Mendohet se kanė gjetur vdekjen tė gjithė pasagjerėt dhe disa persona te tjerė qe ndodheshin nė zonėn ku u pėrplas aeroplani. Disa dhjetėra trupa janė nxjerrė nga rrėnojat e aeroplanit nė aeroportin Kongonhas. Aeroplani i tipit Airbus-320, i shoqėrisė braziliane TAM, njoftohet tė ketė dalė jashtė pistės para se tė pėrplasej me njė ngarkesė dhe njė pikė karburanti.
Aeroplani fluturonte nga qyteti jugor i Porto Alegres.
Njė korrespondent i BBC-sė nė Sao Paolo thotė se moti i keq me shi dhe erėra tė forta u ka sjellė vėshtirėsi tė mėdha ekipeve tė shpėtimit. Presidenti Lula da Silva ka mbajtur njė mbledhje emergjente tė kabinetit. Televizioni brazilian ka shfaqur pamje me shpėrthime flakėsh, ndėrsa shėrbime tė pėrforcuara tė urgjencės kanė mbėrritur nė vendngjarje. Dje njė avion rrėshqiti, doli jashtė pistės dhe u ndal nė fushėn me bar tė aeroportit. Gjatė atij incidenti nuk pati tė lėnduar.
Nė kėtė aeroport, mė i ngarkuari nė Brazil, ka pasur incidente tė ngjashme edhe mė parė. Siguria e fluturimeve nė Brazil ėshtė problem madhor qė prej pėrplasjes sė vitit tė kaluar tė njė aeroplani pasagjeresh me njė avion privat mbi Amazonė. Nė atė aksident humbėn jetėn 154 vetė, duke e shndėrruar atė rast nė incidentin mė tė rėndė ajror nė historinė e Brazilit.
____________
Galeria Shqiptare Direktoria Shqiptare Kėrko nė Google












