Crespo 24-te
Saviola 38-te
Drogba 82-te
Hamburg, 10 Qershor - Ndeshja e peste e ketij boterori emocionues ka filluar ne nje atmosfere teper te elektrizuar. Tifoze te shumte argjentinas, mes tyre dhe legjendari Maradona, kane mbushur shkallet e stadiumit te Hamburgut me nje kapacitet prej 50 mije shikues.
Nje pjese e pare mbushur me aksione te shumta nga te dyja palet. Nje loje e qarte e Argjentines i jep me shume raste shenimi skuadres
Saviola, 10 qershor 2006
Saviola feston golin e dyte kunder Bregut te Fildishte
amerikano-jugore, derisa ne minuten e 14-te nje goditje me koke ne porten e Bregut te Fildishte nga Roberto Ayala krijon nje moment pasigurie tek skuadra afrikane. Rast i dyshimte qe mund te kishte sjelle fare mire golin e pare per Argjentinen, gol ky qe nuk vonon shume. Ne minuten e 24-te Hernan
Crespo thyen akullin duke shenuar golin e pare ne kete ndeshje. Shenimi i ketij goli ve ne alarm skuadren afrikane qe vihet ne levizje per barazimin e rezultatit. Bregu i Fildishte i afrohet disa here portes argjentinase, duke patur rastin me te paster me Didier Drogba ne minuten e 32-te me ane te nje goditjeje ne porten e Abbondazieri-t.
Aksionet e Argjentines sjellin golin e dyte ne minuten e 38-te nga Javier Saviola.
Presioni afrikan eshte i vazhdueshem por pa rezultat. Skuadrat shkojne ne dhomat e zhveshjes duke mbyllur pjesen e pare me rezulatin 2 0.
Pjesa e dyte fillon e shpejte me raste te shumta shenimi nga te dyja skuadrat. Loja e Argjentines fillon e zbehet duke i lene me shume shtigje Bregut te Fildishte. Pas shume perpjekjesh Argjentina nuk mund ta permbaje me luanin afrikan Didier Drogba, i cili shenon ne porten e Abbondazieri-t. Nje pjese e dyte qe nuk dha emocione te forta mbyllet me rezultatin final te ndeshjes Argjentina 2 - Bregu i Fildishte 1.
Argjentina keshtu renditet e para ne Grupin C
____________
Galeria Shqiptare Direktoria Shqiptare Kėrko nė Google
















