Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Vlora Qytet Nafte Apo Turizmi? 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Vlora Qytet Nafte Apo Turizmi? 
 
Debati pėr ngritjen e depozitave tė Petroliferės ka pushtuar jo vetėm Vlorėn, por ka shkuar deri nė Tiranė. Pse e kundėrshtojnė vlonjatėt Petroliferėn dhe ēfarė thotė vetė kompania italiane pėr kėtė?

Petrolifera

Ēdo mbrėmje nė zyrėn e "Aleancės pėr mbrojtjen e Vlorės" nė qendėr tė qytetit mblidhen vlonjatėt pėr t'u informuar mbi tė rejat e fundit pėr punimet e kompanisė italiane Petrolifera. Ata janė tė shqetėsuar se terminalet gjigante tė naftės pėr njė qytet tė vogėl bregdetar si Vlora do tė shkatėrrojnė tė ardhmen e qytetit tė tyre. Sipas njė marrėveshjeje tė qeverisė shqiptare me kompaninė italiane Petrolifera nė zonėn historike tė Triportit, ngjitur me qytetin do tė ndėrtohen depozita me kapacitet fillestar rreth 37.000 m3 mė pas rreth 50.000m3. Ato do tė pėrmbajnė naftė gaz e produkte tė tjera tė lėngshme. Investimi kap shifrėn e mbi 50 milionė eurove.

Petrolifera: Ne sjellim zhvillim ekonomik

Sipas Petroliferės synimi ėshtė vetėm depozitimi, magazinimi i produkteve tė lėngshme dhe jo ndėrtimi i njė rafinerie. Petrolifera mohon ēdo lloj lidhjeje edhe me punimet e planifikuara tė TEC-it tė Vlorės dhe me tubacionin AMBO qė pritet tė kalojė nėpėr Shqipėri. Nga ana e saj kompania kėmbėngul se Vlora e Shqipėria do tė kenė pėrfitime.

Pėrfaqėsuesi i Petroliferės nė Shqipėri, Gazmend Shalsi: "Ky projekt do tė sjellė naftė, gaz benzinė pėr nevojat e ekonomisė shqiptare dhe Vlora ėshtė pjesė e ekonomisė shqiptare qė do tė pėrfitojė nga kjo. Kjo zonė e vdekur do tė kthehet nė njė zonė tė industrisė sė lehtė, tė njė industrie nė funksion tė kėtij turizmi qė pretendon qyteti i Vlorės. Petrolifera dhe TEC-i, (megjithėse ky ėshtė tjetėr e unė nuk pėrfaqėsoj TEC-in e ekonominė shqiptare) janė mbėshtetje pėr zhvillimin e turizmit nė Vlorė.

Qytetarėt

Me sy tjetėr e shohin Petroliferėn qytetarėt vlonjatė. Dyshimet ndaj qėllimeve tė pastra tė kompanisė italiane janė mė tė mėdha se sa premtimi pėr t'i sjellė vende pune vlonjatėve. Kryetari i Aleancės qytetare pėr mbrojtjen e Vlorės, Rezart Aliaj paraqet ankesat e qytetarėve vlonjatė: Kėto vepra energjetike janė bėrė nė fshehtėsi tė plotė, pra ne si komunitet nuk dinim asgjė. Pėrfitimet qė ka qeveria jonė janė pėrfitime minimale pėr tė mos thėnė qė kjo ėshtė njė kontratė shumė e turpshme qė gati falen 84 hektarė dhe aq mė tepėr pėr vepra qė cenojnė drejtpėrdrejtė jetėn e njė komuniteti. Petrolifera ėshtė duke u ndėrtuar nė zonė tė banuar."

Vlora park energjitik?

Nė Vlorė parashihet jo vetėm Petrolifera por edhe ndėrtimi i njė TEC-i. Zėrave pro ndėrtimeve energjetike se Vlorės i duhet energji dhe TEC-i do 'ja sigurojė kėtė kryetari i Aleancės pėr mbrojtjen e Vlorės, i kundėrpėrgjigjet: TEC-i me kapacitet 92 Mv. nuk mund tė furnizojė Vlorėn me energji. Ai ngrihet vetėm pėr tė ndihmuar funksionimin e Petroliferės per planet e ardhshme, thotė ai me gjithė kundėrshtimet e Petroliferės.

Si dėshmi pėr kėtė lidhje qytetarėt vlonjatė marrin prerjen e njė pjese tė pyllit nė zonėn ndėrtimore ku po ndėrtohet Petrolifera qė ēon deri nė zonėn e TEC-it. TEC-i do tė ketė efekte negative: "Gjithēka qė ky TEC-i do tė djegė pėr pozitėn gjeografike qė ka gjiri i Vlorės, 70-80% e gjithēkaje do tė mbesė brenda gjirit dhe do tė ndikojė drejtpėrsėdrejti nė jetėn e qytetit."

Shqetėsimi vlonjat

Shqetėsim tjetėr pėr vlonjatėt pėrbėn ngritja e depozitave me lėndė kimike qė parashikohen nė fazėn e tretė tė punimeve tė Petroliferės, sipas Aleancės. Depozitat do tė kenė kapacitetin 10-20.000 m3 sipas tė dhėnave tė manualit tė Aleancės pėr mbrojtjen e Vlorės. Vlora do tė vuante pasoja tė rėnda pėr turizmin mendon kryetari i bordit operator pėr biznesin e turizmit nė Vlorė, Petrit Levendi shprehet:

"Vlora do tė kthehej nė njė qytet nafte, kėtu bėhet fjalė pėr industri nafte, energjia ėshtė nė shėrbim tė naftės. Pra ēdo aromė nafte qė do tė ngrihej nė ajėr do tė vinte nė qytetin qė ėshtė 200-300 metra larg. Asnjė shans nuk ka Vlora tė mos vijė era naftė. Pėrveē kėsaj askush nuk do tė preferonte tė pinte kafenė nė njė nga lokalet e Vlorės kur pėrballė ka me qindra depozita dhe anije nafte."

Protesta vlonjate: Qytetarėt vlonjatė nuk janė pyetur pėr Petroliferėn

Sipas konventės sė AARHUS-it, konventė qė rregullon me ligj marrėdhėniet komunitet -biznese dhe tė drejtėn e vendimmarrjes nė ndėrtime qė prekin jetėn e qytetarėve, vlonjatėt kanė tė drejtė. Qeveria shqiptare dhe kompania italiane dėnohen pėr mos informim tė komunitetit. Kjo ju dha zemėr qytetarėve vlonjatė pėr tė filluar protestat nė forma tė ndryshme. 14.000 firma e nevojshme u mblodhėn pėr tė kėrkuar referendum por Aleances pėr mbrojtjen e Vlorės me vendim politik e drejta e referendumit ju mohua.

"Neve na ėshtė mohuar dy herė e drejta jone pėr tė vendosur, e drejta e referendumit. Kundėrshtimi qė komuniteti po i bėn kėtij projekti duhet kuptuar qartė, ne nuk kemi dalė kundėr njė firme tė veēantė siē ėshtė Petrolifera apo TEC-i. Ne kundėrshtojmė tė gjithė kėtė park qė i pėrfshin kėto brenda. Kėto janė hapat e parė tė kėtij parku, ne jemi kundėr kėsaj vendimmarrjeje tė gabuar nė vendin e gabuar", shprehet kryetari i Aleancės pėr mbrojtjen e Vlorės, Rezart Aliaj.

Gjendja ėshtė tepėr e acaruar kohėt e fundit pasi kompania italiane filloi konkretisht punimet. Aleanca pėr mbrojtjen e Vlorės kėrkon ndalimin e punimeve sepse ato i cilėson tė paligjshme. Petrolifera nuk ka bėrė zbardhjen e lejes nga bashkia e Vlorės, thonė ata. Pėrfaqėsuesi i Petroliferės, Shalsi proteston: "Leja e ndėrtimit dhėnė nga Kėshilli i Rregullimit tė Territorit tė Shqipėrisė. Jepet edhe njė zbardhje, ėshtė detyrė e qeverisė dhe pushtetit loka tė na e japin kėtė leje qė nuk na e kanė dhėnė akoma, dhe kjo ėshtė pėrgjegjėsia e tyre, por dua tė theksoj se ky nuk ėshtė kusht qė ne te mos fillojmė punėn. Punimet tona janė tė ligjshme."

Specialistė shqiptarė tė mjedisit kundėr Petroliferės

Nė disfavor tė Petroliferės e kanė thėnė fjalėn e tyre edhe specialistėt shqiptarė tė mjedisit. Prof. Sazan Guri drejtues i zyrės kombėtare pėr mbrojtjen e mjedisit ėshtė i mendimit se projekte tė tilla mund tė ndėrtohen jashtė zonave turistike. Depozitat e naftės do tė dėmtojnė qytetin nga ana ekologjike.

"Ne kemi vėrtetuar se duke qenė se ajri i Gjirit tė Vlorės ėshtė shumė i mbyllur ka njė lagėshti shumė herė mė tė madhe se sa zonat e tjera, Seman e Porto Romano. Pra ndotja nė kėtė pozicion qė ka Vlora del shumėfish. Vlora ka njė pikė specifike, nuk ėshtė e aftė tė mbajė asnjė vper me bazė nafte pėr shkak tė ajri tė mbyllur dhe bashkėveprimit tė lartė qė ndodh mes atij standardi ndotjeje dhe kėtij parametri fiks tė lagėshtisė sė ajrit. Gjiri i Vlorės ėshtė inkubator. Po qe se derdhet njė pikė nafte nuk ka ku del. Nga pikėpamja mjedisore pra natyre nuk tė lejon. Sa rron delja me ujkun aq rron edhe vepra e naftės me turizmin."

Edhe analisti Ardian Klosi ėshtė kundėr Petroliferės. Ai shpjegon arsyet pse projekte tė tillė ndėrtohen nė Shqipėri:

"Shqipėria i ngjan njė kolonie mjedisore d.m.th nėnshkruhen projekte gjigante pėr TEC-e, Super-TEC-e pra tė gjithė bizneset qė nė thelb nuk mund tė ndėrtohen mė nė vendet e komunitetit evropian, njė herė jo e jo pa lejen e komunitetit qė preket. Nė Shqipėri kėto gjėra janė tė mundshme, Kjo na indinjon jashtė mase.

Nėse Petrolifera do tė arrijė tė bindė qytetarėt e Vlorės se ajo vjen vetėm nė tė mirė tė zhvillimit ekonomik tė qytetit kjo nuk dihet ende. Protestat vazhdojnė.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Vlora Qytet Nafte Apo Turizmi? 
 
Vlora.. Image  Image  Image
 




____________
Image
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Vlora Qytet Nafte Apo Turizmi? 
 
Vlora eshte me te vertete perle! E kam bere nje vizite te shkurter para dy vjetesh. Llogaraja osht shume relaksuese, te kenaqen mushkerite me ajer te paster!
 




____________
A mixture of Mjalt & Limon

Image

Asnje nuk vdes i virgjer, jeta na e fut te gjithve!
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!