Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
A ishte kriminel Hamit Matjani? 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh A ishte kriminel Hamit Matjani? 
 
Shkruar nga Qamil Xhani    
e premte , 18 prill 2008

Botimi nė disa numra i intervistės sė djalit tė Hamit Matjanit nė gazetėn "Tirana Observer" u shoqėrua me reagime nga mė tė ndryshmet nga lexuesit. Njė pjesė na pėrgėzuan qė pas kaq vitesh doli nė skenė njė personazh qė jo vetėm e dinin tė vdekur, por qė mendohej se autori i vrasjes sė tij tė ishte i ati. Njė pjesė reaguan duke thėnė se ėshtė gabim t'i japėsh mundėsinė pėr tė folur nė media djalit tė njė njeriu qė ėshtė akuzuar pėr shumė krime.  Ėshtė njė pyetje qė kėto 18 vite nuk mund tė shmanget nga asnjė prej studiuesve tė historisė, por edhe nga opinioni publik.

Nė momentet qė ideologjitė ranė bashkė me komunizmin, ē'vend kanė nė histori figurat qė ishin kundėr komunizmit? A mund tė trajtohen si mė parė legalistėt dhe nacionalistėt, dhe a mund tė idealizohen si mė parė komunistėt. Shkurt, kush ishin heronjtė dhe kush tradhtarėt e kombit shqiptar? Ne nuk kemi marrė pėrsipėr t'i pėrgjigjemi kėsaj pyetjeje. Do tė ishte njė iluzion tė mendonim se ne po heqim vijėn ndarėse mes personazheve tė historisė. Por po kaq iluzion do tė ishte nėse pranonim si tė mirėqenė atė pjesė tė "sė vėrtetės" qė na ka servirur historiografia komuniste.

Pėr gati 50 vjet kemi parė dėshmitė e heronjve qė luftonin me tradhtarėt, diversantėt dhe armiqtė e popullit. I pranuam si tė vėrteta tė pakundėrshtueshme ato qė u servirėn edhe pse, ndonjėherė me pikėpyetje tė mėdha. Madje, nė "Tirana Observer" ne kemi sjellė me dhjetėra nė mos qindra histori tė ish-oficerėve tė Sigurimit, qė kanė dėshmuar sipas mėnyrės sė tyre atė qė ka ndodhur.

Tani koha duhet t'i japė shansin edhe palės tjetėr tė thonė "tė vėrtetat" e tyre. Kėshtu, Hamit Matjani ėshtė akuzuar nga regjimi i asaj kohe si njė kriminel i rrezikshėm, si njė tradhtar, si njė kolaboracionist dhe si njė autor i njė varg krimesh. Ndėrkohė qė i biri i tij, Xhevit Matjani, i kundėrshton kėto akuza duke dhėnė fakte tė tjera.

Ne tė gazetės nuk kemi marrė pėrsipėr tė themi qė kėto tė fundit janė tė vėrtetat e padiskutueshme, ashtu siē nuk kemi asnjė iluzion pėr ato tė parat. E vetmja gjė qė bėjmė, ėshtė ajo qė me pak fjalė, mund tė themi se ėshtė puna jonė. T'u japim mundėsinė tė gjitha palėve tė thotė variantet e tyre pėr tė njėjtat ngjarje. Madje jemi nė ndjekje dhe tė hapur tė botojmė dėshmi qė mund tė kundėrshtojnė Xhevit Matjanin. Nė pėrfundim, se kush ishin heronjtė dhe kush tradhtarėt, kėtė duhet ta thonė historianėt.

Por tek e fundit, edhe pse ngjarjet duken larg, secili prej lexuesve mund tė nxjerrė konkluzionet e veta. Ne bėmė atė qė ēdo gazetar do tė bėnte nė ēdo media tė botės. Pėrballė njė ngjarjeje edhe pse tė kaluar nė kohė, po japim tė gjitha variantet, pa pasur as mė tė voglin pozicionim.

Do tė ishte naive tė mendohej se, meqenėse nė faqet e gazetės u publikuan disa dėshmi pėr X ngjarje, qėndrimi ynė pėrputhet me atė qė thotė i intervistuari. Ėshtė e njėjta gjė sikur njė gazetar do tė merrte nė intervistė Bin Ladenin nė strofkullėn e tij dhe mė pas tė akuzohej si mbėshtetės i terroristėve. I njėjti qėndrim i gazetės ka vlerė edhe kur nė faqet e "Tirana Observer" janė botuar dėshmi apo kujtime tė ish-anėtarėve tė Byrosė, dhe kur janė botuar dėshmi dhe intervista tė tė pėrndjekurve politikė.

Edhe ata kanė mbrojtur kauzėn e tyre, kanė thėnė se ai sistem ishte mė i miri nė botė, por qė, nė fakt, ne qė e kemi intervistuar nuk mendojmė kėshtu. Prandaj pėr tė kuptuar rastin e Hamit Matjanit, duhet mė parė shoqėria jonė tė emancipojė veten. Duke dėgjuar kėdo qė flet e dėshmon. Sepse e vėrteta nuk ėshtė pronė e kujt, por ajo ėshtė pronė e fakteve tė pakundėrshtueshme.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!