Ēėshtja Moro ėshtė konsideruar mė shumė njė ēėshtje politike, se sa gjyqėsore. Njė ēėshtje qė gjithsesi mbetet ende e hapur.........
Dokumentet, dėshmitė, 55 ditėt e Aldo Moros nė tė ashtuquajturin "Burgu i Popullit", tregohen nga burgosėsit e tij, anėtarėt e "Brigadave tė Kuqe". Dhe me tej, hipotezat se kush e dėshironte vdekjen e Aldo Moros, kush bėri qė tė zhduken kujtimet e tij?
.....E enjte 16 mars 1978, ora 10 para dreke, rruga "Fani" nė Romė: Rrėmbimi i Aldo Moros (disa herė ministėr dhe kryeministėr i Italisė) dhe masakrimi i policėve tė grupit tė shoqėrimit...
......E martė 9 maj 1978, ora 18.30, rruga "Kaetani" nė Romė: Nė njė autoveturė, nė protobagazhin e saj gjendet kufoma e Aldo Moros.....
Ishte pikėrisht gjetja e automjeteve dhe e trupave pa jetė tė katėr rojeve tė grupit shoqėrues tė Aldo Moros, nė kryqėzimin e rrugėve "Fani" dhe "Streza" nė Romė, qė shėnoi fillimin e 55 ditėve tė sekuestrimit Moro, "Ferrin Moro", siē do ta quante Leonardo Shasha. Kjo ngjarje do tė kthehej mbi tė gjitha, nė njė ēėshtje mė shumė politike, sesa gjyqėsore, qė nė njė farė mėnyre duket e pamundur tė mbyllet nė tė gjitha sirtarėt. Mjafton tė thuhet se janė zhvilluar njė numėr i madh procesesh. Publikimi i akteve tė punės sė Komisionit parlamentar pėr kėtė ēėshtje, ka arritur nė 90 volume dhe pėrfshin mbi 100 mijė faqe.
Valerio Moruēi, nė procesin Moro, ka thėnė se nė krye tė automjeteve dhe njėsisė qė organizoi rrėmbimin e Aldo Moros, ishte Mario Moreti dhe me tė, ishin Barabara Balzerani, Prospero Galinari, Marko Fiore, Franko Bonizoli dhe vetė Moruēi.
Kėshtu, Valerio Moruēi, njėri nga brigadistėt e pranishem nė rrugėn "Fani", ka dhėnė para trupit gjykues versionin e tij lidhur me grackėn pėr Aldo Moron. Sipas dėshmisė sė dhėnė prej tij, ngjarja pak a shume ka ndodhur kėshtu: "Drejtuesi i autoveturės "FIAT 128" qė kishte pėr detyrė tė frenonte fort dhe tė shkaktonte bllokimin e autoveturės "FIAT 130" tė Aldo Moros, ishte Mario Moreti. Pėr tė kontrolluar kryqėzimin e rrugės, ishte ngarkuar Barbara Balzerani, e armatosur me njė mitraloz dhe njė tabelė pėr ndėrprerjen e trafikut. Kanė qėlluar mbi autoveturėn e Moros, Valerio Moruēi dhe Marko Fiore, tė vendosur nė anėn e majtė tė saj. Ndėrsa mbi veturėn "ALFETA" tė grupit tė shoqėrimit, kanė qėlluar Prospero Galinari dhe Franko Bonizoli. Pėr tė mbyllur skenėn e grackės, ishte njė tjetėr "FIAT 128", vendosur nė pozicionin kryq, nga e cila mendohet qė tė kenė zbritur dy brigadistė tė tjerė, Alesio Kazimiri dhe Alvaro Nojakono. Mė tej, mbi rrugėn "Streza" duke drejtuar njė "FIAT 132", Bruno Segeti, lėvizje prapa me anėn e njė manovre pėr t'u afruar dhe pėr tė futur brenda Aldo Moron".
Nga shqyrtimi i kujdesshėm qė i ėshtė bėrė autoveturave pjesėmarrėse nė ngjarje, rezulton se nė to, ka vrima hyrjeje tė plumbave, shume mė tepėr nga sa bėn fjalė Moruēi ne shpjegimet e tij. Njė gjė e tillė hedh dyshime se nė pusi, ka pasur tė paktėn edhe njė brigadist tjetėr, qė nuk pėrmendet gjėkundi. Kėshtu pra, nė lidhje edhe me dinamikėn e grackės nė rrugėn "Fani", mbeten hije tė tjera. Nga tė dhėnat, del se nė kryqėzimin e rrugėve, ka qenė duke kaluar edhe njė motoēikletė, me dy persona, tė cilėt edhe ata kanė qėlluar. Megjithatė, brigadistėt gjithmonė e kanė mohuar faktin qė personat nė motor, tė bėnin pjesė nė komandėn qė organizoi masakrėn dhe rrėmbimin.
Nėse kjo motoēiklete ishte nė rrugėn "Fani" dhe nuk i pėrkiste "Brigadave tė Kuqe", kush ishte nė bordin e saj? Mė 15 tetor 1993, njė i akuzuar, qė i pėrkiste Organizatės Kriminale "NDRANGHETA", i quajtur Saverio Morrabito, ka deklaruar se nė rrugėn "Fani" atė ditė ka qenė edhe Antonio Nirta, qė i pėrkiste njė klani tė fuqishėm tė Mafies Kalabreze dhe qė ishte i infiltruar nė "Brigadat e Kuqe".
Ja se ēfarė thotė Serxhio Flamini, pjesėtar i Komisionit Parlamentar tė hetimit pėr kėtė moment: "Kur nė mesin e tetorit 1993 u mėsua mbi deklarimin e kėtij tė pandehuri tė "NDRANGHETA"-s, menjėherė mu kujtua, qė disa tė dhėna mbi prezencėn e njė kalabrezi lidhur me ēėshtjen Moro, ekzistonin nė disa nga aktet e Komisionit dhe tė Procesit".
Nė fakt, ėshtė njė dėshmi qė bėn fjalė pėr ekzistencėn e disa fotografive tė bėra nė rrugėn "Fani" nė atė ditė fatale. Thuhet se pikėrisht atė mėngjes, qė njė banor nė kryqėzimin e rrugėve "Fani" dhe "Streza", tė kishte realizuar disa fotografi, menjėherė pas ikjes sė komandės qė realizuan rrėmbimin. Kėto fotografi janė dorėzuar organeve tė hetimit, por prej tyre ėshtė thėnė se nuk kanė rėndėsi mbasi janė bėrė nga njė njeri inkompetent, njė karrocier, janė fotografi tė realizuara shumė shpejt dhe nuk mund tė pėrpunohen. Fakti ėshtė se ky rul fotografik nuk gjendet me. Ėshtė zhdukur.
Po ashtu, misteri mbulon edhe hetimet e bėra pėr 55 ditėt e burgosjes sė Moros. Kėto hetime tė koordinuara nga njė Komitet Tekniko-Politiko-Organizativ, i krijuar pranė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, u udhėhoqėn nga Ministri i atėhershėm, Francesko Kosiga. Mbetet i dyshimte fakti se pėrse "strofka" nė rrugėn "Gradoli", nė tė cilin u gjetėn dokumente tė rrėmbimit, u zbulua nė datėn 18 prill 1978, kur tė dhėnat dhe sinjalet pėr tė ishin shumė tė hershme. U desh tė pritej zbulimi "vullnetar" i saj shumė mė vonė, pėr tė mos thėnė njė zbulim rastėsor.
Sipas shtypit italian, nė kėrkimet pėr tė gjetur Aldo Moron, kėrkime tė cilat filluan menjėherė me masakrėn e rrugės "Fani", shumė shpejt u kuptua se diēka nuk shkonte. Pikėrisht, mė 16 mars 1978, shef i "DIGO"-s (policia speciale), mori njė telegram urgjent, nė tė cilin thuhej se duhej tė vihej nė zbatim menjėherė "Plani 0", njė plan ky i pėrpunuar pėr provincėn e Salsarit, por mbi tė gjitha, i panjohur pėr Kuesturat e tjera Italiane. Njė gjė e tillė, nxirrte jashtė loje bashkėpunimin dhe koordinimin e veprimeve. Pėrsėri njė urdhėr tjetėr pėr tė revokuar kėtė plan, pas 24 orėsh. Mė pas, Komisioni Parlamentar i Hetimeve, ka vėrtetuar se nė vitin 1978 ishte akoma nė fuqi njė sistem qė mbante nėn tutelė rendin publik, hyr nė fuqi nė vitet '50. Njė gjė e tillė (paradoksale), nuk lejonte tė njihej situata nė vitet '70, periudhė qė kishte njė rritje tė dukshme tė organizimit terrorist mė 2.000 anėtarė, 42 vrasje, 47 plagosje, 59 revolta nė burgje, 559 arratisje nga burgu. Kėshtu qė nga e gjithė Italia, kėrkimet u pėrqendruan praktikisht mbi Romen. Nga 16 marsi deri mė 10 maj u impenjuan, gjithmonė nė territorin urbanistik tė Romės, 172 mijė policė dhe karabinierė, tė cilėt realizuan 6 mijė vende bllokimi dhe 7 mijė kontrolle banesash, duke kontrolluar nė total 168 mijė persona dhe 90 mijė autovetura. Dikush shprehet , se ishte organizuar vetėm njė operacion i madh parade. Komisioni Parlamentar i Hetimit, pėrkundrazi, konkludoi duke gjykuar, se pika mė e lartė e sulmit terrorist, koinēidoi me pikėn me tė ulėt tė veprimtarisė sė Shėrbimeve Sekrete dhe tė Sigurimit.
Serxhio Flaminji, ėshtė shumė interesant kur thote: "...Hetimet mbi kėto 55 ditė kishin shėnuar njė seri gabimesh, mosveprimesh e neglizhencash. Mjafton qė tė qėndrohet nė njėrėn prej tyre. Kishte njė sinjalizim tė ardhur anonimisht nė Ministrinė e Brendshme, njė telefonatė qė komunikonte emrat e katėr Brigadistėve, si dhe automjetet qe kishin pėrdorur. Ky sinjalizim u transmetua menjėherė pranė DIGO-s, qė ishte organi operativ, i cili duhet qė tė reagonte menjėherė. Kur DIGO mori kėtė sinjalizim, individualizoi menjėherė njėrin nga katėr brigadistėt, qė midis tė tjerash ishte nė "liri me kusht", kėshtu qė duhej tė paraqitej sistematikisht pranė Komisariatit tė Sigurimit Publik. Menjėherė, duke ndjekur kėtė brigadist, u arrit qė tė individualizohet tipografia nė rrugėn "Foa", tipografi e "Brigadave tė Kuqe", ku stampoheshin Komunikatat Brigadiste, komunikatat e 55 ditėve. Dhe, nėse ky sinjalizim, pėr tė cilin u fol me lart, do te transmetohej njė muaj mė parė, me ēdo propabilitet mund tė individualizohej gjurma qė do tė mund tė ēonte nė "Burgun e Moros".
Robart Katz, historian e gazetar gjerman shkruan": "....Siē ėshtė bėrė e qartė, tė gjithė personat qė janė marre me hetimin e kėsaj ēėshtjeje, si dhe drejtues tė Shėrbimeve Sekrete, ishin tė shkruar nė Lozhėn e inkriminuar Masonike P-2. E ēuditshmja qėndron gjithashtu, nė faktin se edhe kėshilltarėt e Kosiges, ishin shkruar nė P-2. E pra, operacionet pėr tė gjetur Aldo Moron, ishin nė duart e atyre qė nuk dėshironin gjetjen e tij".
Serxhio Flaminji: "...interesa tė huaja rreth fatit tė Moros, mund tė konsideroheshin se ishin pėr vrasjen e Aldo Moros. Kishte mbetur njė llogari e pambyllur midis Aldo Moros dhe Departamentit tė Shtetit, e hapur kjo qė nga viti 1964, kur Moro kėrkonte dhe filloi tė vepronte pėr t'u hapur me socialistėt, duke pėrballuar njė politikė kritike dhe kapėrcyer centralizmin. Amerikanėt kundėrshtuan menjėherė. Me pas, u detyruan tė hapnin njė problem tė madh, kur Moro dėshironte tė kalonte nė njė fazė tjetėr, akoma mė tė acaruar, pėr aleancė me komunistėt. Dhe, pikėrisht ishte ky moment, kur del nė plan tė parė, elementi i Aldo Moros. Mė parė tentuan ta vrisnin politikisht, duke i atribuar ēėshtjen, "LOCHID", skandalin "LOCHID". Sipas njė zėri, qė vinte pikėrisht nga Ambasada Amerikane nė Romė, si dhe nga njė burim i Shėrbimit Sekret Amerikan, Moro do tė ishte njė "Pemė me shumė degė, mė tė mėdha se trupi i saj". Pėrkundrazi, pastaj vjen njė konfirmim dėrmues. Gjykata Kushtetuese italiane, konkludon se Aldo Moro nuk kishte asnjė lidhje me Antela Pecopler (LOCHID). E megjithatė, pavarėsisht nga kjo, fati Moros ishte nė kurs".
Robert Katz:"....Por ai (Moro), e dinte shumė mirė, se kundėr tij ishin si Bashkimi Sovjetik, ashtu dhe SHBA. Kjo ishte e qartė. Sepse ai,.... ai thoshte se kishte pasur edhe kėrcėnime, sepse pozicioni politik i SHBA-sė nė atė kohė ishte..... dėshironin qė komunistėt tė mos hynin nė Qeveri, dėshironin qė komunistėt tė zhdukeshin, sepse pėr Amerikėn nuk ishte e volitshme njė situatė e tillė, sepse Moro, siē dihej, ishte arkitekt i madh i "Kompromisit Historik....".
Sexho Flaminji: "Kosiga" ka thirrur nė Ministrinė e Brendshme njė ekspert amerikan, duke ja kėrkuar atė Departamentit tė Shtetit. Ky individ, duhej qė tė kishte eksperiencė relative mbi terrorizimin nė Amerikėn Latine, por edhe nė vende tė tjera. Mirėpo, ai nuk kishte asnjė dijeni rreth "Brigadave tė Kuqe". Qėndrimi qė u mbajt nga Ministria e Brendshme pėr sugjerimin mbi kėtė ekspert, fliste pėr faktin, se nė kėtė rast u veprua siē do tė veprohej pėr ēdo masakėr tjetėr. Pra pėr tė, qėndronte teoria, se nuk kishte "njeri tė rėndėsishėm". Pra, edhe Moro nuk mund tė konsiderohej si i rėndėsishėm pėr seriozitetin e njė shteti. Edhe sikur ai tė vritej, siē ndodhi mė pas, demokracia nė Itali do tė vazhdonte normalisht..."
LETRAT E MOROS
Nga letra e Moros drejtuar Kosiges: "... I dashur Francesko. Ndėrsa nuk kam asnjė dijeni, as pėr mėnyrėn e as pėr arsyet qė ndodhem kėtu, ėshtė jashtė ēdo diskutimi, se jam konsideruar si njė i burgosur politik. Nė tė vėrtetė jemi tė gjithė nė, grupi drejtues, qė jemi thirrur nė kėtė ēėshtje. Nėn akuzė ėshtė vėnė puna jonė kolektive, pėr tė cilėn kėrkojnė tė pėrgjigjemi. Gjendem nėn njė trysni tė plotė dhe tė pakontrollueshme; nėn njė proces "Popullor", qė mund tė jetė nė mėnyrė oportune i shkallėzuar me rreziqe, ose nė gjendjen e tė qenurit i konsideruar apo i induktuar, tė flasėsh nė njė mėnyrė qė mund tė jetė e papėlqyeshme dhe e rrezikshme. Doktrina, pėr tė cilėn, ose sipas sė cilės, njė rrėmbim nuk duhet tė sjellė avantazhe, por qė duhet trajtuar si njė rast i zakonshėm qė propabilisht sjell dėme, nė rrethanat konkrete politike, nuk mendoj se duron. Janė rrethana ku provokohen dėme tė sigurta dhe tė pallogaritshme, jo vetėm pėr personin, por veēanėrisht pėr shtetin. Sakrifikimi i tė pafajshmit nė emėr tė njė mbulese parimore e ligjore, ndėrsa ndodhemi nė njė pozitė qė nuk kėrkon diskutime, por veprime tė domosdoshme, mendoj se ėshtė e papranueshme. Njė qėndrim i tillė nė dukje parimor, do tė ishte njė gabim dhe njė abstraktėsi. Qė unė mundohem t`ju ndriēoj, kėtė e bėj pėr tė mirė, duke menduar se jemi ngatėrruar nė njė episod tė dhimshėm, nga i cili mund tė varen shumė gjėra....".
Lidhur me letrat e Aldo Moros, tė dėrguara nga i ashtuquajturi "Burg i Popullit", siē dihet, ka pasur shumė qėndrime e hipoteza. Megjithatė, e pyetur gjatė gjykimit tė Procesin "Moro 4", bashkėshortja e tij, Eleonora, ka konfirmuar se letrat janė me tė vėrtetė tė bashkėshortit tė saj. Le tė shohim si shprehet ajo.Eleonora Moro: "....Kėto gjėra janė shkruar nga im shoq. Tė menduara nga vetė ai, tė shprehura nė mėnyrėn se si ai i shikonte gjėrat. Ėshtė mėnyra e tij pėr tė vlerėsuar situatat. Ato japin shenja mjaft tė sakta, pėr ata qė duan tė shohin dhe pėr ata qė duan me tė vėrtetė tė dėgjojnė, se si mund tė dilej nga njė situatė e tillė....".
Nga letra e Moros dėrguar Xhulio Andreotit, atėkohė Kryeministėr: "I dashur President, e di mirė se tashmė problemi, nė komponentėt e tij mė kryesore ėshtė nė duart e tua. Nuk dua tė shkruaj pėr situatėn, nė tė cilėn ndodhem dhe perspektivat qė kam pėrpara. Por megjithatė mund tė shpreh gjithė sinqeritetin tim qė nėse kjo fazė e re politike fillon kėshtu me njė banjė tė terė gjaku dhe veēanėrisht me kontradikta lidhur me qėndrimin humanitar ndaj socialisteve, ajo nuk ėshtė sjellėse e sė mirės,as pėr vendin dhe as pėr Qeverinė."
Nga letra e Moros dėrguar Betino Kraksit, atėhohė sekretar i Partisė Socialiste:, "I dashur Kraks, sapo kam mėsuar nėpėrmjet lajmeve fragmentare qė mė kanė ardhur, lidhur me sensibilitetin e fortė dhe humanitar tė partisė suaj nė kėtė ngjarje tė dhimbshme. E vlerėsoj shumė tė rėndėsishme kėtė iniciativė tuajėn. Demokracia Kristiane duket se nuk e kupton njė gjė tė tillė dhe kjo mė duket absurde. Ajo qė ja vlen, nuk ėshtė tė shpjegosh apo tė shpjegohesh. Por nė se mundet tė bėsh diēka, bėje....".
____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"















