TIRANĖ- Kėshilli i Ministrave ka shtyrė tre marrėveshje tė paqarta, qė synojnė tė rregullojnė marrėdhėniet mes shtetit, nga njėra anė, dhe komuniteteve fetare: myslimanėve, bektashinjve dhe ortodoksėve nga ana tjetėr. Marrėveshjet e hartuara nga Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, mbartin plot paragrafė tė vagullta dhe tė pakuptimta, paragrafė qė janė kritikuar edhe nga Zyra e Kodifikimeve nė Ministrinė e Drejtėsisė. Marrėveshjet e miratuara i pėrkasin Komunitetit Mysliman, Bektashinjve, Ortodoksėve, por nė asnjė rresht tė kėtij drafti nuk pėrmenden Katolikėt.
Ndalohen shkollat jo-hanefi
Marrėveshja me Komunitetin Mysliman sanksionon qartė se nė kėtė bashkėsi, nuk do tė mund tė marrin pjesė myslimanėt qė nuk i pėrkasin Shkollės Juridike Hanefi. Neni 2, thotė se Komuniteti ėshtė organizim i personave qė shfaqin praktika fetare tė pėrcaktuara nė legjislacionin Islam, Shkollėn Juridike Hanefi dhe statutin e KM. Mė poshtė, thuhet se qeveria ka pėr detyrė tė njohė dhe garantojė deklarimet e Komunitetit Mysliman pėr prirje ekstremiste apo shfaqje ashpėrsie nė mjediset fetare. Ndalohet gjithashtu qė nė shkollat fetare apo nė xhami tė ketė mėsime qė, sipas marrėveshjes, "bien ndesh me interesat kombėtare", si dhe "nxisin urrejtjen fetare, racizmin e mungesėn e tolerancės". Marrėveshja thotė se pranimi i njė individi nga ana e shtetit si mysliman bėhet vetėm pėrmes njė sistemi anėtarėsimi. Njė paragraf gjithashtu i paqartė dhe i kritikuar nga Ministria e Drejtėsisė, flet pėr rastet kur Komuniteti Mysliman denoncon ekstremistė brenda vetes ose "devijime fetare". Ndonėse nuk thuhet qartė, nėnkuptohet qė KM do tė ketė tė drejtė tė kėrkojė ndihmėn e shtetit, pėr tė shtypur rryma fetare qė nuk i konsideron nė pėrputhje me shkollėn Hanefi.
Ndonėse nė Shqipėri pranohet gjerėsisht se shumica e besimtarėve i pėrkasin shkollės Hanefi, prania e interpretimeve tė tjera tė fesė ėshtė toleruar gjithkund. Mendimi fetar qė nuk ėshtė nė pėrputhje me shkollėn Hanefi ėshtė skualifikuar zyrtarisht nga Statuti i Komunitetit Mysliman. Ngjan se marrėveshja e miratuar dje, vė baza edhe pėr njė "pėrjashtim ligjor" nga jeta fetare komunitare e atyre qė mendojnė ndryshe. Marrėveshja e vė shtetin rolin e njė lloji "polici fetar" tė Komunitetit Mysliman.
Financimet nga buxheti
Marrėveshja parashikon qė qeveria tė japė kontribut financiar ose material pėr komunitetet fetare. Kjo ėshtė njė temė e debatuar prej kohėsh. Shpesh janė hedhur akuza se nė mungesė tė mjeteve monetare, komunitetet fetare apo OJQ tė ndryshme kanė marrė fonde nga vende tė tjera tė huaja dhe bashkė me fondet, edhe ide fetare "tė dėmshme", "ekstremiste" etj. Komuniteteve fetare nuk u hiqet e drejta pėr tė marrė donacione nga jashtė, edhe pas kėsaj marrėveshjeje.
Marrėveshja nuk bėn tė qartė se ēfarė do tė thotė "interes kombėtar" dhe as se ēfarė pėrbėn apo nuk pėrbėn "nxitje urrejtjeje apo mungesė tolerance". Drejtoria e kodifikimit nė Ministrinė e Drejtėsisė i ka bėrė tė qartė sakaq se pjesėt mė domethėnėse tė marrėveshjes, janė krejtėsisht tė paqarta nga pikėpamja juridike. Marrėveshja thotė gjithashtu se kurrikulat e shkollave fetare do tė hartohen nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencės. Sipas marrėveshjes, kurrikulat duhet t'i "kundėrvihen racizmit dhe fanatizmit nė arsimin e tė rinjve".
Respektim ligjor i mjekrės dhe shamisė
Marrėveshja parashikon respektimin e "sjelljes si mysliman jashtė objekteve tė kultit". Nuk ėshtė shumė e qartė, nėse kjo gjė do tė thotė nėse do tė respektohet mbajta e mjekrės fetare apo e shamive tė kokės nė institucionet publike.
Eksperienca ndėrkombėtare
Marrėveshjet mes shtetit dhe fesė janė fenomen i vendeve qė kanė njė fe kombėtare. SHBA-tė p.sh., nuk kanė marrėveshje tė tilla, ndėrkohė qė Italia ka nėnshkruar njė marrėveshje me Kishėn Katolike nė kohėn e Musolinit. Marrėveshje tė tilla janė disi tė pakuptimta nė kohėt e sotme, ku numri i feve ose komuniteteve fetare qė prezantohen si religjione mė vete ėshtė shumė i madh, e pėr pasojė, tė tentosh tė vendosėsh marrėdhėnie preferenciale me njė pjesė tė komuniteteve, ngjan si pėrjashtim i komuniteteve tė tjera.
Pėr pronėn
Neni 22/ E drejta e pronės Pėr Kishėn Ortodokse
1. Shteti i njeh Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė tė drejtėn e pronės mbi sende tė luajtshme dhe tė paluajtshme.
2. Shteti do t'i kthejė pronat Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, me pėrparėsi objektet e kultit tashmė tė njohura nga tė gjithė, tė cilat kanė qenė pėr shekuj qendra shpirtėrore dhe kulturore tė komunitetit ortodoks dhe pėrbėjnė historinė e kėtij komuniteti, si objektet e kultit dhe manastiret e shenjtė, sepse pėr shkak tė karakterit tė veēantė kishtar dhe vlerave tė sipėrpėrmendura, janė tė pakompensueshme.
3. Shteti do tė kthejė tė gjitha pronat, pasuritė, objektet dhe sendet e kultit, arkivat etj., tė konfiskuara nga regjimi komunist dhe do tė asistojė nė ri-regjistrimin e tyre nė Zyrat e Regjistrimit tė Pasurive.
Pėr Kryegjyshatėn Bektashiane
1. Shteti i njeh Kryegjyshatės Botėrore Bektashiane tė drejtėn e pronės mbi sende tė luajtshme dhe tė paluajtshme.
2. Shteti trajton me pėrparėsi kėrkesat e Kryegjyshatės Botėrore Bektashiane pėr kthimin dhe kompensimin e pronave tė veta, si dhe pėr kryerjen e legalizimeve dhe dhėnien e lejeve tė shfrytėzimit nėse ėshtė rasti, nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi.
3. Shteti shqiptar merr nė mbrojtje pasurinė e Kryegjyshatės Botėrore Bektashiane.
Pėr Komunitetin Mysliman
1. Shteti i njeh Komunitetit Mysliman tė Shqipėrisė tė drejtėn e pronės mbi sende tė luajtshme dhe tė paluajtshme, me tė gjithė elementėt pėrbėrės tė saj. Komuniteti Mysliman i Shqipėrisė rinjihet pas kėsaj marrėveshjeje si trashėgimtar i pronave pėrkatėse tė tij.
2. Nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi, shteti trajton me pėrparėsi kėrkesat e Komunitetit Mysliman tė Shqipėrisė pėr kthimin dhe kompensimin e pronave tė veta.
____________
Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?















