Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
EURO 2008 / Profesionet e 12 arbitrave te evropianit 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh EURO 2008 / Profesionet e 12 arbitrave te evropianit 
 
Njė masazhator, tre policė, njė pronar restoranti, njė menaxher spitali, tre mėsues, njė agjent turizmi dhe dy nėpunės bashkie do tė jenė 12 "bilbilat" e EURO 2008. Natyrisht pėrsa mė sipėr nuk janė veēse profesionet tė ashtuquajtura dytėsore ose tė pėrditshmėrisė sė tyre pėrkundrejt tė arbitruarit nė kampionatet dhe kompeticionet mė prestigjioze nė botėn e futbollit.

Gjeografia e arbitrave tė EURO 2008 pėrfshin pak a shumė tė gjitha skajet e kontinentit plak, i pėrfaqėsuar si rrallė ndonjėherė nga veriun nė jug dhe nga lindja nė perėndim nga ekipe dhe gjyqtarė elitė tė futbollit evropian dhe jo vetėm tė tij. Sllovaku Lubos Mishel, njė nga arbitrit mė prestigjioz nė botė si dhe norvegjezi Tom Henning Ovrebo, janė tė vetmit gjyqtarė tė cilėt nuk bien nė kundėrshtim me asnjė skuadėr dhe nė asnjė pėrballje tė mundshme tė kėtij evropiani, duke parė se as Norvegjia dhe as Sllovakia nuk janė tė kualifikuar pėr nė kėtė kompeticion. Ndėrkohė qė dhjetė tė tjerėt, pėrveē prezencės sė tyre, do tė kenė nga pas edhe praninė e skuadrave tė shteteve tė tyre origjinės nė takimet e tė cilave natyrisht qė nuk do tė mund tė arbitrojnė. UEFA ka mbledhur nė njė farė mėnyre ajkėn e arbitrimit evropian, por edhe pėr ta ka pasur shpesh herė kontestime si nė kampionatet e vendeve tė tyre, por edhe nė Kupat e Evropės. Mjaft tė pėrmendim qė austriaku Konrad Plautz u bė shėnjestėr kritikash nga mediat dhe drejtuesit e klubeve pas pėrfundimit tė ndeshjes Liverpul-Ēelsi nė Kupėn e Kampioneve. Nė disa momente Plautz tregoi njė pavendosmėri duke krijuar njė farė irritimi tek lojtarėt. Pėr tė ardhur mė pas te belgu Frank de Bleeckere, i njohur tashmė pėr nxjerrjen me karton tė kuq pa u menduar shumė nė Kupėn e Kampioneve tė Marko Materacit nė ndeshjen Liverpul-Inter. Ēka mė sipėr ndikoi shumė nė rezultat si dhe nė eliminimin e zikaltėrve. Ndėrkohė qė po t'i hyjmė statistikave njė lajm disi i rrallė gjen konfirmim. Italiani Roberto Roseti jo vetėm nė botėrorin "Gjermani 2006" ku mori pjesė, por edhe nė kėtė evropian rezulton tė jetė arbitri mė i gjatė me 191 cm e tij. Pėr tė ardhur mė pas tek holandezi, Pieter Vink i cili do tė mbahet mend tashmė si gjyqtari qė drejtoi i pari nė "New Wembley Stadium" nė 2007 pas rikonstruksionit tė kėtij impianti madhėshtor. Por ndėr kėta bie nė sy karriera e gjatė e sllovakut Mishel, i cili ėshtė ndėr tė vetmit qė ėshtė bėrė arbitėr ndėrkombėtar qė nė moshėn 25-vjeēare. Ai ka qenė edhe njė kandidaturė pėr tė drejtuar finalet e Kupės sė Shqipėrisė Vllaznia-Tirana, por refuzoi nė momentet e fundit, duke bėrė qė drejtuesit e Federatės Shqiptare tė Futbollit t'i "luteshin" gjermano-iranianit, Barak Rafati.

Konrad Plautz
Datėlindja: 16.10.1964; Vendlindja: Navis, Austri; Arbitėr ndėrkombėtar: Qė prej 1996; Profesioni: Masazhator nė njė qendėr fitness; Asistentė tė tij nė EURO 2008: Egon Bereuter dhe Markus Mayr

Frank de Bleeckere    
Datėlindja: 01.07.1966; Vendlindja: Oudenaarde, Belgjikė; Arbitėr ndėrkombėtar: Qė prej 1998; Profesioni: Nėnpunės; Asistentė tė tij nė EURO 2008: Peter Hermans dhe Alex Verstraeten

Houard Ueb
Datėlindja: 14.07.1971; Vendlindja: Londėr, Angli; Arbitėr ndėrkombėtar: Qė prej 2005; Profesioni: Oficer policie; Asistentė tė tij nė EURO 2008: Darren Cann dhe Mike Mullarkey

Herbert Fandel
Datėlindja: 09.03.1964; Vendlindja: Kyllburg, Gjermani; Arbitėr ndėrkombėtar: Qė prej 2000; Profesioni: Mėsues pianoje; Asistentė tė tij nė EURO 2008: Carsten Kadach dhe Volker Ėezel

Kyros Vassaras
Datėlindja: 01.02.1966; Vendlindja: Thessaloniki, Greqi; Arbitėr ndėrkombėtar: Qė prej 1998; Profesioni: Agjent turizmi; Asistentė nė EURO 2008: Dimitiris Bozartzidis dhe Dimitiris Saraidaris

Roberto Rosetti
Datėlindja: 18.09.1967; Vendlindja: Pecetto Torinese, Itali; Arbitėr ndėrkombėtar: Qė prej 2003; Profesioni: Menaxher spitali nė Torino; Asistentė nė EURO 2008:     Alessandro Griselli dhe Paolo Calcagno

Massimo Busacca
Datėlindja: 06.02.1969; Vendlindja: Bellinzona, Zvicėr; Arbitėr ndėrkombėtar: Qė prej 1996; Profesioni: Pronar i njė restoranti; Asistentė tė tij nė EURO 2008: Matthias Arnet dhe Stephane Cuhat

Peter Frojdfeldt
Datėlindja: 14.11.1963; Vendlindja: Eskilstuna, Suedi; Arbitėr ndėrkombėtar: Qė prej 2003; Profesioni: Nėnpunės nė bashki; Asistentė tė tij nė EURO 2008: Stefan Ėittberg dhe Henrik Andren

Pieter Vink
Datėlindja: 13.03.1967; Vendlindja: Noordvijkerhout, Holandė; Arbitėr ndėrkombėtar: Qė prej 2004; Profesioni: Oficer policie; Asistentė tė tij nė EURO 2008: Adriaan Inia dhe Hans Ten Hoove

Tom Henning Ovrebo
Datėlindja: 26.06.1966; Vendlindja: Oslo, Norvegji; Arbitėr ndėrkombėtar: Qė prej 1994; Profesioni: Mėsues Fiskulture; Asistentė tė tij nė EURO 2008: Geir Age Holen dhe Jan Petter Randen

Lubos Michel
Datėlindja: 16.05.1968; Vendlindja: Stropkov, Sllovaki; Arbitėr ndėrkombėtar: Qė prej 1993; Profesioni: Mėsues; Asistentė tė tij nė EURO 2008: Roman Slysko dhe Martin Balko

Manuel Mejuto Gonzalez
Datėlindja: 16.04.1965; Vendlindja: La Felguera, Spanjė; Arbitėr ndėrkombėtar: Qė prej 1999; Profesioni: Roje civile; Asistentė tė tij nė EURO 2008: Juan Carlos Yuste Jimenez dhe Jesus Calvo Guadamuro
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!