Pėr tė aplikuar personalisht pėr njė vizė pėr nė Britaninė e Madhe ju duhet tė plotėsoni njė nga formularėt pėrkatės, tė cilėt i gjeni pranė ambasadės. Ato tėrhiqen pranė hyrjes kryesore tė Zyrės sė Vizave, dhe pasi ta keni plotėsuar, duhet tia paraqisni kėto personalisht Zyrės sė Vizave brenda orės 09:00-10:30, e hėnė-e premte. Formularėt janė pa pagesė. Pėr tė aplikuar pėr vizė ėshtė e nevojshme: pasaporta juaj e vlefshme si minimum 6 muaj nga dita e aplikimit. Tarifa pėrkatėse e vizės, e cila bėhet vetėm nė lekė shqiptare nė momentin e aplikimit. Tarifa e vizės nuk rimbursohet, pavarėsisht nga rezultati i aplikimit. Gjithashtu tė interesuarit duhet tė dorėzojnė edhe dy fotografi tė kohėve tė fundit. Fotografitė duhet tė jenė 45 mm x 35 mm, tė marra nė sfond tė bardhė, ngjyrė qumėshti, krem ose gri e hapur, ku tiparet tė dallohen qartė dhe nė kontrast me sfondin, pjesėt e kokės tė jenė tė pambuluara nga syze, kapele apo sende tė tjera, pėrveē rasteve kur ato janė shenjė e besimit fetar apo prejardhjes etnike.
Dokumentacioni plotėsues, i cili kėrkohet nė varėsi tė qėllimit qė ju keni pėr tė shkuar nė MB, si psh vizitė familjare, vizitė zyrtare, trajtim mjekėsor, vizė me leje pune pėr tė punuar nė MB, student, vizė pėr bashkim si i/e fejuar, bashkėshort/bashkėshorte, si i/e fejuar me shtetas tė Bashkimit Evropian, etj. Sipas tė dhėnave nga Ambasada Britanike nė vendin tonė, dokumentet plotėsuese duhet tė jenė sa mė tė plota kur ato dorėzohen nė Zyrėn e Vizave. Mungesa e dokumentacionit mund tė shkaktojė vonesa nė marrjen e pėrgjigjes ose tė ndikojė nė rezultatin e aplikimit. Dokumentet duhet tė jenė origjinale ose kopje tė noterizuara tė tyre. Broshura me informacion tė detajuar mund tė merrni edhe nė hyrjen kryesore tė Zyrės sė Vizave pranė Ambasadės Britanike ose nė faqen e internetit www.ukvisas.gov.uk
Lejet e punės lėshohen nga Departamenti i Punėsimit. Leja e Punės ka tė bėjė me njė vend pune specifik, individual dhe tė veēantė. Leje tė rregullta pune lėshohen vetėm pėr ato vende pune qė kėrkojnė njė nivel tė lartė aftėsish dhe eksperience dhe qė nuk mbulohen dot nga tregu i brendshėm i punės nė Mbretėrinė e Bashkuar apo Bashkimit Evropian. Gjithashtu, lejet e punės mund tė lėshohen edhe pėr tiu dhėnė mundėsinė shtetasve tė huaj pėr tė shkuar nė Mbretėrinė e Bashkuar pėr qėllime specializimi apo pėr tė pėrfituar eksperience pune. Ju nuk mund te aplikoni dot personalisht pėr leje pune. Aplikimi duhet tė bėhet nga njė punėdhėnės nė Mbretėrinė e Bashkuar, i cili dėshiron tju punėsojė. Punėdhėnėsi duhet tė tėrheqė njė formular dhe tė aplikojė nė adresėn e mėposhtme:
WORK PERMITS (UK)
PO BOX 3468
SHEFFIELD
UNITED KINGDOM
Punėdhėnėsi duhet tė aplikojė pėr lejen e punės tė paktėn tetė javė para datės sė caktuar pėr fillimin e punės. Gjithashtu ėshtė e rėndėsishme tė thuhet se ju nuk duhet tė udhėtoni pėr nė Mbretėrinė e Bashkuar pėr tė filluar punė para se tė merrni lejen e punės. Nė qoftė se ju mbėrrini nė Mbretėrinė e Bashkuar pa lejen e punės pėr tė filluar njė punė, e cila kėrkon pajisjen me leje pune, mund tju refuzohet hyrja ne MB. Nėse jeni shtetas i njė vendi qė kėrkon vizė pėr tė udhėtuar nė MB, ju duhet tė pajiseni me vizėn pėrkatėse, pėrveē lejes sė punės. Ju duhet tė jeni pajisur me lejen pėrkatėse tė punės para se tė aplikoni pėr vizė. Dokumentet qė kėrkohen nė mbėshtetje tė aplikimit pėr vizė pune duhet tė paraqiten nė Ambasadėn Britanike Tiranė nė adresėn e mėposhtme:
Dokumentet qė do paraqisni duhet tė jenė origjinale ose fotokopje tė pėrkthyera nė anglisht dhe tė noterizuara. Edhe dokumentet qė vijnė nga Mbretėria e Bashkuar duhet tė jenė origjinale ose tė noterizuara nga njė noter nė Mbretėrinė e Bashkuar.
Njė formular tė plotėsuar (VAF 1), 2 fotografi, tė cilat nuk duhet tė jenė mė tė vjetra se 6 muaj nga dita e aplikimit,
pasaportė e vlefshme minimumi 6 muaj nga dita e aplikimit ose pėr gjithė kohėzgjatjen e lejes suaj tė punės, nėse do tė punoni mė shumė se 6 muaj. Leje pune origjinale si dhe fotokopje e saj,
certifikatė personale dhe e trungut familjar tė aplikantit me vulėn e prefekturės dhe Ministrisė sė Jashtme
Shėnim: Ju duhet tė aplikoni nė Zyrėn e Vizave tė paktėn katėr javė pėrpara fillimit tė punės nė MB, nė rast tė kundėrt Zyra e Vizave nuk do tė ketė mundėsi tė shqyrtojė dhe pėrpunojė aplikimin tuaj nė kohė.
Para se aplikimi juaj tė pranohet, Oficeri i Vizave do tė kontrollojė nėse keni paraqitur tė gjithė informacionin e duhur pėr tė marrė njė vendim. Nėse jo, ai do tju kėrkojė tė ktheheni nė njė ditė tė mėvonshme pėr tė paraqitur pėrsėri aplikimin tuaj.
Nėse Oficeri i Vizave mendon se aplikimi juaj ka tė ngjarė tė mos jetė i suksesshėm do tju japė mundėsinė tė tėrhiqeni nga aplikimi para se tė bėni pagesėn. Nuk jeni tė detyruar tė pranoni kėtė kėshillė. Nėse vendosni tė vazhdoni, aplikimi juaj do tė pranohet dhe do tju jepet njė faturė pėr pagesėn. Tarifa ėshtė e pakthyeshme.
Pas dorėzimit tė aplikimit tuaj, mund tju kėrkohet qė tė vini pėr njė intervistė tė detajuar nė njė datė tė caktuar. Kėto intervista janė pjesė normale e procesit tė kėrkesės pėr vizė. Kėshtu aplikantėve u jepet mundėsia pėr tė qartėsuar aspekte tė veēanta tė aplikimit tė tyre. Oficeri i Vizave, i cili do tė zhvillojė intervistėn, ėshtė njė person i trajnuar dhe profesionist dhe do tė pėrpiqet qė intervista tė zhvillohet sa mė mirė dhe natyrshėm. Sidoqoftė, ėshtė fakt i pashmangshėm qė pyetjet kundrejt aplikantit mund tė jenė direkte dhe personale. Nė tė shumtėn e rasteve, intervista zhvillohet nėpėrmjet njė pėrkthyesi, ndėrsa aplikantėt qė janė njohės tė mirė tė gjuhės angleze mund tė kėrkojnė qė intervistėn ta zhvillojnė personalisht nė kėtė gjuhė. Aplikantėt mund tė jenė tė shoqėruar gjatė intervistės, por duhet tė bėhet e qartė se personi shoqėrues nuk mund tė ndėrhyjė, por vetėm tė vėzhgojė intervistėn. Nė fund tė intervistės Oficeri i Vizave i kėrkon personit vėzhgues tė komentojė rreth rastit. Nėse personi qė shoqėron aplikantin nuk ėshtė nė gjendje tė vėzhgojė, Oficeri i Vizave, mund ta ndėrpresė intervistėn. Fėmijėt nėn moshėn 10 vjeē, tė cilėt aplikojnė pėr vizė nė MB, nuk do tė intervistohen. Nė rastet kur fėmija udhėton vetėm, intervista do tė bėhet me personin pėrgjegjės (prindi ose kujdestari). Fėmijėt nga mosha 10 deri ne 14 vjeē do tė intervistohen vetėm nė prani tė njė personi madhor pėrgjegjės. Fėmijėt mbi moshėn 14 vjeē do tė intervistohen vetėm.
1-Pasaporta juaj e vlefshme si minimum 6 muaj nga dita e aplikimit.
2-Tarifa pėrkatėse e vizės, e cila bėhet vetėm nė lekė shqiptare nė momentin e aplikimit.
3-Tarifa e vizės nuk rimbursohet, pavarėsisht nga rezultati i aplikimit.
4-Dy fotografi tė kohėve tė fundit. Fotografitė duhet tė jenė 45mm x 35mm, tė marra nė sfond tė bardhė, ngjyrė qumėshti, krem ose gri e hapur, ku tiparet tė dallohen qartė dhe nė kontrast me sfondin, pjesėt e kokės tė jenė tė pambuluara nga syze, kapele apo sende tė tjera, pėrveē rasteve kur ato janė shenjė e besimit fetar apo prejardhjes etnike.
5-Dokumentacioni plotėsues, i cili kėrkohet nė varėsi tė qėllimit qė ju keni pėr tė shkuar nė MB, si psh vizitė familjare, vizitė zyrtare, trajtim mjekėsor, vizė me leje pune pėr tė punuar nė MB, student, vizė pėr bashkim si i/e fejuar, \bashkėshort/bashkėshorte, si i/e fejuar me shtetas tė Bashkimit Evropian, etj.
Vizė pėr persona me gjyshėr tė kombėsisė britanike
39000
Vizė pėr pushues me tė drejtė punėsimi
39000
Vizė martese nėse aplikanti ėshtė burrė
97500
Vize martese nėse aplikanti ėshtė grua
97500
Bashkim familjar me fėmijėn (pėrfshirė birėsimin)
97500
Vizė pėr martesė nė MB (kur aplikanti ėshtė i/e fejuar)
97500
Certifikatė pėr tė drejtė qėndrimi nė MB
39000
Vizė pėr njė shtet tė Komenuelthit
8600
Vizė pėr territore tė varura nga MB
8600
Shėnim: Aplikanti kryesor dhe aplikantėt e tjerė nė varėsi tė tij paguajnė secili tė njėjtėn tarifė. Tė gjithė aplikantėt e tjerė qė varen nga ai dhe qė udhėtojnė me tė duhet tė paguajnė, edhe pse nuk janė nė pasaportėn e tij. Tarifat e vizave kryhen vetėm nė lekė shqiptare (me para nė dorė) dhe ato rishikohen periodikisht. Kursi konsullor i kėmbimit ėshtė: £1=195 lekė.
Pagesa mbulon koston e pėrpunimit tė aplikimit. Nėse aplikimi refuzohet pagesa nuk rimbursohet.
Sot ėshtė e Shtunė 17 Maj, 2008 08:58 | Oraret Janė UTC + 1 Hour [DST Aktivizuar]
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar