Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Euro 2008/ Germany v Turkey 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Euro 2008/ Germany v Turkey 
 
Turqia shėnoi tri fitore tė paharrueshme pėr historinė e futbollit, pėr vetė mėnyrėn e arritjes sė tyre. Nė tė tria ndeshjet, djemtė e Fatih Terimit rikuperuan disavantazhin ndaj kundėrshtarit, duke dalė nė fund fitimtarė. Nė pėrballjen me Zvicrėn, ata e mbyllėn pjesėn e parė tė lojės nė disavantazh me njė gol, e megjithatė rikuperuan gjithēka nė pjesėn e dytė, duke e pėrfunduar takimin me rezultatin 2-1 nė favor tė tyre. Ndeshja e tretė e grupit ishte kundėr Ēekisė dhe nė fakt, gjėrat nuk nisėn shumė mirė pėr Kombėtaren turke. Nė minutėn e 62-tė tė lojės, ēekėt shėnuan golin e dytė dhe kryesonin me rezultatin 2-0, mirėpo turqit pėrsėri nuk u dorėzuan. Ėshtė e pabesueshme, por ndeshja pėrfundoi nė favorin e skuadrės sė Fatih Terimit, pikėrisht 3-2, me dy gola tė shėnuar vetėm nė ēastet e fundit tė lojės. Njė fitore heroike qė vlejti sa njė biletė pėr nė ēerekfinalet e kompeticionit. Ndėrkohė qė nė kėtė raund, atyre iu desh tė pėrballeshin me Kroacinė, e cila kishte treguar njė formė tė shkėlqyer, duke i fituar tė tria ndeshjet e grupit, pėrfshirė edhe atė ndaj Gjermanisė. Por sėrish turqit zhvilluan njė ndeshje heroike. Koha e rregullt pėrfundoi nė barazim pa gola, ndėrkohė qė Kroacia arriti tė kalojė nė avantazh nė minutėn e 119-tė tė takimit. Nė ato ēaste, tė gjithė ishin tė bindur se kroatėt e siguruan kualifikimin pėr nė gjysmėfinale. Vetėm se kjo nuk zgjati shumė. Mesfushori Samih Senturk barazoi gjithēka nė minutėn e 121-tė, duke bėrė kėshtu qė gjithēka tė vendosej nga penalltitė. Aty, ku turqit arritėn tė fitojnė me rezultatin 3-1.
Gjysmėfinalja
Kjo ėshtė hera e parė qė Turqia merr pjesė nė gjysmėfinalet e kampionatit evropian. Nė tė kaluarėn, ajo ka arritur tė sigurojė vetėm njė biletė pėr nė gjysmėfinalet e Kupės sė Botės 2002, ku u mundėn nga Brazili.
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008/ Germany v Turkey 
 
Njė ditė pėrpara kėsaj sfide, zėvendėstrajneri i Gjermanisė, Hansi Flik, ka folur pėr faqen zyrtare tė Federatės Gjermane.
Si do e vlerėsonit skuadrėn turke, e cila ka disa lojtarė tė dėmtuar dhe tė pezulluar?
Tė them tė drejtėn nuk dua ta dėgjoj mė kėtė, se kush ėshtė i dėmtuar apo i pezulluar te skuadra turke. Ne kėtu po flasim pėr ndeshjen gjysmėfinale tė kampionatit evropian. Kush ka arritur deri kėtu meriton respekt. Dhe ne nuk do tė nėnvlerėsojmė asnjė.
Ēfarė prisni nga Turqia?
Skuadra turke luan me njė shpirt tė madh gare dhe lufton deri nė momentin e fundit, gjė qė ėshtė parė edhe nė ndeshjet e tyre tė fundit. Por edhe tek ne ēdo futbollist do tė luftojė deri nė fund, pėr t’i treguar tifozėve se duam tė shkojmė me ēdo kusht nė finale.
Trajneri turk, Fatih Terim, cilėsohet si njė motivues i madh...
Ėshtė e vėrtetė. E kemi parė se si Fatih Terim e ka motivuar skuadrėn e tij. Nė fakt, kjo ėshtė edhe detyra e trajnerit. Por unė e kam thėnė disa herė se edhe Joakim Lėv gjen gjithnjė fjalėt e duhura pėr t’i karikuar lojtarėt nė sfida tė tilla.
Kundėr Portugalisė luajtėt me njė rreshtim 4-2-3-1. Ēfarė taktike do tė ndiqni kundėr Turqisė?
Rreshtimin 4-2-3-1 nuk e shoh si shumė mbrojtės, dhe kjo u vu re mjaft mirė nė ndeshjen me portugezėt. Dy mesfushorėt anėsorė, Lukas Podolski dhe Bastian Shvajnshtaiger, kanė krijuar shumė presion te mbrojtja kundėrshtare. Gjithsesi, e rėndėsishme ėshtė qė ne tė bėjmė lojėn tonė, pak rėndėsi ka rreshtimi.
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008/ Germany v Turkey 
 
“Padyshim qė jam shumė i lumtur pėr gjysmėfinalen kundėr Turqisė. Sikundėr e gjithė skuadra, edhe unė dua ta fitoj kėtė sfidė dhe tė kualifikohem pėr nė finale. Nė fakt, pėr mua nuk ka fort rėndėsi se cila ėshtė favorite pėr kėtė ndeshje. Por nė rast se bėjmė tė njėjtėn paraqitje si ndaj Portugalisė, atėherė shanset tona janė vėrtetė tė mėdha”, u shpreh sulmuesi 23-vjeēar i Kombėtares sė Gjermanisė, Podolski. “Vijėn e kam takuar nė njė spot publicitar dhe me sa e kam parė, ai ėshtė njė tip mjaft i qetė. Do kisha shumė dėshirė tė isha unė nė vend tė parė nė listėn e golashėnuesve, prandaj do jap gjithēka nė fushė. E pėr mė tepėr, do ishte akoma mė bukur njė luftė nė finale me Vijėn”.
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008/ Germany V Turkey 
 
Sonte nė orėn 20:45, nė stadiumin Sent Jakon Park luajnė Gjermania dhe Turqia, nė ndeshjen e parė gjysmėfinale tė kampionatit evropian tė futbollit.

Siē ėshtė paralajmėruar nė Basel tė Zvicrės pritet tė vijnė mė shumė se 100 mijė tifozė tė tė dy pėrfaqėsueseve, ndėrsa rreth gjysmė milioni pritet ta ndjekin ndeshjen nė ekranin gjigant nė Portėn e Brandenburgut nė Belin.

Kapiteni i kombėtares Gjermane, Michael Ballack deklaroi se shanset e tė dy skuadrave janė 50:50 .

“ Turqia ka njė skuadėr serioze e cila arriti tė pėrballet me kroatėt ndaj tė cilėve ne humbėm. Ne nuk e nėnēmojmė asnjė ekip, por do tė mundohemi tė dominojmė nė fushė”, deklaroi Balak.

Ndėrkaq, trajneri i skuadrės sė Turqisė deklaroi se pėrkundėr problemeve me mungesėn e lojtarėve shpresojmė tė plasohemi nė finale.

“Pėr ne, kjo ėshtė ndeshja mė e rėndėsishme nė historinė e Kampionatit Evropian. Gjermania ėshtė mėsuar duke luajtur nė kėtė turne. Ne kemi shumė probleme me futbollistėt, ndėrsa ata janė me kontingjent tė plotė. Megjithatė, duhet tė jeni tė sigurt sė lojtarėt tanė nuk do tė ndihen tė kėnaqur me faktin se arritėn nė gjysmėfinale. Pavarėsisht nėse fitojmė apo humbasim, ne do tė japim mė tė miren. I respektojme kundershtarėt, por nuk i trembemi”.

Turqia do tė ballafaqohet me probleme nė kėtė ndeshje pasiqė ka tė suspenduar dhe lėnduar disa lojtarė. Nė kėtė mėnyrė skuadra ka nė dispozicion vetėm 13 lojtarė. Shkaku i kėsja situate trajneri Fatih Terim deklaroi se mendon ta fus nė lojė si sulmues ose mbrojtės edhe portjerin e tretė Tolgan Zengin. (INA)
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008/ Germany V Turkey 
 
Janė dy nga lojtarėt kyē tė Turqisė sė Fatih Terim nė kėtė kampionat evropian. Por fakti se qė tė dy kanė lindur dhe rritur nė Gjermani ka ndezur njė polemikė tė madhe mes politikanėve tė ndryshėm, mediave dhe Federatės Gjermane tė Futbollit. "Kicker" nė editorialin e ditės sė djeshme ngre pikėpyetje tė mėdha se si dy lojtarė kaq tė talentuar qė janė nė kuptimin e plotė tė fjalės gjermanė nuk janė shikuar mė parė si potencial i nevojshėm i kombėtares gjermane. Hamit Altintop, lindur nė Gelsenkirchen dhe Hakan Balta lindur nė Berlin nga prindėr turq, por edhe kėta me pasaporta dhe nėnshtetėsi gjermane, patėn zgjedhur tė luajnė pėr kombėtaren turke tė futbollit teksa panė se federata gjermane nuk ishte e interesuar pėr shėrbimet e tyre. Disa vite pas debutimit tė tyre me Turqinė, hapet edhe debati nė Gjermani lidhur me profesionalizmin e njerėzve qė punojnė nė zgjedhjen e talenteve nė kėtė federatė pėr nė ekipin kombėtar. Ndėrkohė qė tabloidi "Bild" shkon mė tej, teksa nxjerr jashtė loje nė njė farė mėnyre sulmuesin Mario Gomez edhe ky me dy nėnshtetėsi (gjermane dhe spanjolle) pėr shkak tė lojės sė tij tė dobėt, duke ngritur lart Altintop dhe balta. Ndėrsa politikanė pėrgjithėsisht radikalė e konservatorė e kanė lidhur mos-aktivizimin e dy turqve me Gjermaninė si njė zgjedhje tė tyre personale. "Edhe Lukas Podolski, Miroslav Klose dh Kevin Kuranyi janė me dy nėnshtetėsi, por ata zgjodhėn tė luanin pėr Gjermaninė me dėshirėn e tyre pa iu nėnshtruar njė lloj detyrimi nga federata", citohet njė politikan radikal i landit tė Bavarisė. Ndėrkohė qė e pėrditshmja "Der Spiegel" ka publikuar njė intervistė me Hamit Altintop, ku futbollisti ka shprehur haptazi dashurinė pėr Gjermaninė, por fatkeqėsisht shumė vonė pėr t'i kėrkuar qė tė mbrojė ngjyrat bardhezi, pėrderisa ai tashmė ka luajtur pėr Turqinė.

Turqia, pa 9 lojtarė

Tė skualifikuar pėr kartonė:
Emre Asik, Volkan Demirel, Arda Turan, Tuncay Sanli
Tė dėmtuar
Emre Gungor, i dėmtuar nė pulpėn e kėmbės, mungon pėr gjithė evropianin.
Servet Ēetin, i dėmtuar gjatė ndeshjeve tė fundit nė gju, nuk stėrvitet fare me skuadrėn.
Tumer Metin, i dėmtuar nė sfidėn e fundit nė grup me Ēekinė nė "thembrėn e Akilit".
Emre Belozoglu, i dėmtuar qė prej ndeshjes sė parė nė tendinė dhe nė gju. Nuk stėrvitet me grupin.
Nihat Kahveci, probleme muskulore qė prej ndeshjes sė fundit ndaj Kroacisė.

Gjermani-Turqi

Sonte, ora 20:45
Pėrballjet
17    Ndeshje        17
11    Fitore              3
3    Humbje            11
3    Barazime       3
40    Golat             10

Stadiumi:
 "St Jacob-Park", Bazel
Gjyqtarė: Massimo Busacca (SVI)
Matthias Arnet dhe Stephane Cuhat (SVI)

Formacionet e mundshme
Gjermania: Lehmann, Friedrich, Mertesacker, Metzelder, Lahm, Schveinsteiger, Hitzlsperger, Borovski, Ballack, Podolski, Klose  
Pankina: Enke, Jansen, Fritz, Vestermann, Rolfes, Frings, Trochovski, Gomez, Neuville, Odonkor, Kuranyi
Turqia: Rustu, Balta, Zan, Sarioglu, Altintop, Topal, Aurelio, Karadeniz, Boral, Senturk, Kazim
Pankina: Tolga Zengin, Ayhan Akman, Erdinē

Kryeministri Erdogan, apel turqve: Mos festoni me armė
Kryeministri turk, Taip Erdogan ka lėshuar njė apel pėr tė gjithė popullin, duke bėrė thirrje qė tė mos festojnė me armė nėse Turqia kualifikohet pėr nė finale. "Asnjė fitore nuk vlen mė shumė se jeta e njė qenieje njerėzore", u shpreh shefi i qeverisė nė apelin lexuar para parlamentarėve. Festa me armė ėshtė njė gjė e zakontė nė Turqi. Fitorja e sė premtes ndaj Kroacisė i mori jetėn njė personi dhe plagosi 20 tė tjerė, pikėrisht nga plumbat e festės. Ndėrsa nė sfidėn e sotme nė Bazel tė Zvicrės kanė mbėrritur mė shumė se 100 mijė tifozė gjermanė dhe turq.

Bazel, Gjermania refuzon stėrvitjen nė stadium
Kombėtarja gjermane ka refuzuar dje tė stėrvitet nė fushėn e stadiumit "St. Jakob-Park" tė Bazelit njė ditė para gjysmėfinales ndaj Turqisė. Edhe para takimit ēerekfinal ndaj Portugalisė skuadra gjermane refuzoi stėrvitjen nė kėtė impiant pėr arsye ende tė paditura. Por sipas mediave gjermane, njė gjė e tillė ka tė bėjė me njė ide supersticioze tė trajnerit Joakim Loev. Tekniku ka pohuar se do ta bėjė tė dituar vetėm nė fund tė kampionatin arsyen e vėrtetė tė mos pranimit tė zhvillimit tė seancave stėrvitore nė fushėn ku mė pas do tė luajė takimin.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008/ Germany V Turkey 
 
Gjermania ėshtė gjysmėfinalistja e parė e EURO 2008. Kėtė herė "zona turke" funksionoi pėr skuadrėn e Joakim Lov teksa siglonte golin e fitores nė minutėn e 90-tė me anė tė mbrojtėsit Filip Lahm. Duhet theksuar se pėrtej njė Gjermani racionale dhe shfrytėzuese e ēdo topi qė i vihej nė dispozicion ishte njė Turqi mė shumė se luftarake e cila ka zhvilluar padyshim njė nga ndeshjet e saja mė tė bukura tė kėtij evropiani. Terim, i dėnuar edhe nga dėmtimet e shumta dhe kualifikimet me kartonė ishte i detyruar tė nxirrte nė fushėn e lojės nj skuadėr emergjence por qė jo vetėm solli njė futboll tė bukur por vendosi nė dyshim disa herė finalisten e EURO 2008. ishin turqit qė shėnuan tė parėt me anė tė Ugur Boral. Por edne pa kaluar 4 minuta Bastian Shvensteiger barazonte gjithēka. Nė pjesėn e dytė ndodhte e kundėrta; Gjermania shėnonte e para me anė tė Klose dhe barazonte pėr turqit i pėrhershmi Senturk. Dhe vetėm atėherė kur mendoje se po shkohej nė shtesė mbrojtėsi Lahm siglonte golin e kualifikimit.

Gjermani-Turqi 3-2
Shėnues: 22' U. Boral, 26'    Schveinsteiger, 79' Klose, 86' Senturk, 90' Lahm

Statistika
3    Goditje portė        10
4    Goditje jashtė        9  
46 %    Mbajtje topi            54 %
2    Goditje kėndi        8
0    Jashtėloje        1
14    Faulla            16
0    K. tė verdhė        1

Stadiumi: "St Jacob-Park", Bazel
Gjyqtarė: Massimo Busacca (SVI)
Gjermania (4-2-3-1): Lehmann, Friedrich, Mertesacker, Metzelder, Lahm, Hitzlsperger, Rolfes (Frings), Schveinsteiger, Ballack, Podolski, Klose (Jansen)
Turqia (4-1-4-1): Rustu, Sarioglu, Topal, Zan, Balta, Aurelio, Kazim-Richards (Metin), Altintop, Akman (Erdinc), Boral (Karadeniz), Senturk
Trajner: Fatih Terim
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008/ Germany V Turkey 
 
Ka kaluar gjithēka paqėsisht nė fund tė ndeshjes mes Gjermanisė dhe Turqisė, e zhvilluar tė mėrkurėn nė mbrėmje nė Bazel. Qyteti zvicerian u pėrfshi nga festa e tifozėve gjermanė, ndėrsa policia nuk njoftoi incidente me fansat turq, qė gjithashtu ishin tė shumtė nė numėr. Atmosfera ka qenė vėrtetė e ndezur, me tifozė qė valėvisnin flamujt, kėrcenin dhe kėndonin pėr arritjen nė finalen e Vjenės. Gjermania arriti tė fitonte 3-2 me njė gol tė minutės sė fundit dhe kjo e shtoi gėzimin e fansave gjermanė. Pėr njė moment, tensioni kapi edhe tifozėt nė sheshe, pasi Turqia tentoi tė pėrsėriste suksesin e minutave tė fundit nė tre ndeshjet e fundit.

Njė festė e madhe pėr fitoren e Gjermanisė ėshtė zhvilluar edhe nė rrugėt e kryeqytetit Berlin, ku shumė tifozė qėndruan pėr shumė orė jashtė duke iu gėzuar arritjes nė finale nga skuadra e tyre. Fansat kanė pranuar se fati ishte me ta nė kėtė ndeshje, teksa Turqia pėr pak realizoi mrekullinė e radhės. Policia nuk njoftoi asnjė shqetėsim serioz nė qytet edhe pse nė Berlin jeton edhe njė komunitet i madh turk. Gjithsesi, tifozėt e Turqisė kanė mbetur tė kėnaqur nga ajo qė dha skuadra e tyre nė kėtė Europian.

Njė moment gėzimi pėrshkroi gjithė sheshet e Turqisė, pasi Semih Senturk realizoi golin e barazimit nė ndeshjen me Gjermaninė, por nė fund tifozėt turq janė detyruar tė pranojnė verdiktin e fushės. Miliona fansė anembanė vendit kishin dalė nė rrugė, duke shpresuar nė fitoren e skuadrės sė tyre dhe arritjen e njė vendi nė finale. Pavarėsisht se njė gjė e tillė nuk ndodhi, tifozėt janė shprehur krenarė pėr paraqitjen e bėrė nga skuadra e Fatih Terim. Nė qendrėn e Stambollit thirrje “Turqi, Turqi” vazhduan pėr orė tė tėra. Ky ishte suksesi mė i madh pėr turqit nė njė kampionat europian, ku ata ishin nga protagonistėt kryesorė me pėrmbysjet e pabesueshme tė rezultatit nė tre ndeshje.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008/ Germany V Turkey 
 
Por sėrish ai ndihet shumė i lumtur pėr kualifikimin e skuadrės pėr nė finalen e ditės sė diel nė Vjenė.
Si e pėrjetuat minutėn e fundit tė ndeshjes?
Me dėshirė do kisha dalė edhe unė pėrpara. Por duke parė atė qė kanė treguar turqit nė kėtė kompeticion qėndrova nė portė, duke paralajmėruar shokėt e skuadrės.
Kishit shumė probleme, jo vetėm nė mbulimin e lojtarit. Cilat shin arsyet?
Tė gjitha skuadrat qė kanė bėrė gjashtė ditė pushim, kanė pasur probleme me gjetjen e ritmit. U vu re mjaft qartė qė e kishim shumė tė vėshtirė tė hynim nė lojėn tonė. Pasi kaluan pesė minutat e para, e dinim qė do tė ishte njė ndeshje tepėr e vėshtirė. Goli i Shvajnshtaiger ishte mjaft i vlefshėm, pasi na riktheu sėrish nė lojė.
Erdhi si pa u menduar?
Kėshtu krijohet miti pėr Gjermaninė, qė nga ēdo situatė arrijnė tė shėnojnė.
A ishte njė problem pėr ju, qė kundėr Turqisė ishit favoritėt kryesorė?
Ėshtė shumė e vėshtirė pėr tė thėnė se pse nuk arritėm tė futeshim nė lojėn tonė. Me sa duket, gjashtėt ditėt e pushimeve ishin shumė tė gjata. Ne ishim ‘turqit’ mė tė mirė, pasi edhe ata vetė nuk e kishin menduar se pas golit tė barazimit, ne do ktheheshim sėrish.
Ēfarė i bėri turqit kaq tė fortė?
Ata ishin shumė tė lėvizshėm nė fushė dhe pėrveē kėsaj, ishin edhe shumė tė sigurt nė mbajtjen e topit. Ėshtė shumė e vėshtirė tė luash kundėr tyre.
Lahm ėshtė zgjedhur si njeriu i ndeshjes. A ėshtė e drejtė kjo?
Skuadra ėshtė e rėndėsishme. Por me golin e shėnuar, ajo caktoi episodin e ndeshjes.
Nė finale ju pret sėrish njė skuadėr mjaft e fortė nė qarkullimin e topit. A ju pėrshtatet ju njė skuadėr e tillė?
E shpresojmė njė gjė tė tillė. Ne kemi tė gjithė shumė besim. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008/ Germany V Turkey 
 
Franc Bekenbauer e ka komentuar kėshtu gjysmėfinalen: “Kjo ishte njė betejė! Nuk ishte njė gjysmėfinale e bukur, por 90 minuta luftė. Si fillim komplimente turqve:

Ata kanė luftuar me gjithēka qė kishin mundėsi deri nė sekondat e fundit tė ndeshjes dhe pėr pak mund t’ia kishin dalė mbanė. Po formacioni ynė? Ai po bėhet nga ndeshja nė ndeshje akoma edhe mė shumė enigmatik. Njė ndeshje e mirė kundėr Polonisė, njė e dobėt kundėr Kroacisė, njė ndeshje e orientuar vetėm nė rezultat kundėr Austrisė, njė paraqitje e shkėlqyer kundėr Portugalisė dhe tani njė paraqitje e tillė kundėr Turqisė. S’e di nėse sistemi 4-2-3-1 ėshtė i duhuri pėr skuadrėn tonė, por s’ka rėndėsi, Gjermania ndodhet nė finale”.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!