Pėrjetimi i kėnaqėsive seksuale
Gratė i pėrjetojnė kėnaqėsitė seksuale nė shumė mėnyra si fizike, emocionale, shpirtėrore, si dhe nė aspektin intelektual. Mund tė ndiejnė kėnaqėsinė e njė pėrkėdheljeje tė butė, njė kėrcimi erotik ose njė orgazme qė tė bėn ujė nė djersė. Tradicionalisht, pėrshkrimet e studiuesve meshkuj fokusohen nė ndjesitė e organeve gjenitale dhe nė fazat e eksitimit. Por erotika dhe kėnaqėsia janė shumė mė tepėr se kaq. Tingujt, pamjet, aromat dhe prekjet mund tė ndezin ndjenjat seksuale, po ashtu si fantazitė, aroma e njė trupi me tė cilin je familjarizuar apo njė bashkėbisedim qė tė bėn pėr vete. Erotika mund tė bėhet njė burim pozitiv energjie. Shpeshherė femrat ndihen tė pasigurta emocionalisht dhe fizikisht. Nė disa raste femrat duke iu trembur shtatzėnisė nuk ia lejojnė vetes njė kėnaqėsi tė plotė, pa pengesa psikologjike dhe pa kushtėzime fizike. Shpesh grave i duhet tė punojmė me orė kaq tė zgjatura sa nuk kanė as kohė dhe as energji tė mjaftueshme pėr seks.
Lidhja e fortė seksuale
Marrėdhėnia seksuale ndėrtohet nė njė mėnyrė tė tillė qė tė dy partnerėt tė fitojnė kėnaqėsi dhe tė lidhen mė fort, dhe jo pėr tė arritur me patjetėr nė orgazmėn. Shumė gra nuk pėrjetojnė orgazėm gjatė aktit seksual. Ndonjėherė duke u pėrpjekur tė arrijnė nė orgazėm, mund tė ndėrgjegjėsohen dhe tė ftohen. Nga ana tjetėr tė lodhesh pėr tė arritur orgazmėn ėshtė eksituese. Nėse femra nuk ėshtė gati pėr tė arritur orgazmėn dhe mashkulli ėshtė shumė i eksituar kur fillon aktin seksual, ai mund tė kalojė nė orgazėm shumė shpejt. Prandaj ėshtė mė mirė qė tė dy partnerėt tė ngadalėsojnė lėvizjet derisa edhe femra tė eksitohet mė shumė. Eksperimentoni duke mbajtur trupin pa lėvizur pėr pak kohė kur tė filloni njė marrėdhėnie, pastaj tė dy bashkė filloni tė lėvizni me ngadalė. Lėvizjet e ngadalta mund t'i ndihmojnė meshkujt qė ta vonojnė ejakulacionin, gjė qė mund ta bėjė aktin seksual mė tė kėndshėm pėr tė dy partnerėt. Bashkėbisedimi, njohja e pikave tė dobėta tė partnerit, bashkėveprimi pėr tė arritur njė kėnaqėsi tė dyfishtė do tė ishin fillimi i njė marrėdhėnieje tė fortė seksuale.
Martesa dhe intimiteti
E vėrteta ėshtė se asnjė nuk dėshiron tė jetė i vetėm. Edhe pse e bėjmė tė madhe ēėshtjen e "bėrjes sė gjėrave si tė duam" dhe kėmbėngulim pėr tė drejtat individuale, tė gjithė dėshirojmė sigurinė dhe ngrohtėsinė e njė marrėdhėnieje intime me dikė qė ēmendet pas nesh. Ne mund tė themi se "duam tė jemi vetėm" dhe dėshirojmė "pak hapėsirė", por dėshira jonė mė e fortė ėshtė ta ndajmė kėtė hapėsirė me dikė qė na do. Edhe pse tėrheqja seksuale ėshtė njė pjesė e rėndėsishme e dėshirės tonė pėr intimitet, kėto dėshira pėr t'u lidhur fort me njė person tjetėr nuk janė vetėm pėr seks. Kjo dėshirė e zjarrtė pėr t'u njohur dhe vlerėsuar nga dikush tjetėr vjen nga mėnyra si jemi projektuar qė nė fillim. Edhe pse martesa sulmohet keqas nė ditėt e sotme, ecja pėr nė altar ėshtė ende diēka shumė e pėlqyer. Njė anketim i fundit nxori se 96 pėr qind e studentėve duan tė martohen apo tashmė janė tė martuar.
Shkaktarėt e divorceve
Pse ndodh atėherė qė kaq shumė njerėz, tė cilėt dėshirojnė dhe kanė nevojė pėr tė qenė pranė dikujt, pėrfundojnė tė divorcuar, shpeshherė tė mbushur me zemėrim dhe zhgėnjim? Shumica e atyre qė martohen pėrpiqen tė arrijnė njė lidhje tė fortė e tė qėndrueshme tė bazuar kryesisht tek ndjenjat (emocionet). Nė shumicėn e marrėdhėnieve dashuria dhe pranimi vazhdojnė pėr aq kohė sa personi tjetėr po plotėson njė nivel tė caktuar pritjeje. Nėse ndjenjat janė tė ngrohta, burri dhe gruaja mund ta shijojnė shoqėrinė e njėri-tjetrit, i shpėrfillin karakteristikat e mėrzitshme tė partnerit, komunikojnė siē duhet dhe akoma shprehin afeksion (dashamirėsi). Por kur ndjenjat ftohen, njėri ose tė dy sė bashku mėsojnė se nuk kanė asnjė rezervė apo aftėsi pėr tė dashur njė person me sa duket tė papėrsosur. Tashmė nevojat nuk plotėsohen, gjė qė shkakton lėndim, nxit vetėmbrojtje, dobėson komunikimin e mirė, shton keqkuptimet, provokon konflikt.
Problemet martesore
Qė njė marrėdhėnie tė funksionojė siē duhet, kėrkohet bashkėpunim dhe tė dy personat duhet tė mohojnė shumė nga dėshirat e tyre personale. Egoizmin duhet tė zėvendėsojė vetėflijimi. Njė person mund ta bėjė kėtė fare mirė pėr njėfarė kohe nė martesė, por pastaj durimi humbet. Vetėflijimi nuk ėshtė i natyrshėm, ndėrsa egoizmi po. Nė qoftė se do tė jetonim nė njė botė ku njerėzit tė ishin tė pėrsosur, atėherė martesat tona do tė gumėzhinin nga harmonia e plotė, ashtu si donte Perėndia tė funksiononte qė nga fillimi. Por ne nuk jetojmė nė njė botė tė pėrsosur. Me sinqeritet tė plotė mund tė thuhet se tė gjithė ne jemi tė ndikuar nga prirja jonė drejt egoizmit dhe "mėkatit". Shpesh zgjedhim tė bėjmė gjėrat e gabuara, jo gjėrat e duhura. Ne mund tė jemi egoistė, tė ulėt, lėndues, tė hidhėt, arrogantė, jo tė gatshėm pėr tė falur dhe kėshtu me radhė. Nuk ėshtė ēudi qė burrat dhe gratė e kanė tė vėshtirė tė shkojnė mirė me njėri-tjetrin.
____________
Lot Dielli












