Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
A do tė Zgjedhė Kosova Secesionin Gjuhėsor? 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh A do tė Zgjedhė Kosova Secesionin Gjuhėsor? 
 
Ledi Shamku-Shkreli

Pikės’pari doja tė spjegoja pėrse kam pėrdorur fjalėn me burim latin secesion dhe jo tė barasvlefshmen shqipe ndarje/dasi apo shkėputje/tėrheqje. Etimoni i fundit nė kuptim tė secesionit pėrdoret rėndom pėr tė pėrkufizuar “zmbrapsjen apo veēimin” sidomos pėr shkak mosmarrėveshjeje apo dhe rebelimi. Termi nuk vlen vetėm pėr punė tė ushtrisė  sikundėr Lufta Civile Amerikane, apo pėr rryma nė art sikundėr Wiener Sezession, por edhe nė rastet kur njė politikė sociale, kulturore apo gjuhėsore vendos tė rishikojė programin e saj duke synuar veēimin a shkėputjen nga korpusi ku ka bėrė pjesė.
E bėra kėtė parashtresė nė funksion tė pyetjes: Secesion Gjuhėsor a mos do me thėnė edhe Secesion Etnik? Kjo pyetje qė gjithnjė mė pak ngjan si provokim, po pėrndjek gjithnjė mė shumė atė ēka po ndodh (a mė saktė atė ēka nuk po ndodh) mes opinioneve institucionale gjuhėsore nė Kosovė dhe Shqipėri.
Kohėt e fundit po bėhen tė pranishėm zėrat se gjuha e shtetit tė ardhshėm kosovar nuk duhet tė jetė e njėjtė me standardin zyrtar tė Shqipėrisė. Duken zėra ende tė ndrojtur porse ndjehet qė nėn bunacėn e detit-Kosovė ka shtjella dhe rryma tė forta, hera-herė krejt tė kundėrta, me sa paraqet “fotografia” zyrtare e saj. Riformulimi i kėrkesave tė Kosovės pėr identitet, tashmė brenda hapėsirės etnike shqiptare, ka nxjerrė nė pah edhe dallimin gjuhėsor real - pra real - qė ekziston midis Republikės sė Shqipėrisė dhe Shtetit ende tė tuteluar tė Kosovės. Ky dallim, nėse nuk trajtohet me ndjenjė tė madhe pėrgjegjėsie nga ana e institucioneve qė merren me planifikimin gjuhėsor dhe nėse nuk i jepet njė zgjidhje e shpejtė, logjike dhe gjithėpėrfshirėse, rrezikon tė krjojė njė ēarje tė thellė tė Pllakės Etnike Shqiptare. Do t’ish e patolerueshme pėr njė komb tė fliste dy gjuhė, ndėrkohė qė fare pranė Kosovės, saku dhe gjetiu, hasim kombe tė ndryshme qė flasin njė gjuhė.
 
Po pse shfaqet pikėrisht tani rreziku pėr “secesion gjuhėsor” tė Kosovės? Pa iu qasur problemit pėr nga shpati historik, pasi ky shpat pėrshkohet nga shtigje jashtėgjuhėsore, le tė marrim tė pėrpjetėn e njė tjetėr shpati, atij gjuhėsor: Sa mė shumė nė Kosovė pėrvijohet pavarėsia jo vetėm politike por edhe veēoritė individuale tė saj nė raport me pllakėn etnike shqiptare, aq mė tepėr shtrohet ndėr ta pyetja: “Nė ēfarė kodi gjuhėsor do tė flasim e do tė shkruajmė tash qė ka reshtur rreziku i asimilimit nga Serbia?”. Deri dje kėsaj pyetje koha i nguci njė pėrgjigje me bazė patriotike, atė tė identifikimit me Shtetin Amė, gjithkund e nė ēdo detaj. Kėtė vėren edhe Janet Byron kur shkruan se “vendimet e shqiptarėve tė Jugosllavisė nuk nxiteshin dhe aq nga motive gjuhėsore sakur nga ato shoqėrore” - dhe me kėto tė fundit ajo nėnkupton ndjenjėn e fortė kombėtare nė funksion tė qėndresės antisllave. Afėrmendsh nė kushtet e pushtimit askush, a mė mirė me thėnė pak-kush, mund tė shtyhej e tė ngacmonte opinionin thuajse-monolit kosovar me pyetje tė cilat nxirrnin nė pah dallimin mes kėtyre dy korpuseve shqipfolėse. Ēlirimi i Kosovės solli me vete uljen e patosit dhe rritjen e frymės kritike ndaj qėndrimeve emotive; kėto qėndrime, gjithė duke iu pėrmbajtur besojmės sė njohur “njė komb, njė gjuhė, njė qėndrim”, kishin pėrcaktuar nė punė tė gjuhės edhe do subjektivizma, tė cilat nuk diktoheshin nga struktura dhe ecuria e stadeve gjuhėsore dhe kulturore. Lidhur me sa mė sipėr Byron pohon: “Ndonėse njė komb, shqiptarėt u ndanė nė dy shtete, kėshtu qė dy bashkėsitė folėse ndoqėn rrugė tė ndryshme nė punė tė planifikimit tė gjuhės. Duke qenė kryesisht folės tė gegnishtes, shqiptarėt e Jugosllavisė natyrshėm po formulonin rregulla pėr gegnishten letrare dhe po zhvillonin mė tej pėrmes pėrdorimit letrar nė tė gjitha rrafshet, veēori sintaksore e leksikore tė variantit letrar gegė. Pas hartimit dhe pėrsosjes sė  Ortografisė tė vitit 1964, gegnishtja e Kosovės kishte mbėrrirė majat e standardizimit tė saj. Porse nė vitin 1968 u vendos qė ai standard tė lihej, fillimisht nė shkrim e mandej edhe nė tė folur, dhe tė aplikohej norma qė po pėrdorej nė Shqipėri. Shtysa pėr kėtė ndryshim erdhi vetėm nga bashkėsia shqiptare e Jugosllavisė”.
Por gjuhėt nuk janė kaq tė thjeshta pėr t’u gatuar, pikėrisht se nuk janė lėndė qė mund tė mbruhen sipas recetave tė kryekuzhinierėve. Dihet fare mirė se edhe idioma mė e prunjtė ka ligjėsitė e veta jetike, tė cilat shumė-shumė mund t’i orientosh, pa mundur kurrsoj t’i shpikėsh ex novo e mbas dėshire. Ndaj, edhepse intelektualėt e Kosovės e pranuan me vullnet kodin standard qė sanksionoi Tirana zyrtare (por nuk ndanė gjithkund njė mendje, ēka duket te vėrejtjet qė Konsulta gjuhėsore e Prishtinės me 1968, i bėnte platformės sė hartuar nė Shqipėri), sot duhet parė deri ku ky kod i ri ushtroi trysni mbi pėrdorimin faktik tė shqipes nė Kosovė. Natyrisht kjo selitje in loco nuk mund tė kryhet me sy e as me vesh; natyrisht, sikundėr lypet ndėrmarrė nė Shqipėri procesi i katalogimit tė usus-it, ky proces volit tė shtrihet njėkohėsisht edhe nė Kosovė. Pėr hir tė sė vėrtetės duket se gjuhėtarėt e Kosovės janė tė gatshėm ta ndėrmarrin kėtė proces; mjaft tė kujtohet Deklarata e ASHAK-ut dhe orientimet e saj pėr shqipen standarde, apo dhe analizat e Rexhep Ismajlit nė punimin e tij tė lėvdueshėm “Gjuhė standarde dhe histori identitetesh”.
Ndonėse planifikuesit e gjuhės nė Kosovė vendosėn tė mos i ndaheshin gjuhėsisht trungut amė, vėrehet se standardi i importuar nga Tirana zyrtare, edhe pas 35 vjetesh gjen pėrdorim vetėm ndėr rrethe filologėsh, apo tek e shumta ndėr disa intelektuale tė fushave tė tjera. Ky pohim madje i referohet vetėm pėrdorimit tė shkruar tė kodit. Sa pėr pėrdorimin e folur tė tij, mjaftohemi tė citojmė ēka shkruan Ismajli nė punimin e lartpėrmendur: “Ajo qė flasim ne nė Kosovė nė shumė situata kur nuk pėrdoret dialekti, nė shoqėri, nė familje, po nė situata formale, mė shpesh gjysmėformale, nuk ėshtė e folmja lokale e akėcilit prej nesh, po thjesht njė gegėrishte relativisht e standardizuar, e selitur nė shkallėn qė tė mos perceptohet si dialekt dhe nė tė njėjtėn kohė e ndryshme nga shqipja letrare (standarde), e cila pėrdoret kryesisht nė situata tė tipit High, relativisht formale.”
Ky pėrshkrim, e madje mė tepėr se pėrshkrim, ky sinqeritet shkencor, ngjan me situatėn sociolinguistike tė diglosisė qė pėrshkruajnė Ferguson dhe Fishman kur analizojnė pos tjerash edhe “bashkėsinė folėse kreole” nė vendet e kolonizuara. Me pak fjalė: varieteti gjuhėsor kreol ėshtė njė pėrzierje pragmatiste ndėrmjet idiomės informale vendase dhe Gjuhės Standarde tė shtetit kolonizues. Ky varietet, qė nuk zotėrohet mirė nga popullata indigjene, pėrdoret kryesisht nė situatat formale tė komunikimit. Porse studiuesit e mėsipėrm bėjnė me dije qė pėrftesa e kėsaj gjuhe hibride (kreole) shfaqet si kod komunikues vetėm nė kushtet e Kolonializmit Gjuhėsor, pra kur kolonizuesit imponojnė njė tjetėr gjuhė zyrtare nga ajo vendase.
Dukurinė gjuhėsore tė mėsiperme mendimi sociolinguist e ka ikonizuar si pidgin language – creole language. Me tė njėjtėn ikonė paraqitet edhe shemėelltyra e deritashme e marrėdhėnieve ndermjet Shqipėrisė dhe Kosovės nė trajtesė tė njė gjuhe tė pėrbashkėt standarde. Kjo ngaqė bėhet fakt i kryer se Kosova, pavarėsisht nga pėrkatėsia dialektore e arealit tė saj, duhet se s’bėn t’i vijė pas a priori vendimeve gjuhėsore tė Tiranės, paēka se kjo nuk ia ka ka marrė ndonjėherė nė konsideratė kėtė pėrkatėsi. Kėsisoj, edhepse kushtet qė shtrėnguan Kosovėn tė braktiste vullnetarisht bazėn e vėrtetė dialektore tė standardit tė saj - sikundėr u tha kryefillit - tashmė kanė rėnė, Tirana nuk jep asnjė shenjė ndėrgjegjėsimi pėr marrjen parasysh tė gjendjes reale; pėrkundrazi vijon tė mėtojė qė Kosova duhet t’i pėrmbahet vetiu vullnetit tė 72-shit, sikur Kosova t’na qenkėsh koloni gjuhėsore e saj. Porse Shteti Amė dhe Kosova flasin tė njėjtėn gjuhė – shqipen.
A thua pėr kokėfortėsi ideologjike apo pėr dritėshkurtėsi u dashka shtrėnguar shqipja tė kolonizojė vetveten?! Ky do te ish paradoks dhe organizmi gjuhe, sikunder shoqeria nuk mund t’i pranoje paradokset per nje kohe te gjate.
Duket sikur institucionet janė zėnė mat.
Kėsi shtegu, pyetja e madhe, a mė mirė pyetjet qė duhet tė shtrohen midis instituteve tė gjuhėsisė nė dy vendet janė: A do ta pranojė Kosova standardin zyrtar pikėrisht nė formėn e ngulėt tė vitit 1972? A duhet ngulmuar doemos te kjo formė, kur me sa duket tash pas tridhjetėekatėr vjetėsh nxėnia e saj nuk ka dhėnė rezulatin qė dėshirohej, me gjithė shtysėn e madhe patriotike? Apo mos Tirana zyrtare duhet ta ēngurtėsojė standardin, duke e hapur bazėn e tij dialektore e duke ia rritur kėsisoj shkallėn e pranueshmėrisė?
Kėto pyetje kėrkojnė njė zgjidhje fort tė pėrgjegjshme, pasi, pėr sa teknike nė dukje, kjo zgjidhje do tė ketė tash e mbrama njė ndikim tė ndjeshėm politik nė krejt ardhmėrinė e kombit shqiptar. Kosova nga sa duket e ka tė vėshtirė ta pranojė standardin e vitit 1972 kėshtu sikundėr ėshtė. Natyrisht, mund tė shpresohet nė njė rritje tė pėrvetėsimit tė gjuhės standarde tash e tutje qė nė Kosovė nuk ndalohen mė shkollat zyrtare shqipe, porse kjo formė e ngurtėsuar e kėtij standardi mbetet sėrish e tutjetėhushme pėr bashkėsinė e madhe e tė pavarur kosovare.
Ku duhen kėrkuar arsyet e kėsaj largėsie? Pėrgjigja gjendet ne politikėn gjuhėsore qė pėrcaktoi trajtat e shqipes standarde nė vitin 1972. Kjo politikė as qė e mori nė sy Faktorin Gjuhėsor Kosovė kur planifikoi drejtshkrimin e “Gjuhės sė Sotme Shqipe”. Pa i hyrė kėtu asfare ēėshtjes “bazė toskė apo bazė gegė nė shqipen standarde”, mjafton tė thuhet se ne Konkluzat dhe Rezolutat gjuhėsore qė shoqėruan nė Shqipėri procesin sanksionimit tė Gjuhės sė Sotme Shqipe - proces i cili filloi aty nga viti 1952 dhe pėrfundoi nė vitin 1972 – nuk del gjėkund se planifikimi merr parasysh edhe pėrdoruesit e shqipes nė Kosovė, pos atyre nė Shqipėri. Kjo politikė gjuhėsore duket se ka shpėrfillur edhe atė ēka ngulmoi tė thonte Ēabej: “Nė formulim tė ēdo rregulle duhet tė jetė e pranishme vetėdija qė ėshtė puna pėr njė drejtshkrim i cili do tė caktohet jo pėr disa mija vetė, po pėr katėr milion njerėz qė e kanė shqipen gjuhė amtare”. Kuptohet vetiu se ky gjuhėtar i madh pėrfshinte sine qua non nė kėtė shifėr edhe hapėsirėn kosovare.
Kėtė shqetėsim e keqardhje shpreh edhe Ismajli kur shkruan se: “Orientimi qė ēėshtja e gjuhės letrare kombėtare shqipe nė atė kohė tė shihej brenda shtetit aktual shqiptar dhe vetėm brenda tij binte nė sy gjithandej. Nė atė kohė pėr tė cilėn Kostallari konstatonte se ekziston njė gjuhė e vetme letrare shqipe, kjo gjė mund tė thuhej shumė-shumė pėr hapėsirėn brenda shtetit shqiptar, ndėrsa po tė pėrfshiheshin viset e tjera shqiptare, kjo nuk mund tė thuhej. Konstatimi tjetėr i Kostallarit (1967) se nga tė gjitha botimet tė shkruara nė atė kohė, nė variantin letrar gegė nuk binin mė shumė se 5%, mund tė dalė i pėrafėrt nėse merret parasysh vetėm territori i Republikės sė Shqipėrisė. Fundja kjo gjė mund tė vėrehet dhe nė studimet qė kanė pėr qėllim pasqyrimin e gjendjes sė elementeve tė ndryshme gramatikore tė pėrdorura asokohe nė letėrsinė artistike, ku nuk ngjet as edhe njė herė tė eksplorohet, apo vetėm tė citohet, ndonjė botim nga Kosova” .
Kosova, pra asokohe mbajti vesh me vėmendje e shqetėsim ecurinė e politikės gjuhėsore nė Shqipėri pėr punė tė shqipes standarde dhe pa se nė Shqipėri po mėtohej tė vendosej toskėrishtja nė bazė tė standardit qė do tė pėrkufizohej. Kjo e shkėpuste gjuhėsisht vetiu Kosovėn nga trungu amė, pasi Ortografija e ’64-ės nė Kosovė qe hartuar duke u mbėshtetur natyrshėm mbi gegnishten, gjithė nė pėrputhje me pėrkatėsinė idiomatike tė arealit shqipfolės atje. Konsulta gjuhėsore e Prishtinės e vitit 1968 e theu me vullnet kodin e saj drejtshkrimor tė ’64-ės, pikėrisht pėr ta shmangur kėtė shkizėm nė pllakėn etnike shqiptare. Dhe nuk do lėnė pa pėrmendur fakti se vullneti i kėsaj Konsulte i paraprin me 4 vjet nė kohė edhe vetė vullnetit unifikues tė Tiranės zyrtare, qė u pėrmbush sikundėr dihet nė vitin 1972.
Pra nuk gabojmė kurrnjigrimė po tė themi se kjo Konsultė qe sakaq edhe thirrje pėr planifikuesit e Shqipėrisė, qė tė mos hartonin politika gjuhėsore tė cilat lidheshin vetėm me Shtetin Shqiptar, porse me krejt Kombin Shqiptar. Kosova, pra e ndėrmori nė vitin 1968 hapin e saj historik pėrafrues dhe ky hap duhet vlerėsuar se ėshtė njė hap vėrtet tejet i mundimshėm, ngaqė areali shqipfolės kosovar i pėrket mirėfilli sistemit gjuhėsor gegė. Me ēlirimin e saj nga serbėt, Kosova po kthen sytė nga problemet e saj tė brendshme. E ndėr mė tė rėndėsishmet probleme ėshtė ai i standardit gjuhėsor, pasi lidhet me edukimin dhe mbarėvajtjen social-kulturore tė krejt popullatės kosovare. Duke vijuar tė mbetet e ngėrthyer brenda kodit gjuhėsor tė sanksionuar nė 1972-shin e largėt, Kosova ka nisur tė ketė po ato probleme tė pamjaftueshmėrisė gjuhėsore qė ka edhe vetė Shqipėria, veēse ende mė tė forta pėr arsyet e sipėrthėna tė pėrkatėsisė idiomatike. Sė kėndejmi marrin shkas edhe ato prirje te cilat kėrkojnė qė dy arealet tė ndahen sho-shoqit nė kodin e tyre gjuhėsor zyrtar, apo thėnė ndryshe, prirjet pėr njė Secesion Gjuhėsor. Kosova sikundėr Shqipėria po ndjen pasojat gjuhėsore tė njė sistemi entropik, i cili duke qenė i tillė, priret tė ērregullohet, madje rrezikon tė shembet krejt nėse nuk hapet (anullimi i standardit). Simptomat e kėtij ērregullimi valaviten pėrditė para syve tė kujt don t’i shohė. Ja njėra syresh: Para do javėsh nė paraditen e organizuar me qėllim promovimin e sprovės “Dantja i pashmangshėm” tė Kadaresė, njė grup adoleshentėsh recituan sekush do pjesė nga “Komedia Hyjnore”. Recitimi qe dygjuhėsh: nė italishten e dantealigershme dhe nė shqipen e Pashko Gjeēit. Sa trishtim e sa marre bashkė! Shqipfolėsit rioshė “cicėronin” fjollė nė italishten e para-shtatėqind-moteve, sakur “belbėzonin” me zor nė shqipen gegė tė para-tri-dekadave. Natyrisht nuk po u vihet faji njomzakėve. Ballė kėtij fakti “hesapi” gjuhėsor del vetiu. A kėshtu u trajtoka gjuha amtare dhe visaret e saj?!  
Porse le tė kthehemi te ēėshtja gjuhėsore e Kosovės. Nė kėto kushte Tirana zyrtare duhet tė marrė patjetėr pėrgjegjėsitė e saj – pėrgjegjėsi jo vetėm me natyrė shkencore, por edhe politike – e pėr rrjedhojė historike. Ajo nuk e ka mė luksin tė presė e tė presė e mandej… tė presė; duhet tė reagojė e madje me shpejtėsi. Nė qoftė se nuk do tė rritet shkalla e pranueshmėrisė sė standardit aktual, rrezikohet tė mbahet larg jo vetėm areali gegėfolės i Shqipėrisė, sikundėr ka ndodhur deri mė tash, por edhe njė areal shumė mė i gjerė jashtė kufijve politikė tė Shqipėrisė – ai kosovar. Njė qėndrim i ngulėt e aspak rishikues nga pala jonė do tė ēonte ujė nė mullirin qė bluan drithė per secesionizmin gjuhėsor nė Kosovė. Fanatizmi i mbrojtjes sė “kalasė” sė shqipes standarde duke u ndryrė nė skutė-llogoren e saj tė brendshme dhe duke e shpėrfillur ndėrveprimin me zonat pėrreth, me gjasė do tė shpjerė fill e nė rėnien e kėsaj “kalaje”.
Koha kur kėto ēėshtjė vijnė e shtrohen pėr zgjidhje i gjen dy Institucionet nė front tė pėrbashkėt, por asfare me strategji tė njėjtė. Njėra Akademi sjell pėr zgjidhje ēėshtjen e “ė”-sė sė gjith’kudondodhur, kurse tjetra ngulmon tė kalojė projektligjin qė mėton tė mbrojė “pastėrtinė” e shqipes pėrmes masave ndėshkimore.
Nėse standardi ynė (nė fakt deri sot standard i pėrbashkėt) nuk hapet natyrshėm edhe ndaj prurjeve qė vijnė nga idioma kosovare, jemi vetėm njė hap larg nga pėrmbysja e gjuhės sė njėsuar nė Kosovė. Me fjalė tė tjera njė qėndrim i mėtejshėm fanatik i gjuhėtarėve shqiptare, dashur-pa-dashur i rreshton ata pro Secesionit Gjuhėsor tė Kosovės. Njė e tillė ndarje qė zė fill nga gjuha e nuk kursen as identitetin e pėrbashkėt, atė etnik, ėshtė e trishtė dhe e palejueshme, e madje nesėr e pafalshme. Nje grup njerezish, qofshin ata edhe nen qyrkun e autoritetit me te larte shkencor nuk do mund te ndajne me dysh nje komb.
E tash mbrama duke iu pėrgjigjur pyetjes nistore shtrėngohem tė pohoj: pas arsyetimeve pseudoshkencore te tipit “hamė bar dhe parimet nuk i shkelim” apo dhe stėrhollimeve tė panevojshme gramatikore tė gjithfarsojme, rri n’pusģ Secesioni Gjuhėsor si njė parathėnie ogurzezė e Secesionit Etnik.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!