|
Faqja 1 e 1
|
| Autori |
Mesazh |
alb-boy
Veteran

Postime: 642
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Euro 2008/ Germany V Spain
Nė njė intervistė, mesfushori Torsten Frings ka folur pėr dėmtimin e tij, si dhe pėr taktikėn qė mund tė ndjekė skuadra nė finale kundėr Spanjės.
Si ndiheni pas brinjės sė thyer nė ndeshjen kundėr Austrisė?
Nuk kam mė asnjė problem, aq sa edhe vetė u ēudita sa mirė shkuan gjėrat pėr mua nė gjysmėfinale. Tani jam mjaft i karikuar pėr finalen.
Nėse do ishit trajner, do e kishit futur veten nė fushė?
Po, padyshim qė do e kisha bėrė njė gjė tė tillė. Unė e tregova nė ndeshjen kundėr turqve qė isha nė njė formė mjaft tė mirė. Prandaj, dua qė edhe nė finale tė jem nė fushė nga minuta e parė.
A keni folur pėr kėtė me trajnerin Joakim Lėv?
Jo, por mendoj se do jem nė formacion nė finale.
Lėv ju ka lavdėruar pėr mirėkuptimin qė treguat, qė nė gjysmėfinale nuk ishit nė formacion...
Nė fillim isha pak i zhgėnjyer. Por pasi e mendova gjatė e me qetėsi, e kuptova qė vendimi i trajnerit ishte i duhuri. Dhe kėtė ia thashė edhe Lėvit.
A nuk keni frikė se nė finale ndonjė lojtar spanjoll mund tju godasė nė brinjėn e dėmtuar?
Jo, aspak, pasi edhe kundėr Turqisė ishte njė ndeshje tepėr e fortė. Pėrveē kėsaj, besoj edhe te fair play i spanjollėve.
Ēfarė prisni tjetėr prej tyre?
Spanjollėt kanė njė skuadėr mjaft tė fortė teknikisht dhe janė shumė tė sigurt nė qarkullimin e topit. Por ata nuk e pėlqejnė shumė kur luhet me agresivitet kundėr tyre. Dhe kėtė ne duhet ta bėjmė qė nga fillimi.
A do ishit pėr tė njėjtėn taktikė si kundėr Portugalisė?
Kėtė gjė e vendos trajneri. E rėndėsishme ėshtė qė tė jesh i gatshėm pėr ēfarėdolloj situate qė mund tė krijohet gjatė lojės. Dhe kjo gjė na ka shkuar mirė gjatė kėtij turneu. Trajneri ka dhėnė pėrgjigjen e duhur me ndryshimin e sistemit. Nėse do tė luash nė njė nivel kaq tė lartė, atėherė duhet tė jesh i aftė tė luash me sisteme tė ndryshme. Ne jemi nė gjendje ta bėjmė kėtė.
Tė hėnėn, ju do festoni me tifozėt nė Berlin. Ēdo tė thotė kjo?
Festa qė bėmė para dy vjetėsh nė Berlin me tifozėt tanė ishte fantastike dhe pėr kėtė i gėzohem shumė ditės sė hėnė. Por edhe pse festuam bukur, na mungoi diēka nė Botėrorin e 2006-ės. Kėsaj radhe nuk duam tė qėndrojmė nė podium me bluzat ku shkruhet Faleminderit. Tė hėnėn duam ti tregojmė tifozėve tanė kupėn dhe pėr kėtė, secili prej nesh do tė japė gjithēka nė fushė.
Balak lufton kundėr vendit tė dytė
Nėntė herė ka dalė gjithsej nė vendin e dytė gjatė karrierės sė tij kapiteni i Gjermanisė, Mikael Balak. Vetėm nė kėtė sezon, mesfushori 31-vjeēar ka dalė tri herė i dyti me ekipin ku luan, Ēelsin. Prandaj, kjo finale do tė jetė njė motiv mė tepėr pėr mesfushorin e Kombėtares gjermane, pėr tė fituar titullin e tij tė parė ndėrkombėtar. Ėshtė njė ndjesi tepėr e veēantė tė jesh nė finale. Por para se tė shkojmė atje, duhet tė pėrmirėsohemi akoma, ėshtė shprehur kapiteni i pėrfaqėsueses sė Gjermanisė, Balak. Nė vitin 2002, ai ka zhvilluar njė sezon tė shkėlqyer. Asokohe, bashkė me skuadrėn e tij tė Bajer Leverkusenit u shpall nėnkampion i Gjermanisė, nėnkampion i Evropės dhe nė Botėrorin e Koresė sė Jugut u shpall me ekipin kombėtar gjerman nėnkampion i botės. Kjo ėshtė njė arsye mė shumė pėr liderin e pėrfaqėsueses.
Birhof: Do jetė njė mbrėmje e paharrueshme
Dy ditė pėrpara finales sė madhe tė Vjenės, menaxheri i Kombėtares gjermane, Oliver Birhof, i ka premtuar tifozėve tė zjarrtė fitimin e titullit kampion. Tė gjithė ata tifozė gjermanė qė e kanė mbėshtetur skuadrėn nga Gjermania, por edhe nga stadiumet, gjatė gjithė kėtij turneu duhet tė marrin tani shpėrblimin e tyre, - theksoi Birhof. - Ne kemi pėrjetuar ēdo ditė festimet e tifozėve tanė nga Gjermania. Prandaj, ditėn e hėnė kemi mundėsinė mė tė mirė pėr ti falėnderuar ata. Shpresoj se do pėrjetojmė vėrtetė njė ditė tė paharrueshme me qindra mijėra tifozė. Pėr menaxherin e ekipit pėrfaqėsues nuk ka shumė rėndėsi se si do dalė finalja me Spanjėn, pasi, sipas Birhofit, skuadra e Lėvit ėshtė fituesja e madhe: Po tė mendosh se ku u nisėm pėrpara katėr vjetėsh, do vėsh re qė kemi bėrė njė punė mjaft tė madhe. Skuadra ka arritur nė vitet e fundit dy herė vendin e tretė nė kampionatin botėror tė Gjermanisė dhe nė Kupėn e Federatave, ndėrkohė qė tani ndodhemi nė finalen e evropianit. Pėrveē kėsaj, kemi luajtur edhe njė fazė eliminatore tė mirė.
Modifikuar pėr herė tė fundit nga alb-boy nė 28 Qershor 2008 09:26, Modifikuar 1 herė gjithsej
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#1 28 Qershor 2008 09:24
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 642
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008/ Germany V Spain
Pas kualifikimit pėr nė finalen e Evropianit, ku do tė pėrballen me Gjermaninė, media e shikon si tė sigurt triumfin e iberikėve.
Ne jemi mė tė mirėt, ka shkruar e pėrditshmja Marca nė faqen e parė. Ndėrkohė El Mundo Deportivo e ka hapur me Spanja mrekullon Evropėn.
Nė fakt, pėrgėzimet e Spanjės kanė ardhur edhe pėr mėnyrėn se si po arrin tė fitojė, duke dhuruar emocione dhe spektakėl nė fushėn e lojės. Kjo skuadėr nuk ėshtė mė njė rosak i shėmtuar. Dėshtimi ėshtė zhdukur nga futbolli spanjoll. Tashmė, ata janė mė tė mirėt, sepse fitojnė. Gjithsesi, mbi tė gjitha, ata e kanė shndėrruar futbollin nė art, ka shkruar e pėrditshmja spanjolle AS. Pėrfaqėsuesja spanjolle ėshtė skuadra qė ka dhuruar njė futboll mjaft tė saktė taktikisht, me pasa tė shpejta, pėrdorim topi dhe me njė mesfushė tepėr teknike. Edhe e pėrditshmja Que ėshtė shprehur mė e bindur te suksesi i skuadrės sė Spanjės nė ndeshjen finale. Shikoni Kombėtaren e Gjermanisė dhe mė pas atė tė Spanjės. Ne jemi njė makinė, e cila nuk do tė prishet dhe do tė triumfojė me meritė deri nė fund. Kjo Spanjė ka shumė pėr tė dhėnė nė botėn e futbollit dhe do tė marrė po aq suksese prej saj. Njė kombėtare qė ka kėnaqur jo vetėm tifozėt, por tė gjithė sportdashėsit. Spanja nuk ka rivalė.
Ksabi Alonso: Gjermanėt, jo favoritė
Mesfushori spanjoll, Ksabi Alonso, nuk beson se skuadra e tij mund tė konsiderohet favorite nė pėrballjen me Gjermaninė nė finalen e Euro 2008. Por, nė tė njėjtėn kohė, edhe gjermanėt nuk duhet tė ndihen tė tillė. Nuk mendoj se ka ndonjė favorit tė qartė. Tė dyja janė skuadra tė forta, kėshtu qė gjithēka mund tė ndodhė nė finale. Gjermania ėshtė njė skuadėr me shumė eksperiencė. Dy vjet mė parė, ata zhvilluan ndeshje shumė tė mira nė Kupėn e Botės. Edhe pse ndryshuan trajnerin, kanė vijuar me tė njėjtėn linjė loje, deklaroi lojtari i Liverpulit, i cili konsideroi si kėrcėnuesit kryesorė nė finalen e Vjenės Miroslav Klosen, Bastian Shvajnshtaiger, Mikael Balak dhe Lukas Podolskin. Vetė Alonso ndihet i kėnaqur me minutat e pakta tė luajtura nė turneun e Austrisė dhe Zvicrės, por dėnon idenė e Luis Aragonesit pėr tė pasur njėmbėdhjetė lojtarė tė devotshėm nė fushė, gjė qė do tė kushtonte njė tension qė mund tė pengonte furinė e kuqe tė fitonte trofeun e parė qė prej 1964. Nuk e di se si funksionoi 44 vjet mė parė, por nė kėtė njė muaj qė po qėndroj me grupin, them se ėshtė njė skuadėr fantastike.
Aragonesi pret njė fund tė bukur
Trajneri i Spanjės, Luis Aragones, ishte nė qiellin e shtatė pas fitores dhe performancės fantastike tė lojtarėve tė tij, tė cilėt dominuan gjithė ndeshjes, duke fituar thellė 3-0 ndaj Rusisė. Mė i lumtur nga tė gjithė, pas asaj fitoreje, u duk 69-vjeēari Luis Aragones, i cili e pėrkufizoi si njė sukses tė jashtėzakonshėm kalimin e skuadrės sė tij nė finale. Filluam tė luajmė nė atė stil loje qė ekipit rus i pėlqen, me pasime tė gjata, por kur filluam tė mbajmė topin, u treguam mė tė suksesshėm, si nė mbrojtje edhe nė sulm. Shėnuam tre gola nė njė gjysmėfinale, ku ėshtė tepėr e vėshtirė tė marrėsh kėtė rezultat, - theksoi kreu i pankinės spanjolle. - Dėmtimi i Vilės na e zbehu paksa gėzimin e asaj ndeshjeje fantastike. Megjithatė, gjithēka qe e pėrkryer, shifrat, lojtarėt dhe presingu qė i bėmė kundėrshtarit. Nuk jam tip i hapur, por e pranoj qė nė kėtė moment ndihem i lumtur pėr veten, lojtarėt, fansat dhe familjen time. Nuk mund tė gjej fjalė pėr tė pėrshkruar saktė atė qė ndodh brenda meje. Me atė qė kanė treguar, djemtė e mi e meritojnė tė shpallen kampionė, edhe pse pėrballė kemi njė kundėrshtar tė fortė.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#2 28 Qershor 2008 09:25
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 642
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008/ Germany V Spain
Trajneri i Kombetares gjermane, Hoakim Lev, ishte vertet i lumtur nje dite pas fitores 3-2 kunder Turqise, ne gjysmefinalen e Kampionatit Evropian. Tani, kur i ka mbetur vetem nje hap ta mbyllur me sukses fushaten, ai e ka lene pushim skuadren e tij per 24 ore, per te nisur me pas pergatitjet e fundit per finalen e madhe te se dieles ne "Ernst Happel Stadion" te Vjenes. "Te dyja skuadrat, si Gjermania ashtu dhe Turqia, kane shfaqur nje deshire te madhe per te shkuar ne finalen e Evropianit, ndaj kjo i beri qe te luanin fuqishem", analizon trajneri 48-vjecar. "Ndeshja nuk eci ashtu sic e kishim shpresuar ne, sepse turqit paten nje ritem te mire loje dhe luajten nje futboll vertet te bukur dhe, hera-heres, superiore ndaj nesh. Me vjen mire qe kjo menyre loje ka mbijetuar. Tani jemi ne finale dhe ndaj nesh nuk ka me presion". Por, tensioni ka perfshire tifozet anembane Evropes, te cilet presin ne finalen e se dieles triumfin e nje skuadre, qe ka treguar nje forme te mire ne pjesen e fundit te Kampionatit evropian. "Sigurisht, nuk jemi treguar shpesh koherente, sic do te kishim dashur, por kemi pare edhe se si skuadra shume te forta, si Portugalia, Kroacia apo Holanda, nuk kane fituar dot ne momentet vendimtare. E rendesishme eshte se ne jemi ne finale, dhe se tani duhet ta mbyllim sa me mire ate qe ndertuam gjate ketyre ndeshjeve". Levit nuk i intereson aspak nese skuadra, qe do te ndaje finalen e madhe eshte Spanja apo Rusia. "Te dyja jane skuadra qe kane zhvilluar nje futboll te bukur. Skuadra ruse eshte me e zhdervjellet dhe tmerresisht e shpejte, teknikisht dhe fizikisht shume e forte, dhe eshte ne gjendje te befasoje cdo mbrojtje me kundersulmet e saj. Spanja eshte nje skuader e klasit boteror me lojtare si Injesta, Ksavi, Torres apo Vija". Megjithate, Hoakim Lev, eshte trajneri i pare i Gjermanise, pas Jup Devalit (1980), qe arrin nje finale qe ne tentativen e pare. "Per mua, arritja ne finalet e nje kampionati evropian eshte nje finale e mrekullueshme. Ne cilesite e bashke-trajnerit u perballa me Brazilin, ne Kupen e Konfederatave dhe ne gjysmefinalet e Boterorit 2006 kunder Italise, por nuk arrita te shkoj ne finale. Tani kam mundur te arrij dicka krejtesisht te vecante. Nese humb apo fitoj, fakti qe kam arritur deri ketu, eshte nje ndjesi qe me pelqen".
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#3 28 Qershor 2008 09:29
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 642
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008/ Germany V Spain
Beteja pėr titullin nė Euro 2008 do tė luftohet kryesisht nė mesfushė, ku do tė duelojnė Mikael Balak dhe Ēesk Fabregas, ku forca e kapitenit tė Gjermanisė do tė vihet pėrballė krijimtarisė artistike tė spanjollit nė finalen e sotme. Nėse Balak dhe njerėzit e tij, Torsten Frings e Tomas Hicėlshperger, arrijnė tė mbizotėrojnė dhe tė vendosin kontrollin, atėherė pritet tė shikojmė njė triumf gjerman nė "Ernst Hapel Shtadion".
Ama, nėse Fabregasi, Ksavi dhe Andres Iniesta me shokė arrijnė tė ēajnė dhe tė lundrojnė pėrreth kundėrshtarit kokėfortė, atėherė do tė marrė fund agjėrimi 44 vjeēar i Spanjės pėr njė kupė tė rėndėsishme.
Fabregasi ėshtė pėrdorur duke e nisur nga stoli, nė shumicėn e ndeshjeve tė Spanjės, drejt finales. Por, impakti i tij nė lojė, si zėvendėsues i David Vilas nė fitoren 3 0 tė sė enjtes kundėr Rusisė, bėri qė tė gjithė ta konsiderojnė si njė titullar tė sigurt pėr ndeshjen e sotme. Nė ndryshim nga ai, Balak nuk luajti shumė mirė nė fitoren 3 2 tė Gjermanisė ndaj Turqisė, por vetėbesimi i tij dhe dėshira pėr tė bėrė autokritikė pas mungesės nė finalen e Botėrorit 2002, mund ta nxisin qė tė dhurojė njė paraqitje pėr t'u mbajtur mend.
Trajneri i tij, Joakim Lėv, ėshtė i bindur se mendėsia e skuadrės sė tij ėshtė ajo qė duhet. "Kemi njė mendėsi prej fituesi dhe kėtė do ta tregojmė nė fushė sonte", - tha ai, nė lidhje me pėrpjekjet e Gjermanisė pėr tė fituar tė katėrtin titull evropian nė historinė e saj. Spanja, qė mbėrrin nė tė parėn finale qė prej vitit 1984 dhe qė kėrkon tė fitojė tė dytėn kupė pas asaj tė fituar nė Euro 1964 nė shtėpi, e di mirė se do t'i duhet tė djersijė shumė. Por, iberikėt kanė shumė vetėbesim tani qė e kanė prishur atė traditė tė keqe tė eliminimit nė fazėn ēerekfinale.
"Gjermania mbetet Gjermani dhe ata duken se mund tė fitojnė ndaj cilitdo kundėrshtar", - tha dje trajneri Luis Aragones. "Por, ēdo skuadėr e ka shumė tė vėshtirė kundėr nesh, sidomos kur ne kapimritmin tonė tė veēantė". Secila prej skuadrave pritet tė luajė me nga njė sulmues tė vetėm: Fernando Torres pėr Spanjėn dhe Miroslav Kloze, qė ka shėnuar dy gola nė dy ndeshjet e fundit pėr Gjermaninė - duke u dhėnė, nė kėtė mėnyrė, shumė pėrgjegjėsi mesfushorėve.
Dyshja e krahėve pėr gjermanėt, Bastian Shvajnshtajger dhe Lukas Podolski, me pesė gola tė shėnuar midis tyre, ėshtė shfaqur tepėr e rrezikshme nė tė dyja aspektet: atė tė shėrbyesit dhe atė tė shėnuesit. Dhoma motorike e Spanjės ėshtė gjithashtu nė njė formė tė shkėlqyer, sidomos pas tė enjtes, kur Vila u dėmtua dhe la fushėn e lojės, me pesė lojtarė e mbytėn fare skuadrėn ruse.
Qė nė vėrshėllimėn e parė kundėr Rusisė, Spanja dukej mė kėrkuese se nė sfilitjen kundėr Italisė. Fabregas i shtoi njė prekje klasi mė tepėr pasuesve tė shpejtė tė Spanjės, kur hyri nė fushė. Ata do tė pėrballen me detyrėn pėr tė ēarė mbrojtjen gjermane, qė ėshtė vėrtet e fuqishme, por jo shumė e lėvizshme. Ndėrkohė, kėrcėnimi ajror, i quajtur Kloze, pėrbėn njė sprovė tjetėr pėr mbrojtėsit spanjollė, qė deri tani janė paraqitur mirė dhe me shumė autoritet.
Qendra meKarles Pujol, i cili ka qenė pėrherė i pariqė ka shmangur ēdo rrezik tė mundshėm, ndėrsa portieri Iker Kasiljas vazhdon tė pėrbėjė njė siguri mė shumė. Pėrballja e sotme ėshtė veēanėrisht e bukur,pasi Spanja vlerėsohet nga bastexhinjtė, si favoritja pėr tė hedhur atė hap tė fundit, qė e ka bėrė tė jetė favorite pėrherė vetėm nė letėr.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#4 29 Qershor 2008 18:12
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 642
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008/ Germany V Spain
Kapiteni i skuadrės, Mikael Balak, rrezikon tė mos jetė i gatshėm pėr ndeshjen finale kundėr Spanjės sot nė mbrėmje. Sipas informacioneve tė gazetės gjermane Bild, mesfushori 31-vjeēar i skuadrės sė Ēelsit ka probleme me pulpėn dhe nuk do jetė nė seancėn e fundit stėrvitore qė do bėjė skuadra e Joakim Lėvit nė stadiumin e Vjenės Ernst Hapel. Vendimi pėrfundimtar pėr aktivizimin e kapitenit Balak nė finalen ndaj Spanjės do tė merret vetėm nė ēastet e fundit, pak pėrpara ndeshjes, nga mjeku i skuadrės, Dr. Muler Volfhart. Edhe nė Botėrorin e 2002-it, kapiteni gjerman e ka humbur finalen ndaj Brazilit si pasojė e njė kartoni tė verdhė, marrė nė gjysmėfinale ndaj Koresė sė Jugut. Tani e gjithė Gjermania shpreson te aktivizimi i kapitenit Balak, i cili kishte marrė shumė pėrsipėr pėr kėtė Evropian.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#5 29 Qershor 2008 18:22
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 642
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008/ Germany V Spain
Nė prag tė finales sė Vjenės, ku mbrėmjen e sotme do tė jenė pėrballė njėra-tjetrės dy finalistet e Evropianit tė parė tė organizuar pre tij, Mishel Platin
i ėshtė shumė i kėnaqur nga organizimi, pasi sipas tij, emocionet dhe futbolli ofensiv kanė qenė kryefjala e Euro 2008. Mė ka entuziazmuar atmosfera e shkėlqyer qė ka mbizotėruar nė fushat e lojės, vlerat teknike tė skuadrave, por gjithashtu edhe kolori i tifozerive tė skuadrave pjesėmarrėse, tė cilat e kanė bėrė perfekt organizimin e kėtij kompeticioni. Pėrveē tyre, fair-play qė ka mbizotėruar nė tė gjitha sfidat deri nė prag tė kėsaj finaleje kanė shfaqur qartė vlerat e vėrteta tė sportit, tė cilat shpresojmė qė tė vlejnė si njė shembull i mirė edhe pėr tė gjitha kompeticionet evropiane e ndėrkombėtare qė do tė pasojnė. Jam i sigurt se kjo ėshtė finalja mė e drejtė qė mund tė prisnin nė kėtė Evropian. Duke qenė se Spanja e Gjermania kanė arritur deri kėtu, atėherė si mund tė theksojnė se kėto dy formacione nuk e kanė merituar kėtė finale. Ndonėse mė vjen keq qė njė kompeticioni tė tillė i ka ardhur fundi, besoj se mbrėmja e nesėrme (sot) do tė na rezervojė gola dhe surpriza tė shumta, pėr ta mbyllur nė mėnyrėn mė tė bukur tė mundshme Euro 2008-nė, deklaron presidenti i UEFA-s, Platini.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#6 29 Qershor 2008 18:23
|
|
 |
TBA
Postime: 75
Rregjistruar: Dhjetor 2006
Pėrdorues #: 3041
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008/ Germany V Spain
Gjermanet nuk humbin lehte ne finale dhe kam frikie se do ta rrahin Spanjen
____________ I think that someone is trying to kill me
Infecting my blood and destroying my mind
No man of the flesh could ever stop me
The fight for this fish is a fight to the death
|
|
#7 29 Qershor 2008 19:17
|
|
 |
MARSHALL
Anėtar

Postime: 108
Rregjistruar: Prill 2008
Pėrdorues #: 4254
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008/ Germany V Spain
Si do qe te perfundoj Spanja ishte ekimi me i mire i euro 2008 me diference te madhe nga te tjeret.
|
|
#8 29 Qershor 2008 20:55
|
|
 |
HIM
Albanian Boy

Postime: 326
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29
Pėrdorues #: 21
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008/ Germany V Spain
Pjesa e pare 1 me 0 per Spanjen  Para Gjerman
|
|
#9 29 Qershor 2008 21:34
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 642
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008/ Germany V Spain
|
|
#10 29 Qershor 2008 22:05
|
|
 |
HIM
Albanian Boy

Postime: 326
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29
Pėrdorues #: 21
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008/ Germany V Spain
Vete i ke ber
|
|
#11 29 Qershor 2008 22:10
|
|
 |
MARSHALL
Anėtar

Postime: 108
Rregjistruar: Prill 2008
Pėrdorues #: 4254
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008/ Germany V Spain
Shume dobet Balak sot
|
|
#12 29 Qershor 2008 22:15
|
|
 |
XiSO
Madhor

Postime: 219
Rregjistruar: Nėntor 2005
Pėrdorues #: 159
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008/ Germany V Spain
Ja can ballin spanjollet prandaj
|
|
#13 29 Qershor 2008 22:26
|
|
 |
|
|
|
Faqja 1 e 1
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|