Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Problemet kardiake qė paralajmėron dhimbja e gjoksit 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Problemet kardiake qė paralajmėron dhimbja e gjoksit 
 
Gjatė dekadave tė fundit sėmundjet kardiovaskulare janė studiuar nė mėnyrė intensive dhe ekziston njė pamje e qartė e etiologjisė sė tyre. Kjo e fundit ėshtė shumė faktoriale dhe pėrbėhet nga njė sėrė karakteristikash social-biologjike, tė cilat rrisin probabilitetin e besimit tė njė problemi koronar apo cerebrovaskular. Njė pamje e pėrgjithshme e kėtyre karakteristikave apo faktorėve tė rrezikut jepet nė tabelėn e mėposhtme, ku ato janė ndarė nė tri grupe kryesore: karakteristika personale tė pandryshueshme, karakteristika biologjike tė ndryshueshme si dhe karakteristika tė lidhura me mėnyrėn e jetesės. Nga pikėpamja e riskut relativ me tė cilin llogaritet lidhja e tyre me aksidentet kardiovaskulare faktorėt e riskut pėr sėmundjet kardiovaskulare klasifikohen nė
madhorė dhe minorė. Tek faktorėt madhorė pėrfshihen: Diabeti, duhanpirja, hipertensioni, hiperkolesterolemia, obeziteti, trashėgimia familjare me sėmundje tė zemrės. Ndėrsa tek faktor minorė pėrfshihen: Gjinia-faktorė hormonalė, meshkujt, femrat pasmenopauzės, faktorėt psiko-socialė (pozicioni i ulėt socio-ekonomik, tipi A i personalitetit, kontrolli i gabuar i stresit dhe depresioni), jeta sedentare, konsumi i shtuar i alkoolit, pulsi i lartė nė qetėsi (mė tepėr se 75 nė minutė).
Sėmundjet
Sėmundjet kardiovaskulare janė shkaku kryesor i vdekjeve nė Shqipėri dhe si pasojė e ndryshimeve moshore dhe tė mėnyrės sė jetesės kanė njė prirje pėr tu rritur. Sėmundjet kardiovaskulare pėrfshijnė njė rang tė gjerė problemesh shėndetėsore me natyra dhe shkaqe tė ndryshme, por nė kėtė material me sėmundje kardiovaskulare do t’i referohemi dy grupeve tė sėmundjeve qė kanė nė bazė tė tyre dėmtimin e furnizimit me oksigjen tė muskulit tė zemrės dhe tė trurit; sėmundjet e koronareve dhe sėmundjet cerebrovaskulare. Kėto dy kategori problemesh kanė nė bazė tė tyre njė sėrė shkaqesh tė pėrbashkėta dhe nga pikėpamja e parandalimit mund tė trajtohen sė bashku.
Paraqitja klinike
Paraqitjet klinike tė sėmundjeve tė koronareve (dėmtimit tė furnizimit me oksigjen tė muskulit tė zemrės) mund tė jenė nė formėn e angina pektoris, infarktit tė miokardit apo edhe vdekjes sė papritur. Ndėrsa paraqitjet klinike tė dėmtimit tė furnizimit tė trurit me gjak si pasojė e bllokimit apo ēarjes sė arterieve qė e ushqejnė atė janė nė formėn e paralizave tė natyrave dhe pėrmasave tė ndryshme. Prej kėtyre shfaqjeve klinike problemi mė i shpeshtė nė shėrbimin e kujdesit parėsor ėshtė angina pektoris.
Parandalimi
Tė gjithė ekspertėt e shėndetėsisė sot besojnė se sėmundjet koronare mund tė parandalohen krejtėsisht apo mund tė shtohen nė kohė duke shmangur njė numėr tė madh vdekjesh tė parakohshme. Sipas tyre, efektet mė tė mėdha dhe mė afatgjata lidhur me parandalimin do t’i jepnin masat pėr sigurimin e njė jetese tė shėndetshme duke shmangur ekspozimin ndaj faktorėve risk (ushqyerje e mirė, mospirje duhani, aktivitet fizik etj). Gjithsesi njė kontribut tė rėndėsishėm nė uljen ose mbajtjen nėn kontroll tė rasteve me sėmundje kardiovaskulare ka edhe trajtimi i hershėm i faktorėve risk. Ndryshimi i mėnyrės sė jetesės (mė shumė fruta, perime, mė pak yndyra shtazore dhe kalori, mė pak duhan) si dhe kapja e hershme dhe trajtim i pėrshtatshėm i faktorėve risk sidomos hipertensionit kanė qenė masa tė efektshme pėr parandalimin e kėtyre sėmundjeve


Disa fakte lidhur me angina pektoris
Angina ėshtė njė dhimbje gjoksi ose njė shqetėsim i cili ndodh kur muskuli i zemrės nuk merr mjaftueshėm gjak. Angina mund tė ndihet si njė dhimbje shtrėnguese nė kraharor. Dhimbja mundet, gjithashtu, tė ndodhė ose tė pėrhapet edhe nė shpatulla, krahė, qafė, grykė ose nė shpinė. Shumė njerėz me angina pektoris kanė sėmundje tė arterieve koronare, me ngushtim tė arterieve si rrjedhojė e aterosklerozės. Kur arteriet janė ngushtuar rrjedhja e gjakut pėr nė zemėr reduktohet. Format mė tė shpeshta tė angines janė angina e qendrueshme dhe ajo e paqėndrueshme. Njė formė mė pak e hasur ėshtė angina qė ėshtė quajtur angina variant (e luhatshme). Angina e qėndrueshme ėshtė dhimbja e gjoksit apo shqetėsimi i cili ndodh kur zemra ėshtė duke punuar mė shumė se zakonisht. Dhimbja e anginės sė qėndrueshme kalon kur personi qėndron, qetėsohet, apo merr medikamentin pėr anginėn. Ilaēet e anginės, siē janė nitritet, ndihmojnė nė zgjerimin dhe qetėsimin e arterieve. Nė kėtė mėnyrė mund tė shkojė mė shumė gjak pėr nė zemėr. Angina e paqėndrueshme ėshtė njė gjendje shumė e rrezikshme e cila kėrkon njė trajtim urgjent. Angina e paqėndrueshme ėshtė njė shenjė qė tregon se infarkti i miakordit mund tė ndodhė shpejt. Angina e paqėndrueshme mund tė ndodhė pa shtim tė aktivitetit fizik. Kjo anginė nuk lehtėsohet nga tė qėndruarit nė qetėsi ose mjekimi. Angina variant shkaktohet nga njė spazėm nė njė arterie koronare. Spazma shkakton ngushtim tė mureve tė arterieve. Ky ngushtim i arterieve pakėson ose ndalon rrjedhjen e gjakut pėr nė zemėr. Diagnostikostikimi i anginės bazohet nė anamnezėn personale, familjare egzaminimin fizik dhe rezultatet e testeve tė ndryshme kryesisht EKG-sė. Kur ilaēet dhe ndryshimi i stilit tė jetės nuk e kontrollojnė anginėn, atėherė mund tė nevojiten procedura tė posaēme. Angioplastika dhe byipass-i i arterieve koronare janė dy procedurat mė tė zakonshme qė pėrdoren pėr tė trajtuar anginėn.


Faktorė madhor
Diabeti
Duhanpirja
Hipertensioni
Hiperkolesterolemia
Obeziteti
Trashėgimia familjare

Faktorė minor
Gjinia-faktorė hormonalė
Meshkujt, femrat pas menopauzqs
Faktorėt psiko-socialė (pozicioni i ulėt socio-ekonomik, tipi A i personalitetit, kontrolli i gabuar i stresit dhe depresioni)
Jeta sedentare
Konsumi i shtuar i alkoolit
Pulsi i lartė nė qetėsi (mė tepėr se 75 nė minutė)
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!