Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
6 orėt e Bushit nė Tiranė, 15 mijė forca pėr sigurinė 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh 6 orėt e Bushit nė Tiranė, 15 mijė forca pėr sigurinė 
 
ImagePėr tė siguruar vizitėn e Presidentit amerikan, Xhorxh Bush, do tė vihen nė dispozicion 15 mijė forca. Janė 10 800 pjesėtarė tė Policisė sė Shtetit, pjesėtarė tė Shėrbimit Informativ Shtetėror, tė Forcave Speciale RENEA, ato tė Forcave Komando tė Ushtrisė, por edhe tė shėrbimit sekret amerikan tė CIA-s, ato qė do tė bėjnė tė mundur normalitetin e njė vizite me tė vėrtetė historike mė 10 qershor. Tė parėt qė kanė dhėnė informacion pėr vizitėn e Bushit kanė qenė mediat e huaja si “BIRN”, “People's Daily Online” tė cilėt nėpėrmjet faqes nė internet njoftojnė se shteti amerikan ka nisur pėrgatitjet qė tani pėr kėtė vizitė. Ndėrkohė burime nga kryeministra shqiptarė kanė thėnė dje pėr gazetėn “Tirana Observer”, se tė gjitha strukturat e shtetit shqiptar janė tė pėrfshira nė njė organizim tė pėrsosur. Tė njėjtat burime shtojnė se, nė krye tė kėtij shtabi ėshtė emėruar zėvendėskryeministri Gazmed Oketa, i cili do tė drejtojė gjithēka qė ka tė bėjė me organizimin.

Snajpera dhe bllokimi i rrugėve
Pėrpos njė plani masash, ajo qė bie nė sy ėshtė jo vetėm numri i forcave, por dhe specialiteti qė do pėrdoren. Kėshtu ėshtė planifikuar qė gati nė tė gjithė godinat e larta tė Tiranės tė ketė snajpera pėr ēdo eventualitet. Mė parė do tė jetė bėrė edhe bllokimi i tė gjitha rrugėve qė nga Rinasi e deri nė Pallatin e Brigadave, por edhe nė disa rrugė tė tjera afėr qendrės. Nė planin e masave ėshtė shėnuar qė do tė mbyllen edhe tė gjitha dyqanet dhe lokalet, ku do tė jenė bllokuar rrugėt nė mėnyrė qė lėvizja aty tė jetė shumė e kufizuar. Ndoshta pėr nga pėrmasat kjo vizitė pritet tė krahasohet me atė qė zhvilloi ish-sekretari amerikan i Shtetit James Becker nė vitin 1991. Por, natyrisht e zhvendosur nė kohė ajo ka njė rėndėsi tjetėr. Rėndėsia shtohet edhe mė shumė pėr faktin se Xhorxh Bush ėshtė i pari president amerikan qė viziton Shqipėrinė nė tė gjithė historinė.

Gjashtė orėt e Bushit nė Tiranė
Ndonėse ende nuk kemi njė agjendė tė saktė deri tani, burimet flasin se Presidenti amerikan do tė qėndrojė nė Tiranė pėr gjashtė orė rresht. Mendohet se ai do tė vijė nė kryeqytetin shqiptar rreth orės 10:00 dhe do tė largohet nė orėn 16:00. Mė parė Bush do tė ketė zhvilluar takime nė Ēeki, Gjermani, Poloni dhe mė pas nė Itali. Pas Tiranės do tė shkojė nė Sofje. Tė dhėnat flasin se, Bush do tė vijė nė Tiranė nga Roma ku do tė ketė njė takim me Papėn. Ai do tė pritet nė Rinas nga politikanėt e rangut tė lartė, ku spikaten Presidenti Moisiu dhe kryeministri Berisha. Por edhe krerė tė tjerė tė shtetit, si dhe kreu i opozitės, Edi Rama.

Takimet
Mė pas Bush pritet tė shkojė nė Pallatin e Brigadave dhe nė Kryeministri, ku do ketė takime tė veēanta me krerėt e kėtyre dy institucioneve. Mendohet tė zhvillohet dhe njė vizitė nė Parlament, por njė gjė e tillė ende nuk ėshtė saktėsuar. Protokolli ende nuk ėshtė plotėsuar por janė duke u zhvilluar takime edhe me pėrfaqėsues tė ambasadės amerikane nė Tiranė. Ambasadorja Marcie Ries ka njė eveniment tė veēantė me kėtė takim. Ajo pas vizitės sė Bush do tė shkojė me bashkėshortin e saj nė Bagdad me mision diplomatik. Por, ditėt nė vazhdim pritet tė jetė e angazhuar me organizimin e kėsaj vizite. Pritet qė me presidentin Bush tė jetė edhe bashkėshortja e tij zonja e parė Laura Bush. Ajo do tė jetė nė tė gjitha takimet e presidentit.

Masat e marra

Nė kėtė operacion do tė marrin pjesė 15 mijė forca.

Sipas tė dhėnave, nė Tiranė do tė ketė snajper nė tė gjitha godinat e larta.

Policia ditėn e diel do tė bėjė bllokimin e tė gjitha rrugėve.

Sipas policisė, do mbyllen tė gjitha dyqanet dhe lokalet nė rrugėn ku do kalojė Presidenti Xhorxh Bush.

Nė kėtė operacion do tė pėrfshihen tė gjitha strukturat e SHISH nė bashkėpunim me Policinė e Shtetit.

Nė Tiranė do tė mbėrrijnė agjentė tė CIA-s dhe marinsave pėr tė siguruar vizitėn e Bushit.

Nė sigurinė e Presidentit amerikan do tė pėrshihen edhe policė privatė.

Forcat e RENEA-s, Forcat Komando, Forcat Delta-Forcė dhe Forcat e Ndėrhyrjes sė Shpejtė do tė jenė nė gatishmėri gjatė vizitės 6-orėshe tė Presidentit Bush.

Garda e Republikės do tė ketė nė mbikėqyrje tė veēantė tė gjitha institucionet e shtetit.

Policia do tė nisė kontrolle tė rrepta nė aeroportin e Rinasit.

Kronologjia

Ora 10:00
Mbėrritja nė Tiranė
Tė dielėn e 10 qershorit, Presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Xhorxh Bush do tė mbėrrijė nė Shqipėri. Aeroplani “Air Force I” do tė zbres nė pistėn e aeroportit “Nėn Tereza” nė orėn 10 :00. Sipas protokollit, ministri i Jashtėm dhe njė sėrė zyrtarėsh tė tjerė tė lartė tė vendit do ta presin atė.

Ora 10:15
Takimi zyrtarė
Pas uljes nė tokėn shqiptare, i pari qė do tė takojė Presidentin Bush ėshtė ministri i Jashtėm, Lulėzim Basha si dhe personalitete tė tjerė tė lartė. Ndėrkohė qė, sipas protokollit, ceremonia do tė shoqėrohet me interpretimin e himneve kombėtare tė dy vendeve nga banda frymore.

Ora 10:30
Takimi i parė
Pas mbėrritjes nė kryeqytet, nė agjendėn e Presidentit Bush ėshtė planifikuar takimi me homologun e tij, Presidentin Shqiptar Alfred Moisiu. Ky takim do tė zgjasė rreth 30 minuta. Mė pas Presidenti Bush do tė drejtohet nga qyteti bregdetar i Durrėsit.  

11:00
Takimi me Berishėn
Presidenti Bush do tė zhvillojė dhe njė takim privat me kryeministrin Berisha. Nė ambientet e kryeministrisė prej javėsh ka nisur puna pėr pėrgatitjen e dhomės ku do tė akomodohet Presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

12: 00
Ceremonia
Vizita historike e Presidentit amerikan pritet qė tė ketė dhe njė ndryshim tė protokollit zyrtar. Zyrtarė tė Drejtorisė sė Protokollit janė duke pėrgatitur dhe efektet e veēanta qė do tė shoqėrojnė vizitėn e Bush si dhe listėn e vendeve ku Bush do tė ndalet nė Tiranė.  

Ora 13:00
Porti i Durrėsit
Nė agjendėn e Presidentit amerikan ėshtė parashikuar dhe vizita e tij nė portin e Durrėsit, ku kompanitė amerikane kanė bėrė njė nga investimet mė tė mėdha nė vend. Ceremonia e parashikuar pritet tė zgjas rreth njė orė.

Ora: 13:30
Takimi, “A3”
Nė Durrės pritet tė zhvillohet dhe takimi me kryeministrat e tre vendeve qė janė anėtarė tė “Kartės sė Adriatikut A3”. Nė takim do tė jenė kryeministri Sali Berisha, si dhe kryeministrat e Kroacisė dhe Maqedonisė.

Ora 16:00
Largimi
Rreth orės 16 pritet tė pėrfundojė vizita zyrtare e Peridentit Bush. Nėn masa tė rrepta sigurie, nisja e tij drejt Bullgarisė do tė bėhet pėrsėri nga Aeroporti i Rinasit. Ndėrkohė qė forca tė shumta policore do tė shoqėrojnė eskortėn gjigante
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: 6 orėt e Bushit nė Tiranė, 15 mijė forca pėr sigurinė 
 
Shtepia e Bardhe ka njoftuar zyrtarisht dje ne mbremje, sipas ores shqiptare, viziten e Presidentit Amerikan Xhorxh W.Bush ne Shqiperi. Ne nje tur europian, Presidenti Amerikan ka vendosur te kaloje kufijte e vendit dikur me hermetik ne Bote, njerit prej shteteve ku amerikanet nuk qene te mirepritur, duke u bere keshtu i pari drejtues politik i vendit me te fuqishem te botes qe viziton Shqiperine. Jashte euforise normale te nje vizite si kjo, padyshim e rendesishme politikisht per cdo vend te botes, jashte frazave standard qe shkruhen ne nje rast te tille, nuk ka se si te mos theksohen se paku disa gjera.

E para, vizita e Presidentit Bush duhet lexuar si nje vizite kortezie e Presidentit Amerikan ne nje vend i cili me shume se sa nje here ka deshmuar ndjenjat e tij proamerikane. Duhet lexuar si vizita ne nje vend ish-komunist ku propaganda antiamerikane e kohes ne asnje rast nuk e zbehu pasionin e popullit per demokracine me te madhe dhe me te vjeter te botes moderne. Qe nga 12 qershori i vitit 1991, kur gjate vizites se Sekretarit Amerikan te Shtetit Bejker Shqiperia demostroi nje pritje madheshtore, ndjenjat proamerikane kane mbetur te patjetersuara. Madje, duke e renditur Shqiperine ne te gjitha sondazhet si vendin me proamerikan te kontinentit.

E dyta, vizita e Presidentit Amerikan duhet pare si nje falenderim per rolin e Shqiperise ne luften kunder terrorizmit, per angazhimin e saj ne Irak e Afganistan dhe per pozicionin e palekundur qe ajo ka mbajtur ne kete drejtim, pavaresisht ngjyrimit politik te mazhorancave. Madje, ne keto vite, qendrimi ndaj luftes kunder terrorizmit, rezulton konsensusi i vetem i pakontestuar i forcave politike shqiptare. Ajo duhet pare njeherazi, si nje falenderim i perseritur, tashme ne vend, per qendrimin e Shqiperise ndaj luftes se Kosoves dhe gjithcka ndodhi ne vitin 1999.

Ne kete kendveshtrim, vizita e Presidentit amerikan duhet pare edhe si nje kontribut i plote i gjithe politikes shqiptare dhe ajo padyshim qe duhet ta pershendese e gjitha bashke.

Se treti, vizita e Presidentit Bush, duhet pare edhe si vizita e drejtuesit te nje vendi, i cili gjate historise sone shpesh tragjike, ka luajtur nje rol jetik. Duke nisur qe nga qendrimi i Presidentit Uillson ne Konferencen e Paqes ne Paris, i cili kundershtoi hapur copetimin dhe zhdukjen e Shqiperise nga harta e Ballkanit, tek Presidenti Bush (Babai) qe deklaroi se vijen e kuqe te mosprekjes se Kosoves ne krishtlindjet e vitit 1992 e deri tek ndihma madhore qe SHBA dha ne krye te nje koalicioni te perbotshem per parandalimin e tragjedise kosovare dhe shndrimin e saj ne nje vend te lire dhe padyshim me te drejte vetvendosje.

Vizita e Presidentit Bush eshte vizita e munguar ose e pritur, e nje personaliteti boteror, po aq sa vizita e nje modeli politik, qe shqiptaret edhe pse nuk e kane realizuar dot kurre, e kane admiruar dhe enderruar gjithmone. E modelit te nje demokracie te thelle, e ardhmja e vetme e nje populli qe kaq shume ka vuajtur nga mungesa e saj.
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: 6 orėt e Bushit nė Tiranė, 15 mijė forca pėr sigurinė 
 
Pensionet. Ushtarakėt i shkruajnė letėr George W. Bush, nė prag tė vizitės sė tij nė Shqipėri

Letra: "Qeveria po diskriminon ekonomikisht ushtarakėt!"

Problem i pensioneve tė ushtarakėve shqiptarė, pėrplasjet shumėvjeēare me qeverinė, deri nė Vendimin e formės sė prerė tė Gjykatės Kushtetuese nė favor tė ushtarakėve, e sfida e qeverisė aktuale ndaj zbatimit tė kėtij vendimi, bėhet prezent tek kreu i Shtėpisė sė Bardhė, Xhorxh W. Bush, pak ditė para vizitės sė tij zyrtare nė vendin tonė. Nė letrėn "Mbi dhunimin e tė drejtave ligjore pėr pension tė oficerėve tė liruar pėr nevoja tė hreformės nė Shqipėri", kreut tė Shtėpisė sė Bardhė, pas informimit pėr problemin, i kėrkohet angazhimi i tij nė zgjidhjen e problemit, nė vizitėn e shumėpritur nė Shqipėri.

Letra

Sipas konfirmimeve zyrtare pėr gazetėn pranė Shoqatės Kombėtare tė Ushtarakėve nė Rezervė tė Shqipėrisė, letra dėrguar presidentit Xhorxh Bush, ėshtė nėnshkruar nga Zyhdi Kroj, Kolonel nė pension e President Nderi i kėsaj shoqate. Njėkohėsisht, pėr dijeni, kjo letėr u ėshtė dėrguar dhe Marcie Ries, Ambasadore e SHBA nė Republikėn e Shqipėrisė, zotit J. D. Scheffer, Sekretar i Pėrgjithshėm i NATO-s, si dhe Ambasadorėve tė vendeve anėtare tė NATO-s nė Bruksel.

"Duke parė qė qeveritė qė kanė zėvendėsuar njėra-tjetrėn gjatė 17 viteve tė fundit, jo vetėm nuk kanė bėrė asgjė pėr trajtimin ekonomik tė ushtarakėve nė rezervė, njė prej kushteve tė anėtarėsimit tė vendit tonė nė NATO, por pėrkundėr, kanė diskriminuar dhe vazhdojnė tė diskriminojnė kėtė shtresė tė shoqėrisė duke u mohuar tė drejtat e tyre tė ligjshme, ne menduam qė krahas sensibilizimit tė opinionit vendas, atij ndėrkombėtar, organizmit ushtarak Euro-Atlantik, tė informojnė dhe Presidentin Amerikan, Bush, nė prag tė vizitės sė tij tė shumėpritur nė vendin tonė",- shton Kroj.

Sipas tij, neglizhenca e qeverisė aktuale pėr tė zbatuar dhe Vendimin e fundit tė Gjykatės Kushtetuese, shpallur mė 26.05.2007, tregon se nga qeveria mungon dėshira dhe vullneti pėr tė zbatuar ligjin. Nėpėrmjet letrės drejtuar Bush, ushtarakėt shqiptarė shpresojnė se nė takimet e tij me krerėt e shtetit shqiptar, tė preket dhe problem i tyre.

Shqetėsimet

Dosja e pensioneve tė ushtarakėve shqiptarė, para se tė shtrohej sė fundi si problem tek kreu i Shtėpisė sė Bardhė, me anė tė letrės sė mėsipėrme, ka kohė qė ėshtė dorėzuar dhe nė selinė e NATO-s nė Bruksel. Nė njė seminar tė para tre javėve, pėr Politikat e Mbrojtjes pėr vendet qė synojnė anėtarėsimin nė NATO, organizuar nė vendin tonė nga CIOR-i, organizatorėt e kėtij aktiviteti, koloneli gjerman, Peter Eitze, President i COIR-it pėr vendet e Partneritetit pėr Paqe, dhe Derek Cheef, Sekretar i Pėrgjithshėm i CIOR-it, janė njohur me hollėsi pėr shqetėsimin e kolegėve shqiptarė, duke premtuar angazhimin pėr zgjidhje.
Njėkohėsisht, duke e vlerėsuar paraprakisht si absurde neglizhencėn e qeverisė pėr zbatimin e Vendimit tė Gjykatės Kushtetuese, nė ikje, morėn me vete dosjen pėrkatėse me tė gjitha materialet e pėrkthyera nė anglisht.

"Jo zyrtarisht, kemi mėsuar se njė nga arsyet e vizitės sė Bush nė vendin tonė, ėshtė dhe mundėsia e njė anėtarėsimi sa mė tė shpejtė tė Shqipėrisė nė NATO, njė dėshirė e shumėpritur kjo e tė gjithė shqiptarėve, veēanėrisht e ushtarakėve nė rezervė dhe e atyre aktivė. Nga kolegėt tanė tė strukturave Euro-Atlantike, kemi informacion se qeveritė shqiptare kanė informuar pėr zgjidhjen e pensioneve tė ushtarakėve sipas praktikave bashkėkohore por, nė fakt, e vėrteta ėshtė ndryshe. Ndaj, letra dėrguar Bush, ka pėr qėllim njohjen e tij realisht me problemin",- shtojnė pėr gazetėn, burimet pranė kryesisė sė Shoqatės sė Ushtarakėve.

"Ligji i pensioneve tė oficerėve i vitit 2005, megjithėse u vlerėsua pozitivisht dhe u rekomandua pėr zbatim nga Ambasadorėt e NATO-s nė Bruksel, nė nėntor 2005, qeveria shqiptare e ndryshoi, ēka ēoi nė pėrgjysmimin e pensionit pėr oficerėt e liruar. Pėr kėtė shkelje, Gjykata Kushtetuese e Shqipėrisė ka marrė njė vendim tė formės sė prerė, nė favor tė oficerėve tė liruar, por qeveria shqiptare nuk ka vullnet pėr ta zbatuar, gjė e cila ka ēuar nė rritjen e pakėnaqėsisė e po krijon premisa pėr protesta masive",- shkruhet mes tė tjerave nė letėr.

Duke i prezantuar Presidentit Amerikan problemin, "…me kėtė qėndrim e mentalitet tė qeverisė shqiptare ndaj oficerėve tė liruar pėr nevoja tė hreformės, ajo tregon se ėshtė kundėr standardeve tė shtetit ligjor qė propagandon, e ka mungesė vullneti pėr plotėsimin e kritereve pėr anėtarėsim nė strukturat Euro-Atlantike...", letra pėrfundon: "Duke Ju kėrkuar ndjesė pėr shqetėsimin e shprehur, kėrkojmė mirėkuptim dhe angazhimin tuaj nė ndihmė tė zgjidhjes sė problemit!".


LETĖR

Drejtuar: Zotit George W. Bush, President i SHBA, Washington DC

Pėr dijeni: Znj.Marcie Ries, Ambasadore e SHBA, nė Republikėn e Shqipėrisė, Tiranė

Zotit: J. D. Scheffer, Sekretar i Pėrgjithshėm i NATO-s, Bruksel

Ambasadorėve tė vendeve anėtare tė NATO-s, Bruksel

MBI DHUNIMIN E TĖ DREJTAVE LIGJORE PĖR PENSION TĖ

OFICERĖVE TĖ LIRUAR PĖR NEVOJA TĖ REFORMĖS NĖ SHQIPĖRI

Zoti President,

Si oficer nė pension dhe President Nderi i Shoqatės Kombėtare tė Oficerėve nė Rezervė tė Shqipėrisė (Anėtare Asociuese nė Konfederatėn Ndėraleate tė Oficerėve nė Rezervė- CIOR), me sytė dhe mendjen tek vizita juaj e pritshme nė Shqipėri, duke e konsideruar atė historike e shpresėdhėnėse pėr shqiptarėt, shpreh kėrkesėn qė gjatė takimit tuaj me drejtuesit mė tė lartė tė shtetit shqiptar, t'u bėni atyre prezent shqetėsimin e mijėra oficerėve tė liruar pėr nevoja tė reformės.

Ligji i pensioneve tė oficerėve i vitit 2005, megjithėse u vlerėsua pozitivisht dhe u rekomandua pėr zbatim nga Ambasadorėt e NATO-s nė Bruksel, nė nėntor 2005, qeveria shqiptare e ndryshoi, ēka ēoi nė pėrgjysmimin e pensionit pėr oficerėt e liruar. Pėr kėtė shkelje, Gjykata Kushtetuese e Shqipėrisė ka marrė njė vendim tė formės sė prerė, nė favor tė oficerėve tė liruar, por qeveria shqiptare nuk ka vullnet pėr ta zbatuar, gjė e cila ka ēuar nė rritjen e pakėnaqėsisė e po krijon premise pėr protesta masive.

Me kėtė qėndrim e mentalitet tė qeverisė shqiptare ndaj oficerėve tė liruar, pėr nevoja tė reformės, ajo tregon se ėshtė kundėr standardeve tė shtetit ligjor qė propagandon, e ka mungesė vullneti pėr plotėsimin e kritereve pėr anėtarėsim nė strukturat Euro-Atlantike.

Duke ju kėrkuar ndjesė pėr shqetėsimin e shprehur, kėrkojmė mirėkuptim dhe angazhimin tuaj nė ndihmė tė zgjidhjes sė problemit.

Me konsideratat mė tė larta,

Zyhdi Kroj

Kolonel nė pension

President Nderi i Shoqatės KURSH

Tiranė: 24.05.2007

 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Bush, vizite me ushtare amerikane 
 
Kuvendi i jep te drejte, me nje akt te posacem, forcave ushtarake amerikane, qe do te vijne me 10 qershor ne Shqiperi me Presidentin Xhorxh Bush, te reagojne edhe me force ndaj cdolloj kercenimi apo rreziku. Kete vendim anetaret e Komisionit parlamentar te Ligjeve e moren vetem pasi Ministria e Mbrojtjes deklaron se nuk mund te garantoje plotesisht sigurine ne nivelin qe kerkohet, me mundesite ushtarake qe ka. Me shumice votash, Komisioni parlamentar i Ligjeve votoi aktin normativ te sjelle nga Ministria e Mbrojtjes per masat e sigurise gjate vizites se Bush ne Shqiperi. Si pozita ashtu edhe opozita, pranuan te gjitha pikat e aktit, pervec socialistit Bashkim Fino, i cili abstenoi, duke e quajtur nje akt diskriminues ndaj vendit tone. Fino ishte kunder nenit 3 te aktit normativ te ministrise, i cili parashikon: "Njesite e forcave ushtarake te SHBA-se lejohen te kryejne veprimet e pershtatshme ndaj cdolloj kercenimi apo rreziku, qe mund te cenoje sigurine e vizites, duke perdorur, nese eshte e nevojshme, edhe forcen, ne perputhje me intensitetin e rrezikut apo te kercenimit". "Eshte nje akt diskriminues. Ne nuk jemi ne vitin 1997. Jemi nje vend i qete dhe nuk ka asnje arsye qe te vijne ushtaret amerikane per te garantuar sigurine", tha Fino. Por perfaqesuesi i Ministrise se Mbrojtjes, Ndue Marku, u shpreh se prania e tyre eshte e nevojshme, ashtu si miratimi me urgjence i aktit normativ. Kjo sepse, sipas Markut, ne kete menyre i paraprihet ndonje sulmi ajror, si ai i 11 shtatorit ne Amerike. Marku u shpreh se miratimi i ketij akti eshte i nevojshem per garantimin e sigurise. Ndonese votoi pro aktit, rezerva pati edhe nenkryetari i Komisionit te Ligjeve, Fatmir Xhafaj. Nenkryetari pyeti nese masa te tilla i ploteson marreveshja e nenshkruar kohe me pare. "Jo, marreveshjet e nenshkruara deri me sot nuk parashikojne asnje nga pikat qe ka akti. Pasi ushtaret amerikane do te vijne per te siguruar sulme qe mund te jene si ato te 11 shtatorit", u pergjigj Marku. Sipas aktit normativ, qe i eshte percjelle sot me urgjence seances plenare, do te lejohet para 10 qershorit, hyrja qendrimi dhe levizja ne territorin e Shqiperise, te njesive te forcave ushtarake te SHBA si dhe mjeteve te tyre ushtarake per pjesemarrje ne operacionin e perbashket per masat e sigurise para dhe gjate vizites se Presidentit te SHBA-se ne Shqiperi. "Republika e Shqiperise, ne kuader te operacionit te perbashket per masat e sigurise, ve ne dispozicion hapesiren tokesore, detare dhe ajrore, perfshire portet dhe aeroportet, si dhe krijon lehtesite e nevojshme per kryerjen e ketij misioni", thuhet ne aktin normativ. Per sigurine e vizites se Presidentit Bush do te ofrojne bashkepunimin e tyre dhe do te jene ne gatishmeri pjesa me e madhe e ministrive si ajo e Mbrojtjes, e Jashtme, e Brendshme, ministria e Transportit, Financave si dhe Sherbimi Informativ Shteteror e strukturat ne varesi te tij.

Shkurt

Aksesi

Kuvendi do te lejoje sot, me nje akt te posacem, hyrjen dhe qendrimin ne Shqiperi te forcave ushtarake te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe te mjeteve te tyre ushtarake, me rastin e vizites se Presidentit te SHBA-se, Xhorxh Bush, ne vendin tone. Forcat ushtarake do te vijne para dhe gjate vizites se Presidentit amerikan per operacionin e perbashket te sigurise.

Te drejtat

Pervec ardhjes dhe qendrimit ne Shqiperi, forcat ushtarake te SHBA, qe do te vijne me rastin e vizites se Presidentit Bush ne Shqiperi, do te kene edhe te drejte qe te nderhyjne, te kryejne veprime te pershtatshme ndaj cdolloj kercenimi apo rreziku qe mund te cenoje sigurine e vizites. Madje, ushtaret kane te drejte, sipas aktit qe do miratohet sot, te perdorin edhe forcen ne rast kercenimi.

Hapesira ajrore

Per te lejuar veprimtarine e forcave ushtarake amerikane gjate vizites se Presidentit Bush ne Shqiperi, vendi yne, ne kuader te operacionit te perbashket per masat e sigurise, ve ne dispozicion hapesiren tokesore, detare dhe ajrore. Perfshire ketu edhe portet, aeroportet si dhe merr persiper qe te krijoje hapesira tokesore, detare dhe ajrore per kryerjen e ketij misioni. Nje gje e tille eshte bere dhe ne vitin 1999, ne kohen e luftes ne Kosove, po me vendim Parlamenti.

Gatishmeria

Ministrite do te jene te gatshme te ofrojne ndihmen e tyre gjate vizites se Presidentit Bush ne Shqiperi. Ministria e Jashtme ajo e Mbrojtjes, e Brendshme, e Transportit, Financave, por edhe Sherbimi Informativ Shteteror dhe institucione te tjera ne varesi te tyre do jene te gatshme te ofrojne bashkepunim, sipas objektit te veprimtarise shteterore, ne perputhje me ligjet ne fuqi.

Emergjenca

Akti normativ per masat e sigurise, qe do te merren gjate vizites se Presidentit Bush me 10 qershor, u dorezua dje me urgjence ne Komisionin arlamentar te Ligjeve. Me konsensus te plote, anetaret e majte dhe te djathte te komisionit pranuan qe forcat ushtarake te kene te drejte te reagojne ndaj ndonje kercenimi te mundshem. Akti do votohet me urgjence ne seancen e sotme plenare.

Perjashtimi

Vetem deputeti socialist, Bashkim Fino, abstenoi ndaj aktit per masat e sigurise me 10 qershor, diten kur Presidenti i SHBA Xhorxh Bush do te vizitoje Shqiperine. Socialisti refuzoi te votoje nje akt, qe, sipas tij, e diskriminon vendin tone te qete. Fino u shpreh se, per sa kohe Shqiperia eshte nje vend i qete e pa probleme, nuk ka pse te merren masa te tilla.
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Kozmetikė e Tiranės pėr vizitėn e Bushit 
 
Qeveria shqiptare ka vendour tė shpenzojė rreth 950 mijė euro pėr ristrukturim tė godinave tė kryeministrisė, ministrisė sė jashtme si dhe pėr disa subvencione me rastin e vizitės disaorėshe nė Tiranė tė presidentit amerikan Bush pas 10 ditėsh.

Autoritetet po marrin masa tė shumta pėr rritjen e sigurisė nė vend dhe organizimin sa mė tė mirė tė kėsaj vizite historike.

Nė faqen e internetit tė Qeverisė nuk thuhet se kėto shpenzime do tė kryhen enkas pėr vizitėn e presidentit amerikan, por mediat lokale po njoftojnė hollėsi rreth mėnyrės sė shpenzimit tė tyre.

Njė pjesė e fondeve pritet tė shpenzohen pėr dekorimin e Tiranės me flamuj shqiptarė dhe amerikanė dhe pankarta pėr t’i uruar mirėseardhjen delegacionit dhe zotit Bush.

Shpenzime tė veēanta do tė shkojnė pėr pėrmirėsimin e pamjes sė ambienteve dhe zyrave qė do tė vizitojė presidenti Bush, ashtu si dhe pėr drekėn speciale qė kryeministri do tė shtrojė pėr mysafirin e rallė e pėr dhuratat e rastit.

Tirana e mobilizuar

10 ditė para vizitės, Tirana zyrtare ėshtė tėrėsisht e mobilizuar. Vizita me tė drejtė quhet historike. Parlamenti pritet tė miratojė me shpejtėsi njė akt tė jashtėzakonshėm me anė tė tė cilit i hapet drita jeshile hyrjes nė vend dhe veprimeve mbrojtėse tė njėsive speciale tė ushtrisė amerikane qė merren me sigurimin e presidentit Bush.

Nė njė njoftim tė disa javėve mė parė, ambasada amerikane nė Tiranė kujdesej qė vizita e presidentit Bush tė interpretohej si njė akt miqėsie dhe mirėnjohjeje pėr tė gjithė popullin shqiptar, pa krijuar shtigje pėr parapėlqime politike pėr njerin apo tjetrin krah.

Por kėtu ėshtė e qartė se Qeveria vetėndjehet fort e mbėshtetur nga kjo ngjarje, kurse elementė tė opozitės me vėshtirėsi e fshehin xhelozinė qė kjo ngjarje e shėnuar pėr Shqipėrinė ndodh kur nė pushtet janė kundėrshtarėt politikė.

BBC ka mbledhur disa prononcime nė Tiranė nga zyrtarė, intelektualė dhe studentė nė lidhje me vizitėn e Bush, qė vijojnė si mė poshtė.

1. Aureli, student nga Tirana

Ėshtė ngjarje historike pėr popullin shqiptar. Shpresoj tė kemi pėrfitime, por ndonjė pėrfitim shumė i madh nuk pretendohet.

2. Elvini, student nga Tirana

Eshtė ngjarje e madhe. Natyrisht qė na nderon me ardhjen e tij. Ajo tregon pėrkrahjen pėr ēėshtjen e Kosovės. Mirėsetėvijė edhe herė tjetėr.

3. Oltion, student nga Kuēova

Eshtė njė ditė e veēantė pėr popullin shqiptar dhe pėr ne studentėt. Shpresoj tė jetė njė gjė e madhe pėr tė ardhmen e Shqipėrisė pėr integrimin nė NATO.

4. Dorina nga Media PR, Durrėsi

Mbėshtetja amerikane ėshtė njė "faleminderit" pėr gadishmirinė qė kanė treguar shqiptarėt si pėr shembull pėr tė dėrguar trupa nė Irak. Unė kam punuar me amerikanėt, komunikimi me ta ėshtė shumė i hapur dhe tolerant.

5. Sllavka, studente nga Durrėsi

Pavarėsisht se Shqipėria ėshtė njė shtet i vogėl, Shtetet e Bashkuara e kanė patur atė nė qendėr tė vėmendjes. Vizita e Bushit e tregon kėtė mė sė miri. Por ashtu edhe pėr Kosovėn. Roli qė SHBA-ja po luan pėr pavarėsinė e saj ėshtė shumė i madh.

6. Ermira, studente nga Tirana

Shqiptarėt e duan Amerikėn. Unė personalisht kam dashur tė shkojė nė Amerikė, por nuk mė kanė dhėnė vizė. Kjo ėshtė ardhur keq. Justifikime tė pavlera pėr mospajisjen me vizė na bėjnė tė ndihemi tė diskriminuar.

7. Gerald, student nga Durrėsi

Shqiptarėt e duan mė shumė Amerikėn sesa Evropėn pėr ndihmėn qė ka dhėnė.

8. Olsi, student nga Durrėsi

Mė pėlqejnė amerikanėt se ata i kemi pėr ndihmė nė aspektin ekonomik dhe aspektin e integrimit.

9. Ervin Hatibi, shkrimtar

Premtimi i Amerikės ėshtė kaq fort i ngulitur tek njerėzit sa nuk ka ndonjė lloj ideologjie qė mund ta konkurojė kėtė, pasqyerė bilancesh apo faktesh pėr ndihma qė mund ta relativizojnė atė. Populli shqiptar shquhet nga pragmatizmi. Unė mendoj se ėshtė edhe njė farė presioni popullor ndaj Evropės qė tė jetė mė e hapur. Pėr pro-amerikanizmin pika e Kosovės nė opinionin popullor ėshtė njė pikė e fortė pėr kėtė.

10. Arte Dade, Sekretare pėr Marrėdhėniet me Jashtė nė PS

Vizita e Presidentit Bush nė Tiranė ėshtė historike edhe pėr faktin se Shqipėria ndodhet nė njė moment delikat dhe historik. Ne shpresojmė qė tė realizohet ftesa pėr anėtarėsim nė Nato. Kjo vizitė do ta vėrė Shqipėrinė nė fokus tė opinionit botėror, por edhe tė rajonit. Shqipėria ėshtė para momentit historik siē ėshtė pėrcaktimi i statusit pėrfundimtar tė Kosovės. SHBA-ja ka qėnė nė pararojė tė pėrpunimit tė opsioneve dhe tė formėsimit tė kėtij shteti tė ri qė krijohet nė rajonin tonė.
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Bush: Shqipėria, njerėz mysliman nė paqe 
 
Presidenti amerikan Xhorxh Ė.Bush rrėfen arsyet e vizitės sė tij nė Shqipėri, mendimi qė ai ka pėr vendin tone si dhe qėndrimi i SHBA-sė pėr Kosovėn.

"Kėshilla ime e vetme ėshtė: punoni sa mė shumė pėr tė arritur standardet qė do t'i shtynte vendet anėtare tė NATO-s tė pranonin kėrkesėn e Shqipėrisė"

Zoti President, fillimisht ju falėnderoj pėr mundėsinė qė mė dhatė mua dhe publikut shqiptar me kėtė intervistė. Cila ėshtė arsyeja qė kėsaj rradhe pėrfshitė Shqipėrinė nė turin tuaj europian ?

Ėshtė njė pyetje interesante. Nė rradhė tė parė dua tė sigurohem qė tė gjithė shqipėtarėt ta kuptojnė se Amerika e di qė ju ekzistoni dhe gjendeni pėrballė zgjedhjesh tė vėshtira pėr tė forcuar shoqėrinė tuaj tė lirė. Unė vij si njė dashamirės i lirive nė njė vend ku njerėzit i dinė tė mirat e lirisė. E dyta, mė kanė bėrė pėrshtypje udhėheqėsit juaj. Kam takuar liderėt tuaj nė kohė tė ndryshme.

Ju kanė bėrė pėrshtypje, nė ēfarė sensi?

Nė sensin qė janė tė vendosur pėr tė njėjtat ideale si edhe SHBA, besojnė nė disa liri tė caktuara. Njerėzve duhet t'u jepet mundėsia tė jetojnė nė njė shoqėri tė lirė, dhe kėshtu mesazhi im ėshtė: ne e mirėpresim miqėsinė tonė, jam shumė krenar pėr punėn e madhe qė keni bėrė dhe jam veēanėrisht mirėnjohės qė jam i pari President nė fuqi qė vizitoj Shqipėrinė.

Vizitė historike! Shqipėria po shpreson tė marrė njė ftesė nė samitin e ardhshėm pėr t'u anėtarėsuar nė NATO nė vitin 2008. Sa realiste ėshtė kjo shpresė pėr Shqipėrinė?

Mesazhi im pėr qeverinė shqiptare dhe popullin shqipėtar ėshtė ky: sė pari faleminderit pėr interesin tuaj pėr t'u anėtarėsuar nė NATO. Sikurse u kam thėnė edhe vendeve tė tjera qė janė nė kėtė fazė tė procesit, ka njė hartė tė caktuar qė duhet respektuar, ka njė rrugė pėr t'u ndjekur, disa detyrime qė duhet tė pėrmbushen. Kėshilla ime e vetme ėshtė: punoni sa mė shumė pėr tė arritur standartet qė do t'i shtynte vendet anėtare tė NATO-s tė pranonin kėrkesėn e Shqipėrisė.

Le tė kalojmė tek pika mė e nxehtė, Kosova. Nė fillim tė javės ju morėt njė telefonatė nga Presidenti rus Vladimir Putin. Ratė dakort pėr tė ridiskutuar tė ardhmen e Kosovės, pėrsėri. Shqipėtarėt janė tė shqetėsuar pėr kėtė. A prisni tė bėni ndonjė kompromis tė mundshėm me rusėt qė mund tė prekė planin "Ahtisari" ashtu siē ėshtė tani?

Le tė qartėsojmė atė qė thashė.

Se tė gjithė shqiptarėt janė tė shqetėsuar pėr kėtė.

Po janė tė shqetėsuar, sigurisht, por ėshtė njė ēėshtje e vėshtirė. Por nuk duhet tė shqetėsohem pėr pozicionin tim. Unė e kam bėrė tė qartė se mbėshtes planin e Ahtisarit dhe kėto janė udhėzimet qė i kam dhėnė Sekretares sė Shtetit Rais. Ajo ėshtė shumė dakort me mua. Kėto do tė jenė udhėzime qė do t'u japim Kombeve tė Bashkuara. Unė nuk di si mund tė komentohet telefonata ime me Vladimir Putin, por siē i thashė edhe atij nė telefon "shiko, ne shpresojmė tė evitojmė njė konflikt tė madh nė rajon". Por ne besojmė se plani i Ahtisarit ėshtė rruga e duhur pėr tė ecur pėrpara. Dhe ky ėshtė pozicioni i SHBA-sė.

Nė rast se Rusia pėrdor veton e saj muajin e ardhshėm nė Kėshillin e Sigurimit, a kanė SHBA njė plan"B" pėr Kosovėn?

Plani "A" ėshtė qė tė mundohemi qė plani "A" tė funksionojė.

Dhe nėse plani "A" nuk funksionon ?

E di ēfarė ti po mė kerkon, tė hamendėsoj, meqė ra fjala kjo ndodh edhe me shtypin amerikan. Ata thonė: "Nėse diēka nuk ndodh", puna ime ėshtė qė pikėsėpari kjo tė ndodhė. Ne po mundohemi tė bindim tė gjithė anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara qė tė mbėshtesin planin e Ahtisarit dhe po parashtrojmė shpjegimet tona se pse ky plan ėshtė i arsyeshėm dhe si ky plan do tė vendoste paqen. Gjithashtu ne shpresojmė qė komuniteti europian dhe NATO do tė vazhdojnė tė bashkėpunojnė me Serbinė qė tė ndihmojnė edhe ata tė ecim perpara. T'ju japė edhe atyre njė mundėsi qė tė jenė pjesėmarrės nė disa struktura europiane. Dhe nė rastin e NATO-s, njė mundėsi pėr t'u anėtarėsuar nė NATO, me SHBA si partner.

Mė lejoni tė jem i sinqertė. Tė jemi tė ndershėm, nė rajon ėshtė shumė e lehtė tė gjesh njė qeveri pro-amerikane, por nuk ėshtė po kaq e lehtė tė gjesh opinion publik pro amerikan. A kane SHBA ndonjė strategji qė ta ndryshoje kėtė trend, nė mėnyrė qė politika amerikane tė jetė mė efikase nė planin afatgjatė?

Pikė sė pari, njerėzit mė pyesin pėr popullaritetin, qoftė brenda, qoftė jashtė kufinjve. Njė lider s`mund tė marrė vendime duke u pėrpjekur tė fitojė popullaritet. Vendimet merren pėr hir tė sė drejtės. Unė kam marrė vendime, pėr tė mirėn e SHBA-sė ndonjėherė ato ma rrisin popullaritetin, ndonjėherė bėn efektin e kundėrt. Popullariteti shkon e vjen, por disa parime duhet tė jenė tė qėndrueshme. Unė besoj se SHBA duhet tė pėrballet me tiraninė, sėmundjet dhe urinė. Besoj se SHBA duhet tė sigurojnė territorin e saj nga sulmet e tjera. Dhe unė do tė ndėrmarr veprimet e nevojshme pėr kėtė. Shpresoj qė tė tjerėt ta kuptojnė pse. Dua qė njerėzit ta kuptojnė arsyen e vendimit. Dua qė njerėzit ta respektojnė vendin tim dhe tė pėlqejnė amerikanėt, dhe shumica i pėlqejnė amerikanėt. Ndonjėherė e pėlqejnė presidentin amerikan, ndonjėherė nuk e pėlqejnė. Por popullariteti ėshtė ..... unė do tė bėja pyetjen "a do tė vazhdoje tė merrje vendime mbi parime tė forta?"dhe pėrgjigjja ėshtė: absolutisht po.

Dhe mė lejoni t'ju bėj njė pyetje fėminore. Ėshtė hera juaj e parė nė Shqipėri dhe ēdokush pyet veten, ēfarė i shkon nė mendje Presidentit Bush kur dėgjon fjalėn Shqipėri?

Njė bregdet i bukur, histori interesante, njerėz musliman qė mund tė jetojnė nė paqe, kjo mė vjen nė mendje. Mezi pres tė vij. Tė them tė drejtėn, mendova edhe pėr kohėt e errėta tė komunizmit, kur shoqėria ishte njė shoqėri e mbyllur. Kam takuar shumė shqipėtarė qė janė tė gėzuar qė jetojnė nė njė shoqėri tė lirė. Mezi pres tė vij nė vendin tuaj. Kam dėgjuar gjėra shumė tė mira pėr tė dhe do tė jetė njė udhėtim interesant pėr mua dhe pėr Laurėn.
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh “Vizita e Bush-it, mė e madhja ngjarje qė ka ndodhur 
 
Shqipėria po pėrgatitet kėto ditė pėr vizitėn e Presidentit Bush mė 10 qershor. Presidenti do tė shkojė nė Shqipėri nė kuadėr tė turneut nė Evropė, ku do tė marrė pjesė nė takimin e udhėheqėsve tė 8 vendeve mė tė industrializuara nė Gjermani. Nė Shqipėri, vizita ėshtė kėto ditė nė qendėr tė vėmendjes sė politikanėve, tė cilėt shpresojnė qė ajo tė kontribuojė pėr konsolidimin e imazhit tė vendit nė kėto momente kur Shqipėria pret anėtarėsim nė NATO vitin e ardhshėm dhe kur ēėshtja e Kosovės ka hyrė sot nė fazėn pėrfundimtare tė pėrcaktimit tė statusit tė saj. Pėr tė folur pėr domethėnien e kėsaj vizite, Zėri i Amerikės i mori kėtė intervistė shkrimtarit tė shquar shqiptar Ismail Kadare.

Zoti Kadare, qė kur u njoftua vizita, nė Shqipėri ėshtė folur shumė pėr tė, ėshtė nga ato rastet e ralla qė bashkon politikėn shqiptare. Por unė doja tė dija mendimin tuaj, nė veprat tuaja, ndonėse artistike, ju keni trajtuar gjerėsisht aspekte tė marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me fuqi tė mėdha, qė nga perandoria otomane, Bashkimi Sovjetik, e deri tek Kina. Si e shihni ju sot afrimin e Shqipėrisė me Shtetet e Bashkuara?

Natyrisht, shprehja mė e shpeshtė qė po pėrdoret kėto ditė dhe me tė drejtė, kjo vizitė quhet historike. Ngaqė shprehja pėrdoret shpesh, nuk na duket kaq e fortė, po tė kishim njė tjetėr mė tė fortė, natyrisht atė do tė pėrdornim. Vizita ėshtė mė se historike, vizita mė e madhe qė ka ndodhur ndonjėherė nė vendin tonė. Shqipėria i ka njohur raportet me shtetet e mėdhenj, me shefat e mėdhenj, si tė thuash, pėr fatin e keq tė saj. Pa dashur tė zgjatem nė histori, meqėnėse ju e pėrmendėt perandoninė otomane, le tė kujtojmė qė Mehmeti i Dytė, perandori i otomanėve, qė pasi rrėzoi Kostandinopojėn, domethėnė rrėzoi gjysmėn e qytetėrimit tė atėhershėm, erdhi nė Shqipėri qė tė pėrgatitej pėr tė sulmuar Evropėn, ta bėnte rafsh. Pas kėsaj, Shqipėria pėr fat tė keq u rrėzua bashkė me gjysmėn e parė tė qytetėrimit evropian. Nė jetėn e saj tė mėvonshme si shtet, Shqipėria ka njohur shumė miqėsira, raporte, miqėsira pėrgjithėsisht tė mbrapshta, me sovjetikė, me kinezė, me shefat e tyre. Por pėr njė orientim tė gabuar qė ka patur, tė gjitha kėto kanė qėnė ndesh me interesat e saj dhe bilanci i historisė shqiptare ėshtė pėrgjithėsisht negativ, pėr shkak tė tyre. Ka disa vite, e dinė tė gjithė, qė kjo gjendje u pėrmbys pėr fatin e mirė tė kombit shqiptar dhe vizita e presidentit amerikan, do tė shėnojė kulmin e kėsaj gjendje tė re. Prandaj edhe njė herė e pėrsėris, ėshtė njė vizitė mėse historike, ėshtė ngjarja mė e madhe, qė ka ndodhur nė historinė e kombit shqiptar.

Nė qoftė se i hedhim njė vėshtrim marrėdhėnieve mė moderne, atyre tė 15 viteve tė fundit midis Shqipėrisė dhe Amerikės, janė disa momente interesante, si marrėdhėniet e ngushta tė krijuara menjėhere pas rėnies sė komunizmit, mė pas ndodhi ajo qė shqiptarėt e quajnė, shpėtimi i Kosovės nga regjimi i Millosheviēit, pėr tė ardhur mė tej tek lufta kundėr terrorizmit. Ēfarė ėshtė nė qendėr tė kėsaj miqėsie midis njė vendi tė vogėl dhe shtetit mė tė fuqishėm demokratik?

Mendoj se ėshtė njė dukuri jo fort e shpeshtė, por njė dukuri shumė prekėse do tė thosha, kur njė shtet i vogėl dhe njė shtet i madh diēka i bashkon. Kėtu gjithė njerėzit kanė nė majė tė gjuhės, nė kėto raste interesat, por nuk mė duket se ka pasur ndonjė interes, as nga njėra palė as nga tjetra. Dihet qė me rėnien e komunizmit nė mėnyrė tė vetvetijshme, populli shqiptar, pa qėnė i organizuar nga ndonjė propogandė, nga ndonjė administratė pėr kėtė gjė, shfaqi njė dashuri tė madhe, njė shpresė tė madhe pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. I mėsuar gjatė gjysmė shekulli, qė ky shtet i madh demokratik tė ishte nėn kamzhikun e propogandės komuniste, populli shqiptar me intuitėn e tij, dhe ishte nga gjėrat mė tė mira qė ka pasur nė kėtė intuitė, e kuptoi se ka qėnė krejtėsisht e kundėrta. Ai orientimi i gabuar qė u kthye nė orientimin e duhur, domethėnė ky kthimi i Shqipėrisė drejt qytetėrimit perendimor, qė i kishte humbur, kjo gjė u shoqėrua nga njė dashuri tepėr e sinqertė pėr shtetin mė tė madh perendimor. Ka gati 100 vjet qė Shqipėria po kėrkon t’i kthehet kontinentit qė e ka humbur dhe ky kthim vėrtetė ka qėnė tepėr i vėshtirė, derisa ėshtė kaq i gjatė dhe ėshtė interesante tė kujtojmė qė Shqipėria e humbi Evropėn nė kohėn qė Evropa po themelonte, po lindte Amerikėn. Shikoni pra sa e vjetėr ėshtė kjo dramė. Lidhja e Shqipėrisė me Shtetet e Bashkuara ėshtė njė lidhje e thellė, nuk ėshtė njė lidhje thjesht konjukturale dhe politike. Pėr Shqipėrinė Shtetet e Bashkuara nuk janė vetėm shteti mė i madh demokratik i botės, ushtria e tė cilit, siē thatė ju, ndėrhyri, kryesoi nė ndėrhyrjen e aleancės sė Natos nė Kosovė pėr lirinė e popullit shqiptar. Shtetet e Bashkuara janė pėr kombin shqiptar kėshtjella kryesore e qytetėrimit perendimor, do tė shtoja e qytetėrimit tė rrezikuar perendimor. Prandaj duke shpallur miqėsinė ndaj shtetit amerikan, Shqipėria shpall pėrkatėsinė e saj nė kėtė qytetėrim. Me aq forcė sa ka, me forcėn e saj modeste ajo renditet nė mbrojtjen e kėtij qytetėrimi.

Shembulli mė i mirė, i asaj qė thatė ju “me aq forcė sa ka”, ėshtė mbėshtetja qė Shqipėria po i jep sot luftės kundėr terrorizmit qė kanė filluar Shtetet e Bashkuara. Nė kėtė kuadėr, edhe ju, njė nga intelektualėt mė tė njohur shqiptarė nė botė, nė fillim tė kėsaj lufte keni shkruar pro saj, nė Francė, nė njė kohė qė Evropa ishte dhe ėshtė skeptike. Sa ka ndikuar ky qėndrim i Shqipėrisė, pėr marrėdhėniet e sotme shqiptaro-amerikane?

Unė mendoj se sigurisht ka ndikuar sepse ju thashė, ne nuk propozuam shumė regjimente nė kėtė luftė, nuk kishim ndonjė teknikė tė madhe ushtarake, por pėrkushtimin tonė dhe me sa duket nė kėtė luftė lot njė rol ana morale. Domethėnė kėto janė gjėra tė reja qė po ndodhin nė kėto vitet e fundit, sikurse edhe lufta e Kosovės ka qėnė njė luftė e rallė me motive morale nė historinė e botės. Prandaj janė gjėra tė reja, pėr fat tė mirė me vlerė tė madhe, qė po ndodhin dhe prandaj pėrkushtimi shqiptar nė kėtė luftė ėshtė prekės vėrtetė. Prekės pėr aleatėt tanė, prekės pėr ndėrgjegjen tonė. Dhe ne pa ēarė kokėn pėr ironitė e tėrthorta, pa komplekse, Shqipėria pra ėshtė bashkuar nė kėtė front sepse kjo aleancė perėndimore, ky qytetėrim perendimor, ėshtė familja natyrale e shqiptarėve dhe ata mbrojnė nė kėtė rast familjen e tyre, aq sa janė, pavarėsisht se janė tė vegjėl. Ne e dimė qė jashtė kėtij qytetėrimi Shqipėria nuk ka jetė, prandaj kjo renditje ėshtė e natyrshme dhe e sinqertė.

Shqipėrisė mbėshtetja nga perėndimi nuk i ka munguar edhe mė parė, megjithatė, shpesh, si rezultat i luftės sė brendshme, madje edhe nė kėto momente qė ne po flasim, Shqipėria vazhdon tė jetė e tejkonsumuar nga politika e brendshme, duket se vendi ka humbur disa shanse. Sa dėmtohet Shqipėria, imazhi i saj, nga problemet e brendshme, nga fakti qė gjithmonė thėrret tė huajt pėr ndihmė pėr tė dalė nga kriza?

Kjo ėshtė e vėrtetė, imazhi qė ne kemi pėrpara botės dhe kėtė e dimė tė gjithė, nuk ka nevojė pėr ta argumentuar. Do tė thosha se ky imazh i keq, qė ėshtė njė fatkeqėsi pėr ne, qė jemi tė detyruar tė jetojmė siē jetohet me njė sėmundje, qė e kap nganjėherė njeriun, e kap edhe njė popull, tė jetojmė ca kohė me kėtė sėmundje duke shpresuar qė do tė kalojė. Ky imazh i keq pėrpara se tė krijohet nga gangsterėt apo prostitutat, sepse ėshtė gjetur njė alibi si tė thuash, se kėta na prishin punė, mendoj se e krijon tjetėr gjė, mendoj se e krijon niveli i ulėt i politikės shqiptare, ajo qė thatė ju, ky konsumizėm politik i lodhshėm dhe aspak i kėndshėm pėr veshin tonė, pa le pastaj pėr veshin e tė huajve. Makina e politikės shqiptare ėshtė e ndryshkur, e prapambetur, punon shtrak e shtruk, ngaqė ėshtė e prishur nga urrejtja. Maksima e njohur, qė ēdo popull ka atė qeverisje qė meriton, mendoj se nė Shqipėri po kthehet nė tė kundėrtėn. Ky popull ka pikėrisht atė qeverisje qė nuk e meriton. Shqipėria meriton mė shumė. Vizita e presidentit amerikan mendoj e vėrteton ndėr tė tjera edhe kėtė gjė, se Shqipėria meriton mė tepėr.

Zoti Kadare, tė kthehemi edhe njė herė tek vizita e Presidentit Bush. Ndonėse po bėhet nė Shqipėri, vizita ndodh nė njė moment kur Kosova ėshtė shumė pranė zgjidhjes sė statusit tė saj. Nė kėtė kuptim, ēfarė ndikimi do tė ketė kjo vizitė?

Mendoj se vizita do tė ketė ndikim pėr tė dhėnė mesazhin qė Ballkani ėshtė i rėndėsishėm pėr Evropėn, por nuk duhet harruar qė Shqipėria ėshtė e rėndėsishme pėr Ballkanin. Prandaj ka njė lidhje logjike midis paqes dhe stabilitetit nė Evropė, me stabilitetin e kėtij gadishulli dhe stabiliteti i kėtij gadishulli nuk mund tė kuptohet pa Shqipėrinė, se Shqipėria ėshtė njė vend i rėndėsishėm. Ėshtė bėrė prej vitesh njė propogandė qė Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl, njė vend i parėndėsishėm. Kanė dashur me kėtė gjė madje tė sugjestionojnė edhe vetė shqiptarėt qė t’i krijojnė njė kompleks, domethėnė kompleksin e vogėlsisė qė ėshtė njė nga mė tė kėqinjtė e mė tė rrezikshmit pėr njė popull. Prandaj kjo vizitė, nga kjo anė, ėshtė shumė e rėndėsishme dhe ne duhet tė jemi jashtėzakonisht tė ndėrgjegjshėm pėr kėtė gjė, sepse njė popull duhet tė kuptojė kur i troket e keqja nė port. Por njė popull gjithashtu, po aq ka rėndėsi tė kuptojė kur i troket e mira. Ne duhet tė presim me dashuri dhe brohoritje presidentin amerikan dhe kjo ėshtė e natyrshme por ndėrkaq s’duhet tė harrojmė se bashkė me to ne duhet tė kuptojmė pėrse ai vjen, pra atė qė thatė ju. Ai ėshtė mysafiri i kombit shqiptar, mė i madhi mysafir qė ka ardhur tek ne deri mė sot. Me fjalė tė tjera ai ėshtė mysafiri i lirisė sonė dhe i shpresės sonė.
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Te dhena per sigurine e Bush 
 
1. Ndėrprerje tė qarkullit tė makinave nė disa akse rrugorė pėr disa orė me radhė
2. Nė ēdo ndėrtesė tė lartė do tė jetė njė person me snajper
3. Tė gjithė punonjėsit e policisė si dhe Gardės, ushtrisė, SHISH, do tė jenė nė punė dhe asnjė nuk do tė jetė pushim
4. Lokalet, dyqanet qė ndodhen afėr godinave qė do tė vizitohen nga presidenti amerikan Bush do tė mbyllen pėr disa orė
5. Punonjėsit e Policisė Rrugore si dhe ato tė rendit do tė jenė nė ēdo cep tė rrugės
6. Policia shqiptare do tė bashkėpunoj edhe me agjent tė sigurisė amerikane
7. Punonjėsit e SHISH janė nė vėzhgim tė pa ndėrprerė
8. Nė institucionet shtetėrore do tė shtohet numri i policėve tė objekteve
9. Policė privatė do tė jenė nė gatishmėri ditėn e ardhjes nė Shqipėri tė presidentit Bush
10. Forcat Komando, Delta Forcė qė kanė qenė me mision jashtė Shqipėrisė do tė jenė nė gatishmėri nė vendet e caktuara
 




____________
Image
Lot Dielli
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Shqiptarėt:Vizita e Bushit, vendimtare pėr statusin e Kosove 
 
Shqiptarėt mendojnė se vizita e presidentit Bush nė Shqipėri do tė ketė impakt pozitiv nė disa ēėshtje qė lidhen me Shqipėrinė dhe Kosovėn. Kėshtu, shumica e shqiptarėve mendojnė se kjo vizitė do tė ketė ndikimin e saj nė zgjidhjen e statusit tė Kosovės dhe po ashtu, shumica e tyre mendojnė se SHBA-tė do tė njohin pavarėsinė e Kosovės, pavarėsisht vetos nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė. Tė dhėnat kanė dalė nga njė sondazh qė ka organizuar prej disa ditėsh Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve, nė tė cilin janė intervistuar afro 1300 qytetarė nė Tiranė, Durrės, Shkodėr, Vlorė. Shqiptarėt janė tė bindur gjithashtu se vizita e presidentit amerikan do tė ketė ndikim tė rėndėsishėm nė integrimin e Shqipėrisė nė NATO.

“Nėpėrmjet kėtij sondazhi tė parė nė llojin e tij, Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve ka mundur tė grupojė dhe analizojė njė sėrė perceptimesh dhe opinionesh tė ndryshme, tė cilat hedhin dritė mbi frymėn politike apo tendencat kombėtare tė shqiptarėve pėr disa nga ēėshtjet mė tė rėndėsishme politike, por nė veēanti mbi qėndrimin popullor mbi marrėdhėniet shqiptaro-amerikane”, - thanė drejtuesit e CAO-s. “Nė kėtė anketim, - deklaroi Kreshnik Spahiu, - vihet re se shqiptarėt nė mėnyrė masive shpresojnė nė njė mbėshtetje tė fuqishme tė diplomacisė amerikane pėr tė fituar statusin e Kosovės. 61.7 % e tė intervistuarve gjykojnė se vizita e presidentit Bush do tė ndikojė shumė nė zgjidhjen e statusit tė Kosovės, 24 % gjykojnė se kjo do tė ndikojė disi, 7.8 % , pak dhe vetėm 6.2% aspak".

Po sipas kėtyre opinioneve, rezulton se 67 % e shqiptarėve besojnė se SHBA-tė do ta njohin pavarėsinė e Kosovės edhe nė rast tė njė vetoje kundėr nė Kėshillin e Sigurimit tė Rusisė pėr kėtė ēėshtje, 11.6% besojnė pak se SHBA-tė nuk do tė bėjnė njė njohje tė Kosovės nė kėtė rast dhe 21.4% nuk kanė njė ide tė qartė pėr kėtė dilemė.

Anėtarėsimi nė NATO

Pėr sa i pėrket synimeve tė Shqipėrisė dhe mundėsisė pėr tė marrė ftesėn nė Samitin e ardhshėm tė Bukureshtit pėr anėtarėsim nė NATO, 74 pėr qind e qytetarėve vlerėsojnė se vizita e presidentit Bush do tė ndikojė fuqimisht qė Shqipėria tė anėtarėsohet nė kėtė aleancė, 8.8% nuk besojnė qė kjo vizitė do ndikojė dhe 16.9% nuk janė tė sigurt pėr kėtė ēėshtje.

“Nga ana tjetėr, Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve, - shtoi Kreshnik Spahiu, - vėren se njė pėrqindje e caktuar e publikut nuk e katė qartė se ēfarė pėrfaqėson NATO. 12% deklarojnė se NATO ėshtė organizatė amerikane dhe 28% e tyre mendojnė qė NATO ėshtė organizatė evropiane”.

Ndikimi i vizitės

Nė anketimin e zhvilluar nga ekspertėt dhe sociologėt e ZMQ-sė me qytetarėt rezulton se ka njė diversitet opinionesh nė lidhje me ndikimet qė do tė ketė vizita e presidentit Bush nė marrėdhėniet shqiptaro-amerikane. 11% mendojnė se ato do tė ndikojnė nė marrėdhėniet diplomatike, 12% nė ato ushtarake, 12% nė ato ekonomike, 2% kulturore, 0% nė ato sportive, 11% politike po qė ka dhe njė 6% qė gjykon ose mendon se kjo vizitė mund tė ndikojė edhe nė lėvizjen e lirė, pra nė liberalizimin e vizave amerikane pėr shqiptarėt.

Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve ka konceptuar nėpėrmjet kėtij vėzhgimi se ka njė pritshmėri nė rritje tė shqiptarėve pėr SHBA-tė nė raport me vendet e tjera evropiane, nė referencė tė pėrfaqėsimit dhe mbrojtjes sė interesave kombėtare qė SHBA-tė krahasuar me kėto vende i bėjnė ēėshtjeve dhe sfidave shqiptare. Pėr kėto arsye, njė nga gjetjet mė tė rėndėsishme tė kėtij vėzhgimi janė opinionet nė lidhje me perceptimin e qytetarėve, se cili shtet ėshtė avokati mė i mirė i interesave shqiptare. Nė krye tė listės janė SHBA-tė, pėr tė cilėn 61% e qytetarėve kanė bindjen se ėshtė mbrojtėsi mė i mirė i interesave tė kombit shqiptar, afro 10% shprehen pro Italisė, 8.5% pėr Turqinė, 8.5 % pro NATO-s me nga 1.5% Franca dhe Britania e Madhe, 0.7% Greqi dhe Gjermani dhe asnjė i anketuar nuk shprehet pėr Rusinė dhe rolin e saj.

Ndėrkohė, afro 59% perceptojnė se pjesėmarrja e trupave ushtarake shqiptare nė Irak ndikon shumė pozitivisht nė marrėdhėnet me SHBA-tė, 8.5 % vlerėsojnė se kjo nuk ndikon aspak, 25% disi dhe afro 7% mendojnė se kjo ndikon pak.

Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve nėnvizon edhe njėherė se ka njė pritshmėri nė dukje mė tė madhe pėr SHBA-tė, krahasuar me ēdo diplomaci evropiane, pėr mbėshtetjen qė Shqipėria mund tė marrė nė zgjidhjen e shumė ēėshtjeve shqiptare, si dhe ka njė besim tė qartė qė SHBA-tė do tė pėrdorin tė gjitha mjetet nė zotėrim tė tyre nė marrėdhėniet ndėrkombėtare pėr tė njohur pavarėsinė e Kosovės.

SHBA, avokatėt mė tė mirė tė interesave shqiptare

Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve ka konceptuar nėpėrmjet kėtij vėzhgimi se ka njė pritshmėri nė rritje tė shqiptarėve pėr SHBA-tė nė raport me vendet e tjera evropiane nė referencė tė pėrfaqėsimit dhe mbrojtjes sė interesave kombėtare qė SHBA-tė krahasuar me kėto vende i bėjnė ēėshtjeve dhe sfidave shqiptare. Pėr kėto arsye, njė nga gjetjet mė tė rėndėsishme tė kėtij vėzhgimi janė opinionet nė lidhje me perceptimin e qytetarėve, se cili shtet ėshtė avokati mė i mirė i interesave shqiptare. Nė krye tė listės janė SHBA-tė, pėr tė cilėn 61% e qytetarėve kanė bindjen se ėshtė mbrojtėsi mė i mirė i interesave tė kombit shqiptar, afro 10% shprehen pro Italisė, 8.5% pėr Turqinė, 8.5 % pro NATO-s me nga 1.5% Franca dhe Britania e Madhe, 0.7% Greqi dhe Gjermani dhe asnjė i anketuar nuk shprehet pėr Rusinė dhe rolin e saj.

Qytetarėt: Do tė donim ta shihnim nė shesh

Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve nėpėrmjet kėtij anketimi vėren se afro 30% e qytetarėve do tė kishin dėshiruar ta ndiqnin vizitėn e presidentit Bush nė rrugė apo nė sheshe, por kjo dėshirė shprehet e kushtėzuar nga mundėsitė pėr ta relizuar, 56 % e tyre deklarohen se do ta ndjekin nėpėrmjet medias dhe mjeteve tė tjera tė informacionit si mundėsia mė e mirė pėr tė vėzhguar ēdo detaj tė kėsaj vizite, por ndėrkohė qė 13.8 % shprehen se nuk do ta ndjekin kėtė vizitė. Ndėrkohė, afro 59% perceptojnė se pjesėmarrja e trupave ushtarake shqiptare nė Irak ndikon shumė pozitivisht nė marrėdhėnet me SHBA-tė, 8.5 % vlerėsojnė se kjo nuk ndikon aspak, 25% disi dhe afro 7% mendojnė se kjo ndikon pak. Ndėrsa njė pėrqindje e caktuar e publikut nuk e ka tė qartė se ēfarė pėrfaqėson NATO. 12% deklarojnė se NATO ėshtė organizatė amerikane dhe 28% e tyre mendojnė qė NATO ėshtė organizatė evropiane.
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: 6 orėt e Bushit nė Tiranė, 15 mijė forca pėr sigurinė 
 
TIRANĖ- Dy civilė tė huaj shtrėngojnė ndėr duar hartat e aeroportit "Nėnė Tereza" nė Rinas. Brenda pak minutash, lėvizin sa nė njė cep tė aeroportit nė tjetrin, por nuk tėrheqin asfare vėmendjen e njerėzve tė shumtė nė holl. Nė fakt, mė shumė sesa dy civilėt qė studiojnė nė detaje gent-planin e aeroportit, nė qendėr tė vėmendjes sė njerėzve qė vijnė e ikin nga Shqipėria duket se ėshtė njė grumbull i madh agjentėsh tė huaj, tė shoqėruar edhe nga forca tė shumta tė policisė shqiptare. Nuk ka cep tė aeroportit qė nuk ndodhet nėn mbikėqyrje tė plotė. E ndėrsa nė aeroportine vetėm tė vendit vazhdojnė "punimet" pėr pritjen e presidentit amerikan , Xhorxh W. Bush, pak metra mė tej ėshtė instaluar njė zonė e vėrtetė ushtarake. Pasi lė pas krahėve njė tabelė tė madhe, me anėn e sė cilės i urohet mirėseardhja nė anglisht e shqip presidentit amerikan, aeroporti civil merr nuanca ushtarake. Njė hapėsirė e madhe ėshtė rrethuar me tela me gjemba, ndėrkohė qė njė tabelė e vogėl tė paralajmėron se hyrja ėshtė rreptėsisht e ndaluar.

Rrethimi me gjemba, brenda sė cilit janė ngritur ēadra tė mėdha jeshile tė lėnė pėrshtypjen se sapo ke shkelur nė njė zonė ushtarake dhe pse nga aeroporti civil "Nėn Tereza" ke lėnė vetėm pjesėn e parkimit. Brenda kampit amerikan, mė shumė se 30 vetė, tė gjithė me rroba civile punojnė pa u ngutur pėr heqjen nga ambalazhet tė disa pajisjeve tepėr tė mėdha. Pothuajse e gjithė hapėsira e rrethuar me gjemba ėshtė e mbushur me radarė, ndėrkohė qė shumica e aparaturave janė ende tė pahapura. Prej dy ditėsh, trupat e specializuara amerikane i janė pėrveshur punės pėr tė instaluar tė gjitha aparaturat e nevojshme, pėr tė garantuar sigurinė e Presidentit tė tyre. Siguria e aeroportit tė Rinasit ėshtė njėndėr pikat mė delikate tė vizitės sė Presidentit Xhorxh Bush, ndaj dhe burime tė policisė pohojnė aeroporti "Nėnė Tereza" ndodhet tashmė nė duart e amerikanėve. Kontrolli do tė vazhdojė deri nė momentin qė avioni presidencial "AirForce 1" do tė ngrihet nga pista e Rinasit, ēka do tė shėnojė edhe vizitėn historike tė presidentit amerikan nė Tiranė. Por instalimi iradarėve, kamerave dhe aparaturave pėrgjuese si dhe kontrolli i plotė mbi aeroportin e Rinasit, nuk janė masat e vetme tė ndėrmarra nė kuadėr tėvizitės sė presidentit Bush.

Vetėm pak ditė mė parė, nė Tiranė kanė mbėrritur mbi 100 agjentė tė CIA-s, ndėrkohė qė dhe shteti shqiptar ka nxjerrė njė sėrė urdhėresash nė kuadėr tė bashkėpunimit me forcat amerikanė pėr tė garantuar sigurinė e udhėtimit tė Presidentit Bush nė Tiranė. Pėrveē amerikanėve, asnjė person tjetėr nuk do tė jetė i armatosur gjatė shtatė orėve qė Xhorxh W. Bush do tė qėndrojė nė Tiranė. Duket se masat e sigurisė, tė ndėrmarra nė kuadėr tė vizitės zyrtare do tė jetė ekstreme pėr forcat shqiptare. Burime tė policisė bėjnė tė ditur se asnjė prej agjentėve apo punonjėsve tė policisė sė shtetit nuk do tė jenė tė armatosur nė njė rreze prej 100 metrash nga vendndodhja e Presidentit Bush. Megjithėse do tė jenė nė gatishmėri tė lartė, asnjė prej efektivave tė forcave shqiptare nuk do t'iu lejohet tė jenė tė pajisur me armė, apo tė qėndrojnė nė vijėn e parė tė sigurisė. Nė bazė tė kėsaj urdhėrese, duket se masat qė po marrin Forcat e Armatosura shqiptare, nė bashkėpunim dhe me forcat amerikane pėr tė siguruar mbarėvajtjen e vizitės sė Presidentit Bush, nuk kanė prekur vetėm Gardėn e Republikės. Ndėrkohė qė na ndajnė pak ditė nga vizita e Bushit dhe nė pikat mė delikate ku ai ėshtė parashikuar tė shkelė bėhen pėrgatitjet pėr siguri ekstreme, e vetmja zonė ku nuk tė zė syri forca amerikane ėshtė rruga nacionale Rinas –Tiranė. Megjithėse ende nuk ėshtė bėrė publik protokolli i lėvizjes sė presidentit Xhorxh W. Bush, duket se me tė zbritur nga avioni presidencial, ai do tė fluturojė drejtTiranės me njė tjetėr helikopter, ku pista e ndalimit ka shumė gjasa tė jetė stadiumi "Qemal Stafa".

Drejtori i Pėrgjithshėm, Prenēi, kalon nė gatishmėri tė lartė tė gjithė policinė

Vizita e Bush, policia nė gatishmėri tė lartė

TIRANĖ- Kur na ndajnė vetėm 4 ditė nga vizita e presidentit tė SHBA-ve, njė urdhėresė e firmosur nga drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit ka kaluar nė gatishmėri tė lartė tė gjithė efektivat. Nė kuadėr tė vizitės sė presidentit amerikan. Xhorxh Bush, urdhri i firmosur nga Ahmet Prenēi u ka mbėrritur tė gjithė drejtuesve tė policisė nė Tiranė dhe nė rrethe pėr ndryshimin e nivelit tė gatishmėrisė. Urdhėresa bėn fjalė pėr pėrforcimin e masave tė sigurisė dhe rritjen e orėve tė shėrbimit pėr tė gjithė efektivat e policisė, gjendje kjo qė do tė vazhdojė deri nė momentin qė Bush do tė largohet nga Shqipėria. Po kėshtu, krerėt e drejtorive tė policisė janė urdhėruar tė marrin njė sėrė masash pėr tė siguruar rendin dhe qetėsinė deri nė fund tė javės.

Burime nga Ministria e Brendshme bėjnė me dije se ėshtė urdhėruar mbajtja nėn kontroll tė rreptė e personave me precedentė penalė apo qė pėrbėjnė rrezik pėr sigurinė si dhe ngritja e postblloqeve nė ēdo rrugė nacionale tė vendit. Por duket se drejtorive tė policisė tė cilat mbulojnė dhe zonat kufitare u bie barra mė e rėndė e zbatimit tė urdhėresės sė lėshuar nga drejtuesit e policisė sė shtetit. Gjatė gjithė kėsaj jave urdhėrohet njė ruajtje e rreptė e territorit tė kufirit tė Shqipėrisė me qėllim parandalimin e depėrtimit tė ēdo elementi tė dyshimtė qė mund tė kėrcėnojė sigurinė e vizitės sė presidentit amerikan. Po kėshtu urdhėrohet edhe pėrforcimi i kontrollit nėpėr pikat doganore, jo vetėm pėr personat qė dalin nga Shqipėria, por mė sė shumti pėr ata qė kthehen nė vendin e tyre.
 
Burime zyrtare tė policisė bėjnė tė ditur se urdhėresa bėn pjesė nė planin e masave qė po ndėrmerr Policia e Shtetit nė kuadėr tė vizitės sė presidentit Xhorxh Ė. Bush. Sipas tė njėjtave burime, kėto masa konsiderohen normale pėr shkak tė rėndėsisė qė ka vizita e kreut tė SHBA-ve. L.Ēela

FONDI

Qeveria, 1 milion euro buxhet pėr vizitėn e Bush

Pėrveē miratimit tė amendamentit qė lejon hyrjen nė Shqipėri tė mbi 500 trupave tė ushtrisė amerikane, qeveria shqiptareka miratuar edhe njė buxhet pėr pėrballimin e shpenzimeve financiare me rastin e vizitės sė presidentit amerikan, Xhorxh Bush nė Tiranė. Shuma totale e kėtyre shpenzimeve arrin shifrėn e mbi 1 miliardė e 100 milionė lekėve tė vjetra, apo rreth 1 milionė euro.

Nė kėtė vendim parashikohen 50 milionė lekė tė reja pėr shpenzime operative tė drejtorisė sė Shėrbimeve Qeveritare, 3 milionė lekė tė reja pėr shpenzimet e Ministrisė sė Jashtme dhe rreth 4 milionė tė tjera pėr Ministrinė e Kulturės. Konkretisht, pėr drekėn zyrtare qė do tė shtrohet nga kryeministri Berisha nė ambientet e vilės 30 janė planifikuar mbi 17 milionė lekė tė reja pėr investime, dekorime dhe pėrgatitjen e ceremonisė. Pėr rregullime nė ambientet e kryeministrisė me rastin e vizitės sė Bushit janė planifikuar 35 milionė lekė tė reja investime. Pėr dekorimet e rrugėve, shesheve etj., do tė shpenzohen mbi 50 milionė lekė tė reja. L.Ē
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar