|
Faqja 1 e 1
|
| Autori |
Mesazh |
MARSHALL
Anėtar

Postime: 113
Rregjistruar: Prill 2008
Pėrdorues #: 4254
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Euro 2008/ Spain v Italy
Pėrzgjedhėsi i kombėtares sė Spanjės, Luis Aragones, ka pranuar se ai nuk do ta kishte pėrzgjedhur Italinė si kundėrshtar pėr ēerekfinalen e kampionatit evropian.
Tė gjithė e dinė se kjo kombėtare ėshtė kampione e botės. Ėshtė kundėrshtar i vėshtirė. Nė kėtė nivel, tė gjithė kundėrshtarėt janė tė vėshtirė, por Italia ka njė pėrvojė tė madhe dhe din tė nxjerrė rezultat tė mirė edhe pa shfaqur lojė tė mirė, ka thėnė Aragones.
Ai ėshtė ekipi qė mė sė pakti dėshiroja ta kisha kundėrshtar. Por nė kėtė turne ēdokush mund ta mposht gjithkėnd, andaj nuk do tė vuajmė shumė, ka shtuar spanjolli.
Nė ndeshjet pėrgatitore Italia u mposht nga Spanja me rezultat minimal 1-0, por Aragones nuk beson se kjo do tu japė pėrparėsi tė zgjedhurve tė tij.
|
|
#1 18 Qershor 2008 15:17
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
MARSHALL
Anėtar

Postime: 113
Rregjistruar: Prill 2008
Pėrdorues #: 4254
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008 /Spain V Italy
Spanja ka ekipin mė tė fortė nė dekada dhe do tė kėrkojė tė pėrsėrisė suksesin e gjeneratės 1964, tė cilėt fituan titullin e parė dhe deri mė tani tė vetmin tė Evropės. Si ekipi me mė sė tepėrmi ndeshje tė zhvilluara nė histori tė kampionateve evropiane, Spanja do tė ndiejė se ka ardhur momenti i saj.
Si janė paraqitur nė kualifikime pėr Euro 2008?
Njė fillim i dobėt mbeti pas tyre, kur Spanja mposhti Suedinė 3-0 nė shtėpi nė ndeshjen e parafundit kualifikuese pėr tė siguruar pjesėmarrjen nė garė. Spanja e pėrfundoi vitin 2006 si ekip nė krizė, pas humbjes sė papritur 3-2 nga Irlanda Veriore nė Belfast e pėrcjellė nga humbja 2-0 nė Suedi, pas sė cilės mbetėn me vetėm tri pikė nga tri ndeshjet e para nė Grupin F. Rezultatet u pėrmirėsuan mė 2007 kur barazimi 1-1 me Islandėn ishte i vetmi dėshpėrim nė serinė prej tetė fitoreve nga nėntė ndeshje. Ekipi i Luis Aragones shfaqi cilėsitė e veta duke mposhtur Danimarkėn 3-1 dhe fituar 3-0 ndaj Suedisė. Fitorja 1-0 ndaj Irlandės veriore nė ndeshjen e fundit kualifikuese u siguroi atyre pozitėn e parė nė grup, por Aragones kishte thėnė se "Spanja ėshtė kualifikuar pėr shumė vite me radhė nė gara tė rėndėsishme, andaj ky nuk ėshtė sukses, por vetėm njė detyrė e realizuar".
Spanja ėshtė kualifikuar pėr Kampionatin botėror 2006 pas play-off-it, duke pėrfunduar pas Serbisė dhe Malit tė Zi nė rrethin kualifikues, edhe pse kishte rekord prej asnjė humbjeje nė dhjetė ndeshje - pesė fitore dhe pesė barazime. Edhe Serbia nuk kishte asnjė humbje, por ata fituan gjashtė nga dhjetė ndeshjet e tyre. Gjatė garės nė Gjermani, Spanja shkėlqeu nė fazėn e grupeve me fitoret ndaj Ukrainės (4-0), Tunizisė (3-1) dhe Arabisė Saudite (1-0). Por suksesi i tyre nuk zgjati shumė, pasi u mposhtėn 3-1 nė rrethin e dytė nga Franca. Tė dy, Fernando Torres dhe David Villa shėnuan nga tri gola nė katėr ndeshje, sa zhvilloi Spanja nė Botėrorin 2006.
Si janė paraqitur nė Euro 2004?
Spanja siguroi pjesėmarrjen pėr 2004 nė play-off, pasi pėrfundoi nė pozitėn e dytė pas Greqisė nė rrethin kualifikues. Ata tejkaluan Norvegjinė pėr tė siguruan pjesėmarrjen nė garėn e zhvilluar nė Portugali, por qėndrimi i tyre ishte minimal prej tri ndeshjeve pasi dėshtuan tė kalojnė fazėn e grupeve. Edhe pse humbi vetėm njė nga tetė ndeshjet, Spanja lėshoi pikė tė vlefshme kundėr Ukrainės (2-2) dhe Irlandės Veriore (0-0), e po ashtu u mposht 1-0 nė shtėpi nga Greqia. Mirėpo, Spanja u tregua shumė e fortė pėr Norvegjinė nė play-off, duke fituar 2-1 nė shtėpi dhe 3-0 nė udhėtim. Megjithatė, nė fillim tė garės, Spanja u mposht 1-0 nga Rusia e mė pas barazoi 1-1 me Greqinė pėr tė humbur takimin e fundit tė fazės sė grupeve me Portugalinė duke u eliminuar nga gara.
Cila ėshtė paraqitja e tyre mė e mirė nė kampionate evropiane?
Suksesi mė i madh i Spanjės nė kampionate evropiane erdhi mė 21 qershor 1964, kur ata fituan garėn nė Madrid duke mposhtur nė finale Bashkimin Sovjetik 2-1. Spanjollėt nė rrethin kualifikues kishin mposhtur Rumaninė, Irlandėn Veriore dhe Republikėn e Irlandės para se tė fitonin pėrballė Hungarisė (2-1) nė gjysmėfinale.
Faktet kryesore
Deri nė fund tė kualifikimeve pėr Euro 2008, Spanja ka qenė e pėrfshirė nė mė sė tepėrmi ndeshje nga njė shtet i vetėm gjatė garės, me gjithsej 122 takime prej fitores sė tyre 4-2 si mysafir kundėr Polonisė nė Euro 1960. Danimarka ishte e dyta mė 120, ndėrsa Holanda dhe Franca tė bashkuara nė pozitėn e tretė me 117 ndeshje.
Rekordet
Deri mė fund tė kualifikimeve pėr Euro 2008, Spanja ėshtė paraqitur nė tė gjitha 13 garat kualifikuese pėr kampionate evropiane dhe ka zhvilluar 122 ndeshje. Prej tyre kanė fituar 72, barazuar 24 dhe humbur 26 me 260 gola tė shėnuara dhe 108 tė pranuara.
Skuadra Portierė
1 Iker Casillas
13 Andrés Palop
23 Pepe Reina
Mbrojtės
2 Raśl Albiol
3 Fernando Navarro
4 Carlos Marchena
5 Carles Puyol
11 Joan Capdevila
15 Sergio Ramos
18 Įlvaro Arbeloa
20 Juanito
Mesfushorė
6 Andrés Iniesta
8 Xavi Hernįndez
10 Cesc Fąbregas
12 Santi Cazorla
14 Xabi Alonso
19 Marcos Senna
22 Rubén de la Red
Sulmues
7 David Villa
9 Fernando Torres
16 Sergio Garcķa
17 Daniel Güiza
21 David Silva
|
|
#2 18 Qershor 2008 15:23
|
|
 |
MARSHALL
Anėtar

Postime: 113
Rregjistruar: Prill 2008
Pėrdorues #: 4254
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008 /Spain V Italy
Pas suksesit nė Kampionatin botėror 2008, Italia synon tė konfirmohet si ekipi mė i fortė duke fituar edhe Euro 2008. Grupi i futbollistėve ka mbetur pothuajse i njėjtė, me tė vetmin ndryshim nė postin e selektorit - Roberto Donadoni.
Si ėshtė paraqitur nė kualifikime pėr Euro 2008?
Duke zėvendėsuar Marcello Lippin pas suksesit tė Italisė nė Kampionatin botėror 2006, selektori Roberto Donadoni nuk pati fillimin mė tė mirė nė kualifikime, mirėpo ekipi i tij bėri mjaft pėr tė kaluar si fitues i Grupit B. Barazimi 1-1 nė shtėpi kundėr Lituanisė nė ndeshjen e parė nė Napoli ishte shokues, por ndoshta jo edhe aq dėshpėrim i madh sa edhe humbja 2-1 nga Franca nė takimin e dytė kualifikues, kur ekipi i Raymond Domenech u hakmor pėr humbjen nė penallti nė finale tė Kampionatit botėror. Por, nė fund doli qė kjo ishte humbja e vetme e Azzurėve pasi dy golat e Luca Tonit sollėn fitoren 2-0 nė shtėpi kundėr Skocisė nė mars 2007. Italia fitoi nėntė nga dhjetė ndeshjet e fundit kualifikuese, por barazoi pa gola nė shtėpi kundėr Francės. Ata siguruan kualifikimin pėr vete, por edhe pėr Francėn duke mposhtur Skocinė 2-1 nė Glasgow falė njė tjetėr goli tė Tonit dhe mbrojtėsit Christian Panucci. Fitorja 3-1 pėrballė Ishujve Faro nė ndeshjen e fundit i dėrgoi ata nė krye tė grupit.
Si ėshtė paraqitur nė Kampionatin botėror 2006?
Italia fitoi grupin e saj kualifikues nė Kampionatin botėror 2006 me shtatė fitore dhe dy barazime, nga gjithsejtė 10 takime. Ata shėnuan 17 gola dhe pranuan tetė. Humbja e vetme qė pėsuan ishte kundėr Sllovenisė nė ndeshjen e tretė. Italia siguroi triumfin e katėrt nė Kampionatin botėror, duke qenė e pamposhtur nė shtatė ndeshjet gjatė garės nė Gjermani. Pas ndeshjeve nė grup kundėr Ganės (2-0), SHBA-sė (1-1) dhe Republikės ēeke (2-0), ata kaluan nė gjysmėfinale me fitoret kundėr Australisė (1-0) dhe Ukrainės (3-0). Fitorja ndaj nikoqirit Gjermanisė (2- 0) u pėrcoll nga triumfi 5-3 nė penallti nė ndeshjen e fundit kundėr Francės, pasi takimi nė Berlin gjatė kohės sė rregullt pėrfundoi 1-1.
Si ėshtė paraqitur nė Euro 2004?
Italia fitoi grupin e saj kualifikues me katėr pikė mė tepėr se Uellsi, pasi fitoi pesė dhe barazoi dy nga tetė ndeshjet e fushatės. Por, pjesėmarrja e saj nė Euro 2004 zgjati vetėm tri ndeshje, pasi pėrfundoi nė pozitėn e tretė tė grupit pas Suedisė dhe Danimarkės, edhe pse ishte e pamposhtur. Pavarėsisht nga barazimet kundėr Danimarkės (0-0), Suedisė (1-1) dhe fitores 2-1 ndaj Bullgarisė nė takimin e fundit tė fazės sė grupeve, Azzurėt nuk vazhduan garėn pėr shkak se golaverazhi i tyre ishte mė i dobėt pėr dallim me dy rivalėt nordikė, tė cilėt po ashtu pėrfunduan me nga pesė pikė. Bullgaria mbeti nė fund tė grupit, pa asnjė pikė nga tri ndeshjet e grupit.
Cila ishte paraqitje e saj mė e mirė nė kampionatet evropiane?
Italia fitoi Kampionatin evropian 1968, duke mposhtur nė pėrsėritjen e finales me Jugosllavinė 2-0, pasi ekipet barazuan nė takimin e parė 1-1 nė Stadio Olimpico tė Romės. Italia siguroi pėrsėritjen e finales kur goli i Angelo Domenghinit nė minutėn e 80-tė anuloi shėnimin e Dragan Dzajiēit nė minutėn e 39-tė. Nikoqiri i garės nuk gaboi nė takimin tjetėr qė u zhvillua dy ditė mė vonė, duke siguruar fitoren 2-0 me golat nė pjesėn e parė nga Luigi Riva (12) dhe Pietro Anastasi (31).
Faktet kryesore
Italia ėshtė kualifikuar pėr katėr garat e fundit tė kampionateve evropiane. Rekordet Deri nė fund tė fushatės kualifikuese pėr Euro 2008, Italia ka marrė pjesė nė 12 kampionate evropiane dhe ka zhvilluar 111 ndeshje. Prej tyre ka fituar 59, barazuar 35 dhe humbur 17 nga ato pėrballje me 175 gola tė shėnuara dhe 77 tė pranuara.
Skuadra
Portierė
1 Gianluigi Buffon
14 Marco Amelia
17 Morgan De Sanctis
Mbrojtės
2 Christian Panucci
3 Fabio Grosso
4 Giorgio Chiellini
5 Alessandro Gamberini
6 Andrea Barzagli
19 Gianluca Zambrotta
23 Marco Materazzi
Mesfushorė
8 Gennaro Gattuso
10 Daniele De Rossi
13 Massimo Ambrosini
16 Mauro Camoranesi
20 Simone Perrotta
21 Andrea Pirlo
22 Alberto Aquilani
Sulmues
7 Alessandro Del Piero
9 Luca Toni
11 Antonio Di Natale
12 Marco Borriello
15 Fabio Quagliarella
18 Antonio Cassano
|
|
#3 18 Qershor 2008 15:25
|
|
 |
MARSHALL
Anėtar

Postime: 113
Rregjistruar: Prill 2008
Pėrdorues #: 4254
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008 /Spain V Italy
Unė mendoj ndryshe nga Zapatero. Ai thotė qė Spanja do tė fitojė 3-2, por unė i pėrgjigjem se do tė fitojė Italia me rezultatin 1-0. Njė rezultat qė atyre, nuk u pėlqen shumė. Pėrgjigja e Fabio Kanavaros ka ardhur menjėherė pas deklaratės sė bėrė nga kryeministri spanjoll, Zapatero.
Ata kanė mė shumė individualitet, por ne kemi mė shumė sens grupi. Jemi mė shumė skuadėr dhe kjo ėshtė arma jonė e fitores- tha ai. Ndėrkohė pas kualifikimit pėr nė ēerekfinalet e Euro 2008 gjatė stėrvitjeve tė tė kaltėrve ka shumė entuziazėm.
Nė stadium, duke pėrfituar nga pamja e tij e hapur janė parė qindra tifozė italianė, qė duartrokasin pėr tė gjithė, por nė mėnyrė tė veēantė pėr Gigi Buffon dhe Luca Tonin.
E reja e fundit ėshtė qė Fabio Cannavaro ka bėrė njė xhiro nėpėr stadium pa mbrojtėsen e kaviljes, nėn vėzhgimin e profesor Ferrettit qė e ka operuar. Italianėt qė luajtėn kundėr Francės po bėjnė stėrvitje tė shpeshta me top nėn drejtimin e trajnerit Donadoni.
Canavaro, ka gjetur mundėsinė tė japė edhe njė koment rreth jetės nė Spanjė, por duke deklaruar prerė se zemra e tij ėshtė me Italinė.
Qė tė them tė vėrtetėn nė Madrid jetohet mirė, ka shumė pastėrti dhe siguri. Por edhe spanjollėt kanė problemet e tyre. Pėr mua mbetet mė mirė Italia, qė ėshtė vendi mė i bukur nė botė. Kėshtu Cannavaro, mbrojtės i Real Madridit komenton debatin social mes vendeve.
|
|
#4 19 Qershor 2008 18:00
|
|
 |
Illegal Mind
Veteran

Postime: 539
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008/ Spain v Italy
Pragndeshja mes Spanjės dhe Italisė ka bėrė qė nė kompanitė e basteve tė vendosen kuota nga mė tė ēuditshmet. Duke parė atė qė ka ndodhur nė pėrballjen e fundit zyrtare mes kėtyre dy skuadrave, nė ēerekfinale tė kampionatit botėror nė vitin 1994, kompanitė spanjolle nuk pėrjashtojnė njė tjetėr pėrplasje si ajo mes Mauro Tasotit dhe Luis Enrikes. Goditja me kokė e italianit i theu hundėn sulmuesit spanjoll. Njė gjė e tillė i kushtoi 6 ndeshje pezullim Tasotit, megjithatė Italia mundi ta fitojė atė ndeshje dhe tė shkonte deri nė finale. Nėse njė moment i tillė pėrsėritet, nė Spanjė e kuotojnė 20 me 1.
Njė tjetėr bast i ēuditshėm ėshtė ai pėr njė gol tė shėnuar nė fundin e ndeshjes, ashtu si Roberto Baxhio realizoi nė minutėn e 87-tė duke i dhėnė fitoren Italisė. Goli i Italisė pas minutės sė 85-tė kuotohet 8. Njė tripletė e David Vijės, ka njė koeficient 50 me 1, ndėrsa mundėsia qė ndeshja tė vendoset me penallti ėshtė e lartė. Sipas kompanive spanjolle, nėse luan njė euro, fiton gjashtė. Ndėrsa nė Angli ēmenden pėr Luka Tonin. Sulmuesi italian nuk ka shėnuar ende asnjė gol dhe bastet pėr tė janė vėrtetė tė ēuditshme. Pėrshembull nėse gjuan mė shumė nė portė apo jashtė, kuotohet me koeficientin 2 dhe 3.2. Nėse goli i Tonit vjen pas tre gjuajtjesh ose mė shumė nė portė, koeficienti ėshtė 1.9, ndėrsa 1.8 mė pak se tre. Njė krahasim i bėhet edhe atyre qė do tė gjuajnė mė shumė nė hapėsirėn e portės. Nė kėtė rast, Luka Toni kuotohet i treti me koeficientin 3.2, ndėrsa si Fernando Torres ashtu dhe David Vija, kuotohen me 2.5.
____________ Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
|
|
#5 21 Qershor 2008 11:18
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 709
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008/ Spain V Italy
Atmosfera ėshtė nga mė entuziazmueset nė kampion axurr, ashtu siē dallohet qartė edhe gjendja emocionale nė konferencėn e djeshme pėr shtyp e trajnerit tė pėrfaqėsueses italiane. Ndihem shumė i qetė nė prag tė kėsaj sfide. Nuk ka aspak nevojė pėr tė krijuar tension mbi njė takim tė tillė, pasi ashtu si unė edhe lojtarėt e mi e dinė mirė se, ditėn e nesėrme (sot), duhet tė zhvillojmė njė ndeshje perfekte pėr tė kėrkuar suksesin ndaj spanjollėve. Ashtu siē e kemi parė tė gjithė deri tani, Luis Aragones ka ndėrtuar njė skuadėr tė shkėlqyer dhe mbi tė gjitha shumė tė fortė. Lojtarėt e saj janė shumė tė shpejtė me lėvizjet e tyre dhe mund tė vėnė fare thjeshtė nė vėshtirėsi cilėndo skuadėr. Shumė prej talenteve spanjolle, luajnė nė disa prej klubeve mė tė mėdha nė botė, por nė tė vėrtetė, ndryshe nga rezultatet qė ata kanė arritur tė sigurojnė me klubet e tyre, nuk kanė arritur ti pėrsėritin me kombėtaren. Nė kėtė mėnyrė, kjo ėshtė njė mundėsi mė shumė pėr tė kėrkuar me ēdo kusht fitoren, pasi nuk duhet tė harrojmė se Spanja, nuk e arrin prej kohėsh njė gjysmėfinale tė kėtij kompeticioni. Spanjollėt janė tė uritur pėr sukses, por e njėjta ndjenjė duhet tė na shoqėrojė edhe ne, pėr tu konfirmuar mė tė mirėt. Formacioni? Ashtu si ndaj Francės, nuk do tė deklaroj asgjė, pavarėsisht se mund tiu konfirmoj se Aleberto Akuilani do tė zbresė nė fushė qė nga minuta e parė. Pėr tė zbuluar tė tjerėt, duhet tė prisni fillimin e ndeshjes, shprehet tekniku i italianėve, Roberto Donadoni.
Sulmi
Roberto Donadoni deklaron se e vetmja risi nė skuadrėn qė do tė zbresė nė fushė kundėr Spanjės sot nė mbrėmje tė stadiumin e Vienės, do tė jetė romanisti, Alberto Akuilani. Nė kėtė mėnyrė, fantazisti i verdhekuqve do tė zėvendėsojė tė skualifikuarin, Andrea Pirlo. Pjesa tjetėr e mesfushės duhet tė plotėsohet nga Perrota e De Rosi. Sulmi, vazhdon tė jetė tabuja e Italisė. Nė tri sfidat nė grupe, Donadoni nuk i ka besuar dy ndeshje radhazi njė sulmuesi, me pėrjashtim tė Luka Tonit, pika e referimit. Nė sfidėn e parė ndaj Holandės, nė krah tė Tonit, ishin Di Natale e Kamoranezi. Ndaj Rumanisė, Aleks Del Piero e pėrsėri Kamoranezi, ndėrkohė qė ndaj Francės, Kasano e Perrota.
Xhixhi Bufon
Ēdo kundėrshtar duhet tė na mundė dy herė, pasi ne jemi njė skuadėr qė nuk dorėzohemi deri nė fund. Shumė thonė qė Spanja ėshtė favorite ndaj nesh, por gjithsesi, pėr ta vėrtetuar njė gjė tė tillė duhet tė presim 90 minutat e sfidės sė nesėrme (sot). Ėshtė e vėrtetė qė ata kanė njė skuadėr tė fortė, mbi tė gjitha dy sulmuesit, Vila e Torres, por nėse ne respektojmė skuadrėn e tyre dhe i frikėsohemi, edhe Spanja duhet tė ndjejė tė njėjtėn gjė nėse kėrkon tė na mundė, deklaron Xhixhi Bufon.
Del Piero
Alesandro Del Piero pret me padurim pėrballjen ndėrmjet Italisė dhe Spanjės. Sigurisht qė do tė jetė njė ndeshje shumė e kujdesshme nga tė dyja skuadrat, pasi kundėr njėri-tjetrit do tė jenė pėrballė disa prej futbollistėve mė tė mėdhenj nė botė. Nga ana tjetėr, si ne, ashtu edhe spanjollėt zhvillojmė njė futboll tė ngjashėm, zotėrim tė madh topi dhe shpejtėsi nga krahėt. Gjithsesi, vetėm pasi tė zbresim nė fushė, do ta kuptojmė mė qartė njė gjė tė tillė. Unė nė formacion? Pyetni Donadonin.
Zinedin Zidan
Zinedin Zidane do tė jetė tė dielėn nė stadiumin Happel tė Vjenės pėr tė parė ndeshjen Itali-Spanjė. Lajmin e ka bėrė tė ditur zėdhėnėsi i sponsorit tė tij Adidas, Gregor Almassy. Ish-fenomeni francez do tė ulet nė tribunė dhe nuk ka nevojė tė jesh magjistar pėr tė kuptuar se pėr cilėn skuadėr do tė bėjė tifozllėk, duke qenė se nė fushė mund tė jetė Materaci. Pavarėsisht njė karriere tė suksesshme, Zizu ėshtė i famshėm mbi tė gjitha pėr goditjen me kokė qė i dha Materacit nė Botėror.
Miroslav Klose
Luka mė dėrgoi njė sms. Mė tha se kishte probleme me mikun e tij mė tė mirė, topin. Miroslav Klose, sulmuesi i Gjermanisė dhe shok skuadre te Bajerni i Mynihut i Luka Tonit, shpjegon vėshtirėsitė qė sulmuesi i tė kaltėrve po has nė Euro 2008. Pas fitores sonė ndaj Portugalisė, - tregon Klose, - kemi komunikuar nėpėrmjet sms-ve. Mė tha se kishte probleme me mikun e tij mė tė mirė. E pyeta se cili ishte ky mik dhe ai mu pėrgjigj: Topi. Miku i tij mė i mirė nuk bėn atė ēfarė do ai.
Iker Kasijas
Kapiteni i Kombėtares spanjolle, Iker Kasijas, paralajmėron shokėt e tij tė kenė kujdes: Italia ėshtė favorite, sepse vetė historia e tyre e futbollit e tregon kėtė. Ne duhet tė vazhdojmė tė luajmė me tė njėjtėn mėnyrė me tė cilėn kemi mbėrritur deri nė kėtė fazė tė Evropianit. Duhet tė bėjmė kujdes me lojėn nga krahėt, pasi kjo ėshtė njė ndėr pikat kryesore tė lojės sė ekipit tė Roberto Donadonit, pėr tė shfrytėzuar shtatlartėsinė e Tonit. I druhem atij, ngaqė deri tani ska shėnuar.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#6 22 Qershor 2008 09:22
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 709
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008/ Spain V Italy
   
Gigi Buffon nuk ka dyshime: Italia nuk humbet me Spanjėn qė prej 88 vjetėsh dhe kjo nuk do tė ndodhė me Euro 2008.
Tashmė ai flet si kapiten, nė prag tė sfidės me spanjollėt e Luis Aragones. Ai duket i karikuar, i vendosur dhe flet nė emėr tė gjithė Italisė pėr ndeshjen qė do tė ndryshojė historinė.
Ai shpreh hapur forcėn e skuadrės spanjolle dhe vlerėson lojėn e ekipit kundėrshtar, duke mos i ngrėnė asnjė aftėsi nė lojėn e tyre. Por kėtė radhė, sipas portierit vlen historia.
Ai pėrmend tė papriturat e kėtij kamionati, duke kujtuar rastin e Rusisė dhe Gjermanisė. Nėse Gjermania qė u nis lehtėsisht nė disfavor kundėr Cristiano Ronaldo me shokė dhe arriti tė kualifikohej nė ēerekfinale, pėrse Italia, jo.
77% e bastexhinjve nuk kanė dyshime, tė kaltėrit do tė fitojnė ndaj tė kuqve. Dhe Buffon ėshtė i kėsaj ideje.
Spanja nuk na mund prej 88 vjetėsh nė n jė ndeshje zyrtare. Kjo do tė ndodhė, por jo sot. Sepse kur del nė fushė, ka shumė rėndėsi historia dhe historia e futbollit ėshtė kjo, ėshtė historia e Italisė- sqaron ai.
Buffon nuk e fsheh frikėn pėrballjes. Dhe sipas tij, tė kesh frikė pėrpara ndeshjes ėshtė njė gjė e rėndėsishme dhe madje edhe e shėndetshme. Por edhe ata kanė frikė nga ne. Kur hyn dhe sheh pėrpara Italinė, Brazilin, Gjermaninė, beh, ndonjė efeket ju siguroj qė edhe ka.
Ata kanė pasur njė fillm nė evropian shumė ndryshe nga ne, dhe nė kėtė pikpamje janė favoritė- thotė ai.
Ai kujton fitoren me Francėn, duke theksuar se tė njėjtėn armė do tė pėrdorin sėrish.
Pėr njė nga portierėt mė tė mirė nė botė ndeshja do tė jetė njė super sfidė, nė tė gjitha kuptimet.
Ia njeh aftėsisė edhe Villa dhe Torres. Pėr tė parin thotė qė ėshtė shumė i shpejtė, ndėrsa i dyti shumė efikas, por nuk do tė bėjė asnjė hamendėsim, sepse nė kėtė moment ka shumė nervozizėm pėr tė hedhur sytė nga tė tjerėt.
Nė mėnyrė modeste ai pranon se ėshtė njė nga tė 11-ėt e skuadrės. Nuk ka njė shėn Buffon, ėshtė vetėm shėn Italia- pėrfundon ai.
"Zhvishem nudo nėse Marko luan e shėnon ndaj Spanjės"
E mė nė fund ajo qė deri tani ka qėndruar nė hije, nė njė cep tė stadiumit, ka ndezur sfidėn mė tė rėndėsishme tė Italisė. Belen Rodriguez, e fejuara e sulmuesit tė "axurrėve", Marko Borrielo ka pohuar se do tė zhvishet nudo nėse sonte i fejuari i saj jo vetėm do luaj, por edhe do shėnojė njė gol pėr Italinė. "Nėse Marko luan dhe arrin tė shėnojė njė gol, atėherė do tė zhvishem nudo", ka pohuar modelja amerikano-latine. Njė bast goxha i madh e me kuotacion tė lartė, duke parė se parashikimet flasin pėr njė Luka Toni tė "inatosur" me veten, i cili mė shumė se kurrė kėrkon tė shėnojė nė kėtė evropian. Dhe duke qenė se Borrielo ėshtė zėvendėsuesi ideal i Tonit nė Italinė e Donadonit, ka pak gjasa qė ai tė luajė nė njė ndeshje kaq tė rėndėsishme, e lere pastaj qė edhe tė shėnojė njė gol. Gjithsesi Belen ka dashur nė njė farė mėnyre tė kthejė vėmendjen e Donadonit dhe italianėve edhe nga i fejuari i saj, Borrielo, futbollist ky ndėr mė tė mirėt e Serisė A nė sezonin 2007-2008. Gjithsesi nė fund Belen ka precizuar se premtimi i saj ishte edhe njė lloj motivi mė shumė qė tė bėhej sa mė shumė tifo pėr Italinė nė ndeshjen ndaj Spanjės. Para saj nė takimin ndaj Rumanisė njė premtim "nudoje" e pati bėrė edhe Elena Santareli, por Italia nuk fitoi ndaj rumunėve dhe...
Tregu i zi, 1000 bileta Spanjė-Itali
Njė biletė pėr ēerekfinalen Spanjė-Itali, qė do tė luhet sot nė "Ernst-Happel Stadion" tė Vjenės (52 mijė vende), ka shkuar deri 1000 euro. Gazeta italiane "Gazzeta dello Sport" shkruan se pėr dy bileta nga mė tė lirat, dy tifozėve italianė pėr ta parė nė stadium kėtė takim iu ofruan nė tregun e zi me ēmimin e 2000 .
Spanjė-Itali, numrat dhe statistikat e 27 pėrballjeve
Suksesi i fundit italian: Fitorja e fundit ėshtė ajo e botėrorit tė 1994-ės nė Boston. "Axurrėt" fitonin 2-1 dhe kalonin nė gjysmėfinale.
Precedenti 22 qershor: Nga 27 sfidat e luajtur ėshtė edhe njė e cila daton 78 vjet mė parė mė 22 qershor 1930. Spanja fitonte 3-2 nė Bolonja ndaj italianėve.
Italia kėrkon gjysmėfinalet e 4-t: Pas gjysmėfinales sė 1968 tė fituar ndaj BS, 1988 ndaj Gjermanisė, dhe nė EURO 2000 ndaj Holandės, Italia kėrkon gjysmėfinalet e katėrt nė 13 evropianė.
Spanja kėrkon gjysmėfinalen e 3-tė: Pas gjysmėfinales sė 1964 nė dėm tė Francės dhe asaj tė 1984 ndaj Danimarkės, spanjollėt kėrkojnė gjysmėfinalen e tretė.
Italia, sa shumė barazime: Me barazimin ndaj Rumanisė, Italia ėshtė ngjitur nė krye tė skuadrave evropiane pėrsa u pėrket barazimeve nė evropianė, plot 26 tė tillė.
EURO 2008, rekord pėr Spanjėn: Me tre fitore nė ndeshjet nė grup Spanja vendos njė rekord, teksa asnjėherė kjo skuadėr nuk kishte bėrė tri fitore radhazi nė fazėn e kampionateve evropianė.
Spanja, OK prej 19 ndeshjesh: Spanja nuk humbet njė ndeshje miqėsore dhe zyrtare prej 19 takimesh radhazi ku ka sigluar 17 fitore e 2 barazime. Humbja e fundit e iberikėve daton 15 nėntor 2006 nė miqėsoren me Rumaninė, 0-1.
"Tmerri" e portierit tė Spanjės, Kasijas quhet...
Pėr portierin e Spanjės, Iker Kasijas Luka Tonin ėshtė "axurri" pėr tė pasur frikė. "Italia ėshtė favorite pėrsa i pėrket historisė, pasi ka arritur mė shumė finale, ka fituar mė shumė dhe sepse Spanja ka fituar vetėm njė Evropian, dhe kjo kohė mė parė. Duhet tė jemi tė kujdesshėm nga topat standardė, pasi Toni ėshtė shtatlartė. Nėse arrijmė ta bllokojmė atėherė do tė jemi nė rrugėn e mbarė pėr t'i dhėnė fund mallkimit nė ēerekfinale", ka thėnė Kasijas. Spanja do tė ketė mbėshtetjen e mbretit Huan Karlos dhe mbretėreshės Sofia nė ndeshjen kundėr Italisė.
Miroslav Klose: Toni humbi bastin me mua
Bast i humbur. Sulmuesi i Gjermanisė ka pohuar nė njė konferencė pėr shtyp se ka fituar tashmė njė bast me kolegun e tij tek Bajerni i Mynihut, italianin Luka Toni. Klose ka pohuar se kishte vėnė bast se kush do tė shėnonte pėr skuadrėn pėrkatėse kombėtare mė parė nė EURO 2008. Klose shėnoi golin e dytė pėr Gjermaninė nė ndeshjen me Portugalinė. "Toni mė tha se nė kėto momente ishte 'zėnė' me mikun e tij mė tė ngushtė, topin dhe se ende nuk po arrinte tė zhbollkohej", ka pohuar sulmuesi gjerman, Miroslav Klose nė konferencėn pėr shtyp.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#7 22 Qershor 2008 21:22
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 709
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008/ Spain V Italy
Njė ditė pas eleminimit tė skuadrės nga kampionati, Roberto Donadoni sqaron gjithė thashethemet e thėna andej kėndej pėr dorėheqjen e tij. Tė jap dorėheqjen? Nuk mė shkon aspak ndėr mendje.
Kėtė ka thėnė Donadoni njė ditė pas eleminimit tė Italisė nga evropiani i futbollit duke shtuar se ėshtė i qetė, nė pritje tė vendimit tė federatės pėr tė ardhmen e tij.
Nuk jam budalla dhe nuk kėrkoj alibi. Do tė ishte tepėr e thjeshtė tė fshihesha e tė kėrkoja falje- ka shtuar mė tej ai. Sipas tij, loja e skuadrės ka qenė e mirė dhe tė gjithė luajtėn deri nė pikėn e fundit tė djersės. Nėse do tė flasim pėr rezultatin ėshtė tjetėr gjė, por sjellja e skuadrės, ajo po. Unė e cilėsoj tė jashtėzakonshme- shtoi mė tej ai.
Gjatė mėngjesit ka folur me presidentin Abete, me tė cilin shton se ka njė marrėdhėnie njerėzore, qė i pėlqen. Por, vetėm kaq. Ai pranon se respekton atė qė duhet tė vendosė dhe nuk i pėlqen tė bėjė reklama pėr askėnd, e nė kėtė rast, edhe pėr veten.
Ajo qė unė kam bėrė ėshtė nė sytė e tė gjithėve, nuk kėrkoj mbėshtetje tė asnjė tipi- thotė Donadoni. I pyetur pėr njė rikthim tė mundshėm tė Lippit nė kombėtaren italiane, ai ėshtė pėrgjigjur se ka dėgjuar tė shkruhet prej ditėsh. Por nuk ka dashur tė bėjė asnjė koment.
Qė nga koha qė jam kėtu, kanė vendosur tė mos lexoj kritika, as negativet, as ato pozitive.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#8 23 Qershor 2008 17:55
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 709
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008/ Spain V Italy
Pas 88 vjetėsh, fati mė nė fund i ka buzėqeshur Spanjės, qė nuk shijonte kėnaqėsi ndaj italianėve prej vitit tė largėt 1920. Ēerekfinalja e fundit ka prishur tendencėn, qė shihte skuadrat pikėplota nė grupe, tė pafuqishme pėr tė vazhduar pėrpara. Iberikėt e drejtuar nga Aragones e kanė kapėrcyer kėtė ngėrē dhe tashmė nė gjysmėfinale do tė rigjejnė kundėrshtarin e mposhtur nė grup, Rusinė.
Fillimi
Aragones ka konfirmuar formacionin e tij fitimtar tė dy ndeshjeve tė para, ndėrsa tė rejat e Donadonit nė krahasim me ekipin anti-Francė kanė qenė Akuliani e Ambrozini pėr tė pezulluarit Pirlo e Gatuzo nė mesfushė. Emocionet e vetme tė pjesės sė parė kanė ardhur thjesht pėrmes lojės sė fortė, tė cilės i kanė dhėnė jetė dy skuadrat. Njė Spanjė shumė mė tepėr kėrkuese, qė ka dominuar dukshėm tė paktėn nė prodhimin e lojės dhe tė qarkullimit tė topit, por jo pėr gola. Italia ėshtė mjaftuar vetėm pėr tu vendosur mirė prapa. Taktikė kjo, qė i ka detyruar spanjollėt qė tė pėrpiqen tė shohin portėn, vetėm me goditje nga jashtė zonės. Gjithsesi vetėm nė njė rast ka sjellė panik tė vėrtetė, kur David Silva ka lėshuar njė silurė ngjitur me shtyllėn e djathtė tė Bufonit, i cili tentativat e tjera i ka neutralizuar me mjeshtėri. Nė krahun e italianėve, veprimet e Kasanos nuk kanė qenė tė pėrputhshme me lojėn e Tonit, teksa thuajse nuk ėshtė dukur as Perrota, me detyrėn pėr ti ndihmuar atje nė sulm. Tjetėr ritėm kanė prodhuar minutat pas intervalit, sidomos pėr meritė tė tė kaltėrve, tė cilėt janė dukur me njė marsh plus. Sidoqoftė, Toni ka vazhduar tė grindet me veten, ndėrkohė qė nuk ėshtė se ka marrė edhe ndonjė mbėshtetje tė madhe nga krahėt. Iberikėt kanė vazhduar tė ngulmojnė nė tė njėjtėn mėnyrė, ndonėse pa ia dalė mbanė tė mposhtin Bufon, i cili pėr pak sa nuk ka gabuar vetėm nė njė moment, kur nė ndihmė i erdhi edhe shtylla. Kėshtu, tė dy sulmet mė prodhimtarė tė Evropės gjatė sezonit tė fundit, tė paktėn pėr njė natė kanė mbetur thatė. Aq sa ka qenė e pashmangshme koha shtesė, ku pavarėsisht njė dominimi tė Spanjės me goditje kėrcėnuese nė portė, sėrish goli e ka patur tė vėshtirė tė vijė. Atėherė, ēdo gjė ėshtė pėrcaktuar nga 11 metrat, ku dy pritjet e Kasijas kanė rezultuar mė vendimtare se njė e Bufonit.
Spanjė-Itali 0-0 (4-2 pas penalltive)
Spanja (4-4-2): Kasijas, Kapdevija, Pujol, Marēena, Serxhio Ramos; Iniesta (59 Kacorla), Sena, Ksavi (59 Fabregas), D.Silva, Vija, Torres (80 Guiza)
Trajner: Luis Aragones
Italia (4-3-1-2): Bufon; Groso, Kielini, Panuēi, Zambrota; De Rosi, Ambrozini, Akuilani (107 Del Piero), Perrota (58 Kamoranezi); Kasano (74 Di Natale), Toni
Trajner: Roberto Donadoni
Gjyqtar: H. Fandel (Gjermani)
Karton i verdhė: Iniesta, Vija, Kacorla/Ambrozini
Penalltitė:
Vija +, Groso +; Kacorla +, De Rosi -; Sena +, Kamoranezi +; Guiza -, Di Natale -; Fabregas +
Flamur kuqezi nė stadiumin e Vjenės
Qė me shkelmimin e parė tė topit nė ndeshjen e mbrėmshme ēerekfinale midis Spanjės dhe Italisė, nė mesin e shkallėve tė pjesės ballore tė stadiumit tė Vjenės ėshtė vėnė re njė flamur i Shqipėrisė. Duke parė qė skuadra me uniformė kuqezi nė fushė ishte Spanja, ndokush mund tė ketė menduar se ishte pėr tė shfaqur mbėshtetjen ndaj spanjollėve... Por nė fakt duket se ai flamur ishte vendosur nga njė grup tifozėsh shqiptarė, qė ashtu si edhe nė ndeshjen e mėparshme ndaj Francės, duket se kanė qenė dashamirės tė Italisė. Kjo u vu re edhe gjatė pjesės sė dytė, kur pėrkrah flamurit shqiptar, pėr disa ēaste u vendosėn edhe njė italian dhe njė i Kosovės.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#9 23 Qershor 2008 17:57
|
|
 |
king
Veteran

Postime: 579
Rregjistruar: Nėntor 2005
Mosha: 27 Vendodhja: lass xengas
Pėrdorues #: 164
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008/ Spain V Italy
po te ishte ky trimi as per 188vjet nuk do kishin fituar spanjollt
____________
|
|
#10 23 Qershor 2008 18:20
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4286
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008/ Spain v Italy
Spanja e meriton kualifikim se luajti shume here me mire se Italianet.Nga 11 lojtaret qe ishin ne fushe vetem Buffon e meritonte fanelen te tjeret duhet ta dorezojne
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#11 23 Qershor 2008 19:56
|
|
 |
Illegal Mind
Veteran

Postime: 539
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008/ Spain v Italy
Penalltinė e fundit nė ndeshjen Spanjė-Itali e gjuajti Sesk Fabregas, i cili zbulon edhe njė fakt: Nuk kam gjuajtur njė penallti, qysh kur isha 15 vjeē. Killeri i italianėve, i cili ende nuk i ka mbushur 21-vjeē, pohoi nė shtypin spanjoll se nuk dėshironte tė ishte nė listėn e lojtarėve qė do tė gjuanin penalltitė pėr Spanjėn. Trajneri, - rrėfen regjisori i Arsenalit nė faqen e interntetit tė sė pėrditshmes spanjolle As, - dha emrat, dhe vetėm atėherė zbulova se unė do tė isha i pesti nė gjuajtjet e penalltive. Njė dėshmi besimi, por edhe njė pėrgjegjėsi e madhe. Fabregas gjuajti penalltinė decizive pėr spanjollėt, atė 4-2 qė ēoi Spanjėn nė gjysmėfinale.
____________ Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
|
|
#12 24 Qershor 2008 07:14
|
|
 |
Illegal Mind
Veteran

Postime: 539
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008/ Spain v Italy
Tė hėnėn ose tė martėn, Donadoni mund tė detyrohet tė lėrė kombėtaren e tė kaltėrve. Me shumė gjasa, nė drejtimin e skuadrės do tė kthehet sėrish Lippi.
Abete, ka nisur tashmė konsultimet pėr njė ndėrrim tė mundshėm.
Demetrio Albertini, zėvendėspresidenti federal ishte nė federatė nė mėngjes dhe pritet tė jetė edhe nesėr. Mėsohet se janė planifikuar telefonata me presidenin e Ligės pėr ti dhėnė drejtim kėsaj situate.
Tė dielėn nė mbrėmje u tha se Donadoni nuk kishte faj pėr rezultatin e ndeshjes, por sot tė njėjtėt zėra kanė shtuar se do tė respektojnė maksimalisht atė qė do tė vendosė Federata, e cila ėshtė autonome nė kėtė vendim. Vendimi, nė fakt i mbetet Abates.
Kam folur mirė pėr trajnerin, sepse institucionalisht flas mirė pėr ata qė veshin bluzėn e tė kaltėrve. Nuk duhet tė mbroj dhe tė sulmoj askėnd- ka sqaruar presidenti del Coni.
Konsultimet e nisura mėsohet se janė nė nivel diplomatik.
Donadoni nga ana e tij, duhet qė tė ketė kuptuar diēka. Nė takimin me Abate qė ishte tė dielėn nė mėngjes, presidenti e sqaroi qė vendimi do tė merrej me gjakftohtėsi nė rast tė eleminimit.
Nė tė njėjtėn mėnyrė duket se e ka kuptuar edhe Lippi, tani me pushime. Njoftimi pėr telefonatėn ėshtė bėrė. Shifrat pėr kontratėn e re, stafi dhe nė mėnyrė tė veēantė rikthimi i ish tė kaltėrve ėshtė i shpejtė. Kėtė radhė bėhet fjalė nė mėnyrė tė specifikuar pėr Tottin.
____________ Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
|
|
#13 25 Qershor 2008 08:29
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 709
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008/ Spain V Italy
Marēelo Lipi do tė jetė trajneri i ri i Italisė, duke zėvendėsuar nė kėtė mėnyrė tė shkarkuarin Roberto Donadoni. Brenda pak orėsh, Federata Italiane ka marrė dy nga vendimet mė tė rėndėsishme, duke larguar njė trajner dhe duke rikthyer nė krye tė ekipit kombėtar atė qė i shpalli tė kaltėrit kampionė tė botės nė vitin 2006. Ishte njė lėvizje e pritshme, ndėrsa vetė Lipi nė fjalėt e para pas komunikimit tė vendimit ka deklaruar se ndjehet i lumtur dhe i motivuar pėr rikthimin nė njė detyrė qė e pėrmbushi mjaft mirė dy vjet mė parė nė Gjermani. Marēelo Lipi e pati lėnė Italinė pas 29 ndeshjesh, ku ai pati arritur 17 fitore, 10 barazime dhe vetėm dy humbje. Pėrpara kėsaj, Federata Italiane pati njoftuar shkarkimin e Roberto Donadonit si teknik tė kombėtares.
Lajmi kishte ditė qė flitej, por tashmė ėshtė zyrtarizuar, pas njė takimi mes presidentit tė Federatės dhe trajnerit. Nėpėrmjet njė komunikate, Federata Italiane ka bėrė tė ditur prishjen e marėdhėnieve kontraktuale me Donadonin, i cili nuk do tė marrė as dėmshpėrblimin qė mendohej nė bazė tė kushteve tė kontratės. Njė klauzolė nė kontratėn e rinovuar deri nė vitin 2010, parashikon se trajneri mund tė shkarkohet edhe nė mėnyrė tė njėanshme brenda 10 ditėve nga mbarimi i kampionatit europian. Donadoni ka qenė nė selinė e Federatės nė orėn 13 dhe ka qėndruar aty pėr disa orė. Ai e mori drejtimin e kombėtares menjėherė pas pėrfundimit tė kampionatit botėror tė vitit 2006, kur Italia u shpall kampione. Arsyet e largimit tė tij nga pankina e kaltėr ėshtė dėshtimi nė kampionatin europian. Italia nuk mundi tė shkonte mė shumė se nė ēerekfinale, ku u mund me penallti nga Spanja. Qė kur mori drejtimin e Italisė, rezultatet dhe puna e Donadonit janė krahasuar gjithnjė me atė tė paraardhėsit tė tij Marēelo Lipi.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#14 27 Qershor 2008 19:14
|
|
 |
|
|
|
Faqja 1 e 1
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|