Valentino Rosi ka goditur nė shenjė me testimet e tij, qė ka zhvilluar nė Formula 1. Tė gjithė pilotėt e kėtij sporti kanė mbetur tė befasuar, pas rezultateve qė ka regjistruar kampioni i Botės nė garat me motora, gjatė testimeve nė Valencia.
Majkėll Shumaker ėshtė njė nga ata pilotė, tė cilėt kanė dhėnė mendimet e tyre pozitive pėr "Doktorin". "Ai ėshtė me tė vėrtetė njė talent. Nė Formulėn 1, mund t'ia dalė mbanė dhe besoj se nuk do tė ketė nevojė pėr kėshillat e mija", ka thėnė gjermani. Tė njėjtin mendim me sa duket, ka edhe ish kampioni i Formulės 1 nė vitin 1997 tė, Zhak Villnėv. "Tė tėrhiqet nga motoēiklizmi dhe tė vijė tė garojė me ne". Tė gjithėve do t'i pėlqente Valentino dhe kjo gjė, dukej edhe pėrpara se ai tė zhvillonte kėto testime nė Valencia. Kurioziteti i madh i tyre pėr tė, ėshtė shndėrruar nė njė pėlqim dhe mė pas, nė elozhe tė shumta. Prova e parė e vėrtetė e pilotit nga Tavulia, me sa duket ka qenė e mirėpritur nga tė gjithė pilotėt e Formulės 1. Padyshim qė "bekimi" i parė pėr tė, ka ardhur nga Majkėll Shumakeri, i cili vazhdimisht e ka patur njė mendim tė mirė. Megjithėse nė ditėn e parė tė provave qė u zhvilluan ditėn e parė, Rosi bėri njė gabim dhe doli jashtė piste, kėmbėngulja e tij ishte e madhe dhe rezultatet po pėrmirėsoheshin nga dita nė ditė. "Nuk ka asgjė tė ēuditshme, nė gabimin qė bėri ai ditėn e martė. Ishte njėsoj sikur i jepje makinės mbi akull, kur doli Rosi nė pistė", ka thėnė gjermani Majkėll Shumaker. Mė pas, ai ka shtuar: "Njė pilot vlerėsohet nga instiktet dhe me njė talent qė ka Rosi, nuk mė duket shumė e vėshtirė qė tė kalojė nga motoēiklizmi nė garat e Formulės 1. Mua mė duket se, do tė arrijė tė ecė pėrpara nė Formulėn 1. Diēka tė tillė mund ta bėjė edhe pa ndihmėn time". Pak a shumė, tė njėjtin mendim ka patur edhe kanadezi Zhak Villnėv, i cili menjėherė pas pėrfundimit tė testimeve ditėn e djeshme, ka deklaruar: "Kur kam marrė vesh kohėn qė kishte regjistruar, jam habitur me tė vėrtetė dhe kam thėnė, se duhet tė heqė dorė menjėherė nga motoēiklizmi dhe tė kalojė nė garat e Formulės 1. Eshtė e vėrtetė qė kishte njė motor V10 tė, qė e avantazhonte ndjeshėm, por duhet tė dini se diferenca midis dy tipeve tė motorėve, nuk ėshtė shumė e madhe. Gjėja mė e vėshtirė, nuk ėshtė qė t'i afrohesh kohėve qė regjistrojnė mė tė mirėn, por tė arrish tė eliminosh ato pak tė mijta qė mbeten pas. Unė jam i mendimit se ai do tė arrijė ta bėjė njė gjė tė tillė, sepse ėshtė njė pilot i mirė". Edhe Jarno Truli ka mbetur i befasuar nga aventura e re e Valentino Rosit. "Nuk ndikon aspak gabimi qė bėri ditėn e martė, por vazhdimėsia e njė niveli tė mirė. Pėr mua nuk ka asnjė problem, qė ai tė vijė nė Formulėn 1, pėr mė shumė gjithmonė mė ka pėlqyer". Ivan Kapeli, ish ferrarist dhe tashmė komentator i garave tė Formulės 1, e kishte cilėsuar si shumė tė rėndėsishėm kėtė testim pėr Rosin. "Ai ėshtė njė pilot i talentuar dhe kjo nuk diskutohet. Megjithatė nuk mund tė them se kohėt e Valentinos ishin tė mrekullueshme, pasi pėrdorte njė makinė me motor V10 tė. Por tė gjithė duhet tė kenė parasysh se, ka testuar nė njė pistė si Valencia, e cila cilėsohet si shumė teknike edhe nga pilotėt profesionistė tė Formulės 1. Me pak fjalė, dua tė them se me kėto testime, Rosi ka hapur njėrėn nga dyert qė tė ēojnė nė Formulėn 1". Ndėr pilotėt mė kritikė pėr kėtė ēėshtje ka qenė Rikardo Zonta, kolaudatori brazilian i Toyotės. "Kujdes me entuziaymin. Ai pilotonte njė makinė me njė motor, qė tė jep 3 sekonda avantazh. Padyshim, pėr tė ky ėshtė vetėm fillimi dhe kėtė rezultat duhet ta marrė si njė rezultat qė i jep besim dhe siguri, pėr tė vazhduar prova nė tė ardhmen. Gjithsesi mund tė them se, ėshtė tjetėr gjė t'i afrohesh kohėve tė pilotėve tė Formulės 1, dhe krejtėsisht tjetėr gjė t'i barazosh kėto kohė. Ato tė dhjetat qė duhen rikuperuar, janė vėrtetė pothuajse tė pamundura...".
Rosi: Te Ferrari ponohet seriozisht
Edhe vetė Valentino Rosi ka mbetur shumė i kėnaqur, pas testimeve qė zhvilloi kėto ditė nė Valencia me skuderinė Ferrari. "Gjithēka shkoi shumė mirė, ishte njė testim interesant. Nė pistė tė thatė isha shumė i shpejtė dhe mbi tė gjitha, arrita tė mėsoj disa gjėra interesante", ka thėnė vetė Kampioni i Botės nė fuqi, nė motoēiklizėm. Ai ka mbetur gjithashtu i befasuar, nga ambienti i skuderisė Ferrari. "Ambienti nė kėtė skuadėr ėshtė me tė vėrtetė shumė i mirė. Tė gjithė punojnė me seriozitet maksimal dhe ndihen mirė bashkė. Kėto janė faktorėt kryesorė nė njė skuadėr, qė tė ndihmojnė tė pėrmirėsosh nivelin", ka prėfunduar Valentino Rosi.
Alonso mė i shpejti, nė testimet e djeshme
Dita e dytė e testimeve nė Valencia ėshtė kushtėzuar shumė nga kushtet klimaterike. Pikėrisht dje, pilotėt kanė zbritur pėr tė testuar nė njė pistė tė lagur. Megjithėse kushtet ishin tė vėshtira, Fernando Alonso ka mundur tė regjistrojė kohėn mė tė shpejtė edhe pse nė xhiron e parė, pati njė problem tė vogėl teknik. Pas asaj tė ditės sė parė, Valentino Rosi doli edhe dje jashtė piste. Megjithatė, kampioni i botės nė fuqi nė motoēiklizėm, ka rifilluar testimet dhe ka mundur tė regjistrojė njė kohė, e cila e ka renditur nė mesin e renditjes. Vetė drejtuesit e Ferrarit, kanė dashur t'i kujtojnė tė gjithėve se makina F2004 r V10 tė, i jep mundėsinė Valentinos qė tė fitojė rreth 1 sekondė kundrejt rivalėve. Pėr t'u theksuar, nė ditėn e djeshme, ka qenėe dhe dalja nga pista e Jarno Trulit. Skuderia Williams ka patur njė problem teknik, qė e ka kushtėzuar Aleksandėr Vurzin tė ndėrpresė provat. Nė fund tė testimeve, Red Bull i i Devid Kulthardit ka ndėrruar motorin, pasi kishte plotėsuar kilometrat e parashikuara. Njė pjesė e madhe e skuderive, do tė vazhdojnė edhe sot testimet nė Valencia, pėr tė pėrfunduar njė pjesė tė madhe tė projekteve.
Montoja zėvendėson Raikonenin nė Valencia
Dje nė pistėn e Valencias ka shkuar edhe Huan Pablo Montoja, i cili ka zėvendėsuar Kimi Raikonenin. Finlandezi nuk ka mundur tė testojė pėr shkak tė njė ftohjeje, pasi kushtet klimaterike janė pėrmirėsuar disi, skuderia nga Uokingu, ka vazhduar tė testojė makinėn e saj tė re Mp4 21. Huan Pablo Montoja ka zhvilluar gjithsej 270 km, nė ditėn e tretė qė kaq pilotuar makinėn e re pėr vitin 2006 tė. Ai ka mundur tė renditet nė vendin e tretė, me kohėn 1'11"978.
____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
















