Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Legjenda e Lev Jashin dhe edicioni i parė i Kupės sė Evropes 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Legjenda e Lev Jashin dhe edicioni i parė i Kupės sė Evropes 
 
Le ta lėmė pėr njė ēast Shqipėrinė tonė dhe tė ēlodhemi paksa pėrmes kėsaj rubrike me Evropėn plakė tė futbollit. Le tė futemi paksa nė ate qė nė fillim ėshtė quajtur Kupa e Kombeve tė Evropės e qė sot quhet Kampionati Evropian i Futbollit, edicioni i 13-tė i fundoreve tė tė cilit nis mbas vetėm 10 ditėve, mė 7 qershor 2008, me premierėn e Bazelit, Zvicra– Republika Ēeke.

Kėsisoji, mendojmė se krijojmė pak mjedis historie pėr njė prej ngjarjeve mė tė mėdha sportive tė vitit 2008, qė pėr habi sivjet as qė po i dėgjohet zėri nė shtypin shqiptar sportiv dhe jo, tė cilit ia morėn mendtė pėr javė e muaj “pseudokonflikti pseudopolitik” i Federatės Shqiptare tė Futbollit me qeverinė e shtetit tė saj.

Kėshtu pra, nė njė 50-vjetor tė madh sportiv (1958-2008) siē ėshtė ky i themelimit tė Kampionatit Evropian tė Futbollit, shtyrja disi mbrapa nė vitet futbollistike tė shekullit tė kaluar, na duket vėrtet ēlodhės.


XXX


Kampionati Evropian i Futbollit, ose Kupa e Kombeve tė Evropės zyrtarisht ka nisur mė 5 prill 1958 kur nė Dublin ėshtė zhvilluar ndeshja e parė e tij, ajo pėruruese Irlanda– Ēekosllovakia 2-0, kthimi i sė cilės, Ēekosllovakia- Irlanda 4-0 ėshtė zhvilluar nė Bratislavė, 10 maj 1958, njė tur paraeliminator ky, qė kalonte formacionin ēekosllovak nė 16-she tė Evropės. Ndeshja e parė e 1/8 fundore, ėshtė ajo BRSS – Hungaria 3-1 nė Stadiumin “Lenin” tė Moskės, ose “Luzhniki” i sotėm, ai stadium ku tė mėrkurėn e shkuar u zhvillua fundorja e Ligės sė Kampioneve 2008, ajo Chelsea– Manchester United.

50 vjet mė parė aty, nė “V.I.Lenin” ka qenė diēka tjetėr: kanė qenė 120.000 spektatorė– njė rekord i Kupės sė Kombeve. Pėr fat protagonisti i tregimit tonė tė sotėm, Lev Jashin, nuk ka luajtur atė ditė. Ai ka luajtur ndeshjen e kthimit, atė tė 27 shtatorit 1959 nė “Nepstadion” tė Budapestit, sot “Ferenec Pushkash”. Edhe kėtu kanė qenė jo pak, por plot 90.000 shikues, tė cilėt kanė admiruar mrekullitė e Lev Jashinit pėrballė tė tė cilit edhe pse pa Pushkash, Cibor, Koēish e Zakariash, tė shpallur armiq tė Kampit Komunist, prap se prap ishte njė Hungari me Grosic e Bozhik, me Matrai, Albert e Tihi.

Mandej e ka marrė fjalėn politika. Shorti i ēerekfundoreve ėshtė mė i pamshirshėm se kurr: BRSS – Spanja! Mė 22 maj dhe 9 qershor 1960! Bashkimi Sovjetik i Jashinit kundėr Spanjės sė njė 11-shi fantastik me Di Stefano, Gento, Suarez e Kubala, ēeko-hungarezin i cili mė 1948 kish luajtur edhe nė Tiranė me Hungarinė, po tashmā i natyralizuar si shtetas spanjoll me dėshirėn absolute tė vetė gjeneralit Franko! Nė 1/8 Spanja vallėzon dy herė me Poloninė 4-2 e 3-0, por nė 1/4 ėshtė po gjenerali Franko qė pėrcakton gjithēka. Lufta e ftohtė qėndronte si njė re e errėt mbi Evropė. Kapriēiot e shortit vejnė pėrballė njėri-tjetrit nė tetėshe Spanjėn me BS-nė. Franko vendos tė tėrheqė skuadrėn! Ai nuk pranon tė ndeshet me vendin komunist me tė cilin nuk ka as dhe marrėdhėnie diplomatike. “Ishte gjenerali Franko ai qė me kėtė gjest do “t’i siguronte” BS-sė titullin e Kampionatit tė Evropės". Kėshtu vazhdon tė thuhet sot e kėsaj dite. Kampionati humb kėsisoj nė mėnyrėn mė artificiale Mbretėrinė e Spanjės. Do tė ishte BS i Lev Jashinit “mbreti”...

Ai do tė dukej si njė kampionat i vendeve komuniste: Jugosllavia mposht Portugalinė (1-2 e 5-1) falė emrave tė mėdhenj: Kostic, Shekularac, Galiē, Zebec, Shoshkiē dhe Fahredin Jusufi me origjinė shqiptare... Eshtė edhe Ēekosllovakia qė skarton pa probleme Rumaninė (2-0, 3-0). Eshtė dhe fatmadhi BS qė vjen nė katėr mė tė mirat pa ndeshje, falė Spanjės dhe Luftės sė Ftohtė. Perėndimi ka vetėm njė pėrfaqėsues, Francėn e Kopas... Dhe dueli qė merr edhe nė kėtė rast njė pamje politike.

UEFA ndėrkohė kishte vendosur qė finalet tė zhvilloheshin midis 4 mė tė mirave nė vendin e njė prej tė kualifikuarve. Nuk mund tė kishte mėtues mė tė pėrshtatshėm se Franca. Kishte shpikur Kampionatin Evropian me Henri Delaunay-n e saj, kishte njė traditė tė mrekullueshme futbolli, kishte kushte, kishte njė skuadėr tė rrallė, tė tretėn e botės...

Mirėpo, mė 6 korrik 1960 nė Paris, 26.000 spektatorė do tė vėzhgonin gati me indiferentizėm gjysmėfinalen e parė, atė Francė-Jugosllavi. E treta e botės ėshtė pa yjet e Suedisė, tė mėdhenjtė Kopa, Fontaine e Piantoni. Franca arrin deri nė 3-1. Por nė fund Jugosllavia fiton 5-4 dhe pėr Francėn ky kampionat nuk pėrbėn mė njė ngjarje pėr t'iu kushtuar...

Po pėr ēudi, atė ditė tė 6 korrikut nė Marsejė, tifozat jugorė tė Francės nuk janė dhe aq indiferentė. Skuadra e BS pėrballė njė Ēekosllovakie e cila mbas dy vjetėve do tė bėhej Nėnkampione e botės, do tė vėrtetonte se nuk ishte vetėm njė skuadėr qė pėrfitonte thjesht prej tėrheqjes zhurmėmadhe tė Spanjės sė Frankos. BS ka njė skuadėr tė mrekullueshme, padyshim ndėr mė tė mėdhatė nė histori, emra tė paharruar, Jashin, Voinov, Neto, Ivanov, Ponedelnik, Metreveli, Mes'hi. Dhe njė trajner mitik pėr historinė e saj, mė tė madhin e BS-sė nė tė gjithė kohėrat: Gavril Kaēalin. Katėr vjet mė parė ai e kishte bėrė Kampione Olimpike skuadrėn sovjetike, e cila nė tė vėrtetė nė kėto katėr vjet nuk kishte shpėtuar prej njė goditjeje klasore tė disa prej yjeve mė tė mėdhenj tė saj nė olimpiadė. Po pėr fatin e saj tė madh, ka Lev Jashinin. Dhe BS-Ēekosllovaki 3-0! Diēka e papėrmbajtshme, njė furtunė tipike ruse, ndonėse Mes'hi dhe Metreveli i pėrkasin republikave tė jugut tė gjigandit euroaziatik. Dy herė shėnon Ivanov dhe njė herė Ponedelnik.

Kampionati i parė Evropian, ose Kupa e Kombeve tė Evropės, kishte pėrcaktuar kėsisoji brenda njė dite dy fundorėt (finalistėt) e tij tė parė: Jugosllavi dhe BS. Ky kampionat i njė "pėrmbajtjeje thuajse krejt sllave", megjithatė kishte njė "kamp" qė shkonte me emocion te fundorja e parė e njė Evropiani. Ishte "kampi socialist". Sot duket si kalim i njė prehistorie edhe pėr ne, shqiptarėt, tė cilėt nuk e kishim Kombėtaren tonė prej mė se 7 vjetėsh (vetėm dy ndeshje miqėsore). Nė Tiranė vėrshonte shtypi sovjetik mbrenda ditės. Ne tė rinj entuziastė pėr futbollin, zinim rradhėn te "Libri Sovjetik" dhe zhyteshim nė hollėsitė e njė Kampionati qė sapo kishte lindur, ndonėse jo pėr ne. Na dukej se i njihnim tė gjithė: Jashin, Netto, Ivanov, Ponedelnik, Voinov, shkrimet e fotot pėr ta mbushnin edhe faqet e shtypit shqiptar...

"Fundorja sllave", luhej nė Paris, nė Parc des Princes. 10 korrik 1960.

Gavril Kaēalin pėrballė treshes sė trajnerėve jugosllavė A.Tirnaniē, D.Nikoliē, Lj.Lovriē, prej tė cilėve Aleksandėr Tirnaniē kish qenė njė nga futbollistėt pjesėmarrės tė Kampionatit tė parė Botėror tė Futbollit mė 1930 nė Montevideo dhe kishte qenė trajner i Jugosllavisė nė Tiranė nė Ballkaniadėn e 1946-tės ku Kampione e Ballkanit qe shpallė Shqipėria e Loro Boriēit!

Jugosllavėt kanė njė dyshe tė famshme sulmi! Shekularac - Kostiē. Sovjetikėt njė pėrvojė tė tanė. Tė gjithė specialistėt ishin tė njė mendimi: ndodheshin pėrballė forca fizike dhe atletike sovjetike nga njėra anė, dhe teknika e taktika jugosllave nga ana tjetėr. Megjithatė njė njeri qėndronte mbi tė gjithė, "merimanga e zezė" - portieri Jashin, ku siē shkruan njė vėzhgues "pret tė gjithė gjuajtjet e pritshme, por edhe ato tė papritshme". Jugosllavėt, tė cilėt paraqesin edhe njė temperament jugor tipik mesdhetar e nuk i kalojnė tė 23 vjetėt, shėnojnė tė parėt me Galic nė tė 41'. Por nė tė 49' pas njė fortune qė ka zgjatur diēka mė pak se 300 sekonda, Metreveli i jep kthesė lojės me golin e barazimit. Do tė ishte njė 1-1 qė do tė zgjaste tejet. Fituesja varet diku nė njė hapėsirė tė pamatė kohe. 1-1 zgjat e zgjat edhe pėrtej 90 minutave, pėrtej kohės sė rregullt. Shtesė 2x15 minuta. Dhe pėrsėri 1-1 edhe mbas minutave 100. Skuadrat fillojnė e mendojnė pėr 11-metėrshat kur ja tek mbėrrin minuta 113 dhe Mes'hi nis njė top tė lartė nga krahu pėr te porta e Vidinicit ku fluturimi i qendėrsulmuesit Ponedelnik dhe goditja e tij me kokė pėrballė njė mbrojtje tė ngurosur jugosllave, fikson njė 2-1 qė vlente sa Kupa e parė e Evropės!

Asgjė nuk do tė ndryshonte mė deri nė fund, deri nė vėrshėllimėn pėrfundimtare tė gjyqtarit anglez Ellis. Bashkimi Sovjetik bėhet Kampioni i parė i Evropės dhe Kupa "Henri Delaunay" ashtu e rėndė, e lartė, krenare, por ende e panjohur, pėrfundon nė krahėt e rusėve...

Dhe mbi tė gjithė Lev Jashin "marimanga" 31-vjeēare i Dinamos sė Moskės, me krahėt si tentakula, i veshur krejt nė tė errta, artisti i portės i njė interpretimi krejt origjinal tė njė refleksi tė pakrahasueshėm nė tė gjithė epokat e futbollit. Pėson vetėm 1 gol dhe mėnjanon njė seri tjetėr. Ishte njė formacion "veteranėsh", siē pėrcaktojnė vėzhguesit, dhe nė ēdo repart tė 11-metėrshit shndriste nga njė yll: Jashin nė portė, Krutikov nė mbrojtje, Igor Netto universali i madh, nė mesfushė, Ivanov aty pranė tij dhe Metreveli nė sulm. Veē tyre 23-vjeēari i Spartakut tė Moskės, Viktor Ponedenielnik i cili ėshtė pėrcaktuesi i gjithēkaje me golat e tij. Do tė kishte mė pas njė karrierė tė shkėlqyer gazetari dhe kryeredaktori nė tė pėrjavshmen "Futboll-Hokej", njė nga botimet mė tipike tė publicistikės sportive sovjetike.

Por, siē kam shkruar nė Librin “Kupa e Evropės”, suksesi i madh ėshtė edhe vepėr e Gavril Kaēalin, trajneri 49-vjecar me njė karrierė 16-vjeēare si sulmues, deri mė 1945 i Dinamos sė Moskės. Njeriu i cili katėr vjet mė parė e kishte udhėhequr BS nė titullin olimpik. Autor librash teorikė pėr futbollin, i pazėvendėsueshėm deri mė sot si autoritet i futbollit rus, takticien i madh, pėr herė njė trajner i avangardės, autoritar, themelues i shkollės sovjetike tė futbollit, ai do ta drejtonte BS-nė edhe nė dy Kampionate tė Botės. Kur lė Kombėtaren mė 1962 ai shkon nė Tbilis dhe bėn kampione tė Bashkimit Sovjetik, Dinamon gjeorgjiane! Ky rast ishte sensacioni i futbollit tė vendit tė sovjetėve...

Kupa "Henri Delaunay" kish marrė rrugėn e Moskės...


XXX


I pari i tė parėve ishte portjeri Lev Jashin, i cili mbetet sot e kėsaj dite, deri nė kėte 50-vjetor tė Kupės sė Evropės, i vetmi portjer i cili u shpall Kampion i Evropės duke pėsuar vetėm njė gol, atė tė Galic. Sepse dy herė me Spanjėn ndeshjet qenė fituar 3-0 nė tryezė, ndėrsa me Ēekosllovakinė ai nuk kishte pėrsuar gol.

Ky ėshtė rekordmeni i vetėm, i pamposhtur sot e kėsaj dite, Lev Jashin – Kampion i Evropės me vetėm 1 gol tė pėsuar! Eshtė legjenda

Ai ka lindur nė Moskė mė 22 tetor 1929 dhe nė kapėrcyellin 1944-45, ndėrsa Ushtria Sovjetike tashmā po i afrohej Reishtagut, ai, njė djalė 15-vjeēar, dilte nė fushėn e lojės me skuadrėn e Tushinos pranė Mokės, aty ku industria e luftės prodhonte me ritme tė pandalshme prodhimet qė po digjnin Berlinin e mposhtur. Pėr Lev Jashinin ishte paqa, ndonėse ai luante njėkohėsisht edhe kampionatet e ashpra tė hokejt. Nė portė ai ishte portjeri mė paqėsor qė do tė njohė historia e futbollit botėror.

17 vjeē ėshtė portjeri i tė rinjve tė Dinamos sė Moskės dhe nėse vonon tė bėhet titullar, ky nuk ishte faji i tij. Aleksei Homiē, portjeri i Dinamos sė Moskės, ishte njė prej mė tė dėgjuarve nė Rusi dhe nuk mund tė zėvėndėsohej aq lehtė, sepse pėrveē tė tjerave, ndodhej nė kulmin e famės sė tij. Dueli i tyre, do tė zgjaste gati deri mė 1953, kur mė nė fund Jashini merr rolin e titullarit. Homiē largohet tashmā pėr nė Minsk dhe mbas pak, teksa bėhet njė nga fotoreporterėt mė tė mirėnjohur tė futbollit, nuk i mbetet gjė tjetėr veēse tė fiksojė me aparatin e tij pritjet fantastike tė Jashinit.

Lev Jashin nuk do t'i ndahet Dinamos sė Moskės pėr 22 vjet me rradhė, nga 1950 deri mė 27 maj 1971. Mbrenda kėtij harku tė zgjatur kohor ai ka dhe njė kujtim shqiptar: ndeshjen e 22 gushtit 1953 nė Moskė, Dinamo e Moskės - Shqipėria 4-0 ku edhe pse humbje e thellė shqiptare, mahnitet prej lojės sė portjerit shqiptar Qemal Vogli, tė cilit do t'i shtėrngonte fort dorėn nė mbarim tė 90 minutave me gjestin e bujarisė sė tij tė rrallė.

Ēfarė qe pra ky njeri i njė fiziku shtatlartė, disi tė hollė, ndonėse midis formatit tė tij (185 cm x 83 kg) nuk ka njė mospėrputhje atletiko-fizike, qė tė veēohet kėsisoji edhe prej portjerėve tė sotėm?

Enciklopedia franceze e sporteve e pėrcakton si "njeriun i cili dha njė kontribut tė madh nė evolucionin e futbollit modern, duke e shndrrruar rolin e portjerit nga numri 1 rendor i 11-shit tė skuadrės - nė numrin 1 real, mė tė rėndėsishmin e skuadrės sė futbollit."

Vetė Jashin ka spjeguar: "Gjatė situatave tė lojės, largėsia midis portjerit dhe mbrojtėsave ėshtė shumė e vogėl dhe zotėsia ėshtė qė bashkėpunimi midis portjerit dhe mbrojtėsave tė tij, tė lėvizjeve midis tyre, tė zhvillimeve qė ju dikton loja, tė befasive tė paparashikueshme qė iu krijohen pikėrisht nė marrėdhėniet midis tyre, prej portjerit duhet tė pėrftohen ndėrhyrjet mė tė imta dhe delikate qė mund tė pėrjetohen."

Tė gjitha kėto janė idetė e shndrrimeve revolucionare, qė i bėri lojės Lev Jashin i Dinamos sė Moskės, i Kombėtares sė Bashkimit Sovjetik, i Pėrfaqėsueses sė Botės dhe tė Evropės. Dhe nė tė gjitha kėto ai nuk qe thjesht pritėsi i fundit i topit, por drejtuesi i tij, shpesh dhe i gjithė lojės sė skuadrės sė tij. Simbas studjuesve tė lojės sė tij, kjo ėshtė dhe merita mė e madhe e Lev Jashinit.


XXX


Lev Jashin do tė largohet nga futbolli me njė ndeshje madhėshtore lamtumire Dinamo e Moskės - Pėrfaqėsuesja e FIFA-s 2-2 para 103.000 shikuesve mė 25 maj 1971 nė Stadiumin "Lenin". Ai ishte 42 vjeē, duke qenė nė 21 kampionate rradhazi tė Bashkimit Sovjetik protagonisti i paarritshėm i tij. Dhe ishte portjeri i vetėm i cili nė 100 ndeshje kishte arritur tė mos pėsonte asnjė gol!

Mė 1956 ai ėshtė Kampioni Olimpik i Olimpiadės sė Melburnit - pjesė e 11-shit tė paharrueshėm Jashin, Bashashkin, Ogongov, Kuznjecov, Neto, Maslenkin, Tatushin, Isajev, Simonian, Salnikov, Ilin - fotot e tė cilėve ne i prisnim pėr koleksion nga revistat sovjetike qė mbrrinin nė Shqipėri. Mė 1960 ai me BRSS-nė e tij ėshtė Kampioni i parė i Evropės, siē treguam. Por mė 1964 ai dhe skuadra e tij arrijnė pėrsėri tė jenė nė fundore tė Kupės sė dytė tė Evropės, kur munden 1-2 prej Spanjės “armike” nė ndeshjen dramatike tė 21 qershorit 1964 nė "Estadio Bernabeu" tė Madridit. Lev Jashin ėshtė mė i miri i Kampionatit.

Ai kishte qenė edhe nė fundoret e Kupės sė Botės 1958 nė Suedi - pjesėmarrja e parė sovjetike - dhe vetėm loja e tij e shkėlqyer bėnė qė BS tė fitonte 1-0 ndaj Anglisė nė ndeshjen shtesė pėr tė qenė nė 8 mė tė mirat e Botės, ndeshja ku, siē kanė pohuar studjuesit e futbollit, ai (Jashini) "i paraqiste botės sė madhe tė futbollit cilėsitė e tij tė jashtėzakonshme".

Lev Jashin do tė marrė pjesė edhe nė dy Kampionate tė tjerė Botėrorė dhe mė 1962 nė Kili ka ditėn e errėt tė karrierės sė tij, nė ndeshjen me Kolumbinė, kur thjesht prej hutimit tė parė dhe tė fundit tė jetės sė tij, ai lejon qė skuadra e tij nga 4-1 tė rrėshqasė nė 4-4! Mbrenda vetėm 10 minutash (67-77) Jashin pėson tre gola prej kėmbėve tė Coll, Rada dhe Klinger. Por nė ndeshjen me Uruguajn, vetėm tri dit mė vonė, ai ėshtė kryesori i fitores 2-1 qė e ēon BRSS-nė pėrsėri nė 8 mė tė mirėt e Botės.

Mė 23 tetor 1963 ėshtė me 11-shin e Botės pėr 100-vjetorin e Federatės Angleze tė Futbollit.

Jashin ėshtė dhe nė Kupėn e Botės 1966 nė Angli dhe ndeshjet e tij tė shkėlqyera, kėsaj rradhe e ngjitin skuadrėn sovjetike nė 4 tė parat e Botės. “"Marimanga e zezė" Lev Jashin - numri 1 i sovjetikėve edhe pse 37 vjeē, konfirmoi se ishte ende njė ndėr mė tė mėdhenjtė e Botės", pėrcaktuan njėzėri vėzhguesit.

Ai shkon pėr herė tė katėrt nė njė Kampionat Botėror, ate tė Meksikės mė 1970, kur ėshtė 41 vjeē, por nuk pranon tė jetė mė tepėr se rezervė i nxėnėsit tė tij Kavazashvili, kėshillat e pėrnatėshme ndaj tė cilit, e shtyjnė kėte tė fundit drejt njė forme tė shkėlqyeshme.

Ai ėshtė portjeri i skuadrės sė Botės mė 1963 nė ndeshjen kundėr Anglisė, mė 1968 nė ate kundėr Brazilit, mė 1965 kundėr Stok Sitit pėr lamtumirėn nga futbolli tė Stenli Metjusit (Matthews); e ndėrkaq, ėshtė portjer i Evropės kundėr Skandinavisė dhe kundėr Jugosllavisė mė 1964. Asnjė portjer deri mė sot nuk ka qenė kaq herė i ndeshjeve tė Botės apo tė Evropės. Mė 1963 Lev Jashini fitoi "Topin e Artė" tė "France Football" si Futbollisti i Vitit nė Evropė, ēka nuk e ka arritur asnjė portjer deri mė sot.

Sapo e la fushėn e blertė, ai u bė nėnpresident i Federatės Sovjetike tė Futbollit, iu dha Urdhėri Lenin dhe Komiteti Olimpik Ndėrkombėtar (CIO) i blatoi Urdhėrin Olimpik - i pari portjer futbolli qė e mban ate.

Dhe fundi i tij thuajse tragjik. Njė trombozė e pamshirėshme i detyron prerjen e kėmbės sė djathtė, atė tė cilėn ai gjithmonė e mbante me njė gjunjėz nė ndeshje dhe falė mbėshtetjes sė parė mbi te, merrte forcėn e elasticitetit tė kėrcimeve tė tij elegante. Jetonte nė njė apartament mė se modest tė Moskės, aspak tė pėrshtatshėm pėr jetėn e qetė qė duhej tė kalonte njeriu i cili i kishte dhėnė Dinamos sė Mokės 5 kampionate dhe 3 Kupa tė Bashkimit Sovjetik, ndėrsa Kombėtares dhe futbollit sovjetik njinjishmėninė (identifikimin) nė elitėn e botės sė futbollit nė mbarė rruzullin. Nė njė kohė qė historisė sė njerėzimit i kishte lėnė shkollėn e vetme tė portjerit, ate klasike dhe moderne, duke lėnė mbas figurėn e tij tė pashlyeshme, ku madhėshtisė sė futbollit i qėndronte pranė njė thjeshtėsi e parivalė. Ai luajti gjithmonė me njė kasketė tė cilėt francezėt e quajtėn "sharmi i tij proletar" nė kuptimin mė tė mirė tė kėtij pėrcaktimi. Ishte 79 herė i Kombėtares sė BRSS, qysh nga 1954 dhe deri mė 1970. Historia na thotė se nga 1967 e deri mė 1970 megjithate ai nuk luajti asnjė ndeshje me Kombėtaren, por qe gjithnjė nė pėrbėrjen e gjėrė tė saj pėr tė mos u shkėputur portjerėt e rinj prej mėsimit tė tij. Nė 21 kampionatet e tij me Dinamon e Moskės ai luajti 326 ndeshje, pėsoi 255 gola ose 0.78 gola tė pėsuar pėr ndeshje - mesatarja mė e suksesėshme qė njeh historia e futbollit botėror pėr njė portjer tė kėtij rangu tė pėrbotshėm.

IFFHS (Federata Ndėrkombėtare e Historisė dhe Statistikave tė Futbollit) ka pėrcaktuar si Portjer tė Shekullit, sovjetikun apo rusin Lev Jashin. Si anėtar i IFFHS kam votuar edhe unė e pikėrisht pėr Lev Jashinin. Komiteti Olimpik Ndėrkombėtar nė Lozanė, midis 100 Sportistėve tė Shekullit XX pėrfshiu edhe Lev Jashinin.

Ky ėshtė dhe piedestali i tij vetanak. Ai nuk ka rivalė. IFFHS i ka dhėnė atij plot 1002 pikė nga 717 qė i ka dhėnė tė dytit, Gordon Banks - Kampion i Botės me Anglinė mė 1966. Largėsia, siē shihet, ėshtė tejet e madhe dhe Lev Jashini ėshtė i pakapshėm prej askuj.

Lev Jashin vdiq mė 20 mars 1990 prej kancerit tė stomakut duke e tronditur gjithė botėn e futbollit. Kupa e artė e Portjerit tė Shekullit, iu dorėzua vitet e fundit nė ceremoninė madhėshtore tė Fuldas nė Gjermani nga IFFHS, bashkėshortes sė tij, Valentina Timofejevna (Jashina) - njė gazetare e njohur e Radio Moskės - me tė cilėn sė bashku me tė dy bijat e tij, Elena dhe Irina, ata kaluan njė jetė tė harmonishme familjare.

Mė 12 janar 1998, FIFA themeloi pėr herė tė parė “Hall international of champions” – muze botėror i futbollit me vetėm 10 emra: Jashin, Beckenbaur, Bobby Charlton, Cruyff, Di Stefano, Eusebio, Mathews, Pele, Platini, Pushkash! Gjashtė muaj mė vonė FIFA themeloi trofenė me emrin “Lev Jashin” qė qysh atė ditė i jepet portjerit mė tė mirė tė Kupės sė Botės.

Ai kishte qenė pėr tė mbetur pėrjetė Kampioni i parė i madh i Kupės sė Kombeve.
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!