Allegretto Albania, vjen me njė sukses tė merituar nė sallėn e Teatrit Kombėtar. Dramaturgjia e vėrtetė rikthen publikun nė skenė. Njė bashkėpunim i Ēapalikut dhe Bashės, aktorėveve tė rinj dhe tė pėrvojės, nė njė shfaqje dinjitoze, ku fokusohet fenomeni i gjakmarrjes me tiparet e njė dramaturgjie moderne.
Katėr palė kėpucė tė rreshtuara njėra pas tjetrės, tė ndriēuara nga prozhektori nė njė dhomė tė errėt, ku luhet jeta e katėr njerėzve fatkeq pėrmes njė dramaticiteti tė thellė. E para vjen e zonjė e shtėpisė, qė vesh kėpucėt, pas saj burri dhe dy djemtė me radhė. Veshin kėpucėt dhe zėnė vendin e tyre tė zakonshėm, pėr tė jetuar njė tjetėr ditė rutinė tė jetės qė ia kanė thėrmuar. Kjo ėshtė jeta e katėr personazheve tė ngujuar nė njė qytet diku nė veri tė Shqipėrisė, pėr shkak tė gjakmarrjes nga njė vrasje e cila nuk lidhet fare me ta, por qė i detyron tė jetojnė nė banesėn ku jeta ka ndaluar ritmet normale dhe ēdo raport me botėn pėrjashta e vendos televizioni dhe vizitat manipuluese tė njerėzve qė duan tė pėrfitojnė nga situata e tyre tragjike.
Subjekti i shkruar nga dramaturgu Stefan Ēapaliku, vlerėsuar si drama mė e mirė shqiptare nė konkursin kombėtar pėr vitin 2007, organizuar nga Ministria e Kulturės, nė syrin e ēdo dramaturgu tė huaj bashkėkohor, padyshim qė do tė ishte konsideruar si njė gjetje e rrallė e absurdit dhe tensionit dramatik. Njė perlė e shkėlqyer pėr tė shkruar mbi njė histori e cila vėrtitet nė kufijtė e sė pabesueshmes. Njė rast i shkėlqyer pėr tė ndėrtuar njė skenar magnetik, dramaticitet absurd dhe emocion tė pakonvertueshėm te publiku.
Ndėrsa pėr autorin shkodran, qė shquhet pėr njė talent tė spikatur, nė dramaturgjinė e shkruar, mbase autori mė i mirė bashkėkohor shqiptar, pėrpjekja pėr tė sjellė subjektin e ngujimit, nė kundėrvėnie me motivin qė mund tė nxiste cilindo autor tė huaj, ėshtė pėrpjekja pėr tė sjellė njė histori tė zakonshme, tė njohur dhe njėkohėsisht tė dhimbshme e veriut pėrmes absurdit dhe tensionit dramatik. Plotėsisht e denjė pėr tu ndėrtuar si dramė dhe tragjedi njėkohėsisht, njė replikė e ashpėr intelektuale dhe humane, ndaj shoqėrisė shqiptare tė zėnė nė grackėn e krizave tė gjithanshme tė saj. Tė asaj shoqėrie e cila vazhdon tė justifikohet keqas me Kanunin e lashtė tė Lekė Dukagjinit, duke e shndėrruar jetėn e pėrditshme nė njė tragjedi pa fund. Njė dramė ku realja gėrshetohet me absurden, ku krijohen momente humori, por qė ėshtė njė humor tragjik e rrėnqethės, mbi situata tė padrejta dhe fyese, tė cilat rėndojnė nė kokat e personazheve.
Ēapaliku e njeh mjaft mirė lėndėn qė ka nė dorė. E di mjaft mirė se sa peshė mbart fenomeni nė jetėn shqiptare tė veriut. Po kėshtu ai e di se ndėrsa aktorėt luajnė nė skenė, realisht me dhjetėra e dhjetėra familje, veshin kėpucėt nė mėngjes dhe i heqin nė mbrėmje, duke iu sjellė vėrdallė pėr vite me radhė, dhomės ku jetojnė. Ėshtė njė njohės i mirė i Kanunit tė Lekė Dukagjinit, sikurse ka studiuar nė detaje ēdo rresht tė tij qė lidhet me gjakmarrjen, zotėron teknikat mė tė mira tė ndėrtimit dramaturgjik, ėshtė mjaft kėrkues nė ndėrtimin e karaktereve, i zgjuar nė pėrdorimin e fjalės, derisa nė fund arrin tė krijojė njė tekst dramatik, i vlerėsuar me ēmimin e dramės mė tė mirė shqiptare. Ėshtė kjo pjesė qė ka joshur regjisorin e njohur Altin Basha, pėr ta ngjitur pėr herė tė parė, nė skenėn e Teatrit Kombėtar, Allegretto Albania, kėtė dramė serioze e cila riktheu publikun e vėrtetė nė sallė.
Bashkėpunimi
Autori Stefan Ēapaliku, si dhe regjisori Altin Basha, tė dy pedagogė tė Akademisė sė Arteve, njėri pėr lėndėn e estetikės, ndėrsa tjetri tė regjisė, nuk e kanė pasur aspak tė vėshtirė, qė duke njohur njėri tjetrin, tė gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt tė komunikimit mes tyre, sidomos sa i takon parimeve konceptuale dhe estetike tė artit. Po kėshtu regjisori Basha, nuk e ka pasur tė vėshtirė tė besojė tek talenti i tre ish- studentėve tė tij, tė cilėt pa hezituar u ka dhėnė role nė pjesėn e vėnė nė skenė prej tij. Pėr aktorėt e rinj, Klea Rondo, Gazmend Paja dhe Olta Dako, ish shokė tė fakultetit, pjesėmarrja nė kėtė dramė ka qenė vėrtet diēka e admirueshme, sikurse edhe pėr tė riun tjetėr, Xhejni Fama, student aktual i aktrimit.
Regjisori Basha, u ka besuar atyre role me peshė nė shfaqje, sikurse ėshtė mbėshtetur tek loja e aktorėve me emėr tė skenės shqiptare, Mirush Kabashi, Ahmet Pasha dhe Vasjan Lami. Njė kombinim i shkėlqyer i pėrvojės me frymėn e re interpretuese tė aktorėve tė rinj, duke bėrė qė tė gjithė aktorėt tė ishin tė pozicionuar me rolet qė u shkonin vėrtet mirė. Allegretto Albania ėshtė ndėr tė rrallat shfaqje tė kohėve tė fundit, qė e ka patur tė gjithė sallėn e mbushur tej e tej. Spektatori, e ka ndjekur qė nga nata e parė emocionuese e premierės, e deri nė shfaqjen e fundit. Ėshtė pritur mjaft mirė nga kritika, nga aktorė dhe pedagogė tė aktrimit. Tė gjithė tė njė mendimi, se drama ėshtė punuar vėrtet seriozisht, mbart shumė emocion dhe ka kthyer publikun qė do teatrin e vėrtetė nė sallė.
Ngjarja
Nė dramėn Allegretto Albania, flitet pėr gjakmarrjen, por jo se pėrshkruhet fenomeni. Nė qėndėr ėshtė njė familje e ngujuar, e pėrbėrė prej burrit, gruas dhe dy fėmijėve adoleshentė. Burri, njė kritik muzike nė profesioin, pas njė vrasjeje qė kryen njė kushėriri i gruas sė tij, vendos tė marrė pėrsipėr vrasjen, megjithėse nuk ka asnjė lidhje me tė. Realisht vrasėsi ėshtė kushėriri i gruas qė menjėherė pas vrasjes niset me forcat paqeruajtėse nė Irak. Gjatė gjithė kohės, drama mbėshtetet nė konfliktet burrė- grua- fėmijė pėr tė pranuar ose mos pranuar vrasjen. Burri e ka marrė pėrsipėr vrasjen me vullnetin e tij, pasi familja qė ka radhėn tė hakmerret ka thėnė se do vrasė mė tė mirin e fisit, dhe ai mendon se pikėrisht ai ėshtė mė i miri: intelektual, kritik muzike, njeri i librave dhe i artit, familjar i mirė. Kėtu fillon e gjithė drama. Pas shumė aludimesh atij i ka rezultuar vetja si mė i miri. Dyshime tė cilat vetė pėrpiqet ti pėrcaktojė gjatė gjithė lojės por duke bėrė kėshtu viktimė tė gjithė familjarėt e tij.
Gjithashtu drama mbėshtet edhe nė marrėdhėniet qė kjo familje e ngujuar ka me shoqatat joqeveritare, qė bėjnė sikur realizojnė projekte nė dobi tė familjeve tė ngujuara, me mediat, e cila e pėrdor edhe ajo kėtė fenomen nė favor tė saj, etj. Ka tre personazhe tė cilėt veprojnė nė kurriz tė kėsaj familjeje: Pajtimja, njė gazetare lajmesh dhe njėkohėsisht kryetare e njė shoqate pėr Pajtimin e gjaqeve, Mėsuesi, anėtar i shoqatės qė vjen nė shtėpi dhe u jep mėsim fėmijėve si dhe Sadetini, autori i vrasjes, qė mė nė fund kthehet nga Iraku. Ndėrsa Pajtimja shkon e vjen duke sjellė ndihma, apo ide pėr projekte qesharake, siē ėshtė ai i lidhjes me internet mes familjeve nė gjak, gjithmonė duke dashur tė pėrfitojnė nga situata me projekte qė realisht nuk i vlejnė askujt, Mėsuesi, pėr ca para qė merr nga shoqata, u mėson dy djemve adoleshentė, pllenimin e bretkocės. Ata janė dy djem adoleshentė dhe fatkeq. Njėri prej tyre rri gjithė ditės nė kullėn e vrojtimit, ėshtė obez, pasi ėshtė shndėrruar nė njė njeri pa aktivitet. Tjetri ėshtė i fiksuar pas kinemasė, flokėt i mban si Robert De Niro, dhe i pėlqen tė pėrsėrisė batutat e tij tek Taxi driver(Shoferi i taksisė). Gjithė kohės ėshtė i armatosur.
Dhe nė fund shfaqet Sadetini, vrasėsi i kthyer nga Forcat Paqeruajtėse nė Irak, i cili u jep njė plan arratisjeje pėr nė Greqi. Pjesė e kėtij plani ėshtė edhe dhėnia e shtėpisė njė firme ndėrtimi, e cila do tė ndėrtojė njė pallat, nga i cili ata do tė pėrfitojnė, ndėrkohė duhet tė nisen urgjent, duke braktisur gjithēka, pa marrė asgjė nga shtėpia e tyre. Tė katėrt, burri, gruaja dhe dy djemtė, veshin kėpucėt dhe marrin njė rrugė pa kthim. E gjithė ngjarja zhvillohet kur jashtė shtėpisė, nė qytet, ka nisur stina koncertore Allegretto Albania.
SHFAQJA
I ngjan njė procesi diagnostifikimi mjekėsor. Radiografia e njė familjeje tė izoluar e cila jeton brenda njė hapėsirė nėn presionin e sė nesėrmes. Personazhet duken tė futur nė njė kullė tė ndėrtuar nga shkallė tė cilat i ndihmojnė tė ngjiten pėr tė kontrolluar ēdo gjė qė i afrohet dhe pėr tė zbritur poshtė nė vetminė e izolimit. Madje aq tė normalizuar duken me terrenin ku jetojnė ecin, hanė dhe flenė mbi shkallėt qė mund ti ngrenė lart, por qė mund ti varrosin nė tė njėjtėn kohė. Aparati i radiografisė qė u dhurohet si shenjė e solidaritetit njerėzor, jo vetėm qė kthehet nė njė aparat qė zbėrthen karakteret e tyre, por do ta kthejė edhe shtėpinė nė njė arkiv pamjesh makabre, tė disa njerėzve qė nuk e kanė zgjedhur fatin e tyre. Atmosferėn e pėrcjell muzika e gjallė e njė orkestre ku secli instrument pėrfaqėson njė personazh dhe ku tė gjithė bashkohen si njė familje.
Dramaticitet dhe ironi
Pėrjetimi i ndjenjave tė ndryshme tė njė natyre gati tė frikshme duke filluar qė nga ankthi i pashmangshėm, dėshira pėr tu liruar pėrgjithmonė nga njė gjendje e tillė, arratisje nga njė padrejtėsi qė u rri pezull mbi krye, si dhe frikė, ndrydhje e pasiguri. Janė kėto ndjenjat qė u kanosen njė familjeje e cila gjate njė udhėtimi analizė pėr ti shkuar sė vėrtetės deri nė fund kuptojnė sė gjithēka kanė humbur ėshtė vetė gjithēkaja. Kanė humbur kohėn, durimin dhe mbi tė gjitha lirinė sepse ajo nga e cila nuk shpėtojnė dot ėshtė rrethimi brenda mureve tė shtėpisė si forma mė e mirė pėr tė jetuar atė pak liri, ato momente qė shpesh herė u shndėrrohen nė momente vetėvrasėse apo ferri. Dhe kjo e gjitha pėr tė respektuar ligjėsinė e lashtė tė njė Kanuni po aq tė lashtė, ndaj tė cilit duhet tė paguajnė me vetėsakrifikimin e tyre, vetėngujimin, si mėnyra e vetme pėr tiu pėrgjigjur njė presioni tė tillė. E megjithatė loja pėrcillet aq bukur sa nuk mjaftojnė vetėm notat e dhimbshme por atyre u bashkėngjiten edhe nota humori qė i japin dramės efekte ironie duke pėrcjellė kėshtu njė mesazh mė tė plotė. Duke jetuar nė tė njėjtin vend nė tė njėjtėn kohė, brenda tė se njėjtės hapėsirė gjithēka ndahet midis vetė familjarėve tė cilėt arrijnė tė prodhojnė momente vėrtet tė paharrueshme, burim i sė cilės mbetet e njėjta situatė ironie dhe fati i pashmangshėm, tė qenit subjekt i njė krimi imagjinar, i njė krimi qė kurrė nuk e kryen.
Personazhet
Mirush Kabashi, (Burri) i cilėsuar si njė ndėr aktorėt mė tė mirė shqiptar, ėshtė nė rolin e kryefamiljarit. I konsideruar si shtylla e familjes here herė nuk di ta pėrfaqėsojė atė siē duhet, pasi brenda tij nė fakt ėshtė njė njeri jo shumė realist, i cili nuk di tė dallojė shumė situata nga njėra tjetra. Gjithsesi personazhi i tij mbetet viktimė e njė shoqėrie atavike dhe moderne.
Olta Daku, (Gruaja) e cila njihet si njė ndėr aktoret e reja tė talentuara, e cilėsuar veēanėrisht pėr njė natyrshmėri tepėr tė ndjeshme dhe origjinale. Ajo ėshtė nė rolin e grua sė shtėpisė, njė grua e zgjuar dhe plot energji. Ndofta ėshtė njė ndėr personazhet qė di ta perceptojė mjaft mirė realitetin nė tė cilin ndodhet.
Klea Rondo, (Pajtimja- gazetarja) njė ndėr aktoret mė simpatike tė shpalosura nė kėtė prodhim tė Teatrit Kombėtar. Personazhi i saj ėshtė ai i gazetares dhe kryetares sė shoqatės, e cila pėrpiqet tė pėrfitojė nga rrethanat. Pėrpjekjet e Pajtimes, i japin dramės vėrtet nota tragjike dhe absurde, sidomos kur familjarėt presin diēka mė shumė nga misioni i saj. Vajza e aktores sė njohur tė skenės Hajrie Rondo, me kėtė rol ka treguar se hapat e saj janė tė sigurtė nė skenėn e aktrimit.
Gazmend Paja, (djali) njė ndėr aktorėt e rinj tė Teatrit, qė ka dhėnė prova nė fushėn e humorit dhe kėsaj radhe, nė njė dramė tė vėrtetė nė skenėn e Teatrit Kombėtar. Njė ndėr personazhet tipikė tė dramave tė tilla familjare, fėmija i cili vuan kėnaqėsitė e jetės. I pamundur tė shkollohet, ai bashkė me tė vėllanė, sakrifikojnė arsimimin dhe argėtimet e moshės. Dhe tė gjitha kėto i kanė zėvendėsuar me armėt.
Stefan Ēapaliku, autori i dramės Allegretto Albania, ėshtė ndėr dramaturgėt mė tė mirė bashkohorė shqiptar. Pedagog i estetikės nė Akademinė e Arteve dhe dramaturg, shkrimtar e poet nė tė njėjtėn kohė, ai ėshtė pasues i denjė i traditės mė tė mirė letrare tė veriut. Ėshtė autor i disa dramave, librave me tregime dhe poezi. Pjesa Allegretto Albania, ėshtė shpallur vjet mė e mira nė konkursin kombėtar tė dramės shqipe, ndėrkohė qė nė korrik tė 2007 ėshtė vėnė nė skenė nga njė trupė shqiptare e Maqedonisė, nė Festivalin Teatror tė Ohrit.
Altin Basha, regjisor i shfaqjes, ėshtė ndėr regjisorėt e rinj dhe mjaft tė talentuar tė skenės shqiptare. I spikatur pėr disa vėnie tė guximshme skenike, si Monologjet e vaginės, ai vazhdimisht ka qenė kėrkues, duke kėrkuar bashkėpunimin me skenat vendase si dhe ato tė Kosovės. Angazhimi i tij aktual ėshtė si regjisor i njė spektakli televiziv tė humorit, siē ėshtė spektakli Portokalli.
____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------













