|
Faqja 1 e 1
|
| Autori |
Mesazh |
alb-boy
Veteran

Postime: 670
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Oborri I Zogut, Sa Shumė Antiturq
Rruga e gjatė pėr nė Shqipėri mė lodhi shumė dhe nė zemėr ndjeja njė peshė tė rėndė... Kur rri e mendon pėr udhėtimin nė kėtė vend, turkut i del pėrpara ose njė goditje me shpatė nga prapa qoshes, ose njė plumb nė kokė pas shpine. Nė kohėn e Luftės Ballkanike (1912-1913) atje u vra e gjithė ushtria jonė, ndėrsa komandantin e saj Riza Pasha, e therėn natėn nė vilėn e njė pasaniku shqiptar, ku e patėn ftuar si mysafir. Dhe ja sot, nė kėtė vilė qė tani ėshtė pallati i mbretit Zog, pas disa ditėsh mė duhet tė paraqes letrat kredenciale. Mbreti Zog paraqitet nėpėr fotografi si njė njeri i respektueshėm dhe miqėsor, megjithatė ai ishte njeriu qė arriti, nga ana e tij, tė vrasė vrasėsin e Riza Pashės dhe mė pas ti zerė vendin.
Thonė gjithashtu se nė sallėn ku mbreti pret ambasadorėt e huaj, ai mban gjithnjė nė tavolinė njė parabel (pistoletė) nė gatishmėri. Ēėshtė e vėrteta, edhe unė kur po pėrgatitesha pėr rrugė, mora masat pėrkatėse dhe futa nė ēantė njė pistoletė. Kur vapori iu afrua brigjeve shqiptare, mu desh ti gjeja kėsaj arme njė vend nė xhepat e mi, gjė qė sishte e lehtė. Por, siē doli mė vonė, shqetėsimet e mia kishin qenė tė kota.
Dhe ja, para meje shtrihet Durrėsi me rėra tė bardha nė breg dhe i rrethuar nga kodra tė gjelbėruara, qė kishin njė pamje tė kėndshme, dhe qė shpėrndanin freski nė atė mėngjes vjeshte. Nga bankina e skelės mė pėrshėndesnin me dorė e mė buzėqeshnin miq e tė njohur...zemra mu ngroh dhe mu krijua pėrshtypja se, pas njė ndarjeje tė gjatė, po kthehesha nė viset ku kisha kaluar fėmijėrinė dhe rininė time.
Shefi i protokollit qė kish dalė tė mė priste, e mbante kapelėn nė dorė dhe ecte rėndė-rėndė afėr meje. Sekretari i ambasadės tonė, Teufik Beu, mu afrua te veshi e mė foli me zė tė ulėt: Zoti ambasador, Lartmadhėrisė sė Tij, dy ditė mė parė i ka vdekur e ėma. Do tė ishte shumė me vend sikur ti shprehnit ngushėllimet njeriut qė ecėn pranė jush.
Unė skisha dėgjuar asgjė deri nė atė moment pėr kėtė vdekje. Por unė u vrenjta nė fytyrė dhe thashė: Mė vjen shumė keq qė nė kėto ēaste, kur sapo kam zbritur nė vendin tuaj tė mrekullueshėm, nuk mund ta ndjej tė plotė kėnaqėsinė time. Kam njė keqardhje tė thellė pėr fatkeqėsinė qė ka goditur Lartmadhėrinė e Tij. Mendoj se kėto fjalė bėnė qė marrėdhėniet midis meje dhe miqve tanė shqiptarė tė bėhen mė tė ngrohta.
Rruga mes Durrėsit dhe Tiranės qe shumė e kėndshme. Ajo ngjan me rrugėt gjatė bregut tė detit Egje nė vendin tonė. Fusha tė vogla, rrethuar me kodra tė ulėta e tė gjelbėruara, qė vijnė valė-valė, shkurre nė tė dyja anėt e rrugės, pėrrenj tė vegjėl me ujė tė freskėt, fshatra tė vegjėl me shtėpi tė lyera me gėlqere tė bardhė tė gjitha kėto mė kujtonin vendet ku kam lindur. Mė bėnin pėrshtypje sidomos fėmijėt e fshatit, qė na shikonin me kureshtje dhe qeshnin duke na pėrshėndetur, kur makinat tona kalonin pranė tyre; aty-kėtu shihej ndonjė bari me mustaqe, qė gjithashtu na pėrshėndeste me dorė. Si fėmijėt, ashtu edhe barinjtė ishin tė veshur me rroba tė pastra dhe kombėtare. Gjatė gjithė rrugės deri nė Tiranė nuk pamė asnjė leckaman.
Tirana ngjan me qytetet e vogla tė Anadollit Perėndimor. Ndėrtesa e ambasadės tonė ėshtė disi nė periferi. Para se ta shihja vetė mė sy, unė nuk kisha besuar se do tė ishte njė vilė kaq e pėrshtatshme pėr tė jetuar.
Kėnaqėsinė mė tė madhe fillova ta ndjej nė fakt pas dorėzimit tė kredencialeve tek mbreti. Por qė tė bėhej kjo nuk ishte edhe aq lehtė. Pallati kishte shpallur dyzet ditė zie kombėtare pėr vdekjen e mamasė sė mbretit Zog. Nė tė vėrtetė, zia zgjati vetėm njėzet ditė dhe sipas fjalėve tė vetė mbretit, kjo ishte bėrė gjoja nė shenjė nderimi pėr ambasadorin e Turqisė. Por edhe ky afat prej njėzet ditėsh, duke ndenjur pa punė nė pallatin tim venecian, mu duk tepėr i gjatė e i mėrzitshėm.
Rregullat e protokollit pėrcaktonin qė unė, gjatė gjithė asaj periudhe, nuk duhej tė merrja kontakt me asnjeri. Unė nuk mund tė filloja nga detyra ime zyrtare dhe vendin tonė vazhdonte ta pėrfaqėsonte jo shkėlqesia e tij ambasadori, por sekretari i ambasadės me cilėsinė e tė ngarkuarit tė pėrkohshėm. Teufik Beu nuk e pa tė arsyeshme tė mė jepte as dokumentet dhe as ēelėsat e kasafortės, megjithėse aty skishte asgjė me rėndėsi dhe nuk lejoi qė unė tė fillojė tė pėrzihesha nė punėt e ambasadės. Me pak fjalė, nė atė qė quhej ambasadė, unė jetoja me statusin e mysafirit. Para meje shtroheshin gjellė nga mė tė shijshmet, dyshekė tė pastėr krejt tė papėrdorur deri atėherė, makina mė priste te porta, e gatshme pėr tė mė shėtitur nga tė doja. Por megjithatė, unė akoma nuk isha i zoti i gjithė kėtij luksi. Nė kėto kushte, unė dhe gruaja ime jetuam pėr tre javė rresht si turistė, nė kėtė vilė tė madhe.
Nė mesditė, uleshim nė Bujkun e ri qė shkėlqente, me flamurin e vogėl turk nė krahun e shoferit dhe dilnim pėr shėtitje jashtė qytetit. Disa herė ndaleshim pranė kasolleve tė fshatarėve, shijonim pamjet e fushave dhe maleve, uleshim nė ndonjė kafe tė vogėl fshati dhe bisedonim me vendasit. Kishte prej tyre qė flisnin dhe turqisht. Por pothuajse tė gjithė, tė mėdhenj e tė vegjėl, tregonin interesim e miqėsi tė tillė pėr ne, saqė me ta mund tė merreshe vesh edhe pa e ditur gjuhėn.
Shqipėria ėshtė njė vend i bukur dhe populli i saj ėshtė fisnik. Ėshtė interesante tė dihet, pėrse nga larg ky vend na dukej jo edhe aq tėrheqės?! Unė munda ti jap pėrgjigje kėsaj pyetjeje vetėm pasi u njoha Shqipėrinė zyrtare dhe me shoqėrinė e lartė tė saj. Konstatova me habi se tė gjithė zyrtarėt e lartė tė vendit u ngjanin mosketierėve tė Pallatit tė yjeve (Pallati i sulltanit) ose tė ngjashėm me ta, qė ne i quajmė tė zgjedhurit e pjesės evropiane dhe qė jetojnė nė vilat e Bosforit. Nė qoftė se kėtyre u shtojmė edhe nėpunėsit e Portės sė Lartė, atėherė del nė sipėrfaqe e gjithė kalbėsira dhe myku i arkitekturės sė shtetit osman.
Nga ku tjetėr, veēse nga Pallati i yjeve dhe Porta e Lartė, mund tė kuptohej nė Shqipėri ky sistem qeverisės i shtetit mu nė qendėr tė Evropės, sistem i cili mbėshtetej nė dhunėn dhe arbitraritetin nė politikėn e brendshme, duke i lejuar vetes luks dhe shpėrdorime, ndėrsa nė politikėn e jashtme varej nga shtetet e huaja?! Ku tjetėr njė shtet si Shqipėria mėsoi tua shtrijė njėrėn dorė fqinjėve tė Lindjes dhe tjetrėn Perėndimit, nė kėrkim tė vazhdueshėm tė lėmoshės poshtėruese, ndėrsa fėmijėt e varfėr tė fshatit i refuzojnė dhuratat, edhe kur dikush ua jep me gjithė zemėr?! Edhe kėtu, ashtu si dikur tek ne, llumi dhe fundėrrinat e kombit shpėrthyen e dolėn nė sipėrfaqe. Bijtė e vėrtetė tė kėtij vendi, kėta fshatarė tė papėrlyer, ashtu si kėmishėt e tyre tė bardha, si zemra e tyre e pastėr, si fytyrat e ēelura dhe flokėt e artė tė fėmijėve, ashtu si dikur tek ne, i ka vėnė pėrposhtė kjo shkulmė dhune.
Mė qėlloi shumė mirė qė mu dha rasti tė njihem dhe ti adhuroj kėta njerėz tė mirė, pėrpara se tė shkoja nė audiencė tek mbreti Zog dhe pėrpara se tė merrja kontakt me anėtarėt e qeverisė. Ndryshe ndjenjat e mia pėr Shqipėrinė do tė mbeteshin tė papėlqyeshme. Por, pa marrė parasysh kėto qė thashė, mė duhet tė pohoj se gjatė tetė muajve qėndrimi nė Tiranė, me cilėsinė e ambasadorit, tė gjithė anėtarėt e qeverisė, aristokratėt e deri tek mbreti, mė kanė pritur mjaft mirė.
Mbreti mė rezervoi takim nė njė ambient tė thjeshtė. Larg atij shkėlqimi tė jashtėm torturues, qė ishte karakteristikė e kėtij monarku tė vetėshpallur. Kompania e ushtarėve me uniformė bojė-qielli dhe doreza tė bardha, e radhitur pėr tė mė pėrshėndetur, tė krijonte pėrshtypjen e njė skene operete. Sekretari i shtetit mė thirri nga pragu i sallės ku po prisja: Mbreti. Unė u hodha nga vendi ku isha ulur dhe u drejtova pėr nė dhomat e Ahmetit, duke u munduar ta mbaj veten me tė madh, por mbreti mė priti fare thjeshtė, mė kėmbė, dhe mu drejtua nė dialektin e pastėr tė Stambollit Urdhėroni zoti Kadri. Kjo mėnyrė tė drejtuari i vuri tė gjitha nė vendin e vet.
Mėsova nga Lartmadhėria e tij, se mbreti na qenkėsh edhe lexues i librave tė mi. Kėtė ma thanė edhe pjesėtarėt e suitės sė tij. Veēanėrisht ai pėlqen romanin tuaj Nur baba thanė ata. Le ta pranojmė hapur, ky fakt ma pėrkėdheli egon e shkrimtarit, prandaj ka shumė mundėsi qė kjo tė ishte arsyeja qė nga ky takim i parė me Ahmet Zogun, unė dola me pėrshtypje tė mira dhe qė ai mu duk shumė simpatik. Dhe ka shumė mundėsi sėrish, qė po pėr kėto arsye, mua mė erdhi, mė vonė, shumė keq, kur vendin e tij e pushtoi Italia fashiste. Edhe sot akoma, duke u ndodhur shumė larg nga ai, unė i ndjek me interesim ato qė thuhen pėr tė.
Por qė ti qėndrojmė besnikė tė vėrtetės, Zogu, ashtu si tė gjithė monarkėt e Lindjes, kishte mjaft tė meta. Ai shkeli nėpėr njė rrugė tė ndėrlikuar, ndofta mė saktė nėpėr njė rrugė tė pėrgjakshme, pėr tė arritur qė tė bėhej kryetar shteti. Me qėllim qė tė mbante postin e tij, ai krijoi njė sistem mbrojtje e pėrgjimi si ai qė ekzistonte nė kohėn e Abdyl Hamitit. Ska asnjė dyshim se ai qe shumė i dhėnė pas parave. Por pa marrė parasysh tė gjitha kėto, Ahmet Zogu qe, pėr vendin e tij, njė njeri i rregullt. Ai i dha fund anarkisė, qė kishte sunduar qė nga koha e shpalljes sė pavarėsisė, krijoi njė qeveri sipas shembullit tė vendeve tė civilizuara dhe e detyroi atė tė drejtohet pak a shumė sipas normave juridike dhe zakonore. Mė nė fund, ai hapi shkolla dhe arriti mė tė vėshtirėn vendosi qetėsinė dhe rregullin.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#1 02 Maj 2008 19:59
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 670
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Oborri I Zogut, Sa Shumė Antiturq
Nė oborrin tonė, nga ana e rrugės, kishim njė rrėnjė tė vogėl portokalli qė mbrohej nga njė mur i ulėt. Degėt e ngarkuara me kokrra kalonin mbi mur dhe dilnin nė rrugė. As edhe njė herė tė vetme nuk konstatuam se dikush, i madh apo i vogėl, tė shtrinte dorėn e tė merrte ndonjė kokėrr portokalli. Kjo na habiste edhe mua, edhe gruan. Njė herė nuki e di se ēfarė kishte ndodhur vumė re se mungonin disa kokrra portokalli. Ndėrsa ne po flisnim rreth kėsaj, vjen e na afrohet shėrbėtori ynė, Sulejmani. Aie vuri re dyshimin tonė dhe tha: pėr Allah, unė i kam marrė disa kokrra portokalli. Unė i vodha. Ai ishte i zverdhur nė fytyrė, dridhej i tėri, i shkonin lotėt; ai nuk justifikohej, pėr atė nuk egzistonin justifikimet. Kishte marrė dy kokrra portokall nga dega dhe tani i dukej se kishte bėrė njė krim. Sinqeriteti i tij, i pa sforcuar dhe i pa kėrkuar nga askush, ndjenja e fajit pėr dy kokrra portokalli, ishte treguesi mė i qartė i ndershmėrisė sė kėtij tė riu shqiptar qė sdinte tė gėnjente. Pėr mua ishte shembulli i njeriut tė rregullt.
Megjithatė, ashtu siē e kam pėrmendur edhe pak mė lart, mua nuk mė ka qėlluar asnjėherė tė has as edhe hijen moralit tė civilizuar tek njerėzit qė qėndrojnė dy apo tri shkallė mė lart se shėrbėtori ynė Sulejmani. Njė herė mė bėri vizitė njė deputet i parlamentit shqiptar, i cili kishte shėrbyer nė kohėn e vet si roje e pallatit tė Abdyl Hamitit. Ai, pa iu dridhur buza dhe si pa gjė tė keq, mė tha: Shkėlqesi ambasador, midis nesh nuk ka asnjeri qė nuk do tė shitej. Mua mė erdhi turp pėr kėtė njeri. Megjithatė, ai vazhdoi pa u turpėruar fare: Disa prej nesh iu shėrbejnė serbėve, tė tjerė iu shėrbejnė italianėve. Kush paguan mė shumė, atij i shėrbejmė, mirėpo tani mori fund shekulli i konkurencės. Tė gjithė ne, nga mbreti e deri te kapteri i fundit i xhandarmėrisė, jemi vėnė nė dispozicion tė makaronaxhinjve. A e keni vėnė re-vazhdoi deputeti, kėtu tek ne sorollatet njė italian i ri. Ai futet kudo, megjithėse nuk ėshtė as ambasador, as punonjės ambasade. Ai ėshtė fashist, kryetar i organizatės fashiste nė Shqipėri. Kur nė Tiranė u hap bulevardi Musolini, ky zotėri e filloi fjalimin me fjalėt: Ne i kemi paguar tė gjitha shpenzimet pėr kėtė bulevard. E kujt nuk i paguan, e pėr ēfarė nuk paguan ky zotėri! Atij i ecėn mirė allashverishi, prandaj paguan shuma tė mėdha pėr tė gjithė ata qė i shėrbejnė. Shpėrndan madje edhe dekorata. Njė kurvar i tillė nuk le asnjė fustan pa vėnė re. Ja kush ėshtė ky, njė bir bushtre...Mos mė bėjtė flas mė tej, mbaroi deputeti.
Skaloi shumė kohė dhe unė e pashė me sytė e mi se ēfarė suksesi korrte ky italian i ri nė shoqėrinė e lartė dhe nė shtėpitė e disa aristokratėve shqiptarė. Ato ēka thoshte deputeti, duket se ishin tė vėrteta. Damat shqiptare mė tė mbajtura, mė tė bukura, vėrtiteshin si koketa rreth kėtij tė riu, ndėrsa ai, nė sytė e tė gjithėve, iu jepte liri duarve. Ai i lejonte vetes ti drejtohej grave tė martuara dhe vajzave tė tjera me emra pėrkėdhelės nė italisht. Dhe kėto dama tė shoqėrisė sė lartė manifestonin kėnaqėsi tė theksuar pėr kėtė familiaritet me italianin. Pėr kėto femra Italia ishte qendra e gravitetit botėror, qendra e civilizimit dhe e bukurisė. Tė gjitha ato visheshin me rroba tė blera dhe te qepura tek rrobaqepėsit e Romės, moda vinte prej andej. E megjithėse nė Shqipėri gjuha frėnge vinte e dyta, askush stė fliste pėr Parisin. Shqiptimi me pėrkėdheli i emrave me theks e maniera italiane kish hyrė nė modėn e shoqėrisė sė lartė, madje deri nė atė shkallė, saqė italianizimi konsiderohej krenari kolektive.
Por tė thuash se dashuria pėr Italinė dhe italianėt kish pėrfshirė vetėm gratė e shoqėrisė sė lartė, ėshtė e padrejtė. Burrat e tyre, madje edhe baballarėt, pa marrė parasysh se shumica ishin arsimuar nė shkollat tona dhe kishin patur poste tė ndryshme tė larta nė aparatin shtetėror tė Perandorisė Osmane, nuk e fshehnin se kishin ndryshuar edhe mbiemrat, pas kontakteve me kulturėn italiane. Familje tė tilla ishin Libohova, Vrioni, Vėrlaci, Alizoti e tė tjerė. Sidomos Alizoti nuk pushonte sė foluri rreth kėsaj teme. Ai mė mburrej pa u lodhur se ishte pasardhės i njė familjeje tė vjetėr me origjinė italiane. Emri i vėrtetė i kėtij Alizotit ėshtė Ali Fejzi-Bej. Ai ka qenė tek ne mytesarif nė tė shkuarėn, kurse vėllai i tij nė atė kohė ka qenė anėtar i Gjykatės sė Kasacionit tė Republikės Turke. Kur e pyeta enkas Ali Beun nėse edhe vėllai i tij ka pasur tė njėjtėn origjinė italiane, ai pėr tė veēuar disi veten tha se vėllai i tij ishte i ēmendur prej kohėsh.
Tė tillė tė ēmendur takoje me bollėk midis pėrfaqėsuesve tė shtresave tė larta tė Shqipėrisė ose nė rangjet e intelektualėve tė zgjedhur. Disa prej tyre pretendonin se janė stėrnipėrit e pushtuesve tė parė romakė nė Balkan, tė tjerė pretendonin se rridhnin nga linja e gjakut tė Skėnderbeut. Sipas mendimit tė kėtyre njerėzve, turqit ishin njė popull qė morėn shumė cilėsi nga shqiptarėt. Sipas tyre, tė gjithė personalitetet e mėdha tė kulturės dhe shkencės turke kanė qenė gjoja me prejardhje shqiptare. Qypryly Mehmet-Pasha, Namik Qemali, Shemsedin Samiu (Sami Frashėri shėn i pėrkth.) tė gjithė kanė qenė shqiptarė. Gjithēka ėshtė bėrė pėr rregullimin dhe ndėrtimin nė vilajetet e Anadollit e gjitha kjo ėshtė bėrė nė sajė tė guvernatorėve shqiptarė. Vezirėt mė tė ndershėm, mė tė denjė e mė tė menēur tė Perandorisė Osmane kanė qenė tė gjithė shqiptarė!
Tė tilla arsyetime e deklarata i pėshpėrisnin nė vesh gruas time nė ēdo hap. Nė njė pritje nė ministrinė e punėve tė jashtme, ajo u revoltua nga fjalėt e ministrit tė drejtėsisė (Hiqmet Delvina) qė rrinte pranė saj. ai i tha: Njė Allah e di sesa tė varfėr e quani ju vendin tonė. Por fajtor pėr kėtė nuk jemi ne, por ju. Ju nuk bėtė asgjė pėr ta ēuar vendin tonė pėrpara gjatė disa qindra vjet pushtimi. Gruaja buzėqeshi dhe iu pėrgjigj: Sipas meje ju jeni vetė fajtorė, pėrderisa njerėzit tuaj mė tė shquar kanė drejtuar perandorinė. Sipas jush, pallati i Sulltanit gumėzhinte nga shqiptarėt, madje dhe veziri i fundit i madh nė kohėn e Abdyl hamitit, Ferit Pasha, ka qenė nga Shqipėria! Si ta kuptojmė kėtė, qė ata nuk paskan menduar aspak pėr tė ndihmuar vendin e tyre?!
Ndėrsa disa intelektualė shqiptarė nuk kufizoheshin vetėm me pohime tė kėsaj natyre, ata edhe shkruanin mbi kėtė temė. Njė herė gruaja ime pyeti nė njė librari: A keni ndonjė libėr mbi Shqipėrinė?. Librashitėsi na paskesh qenė administratori dhe fisi i Shemsedin Samiut, Mithat Frashėri. Ai e kuptoi se klientja ishte turke dhe iu pėrgjigj: Jo. Nė kėtė ēast zonjės time i vajtėn sytė tek njė libėr mbi Shqipėrinė nė gjuhėn angleze. Kur ajo i tregoi me gisht librin, pronari i librarirsė i tha se ajo ishte kopja e fundit dhe se nuk ishte nė shitje. Megjithatė ai ia dha librin,me kusht qė ta lexonte dhe tia kthente.
Ky libėr na qenkesh shkruar nga njė katolik shqiptar dhe ishte pėrkthyer nė disa gjuhė tė huaja. Nė kohėn e vet, libri u ishte shpėrndarė delegatėve tė Konferencės sė Versajės. Autori nuk ishte kursyer nė sulmet kundėr turqve. Pasi e karakterizonte sundimin osman si periudhėn historike tė popullit shqiptar tė mbushur me fatkeqėsi, ai e konsideronte kėtė periudhė si njė pushtim aziatik.
Dallohej nė kėtė drejtim edhe njė ish-nėpunės i shtetit tonė (Medi Frashėri, shėn. i pėrkth). Kur unė u caktova ambasador nė Tiranė, ai ishte President i Kėshillit tė Shtetit dhe shpejt u bė kryetar i Kėshillit tė Ministrave. Duke dashur tė kryejė njė akt heroik kundėr pushtimit italian tė Shqipėrisė, nė fund tė viteve 30, ky zotėri i drejtoi Musolinit njė telegram me kėtė pėrmbajtje:Ju ēfarė dėshėroni tė bėni, ju dėshėroni tė pėrsėrisni tmerret qė na shkaktuan aziatikėt?. Ēfarė ironie! Kur policia fashiste u sul ta kapte kėtė njeri, ai gjeti strehim tė pėrkohshėm nė ambasadėn e kėtyre aziatikėve turqve. Unė thashė tė pėrkohshėm, sepse pas largimit tė aambasadorit tonė nga Shqipėria, nuk e di ēfarė ka ndodhur me kėtė njeri, si dhe me shumė personalitete tė tjera shqiptare.
Ajo qė mund tė them kėtu ėshtė se armiqėsia e nėpunėsve tė lartė dhe e intelektualėve shqiptarė ndaj turqve ka marrė forma tė ndryshme, gjatė gjithė historisė sė Perandorisė osmane dhe ka qenė shkaku e burimi i shumė disfatave tona nė Ballkan e nė brigjet e Danubit
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#2 02 Maj 2008 19:59
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 670
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Oborri I Zogut, Sa Shumė Antiturq
Nė Tiranė, pėrveē ambasadorit tė Turqisė, kishte ambasadorė dhe pėrfaqėsues pothuajse nga tė gjitha shtetet e mėdha e tė vogla, duke filluar nga Anglia e Amerika, e deri tek Rusia e Bullgaria. Protokolli e kėrkonte qė, pasi ti kisha dorėzuar letrat kredenciale mbretit, unė duhej tu bėja vizita tė gjitha pėrfaqėsive diplomatike. Sekretari ynė, Tefik Beu, mė tha:Kėtu ėshtė njė zakon qė i lehtėson procedurat diplomatike tė njohjes. Ju nuk duhet ashtu siēndodh nė vende tė tjera, tė kėrkoni rendez-vous (takim) tė veēantė me ambasadorin. Mjafton qė gruaja juaj ti kėrkojė takim gruas sė tij dhe ju shkoni bashkė me tė, e kėshtu kryhet kjo punė, i kryeni tė dy vizitat njėherėsh.
Siē kisha dėgjuar, kėto vizita nė shumė vende tė tjera bėheshin pa ndonjė veshje ceremoniale, me kostum tė zakonshėm. Nė Tiranė ishte ndryshe. Rregulli i kėtushėm e kėrkonte qė nė kėto lloj vizitash duhej tė ishe i veshur patjetėr me pantallona me vija, papjon dhe cilindėr. Pėr mua kjo ishte njė pėrkulje e tepruar para ceremonialit. Dhe kjo mė kushtoi pesėmbėdhjetė ditė pune veshje e zhveshje. Mė nė fund provat mbaruan dhe unė fillova nga vizitat. Sa herė dilja nė rrugė, i veshur si njė xhentėlmen londinez i epokės viktoriane, mė dukej vetja si njė klloun panairi dhe mė vinte tė qeshja me tė madhe me veten. Sidomos kur makina ime e shkėlqyer kalonte pragun e ambasadės dhe pas disa minutash udhėtimi nėpėr rrugėt gjithė pluhur ndalonte para njė ndėrtese tė vjetėr, me suva tė rėnė (disa herė kėto seli ambasadash ngjanin mė shumė si depo), mua mė mbėrthente njė ndjenjė turpi, mpihesha dhe humbisja lirinė e veprimit, saqė mendoja se i zoti i shtėpisė qė ishte pėrgatitur tė mė priste, do ta vinte re menjėherė sikletin tim e sdo ta mbante dot tė qeshurėn. Por, pėr fatin tim tė mirė, tė zotėrit e shtėpisė ishin mėsuar me kėtė gjendje dhe nuk iu bėnte ndonjė pėrshtypje. Prandaj kėto vizita kalonin nė njė atmosferė tė tillė zyrare e serioze, saqė nuk mund tė liheshin mėnjanė.
U pėrpoqa tė gjej shkaqet e kėtij ceremoniali zyrtar pa kuptim, sidomos nė njė vend tė prapambetur si Shqipėria. Dhe arrita nė pėrfundimin se kjo ndodh sepse Tirana ishte njė qytet i vogėl dhe Shqipėria, njė vend i pazhvilluar. Mirėpo vendet qė pėrfaqėsoheshin kėtu ishin tė mėdha e tė pėrparuara. Nė kėtė vend ku Ahmet Beu kishte arritur qė me zhdėrvjelltėsinė e njė xhongleri, tė fuste nė dorė kurorėn dhe fronin, kishin dėrguar pėrfaqėsuesit e tyre gjithė ato mbretėri. Dhe sa herė paraqitej rasti, qeveritarėt e Tiranės pėrpiqeshin tė bėnin gjithēka, nė mėnyrė qė tė tregonin civilizimin e tyre, nė mėnyrė qė tė sheshonin sadopak diferencėn e madhe qė egzistonte midis vendit tė tyre dhe vendeve tė akredituara nė Tiranė.
Dėshirėn e ambasadorėve nė Tiranė pėr tu dhėnė me zell pas ceremonive protokollare, unė e shpjegoj me edhe me faktin qė shumica e kolegėve tė mij ishin tė rinj nė rangun e ambasadorit dhe dėshėronin ta tregonin veten sa mė mirė nė postin e tyre tė ri. Dukej qartė se ata sapo ishin ngritur nė rang, pas shumė vitesh pritjeje nė detyra sekretarėsh apo referentėsh, pra nėn urdhėrat e tė tjerėve. Nė jetėn e nėpunėsit tė ministrisė sė jashtme, i cili gjithė rininė e tij e ka kaluar duke pritur tė bėhet titullar, posti i ambasadorit ėshtė njė pėrmbushje marramendėse. Arritja e kėtij rangu, qoftė kjo nė Tiranė apo nė Guatemala, atyre iu duket si ulja nė njė fron mbretėror, ose nė kolltukun e njė kryetari shteti. Nė kėtė pozitė tė re ai fluturon dhe e pėrfytyron veten nė majėn e Olimpit. Prej atij ēasti, kuptimi i vetėm i jetės sė tij ėshtė tė ndjekė pikė pėr pikė e pa lėshime etiketėn diplomatike. As mos mendoni se mund ti bėni dikujt vizitė pa e lajmėruar tre apo katėr ditė mė parė dhe pa marrė njė pėrgjigje miratimi prej tij. Gjithashtu mos provoni ta merrni kėtė pėrgjigje pėrmes telefonit, sepse ai do tė ofendohet dhe ju do tė tregoni se nuk i njihni rregullat. Derėn e tij do ta gjeni gjithmonė mbyllur dhe telefonin e tij gjithnjė tė zėnė. Ju jeni i detyruar (sidomos po qe se nuk jeni nė rangun e ambasadorit) ti drejtoheni jo direkt titullarit, por bashkėpunėtorit tuaj, duke i kėrkuar tė sigurojė lidhjen me ambasadorin nė fjalė. Ky bashkėpunėtor i raporton sekretarit tė shkėlqesisė sė tij, ambasadorit tjetėr, e ky i fundit do tju njoftojė, nė rastin mė tė mirė pas disa orėve, nėse vizita mund tė kryhet ose jo. Edhe diēka tjetėr: nėqoftėse ju caktoni ditėn dhe orėn qė dėshėroni tė takoheni, ai patjetėr do ta ndryshojė atė. Nėse ju e pyesni a mundem tė vij e tju takoj tė mėrkurėn nė orėn njėmbėdhjetė, atėhere ai, pėr arsye dinjiteti e prestigji, do tju caktojė orėn dymbėdhjetė tė premten. Ndryshe, ai smund tju tregojė juve se ėshtė tepėr i zėnė dhe se tė gjitha orėt dhe ditėt i ka tė programuara!
Pas periudhės sė kryerjes sė vizitave tė kortezisė, vjen periudha e dhėnies sė pritjeve dhe problemi merr njė kthesė me tė vėrtetė serioze dhe delikate. Pėr shembull, ju dėshironi tė ftoni pėr drekė ose pėr darkė kėtė dhe atė ambasador. Shpesh herė kjo bėhet e vėshtirė, pėr tė mos thėnė e paarritshme. Kjo sepse disa prej tyre nuk e quajnė drekėn si kohėn mė serioze pėr ftesa dhe bisedime. Tė tjerėt, pėrkundrazi, nuk duan ti ftosh pėr darkė, sepse janė mėsuar tė bien shpejt nė shtrat.
Dhe, sapo tė arrish tė biesh dakort pėr periudhėn e parė tė organizimit tė pritjeve, rradhėn e kanė vėshtirėsitė e tjera, si pėr shembull, mėnyra e vendosjes sė mysafirėve nė tavolinė. Kjo ndoshta ėshtė ēeshtja mė e ngatėrruar. Edhe pse protokolli i ka zgjidhur kėto ēeshtje, kur vjen puna pėr ti zbatuar nė praktikė, menjėherė lindin pakėnaqėsitė. Shpesh herė ambasadorėt dhe anėtarėt e qeverisė tė ftuar nė pritje, mbeten tė pakėnaqur nga vendet qė iu ke caktuar nė tavolinė dhe kėtė ia shprehin hapur tė zotit tė shtėpisė duke mvrejtur fytyrėn. Nė Tiranė mua mė ka qėlluar tė shoh skandale pėr shkaqe tė tilla. Ashtu siē e kam thėn edhe mė lart, ky qytet i vogėl i Ballkanit, nga pikėpamja e pėrfitimit tė eksperiencės, shėrbente si njė arenė e mrekullueshme e trajnimit profesional tė diplomatėve.
Megjithatė, Tirana, sidomos nė kohėn e qėndrimit tim atje, shkėlqimi i Duēes e verboi aq shumė atmosferėn politike, saqė tė gjithė picėrronin sytė. Sidomos kur njė hidroplan i pilotuar nga vetė Musolini mbi ujrat blu tė liqenit Komo u afrua nė breg, ku qėndronin tė pėrkulur kryeministrat e Anglisė e tė Francės, tė gjithėve iu duk se po shikonin aktin e parė tė operas Nibelungėt. Atė ditė diktatori italian u duk si njė Zigfrid-mjelmė. Vetėm me njė ndryshim: Lavali erdhi nė mbrėmje me propozimin tė martohet jo me Brunildėn, por me Europėn. Megjithatė pėr fat, vėshtrimi i Musolinit qe pėrqėndruar mė shumė tek thesaret e Nibelungėve, sesa tek vajza dhe, pas njė viti, - pėrsėri si tek opera e Vagnerit ai i shkeli premtimet e dashurisė dhe pasioni i tij shpėrtheu drejt pushtimit tė thesareve tė vendeve tė tjera.
Duke u pėrgatitur pėr marshimin e tij tė madh, ai armatosi anijet dhe i mbushi ato me ushtarė. Pėr ku ėshtė nisur kėshtu?! Kjo akoma nuk dihej me saktėsi. Konsulli ynė i pėrgjithshėm nė bari kish vėnė re se disa anije kishin dalė nga bazat ushtarako-detare dhe ishin drejtuar pėr nė Mesdhe. Ai dėrgoi njė telegram urgjent nė Ankara, ku thuhej se vaporėt ishin nisur nė drejtim tė Turqisė. Mua mė pyetėn nėse ėshtė i vėrtetė ky lajm, meqenėse gjendesah nė Tiranė, paralel me bazėn ushtarake nga ishin nisur anijet. U vura nė njė dilemė tė vėshtirė: tė qeshja apo tė qaja. Nga kish dalė vallė kjo thashetheme pėr marshimin fashist drejt Anadollit, ndėrkohė qė veshėt na buēisnin prej disa javėsh nga thirrjet fashiste qė synonin Afrikėn?! Ėshtė e ēuditshme qė mundėsinė e njė aventure tė tillė e servirte jo vetėm konsulli ynė nė Bari. Ambasadori jugosllav nė Tiranė gjithashtu e shihte si tė mundshėm njė variant tė tillė. Ai mė tha: Ky ėshtė njė tip i ēmendur. Nuk di se ēbėn. Thuhet se pėrgatitet tė sulmojė Abisininė, se do na sulmojė ne, por sulmin e vėrtetė mund ta bėjė kundėr jush. Ky ishte ambsadori i vetėm qė nuk qe verbuar nga shkėlqimi i Musolinit dhe qė nuk e kishte humbur kokėn pas rregullave protokollare. Ai kishte kryer shkollėn e luftės partizane dhe tė luftės politike, prandaj ishte mėsuar tė jetė gjithmonė vigjilent dhe tė mos ia hajė qeni shkopin. Mjaftonte tė dėgjonte togėfjalėshin Italia fashiste dhe ai menjėherė i raportonte qeverisė sė tij, duke mos harruar ti propozonte edhe mobilizimin e pėrgjithshėm. Mė vonė, qeveria jugosllave, duke ndjekur politikėn e matur, e hoqi kėtė ambasador tė bezdisshėm.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#3 02 Maj 2008 20:01
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 670
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Burgjet E Zogut Dhe Dėnimet Me njėqind E Njė
Nė fakt, nuk kaloi shumė dhe Musolini iu drejtua dhe pushtoi Abisininė. Kjo ishte njė sfidė brutale ndaj tė gjitha shteteve dhe Lidhjes sė Kombeve. Kjo ngjarje, jo vetėm tregoi dobėsinė dhe pafuqishmėrinė e diplomacisė sė shteteve perėndimore. Sanksionet e pėrbashkėta tė pesėdhjetė vendeve kundėr Italisė, gjithashtu pėsuan dėshtim. Pėr mė tepėr, nė kėtė kohė nėnshkruhet edhe njė marrėveshje italo-angleze, qė shkaktoi habinė e tė gjithėve. Thua se Foreign Office (ministria e jashtme britanike), qė mban pėrgjegjėsinė pėr politikėn e jashtme angleze, nuk ishte ajo qė nxiti 50 shtete pėr tė ndėrmarrė sanksione tė pėrbashkėta kundėr Romės?! Dhe ja, ėshtė pėrsėri Anglia, e pėrfaqėsuar nga Foreign Office, e cila i shtrin dorėn Musolinit, hyn nė marrėveshje tė fshehtė me tė dhe i le nė baltė tė gjitha shtetet qė ishin pjesė e embargos. Kėto vende u tradhėtuan pikėrisht nga ai aleat qė i kishte tėrhequr nė valle.
Por mė e ēuditshmja ėshtė se kjo marrėveshje e turpshme, qė shkaktoi njė skandal tė vėrtetė politik, u quajt marrėveshje xhentėlmenėsh. Fjala xhentėlmen, siē e dini, ėshtė pronė e fjalorit britanik. Siē duket, pėr kėtė arsye ata nuk duan tia japin askujt xhentėlmenllėkun e tyre. Mua mė duket se qė nga ajo kohė, ky term i diplomacisė angleze ka marrė njė kuptim krejt tė kundėrt. Kjo u vėrtetua mė vonė, sidomos nė fjalėt dhe veprat e anglezėve nė Lindjen e Afėrt, ku ndryshe thonin e ndryshe vepronin. Veē kėsaj, mua mė kujtohet fare mirė sesi anglezėt, ose Britania e Madhe, nga mėnyra sesi vepruan me Musolinin, humbėn jo vetėm autoritetin e tyre moral nė sytė e popujve, por edhe prestigjin e tyre, i cili bazohej nė forcėn materiale. Edhe nė Shqipėri, si midis popullit, ashtu dhe nė qarqet zyrtare, nuk mund tė mos vihej re kjo rėnie. Madje edhe banorėt e Vlorės e tė Durrėsit, tė cilėt krenoheshin se kishin pėrballuar dy agresione italiane, na thoshin: Siē duket, kėta anglezėt nuk vlejnė asnjė metelik...Ata u tėrhoqėn edhe pėrballė asaj ushtrie qė ne e kemi hedhur dy herė nė det. Ndėrsa anėtarėt e qeverisė sė Zogut, pas dėshtimit tė Foreign Office-it, qeshnin me ironi: Dhe ata, kanė guxim tė na kritikojnė ne pėr shėrbimet ndaj Italisė pastaj! Shihet qartė se kishte tė drejtė nė fillim.
Krizėn e Abisinisė, kur Italia e pėrplas me vendet perėndimore, mbreti Zog e shfrytėzoi si njė gjendje oportune pėr tė filluar represionin brenda vendit tė tij, kryesisht ndaj atyre qė konsideroheshin si armiq tė regjimit. Sa njerėz tė pafajshėm i pushkatoi, ashtu siē pushkatohen banditėt nė male, me akuzėn pėr pėrgatitjen e kryengritjeve! Sa veta u dėnuan me vdekje pa gjyq dhe hetime, sa tė tjerė u pėrplasne nėpėr biruca! Qindra shqiptarė tė pafajshėm, tė dyshuar pėr lidhje me britanikėt, u arrestuan nga xhandarėt e mbretit. Burgjet, postat e policisė, zyra shtetėrore e gjysėm shtetėrore, madje edhe shtėpi private, qenė mbushur plot e pėrplot me fatkėqinj qė sdinin pėrse ishin arrestuar.
Midis kėtyre njerėzve tė arrestuar kishte disa tė njohur tė mij, miq e shokė. Pėr shembull, flitej se nė krye tė komplotistėve qė po pėrgatisnin njė grusht shteti kundėr mbretit, ishte vėnė Qamil-beu nga Berati. Me atė njeri isha takuar shumė herė, si nė Shqipėri, ashtu edhe nė Stamboll. Njė tjetėr i arrestuar ishte Nuredin Vlora, i biri i sadrazemit Ferit Pashai nga Vlora dhe vėllai i mikut tim tė ngushtė, Rizait. Dy tė mėsipėrmit u dėnuan me vdekje dhe u rrasėn nė njė birucė tė burgut tė madh, qė ishte fare afėr me ambasadėn tonė. Mė bėri pėrshtypje tė hidhur sidomos fakti qė Rizai, i cili i kishte bėrė rezistencė policisė dhe xhandarėve gjatė arrestimit tė tė vėllait, ishte lidhur e ishte plasur nė tė njėjtėn birucė me dy tė tjerėt.
Por ēdo e keqe e ka njė tė mirė. Rizai, duke u ndodhur nė njė qeli me tė tjerėt, arriti tu shpėtojė atyre jetėn. Nė mesnatė, kur tė gjitha korridoret ishin bosh dhe tė qeta, Nuredin Vlora theu njė shishe qė ndodhej nė njė cep tė birucės dhe preu damarėt e duarve. Nė kėtė ēast, Rizai dėgjoi krismėn e thyejres sė shishes dhe u hodh pėrpjetė, duke grushtuar me sa fuqi kishte derėn e rėndė tė qelisė. Ai ulėriti derisa erdhėn rojet. Kjo zhurmė ēoi nė kėmbė gjithė burgun e nga kjo situatė e krijuar, Rizai pėrfitoi dhe mundi tė dalė deri nė korridor. Nga dera gjysėm e hapur e birucės ai pa tė vėllain tė pėrgjakur. Gjėja e parė qė mė vajti nė mendje, tregonte mė vonė Rizai, ishte atentati kundėr jetės sė Nuredinit. U futa me vrap nė qeli dhe pasi mėsova tė vėrtetėn, iu drejtova policėve e xhandarėve, duke u kėrkuar tė sillnin mjekun.
A u hutuan vėrtetė rojet e xhandarėt? Mundet, por besoj se ata dėshėronin ta linin tė burgosurin nė atė gjendje, nė mėnyrė qė kundėrshtari i mbretit tė mbaronte nga hemorragjia. Mund tė mos jetė edhe kėshtu. Unė pėr njė gjė ama jam i sigurt: po tė mos ishte ndėrhyrja energjike e tė vėllait, Nuredinit nuk do ti jepej ndihma nė kohėn e duhur.
Kjo ngjarje, do tė thoja, ėshtė e denjė pėr skenat mė dramatike tė romaneve tė Dostojevskit. Reaksioni publik rreth kėsaj ndodhieqe aq i fortė sa mbreti Zog u detyrua qė ti transformonte tė gjitha dėnimet e paekzekutuara me vdekje, nė burgime me njėqind e njė vjet.
Nė atė kohė sapo isha kthyer nė Tiranė, pas kurimeve nė Vishi tė Francės. Nė ambasadėn tonė vinin tufa njerėzish tė ndryshėm burra, gra, madje edhe fėmijė. Tė gjithė kishin ndonjė tė afėrm tė arrestuar. Dikush burrin, dikush xhaxhanė, njė tjetėr djalin apo babain. Tė gjithė vinin me shpresė se unė do ti ndihmoja. Kjo do tė thoshte sė Turqia kishte ende prestigj nė sytė e bashkėqytetarėve dhe, sipas tyre, ajo kishte ende mundėsi tė ndėrhynte nė ēeshtjet shqiptare. Unė e konsideroja kėtė krejt tė natyrshme. Katėrqind-pesėqind vjet fat i pėrbashkėt nuk mund tė shlyhej aq lehtė nė 15 apo 20 vjet ndarje. Rrėnjėt e njė pjese tė popullit, qė e flisnin turqishten si gjuhėn e tyre, ishin akoma nė Turqi. Prindėrit, farefisi, vėllezėrit, apo motrat e tė persekutuarve, jetonin nė Turqi si qytetarė turq. Nėna dhe motra e miqve tė mi nga Vlora jetonin nė Stamboll, nė vilėn e tyre nė Nishantashe. Shoqja e dashur e gruas time-Selma hanėm, me prejardhje po nga ajo familje, ishte rritur nė Bujukada dhe erdhi kėtu pasi kishte mbetur jetime.
Tė gjithė ata, ashtu si dhe vetė mbreti Zog, kishin mėsuar nė shkollat tona. Ata i lidhte me Shqipėrinė ose toka, qė e kishin pronė tė tyren, ose ndonjė pasuri tjetėr. Tani, nė kėto orė tė vėshtira, nga kush mund tė kėrkonin ndihmė, veēse nga unė?
Mund tė them se qė ditėn e parė tė fillimit tė punės time nė Tiranė, nuk e ndjeja veten si ambasador, por si guvernator. E si tė mos e ndjeje veten nė rolin e guvernatorit, kur disa persona qė skishin qenė asnjėherė nė Turqi, mė dėrgonin deklarata dhe lutje tė shkruara me gėrmat e alfabetit tė vjetėr tė turqishtes? Disa prej tyre mė kėrkonin mua tiu kthej tokat qė ua kishin marrė nė mėnyrė abuzive, tė tjerė mė kėrkonin tė ndihmoja pėr emėrimin e ndonjė nėpunėsi nė njė zyrė shtetėrore. Kėto letra, nga njė anė mė bėnin pėr tė qeshur, por nga ana tjetėr mė shkaktonin dhimbje dhe lot.
Megjithatė situata qė po pėrjetoja nė kėtė vend ishte aq tragjike, saqė nuk gjeja forca pėr ta pėrballuar lehtė. Unė ndjeja dhimbje, njė dhimbje tė fortė nė zemėr. Kjo tragjedi e kėtij populli sikur mė prekte edhe mua personalisht. Ēfarė mund tė bėja, ēfarė masash mund tė merrja? Asgjė! Dhe kjo pamundėsi pėr tė bėrė diēka, mė mundonte akoma mė shumė. Kur isha me pushime nė Vishi, i ngarkuari i pėrkohshėm me punė i ambasadės kishte marrė pjesė nė demarshin e marrjes nėn mbrojtje tė disa qytetarėve tė tillė me probleme, por iniciativa e tij nuk u miratua nga qeveria nė Ankara. Me siguri edhe tentativat e ngjashme tė pėrfaqėsuesve tė tjerė diplomatikė nė Shqipėri, nuk u miratuan nga qeveritė e tyre. Kėto veprime konsideroheshin si ndėrhyrje nė punėt e brendshme tė njė shteti tė pavarur. Megjithatė unė krijova pėrshtypjen se kėto ndėrhyrje patėn njė farė efekti tek qeveria shqiptare, sepse disa dėnime me vdekje u kthyen mė vonė nė burgime tė pėrjetshme. Besoj se kėto ndryshime nė dėnimet e tė burgosurve ndodhėn si rezultat i presionit diplomatik qė u bė nga qeveritė qė kishin pėrfaqėsuesit e tyre nė Tiranė.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#4 02 Maj 2008 20:02
|
|
 |
|
|
|
Faqja 1 e 1
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|