Shit-blerje ndeshjesh dhe trukime rezultatesh. Substanca dopuese dhe medalje tė sekuestruara pas analizave nga zyra e anti-dopingut. Sportistė tė detyruar tė harrojnė profesionin e tyre pėr shkak se kanė lindur nė njė vend si Afrika e Jugut, ku qeveris regjimi i Aparteidit. Skuadra qė u hiqen pikė ose degdisen njė kategori mė poshtė, sikundėr i ndodhi Juventusit tė 2006-s dhe Marsejės sė 1993-shit.
Atletė rekordmenė tė cilėt shtiren sikur kanė pėsuar njė aksident me motor pėr ti shpėtuar testeve tė dopingut. Skuadėr paralitikėsh qė fiton titullin e kampionit, por pas verifikimeve vėrehet se dhjetė nga dymbėdhjetė prej lojtarėve nuk kishin qenė veēse persona normalė. Ishte dora e Zotin dhe jo e Maradonės nė ēerekfinalen e botėrorit Meksikė 1986. Kjo ėshtė pak a shumė ajo ēka u dhuron lexuesve sot gazeta Tirana Observer, duke iu referuar revistės Times nė njė speciale me 50 skandalet mė tė mėdha nė botėn e sportit.
1) Basil D Oliveira
Sporti: Kriket
Pėr shkak tė tij, regjimi i Aparteidit nė Afrikėn e Jugut anuloi njė turne botėror nė sportin e kriket nė vitin 1968. Olivera kishte lindur nė Afrikėn e Jugut, por mbronte ngjyrat e Anglisė, ku kishte emigruar nė vitin 1960. Pėr kėtė gjė dhe pėr faktin se ai ishte sportist me ngjyrė, qeveria e asaj kohe nė Afrikė anulonte turneun.
2) Ēikago Black Sox
Sporti: Basketboll; viti 1919
Tetė pjesėtarė tė skuadrės sė Chicago White Sox nė basketboll u akuzuan se kishin shitur pėr pėrfitime personale kampionatin e atij viti. Por ajo qė tronditi mė shumė ishte fakti se nė kėtė mesele ishte pėrfshirė edhe ylli i skuadrės, Xhoe Xhekson, njė prej tre basketbollistėve mė tė mirė tė tė gjitha kohėrave.
3) Ben Johnson
Sporti: Atletikė; viti 1988
Kanadezi fitonte medaljen e bronztė nė lojėrat olimpike nė 100 metra dhe vetėm katėr vjet mė vonė nė Seul arrinte tė fiksonte rekordin e ri. Por kjo furi nuk zgjati shumė, pasi nė analizat e anti-dopingut atij iu gjet njė sasi e konsiderueshme asteroidesh, ēka ēoi nė heqjen si tė rekordit dhe tė medaljes pėr atė garė.
4) Tour de France
Sporti: Ēiklizėm; viti 2007
Tre ēiklistė dhe dy skuadra tė plota u tėrhoqėn pas testeve tė drogės. Kėtu pėrfshihet Majkėll Rasmusen, i cili kishte veshur njė fanellė tė verdhė gjatė asaj kohe, dhe Aleksandre Vinokourov, favoriti i garės. Mund tė mos jetė skandali i fundit i drogės qė prek garėn ēiklistike, por dėshtimi tregoi se skuadrat finaliste kanė humbur tolerancėn ndaj mashtrimeve.
5) Tonja Harding
Sporti: Patinazh; viti 1994
Pranoi se kishte mbuluar njohurinė e saj pėr njė sulm ndaj Nansi Kerrigan, rivalja e saj pėr skuadrėn amerikane tė patinazhit, qė ishte sajuar nga ish-bashkėshorti i Harding. Kerrigan fitoi medaljen e argjendtė tė lojėrave Olimpike njė muaj mė vonė. Hardin u dėnua me shėrbim ndaj komunitetit dhe iu caktua njė gjobė e madhe.
6) Zimbabve
Sporti: Kriket; viti 2003
Nė vitin 2003 nė Kupėn Botėrore tė briketit nė Afrikė, dy lojtarė nga Zimbabve, Andi Flouer dhe Henri Olonga, veshėn shirita tė zinj nė krah gjatė ndeshjeve tė tyre pėr tė protestuar vdekjen e demokracisė. Asnjėri nuk luajti mė. Anglia bojkotoi ndeshjen e programuar pėr protestė. Pikėt qė ata humbėn iu dhanė Zimbabve e cila kaloi nė raundin e dytė nė vend tė Anglisė. Qė nga ajo ditė, statusi Test i Zimbabves ėshtė hequr.
7) Skandali Moxhi
Sporti: Futboll; viti 2006
Juventus, Milan, Fiorentina, Rexhina, Lacio ishin skuadrat qė u ndėshkuan nga gjykata italiane pas hetimeve nė skandalin mė tė madh nė Serie A. Luēiano Moxhi, ish-administrator i Juventus, kishte ndikuar pėr sezone me radhė nė disa ndeshje tė kampionatit italian. Bilanci: Juventus zbret nė Serie B, ndėrsa ekipet e tjera dėnohen me pikė pėr sezonin e ri.
8 Douglas Jardine
Sporti: Kriket; viti 1932
Mashtrim nga kapiteni anglez i kriketit apo protestė nga Australia? Taktika e Douglas Jardine pėr tė neutralizuar influencėn e Don Bradman, pėr tė cilin ai mendonte se ishte i verdhė, duke bėrė qė skuadra tė rrokulliste me shpejtėsi mbi trupin e sipėr tė lojtarit, funksionoi. Mesatarja mbinjerėzore e Bradman ra nė vetėm 57 dhe Anglia fitoi me sete. Kjo nxiti njė makth diplomatik.
9) Park Si-Hun
Sporti: Boks; viti 1988
Shumė tifozė mbetėn tė surprizuar kur juria i dha fitoren boksierit korean, Park Si-Hun, kundrejt Roy Jones Jr nė finalen e peshave tė mesme mė 1988. Por pas njė hetimi tė ndeshjes, nė televizion u pa qartė se Jones kishte grushtuar pėr 86 herė kundėrshtarin, ndėrsa koreani vetėm 32 herė. Mė vonė doli se tre gjyqtarėt kishin qenė njė natė mė parė mysafirėt specialė tė koreanit.
10) Hansi Kronje
Sporti: Kriket; viti 2000
Kapiteni i kriketit tė Afrikės sė Jugut u dėnua nga loja pėr jetė pasi rrėfeu pjesėn e tij nė skandalin mė tė madh tė fiksimit tė ndeshjeve nė historinė e lojės, duke qarkulluar me qindra mijėra dollarė, si dhe njė xhaketė lėkure pėr kompletimin e njė rezultati nė 2000 Centurion Test me Anglinė.
11) Glen Hodwll
Sporti: Futboll; viti 1999
Trajneri i pėrfaqėsueses angleze tė futbollit u mundua tė mbrohej teksa nė faqet e revistės Times u publikua njė intervistė e tij, ku ai fliste plot pėrēmim pėr personat dizabėl. Por ja qė gazetari qė kishte marrė intervistėn kishte ruajtur nė diktofon gjithēka dhe kėshtu qė e bėri publike. Pas kėsaj Hodwll dha dorėheqjen.
12) Hile paralitikėsh
Sporti: Basketboll; viti 2000
Spanja arriti tė fitonte medaljen e artė nė basketboll pėr njerėz paralitikė nė vitin 2000. Por ajo qė bėri mė shumė pėrshtypje nė hetimet e mėvonshme, ishte fakti se dhjetė nga dymbėdhjetė basketbollistėt e skuadrės spanjolle nuk kishin qenė paralitikė, por persona normalė.
13) Rebelėt e Afrikės sė Jugut
Sporti: Kriket; vitet 1970-91
Pėr shkak tė Aparteidit nė Afrikėn e Jugut nuk ishte e lejuar nė vitet 50-90 qė tė zhvilloheshin turne tė Kriketit. Por njė gjė e tillė nuk mundi tė ndalė sportistė si Graham Gosh nė 1982-shin, Kim Hjuxh (1985) dhe Mike Gating mė 1987 e 1990, tė cilėt arritėn tė merrnin pjesė nė disa turne, ndonėse jo zyrtarisht, nė vende si Anglia dhe Australia, nėn siglėn e Afrikės sė Jugut.
14) Heidi Krieger
Sporti: Atletikė; viti 1986
Ajo ishte njė nga atletet mė tė mira tė Gjermanisė Perėndimore, por qė dozohej sistematikisht me asteroide. 11 vjet pasi kishte fituar medaljen e artė nė kampionatin evropian, ajo ndėrhyri nė trupin e saj duke ndėrruar seksin. Arsye, sipas dėshmive qė ajo dha mė vonė, ishte pikėrisht dopingu qė ajo merrte nga trajnerėt e saj tė cilėt kishin ndikuar nė trans-seksualitetin e saj.
15) Xhim Torp
Sporti: Atletikė; viti 1913
Ai ishte njė nga atletėt mė tė mėdhenj tė shekullit tė kaluar. Arriti tė fitonte tetė medalje nė Lojėrat Olimpike tė Stokholmit mė 1912-n. Por racizmi i atyre viteve kundrejt shumė sportistėve me ngjyrė bėri qė atij ti tėrhiqeshin me mesele medaljet dhe vetėm nė vitin 1983, 30 vjet pas vdekjes, ti ktheheshin sėrish.
16) Balko, 2003
Kėshtu quhej operacioni i agjentėve tė policisė amerikane, tė cilėt pas njė hetimi tė gjatė arritėn tė sekuestronin njė sasi tė madhe substancash dopingu nė shtetin e Kalifornisė. Gjithēka ishte bėrė gati pėr tiu shitur disa prej atletėve, futbollistėve dhe basketbollistėve nė klubet mė me zė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
17) K. Kenteris dhe E. Thanou
Sporti: Atletikė; viti 2004
Kenteris dhe Thanou ishin shpresat e Greqisė pėr njė medalje tė artė nė Lojėrat Olimpike 2004. Por kėta tė fundit u pėrjashtuan, pasi nuk pranuan tė merrnin pjesė nė testet kundėr dopingut. Ata deklaruan se kishin pėsuar njė aksident me motor, prandaj nuk kishin shkuar nė testim. Pas hetimeve nė shtėpitė e tyre dhe tė trajnerit u gjendėn shumė substanca dopuese.
18) Operacioni Puerto
Sporti: Ēiklizėm; viti 2006
Njė tjetėr skandal nė botėn e ēiklizmit. Kėtė herė ishte policia spanjolle e cila arriti tė arrestonte nė flagrancė drejtorin e skuadrės Liberty Seguros-Wurth dhe katėr mjekė tė pėrfshirė nė njė skandal dopingu. Ata pranuan se kishin dhėnė substanca tė ndaluara mė shumė se 200 ēiklistėve, pėr ti ndihmuar nė njė fitore tė mundshme. Hetimet ende vazhdojnė.
19) Berezhnaja- Sikarulidze
Sporti: Patinazh; viti 2002
Ēiftit rus iu caktuar medalje ari nė njė program tė shkurtėr nė lojėrat Olimpike dimėrore, megjithėse ishin penguar gjatė rutinės sė tyre, ndėrsa ēifti kanadez, Sale-Peletier, nuk kishte bėrė asnjė gabim. Diskutimet kėrcėnuan tė pushtonin Lojėrat kur gjykatėsja franceze pranoi se i ishte bėrė presion nga kreu i organizatės franceze tė patinazhit. IOC-ja i caktoi njė medalje tė dytė ari ēiftit kanadez pėr tė rregulluar situatėn.
20) Tajson kafshon Holifield
Sporti: Boks; viti: 1997
Ai sapo kishte dalė nga burgu, i akuzuar nga ish-e dashura pėr pėrdhunim. Holifield sapo ishte bėrė Kampion Bote dhe ishte martuar me ish-tė dashurėn e Tajson. Kėshtu qė dueli mes tyre ishte mė shumė se pėr njė titull. Gjatė ndeshjes nė nerva e sipėr dhe nė pamundėsi pėr ta mundur shpejt, Tajson e kafshon nė vesh duke bėrė qė arbitri tė ndėrpriste ndeshjen.
21) Majkėll Vik
Sporti: Gara me qen; viti 2007
Njė juri e lartė do tė vendosė muajin e ardhshėm se ēfarė duhet tė bėjė me Vik, njė qendėrmbrojtės pėr Atlanta Falcons, i cili ėshtė shpallur fajtor pėr operimin e njė biznesi tė jashtėligjshėm me ndeshje qensh. Ai akuzohet se ka ekzekutuar personalisht disa qen tė dobėt.
22) Darell Hair
Sporti: Kriket; viti 2006
Gjyqtari australian i kriketit vendosi, me kolegun Billi Doktrov, se Pakistani e kishte riqepur topin nė ndeshjen ndaj Anglisė dhe i caktoi 6 penallti. Pakistanezėt protestuan duke refuzuar tė dalin nė fushė. Kėshtu Hair ia shpalli Anglisė fituese. Mė vonė ai u kritikua pasi nuk gjeti njė zgjidhje diplomatike pėr grindjen. Pėr ti shpėtuar kėsaj meseleje si u dėrguar e-mail shefave tė tij, ku i ofronte dorėheqjen nė shkėmbim tė 500 mijė dollarėve.
23) Maratonomakja hajdute
Sporti: Atletikė; viti 1980
Ruiz, njė emigrante kubaneze, fitoi Maratonėn e Bostonit me njė kohė rekord, derisa dėshmitarėt erdhėn dhe i thanė se ishte bashkuar nė maratonė nė miljen e fundit. U zgjova plot energji kėtė mėngjes, ishte shpjegimi i saj. Ajo e kishte pėrshkuar garėn 25 minuta mė shpejt se nė Maratonėn e Nju Jorkut 6 muaj mė parė. Edhe atėherė doli se kishte marrė metronė gjatė nė njė pjesė tė garės.
24) Kerri Paker
Sporti: Kriket; viti 1977
Paker mund tė ketė shpėtuar pa e ditur sportin e kriketit duke investuar milionat nė joshjen e lojtarėve tė cilėt largoheshin nga vendi i tyre dhe luanin pėr cirkun e tij. Pa dyshim, veshjet me ngjyra, fushat e thella, prozhektorėt dhe novacionet televizive qė ai prezantoi bėnė punėn e tyre. Por nė atė kohė, australiani u dėnua si ikona-thyes gjakpirės.
25) Faria Alam
Sporti: Futboll; viti 2004
Ajo ishte gruaja qė vuri me shpatulla pas murit ish-trajnerin e kombėtares angleze tė futbollit, Sven-Goran Erikson. Faria Alam nė njė intervistė pėr The Sun tregoi detaje nga lidhja dyfishe e saj me suedezin dhe njėkohėsisht me presidentin e Federatės Angleze tė Futbollit, Mark Palios. Ky i fundit dha menjėherė dorėheqjen, ndėrsa Eriksson bėri gjoja sikur skishte ndodhur gjė.
26) Trevor Ēapell
Sporti: Kriket; viti 1981
Zelandės sė Re i duheshin edhe 6 run off, pėr topin e fundit, nė mėnyrė qė tė barazonin ndeshjen e briketit me Australinė. Kapiteni australian, Greg Ēapell, urdhėroi qė i vėllai, Trevor, ta rrokulliste topin pėrgjatė tokės, dhe jo ta rrotullonte. Njė taktikė e tillė nuk ishte e paligjshme nė atė kohė. Por Rob Muldoon, Kryeministri i Zelandės sė Re, e quajti akt frike dhe incidentin mė tė neveritshėm nė njė lojė kriketi.
27) Doping nė ēiklizėm
Sporti: ēiklizėm; viti 1998
Gjatė Tour de France tė 1998-s fizoterapisti i skuadrės Festina u kap me njė sasi tė konsiderueshme tė substancave narkotike dhe testosteroneve. Pas njė hetimi tė vazhdueshėm, fizioterapisti pranoi nė sallėn e gjyqit se kishte dozuar skuadrėn e tij pėr dy vjet rresht me qėllim fitimin e turit.
28) Skandali i basteve
Sporti: Futboll; viti 1915
Nėn petkun e Luftės sė Parė Botėrore, Liverpuli dhe Manēester Junajtid tentuan tė fiksonin rezultatin e njė ndeshjeje. Kėshtu disa futbollistė vunė baste nė favor tė Manēester, duke parė se kuotat ishin 7 me 1 pėr Liverpul. Pas njė hetimi nga Federata Angleze, shtatė futbollistė u pėrjashtuan pėrgjithmonė, ndėrsa pesė tė tjerė u pėrjashtuan pėr katėr vjet.
29) Maradona, Dora e Zotit
Sporti: Futboll; viti 1986
Ai e pranoi kėtė fakt vetėm pas 25 vjetėsh: Po, golin ndaj Anglisė nė ēerekfinale e bėra me dorė. Por nuk ishte dora ime, por e Zotit, ajo qė shtyu topin nė rrjetė, deklaronte Maradona. Nė fakt ai gol ka hyrė nė skandalet mė tė mėdha nė finalet e njė botėrori.
30) Marsejė, finale e trukuar
Sporti: Futboll; viti 1993
Olimpik Marseja nė vitin 1993 u bė skuadra e parė dhe e vetme franceze e cila fitonte Kupėn e Kampioneve. Por direkt pas atij sezoni, skuadra u gjend nė kategorinė e dytė dhe me njė president tė burgosur pėr gjashtė muaj pėr evazion fiskal dhe trukime ndeshjesh nė kampionatin francez.
31) Shakor Rana
Sporti: Kriket; viti 1987
Nuk kishte asgjė tė bukur teksa shikoje dy lojtarė nė kriket qė mundoheshin tė trukonin lojėn. Shakor Rana, njė prej lojtarėve tė Pakistanit, po vėrente se Majk Gating, kapiteni i Anglisė, po bėnte me hile. Ndėrkohė qė edhe pakistanezi nuk priti shumė tė tiu kundėrvėnė me tė njėjtėn monedhė. Rezultati: Ndeshja u pezullua dhe qė tė dy i shkruan njėri-tjetrit nga njė letėr pendimi.
32) Rush Limbaug
Sporti: Futboll amerikan; viti 2003
Prezantuesi amerikan hėngri njė vezė nė fytyrė, si dhe humbi punėn kur ai deklaroi se Donovan McNabb, mbrojtėsi i Philadelphia Eagles, ishte vlerėsuar sė tepėrmi dhe se njerėzit flisnin pėr tė vetėm se ai ishte i zi. Njė vit mė vonė, McNabb bėri qė skuadra e tij tė shfaqej pėr herė tė parė nė 24 vite nė Superbowl.
33) Spiunazh nė Formula 1
Sporti: Automobilizėm; viti 2007
Nigel Stepney, njė ish-inxhinier i Ferrarit Formula 1, u akuzua se i kishte dhėnė njė dosje tė tėrė skuadrės kundėrshtare tė Ferrarit, McLaren Mercedes. McLaren nuk e ka pranuar se ka parė dosjen me dokumente sekrete. Hetimet vazhdojnė pėr tė zbardhur ēėshtjen nė fjalė.
34) Bojkotet olimpike
Vitet: 1976-1984
Politika u pėrfshi me Lojėrat Olimpike nė vitin 1976, kur 28 kombe afrikane nuk pranuan tė marrin pjesė nė shenjė proteste ndaj Zelandės sė Re qė do luante regbi kundėr Afrikės sė Jugut tė ndarė. Nė vitin 1980, SHBA udhėhoqi njė bojkot prej 60 vendesh nė protestė tė pushtimit tė Afganistanit nga Bashkimi Sovjetik.
35) Skandali i Lojėrave Olimpike
Viti: 2002
Nė vitin 1995, Salt Lake City u shpall si qyteti mikpritės pėr Lojėrat Olimpike tė Dimrit 2002. Tre vite mė vonė, anėtarė tė IOC u akuzuan se kishin marrė ryshfete pėr tia dhėnė Lojėrat Olimpike pikėrisht kėtij qyteti.
36) Shkopi i kriket
Sporti: Kriket; viti 1771
Kriketi nuk kishte pasur asnjėherė pėrcaktime nė lidhje me masėn e shkopit qė mund tė pėrdornin lojtarėt, deri nė vitin 1774. Loja e cila kishte nevojė pėr njė vendim ishte ajo mes Chertsey dhe Hambledon, kur Thomas Daddy White, i Chertsey, pėrdori njė shkop qė ishte mė i gjerė se rrjeta.
37) Pete Rose
Sporti: Bejsboll; viti 1989
Menaxheri i skuadrės amerikane tė bejsbollit, Cincinnatti Reds, u ndalua qė tė mos pėrfshihej nė sport nga Major League, pasi vinte bast dhe mbi tė gjitha, asnjėherė pėr skuadrėn e tij. Bastet e tij shkonin nganjėherė tė paktėn 10 mijė dollarė nata. Ai e pranoi kėtė gjė vetėm 15 vite mė vonė.
38) Finalja e trukuar
Sporti: Basketboll; viti 1972
Shtetet e Bashkuara nuk kishin humbur asnjė finale olimpike basketbolli para vitit 1972, kėshtu qė humbja detyrimisht u konsiderua si njė ngjarje e rrallė. Dhe, ajo ēka ishte pika mė e fortė nė gjithė kėtė humbje, ishte fakti se ata humbėn me Bashkimin Sovjetik, nė tre sekondat shtesė.
39) Orgji e Minesota Vikings
Sporti: Futboll amerikan; viti 2005
Shtatėmbėdhjetė anėtarė tė Minnesota Vikings u pėrfshinė nė njė orgji nė dy varkat nė lumin Minetonka, ku merrnin pjesė prostituta nga Florida, Atlanta, si dhe 90 tė ftuar. Katėr lojtarė u dėnuan pėr sjellje tė pahijshme, por skuadra kishte njė rekord 9-7 nė atė sezon.
40) Bundesliga, trukim ndeshjesh
Sporti: Futboll; viti 2005
Robert Hojzer, njė arbitėr i kategorisė sė dytė gjermane pranon se bėnte marrėveshje mes skuadrave, duke ndėrhyrė nė rezultatin e takimit. Gjyqi i tij nxori nė dritė njė gjullurdi bastesh qė shkonte nė njė shumė prej 2 milionė eurosh nė Gjermani.
41) Kamp Staldrad
Sporti: Regbi; viti, 2003
Pėrgatitjet e Afrikės sė Jugut pėr Kupėn e Botės nė regbi pėrfshinin njė kamp ushtarak nė pyllin afrikan, ku lojtarėt pretendonin se ushtarėt u drejtonin pushkėt pėr tė kryer veprime tė ndryshme. Sipas tyre, ata i detyronin tė qėndronin zhveshur ndėrsa u hidhnin ujė tė ftohtė.
42) Pedalogate
Sporti: Kriket; viti 2007
Lojtari anglez i kriketit, Andrju Flintof, u kap me pedale nė gjendje tė dehur, pasi Anglia kishte humbur ndeshjen e saj tė parė nė Kupėn e Botės nė Karaibe. Ai u zhvesh nga titulli zv/kapiten dhe u pezullua pėr njė ndeshje.
43) Bruce Grobelar
Sporti: Futboll; viti 1994
Ish-portieri i Liverpulit u akuzua se ishte pėrfshirė nė njė skandal qė kishte lidhje me gazetėn britanike The Sun. Ai u shpall i pafajshėm pėr akuzėn se ishte i pėrfshirė nė njė skandal korrupsioni, nga juria nė vitin 1997, por kur gazeta apeloi, portieri u zbulua se kishte gėnjyer dhe u detyrua ti paguante The Sun dėmtimet.
44) Semi Sosa
Sporti: Bejsboll; viti 2003
Njė skandal tjetėr bejsbolli. Semi Sosa, gjuajtėsi i parė qė kishte kryer 60 godite nė njė sezon tre herė, u nxor me karton nga njė ndeshje dhe u pezullua pėr shtatė tė tjera, pasi gjyqtarėt zbuluan se shkopi i tij ishte mbyllur ilegalisht me tapė, duke e bėrė mė tė lehtė, por qė njėkohėsisht tė mos humbiste fuqinė.
45) Stan Collymore
Sporti: Futboll; viti 2004
Futbollisti, i cili e quajti veten i dashuri ndėrkombėtar, u bė fokus i talljeve tė shumta, pasi u zbulua nga disa reporterė se kėrkonte nė internet persona pėr seks anonim nė parkingje makinash. Dhe, sigurisht, kėtij budallallėku i shtohej dhe fakti se ai merrte makinėn e tij personale nė seanca tė tilla.
46) Dani Almonte
Sporti: Bejsboll; viti 2001
Federata e Bejsbollit Little League u trondit nė themel kur Almonte, njė prej lojtarėve tė rinj mė tė talentuar nė histori, u zbulua se kishte gėnjyer pėr moshėn e tij. Skuadra e tij, Roland Paulino All Stars u rendit e treta nė Kampionatin Botėror, falė aftėsive tė tij. Fatkeqėsisht ai ishte 14 dhe jo 12 aq sa ishte maksimumi i moshės sė lejuar.
47) Ian Botham drogmeni
Sporti: Kriket; viti 1986
Disa seksione tė medias u tėrbuan kur Botha, lojtari i kriketit nė Angli, pranoi se merrte marijuanė. Shumė njerėz kėrkuan qė ai tė mos luante pėr gjithė jetėn edhe pse pezullimi i tij zgjati vetėm 63 ditė. Frank Keating, i gazetės The Guardian, ishte i vetmi zė i arsyes nė ato kohė qė thoshte se Botham i kishte dhėnė lojės reputacionin qė kishte.
48) Diego Maradona
Sporti: Futboll; viti 1994
Kupa e Botės nė SHBA ishte turpi final pėr futbollistin hero tė Argjentinės. Ai shėnoi njė gol fantastik kundėr Greqisė, por mė pas u dėbua duke pėrfunduar nė shtėpi, pasi rezultoi pozitiv ndaj testit pėr njė lloj simulanti qė ai pretendonte se gjendej nė njė pije energjike. Pa hajmalinė e saj, Argjentina u skualifikua.
49) Blacks nail Brian ODriscoll
Sporti: Regbi; viti 2005
Plagosjet dhe lėvizjet agresive janė tė zakonshme nė regbi dhe tė dėshirueshme gjithashtu, por sulmi cinik ndaj Brian ODriscoll nė fillim tė ndeshjes sė Lions kundėr Zelandės sė Re, ishte pėrtej ēdo kufiri. Tana Umaga, kapiteni i All Blacks dhe Keven Mealamu e kapėn ODriscoll, e ngritėn lart dhe e hodhėn me kokė pėrtokė.
50) MCC v Women
Sporti: Kriket; viti 1814-1998
Deri nėntė vjet mė parė, e vetmja grua e cila mund tė merrte pjesė nė njė ndeshje kriketi nė kategorinė e Lordėve, ishte mbretėresha e Anglisė. Pas mė shumė vitesh pėrpjekjeje pėr tė pėrfshirė gratė nė kėtė sport, vetėm mė 1989-n, mė se 70 pėr qind e anėtarėve tė organizatės sė kriket votuan pro grave.
____________
Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
















