Kompania telefonike spanjolle duket se do tė shkėputet nga motoēiklizmi dhe Formula 1
"Telefonica", 20 milionė euro pėr Barcelonėn
Endi Tufa
Njė reagim disi i ēuditshėm mund tė zhbllokojė ēėshtjen e sponsorėve te Barcelona. Sipas disa mediave spanjolle, lėvizja e kampionit tė botės nė Formulėn 1, Fernando Alonso, nga Renault-ja te McLaren-Mercedes-i, ka sjellė edhe disa lėvizje sponsorėsh. Njė ndikim tė madh ka pasur kjo lėvizje edhe te sponsori i tij mė i madh, "Telefonica". Firma aspanjolle e telekomunikacionit ėshtė prezente pothuajse nė tė gjitha sportet motoristike. Pėrpara disa kohėsh, kjo firmė kishte vendosur tė sponsorizonte shumė mbi Alonson dhe Renault-nė nė Formulėn 1. Sipas fjalėve qė qarkullonin nė atė kohė, mendohej se ata kishin arritur njė kontratė prej 12 milionė eurosh nė vit. Nga ana tjetėr, edhe nė garat e motoēiklizmit, "Telefonica" ishte prezente. Ajo sponsorizonte skuderinė e Gresinit, nė kategorinė mė tė madhe Moto Gp, dhe atė tė kampionit tė botės nė 250cc, Daniel Pedrozės. Shpenzimet e kėsaj firme nė kėtė sport kapnin shifrėn e 10 milionė eurove. Megjithatė, planet e firmės spanjolle me sa duket janė prishur. Nė vitin 2007, Fernando Alonso do tė garojė pėr skuderinė McLaren-Mercedes, e cila po nė kėtė vit do tė ketė si sponsor kryesor njė tjetėr kompani telefonike, "Vodafone". Edhe kampioni i botės nė klasin 250cc do tė kalojė nė sezonin e ardhshėm nė kategorinė Moto Gp, te Honda zyrtare HRC. Pėr kėtė arsye, "Telefonica"-s do t'i duhet tė rishohė kontratat e saj, pasi nė kėtė skuderi sponsor kryesor ėshtė njė kompani tjetėr. Kjo kompani ka si synim dy kampionėt mė tė mėdhenj spanjollė, Fernando Alonson nė Formulėn 1 dhe Daniel Pedrozėn nė motoēiklizėm. Duke parė qė me kėta objektiva rrugėt janė tė mbyllura, "Telefonica" po mundohet tė ndryshojė drejtim. Objektivi i tyre i radhės, me sa duket, ėshtė skuadra spanjolle e futbollit, Barcelona. Duket se nė kėtė tratativė ka mė shumė mundėsi. Sipas zėrave tė fundit, oferta qė i ka bėrė kjo kompani presidentit Joan Laporta, ėshtė 20 milionė euro. Kjo shifėr me sa duket vjen pas kursimeve qė ka bėrė kompania nga tėrheqja qė ka bėrė nga Formula 1 dhe motoēiklizmi. Nė tė parėn, sponsorizimi shkonte nė 12 milionė euro, ndėrsa nė tė dytėn deri nė 10 milionė. Zėra nga skuadra katalane flasin pėr njė optimizėm nė lidhje me kėtė ofertė dhe sipas tyre shumė shpejt mund tė arrihet njė marrėveshje. Megjithatė, pritet qė kompania e basteve nė internet, Betandwin, tė mos e rinovojė mė kontratėn qė ka me kėtė skuadėr. Nė tė vėrtetė, drejtuesit e kėsaj firme austriake ishin ftuar nga drejtuesit e Barcelonės pėr tė riparė ofertėn qė e kishin bėrė njė vit mė parė. Ata pėr momentin paguajnė 17 milionė euro nė vit. Kalimi nga 17 milionė euro nė 20 milionė mund tė jetė i rėndė pėr kėtė kompani. Gjithsesi, duket se "Telefonica" ėshtė e gatshme ta japė kėtė shumė parash pėr tė sponsorizuar Barcelonėn, njė nga skuadrat mė tė suksesshme nė Spanjė dhe nė Europė.
____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------













