Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
2008 FORMULA 1 PETROL OFISI TURKISH GRAND PRIX 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh 2008 FORMULA 1 PETROL OFISI TURKISH GRAND PRIX 
 
Thua Stamboll dhe mendon pėr Felipe Masėn, por gjithnjė nėse e ka parasysh "Librin e artė" tė Formulės 1. Piloti brazilian i Ferrarit ka arritur dy "pole positon" dhe dy fitore nė dy edicionet e fundit tė Ēmimit tė Madh tė Turqisė. Suksesi i parė ishte i paharrueshėm, sepse ishte fitorja e parė pėr Masėn nė karrierė. Ferraristi nuk harron, pėrkundrazi: "Bėhet pėr njė pistė shumė speciale pėr mua. Kėsisoj, mendoj se nuk ka asnjėherė dy pa tre nga pas!".

LUFTA ME KIMIN - Mjafton kjo, pėr tė kuptuar se objektivi i brazilianit nuk ėshtė qė ta mbyllė garėn edhe njė herė tjetėr pas shpinės sė Raikonenit, siē ndodhi nė Spanjė. "Nuk ka nevojė tė fantazosh shumė, pėr tė kuptuar se cilat janė synimet e mia pėr fundjavėn e ardhshme, - shtoi Masa. - Dua tė arrij fitoren e tretė radhazi nė Turqi. Vitin e kaluar arrita tė fitoj, edhe pse pas xhiros sė parė e gjeta veten nė vendin e tretė, nė njė pistė ku nuk bėhen shumė parakalime. Pėr momentin, Kimi Raikonen ėshtė rivali im kryesor nė luftėn pėr titull. Gjithsesi, ky ėshtė njė rivalitet qė i bėn mirė Ferrarit. Nė Spanjė u pajtova me vendin e dytė, ndėrsa tė dielėn do tė garoj pėr tė fituar.

MOTORI DHE KAMBIO - Pista e Stambollit nuk e lodh shumė motorin dhe pėr F2008-n e Masės do tė jetė gara e dytė me propulsorin pėrpara, ndėrsa kambioja e re do tė bėjė provėn e parė, nga katėr tė parashikuarat. "Nuk duhet tė pėrbėjė ndonjė problem, duke qenė se rregullorja e Formulės 1 i parashikon ndryshimet teknike gjatė harkut tė kampionatit, - tha Masa. - Mendoj se kemi njė "paketė" tė shkėlqyer pėr F2008-n. Nė Stamboll garohet nė anėn e kundėrt tė akrepave tė orės, por ka disa kthesa tė shpejta dhe disa tė tjera pėr t'u marrė me njė shpejtėsi mesatare, ndėrsa sektori i fundit ėshtė shumė i ngadaltė dhe paraqit vėshtirėsi. Kėsisoj, kemi nevojė pėr shumė ngarkesė aerodinamike."

TEMPERATURAT - "Eshtė e rėndėsishme tė gjejmė balancėn e veturės, -pėrfundon braziliani, - qė do tė thotė tė arrijmė ekuilibrin e duhur gjatė provave tė lira, pėr tė qenė tė gatshėm pėr fundjavėn. Nė kthesat e gjata gomat mund tė konsumohen, sidomos ato tė pėrparmet, por, duke qenė se Bridgestone ėshtė furnizuesi i vetėm, atėherė tė gjithė do tė kenė mundėsi tė garojnė nė kushte tė barabarta." Gara e Turqisė do tė zhvillohet mė shpejt se zakonisht, dhe kjo do t'u ofrojė kushte mė tė mira klimaterike pilotėve dhe skuderive.


Kovalainen, gati pėr nė Stamboll

Nga Stambolli vjen lajmi se komisioni mjekėsor i Formulės 1 ia ka hapur dritėn jeshile Heki Kovalainenin pėr tė garuar nė Ēmimin e Madh tė Turqisė. Ndėrkohė, McLareni ka bėrė tė ditur shkaqet e incidentit tė pilotit finlandez nė pistėn e Spanjės, dy javė mė parė. Sipas versionit tė Norbet Hogut, problemi ka ardhur nga disku i gomės sė pėrparme nga e majta, i cili ėshtė thyer si pasojė e njė defekti nė prodhim. Pėrgjegjėsi i Mercedesit sqaron: "Proceset e fabrikimit tė pjesėve pėr nė Formulėn 1 janė shumė tė komplikuara dhe kėrkojnė impenjim maksimal. Ndoshta nė realizimin e diskut diēka nuk ka shkuar ashtu siē duhet". Disqet e McLarenit janė tė firmės japoneze "Enkei". Gjithsesi, Kovalainen ėshtė shumė pranė rikthimit dhe dje pohoi: "Jam nė 100% tė formės fizike dhe logjikisht jam i kėnaqur qė mjekėt mė dhanė leje pėr tė gatuar. Unė ndihem shumė mirė dhe do tė ishte absurde tė qėndroja nė shtėpi.


Image
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: 2008 FORMULA 1 PETROL OFISI TURKISH GRAND PRIX 
 
Pėrfundoi gara e Formula 1 nė Stamboll duke kurorėzuar kampion Felipe Masėn.

Ka pėrfunduar gara e ethshme e Formula 1 e zhvilluar nė Stamboll. Pėrfundon gara e Stambollit me kurorėzimin e ēmimit tė parė me Ferrarin.

Felipe Masa me Ferrarin e tij ka fituar vendin e parė nė garat e makinave nė Stamboll. Ndėrsa i dyti nė kėtė garė pas tij ėshtė Luis Hamilton Mecklaren. Vendin e tretė e ka zėnė Raikonen.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Masa fiton nė Turqi, si zakonisht 
 
Fitoi Felipe Masa nė Ēmimin e tretė tė Madh radhazi nė Turqi. Njė rezultat ky qė ishte lehtėsisht i parashikueshėm. Megjithatė braziliani ia doli mbanė pas njė gare tė lėvizur, pėr shkak tė zgjedhjes sė McLaren, pėr tė pėrdorur njė taktikė me tre dhe jo dy pushime pėr Ljuis Hemiltonin. Megjithatė, as kjo nuk i mjaftoi anglezit pėr tė fituar. Megjithatė, kjo i dha njė tė shkundur garės, duke dhuruar edhe njė parakalim shumė tė bukur, me anė tė tė cilit Ljuisi mori kryesimin nė gjysmė tė garės, duke ia kaluar pikėrisht Masės.

NISJA ‑ Nė nisje, Felipe u shkėput mirė nga vendi i parė, i ndjekur pikėrisht nga Hemilton, (qė fitoi njė pozicion), dhe nga BMW e Robert Kubikės, (qė fitoi dy pozicione, duke kaluar nga vendi i pesė nė tė tretin). Raikonen ndėrkaq u nis keq, duke humbur dy vende: u detyrua tė frenonte nė kthesėn e parė pėr tė shmangur Kovalainenin para tij dhe u parakalua nga Alonso me Renault, tė cilin Kimi e hoqi qafe lehtėsisht mė pas. Ndėr tė tjera, me gjithė freninimin, ferraristi preku edhe bashkėatdhetarin e McLaren nė kthesėn e parė, qė pėsoi njė ēarje tė njėrės gomė, duke u detyruar qė tė rikthehet nė bokse pėr ndėrrimin e saj, lėvizje qė e ktheu nė garė nga vendi i fundit.

GOMAT ‑ Ēelsi nė duelin pėr kreun ishin pikėrisht gomat. Ferrari parapėlqeu gomat e buta, duke pėrshkuar me kėto fazėn e parė dhe tė dytė tė garės. McLaren e Hemiltonit u nis me gomat Bridgestone tė forta nė tri fazat e para tė garės, sepse tė butat i pėrdori vetėm nė fazėn pėrfundimtare. Qė gjatė provave, ishte parė se Ferrarit i ecte shumė mirė me gomat mė tė buta, ndryshe nga njėvendėshet kundėrshtare. E, nė fakt, pikėrisht nė fund, Hemilton hasi nė vėshtirėsi.

PIKET ‑ Pas krahėve tė fytyrave tashmė tė njohura tė podiumit gjejmė Kubikėn tė katėrtin e mė pas, nė zonėn e pikėve, Hajdfeldin me BMW, Alonson me Renault, Veberin me Red Bull dhe Rozbergun e Williams. Nė vendin e dhjetė u rendit Jarno Truli me njė Toyota, qė u duk disi nė vėshtirėsi. Shumė keq Xhankarlo Fizikela, qė doli jashtė piste, qė nė kthesėn e parė, pasi i hipi pėrsipėr makinės Williams tė Nakazhimės. Piloti roman akuzoi nė fund Burdenė se i kishte prerė shumė keq rrugėn, ndėrsa francezi e mohoi kėtė. Nė renditjen e Botėrorit kryeson gjithmonė Raikonen me 35 pikė, ndjekur nga Hemilton e Masa me nga 28 pikė.

G.Puto

Ēmimi i Madh i Turqisė

Renditja e garės

1.F.MasaFerrari1h26'49"451

2.L.HamiltonMcLaren+3"779

3.K.RaikonenFerrari+4"271

4.R.KubikaBMW+21"945

5.N.HeidfeldBMW+38"741

6.F.AlonsoRenault+53"724

7.M.VeberRed Bull+1'04"229

8.N.RozbergWilliams+1'11"406

9.D.KultardRed Bull+1'15"270

10.J.TruliToyota+1'16"344

11.Xh.BatonHonda+1 xhiro

12.H.KovalainenMcLaren+1 xhiro

13.T.GlokToyota+1 xhiro

14.R.BarrikeloHonda+1 xhiro

15.N.Pike Jr.Renault+1 xhiro

16.A.SutilForce India+1 xhiro

17.S.VetelToro Rosso+1 xhiro

18.S.BurdisToro Rosso(i tėrhequr)

19.K.NakaxhimaWilliams(i tėrhequr)

20.Xh.FizikelaForce India(i tėrhequr)

F.MASA ‑ NOTA 10

Besoi qė prej ditės sė enjte, sepse pas dy "pole position" radhazi nė Turqi siguroi edhe tė tretėn. Kėshtu qė, rregulla e "nuk ka dy pa tre" hyri nė fuqi edhe pėr podiumin mė tė lartė. Djaloshi ka ende vėshtirėsi pėr tė pranuar rolin e pilotit mbėshtetės dhe herė pas here zgjohet, sidomos nė pistat qė i do shumė. Stambolli ėshtė dukshėm mė e pėlqyera pėr tė dhe Masa u tregua i fortė gjatė gjithė fundjavės, duke mos rėnė nė kurthin e sė dielės, pėrgatitur nga McLaren, me Hemiltonin qė do tė pėrdorte strategjinė e tre pushimeve nė bokse.

K.RAIKONEN ‑ NOTA 6,5

Sa mė shumė qė ta ngresh, aq mė shumė ai hidhet poshtė. Kapėrceu problemin nė kambio, qė e bllokoi nė bokse tė premten mbrėma, por Kimi, mė pas, nuk bėri asgjė pėr tė ndryshuar rrjedhėn e garės. Edhe nė Turqi pati probleme me "binjakun e keq", atė qė dukej se kishte mbetur nė Bahrein, duke u zėvendėsuar nė Barcelonė me "binjakun e mirė", pėr tė arritur fitoren e dytė. E kotė ishte nė fund pėrpjekja, pėr t'i rrėmbyer vendin Hemiltonit. Pėr tė ruajtur qetėsinė nė krye tė renditjes, atij i duhet mė tepėr vazhdimėsi nė aspektin e pėrqendrimit.

L.HAMILTON ‑ NOTA 8,5

Pasi kuptoi se letrat mė tė mira i kishte nė dorė Ferrari, ai u pėrpoq tė bėnte bllof me njė tresh. Me tre pushime nė bokse, pėr tė hapur lojėn e pėr ta bėrė ndeshjen mė tė paparashikueshme. Nė kurthin e ngritur ra vetėm njė makinė e kuqe, ajo mė e rėndėsishmja. Shenjė qė operacioni pati sukses. Raikonen ėshtė mė pranė tani nė renditje, pikėt qė i ndajnė janė vetėm shtatė dhe Botėrori mbetet kėshtu shumė i hapur pėr Ljuisin. Vendi i dytė nė Stamboll vlen sa njė fitore.
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Online Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: 2008 FORMULA 1 PETROL OFISI TURKISH GRAND PRIX 
 
"Do tė kėrkoj pasaportėn e kėtij vendi!", bėri shaka Masa, pas fitores sė tretė radhazi nė Stamboll, duke shprehur gjithė mirėnjohjen e tij pėr pistėn turke. Njė vend qė ėshtė absolutisht magjik pėr tė.

BETEJE E ASHPER ‑ "Ishte njė garė tepėr e vėshtirė", tregoi braziliani nė fund. "Hemilton ushtroi shumė trysni ndaj meje qė prej fillimit. Madje, ai arriti edhe tė mė parakalonte e nė ato ēaste pyetėm veten duke shpresuar qė ai tė kishte njė pushim mė tepėr nė bokse. Nė fakt, kėshtu ndodhi dhe, pas kėsaj, arrita tė kthehesha nė vendin tim dhe tė fitoja. Sinqerisht ishte shumė e vėshtirė tė zgjidhje midis gomave nė dispozicion: diferenca midis tė butave dhe tė fortave ishte vėrtet e vogėl dhe gjatė provave Ljuisi u tregua i shpejtė me gomat e forta. Nuk e mohoj qė patėm disa dyshime, duke menduar edhe se ishte e gabuar tė pėrdornim gomat e buta. Ama na eci mirė kėshtu".

ZHGENJIM PERGJYSME ‑ Gara e Raikonenit u vendos kryesisht nė nisje. Atėherė kur preku me krahun e pėrparmė Kovalainenit: pilotit tė McLaren iu ēa goma, por edhe ai pėsoi ndoshta dėmtime nė makinė. "Nuk mund tė lumturohem pėr atė nisje", u shpreh Kimi. "Eshtė pėr tė ardhur keq, por gjėra qė ndodhin. Nuk di se si do tė mė kishte shkuar pa atė prekje tė Heikit. Ishte njė fundjavė e vėshtirė, por duheshin pikė. Mbėrrita i treti, kėshtu qė synimin e pėrmbusha. Ama, gjatė provave, nuk arrita ndonjė kohė tė jashtėzakonshme dhe qė tė premten kishim patur disa probleme. Megjithatė, nė pėrgjithėsi, vendi i tretė mė shkon pėr shtat. Do tė pėrpiqemi tė kėrkojmė shpagim nė dy garat e ardhshme (Montekarlo dhe Kanada), qė, njė vit mė parė, ishin njė dėshtim i plotė pėr ne".

G.PUTO

Hemilton: Tė fortė, por jo mjaftueshėm

Ljuis Hemilton u detyrua tė kėnaqej me vendin e dytė nė Turqi, pas krahėve tė Ferrarit tė Felipe Masės. Njė renditje qė e kėnaq anglezin, por jo deri nė fund. "Mirė ėshtė edhe kėshtu, por ndihem vetėm pjesėrisht i zhgėnjyer qė nuk e ruajta deri nė fund vendin e parė", pranoi Hemilton. "Teknikėt tanė kanė bėrė sidoqoftė njė punė tė jashtėzakonshme. Gara shkoi ashtu si duhej, e ndoshta humba pak kohė nė mesin saj". Vėshtirė tė vendosej pėr strategjinė pėr t'u pėrdorur nė garė: pėr Hemiltonin, skuderia vendosi pėr tre pushimet. Njė zgjedhje e rrezikshme, si ajo e gomave pėr t'u pėrdorur. "Unė fillova tė ecja fort pas pushimit tė parė, sepse e dija strategjinė time. Jam i kėnaqur, mė shumė se gjatė provave", vijoi anglezi. "Tre pit stope? Kishim menduar tė pėrdornim njė strategji tė veēantė, duke parė edhe pėrvojėn e vitit tė kaluar. Ishim tė fortė, por jo aq sa duhej pėr tė fituar. Megjithatė dhamė mė tė mirėn tonė, unė dhe gjithė skuadra".
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Online Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: 2008 FORMULA 1 PETROL OFISI TURKISH GRAND PRIX 
 
Dhe ai ka ngel pa u ber Turk  Razz
 




____________
I think that someone is trying to kill me
Infecting my blood and destroying my mind
No man of the flesh could ever stop me
The fight for this fish is a fight to the death
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!