Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Shqipėria, Kosova dhe Serbia tė zbardhin fatin e personave 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Shqipėria, Kosova dhe Serbia tė zbardhin fatin e personave 
 
Shqipėria, Kosova dhe Serbia tė zbardhin fatin e personave tė humbur

Grupi i tė drejtave tė njeriut, Human Rights Watch, iu bėn thirrje Shqipėrisė dhe Kosovės tė kryejnė “hetime tė pavarura dhe transparente” pėr zbardhjen e fatit tė rreth 400 serbėve tė humbur pas luftės nė Kosovė nė periudhėn 1998-1999.

“Deklarata serioze dhe tė besueshme mbi abuzime tė tmerrshme nė Kosovė dhe Shqipėri nė periudhėn mbas lufte kanė dale nė dritė”, - u shpreh Fred Abrahams, hulumtues me pėrvojė i emergjencave pranė Human Rights Watch, i cili ka hetuar mbi shkeljet e tė drejtave tė njeriut nė Kosovė dhe Shqipėri nga periudha 1993-2000. “Prishtina dhe Tirana mund tė tregojnė angazhimin e tyre ndaj drejtėsisė dhe shtetit ligjor duke ndėrmarrė hetimet e duhura”, - tha ai.

Human Rights Watch thotė se ka marrė informacione dhe prova tė pavarura qė mbėshtesin dhe vėrtetojnė mjaft nga pėrshkrimet qė bėn ish-kryeprokurorja e Gjykatės sė Hagės, Karla Del Ponte, nė librin e saj me titull “Gjuetia: kriminelėt e luftės dhe unė”. Mė 4 prill, Human Rights Watch i ka dėrguar letėr kryeministrit Berisha, ku bėn thirrje tė hetojnė kėto deklarata, por deri mė 2 maj nuk ka patur asnjė pėrgjigje.

Pėrkundrazi, zyrtarė tė lartė tė tė dy vendeve, thotė mė tej Human Rights Watch, kanė hedhur poshtė publikisht akuzat si tė “pabaza” dhe “fyese”.



Letra drejtuar kryeministrit Berisha


I nderuar kryeministėr Berisha!


Siē e dini, Human Rights Watch ka dokumentuar gjatė mbi shkeljet e tė drejtave tė njeriut dhe tė sė drejtės humanitare ndėrkombėtare nė Ballkan. Pėr pothuajse dy dekada ne kemi qenė aktivė nė Kroaci, Bosnjė, Kosovė dhe Maqedoni, nė hetimin e shkeljeve tė tė drejtave tė njeriut tė kryera nga palėt e ndryshme dhe kemi publikuar disa raporte duke detajuar shkeljet. Nė mėnyrė tė pėrsėritur, ne kemi bėrė thirrje pėr ndalimin e shkeljeve, apo nė rastet kur ka pasur akuza te besueshme, por pėr momentin tė pavėrtetuara, pėr ngritjen e hetimeve dhe ndjekjen penale tė individėve pėrgjegjės. Nė kėtė moment po ju shkruaj pėr t’iu nxitur nė kryerjen e njė hetimi tė plotė mbi akuzat e shfaqura kohėt e fundit nė hapėsirėn publike, pėr krime tė rėnda tė kryera gjatė 1999-ės.

Javėt e fundit nė media dolėn disa pjesė nga libri i ri i Carla Del Pontes, ish-kryeprokurorja e Tribunalit Ndėrkombėtar pėr Krimet e Luftės nė ish-Jugosllavi (ICTY). Sė shpejti, ky libėr do tė publikohet nė italisht dhe mė pas nė anglisht.

Ndėrmjet tė tjerave zonja Del Ponte paraqet informacione mbi krime tė rėnda, tė cilat mendohet tė jenė kryer nė Kosovė dhe Shqipėri mbas 12 qershorit tė 1999-ės, kur forcat e NATO-s ndėrhynė nė provincė. Ne kemi zotėruar njė kopje tė teksit tė Del Pontes para publikimit dhe duke u bazuar nė leximin e kujdesshėm tė informacionit qė ajo paraqet si dhe informacioneve tė marra nga Human Rights Watch pėrpara librit tė Del Pontes, ne i konsiderojmė evidencat rrethanore qė ajo paraqet mjaft tė rėnda dhe qė kėrkojnė hetime tė mėtejshme. Pėr kėtė arsye ju nxisim tė filloni njė hetim tė plotė nė bashkėpunim me homologėt kosovarė, me qėllim qė tė vendoset mbi vėrtetėsinė e akuzave tė Del Pontes dhe tė garantohet qė cilido qoftė fajtor pėr kėto krime tė mbajė pėrgjegjėsi nė gjykatėn penale. Pėr mė tepėr, njė hetim i tillė mund tė ndihmonte pėr tė hedhur dritė mbi fatin e 100 deri nė 300 personave, shumica e tė cilėve i pėrkasin etnisė serbe dhe janė zhdukur mbas qershorit tė 1999-ės.

Sipas Del Pontes, tribunali ka marrė informacione nga burime tė besueshme qė shqiptarėt e Kosovės kanė transportuar me kamion nga Kosova nė veri tė Shqipėrisė 100 deri nė 300 persona mbas 12 qershorit tė 1999-ės. Sipas njoftimeve, pas kėsaj individėt janė mbajtur nė depo dhe ndėrtesa tė tjera, duke pėrfshirė kėtu edhe ndėrtesa nė Kukės e Tropojė. Me sa duket, disa nga tė burgosurit e rinj dhe tė shėndetshėm janė ushqyer, ekzaminuar nga doktorėt dhe nuk janė rrahur nė asnjė moment. Sipas informacionit qė i ėshtė dhėnė Del Pontes, kėta individė tė rrėmbyer mė vonė janė transferuar nė njė ndėrtesė nė Burrel apo aty pranė, ku doktorėt iu kanė hequr tė burgosurve organet e brendshme. Mė pas kėto organe janė transportuar jashtė Shqipėrisė nėpėrmjet aeroportit tė Rinasit nė afėrsi tė Tiranės, tani i quajtur aeroporti “Nėnė Tereza”.

Sipas informacionit qė i ėshtė dhėnė Del Pontes, shumica e viktimave ishin serbė, tė cilėt ishin zhdukur mbas arritjes sė forcave tė Kombeve tė Bashkuara dhe NATO-s nė Kosovė. Tė burgosurit e tjerė ishin gra nga Kosova, Shqipėria, Rusia dhe vende tė tjera sllave. Sipas informatave tė marra nga ICTY-ja, trupat e viktimave mund tė jenė varrosur pranė njė shtėpie tė verdhė asokohe dhe nė afėrsi tė njė varreze rreth 20 kilometra nė jug tė Burrelit. Hetuesit e Tribunalit inspektuan shtėpinė tė cilėn ata mendonin se ishte e duhura dhe gjetėn pajisje mjekėsore tė pėrdorura nė ndėrhyrje kirurgjikale si edhe shenja gjaku, megjithatė ata nuk ishin tė aftė tė caktonin nėse gjaku ishte njerėzor.

Del Ponte pėrmend burimet qė raportuan ICTY-nė, se operacioni kontrabandė ka ndodhur me diturinė e anėtarėve tė nivelit tė mesėm dhe tė lartė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Mendohet qė pėr kėtė tė jetė kėrkuar edhe bashkėpunimi me shėrbimin sekret shqiptar, Shėrbimi Informativ Kombėtar (SHIK-u).

Human Rights Watch nuk ka kryer hetime mbi kėto akuza. Por. ne jemi tė vetėdijshėm pėr numrin e lartė tė personave tė zhdukur mbas 12 qershorit tė 1999-ės, ku 2.047 raste mbeten akoma tė pasqaruara. Pasi rishikuam informacionet e Del Pontes dhe evidencat rrethanore qė ajo paraqet, ne i konsiderojmė tė parezistueshme dhe besojmė qė hetime tė mėtejshme janė vendimtare.

Ndėrtimi i shteteve tė bazuara mbi sundimin e ligjit kėrkon vlerėsimin e ndershėm tė sė shkuarės, duke pėrfshirė pėrgjegjėsinė penale pėr personat qė kanė kryer krime. Ne besojmė qė informacionet e shfaqura nė librin e Del Pontes meritojnė njė hetim tė menjėhershėm dhe tė pavarur mbi kėto akte kriminale tė supozuara dhe nė vazhdim ndjekjen penale tė ēdokujt qė gjendet fajtor nė shkeljen e ligjit. Pėr tė ndihmuar nė identifikimin e dėshmitarėve, i njė rėndėsie tė veēantė do tė ishte gjithashtu bashkėpunimi me Dhomėn e Krimeve tė Luftės nė Beograd, e cila nga ana e saj ka filluar tashmė hetimet rreth kėsaj ēėshtjeje.

Ju falėnderoj pėr vėmendjen dhe pres me kėnaqėsi pėrgjigjen tuaj brenda njė afati tė arsyeshėm kohor mbi hapat qė planifikoni tė ndėrmerrni nė zbulim tė fakteve tė mėtejshme qė lidhen me kėto ngjarje tė pretenduara dhe nėse sigurohen evidencat, tė ndiqen penalisht individėt qė dyshohen tė kenė marrė pjesė nė ngjarje.

Sinqerisht,

Holly Cartner

Drejtoreshė Ekzekutive

Europa dhe Azia Qendrore


Tirana e Prishtina hedhin poshtė akuzat


Tirana dhe Prishtina kanė hedhur poshtė akuzat e pėrsėritura nga organizata Human Rights Watch pėr rrėmbime tė serbėve nė Kosovė dhe transferimin e tyre nė Shqipėri.

Duke folur pėr BBC-nė kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha dhe zėvendėskryeministri i Kosovės Hajredin Kuqi thanė se tė dy vendet kanė bashkėpunuar me hetimet ndėrkombėtare lidhur me kėto spekulime

Kryeministri i Shqipėrisė Berisha tha nė njė intervistė pėr BBC-nė gjatė njė vizite nė Bruksel se lidhur me kėtė ēėshtje janė bėrė tashmė hetime tė gjera dhe nuk ėshtė gjetur asnjė provė pėr t'i mbėshtetur ato.

"Gjatė konfliktit Shqipėria bashkėpunoi shumė ngushtė me vendet e NATO-s dhe ka mbledhur fakte pėr Gjykatėn ndėrkombėtare tė krimeve tė luftės duke e ndihmuar kėtė gjykatė dhe tė gjitha hetimet," tha zoti Berisha.

"E di qė ka pasur akuza pėr varre tė pėrbashkėta serbe diku nė Shqipėri, u bė njė hetim shumė i thellė ndėrkombėtar e kombėtar dhe provoi se ato ishin tė rreme dhe nuk u gjet asnjė provė," tha ai.

Ndėrsa autoritetet nė Prishtinė i kanė cilėsuar si spekulime akuzat e ngritura nga zonja Del Ponte dhe kanė vlerėsuar se ato mund tė jenė bėrė pėr qėllime politike.

Zėvendėskryeministri i Kosovės Hajredin Kuqi tha pėr BBC-nė se qeveria e Kosovės ka bashkėpunuar me Gjykatėn e Hagės, e cila nuk ka mundur tė verifikojė dyshimet.

"Ajo (del Ponte) ka kaluar nė nivel tė spekulimeve dhe shpifjeve dhe prapavija e saj nuk ėshtė qė tė vėrtetohet ndonjė dyshim, por mė shumė qė tė dėmtohet imazhi i dikujt," tha zoti Kuqi.

"Qeveria e Kosovės konsideron se UCK-ja ka bėrė luftė tė drejtė, luftė mbrojtėse dhe luftė ēlirimtare, ēka ėshtė vėrtetuar edhe nė rastet e ngritura nė aktakuza nė nivelin ndėrkombėtar nga Gjykata e Ndėrkombėtare pėr Krime tė Luftės nė Hagė," tha zoti Kuqi nė njė intervistė pėr BBC-nė.
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!