Edicioni i gjashtė i "Netėt e Klipit", ēfarė do tė ofrojė ky festival ndryshe nga vitet e shkuara?
Ėshtė edicioni i gjashtė dhe ajo qė vihet re dukshėm ėshtė fakti se ėshtė rritur numri i produksioneve qė marrin pjesė nė garė. Ato pothuajse janė dyfishuar, nga 70 qė ishin vjet kėtė vit numri i tyre ka arritur nė 128 videoklipe. Ka ndryshuar edhe formati i prezantimit, pasi nė 4 ditė nė javė do tė bėhet prezantimi i 16 klipeve prej tė cilave vetėm 8 prej tyre do tė shkojnė nė natėn e madhe. Secili prej tyre do tė konkurrojė nė 11 kategori, dy prej tė cilave janė tė reja. E veēanta e kėtij edicioni ėshtė se ka njė pjesėmarrje tė emrave tė muzikės shqiptare, shumė prej tė cilėve nuk kanė pasur mė parė videoklipe, siē ėshtė Rovena Dilo dhe pikėrisht ky grup kėngėtarėsh vjen pėr herė tė parė nė konkurrim me klipe dhe kėngė tė reja. Nėse vitet e tjera kemi pasur kėngėtarė nga Maqedonia dhe Kosova, kėtė herė kemi kėngėtarė qė vijnė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Anglia dhe Zvicra. Kjo ka ardhur pėr shkak edhe tė vlerėsimeve tė pakontestueshme qė bėn juria, ku pėr ēdo kategori ka profesionistė qė vlerėsojnė njė video nė tė gjitha komponentėt apo edhe nė komponentė tė veēantė si kamera, grafika apo montazhi.
Po pėrsa u takon zhanreve qė prezantohen nė kėtė festival, ka pasur prurje tė reja?
Nėse vitet e shkuara kemi qenė mė tė shtrėnguar pėr tė pranuar videoklipe tė muzikės popullore apo turbofolk, sivjet nė garė do tė ketė edhe kėngė tė tilla qė konkurojnė me produksione vėrtet cilėsore. Kjo ka ardhur pėr faktin se nė treg ka klipe tė cilat realisht janė profesionale, kjo vjen pėr shkak se artistėt kanė punuar nė kėtė drejtim dhe investimet qė ata kanė bėrė pėr imazhin ka qenė modernė dhe tė avancuar krahasuar me ato tė disa viteve mė parė. Nė kėtė pikė ne kemi toleruar duke pranuar nė garė edhe zhanre tė tjera, sigurisht qė edhe ato do tė gjykohen nga juria pėr komponentėt artistikė, duke e ditur qė njė videoklip ėshtė njė film me metrazh tė shkurtėr.
Cila do tė jetė sivjet formula e prezantimit tė videoklipeve?
Pėr katėr ditė rresht do tė prezantohen 16 videoklipe nga mjediset e "Zippo", njė prej lokaleve mė tė mirė nė kryeqytet, prej tė cilave vetėm 8 prej tyre do tė shkojnė direkt nė natėn e madhe. Juria do tė japė vlerėsimet profesionale sipas komponentėve ku ato konkurojnė, madje njė videoklip ose dy tė tillė edhe pse tė sė njėjtit kėngėtar do tė konkurojnė si produksione mė vete pėr kategori tė caktuara. Mbrėmjen e sė shtunės, do tė prezantohen klipet qė do tė kalojnė gjatė katėr ditėve tė javės nga e hėna nė tė enjte. Kėtu do tė pėrzgjidhen 5 kategori tė ndryshme dhe nuk do tė jetė si nė edicionet e fundit, qė tė gjithė klipet shkonin deri nė natėn Gala. Kėtė herė do tė ketė njė seleksionim tė tyre gjatė ēdo tė shtune. Ndryshe nga vitet e tjera ky festival do t'u japė mundėsi tė garojnė shtėpive tė klipit me disa produksione, po ashtu edhe kėngėtarėt qė janė nė garė mes tė cilėve mund tė pėrmend disa prej tyre si Bleona Qerreti, Rovena Dilo, Rozana Radi, Adrian Gaxha, Xho Ardit Fejzo, Eliza e shumė tė tjerė, ku njė pjesė e tyre vijnė pėr herė tė parė, ndėrsa tė tjerė rikthehen pas disa edicionesh.
Po pėrtej garės, ēfarė do tė sjellė "Netėt e Klipit" nė formatin e show televiziv?
E shtuna do tė ketė elementet e njė spektakli tė vėrtetė dhe ėshtė konspektuar qė tė ketė brenda jo vetėm garėn por edhe fashion, debate, momente retrospektive nga sprovat e para tė klipit shqiptar apo edicionet e shkuara tė "Netėt e Klipit". Po kėtė natė kėngėtarėt qofshin ata nė garė apo jo, do tė mund tė kėndojnė si tė ftuar brenda formatit tė spektaklit, por edhe mund tė debatojnė pėr tema tė ndryshme qė do tė hidhen pėr diskutim. Nė pjesėn Fashion stilistėt do tė mund tė prezantojnė koleksionet e tyre dhe modelėt fitues do tė pėrfaqėsojnė vendin tonė nė Model Of Model nė Spanjė, ndėrkohė qė vajzat do tė kenė mundėsi tė pėrfshihen edhe nė edicionin e ardhshėm tė Miss Shqipėria. Alert Ēeloalija dhe Silvi Skėnderaj do tė prezantojnė "Netėt e Klipit" gjatė kėtij edicioni ku Miss Shqipėria 2006 do tė ketė nė dorė mė shumė profilin fashion tė spektaklit.
Si do tė jetė mėnyra e zgjedhjes sė klipeve fitues?
Ashtu si edhe vitet e shkuara kemi njė juri profesioniste qė do tė bėjė pėrzgjedhjen e klipit mė tė mirė nė tė gjitha komponentėt apo komponentė tė veēantė, ndėrkohė qė pėr ēdo kategori do tė ketė gjithashtu ēmime tė tjera. Ndryshe nga edicionet e mėparshme, kėtė herė "Netėt e Klipit", do tė ketė gjithashtu edhe debate mes artistėve, autorėve tė klipeve, kėngėtarėve, si dhe studentė tė degės sė regjisė nga dy shkollat e filmit nė Shqipėri; ajo e reja "Marubi", qė drejtohet nga Kujtim Ēashku dhe e vjetra, qė drejtohet nga Gjergj Xhuvani. Ndėrkohė do tė jetė sėrish publiku qė do tė mund tė votojė klipin e preferuar. Nė mbrėmje Gala do tė shpallet ēmimi i publikut, qė do tė mundėsohet nėpėrmjet dy kompanive celulare tė cilat do tė administrohen nga Fitotel. Prej vitesh pėr kėngėt fituese nuk kanė pasur asnjė kontestim dhe kjo vjen pėr faktin se pjesėtarėt e jurisė janė mė tė mirėt qė edhe gjykojnė videoklipet nė komponentė tė veēantė por edhe nė tėrėsi.
____________
Lot Dielli












