Takimi disi larg aeroportit tė Linates (Milano), nė qendėr tė aeronautikės. Fusha tė braktisura, por edhe fusha futbolli tė ndara nga rrjeta metalike. Zėra fėmijėsh qė luajnė me top. Nuk shqetėsohen, janė tepėr tė pėrqendruar te loja. Makina tė parkuara: njė "Porshe Cayene" e bardhė e ka derėn tė hapur dhe nė timon ndodhet ajo, Adriana Fosa, "in Maldini", qė po mban bluzėn. "Fanella?". "Jo, shalli... duke pritur Kristianin qė tė mbarojė stėrvitjen..."
"Luan, sepse ėshtė djali i Ēezares, thoshin nė fushat e Linates", - tregon vjehrri i saj, duke kujtuar hapat e parė futbollistikė tė Paolos te skuadra e tė vegjėlve tė Milanit. Koha ka treguar se historia vazhdon. "Luan, sepse ėshtė djali i Paolos": a e keni dėgjuar ndonjėherė nė fushat e Linates kohėt e fundit? "Pėr momentin jo, - rrėfen gruaja e Paolos dhe mamaja e Kristianit, - dhe do tė mė vinte keq po ta dėgjoja. Nuk dua qė Kristiani tė ketė parapėlqime, por vetėm tė paguajė njė ēmim shumė tė lartė pėr mbiemrin qė ka. Njė gjė ėshtė e qartė: derisa tė zbavitet, le tė luajė, kur nuk zbavitet mė, "ciao".
- Djali juaj, Kristian, a i njeh vlerat futbollistike tė mbiemrit Maldini?
- Mmm... nuk e di. Pa dyshim qė ėshtė shumė krenar pėr babain dhe gjyshin e tij.
- Ndėrkohė, derisa ai zbavitet, ju jeni e detyruar tė prisni.
- Ēfarė duhet tė bėj? Kristiani stėrvitet kėtu dy herė nė javė, nga ora pesė e gjysmė deri nė shtatė e njė ēerek. Dhe ne banojmė nga ana tjetėr e Milanos, katėr orė kėshtu ikin.
- A ėshtė e lehtė tė jesh gruaja e njė futbollisti?
- Gjithnjė e kam menduar Paolon si njė njeri dhe jo si futbollist. Kur e njoha, sapo kisha ardhur nga Venezuela. Ma prezantuan si njeri tė futbollit, por mua nuk mė interesonin vlerat dhe fama. Nė Venezuelė, futbollistėt nuk janė personazhe. E shikoja Paolon si njė djalosh qė bėnte njė punė sportive dhe nuk e imagjinoja qė futbolli tė ishte kaq i rėndėsishėm pėr italianėt. Tani e di, por lehtėsia dhe vėshtirėsia varen shumė nga vetja jote dhe nga qyteti ku banon. Sigurisht, e di qė nė vende tė tilla nuk mund tė shkosh, por ne jemi shumė tė matur, jo brenda njė bote mondane, dhe e pėrjetojmė mirė situatėn. Ėshtė e qartė qė nėse Paolo tė shtunėn pasdite shkon nė rrugėn "Vitorio Emanuele", nuk ecėn, por e di qė edhe nuk mund tė shkojė aty, ndaj nuk ka problem.
- Burri juaj e mban Milanin nė shtėpi? Kėnaqėsi, zhgėnjime, trysni...
- Sinqerisht jo. Por pas Stambollit mban njė hajmali me vete. Pa dashur tė mė rėndojė mua qė jam disi e dobėt, po ju them qė unė qaj dhe ai mė ngushėllon. Dy humbje nuk do t'i harroj asnjėherė: finalja e Botėrorit '94, me Brazilin nė Los Anxhelos, dhe finalja e Ligės sė Kampioneve me Liverpulin nė Turqi. Dhe tė mendosh se Paolo shėnoi ndaj anglezėve... Ėshtė njė mėkat dhe kaq. Unė e kam kaluar, ai vuajti disi. Tani bėjmė batuta, qeshim, por kjo nuk e largon vuajtjen qė ka pėrbrenda.
- Ishit nė tribunė nė Stamboll?
- Sigurisht, shkoj gjithnjė. Isha me Kristianin. Edhe ai mbeti keq, pastaj mė tha: "Nuk ka gjė, durim. Njė herė humbet dhe njė herė fitohet". Fėmijėt janė mė elastikė.
- Ishit nė tribunė edhe nė finalen e Manēesterit, tė fituar ndaj Juves me 11-metėrsha?
- Po. Nė Manēester ishte bukur. Mbyll sytė pėr njė moment dhe mė duket sikur jam atje.
- Ėshtė mė e rėndėsishme tė dish tė dėgjosh apo tė dish tė kėshillosh?
- Varet nga problemi. Paolo mė dėgjon, por nuk ėshtė gjithnjė kėshtu. Pėr tėrheqjen nga kombėtarja, pėr shembull, unė nuk isha dakord dhe u pėrpoqa deri nė fund t'i ndryshoja mendje, por ai e kishte vendosur dhe tentativat e mia, "mendohu, pa hė mendohu", nuk shėrbyen pėr asgjė. Nėse do tė ishte pėr mua, unė do ta dėrgoja edhe nė Botėrorin e Gjermanisė "plakushin" tim. Kur i them kėshtu, ai fillon tė qeshė.
- "Plaku" juaj nuk po ia kalon mirė me gjunjėt.
- Tashmė ka shumė dhimbje, vuan shumė, por ka shumė forcė. Pas gjithė kėtyre viteve futboll, gjunjėt i janė konsumuar.
Zonja Maldini duket se u pendua qė e tha ("Mos e shkruani qė ka shumė dhimbje") dhe nė kėtė kėrkesė, lexojmė njė formė mbrojtjeje, ose mė mirė mbrojtjen e dashurisė. Mjafton ta lėsh tė vazhdosh dhe gjithēka bėhet mė e qartė.
- Si ėshtė Maldini juaj?
- Maldinin futbollist e shoh njė sportist tė madh, njė lojtar tė madh me njė forcė tė madhe fizike nė krahasim me moshėn. Burri im, pėr mė shumė, mė shkrin sė qeshuri, mė zbavit. Bėn shaka me mua nga mėngjesi deri nė mbrėmje dhe ėshtė kėshtu edhe me fėmijėt. Paolo ėshtė njė simpatik, le tė themi.
- Jeni njerėz tė famshėm, thuajse tė rinj pėr gjithēka, jo vetėm pėr futbollin. Po pėrgatiteni mė pas...?
- Po, para sė gjithash psikologjikisht. Jeta e tij do tė ndryshojė, nuk do tė ketė mė stėrvitje dhe dhomat e zhveshjes, qė e kanė shoqėruar pėr 21 vite radhazi. Duhet tė modifikojė zakonet dhe kjo ėshtė gjėja mė e vėshtirė. Ai zbavitet ende shumė me shokėt nė stėrvitje dhe pėr kėtė them se do tė jetė e vėshtirė. Paolo do tė qėndrojė te Milani, ka aspirata, por nuk do tė bėjė trajnerin. Unė do ta mbėshtesja "pėr momentin", por ndoshta ka tė drejtė ai kur thotė: "Jo, trajner jo, ka shumė stres."
- Ky vit do tė jetė i fundit pėr tė?
- (Qesh). Jo, pėr momentin i ardhshmi. Unė do t'i jepja gjunjėt e mi, por nuk e di se ē'do tė bėjė...
- Familja Maldini ėshtė njė kolonė e historisė sė Milanit dhe e futbollit italian. Ē'pėrshtypje ju bėn?
- Shumė e bukur. Ndodhem nė njė familje shumė tė bukur, jo vetėm prindėrit qė janė njė model pėr ne, por edhe vėllezėrit e Paolos. Edhe familja ime ėshtė shumė e bashkuar: kam njė vėlla nė Venezuelė, me tė cilin jam shumė e lidhur, dhe mamaja ime, qė e ka ndarė nė gjysmė Italinė: gjashtė muaj kėtu dhe gjashtė nė Venezuelė. Familja ėshtė njė vlerė e pandashme. Ėshtė respekti reciprok dhe dėshira pėr tė ndėrtuar diēka nė kohė.
- E keni lėnė profesionin e "topmodeles" pak pas martesės suaj. Ishte e vėshtirė?
- Jo, absolutisht. Unė, si njė venezueliane e mirė, kam menduar gjithnjė pėr familjen, fėmijėt, burrin dhe shtėpinė. Pushova sė punuari kur mbeta shtatzėnė me Kristianin. Isha e lumtur. Lindja e fėmijės sim tė parė ishte njė bekim. Nuk mė vjen keq pėr asgjė; edhe shoqet mė kanė qėndruar afėr, mė ka mbetur njė kujtim i mrekullushėm. Pėrvoja profesionale mė ka mėsuar tė jetoj. Kam mėsuar gjuhė tė tjera, kam udhėtuar, kam parė tė mirėn dhe tė keqen. Ajo e modeles ishte njė periudhė shumė e kėnaqshme e jetės sime, e mbyllur nė momentin e duhur.
- Kontakti me burrin tuaj siguron mirėqenie pėr tre breza. Jeta juaj nuk e njeh nevojėn. A jeni e ndėrgjegjshme pėr kėtė privilegj?
- Ndihem njė grua me shumė fat. Falėnderoj Zotin ēdo ditė pėr atė qė mė ka dhėnė, qė nuk ėshtė vetėm paraja.
- Nuk ju duken tė tepruara fitimet e futbollistėve?
- Mendoj qė Paolo fiton atė qė duhet tė fitojė. Nė Itali qarkullohen shumė para rreth futbollit. Ėshtė e drejtė qė lojtarėt tė paguhen mirė.
- Hera e parė kur e keni parė Paolon tė luajė.
- Vjeshtė 1987. Sapo e kisha njohur. Mė ftoi nė "San Siro", duke mė dhėnė dy bileta. Unė isha nė Itali prej dy javėsh, nuk e njihja Milanon dhe nuk e kisha idenė se ēfarė ishte futbolli kėtu. Shkoj nė stadium me njė mikeshė me taksi dhe pas ndeshjes donim tė dilnim. Pa dyshim nuk ishte e mundur: pėr njė ndeshje qė filloi nė 14.30, u kthyem nė shtėpi nė mbrėmje. Megjithatė, atė tė diel Paolo shėnoi (Milan-Avelino 3-0, 22 nėntor '87), gjė qė nuk ndodh shpesh. Dhe shoqja ime, duke parė parullat kuqezi: "Fossa dei leoni", ("Shpella e luanėve"), mė thoshte: "Shiko sa bukur, paskan shkruar emrin tėnd aty". Kjo, sa pėr tė thėnė se nuk kuptonim fare.
- Tani, pas 18 vite ndeshjesh, a jeni pėrshtatur?
- Do tė thosha qė po. Por im shoq e mohon, thotė qė nuk kuptoj asgjė.
- E keni parė tė shėnojė nė debutimin si tifoze; a e keni parė tė shėnojė edhe para tri javėsh kundėr Rexhinės, dygolėshin e parė nė karrierė?
- Sigurisht qė po. Isha nė "San Siro" me Kristianin e Danielin. Ishte e bukur. Nuk e prisnim.
- Hera e parė qė patė Kristianin tė luajė.
- Nė njė turne, 2 vite mė parė. Ishte e bukur. Unė ēmendem kur shikoj tim shoq tė vrapojė, sepse e di se ēfarė mund tė bėjė kur kėrkon tė rikuperojė njė top... Por tė shikosh Kristianin qė bėn lėvizjet e babait tė tij, si rrėshkitjet e Paolos, ėshtė njė emocion i pabesueshėm.
Skeda e Paolo Maldinit
Me Milanin ka fituar gjithēka
Paolo Maldini ka lindur nė Milano mė 26 qershor 1968. Nga dhjetori i 1994 ėshtė i martuar me Adriana Fosėn, ish-topmodele venezueliane, 37 vjeē, sa dhe i shoqi. Kanė dy fėmijė: Kristianin 9 vjeē dhe Danielin 4. Maldini, qė luan nė rolin e mbrojtėsit, ka debutuar nė Serinė A qė 16 vjeē, mė 20 janar 1985 (Milan - Udineze 1-1).
Te Milani
Me kuqezinjtė, ku ėshtė kapiten, ka fituar gjithēka: 7 tituj ('88, '92', '93, '94, '96, '99, '04), 4 Liga Kampionesh ('89, '90, '94, '03), 4 Superkupa italiane ('89', '92', 93', '94), 3 Superkupa Europiane ('89, '90, '94), dhe 2 kupa Interkontinentale ('89, '90).
Nė kombėtare
Ka debutuar me "axurrėt" mė 31 mars 1988 (Jugosllavi-Itali 1-1). Rekordi i ndeshjeve me fanellėn italiane i pėrket Maldinit: 126 ndeshje, ku nė 74 ka luajtur si kapiten. Largohet nga "axurrėt" pas Botėrorit 2002 (ndeshja e fundit ishte mė 18 qershor: Korea e Jugut-Itali 2-1).
____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
















