Kujtimet zakonisht shoqėrohen nga lotėt, emocionet dhe ndjenja e mallit. Tė tilla ndjenja mund tė pėrjetosh kur sjell nė mendje njė artiste si Marie Logoreci. Me kontributin e saj ajo ka lėnė njė thesar tė paēmueshėm pėr artin shqiptar. Nė kujtim tė kėsaj artisteje tė madhe, dje nė sallėn e Teatrit kombėtar, AQSHF, TK, TVSH dhe Familja Logoreci organizuan njė aktivitet pėrkujtimor me rastin e 20-vjetorit tė ndarjes sė saj nga jeta. Nė kėtė veprimtari, ku kanė marrė pjesė personalitete tė ndryshme jo vetėm tė artit por edhe mė gjerė, ėshtė shfaqur edhe njė dokumentar mbi jetėn dhe krijimtarinė e Logorecit, kėsaj ikone tė artit shqiptar, si dhe kolegė e artistė kanė sjellė kujtimet e tyre pėr Marien. Marie Logoreci u nda nga jeta mė 18 qershor 1988.
Flet Pjerin Logoreci, i biri i Marie Logorecit
Si ēdo fėmijė, edhe unė jam krenar pėr nėnėn time
- Si ndihet njė djalė kur pėr nėnėn e tij flitet me superlativa si artiste, si femėr por edhe si nėnė?
- Patjetėr qė ndihem shumė mirė dhe nuk kam fjalė qė ti pėrshkruaj kėto emocione tė ēastit. Ndjehem i gėzuar, krenar dhe mė vjen vėrtet mirė kur shikoj gjithė kėta njerėz, personalitete tė ndryshme, miq dhe tė afėrm, qė nderojnė sot nėnėn time dhe vlerat e saj. Ndihem i nderuar pėr realizimin e njė organizimi tė tillė.
- Cili ėshtė njė rol i nėnės suaj qė ju ėshtė fiksuar nė kujtesė?
- Rolet janė tė shumtė, por do tė pėrmend atė tek drama Pėrmbytja e madhe, pasi isha edhe nė njė moshė qė mund tė kuptoja dhe ndieja njėkohėsisht. Unė kam qenė edhe pjesė e xhirimeve tė ndryshme nė filmat e saj dhe duke qenė prezent, mbaj mend shumė gjėra jo vetėm nė filma por edhe nė teatėr. Kėshtu kujtoj time mė dke pėrgatitur rolet e saj nė shtėpi. Konkretisht mė vjen ndėr mend njė rol qė ka luajtur me Ndrek Lucėn, njė tjetėr me Roza Anagnostin, por edhe shumė tė tjerė.
- Ndonjė pasion i veēantė i nėnės suaj pėrveē artit?
- Po ajo kishte shumė qejf lulet dhe gjithmonė mė vjen ndėr mend kujtimi i saj, duke u kujdesur pėr to nė kopėshtin e shtėpsė sonė.
- Pėrveē tė tjerash kėtu po shohim edhe disa vizatime tė nėnės suaj. Njė pasion tjetėr ky?
- Po ėshtė e vėrtetė. Vizatimi gjithashtu ka qenė njė pasion. Unė kam rreth 20 tė tilla qė i ruaj nė shtėpi.
- Ju jetoni nė SHBA. Me se merreni atje?
Pėr njė kohė tė gjatė nga viti 1994 e nė vazhdim unė kam punuar si botues nė Shtėpinė Botuese Logoreci, por nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės jam marrė gjithashtu edhe me probleme tė emigracionit shqipatar aty.
- Po nė lidhje me albumin fotografik qė do tė realizohet pėr nėnė tuaj, ku njė pjesė e fotove janė prezent edhe kėtu ēmund tė na thoni? Nė ēfarė faze tė pėrgatitjes jeni dhe foto tė kujt periudhe do tė pėrfshihen aty?
- Pjesė tė kėtij albumi patjetėr qė do tė jenė foto nga mė tė ndryshmet tė realizuara gjatė karrierės artistike. I veēantė ėshtė fakti se ato do tė shoqėrohen me shėnime tė shtypit tė kohės kur janė realizuar. Mund tė them se ky album do tė dalė i plotė me rasitn e 90-vjetorit tė lindjes sė saj, pra, pas dy vjetėsh.
- Ndėrkohė si e shihni Marie Logorecin si aktore nė skenė dhe jo si nėnė?
- Edhe njė herė dua tė pėrsėris qė jam shumė i kėnaqur pėr punėn qė ėshtė bėrė nė lidhje me organizimin e kėtij aktivitieti, pra, si e ndoqėt ėshtė bėrė njė montazh fotografish me vlera dhe mezazhe tė ndryshme, edhe pse koha qė kishim nė dispozicion nuk ishte shumė e gjatė. Megjithatė ndihem i lumtur dhe krenar kur dėgjoj tė flitet nga kaq shumė njerėz, pėr vlerat dhe kontributin qė ajo i solli artit shqiptar si artiste.
- Duke qenė se ju jetoni nė Amerikė, kush kujdeset dhe ku ruhen kėto objekte, foto dhe kujtime tė nėnės suaj?
- Tė gjitha ruhen nė shtėpinė nė Tiranė qė njihet me emrin vila Logoreci. Aty nuk jeton njeri, megjithatė janė njerėz tė afėrt qė kujdesen pėr mirėmbajtjen e gjithēkaje.
Flet Agim Zajmi Piktor i popullit, skenograf
Maria kishte lindur aktore
- Ju keni punuar pėr njė kohė tė gjatė me Marie Logorecin. Keni ideuar dhe realizuar njė sėrė kostumesh nė role tė ndryshme pėr tė. Ēmund tė na tregoni ndonjė gjė tė veēantė?
- Po ėshtė e vėrtetė qė kam punuar shumė kohė me njė artiste tė madhe siē ėshtė Marie Logoreci. Pėr mua, ashtu si pėr tė gjithė shqiptarėt ajo ėshtė aktorja mė e madhe nė tė gjithė trevėn. Maria i kishte tė gjitha cilėsitė pėr tė qenė njė artiste gjigande dhe ėshtė njė person qė shumė rrallė i vjen skenės. Ajo karakterizohej nga njė zė i magjishėm, pra kėndonte bukur, kishte njė temperament tė jashtėzakonshėm por mbi tė gjitha njė portret qė erdhi duke u zbukuruar. Nėse njerėzit, me kalimin e viteve humbasin cilėsitė apo forcat, me tė ndodhi ndryshe, me kalimin e moshės ajo u bė edhe mė e bukur nė kompletimin si artiste dhe nė shpirtin e saj. Me bindje dua tė them se ajo kishte lindur aktore.
- Ēfarė mbanit parasysh kur punonit kostumet pėr tė?
- Qė nė fillim dua tė theksoj se isha shumė i kujdeshėm kur ishte fjala pėr dramat shqipe, pra pėr rolet e artistes nė to. Gjithashtu dua tė them se Maria ishte njė njohėse shumė e mirė e kostumografisė shqiptare. Gjatė punės tonė tė pėrbashkėt ne komunikonim, bisedonim pėr tė arritur mė tė mirėn, pse jo duke bėrė edhe ndryshime. Ajo ishte shumė kurioze dhe nė tė njėjtėn kohė, e bindur nė seriozitetin e saj.
- Po sot si ndiheni nė njė aktivitet tė tillė?
- Mė bėhet vėrtet qejfi qė bėhen organizime tė tilla pėr figura tė tilla tė artit shqiptar. Nėse doni qė tė dėgjoni njė tingėllim tė bukur tė gjuhės veriore, po e quaj, atėherė dėgjoni Marie Logorecin. Ky organizim ėshtė njė mesazh i mirė pėr njė vazhdimėsi tė realizimit tė aktiviteteve tė kėtij lloji, pasi Shqipėria ėshtė njė vend me njė kulturė tė veēantė dhe plot personalitete qė na nderojnė edhe jashtė kufijve. Int. O. Proko
Jeta
Marie Logoreci bėn pjesė nė
atė plejadė tė shquar ak
torėsh qė ka merita tė mėdha nė krijimin e fizionomisė e tė traditės sė teatrit tonė kombėtar.
Marie Logoreci u lind nė Shkodėr nė 23 shtator 1920 nė njė familje me tradita patriotike dhe pėrparimtare. Nė Fėmijėrinė e saj ka debutuar me grupet amatore tė shkollės femėrore. Mbaroi shkollėn fillore nė Shkodėr dhe tre tė mesme. Qė nė moshė tė re ajo u dallua pėr zėrin e saj tė bukur prej sopranoje dhe e nisi karrierėn e saj si kėngėtare pranė Radio Tiranės nė 1946. Nė 1947 debuton pėr herė tė parė nė rolin e Elvirės tek Tartufi duke nisur jetėn e saj aktoriale pranė Teatrit Popullor, ku shumė shpejt spikati talenti i saj. Qė nga ky rol ajo nuk u kthye mė nė Radio, por vazhdoi me sukses rrugėn e bukur tė teatrit.
Mė pas interpreton nė rolin e Xherit nė Ēėshtjen ruse, Maria tek Platon Kreēiot, etj.
Pėr mese tre dakada nė Teatėr, Marie Logoreci krijoi rreth 40 role kryesore nė Teatrin Kombėtar, por me mbi 80 role nė skenė dhe nė ekran. Pėrveē figurave tė paharruara nga dramaturgjia kombėtare, si Loken nga Toka jonė, Marėn nga Pėrkolgjinajt dhe po Marėn nga Cuca e maleve, Kontesha Xampa Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, ajo u dallua edhe pėr interpretimin e shumė roleve tė dramaturgjisė botėrore, si tė veprave tė Shekspirit, Shilertit, Molierit, Ēehovit, etj.
Spektatori ynė ruan nė kujtesė role tė paarritshme tė saj si Maria Kreēiot nga Platon Kreēoit, Gruan e Llukiēit nga Revizori, Ledi Milford nga Intrigė dhe dashuri, Gertrudėn nga Hamleti, Zabelinėn nga Orėt e Kremlinit, etj.
E pra ishte kjo aktore e madhe qė e bėri tė ligjėrojė aq bukur shqip Bernardėn e Lorkės, Kararėn e Brehtit, apo Gertrudėn shekspiriane.
Portreti shprehės, tiparet e qarta qė shprehnin individualitet, e folura e qartė dhe e kujdesshme, plastika e saj, e palodhur nė punė e nė qėmtimin e hollė tė jetės artistike, me njė zė tė ngrohtė e plot muzikalitet, energjike, ekspresive, dinamike, me tė gjitha karakteristikat e njė aktoreje tė shquar.
Ajo ishte njė aktore poliedrike. Maria ishte njė aktore e madhe, me njė individualitet tė veēantė.
Aktorja qė dha njė ndihmesė tė ēmuar edhe nė kinematografi. Qė nė filmin e parė artistik Fėmijėt e saj me regji tė H. Hakanit, ajo realizoi njė rol tė bukur atė tė nėnės e qė u pasua edhe nė filma tė tjerė. Por kulmi i saj mbetet Lokja nė filmin Toka jonė. Njė Loke, e dhimbsur, me atė vėshtrimin e saj mallėngjyes, lojėn e bukur e qė mbetet pa dyshim njė ndėr kryerolet e kinematografisė sonė. Maria ishte ajo qė e ngriti nėnėn shqiptare nė piedestal tė pashembullt artistik.
Edhe pse doli nė pension nė vitin 1976, ajo e vazhdoi karrierėn e saj artistike edhe mė vonė nė disa role nė teatėr e nė filmin artistik. Ėshtė dekoruar disa herė me medalje dhe ka marrė disa ēmime nė festivalet e teatrove. Ėshtė nderuar me titullin e lartė Artiste e Popullit. U nda nga jeta mė 19 qershor 1988, por pėr tė ngelur e paharruar nė zemrat e atyre qė kanė pasur fatin e mirė ta shohin nė role, e qė do tė ngelet e tillė edhe pėr brezat qė do vijnė, pasi vetė arti tė cilit ajo ju pėrkushtua me talentin e saj ėshtė i pavdekshėm. Nderim pėr kėtė figurė vigane tė skenės shqiptare.
____________
Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?













