Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 2 e 2
Shko tek faqja E mėparshme  1, 2
Kupa e Botes, Histori 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Kupa e Botes, Histori 
 
Selecao ben “poker” fale penalltive  
Boterori i pare qe zhvillohej ne SHBA pati surpriza ne aspektin sportiv, por edhe dhembje ne ate njerezor

1994 Shtetet e Bashkuara te Amerikes
Finalja: 17 korrik 1994
BRAZIL Itali 0 0

(Brazili fiton 3 2 me penallti)

Vendimi i FIFA s per te organizuar Boterorin ne Amerike ishte i guximshem, edhe pse ne perfundim nuk e permbushi synimin per ta kthyer futbollin ne sportin e preferuar te SHBA se. Megjithate, u realizua nje Boteror shume i mire, i shenuar nga nje barazim 0 0 ne finale midis Brazilit dhe Italise. Ne njefare menyre Kupa e Botes u zhvillua brenda nje flluske. Rreth stadiumeve apo ne qytetet ku luheshin ndeshjet, kishte nje nivel interesimi vendas dhe kompeticioni prodhoi shifrat me te larta te publikut ne historine e Kupes se Botes. Por miliona amerikane as qe e dinin se Boterori po zhvillohej ne vendin e tyre dhe, nese do ta dinin, ata vete nuk ishin aspak te interesuar. Gjithsesi, ata qe te ishin te pranishem dukej se po kenaqeshin, edhe pse kishin tendencen te mendonin se nje goditje e gjate e topit apo nje rivenie e fuqishme ne loje meritonte nje duartrokitje. Ky ishte futbolli ne Amerike, por jo futboll ashtu si e njihnin ata. Ekipi kampion luante tani si nje Gjermani e bashkuar dhe pritej te arrinte shume. Po keshtu edhe per Brazilin dhe Italine. Nigeria, ekipi kampion i Afrikes, ishte gjithashtu nje pretendente e mundshme per fazat e fundit. Ishte nje Boteror i hapur dhe solli surpriza. Rumania, me George Haxhin, dhe Bullgaria, me Hristo Stojckovin ne krye, mbanin lart flamurin per vendet e Europes Lindore te sapoliruara nga diktatura. Ato zhvilluan turneun e tyre me te mire, ndersa Italia, Meksika dhe Holanda udhetuan me shume shpresa. Turneu ruajti te njejten forme si ne vitin 1990 me 24 skuadra qe luftoni drejt fazave te eliminimit direkt, aty ku u eliminua Amerika, Argjentina dhe Nigeria. SHBA beri nje pune te mire duke arritur 1/16 pas fitores 2 1 ndaj Kolumbise ne 22 qershor ne Pasadina. Por ishte nje ndeshje qe hyri ne histori per arsye te gabuara, sepse i kushtoi jeten mbrojtesit te pafajshem kolumbian, Andres Eskobar. Ai shkaktoi nje autogol ne pjesen e pare duke i dhene Amerikes kryesimin dhe u vra gjate rruges per ne shtepi nje jave me pas, sepse humbja e Kolumbise i kishte shkaktuar bastexhinjve humbje te medha parash. Argjentina, kapiteni i se ciles, Diego Maradona, u pezullua pasi rezultoi pozitiv ndaj dopingut, humbi 3 2 ndaj Rumanise ne raundin e dyte, ndersa fushata e Nigerise mori fund me humbjen 2 1 ndaj Italise. Nigeria dukej ne forme te mire, por Roberto Baxhio barazoi dy minuta perpara perfundimit dhe me pas shenoi nje penallti ne kohen shtese qe i siguroi italianeve nje vend ne cerekfinale. Brazili dhe Italia u perballen ne finalen e Pasadines dhe per here te pare ne histori, fati i Kupes se Botes u vendos me penallti pas nje barazimi pa gola nen diellin pervelues. Brazili fitoi 3 2 pasi, “Bishtaleci” Baxho, i cili kishte qene heroi i Italise me gjashte gola, e humbi penalltine e tij duke gjuajtur mbi traverse.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Kupa e Botes, Histori 
 
Kupa e Botes rikthehet ne vendlindje  
Brazili nuk kishte se si te ndalonte Zidanin ne finale dhe dopieta e tij shuajti shpresat e Selecaos

1998 France
Finalja: 12 korrik 1998
FRANCE Brazil 3 0

Kur Zhoao Havelanxh u perpoq te shpallej president i FIFA s ne vitin 1974, ai premtoi se, nese do te zgjedhej, vendet aziatike dhe afrikane do te kishin me shume mundesi per te konkurruar ne skenen boterore. Procesi filloi ne vitin 1982 kur Kupa e Botes u zgjerua ne 24 vende dhe perfundoi ne vitin 1998 kur u zhvillua turneu i pare me 32 skuadra. Japonia, Afrika e Jugut dhe Xhamajka ishin nder ekipet debutues ne “France ’98”, turne i cili filloi me fitoren 2 1 te Brazilit ndaj Skocise ne 10 qershor ne Paris. Brazili pritej serish qe te bente nje pune te mire, por nga Franca pritej edhe me shume. Vendasit ishin permiresuar gradualisht gjate dekades se meparshme dhe po vilnin perfitimet nga nje program st-rvitor kombetar per te rinjte qe synonte larg. Ne kohen e Boterorit 1998, lojtare si Zinedin Zidan, David Trezege, Patrik Vieira dhe Tierri Henri ishin te rinjte, te njohur dhe gati per t’u perballur me boten per te fituar dhe kjo eshte pikerisht ajo qe ndodhi. “France ’98” kujtohet si nje Boteror i mire me ndeshje te paharrueshme ne fazat e fundit. Shume prej ndeshjeve ne fazen e pare ishin te merzitshme dhe ishte e qarte se shume skuadra ishin thjesht te lumtura qe ndodheshin aty dhe synonin te shmangnin humbjen. Kompeticioni i vertete filloi atehere kur turneu u reduktua ne 16 skuadra, qe ndoshta eshte ende numri ideal. Ndeshja me e paharrueshme e fazes se pare te eliminimit direkt ishte fitorja e Argjentines me penallti ndaj Anglise ne 30 qershor ne St.Etien. Ne kete ndeshje Majkell Ouen shenoi nje prej golave me te mire ne historine e Kupes se Botes, Havier Zaneti njerin prej me te lezetshmeve, Devid Bekam, u ndeshkua me karton te kuq dhe Argjentina u kualifikua 4 3 me penallti pas nje barazimi emocionues 2 2. Franca, Kroacia debutuese, Brazili dhe Holanda ia dolen mbane duke u kualifikuar per ne gjysmefinale. Brazili mundi Holanden me penallti ne nje prej ndeshjeve dhe Franca eliminoi Kroacine 2 1 ne takimin tjeter duke mundesuar keshtu finalen e pare midis nje vendi organizator dhe ekipit kampion ne fuqi. Ne fund, Franca fitoi per here te pare Kupen e Botes edhe me me shume lehtesi nga sa tregon rezultati. Ronaldo pati nje krize gjate asaj mbremjeje dhe ishte e qarte se nuk mund te luante... por ai luajti. Brazili nuk kishte asnje pergjigje ndaj aftesite te shkelqyera te Zidanit i cili kontrolloi te gjithe ndeshjen dhe shenoi dy here. Emanuel Peti shtoi goditjen perfundimtare ne minuten e fundit me nje gol te trete. Skenat ne “Champs Elysees” ne mbremjen e finales nuk do te harrohen kurre nga ata fatlume qe ndodheshin aty. Kupa e Botes, e shpikur nga nje francez, Zhyl Rime, me ne fund ishte kthyer ne shtepi.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Kupa e Botes, Histori 
 
Brazili ve yllin e peste ne fanelle  
Selecao mberriti ne Azi pas zhgenjimit te kater viteve me pare dhe nje kualifikimi te veshtire, por askush nuk e ndali dot gjate finaleve

2002 Kore e Jugut dhe Japoni
Finalja: 30 qershor 2002
BRAZIL Gjermani 2 0

Vendimi per te zhvilluar Kupen e Botes per here te pare ne kontinentin aziatik, me sakte ne Korene e Jugut dhe Japoni, ishte me i miri qe FIFA kishte marre ndonjehere. Dekada te tera armiqesie mes dy vendeve kishin krijuar nje situate qe do te kishte perbere nje turp kombetar per cilindo shtet qe do te humbiste te drejten per organizimin e turneut. Historia e tyre e veshtire dhe e perbashket ishte dicka qe as FIFA nuk mund te zgjidhte dhe ne korrik 1996, FIFA vendosi qe te caktonte te dy vendet per organizimin e Kupes se Botes. Kjo krijoi nje eveniment terheqes dhe intrigues, duke pare se te dy vendet e zbatuan detyren qe u ishte caktuar ne menyre te ndryshme. Te gjithe kombit korean i ishte ngulitur ne mendje qe per nje muaj, cdo burre, grua apo femije do te mbante veshur fanellen e kuq te skuadres perfaqesuese. Japonezet ishin disi me te rezervuar, por gjithsesi nuk qendruan duarkryq dhe i shtuan evenimentit nje pjese nga kultura e tyre. Kurre me pare ne rrugen e Tokios, Saporos dhe Niagatas nuk kishin ecur aq shume sozi te Devid Bekamit. Kompeticioni shkaktoi befasi pas befasie, duke filluar me me te madhen, e ndeshjen e hapjes ne Seul, ku Senegali debutues mundi kampionen e botes ne fuqi, Francen, 1 0. Qe ne fillim u pa se ky do te ishte nje Boteror ndryshe. Dhe ishte vetem fillimi. Franca, gjithashtu kampione e Europes ne fuqi, nuk shenoi dot as kunder Uruguajit dhe pasi u mund nga Danimarka 2 0, i tha mirupafshim turneut. Edhe Argjentina u nda heret me Azine. Ne grup me Angline, kundershtaren e vjeter, Nigerine dhe Suedine, Argjentina e nisi mire duke mundur 1 0 Nigerin, por humbja me te njejtin rezultat ndaj Anglise dhe barazimi 1 1 me Suedine i eliminoi.

Te dy vendet organizatore ecen mire dhe te ndihmuar nga tifozet e tyre, arriten rezultate. Korea e Jugut shkoi madje deri ne gjysmefinale, ndersa Japonia deri ne fazen e dyte, ku u mund nga Turqia, edhe ajo surprize e turneut, pasi mberriti deri ne kater me ta mirat. Brazili i shmangu gabimet qe po benin skuadrat e tjera te medha. I fitoi te tre takimet ne grup kunder Turqise (2 1), Kines (4 0) dhe Kosta Rikes (5 2), para se te mundte Belgjiken 2 0 ne fazen e dyte. Ne cerekfinale perballe i doli Anglia, e cila, edhe pse ishte ne avantazh dhe Selecao mbeti me dhjete vete, u dorezua ndaj sambas. Para se te largohej me karton te kuq, Ronaldinjo shenoi me nje goditje denimi nga 40 metra duke zene komplet ne befasi Devid Simanin. Kjo siguroi fitoren e Brazilit 2 1. Gjermania, Korea e Jugut dhe Turqia arriten deri ne gjysmefinale. Brazili mundi Turqine 1 0 dhe Gjermania mundi me te njejtin rezultat Korene e Jugut. Edhe pse kishin arritur te dyja bashke 12 here ne finale, nga 16 te zhvilluara, Brazili dhe Gjermania nuk ishin ndeshur kurre me pare ne nje ndeshje ne Kupen e Botes. Brazili ishte favorite, ndersa Gjermania ishte e veshtire per t’u mundur dhe golin e pare Selecao e shenoi vetem ne te 67', ku Ronaldo shenoi te parin nga dy golat e tij. Tjetri erdhi 12 minuta me vone dhe e perfundoi kompeticionin si shenuesi me i mire, me tete gola. Roni u be dhe shenuesi i dyte me i mire ne nje turne, pas Gerd Mylerit me dhjete gola ne vitin 1970. Ronaldo, i cili ka shenuar 12 gola ne Kupen e Botes, shkon ne Gjermani per te thyer rekordin e mbajtur po nga Myler, i cili me 14 gola ne te gjithe Boteroret qe ka luajtur, mban rekordin e shenuesit me te mire. Gjithashtu Brazili i tij shpreson titullin e gjashte, por sic kane provuar 17 edicionet e meparshme, asgje nuk eshte e sigurt.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Kupa E Botes, Histori 
 
Boterori i vitit 82 dhe 86 jane me te miret per mendimin tim
 




____________
I think that someone is trying to kill me
Infecting my blood and destroying my mind
No man of the flesh could ever stop me
The fight for this fish is a fight to the death
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 2 e 2
Shko tek faqja E mėparshme  1, 2

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!