Kundershtarja e Romeles dihej. Polakja Marita Godfid kishte shume favore, sidomos ne peshen trupore, duke qene se ishte 290 grame me e lehte, cka ne fund e favorizonte ndjeshem. Ne fillim ishte stili i shkeputjes, disiplina ku Begaj eshte ne gjendje te jape vertet shume. Tre provat e saj jane dehese. Perfundimi, 101 kilograme te ngritura mbi supe dhe medalje ari. Konkurrentet e tjera jane larg. Ne disiplinen e dyte, ate te shtytjes, Romela mund te bente vertet me teper, por nuk arrin te ngreje me shume se 111 kilograme, duke u renditur e treta dhe duke merituar medaljen e bronzit. Ne fund, Romela Begaj merr argjendin ne dygaresh, duke qendruar pas shpines se rivales se saj, polakes Godfird, e cila edhe pse ne dygaresh ishte ne te njejten peshe sa edhe Romela, 212 kilograme, arriti te marre vendin e pare, pasi ishte me e lehte ne peshe, vetem 290 grame. Sidoqofte, perfaqesimi i saj ishte vertet per t'u admiruar dhe plotesohet ne nje fare menyre pergjysme profecia e presidentit te FSHP-se, Esat Ademi, i cili parashikoi medalje nga Romela Begaj dhe Erkand Qerimaj. Nese e para ia doli, tani syte jane drejtuar te gjithe te talenti shkodran.
Romela arrin kualifikimin ne Olimpiade
Rezultati fantastik i Romela Begajt ne Kampionatit Evropian te Peshengritjes qe po zhvillohet ne Linjano te Italise, ka bere te mundur qe peshengriteses sone t'i hapen dyert per ne Olimpiaden e Pekinit. Edhe pse ajo ishte nje nder favoritet per t'u bashkuar me grupin qe do te udhetoje ne vere drejt Kines, medaljet e djeshme kane bere te mundur qe ajo te "saldoje" perfundimisht bileten olimpike.
____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"













