa ai po bėn monopol armėsh. Ajo punishte e vdekjes ishte e qeverisė, armatimet qė shiste kjo qeveri ishin tė qeverisė. Ēdo fitim i paligjshėm ishin tė vetė qeverisė. Ne jemi kėtu pėr tė kėrkuar tė vėrtetėn dhe drejtėsi", tha Blushi. Nėnkryetari i grupit socialist, Arben Isaraj, akuzoi qeverinė se ka pėrdorur dy standarde nė lidhje me pronat e Ministrisė sė Mbrojtjes. "Pse shitja e pjesėve tė kėmbimit bėhet me ankand dhe demolomi i armatimit bėhet pa ankand. Kjo ėshtė pikėnisja e korrupsionit ku qeveria ėshtė aksionere", tha Isaraj. Edhe ish-sekretari i Pėrgjithshėm socialist, Pandeli Majko, ka pėrgėnjeshtruar Kryeministrin Berisha pėr mungesė tė kompetencave tė tij nė lidhje me armatimet e ushtrisė dhe municionet. Majko i ka treguar Kryeministrit Berisha se legjislacioni ėshtė i saktė dhe i plotė i hartuar nga partnerėt ndėrkombėtarė. "Nuk ka legjislacion pėr import-eksportin e municioneve? Ja zotėri ku e keni librin tė botuar nga ekspertė ushtarakė nė 2004-ėn. Kėto libra i kanė shkruar ushtarakėt e nderuar, ku i kanė thėnė qė demontimi i municioneve nuk mund tė bėhet aty ku e bėri qeveria jote", tha Majko. Sipas ish-ministrit socialist tė Mbrojtjes, "Gėrdeci nuk trajtohet si njė repart ushtarak. Demontimi nuk ėshtė biznes". Majko u shpreh se opozita e sotme nė asnjė formė nuk pėrsėrit opozitėn e bėrė nga Sali Berisha. "Ajo qė unė dua tė flas me qetėsi, ėshtė se si do tė silleshe t'i po tė ishe nė opozitė. Ti do bėje namin, ti do akuzoje me vrasje me kriminelė, duke sharė nė media, duke i thėnė mund tė dilni lakuriq po ėshtė media more zotėri", tha Majko.
Leskaj: Berisha tė japė dorėheqjen
Kryetarja e grupit parlamentar tė PS-sė, Valentina Leskaj, duke iu drejtuar Kryeministrit Berisha tha se, "ėshtė e tepėrt tė pretendosh nga ju qė tė kėrkoni falje. Ju jeni personifikuar si njė drejtues i njė vendi tė shkrumbuar. Bilanci tragjik mori ngjarje nė memorien dhe shpirtin e kombit, ku ende nuk janė tharė lotėt. Ju duhet tė dini se detyra e njė qeverie ėshtė siguria e jetės sė qytetarėve. Nuk mund tė rrini ende ulur nė atė karrige, pasi keni shkaktuar njė tragjedi tė madhe, qė u ka marrė jetėn njerėzve tė pafajshėm. E gjithė Shqipėria kėrkon tė bėni atė ē'ka bėri edhe ministri i Mbrojtjes. Ju e quajtėt njė fabrikė, por ajo ishte njė barakė", pėrfundoi Leskaj.
Balla: Tė ikė mendja e vrasjes
Deputeti socialist, Taulant Balla, i kėrkoi Kryeministrit Berisha tė japė dorėheqjen. "Dora e vrasjes dha dorėheqjen, ndėrsa mendja e vrasjes ende qeveris", tha Balla. Deputeti socialist akuzoi kryeministrin se familjarėt e tij janė pėrfshirė nė tregti armėsh. "Atij gazetarit amerikan, bodigardėt e tu i thyen kamerėn. Ai gazetari qė ti thua se do ta botojė shkrimin, tregon se ti je i implikuar nė tregti armėsh. Unė akuzova familjen e zotit Berisha qė ėshtė e lidhur me kazinotė e Tiranės. Ndėrsa materiale tė tjera tregojnė se familjarėt e tij janė implikuar nė trafik armėsh. Balla akuzoi Berishėn edhe pėr
qėndrimin e tij armiqėsor ndaj mediave.
Ceka: Do ngremė komision
Kreu i PAD-sė, Neritan Ceka, tha dje nė Kuvend se "tragjedia duhej tė ishte evituar". "Banorėt e Gėrdecit janė tė interesuar pėrse ndodhi kjo tragjedi. Shqiptarėt kėrkojnė drejtėsi dhe tė dinė se nė ēfarė shteti po jetojnė. Zoti kryeministėr, raporti juaj ishte njė zhgėnjim. Ju keni mėsuar pėr kėtė qendėr vdekje vetėm mė 15 mars. A keni dijeni pėr qendrat e tjera tė vdekjes? Ky ėshtė shteti qė ju i premtuat shqiptarėve. Ky Parlament duhet t'i thotė zonjės Rama tė bėhet zonja Di Rama qė ta pastrojė kėtė Parlament nga tė korruptuarit. Administrata shtetėrore ju ka gėnjyer dhe do vazhdojė t'u gėnjejė. Unė kam mbledhur firma pėr tė bėrė komisionin hetimor. Tė shohim sa do e miratoni", tha Ceka.
Ngjela: Ēfarė sdini pėr Delijorgjin
Deputeti i pavarur Spartak Ngjela akuzoi drejtuesit e lartė tė qeverisė pėr pėrfshirje nė kėtė biznes, e cila u pasua me njė tragjedi tė madhe nė Gėrdec. "Ciceroni qė ka thėnė se 'jo ai qė ka pak, por ai qė kėrkon shumė ėshtė i varfėr'. Kjo ėshtė arsyeja kryesore se ky korrupsion i madh i madh qeveritar, me familjarė qeveritarėsh tė lartė ra nė kėtė llum tė madh, i cili do t'i marri me vete. Sepse kanė dashur mė shumė, jo vetėm se dolėn mė tė varfėr, por shkatėrruan historinė e kėtij kombi dhe ja se pėrse", tha Ngjela. Gjithashtu Ngjela bėri njė ekspoze dhe pėr personin qė tashmė ėshtė arrestuar nga policia. "Ja kush ėshtė Delijorgji dhe kujt i takon dhe kė pėrfaqėson? Ėshtė kushėri i gruas sė njė Gonxhe, Gonxhe, e njihni ju kush ėshtė, i juaji. Disponues i madh tė lejeve ndėrtimi, tani e ka marrė te Parku i Autobusėve nė Tiranė, tritoli plus kėsaj. Jo vetėm qė kėtė bandit, njė tregtar vdekjeje qė ka ardhur duke u pasuar nga njė kryeministėr nė njė tjetėr, nga njė ministėr nė njė tjetėr, stafetė dhe ky njeri aktualisht ėshtė nė burg. I them prokurores Ina Rama qė tė flasė dhe t'i bėjė atij lėshime dhe provat do t'ju vijnė dhe tė rrijė e qetė. Duhet hetim ndėrkombėtar", tha Ngjela. Ai theksoi se pėr kėto gjėra do t'i drejtohet kryeprokurores Ina Rama. "Zonja prokurore, tė ka ardhur rasti tė hetosh njė ēėshtje, e cila do tė hetohet dhe kurrė nuk do tė mbetet e tillė, sepse mė lejoni t'ju them a) si ėshtė e mundur qė tė mos dijė se nė kėtė qendėr 12 km larg Tiranės operon njė fabrikė, cila ėshtė leja; b) Si ka mundėsi qė nuk dihet, pse nuk dihet dhe nėse ėshtė lejuar kjo duhet hetuar", theksoi Ngjela.
Prokuroria: Duam dėshminė e Fatmir Mediut pėr Gėrdecin
Prokuroria kėrkon dėshminė e ish-ministrit tė Mbrojtjes, Fatmir Mediu, lidhur me tragjedinė e Gėrdecit.
Trazhgim Sokolaj
Ish-kreu i dikasterit tė Mbrojtjes, i cili tri ditė mė parė dha dorėheqjen nga detyra, pritet tė paraqitet ditėn e sotme nė Prokurori. Ai ėshtė ftuar tė paraqitet me vullnetin e tij pėr tė dhėnė deklarime rreth ngjarjes para grupit hetimor tė ngritur pėr investigimin e shkaqeve dhe rrethanave tė tragjedisė sė Gėrdecit. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, tė cilat thanė se ish-ministri Mediu ėshtė ftuar tė japė sqarime nė Prokurori lidhur me kontratat e ndėrmarrjes Meico pėr ēmontimin e predhave nė Gėrdec tė Vorės. Prokuroria fton pėr tė dhėnė deklarime dhe shpjegime tė mėtejshme rreth ngjarjes edhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, thuhet nė njė deklaratė tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, e cila u bė publike mesditėn e djeshme. Sipas institucionit tė akuzės, Prokuroria iu drejtua me njė ftesė pėr tė dėshmuar ish-ministrit Mediu, pėr shkak se ai gėzon imunitet parlamentar, ēka paraqet pengesė pėr thirrjen e tij. Mediu aktualisht ėshtė deputet dhe kryetar i Partisė Republikane, ndėrsa ftesa e Prokurorisė pėr pyetjen e tij ėshtė bėrė vetėm pesė ditė pasi organi i akuzės filloi hetimet pėr tragjedinė. Gjatė kėtyre ditėve, Prokuroria ka sekuestruar nė Ministrinė e Mbrojtjes kontratat e ndėrmarrjes sė kėtij dikasteri me firmėn amerikane SAC pėr ēmontimin e predhave nė ish-repartin ushtarak tė tankeve nė Gėrdec, qė ishte kthyer prej disa muajve nė fabrikė ēmontimi. Nga sekuestrimi i dokumenteve dhe mbledhja e tė dhėnave nė Ministrinė e Mbrojtjes, konsiderohet e nevojshme pėr hetimin marrja e sqarimeve nga ish-titullari i kėtij dikasteri, thanė burimet e Prokurorisė. Sipas Prokurorisė, pyetjet me tė cilat do tė pėrballet ish-ministri i Mbrojtjes kanė tė bėjnė fillimisht me procedurėn e vendimmarrjes, e cila ka vendosur Gėrdecin si zonėn ku do tė ngrihej fabrika e ēmontimit tė predhave. Grupi hetimor duket se ėshtė i interesuar tė mėsojė nėse nė momentin e vendimmarrjes ėshtė pėrllogaritur fuqia e municioneve qė ēmontoheshin, rreziku i kėsaj veprimtarie dhe nėse ėshtė marrė parasysh se gjithēka po kryhej nė mes tė njė zone tė banuar. Mediu pritet tė japė sqarime lidhur me pozicionin e ministrisė nė pėrcaktimin e firmave tė kontraktuara dhe mbikėqyrjen e zbatimit tė kushteve tė sigurisė gjatė ēmontimit tė predhave nė fshatin Gėrdec. Prokurorėt pohuan mė tej se do tė kėrkojnė sqarime prej ish-ministrit tė Mbrojtjes edhe pėr detaje tė tjera tė ngjarjes, tė cilat, sipas organit tė akuzės, aktualisht nuk mund tė bėhen publike pėr shkak tė sekretit tė hetimeve qė po zhvillohen nėn drejtimin e kryeprokurorit tė Tiranės, Genti Xholi.
Prokurorėt nė Poliēan pėr sasinė e municioneve tė nisura nė Gėrdec
TIRANE Njė prokuror nga Tirana sė bashku me dy hetues pritet tė fillojnė verifikimet nė fabrikėn e prodhimit tė armėve dhe municioneve nė Poliēan, nė kuadėr tė hetimeve pėr tragjedinė e ndodhur nė fshatin Gėrdec pas shpėrthimit tė fabrikės sė ēmontimit tė predhave luftarake tė artilerisė sė rėndė. Lajmi konfirmohet nga burime tė Prokurorisė sė Tiranės, tė cilat thanė se nė fabrikėn e Poliēanit, fillimisht do tė verifikohet dokumentacioni lidhur me llojin dhe sasinė e municioneve qė janė nisur nga aty nė drejtim tė fabrikės sė demontimit, qė ishte vendosur nė fshatin Gėrdec ku ndodhi edhe tragjedia. Grupi i hetimit mėsohet se veē tė dhėnave pėr sasinė e municioneve do tė marrė edhe informacione pėr fuqinė e tyre shkatėrruese si dhe rregulloren pėr transportin, ēmontimin dhe pėrpunimin e mbetjeve tė predhave pas pėrfundimit tė procesit tė ēmontimit. Lidhur me kėtė fakt, mėsohet se hetuesit do tė marrin nė pyetje me hollėsi specialistėt e fabrikės sė Poliēanit lidhur me procedurat qė duhen ndjekur dhe rregullat qė duhen zbatuar gjatė procesit tė demontimit tė predhave. Njė veprim i tillė mėsohet se do tė bėhet me qėllim qė hetuesit dhe Prokuroria tė analizojnė me imtėsi mėnyrėn si punohej brenda fabrikės qė shkaktoi tragjedinė dhe mė pas tė nxjerrin edhe veprimet qė kanė shkaktuar shpėrthimin e municioneve dhe barutit tė grumbulluar aty. Prokuroria e Tiranės dje ka marrė nė pyetje edhe specialistė dhe oficerė tė tjerė tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Shqiptare, lidhur me repartin e Gėrdecit dhe sasinė e municioneve qė ndodheshin aty. Zyrtarėve tė ushtrisė u ėshtė kėrkuar tė sqarojnė nėse kanė pasur ndonjė informacion apo raport paraprak pėr rrezikshmėrinė qė paraqiste fabrika e ēmontimit tė predhave nė Gėrdec. tr.so
Kėrkesa: Burg pa afat tė arrestuarve pėr Gėrdecin
TIRANE Tre tė arrestuarit pėr katastrofėn e Gėrdecit, administratori i firmės Albademil, Mihal Delijorgji; drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari dhe drejtori i fabrikės nė Gėrdec, Dritan Minxholli, pritet tė pėrballen paraditen e sotme nė gjykatė me prokurorinė pėr caktimin e masės sė sigurisė nė ngarkim tė tyre. Organi i akuzės i kryeqytetit i dorėzoi dje gjyqtarit tė gatshėm tė kėsaj jave, Asim Vokshi, kėrkesėn pėr caktimin e masės sė sigurisė burg pa afat pėr tre tė arrestuarit, tė cilėt akuzohen tė kenė konsumuar kundėrvajtjen penale tė shkeljes sė rregullave tė caktuara pėr mbajtjen, prodhimin, pėrdorimin, ruajtjen, transportimin dhe shitjen e lėndėve plasėse e djegėse. Sipas kėsaj akuze, duke vlerėsuar pasojat e rėnda, Prokuroria pretendon se kėta mund tė dėnohen me burg gjer nė 10 vjet. Seanca nė ngarkim tė tyre pritet tė zhvillohet nė orėn 10:00, kur do tė shoqėrohen prej policisė sė kryeqytetit. f.m.
Prokuroria: Tri pista tė shkėndisė fatale
TIRANE Shpėrthimi nė Gėrdec mund tė ketė ardhur si pasojė e tėrheqjes zvarrė tė njė thesi tė mbushur me barut mbi betonin e ashpėr tė oborrit tė fabrikės sė ēmontimit tė predhave. Kjo ėshtė njė nga pistat mbi tė cilat Prokuroria e kryeqytetit po heton pėr tė pėrcaktuar shkakun e vėrtetė tė shkaktimit tė katastrofės, qė i kushtoi jetėn tė paktėn 23 personave dhe plagosjen 296 tė tjerėve. Sipas tė dhėnave paraprake, Prokuroria pohon se kjo mund tė jetė arsyeja qė shkaktoi mė pas tragjedinė. Baruti i fėrkuar nė dyshemenė e nxehtė, stimuluar kjo edhe nga temperaturat e larta tė sė shtunės ėshtė ndezur, ndėrsa flaka brenda pak sekondash ka pėrfshirė thasėt e shumtė tė shpėrndarė nė tė gjithė sipėrfaqen, derisa ka arritur te grumbulli i predhave dhe mė pas te katėr kontejnerėt e mbushur pėrplot me barut tė presuar. Shkak tjetėr pėr zjarrin mendohet tė jetė ndonjė shkėndijė e krijuar nga kandela e fadromės apo skrapamento nė momentin e ndezjes. Ndėrkohė nuk pėrjashtohet mundėsia qė shkėndija fatale tė jetė shkaktuar nga pėrplasja e predhave nė kovėn e fadromės, pasi ato ngarkoheshin njėlloj si tė ishin gurė. Organi i akuzės tashmė po heton edhe nė pista tė tjera, sipas tė cilėve shkėndija mund tė jetė krijuar nga puna nė ēmontimin e predhave me mjete primitive, apo edhe nė mėnyrė tė qėllimshme nga ndonjė prej punėtorėve. Aktualisht, Prokuroria i ka pėrqendruar hetimet nė mbledhjen e provave nė ngarkim tė tre tė pandehurve nė Ministrinė e Mbrojtjes, ndėrsa do tė jetė faza e dytė e hetimeve mbledhja e provave nė vendngjarje apo dėshmive. fa.ma.
Pistat kryesore
* Baruti mund tė jetė ndezur gjatė tėrheqjes zvarrė tė thasėve nėpėr betonin e ashpėr tė oborrit tė repartit
* Shkėndija fatale mund tė jetė krijuar nga skrapamento apo kandela e fadromės qė transportonte predhat
* Shkėndija mund tė jetė krijuar nga hedhja e predhave tė ēelikta nė kovėn gjithashtu tė ēeliktė tė fadromės
Gėrdeci, Ina Rama kėrkon ndihmė nga FBI
Hetimet pėr tragjedinė e shkaktuar nga shpėrthimi i fabrikės sė demontimit tė predhave nė Gėrdec, pėrfshijnė edhe kompaninė amerikane SAC, e cila kishte nėnkontraktuar Mihal Delijorgjin pėr ēmontimin e municioneve.
Trazhgim Sokolaj
Prokurorja e Pėrgjithshme, Ina Rama, i ėshtė drejtuar dje ambasadės amerikane nė Tiranė me njė kėrkesė pėr marrjen e informacioneve lidhur me aktivitetin e shoqėrisė SAC, Southern Ammunition Company Inc. Lajmi u konfirmua nga zyra e Kryeprokurores shqiptare, e cila tha se Ina Rama, nė shkresėn drejtuar ambasadės amerikane nė Tiranė kėrkon ndihmė nga hetues dhe ekspertė tė Byrosė Federale Amerikane tė Hetimeve, FBI. Nė kuadėr tė hetimeve pėr ngjarjen nė fshatin Gėrdec, Prokurorja e Pėrgjithshme, Ina Rama, u ėshtė drejtuar pėr ndihmė autoriteteve tė SHBA-ve, thanė burimet nga zyra e Kryeprokurores shqiptare. Sipas tyre, pėr tė shpejtuar sa mė tepėr hetimet ndihma ėshtė kėrkuar pėrmes ambasadorit tė SHBA-ve nė Tiranė. Nga autoritetet amerikane ėshtė kėrkuar ndihmė nė dy drejtime: Pėr marrjen e informacioneve nė lidhje me shoqėrinė Southern Ammunition Company Inc dhe aktivitetin e saj dhe pėr asistencė dhe ekspertizė tė specializuar tė ekspertėve tė FBI-sė nė lidhje me identifikimin e kufomave, si dhe tė kėqyrjes dhe tė analizimit tė vendit tė ngjarjes, si dhe bėrjen e njė studimi tė plotė kriminalistik tė vendit tė ngjarjes, thanė burimet zyrtare tė Prokurorisė shqiptare.
Ndihma amerikane
Grupi hetimor ka pasur dyshime pėr firmėn amerikane SAC qė nė momentet e para tė hetimit. Deklaratat e ambasadės amerikane se kjo firmė nuk ishte pėrfshirė nė zbatimin e ndonjė projekti tė qeverisė amerikane, apo Departamentit tė Shtetit, kanė orientuar mė tepėr dyshimet e hetuesve rreth seriozitetit tė firmės SAC. Ajo nė fakt rezulton tė jetė zotėruese e 25 pėr qind tė aksioneve nė kompaninė shqiptare Abla Demil me pronar maxhoritar Mihal Delijorgjin. Kjo firmė amerikane, pas njė kontrate pėr ēmontimin e fishekėve tė kalibrit tė vogėl, ka nėnkontraktuar firmėn Alba Demil ku kishte aksione tė saj, pėr tė vijuar ēmontimin e municioneve, kėsaj here jo fishekė, por predha tė artilerisė sė rėndė. Nė kėto kushte, Prokurorja e Pėrgjithshme, siē duket edhe nga raportimi i dyshimeve tė grupit hetimor, ka kėrkuar informacion lidhur me kompaninė amerikane dhe aktivitetin e saj me qėllim shtrirjen e hetimeve edhe nė kėtė drejtim. Kryeprokurorja Ina Rama ka kėrkuar gjithashtu ndihmėn e specialistėve dhe ekspertėve tė FBI-sė pėr verifikimin e vendit tė ngjarjes, ku gjithēka ėshtė shkatėrruar nga shpėrthimi. Ina Rama ka kėrkuar qė hetuesit e FBI-sė tė ndihmojnė edhe nė identifikimin e kufomave qė janė gjetur dhe mund tė gjenden nėn gėrmadhat e fabrikės sė demontimit tė predhave nė Gėrdec.
Ambasada, ok
Vetėm pak orė pas kėrkesės sė Prokurores sė Pėrgjithshme Ina Rama, ka reaguar pėrmes njė deklarate publike, ambasada amerikane nė Tiranė. Pas shpėrthimeve nė Gėrdec, ambasada e SHBA-sė mėsoi pėr ekzistencėn e njė kompanie amerikane, Southern Ammunition Company, Inc. (SAC) nga Karolina e Jugut. Me sa kuptojmė Prokuroria e Pėrgjithshme, si pjesė e hetimeve tė saj, do tė hetojė edhe rolin e mundshėm tė SAC nė kėtė tragjedi. Ambasada e SHBA-ve do tė bėjė ēdo gjė brenda mundėsive tė saj pėr tė ndihmuar nė hetimin e Prokurores sė Pėrgjithshme, thuhet nė deklaratėn e ambasadės amerikane nė Tiranė. Ndėrkaq Prokuroria e Pėrgjithshme deklaroi dje se, nė hetimet pėr tragjedinė e Gėrdecit, janė angazhuar njė grup i gjerė prokurorėsh nėn drejtimin e Kryeprokurorit tė Tiranės Genti Xholi, zv.prokurorit tė kryeqytetit Genci Qana, prokurorit ushtarak Petrit Bica dhe prokurorėve Arben Dollapi dhe Etjen Kapo. Ky grup prokurorėsh po ndihmohet nga dhjetėra oficerė gjyqėsorė tė Prokurorisė dhe policisė sė Tiranės pėr hetimin dhe dokumentimin e ngjarjes sė ndodhur mesditėn e 15 marsit 2008 nė Gėrdec.
Bllokohen pasuritė e Mihal Delijorgjit
TIRANE Prokuroria bllokon pasuritė e biznesmenit Mihal Delijorgji. Organi qendror i akuzės konfirmoi dje se Prokuroria po verifikon pasuritė e administratorit tė firmės Alba Demil Mihal Delijorgji. Kėto veprime po pasohen nga grupi i hetimit edhe me marrjen e informacionit nga bankat dhe zyrat e regjistrimit tė pasurive, thanė burimet zyrtare tė akuzės. Nė fakt zyrtarė tė lartė tė Prokurorisė, i konfirmuan tri ditė mė parė gazetės Panorama se, kishin filluar veprimet me pasuritė e Mihal Delijorgjit, me qėllim mbajtjen e tyre tė bllokuar deri nė pėrfundim tė procesit. Sipas Prokurorisė, nėse gjykata shpall fajtor Delijorgjin pėr tragjedinė e ndodhur nė fshatin Gėrdec, atėherė pronat qė i janė bllokuar atij, sipas ligjit pėr pėrgjegjėsinė penale tė personave juridikė, mund tė pėrdoren pėr dėmshpėrblimin e personave apo subjekteve tė dėmtuara nga shpėrthimi i fabrikės sė demontimit tė predhave luftarake nė Gėrdec. Mihal Delijorgji, njihet pėr aktivitetin e tij tė gjerė nė fushėn e importimit dhe eksportimit tė hekurit duke i renditur si njė nga biznesmenėt mė tė njohur nė Shqipėri nė kėtė fushė. Prokuroria ka kėrkuar informacione nga bankat dhe hipotekat pėr llogaritė bankare dhe pasuritė e paluajtshme nė emėr tė tij, me qėllim bllokimin e tyre deri nė pėrfundim tė procesit hetimor. Prokuroria gjithashtu ka verifikuar gjithė dokumentacionin e firmės Alba Demil, duke filluar qė nga regjistrimi i saj nė gjykatė deri tek aktiviteti dhe aspekte tė tjera tė veprimtarisė sė saj. Nga kėto verifikime ėshtė mėsuar se Alba Demil nuk zotėronte njė licencė pėr ēmontimin e predhave edhe pse ndėrmarrja shtetėrore Meico ia kishte besuar kryerjen e kėtij procesi. t.s
Dėshmitaret nga shtabi e ministria
Prokuroria e Pėrgjithshme tha dje se grupi i hetimit ka marrė nė pyetje zyrtarė dhe ushtarakė tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura. Janė marrė nė pyetje persona tė Ministrisė sė Mbrojtjes e Shtabit tė Pėrgjithshėm qė kanė dijeni pėr ngjarjen. Prokurorėt e ēėshtjes kanė sekuestruar gjithė dokumentacionin nė Ministrinė e Mbrojtjes dhe po punohet pėr tė kėrkuar akte tė tjera nė shėrbim tė hetimit, tha Prokuroria.
Vazhdon pyetja e punėtorėve tė fabrikės
Grupi hetimor i Prokurorisė sė Tiranės vazhdoi dje me mbledhjen e dėshmive nga punėtorė tė fabrikės sė demontimit tė predhave luftarake nė fshatin Gėrdec. Punėtorėt kanė ripohuar sėrish se nuk ishin tė siguruar dhe se merreshin me ēmontimin e predhave pa iu nėnshtruar asnjė trajnimi paraprak. Sipas Prokurorisė deri mė tani janė marrė nė pyetje rreth 30 punėtorė dhe ish-punėtorė tė fabrikės, tė cilėt denoncojnė shkeljet dhe abuzimet e shumta tė bėra nga firma Alba Demil qė kryente ēmontimin e predhave.
Delijorgji pa licencė, Meico pa kontroll
Organi i akuzės ka verifikuar se firma Alba Demil nė pronėsi tė Mihal Delijorgjit dhe kompanisė amerikane SAC, nuk ishte e pajisur me asnjė licencė pėr kryerjen e ēmontimit tė predhave luftarake. Gjithashtu hetimet kanė treguar se ndėrmarrja Meico si organi pėrfaqėsues i Ministrisė sė Mbrojtjes nė nėnshkrimin e kontratės me firmėn amerikane pėr ēmontimin e predhave, nuk kishte bėrė asnjė monitorim apo kontroll lidhur me sigurinė dhe zbatimin e kushteve teknike gjatė punės nė fabrikėn e Gėrdecit.
Memia: Po vlerėsohen edhe pajisjet shtėpiake
Vlerėsimi i shtėpive tė dėmtuara nė Gėrdec tė Vorės do tė bėhet edhe pėr orenditė e brendshme. Ekspertėt e ALUIZNI-t po kryejnė matjet zė pėr zė nė banesat e dėmtuara nga shpėrthimi i municioneve nė fshatin Gėrdec, ėshtė shprehur dje pėr gazetėn Panorama, kreu i Agjencisė sė Legalizimit, Shaban Memia.
Fabiola Ēela
Prej disa ditėsh 200 punonjės tė ALUIZNI-t, tė ndarė nė 40 grupe pune, janė duke evidentuar nė terren dėmet e shkaktuara nga shpėrthimi i municioneve. Kėto grupe kanė nė pėrbėrje tė tyre inxhinierė ndėrtimi, specialistė tė agjencisė, si dhe njė oficerė tė ushtrisė. Ekspertėt kanė evidentuar ēdo dėm tė banesave si p.sh., sa katėshe kanė qenė shtėpitė, cila ka nevojė tė ndėrtohet nga fillimi dhe cila jo, si ka qenė ndėrtimi i tyre me ēati me tjegull ose jo, cila ka pasur tavan tė varur dhe ēdo dėm i shkaktuar matet me metėr katrorė. Preventivi me dėmet pasi firmoset nga ekspertėt e agjencisė i dėrgohen Entit Kombėtar tė Banesave dhe ēdo dėm do tė llogaritet sipas ēmimeve tė nxjerra nga enti. Gjithashtu, ekspertėt janė duke bėrė preventivin e dėmit pėr orenditė e brendshme tė banesave si lavatriēe, frigorifer etj.
Banesat
Nė Gėrdec, Marikaj dhe Marqina ėshtė bėrė preventivi i dėmit pėr 2500 pasuri. Dėmi mė i madh ėshtė shkaktuar nė Gėrdec, fshati qė ishte dhe mė afėr zonės sė shpėrthimit. Kėtu ėshtė bėrė preventivi i dėmit pėr 480 ndėrtesa, pjesa mė e madhe prej tyre duhet tė rindėrtohet nga fillimi. Sipas Memisė, pėr sa i pėrket orendive tė brendshme nė kėto banesa, zhdėmtimi i dėmit do tė kryhet mė para nė dorė, ndėrsa pėr ndėrtimin nga fillimi tė objekteve do tė merret qeveria. Ne po bėjmė azhornimin e terrenit me qėllim qė tė kryejmė njė studim urbanistik pėr kėtė zonė. Kjo me qėllim qė ndėrtimi i kėtyre banesave tė kryhet mė mirė se ēka qenė pėrpara shpėrthimit, ka thėnė Memia. Ndėrkohė rreth 3 mijė banesa tė tjera kanė pėsuar dėmtime tė lehta nga shpėrthimi dhe pėr kėtė kategori objektesh qeveria e ka parė tė udhės qė pasi tė kryhet vlerėsimi i dėmit, paratė ti marrin nė dorė.
Bizneset
Nga tragjedia e Gėrdecit nuk janė prekur vetėm familjarėt, por edhe bizneset. Kjo, pasi nė kėtė zonė ėshtė pėrqendruar njė pjesė e mirė e sipėrmarrjes vendase. Sipas Memisė, ekspertėt e agjencisė janė duke evidentuar dėmet edhe pėr bizneset. Nga 400 biznese qė janė prekur gjithsej, ėshtė pėrpunuar dėmi pėr 150 prej tyre. Pas shpėrthimit tė municioneve nė Gėrdec shumė prej bizneseve qė kanė qenė tė pėrqendruar nė kėtė zonė kanė deklaruar se, kanė pėsuar dėme me vlerė goxha tė madhe.
Berisha: 50 mijė lekė pėr frymė nė familjet e dėmtuara
Qeveria vendosi dje tė japė 50 mijė lekė pėr frymė pėr tė gjithė familjet e prekura nga tragjedia e Gėrdecit. Vendimi pritet tė zbatohet nga Ministra e Financave dhe tė gjithė familjarėt do tė marrin paratė nė dorė. I kam kėrkuar Ministrisė sė Financave tė miratojmė sot (dje) njė vendim, me tė cilin tu japim familjeve me shtėpi tė pabanuara njė shumė prej 50 mijė lekė (tė reja) pėr frymė, sepse ata, duke mos qenė nė shtėpitė e tyre, kanė probleme dhe janė nė kushte tė veēanta. Nė tėrėsi, si mesatare kjo pėrbėn rreth 200 mijė lekė (tė reja) pėr familje. Kjo masė merret pėr tė lehtėsuar situatėn e veēantė, nė tė cilėn ata ndodhen, theksoi nė mbledhjen e djeshme Berisha. Duke bėrė njė analizė tė situatės pas shpėrthimit, Kryeministri theksoi se ekspertėt kishin gjetur larg e ishin pėrhapur nė fshatra rreth 130 predha topi tė paeksploduar dhe mund tė ketė tė tjera. Duke u ndalur te fondi pėr viktimat, Berisha theksoi se ėshtė e domosdoshme qė, sikundėr tani, tė shfrytėzohet ēdo minutė pėr tė ndihmuar zonėn e pėr ta nxjerrė atė nga pasojat e kėsaj fatkeqėsie. Me vendim qarkullues, ne vendosėm tė akordojmė njė ndihmė tė parė pėr familjet e viktimave prej 2 milionė lekė (tė reja). Sot i propozoj qeverisė qė familjeve tė viktimave tu lidhet pension pėr tė humburit e tyre njėlloj si pėr ata qė bien nė detyrė. Kjo ėshtė e domosdoshme nė mėnyrė qė, tė paktėn materialisht, tė mund lehtėsojmė jetėn e tyre. Dje, sipas qeverisė, janė numėruar rreth 400 persona tė strehuar nė konvaleshencėn e Ministrisė sė Brendshme. Ēadrat janė gati pėr tu vendosur pranė banesave, por unė ftoj banorėt qė tė mos vendosin aty familjet, por vetėm burrat, ndėrkohė qė fėmijėt ti mbajnė nė konvaleshencė sa tė zgjidhen problemet.
ZMK-ja, vlerėsimi i dėmit pėr banorėt jotransparentė
Procesi i vlerėsimit tė dėmit pasuror nga ekspertėt e qeverisė nuk ėshtė i besueshėm pėr palėt e dėmtuara. Ky ėshtė konstatimi i Zyrės pėr Mbrojtjen e Konsumatorit. Sipas ZMK-sė, deri mė tani, nga monitorimi i situatės nė terren, procesi i vlerėsimit tė dėmit pasuror ka defekte juridike tė jashtėzakonshme. Nė komisionet e vlerėsimit tė dėmit, mungojnė pala e dėmtuar, prania e tė cilės do tė ishte e domosdoshme pėr njė vlerėsim real tė dėmit. Nga tė dhėnat e ZMK-sė, komisionet vlerėsuese tė ALUIZNI-t nuk kanė pasur praninė e njė pėrfaqėsuesi tė familjes sė dėmtuar gjatė vlerėsimit tė dėmit, dhe mbi tė gjitha nuk ka rezultuar firmosja e njė procesverbali nga pėrfaqėsuesi i palės sė dėmtuar. Sipas tė gjitha rregullave dhe standardeve tė njohura nga ligji, ky proces i vlerėsimit tė pasurisė ėshtė i pabesueshėm pėr palėn e dėmtuar, por edhe pėr vetė ligjin. Ky proces ėshtė i pavlefshėm sepse nuk ėshtė brenda standardeve qė ka ligji.
Banori: Gjysmėn e shtėpisė ma lanė jashtė inventarit
E mėrkura ka qenė dita e tretė e vlerėsimit tė banesave, objekteve dhe ndėrtesave tė tjera tė dėmtuara nga shpėrthimi i fuqishėm i barutit dhe i predhave nė fshatin Gėrdec. Gjatė ditės sė djeshme grupet e ekspertėve tė caktuar nga autoritetet vendore kanė kryer vlerėsimin e mė tepėr se 1000 banesave nė tė gjithė zonėn e Gėrdecit, tė Marqinetit, Vorės dhe tė Marikajt.
Dashamir Biēaku
Pas vlerėsimit tė banesave nė kėto fshatra, mėsohet se grupet e vlerėsimit do tė kalojnė edhe nė fshatrat e tjerė tė dėmtuar, si Manėz, Palaq, Prezė, Muēaj etj. Pavarėsisht vlerėsimeve tė kryera nga ekspertėt e autorizuar, njė pjesė e banorėve kanė mbetur tė pakėnaqur pėr vlerėsimet. Rasim Krasniqi ka treguar se vlerėsuesit nuk i kanė marrė shėnim shumė orendi dhe sende tė shtėpisė sė tij. Ai ka pranuar tė rrėfejė punėn e ekspertėve nė banesėn e tij dhe pretendimin qė ai ka pasur pėr kėtė rast.
Rasim, a kanė ardhur ekspertėt pėr tė vlerėsuar banesėn tuaj?
Po, kanė ardhur sot nė mesditė rreth orės 12:00. Ndenjėn rreth 10 minuta, panė dhe shėnuan ato qė ata mendonin se duheshin shėnuar. Na dhanė njė formular pėr ta plotėsuar, tė cilin e kishin me vete dhe e plotėsuam bashkėrisht. Bėnė disa fotografi nė ato vende ku ata mendonin se duheshin bėrė dhe mė pas u larguan.
Si ėshtė vlerėsuar banesa prej ekspertėve?
Nuk di tė them saktėsisht, por ekspertėt erdhėn, panė tė gjitha banesat tona. Erdhėn dhe hynė nė shtėpinė time, nė shtėpinė e vėllezėrve tė mi dhe tė kushėrinjve. Kryen punėt e tyre, por vėllezėrit e mi dhe tė afėrmit e tjerė nuk ishin kėtu pėr tiu thėnė atyre objektet qė ata duhej tė vlerėsonin.
A ju thanė ekspertėt njė vlerė paraprake se sa ata mendonin se mund tė arrinte dėmshpėrblimi qė ju duhej tė merrnit?
Nė fakt nuk na kanė thėnė njė vlerėsim se sa mendonin se mund tė arrinte dėmshpėrblimi i banesės time. Ata erdhėn siē ju thashė dhe kryen veprimet qė ishin caktuar pėr tė kryer. Unė u kėrkova atyre qė tė vlerėsonin njė pjesė tė mirė tė orendive dhe sendeve shtėpiake. Mund tė verifikohet fare lehtė qė shtėpia ime ėshtė e pabanueshme. Shikoni si ėshtė plasaritur dyshemeja dhe soleta e shtėpisė. Dritaret, dyert, dhoma e gjumit, njė dhomė gatimi qė kam pasur veē shtėpisė ėshtė shembur tėrėsisht. Ēatia e shtėpisė ka rėnė dhe tjegullat kanė fluturuar nė rrugė, nė oborr dhe si kanė mundur.
A i morėn shėnim tė gjitha orenditė dhe dėmet qė ju thatė?
Nė fakt jo tė gjitha. Dhoma ime e gjumit ėshtė jashtė pėrdorimit. Po kėshtu edhe tė vėllezėrve tė tjerė. Dhoma e bukės qė e kisha jashtė nuk ma vlerėsuan tėrėsisht. Ata erdhėn nė shtėpi, na pyetėn dhe kryen punėn e tyre, por nuk na lanė njė vlerėsim siē ata e mendonin. Nuk dua mė tepėr se sa kam pasur. Por ato qė i kam pasur i dua nė rregull, ashtu siē i kam pasur. Kėtu nė kėtė shtėpi nuk jetohet. Unė kam frikė tė rri dhe tė fle nė kėtė shtėpi, sepse nga momenti nė moment mund tė mė zėrė brenda.
Ndėrtuesit: Brenda dy muajve do tė rindėrtojmė 300 banesa
Pas tragjedisė sė ndodhur pak ditė mė parė nė fshatin Gėrdec, ku si pasojė e shpėrthimit tė municioneve humbėn jetėn dhjetėra punėtorė dhe u shkatėrruan me mijėra banesa, dje ka reaguar edhe Shoqata e Ndėrtuesve duke ofruar ndihmėn e tyre nė kapėrcimin e kėsaj situate tė vėshtirė. Bordi drejtues vendosi qė anėtarėt e Shoqatės sė Ndėrtuesve tė Shqipėrisė duke u solidarizuar plotėsisht me tė dėmtuarit e katastrofės tė marrin pėrsipėr tė riparojnė nė kohėn mė tė shkurtėr 300 banesa, tė cilat kanė pėsuar dėmtime tė mesme dhe tė rėnda, thuhet nė deklaratėn e Shoqatės sė Ndėrtuesve. Sipas tyre, riparimi i kėtyre banesave do tė kryhet brenda njė periudhe 12 mujore nė varėsi tė shkallės sė dėmtimit. Ēdo firmė anėtare e Shoqatės sė Ndėrtuesve tė Shqipėrisė e degės Tiranė, Durrės, Kavajė do tė marrė pėrsipėr riparimin e njė objekti vetėm me vlerėn e punimeve pa fitim. Nė rast se qeveria do tė pranojė propozimin tonė, me njė marrėveshje me grupin e emergjencės do tė pėrcaktojė modalitetet e marrjes nė dorėzim tė objekteve nga ndėrtuesit dhe dorėzimin e punimeve tė pėrfunduara, janė shprehur ndėrtuesit. Nė deklaratėn e tyre Shoqata e Ndėrtuesve i ka bėrė thirrje tė gjitha firmave qė prodhojnė dhe tregtojnė materiale ndėrtimi, qė nė shenjė solidariteti me tė dėmtuarit e Gėrdecit, tė ulin ēmimet 510% pėr lėndė druri, hekur, ēimento, tulla, tjegulla, dyer, dritare, pllaka, etj. Pėr akordimin e punės me pushtetin vendor dhe ndarjen e detyrave mes anėtarėve ngriti njė grup pune tė kryesuar nga ing. Luigj Aleksi, kryetar i Shoqatės sė Ndėrtuesve tė Shqipėrisė. Nga shpėrthimi i municioneve nė fshatin Gėrdec janė shkatėrruar shtėpi, shumė prej tė cilave kanė nevojė qė tė rindėrtohen nga fillimi, pasi nuk u ka ngelur mė asgjė. Nga njė banesė 3 apo 2-katėshe tani kanė mbetur gėrmadhat e asaj ēfarė ka qenė mė parė. Pėr disa tė tjera dėmi ėshtė disi mė i lehtė dhe nuk kanė nevojė tė rindėrtohen nga fillimi, por vetėm tė kryhen disa riparime nė zonat e dėmtuara.
ISHP: Risk pėr banorėt, grimcat e metaleve nė ajėr
Specialistėt e Instituti tė Shėndetit Publik nuk kanė mundur ende tė analizojnė ndotjen nė vatrėn e shpėrthimit. Kjo pėr arsye sigurie. Ata sqarojnė se, risk pėr banorėt paraqesin grimcat e metaleve tė rėnda nė ajėr, por problematike situata mund tė jetė edhe sa i pėrket ndotjes sė tokės dhe ujėrave nėn tė. Risku i ndotjes sė zonės nga shpėrthimi ėshtė prezent, por asgjė nuk mund tė thuhet me saktėsi deri javėn qė vjen kur do tė kryhen analizat e mostrave tė tokės dhe ajrit nė vatrėn e shpėrthimit, sqaron Agron Deliu, specialist i ISHP-sė. Ministria e Shėndetėsisė nga ana e saj bėn me dije se, zona pėrreth vatrės sė shpėrthimit ėshtė e pandotur. Parametrat e ajrit dhe tė ujit janė brenda normave tė lejuara, ndėrsa problem pėrbėjnė vetėm puset. Ky dikaster i ka ndaluar banorėve tė zonės, konsumin e ujit prej tyre. Grupet e punės nga ISHP-ja do tė vijojnė monitorimin e zonės, derisa nė ditėt nė vijim tu lejohet futja nė vatrėn e shpėrthimit. Dje nga specialistėt e drejtorisė sė higjienės ėshtė bėrė gjithashtu dezinfektimi i zonės, ku janė groposur bagėtitė e ngordhura pėr tė shmangur shpėrthimin e ndonjė epidemie. Ndėrsa nė ditėt e ardhshme pritet tė nisin vaksinat pėr tetanosin tek banorėt e zonės tė lėnduar apo gėrvishtur nga predhat.
Alo vėllait nga Gėrdeci: Kam prerė kėmbėt
"Mė thirri ta ndihmoja, por nuk munda. Shpėrthimi i parė i kishte prerė kėmbėt. I dyti...".
afim imaj
Brenga qė tundon dhimbshėm Ardian Malēin e ka pushtuar qė mesditėn e 15 marsit, ēastet e katastrofės sė Gėrdecit. Njė telefonatė e papritur e tė vėllait, Ilirianit nga fabrika ku punonte me fadromė, e ka detyruar tė bjerė nė gjunjė e tė rrijė si i mirė pėr minuta tė tėra. Thirrjes sė tij pėr ta ndihmuar se ndjehej keq, se po shpėrthente gjithēka, i ėshtė pėrgjigjur me njė kėshillė tė pėrgjithshme pėr tu larguar prej aty. Po koha nuk ka mjaftuar qė Ilirian Malēi ti shmangej tragjedisė. Pas amanetit qė i ka lėnė tė vėllait pėr fėmijėt dhe gruan, zėri i tij ka humbur nė shpėrthimin fatal.
I ėshtė kthyer e rikthyer disa herė kėsaj historie tragjike kėto ditė Ardian Malēi teksa kėrkon ditė e natė nė rrėnojat e Gėrdecit trupin e tė vėllait. Kur fletė i dridhet buza dhe hera herės ngashėrehet nė shpirt. Tė vetmit qė nuk i ndahen asnjė ēast janė shokėt e Ilirianit me tė cilėt ai punoi pėr pesė vite me radhė nė Brigadės sė Xhenios. Nė ato pak fjalė qė thotė pėr "Panoramėn" dallon dhimbjen pėr vėllain dhe indinjatėn pėr idiferencėn e shtetit ndaj rastit tė tij i cili nuk ėshtė thjesht njė viktimė e rastit, por i rėnė nė krye tė detyrė...
Si u gjend Iliriani nė fabrikėn e municioneve?
Iliriani ishte fadromist. Qysh nė vitin 2003 punonte nė batalionin xheniero-ndėrtues nė Tiranė. Nė dy shkurt e urdhėruan pėr tė shkuar nė Gėrdec, nė atė fabrikėn fantazmė, pėr tė zėvendėsuar njėrin prej kolegėve tė tij. Shkoi pa pikė hezitimi, ashtu siē pėrgjigjej gjithmonė ndaj detyrave qė i ngarkonin. Atė ditė fadromėn e tij "TC-135" e transportoi pėr aty Preg Gjini, me njė makinė tip "Astra". Nė Gėrdec punoi deri nė ditėn e tragjedisė...
A u tregonte gjatė bisedave nė shtėpi pėr punėn qė bėnte?
Ai nė pėrgjithėsi fliste rrallė pėr punėn qė bėnte. Megjithatė nga aq sa flisnim bashkė, mė kishte kallėzuar se merreshin me municione. Mė pati thėnė se, ishte njė punishte e sajuar qė grumbullonte e ēmontonte predha e fishekė. Dhe vetėm kaq. Iliriani nuk ishte specialist municioni, por njė manovrator i makinerive tė rėnda. Kishte raste qė mė kishte folur pėr pakėnaqėsitė e punėtorėve tė fabrikės...
Si e morėt vesh shpėrthimin e fabrikės ku punonte Iliriani?
Ditėn e tragjedisė, tė shtunėn pra, unė isha nė Shkodėr. Aty rreth orės 12:10, njė shoku im mė mori nė telefon dhe mė tha pėr atė qė kishte ndodhur nė Gėrdec ku punonte dhe Iliriani. Menjėherė mora celularin dhe formova numrin e tij, 0684042242. Me zė tė ngjirur, aq sa me zor i shqiptonte fjalėt, Iliriani mė tha se, kishte ndodhur njė shpėrthim i fuqishėm brenda nė punishte. Aty pėr aty i thashė tė ikte qė andej. Teksa mė tha se, nuk mundej, u shkėput lidhja menjėherė. Me duar qė mė dridheshin e mora sėrish nė telefon. Kėtė radhė zėri i tij ishte i mbytur krejt. Mė tregoi se, kishte dhimbje tė mėdha dhe shpėrthimi i kishte prerė kėmbėt. Diēka deshi tė thoshte tjetėr, por pas njė "Of-i" tė zgjatur nuk foli mė. Nga krahu tjetėr i telefonit erdhi jehona e njė shpėrthimi mbytės. Vetėm kaq ishte gjithēka...
Ē'lidhje kishte vėllai juaj me kėtė kompani, qė bėnte ēmontimin e municioneve?
Asnjė lidhje, absolutisht asnjė lidhje. Ai ishte njė punonjės i repartit ushtarak, i shtetit, pra qė













