Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Sarandė, ja si e pėrjetojnė tė huajt turizmin shqiptar 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Sarandė, ja si e pėrjetojnė tė huajt turizmin shqiptar 
 
Image Turistė nga Italia, tė mahnitur jo vetėm nga bukuria e Sarandės, por edhe nga mikpritja e shqiptarėve

Ata kanė dėgjuar shumė tė flitet pėr Shqipėrinė, pėr hiret qė zotėron natyra shqiptare. Disa i kanė shijuar dhe janė rikthyer sėrish pėr t'i parė, ndėrsa tė tjerė vijnė pėr herė tė parė, pėr t'i vėrtetuar me sytė e tyre fjalėt qė u kanė thėnė. Tė huajt e pėlqejnė shumė Shqipėrinė, po, mund ta themi me plot gojėn: natyra shqiptare i ka mahnitur. Rrugėve tė Sarandės, njė prej qyteteve turistike mė nė zė, tė sheh syri shumė tė huaj me ēanta nė krah, tė veshur me pantallona tė shkurtra qė ecin nė grup dhe duket sikur duan tė nuhasin ēdo gjė qė u del pėrpara. Ka nga ata qė vijnė ēdo vit pėr tė bėrė pushimet nė Shqipėri. Massimo Fogagnolo, nga Veneto e Italisė, ka ardhur sė bashku me familjen pėr pushime nė Sarandė. Ėshtė viti i dytė qė ai ka zgjedhur tė pushojė nė Shqipėri. Ai thotė: "Nė Shqipėri kemi gjetur vende qė meritojnė tė shikohen, qė nuk mund t'i krahasosh me vende tė tjera, si pėr shembull Syri i Kaltėr. Ka qytete karakteristike dhe kemi vizituar disa kala, tė cilat na kanė impresionuar". Fabio Scire dhe bashkėshortja e tij, Tania, banues nė Breshia tė Italisė, vizitojnė pėr herė tė parė Shqipėrinė. Fabio thotė se ato qė i kishin thėnė pėr Shqipėrinė ishin tė vėrteta, sepse ka parė vende shumė tė bukura. "Mė pėlqen natyra, kam vizituar shumė vende, por nuk ishin kaq tė bukura. Natyra kėtu ėshtė ashtu siē e ka krijuar Zoti, ende nuk ėshtė vėnė dora e njeriut",- shprehet ai. Ndėrsa Tania tregon se duhej tė vinte nė Shqipėri, qė tė shikonte pėr herė tė parė njė qiell me kaq shumė yje, qė shihen kaq qartė nga toka.

Nė mediat e huaja qarkullojnė lajme tė kėqija nė adresė tė shqiptarėve, pėr kėtė arsye, ka tė huaj qė dyshojnė nėse Shqipėria ėshtė vėrtet njė vend i bukur dhe me njerėz tė mirė. Njė ndėr ta ėshtė edhe Antonella Palmitessa, nga Bari i Italisė. "Isha shumė kurioze ta shihja. Miqtė e mi flisnin shumė mirė pėr Shqipėrinė, por unė nuk e besoja. Prandaj, doja ta shihja me sytė e mi. Kam parė mė shumė nga ē'mė kishin treguar. Kur tė shkoj nė Itali, do t'u them se Shqipėria nuk ėshtė ajo qė mendojnė ata. Duhet ta shikojnė mė sytė e tyre. Unė jam njė dėshmitare e gjallė, qė Shqipėria ėshtė shumė e bukur",- tregon. Natyra shqiptare ėshtė e egėr, por mbi tė gjitha ėshtė e sinqertė. Kėshtu e vlerėson Maria-Rosa Salla, nga Veneto e Italisė. Ajo thotė: "Mua mė pėlqen shumė deti. S'mė pėlqejnė vendet ku ndėrtohen shumė pallate. Mė pėlqen Shqipėria, me stilin e saj antik. Kur shoh njerėz me veshje tradicionale, mė pėlqen shumė. Ėshtė bukur tė shohėsh se si njė popull ka ruajtur kulturėn dhe traditat e veta, pavarėsisht nga evoluimi i kohės". Gjuha shqipe, krejt e ndryshme nga gjuhėt e tjera tė Evropės u pėlqen turistėve. Maria-Rosa, e pėrmendur mė sipėr, thotė se i pėlqen shumė kjo gjuhė, pasi ka njė tingull tė ėmbėl.

"Nė fillim, kur e dėgjoja thosha s'kam pėr ta kuptuar kurrė, por sa mė shumė thellohem, aq mė shumė mė pėlqen". Mikpritja, ky virtyt i ēmuar, i bėn tė huajt tė ndihen rehat nė shoqėrinė e shqiptarėve. Kur i pyet se ēfarė tė pėlqen mė shumė nga kultura shqiptare, gjėja e parė qė thonė ėshtė mikpritja. E pra, jo mė kot qarkullon shprehja se "shqiptarėt vdesin pėr tė huajt". Muzika popullore dhe vallet tradicionale, alegria dhe gjallėria e shqiptarėve nė kėto ditė tė nxehta i ka lėnė mė gojė hapur turistėt. Michele Palmitessa, nga Puglia e Italisė tregon se: "Shqiptarėt janė njerėz tė mirė, janė shumė mikpritės tė gjallė, shumė alegro. Kur kėrcejnė e shkarkojnė gjithė alegrinė e tyre dhe kjo ėshtė njė gjė e mahnitshme". Ndėrsa Antonella e pėrmendur mė sipėr, qesh, dhe me habi thotė se shqiptarėt nuk lodhen kurrė se kėrcyeri. Kurse Fabio premton se kur tė kthehet nė Itali, do t'u mėsojė miqve tė tij Vallen e Katjushkės. Italianėt i duan vallet tona, shumica prej tyre kanė blerė disqe me muzikė popullore shqiptare, veēanėrisht kėngėt e Jugut, qė tė kenė mundėsi t'i kėrcejnė kur tė kthehen nė vendin e tyre. Qeshin me tė madhe dhe provojnė t'i kėrcejnė kėto valle, ndėrkohė qė janė nė breg tė detit, edhe kur gabojnė, provojnė sėrish.

Jetojnė matanė detit, kanė njė stil jetese tė ndryshėm nga i yni, pa rrugė tė prishura dhe pluhur, por, ata i vlerėsojnė ngjyrat, shijet, ndjenjat e forta qė tė ngjall kjo tokė, toka shqiptare, duke i quajtur ato tė pakrahasueshme.
 




____________
Galeria Shqiptare Direktoria Shqiptare Kėrko nė Google
Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Skype Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Sarandė, Ja Si E Pėrjetojnė Tė Huajt Turizmin Shqiptar 
 
saranda Image  Image  Image  Image  Image  Image  Image  Image  Image  Image

BUTRINDI-SARANDE-ALBENIA
 




____________
Image
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!