Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
16 Kėshilla Pėr Tė Dalluar Njė Gėnjeshtar 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh 16 Kėshilla Pėr Tė Dalluar Njė Gėnjeshtar 
 
Shpesh dikush ndjen nevojėn tė gėnjejė pėr diēka. Jeta na rezervon situata tė vėshtira me tė cilat duhet tė pėrballemi medoemos duke gėnjyer dikė apo veten. Nė pjesėn mė tė madhe tė situatave tė pėrditshme gėnjeshtrat janė tė padėmshme, megjithatė tė pakėndshme. Duhet shumė vullnet tė mos pushtohemi nga ky ves i keq, por mund tė ndihmojmė njėri-tjetrin duke e vėnė nė dijeni palėn tjetėr sa herė qė kuptojmė se nuk po thuhet e vėrteta. Nėse dikush po ju tregon diēka, ja disa kėshilla pėr ta kuptuar njė gėnjeshtar. Teknikat e mėposhtme qė ju tregojnė nėse dikush po gėnjen shpesh pėrdoren nga policia dhe ekspertėt e sigurisė. Kjo njohuri ėshtė e nevojshme pėr menaxherėt, punonjėsit dhe pėr kėdo nė situata tė pėrditshme qė nuk do tė jetė viktimė e mashtrimeve/mashtruesve dhe dinakėrive tė tjera.
Paralajmėrim: Ndonjėherė mosdija ėshtė lumturi; pasi tė merrni kėtė njohuri mund tė lėndoheni kur tė kuptoni se dikush po ju gėnjen.

Gjuha e trupit te gėnjeshtrat
1. Shprehja fizike do tė jetė e kufizuar dhe e ngurtė, me pak lėvizje krahėsh dhe duarsh. Kur dikush qė ju flet gėnjen, lėvizjet e krahėve, duarve dhe kėmbėve janė nė drejtim tė trupit tė tij/saj, pasi gėnjeshtarėt pėrpiqen tė zėnė sa mė pak hapėsirė.
2. Dikush qė po gėnjen do tė shmangė sa mė shumė kontaktin e syve. Njerėzit e njohin tė mirėn dhe tė keqen; edhe kur thonė fjalė tė pavėrteta, ndėrgjegjja i thotė tė kundėrtėn. Kontakti i syve tregon sinqeritet dhe ēiltėrsi nė ēdo rast.
3. Duart do tė prekin fytyrėn, fytin dhe gojėn. Prekja apo kruajtja e hundės, apo prapa veshit ėshtė e zakonshme nė kėto raste. Nuk ka asnjė gjasė tė prekė gjoksin/zemrėn me njė dorė tė hapur.
Gjestet emocionale dhe fjalitė e shkurtra
4. Ekziston njė mospėrputhje mes gjesteve, shprehjeve dhe fjalėve. Pėr shembull: Dikush thotė “Mė pėlqen” kur merr njė dhuratė dhe pastaj buzėqesh pasi bėn pohimin, dhe nuk buzėqesh nė tė njėjtėn kohė kur thotė pohimin.
5. Gjestet/shprehjet nuk pėrputhem me pohimin verbal, si pėr shembull kur dikush shtrembėrohet kur thotė “Tė dua”.
6. Kur dikush shtiret me emocione tė rreme shprehjet janė tė kufizuara me lėvizjet e gojės (si i lumtur, i habitur, i trishtuar apo i frikėsuar) nė vend qė tė ndryshojė krejt ēehren e fytyrės. Pėr shembull: kur dikush buzėqesh natyrshėm e gjithė fytyra e tyre ėshtė e pėrfshirė: nofullat dhe faqet lėvizin, sytė dhe balli mblidhen etj.
7. Minutazhi dhe kohėzgjatja e gjesteve emocionale do tė jetė jashtė tempit. Shfaqja e emocioneve do tė vonojė, kur ato tė shprehen do tė qėndrojnė mė gjatė nga sa do tė qėndronin normalisht, dhe mė pas do tė ndalin papritmas.
Bashkėveprimet dhe reagimet
8. Njė person fajtor bėhet mbrojtės i vetvetes, duke justifikuar veten. Njė person i pafajshėm priret tė ofendohet. (Kujdes se gėnjeshtarėt e dinė kėtė taktikė dhe luajnė rolin sikur ofendohen).
9. Njė gėnjeshtar nuk ndihet rehat pėrballė akuzuesit/pyetėsit dhe mund ta kthejė kokėn apo tė lėvizė trupin prapa.
10. Njė gėnjeshtar ka mjaft gjasa tė vendosė objekte si libra, filxhanin e kafesė, mes atij dhe jush.
Konteksti verbal dhe kapaciteti
11. Njė gėnjeshtar do tė pėrdorė fjalėt tuaja pėr t’u pėrgjigjur apo pėr tė pyetur. Kur e pyesin: “A e hėngre biskotėn e fundit?”, gėnjeshtari do tė pėrgjigjet: “Jo, s’e hėngra unė biskotėn e fundit”.
12. Njė pohim i shkurtuar ka mė pak gjasa tė jetė i vėrtetė: “S’e bėra unė”, nė vend tė “Nuk e bėra unė”.
13. Gėnjeshtarėt ndonjėherė i shmangen gėnjeshtrės duke mos bėrė pohime tė drejtpėrdrejta. Ata thjesht nėnkuptojnė pėrgjigje nė vend qė ta mohojnė diēka nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė.
14. Personi fajtor mund tė flasė mė shumė se zakonisht, duke shtuar detaje tė panevojshme pėr t’ju bindur. Ata nuk ndihen rehat me heshtjen apo pushimeve nė bashkėbisedim.
15. Njė gėnjeshtar mund tė lėrė jashtė pėremrat dhe tė flasė me njė ton monoton. Kur bėhet pohim i vėrtetė, pėremri theksohet po kaq shumė sa pjesa tjetėr e fjalėve nė njė pohim.
16. Fjalėt mund tė ngatėrrohen apo tė fliten me ngadalė. Sintaksa dhe gramatika harrohen fare kur gėnjen. Me fjalė tė tjera, fjalėt do tė jenė tė ērregullta nė vend qė tė theksohen.

Shenja tė tjera tė gėnjeshtrės
- Nėse mendoni se dikush po ju gėnjen, provoni tė ndryshoni me shpejtėsi temėn e njė bashkėbisede. Gėnjeshtari do tė pranojė dhe do tė ndihet mė i ēliruar pastaj. Fajtori kėrkon tė ndryshojė temė; i pafajshmi mund tė hutohet nga ndryshimi i papritur nė temė dhe do tė kėrkojė tė rikthehet tek tema e mėparshme.
- Fajtori do tė pėrdorė humorin apo sarkazmin pėr tė shmangur njė temė.

Shėnimet e fundit:

Duhet tė kini parasysh se edhe nėse dikush ka kėto shenja, kjo nuk e bėn atė gėnjeshtar/e. Sjelljet e sipėrme duhet tė krahasohen me sjelljen normale tė tij nė sa mė shumė raste tė jetė e mundur.

 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: 16 Kėshilla Pėr Tė Dalluar Njė Gėnjeshtar 
 
Zeqo te ka kushtuar nje artikull shoqja Charming Lady Very Happy

     [Pa shaka] Postim teper interesat!
 




____________
Image
Lot Dielli
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!