Trajneri i kombėtares, Oto Bariē, mė nė fund ka zhvilluar konferencėn e parė pėr shtyp nė tokėn shqiptare para njė ndeshjeje zyrtare tė kuqezinjve. Bariēi ėshtė paraqitur para gazetarėve shqiptarė tė mbledhur nė hotel "Adriatik". Si gjithnjė me tuta, trajneri i kombėtares shqiptare ka folur pėr tė gjitha problemet qė shqetėsojnė kuqezinjtė nė kėtė moment. Bariēi nė fillim ka folur rreth ekipit tonė, problemeve qė shqetėsojnė skuadrėn dhe dėmtimeve, sidomos tė Lorik Canės, i cili duket se do tė jetė nė fushėn e lojės. Gjithsesi, Bariēi nė konferencėn e tij tė parė pėr shtyp nė tokėn shqiptare ka hapur letrat dhe ka pohuar se pas barazimit me Bjellorusinė ekipit tonė i ėshtė hapur "oreksi" dhe se kėrkon tė mos dalė i humbur nga fusha e lojės.
Bariē, i lumtur nė tokėn shqiptare
Nė fillim tė fjalės sė tij, trajneri i kombėtares ka falėnderuar qė tė gjithė tė pranishmit pėr pjesėmarrjen nė konferencėn pėr shtyp. Trajneri kroat ėshtė shprehur para kamerave se ekipi i tij nuk kėrkon vetėm qė tė paraqitet mirė sot nė fushėn e lojės. Kuqezinjtė do tė kėrkojnė qė tė fitojnė pa asnjė mėdyshje nė "Qemal Stafa", duke treguar edhe njė herė lojėn e mirė nė Bjellorusi.
"Jam shumė i lumtur qė ndodhem nė Shqipėri midis jush. Besoj tė gjithė dinė se sa e rėndėsishme ėshtė ndeshja me Rumaninė pėr tė gjithė ne. Nga ana objektive ekipi rumun ėshtė mė i mirė se ne. Por pas kėtij rezultati tė mirė nė Bjellorusi "oreksi" na ėshtė shtuar dhe nesėr (sot) do tė japim gjithēka pėr tė mos u mundur. Rumunėt kanė njė shtet mė tė madh se yni. Jemi njė vend i vogėl, por jemi shumė krenarė. Jemi stėrvitur seriozisht. Kemi atmosferė shumė tė mirė nė ekip, por kemi probleme taktike dhe tė lojtarėve. Zemra qė tregoi ekipi nė pjesėn e dytė nė Minsk mė jep shumė shpresa dhe, nė qoftė se do tė realizojmė detyrat qė kemi, besoj se edhe ne do tė jemi shumė tė kėnaqur," ėshtė shprehur dje Bariēi nė konferencėn pėr shtyp.
Trajneri: Problem mbetet Lorik Cana
Edhe pse tė gjithė sigurojnė qė do tė jetė nė fushėn e lojės, Lorik Cana mbetet ngėrēi i kuqezinjve. Jo vetėm Bariēi ėshtė i shqetėsuar, por edhe pjesa tjetėr e skuadrės nuk ėshtė e qetė pėr mungesėn e Canės. "Kemi dy-tre lojtarė tė dėmtuar. Kemi probleme tė vogla me Canėn, plus disa dėmtime shumė tė vogla. Masazhatorėt dhe fizioterapisti po punon qė lojtarėt tė jenė tė gatshėm pėr ndeshjen. Do tė kemi probleme, duke marrė parasysh qė Altin Lala, por edhe Ervin Skela dhe Adrian Aliaj nuk kanė hyrė nė fazėn e ndeshjeve. Do tė ketė njė ndryshim nė formacion dhe shpresoj nė freskinė e Skelės. Nė lojė do tė jemi shumė potentė. Nė momentin qė do tė shoh se njė apo dy lojtarė nuk japin dot tė mė shumė, do tė bėj ndryshime. Pėr mua ėshtė njė mangėsi njė gjė e tillė. Por them se lojtarėt do tė japin gjithēka nė fushė. Kemi probleme. Qė sot do tė bėjmė njė ndryshim tė vogėl taktik nė stėrvitje. Mėnyra e lojės kundėr Rumanisė do tė jetė ndryshe. Rumania ėshtė njė ekip shumė i mirė. Gjithsesi, shpresoj qė mbrojtja tė jetė nė njė ditė mė tė mirė se me Bjellorusinė," ka vazhduar mė tej kroati pėr takimin nė fjalė.
Aliaj jashtė, mbetet enigmė porta
Trajneri i kuqezinjve ka konfirmuar dje pėrfundimisht se Adrian Aliaj nuk do tė luajė qė nga minuta e parė nė ndeshjen me Rumaninė. Sipas tij, Aliaj nuk ėshtė nė gjendje pėr tė luajtur nga minuta e parė dhe se vlonjati do tė zėvendėsohet nga njė tjetėr lojtar qė nuk mund tė zbulohet pėr momentin. Sipas informacioneve, lojtari mė i kuotuar ėshtė kosovari Debatik Curri. Gjithsesi, edhe Nevil Dede ka mundėsi tė luajė nga minuta e parė. "Aliaj nuk do tė luajė nė kėtė ndeshje. Mos mė pyesni se cili do tė luajė. Ndėrsa pėr Likėn do ta shihni nesėr mbrėma." Gjithsesi, duket se rokada Lika Beqaj ėshtė shumė afėr, ndonėse asnjė nuk e ka konfirmuar dje nė grumbullimin kuqezi.
E ardhmja e kombėtares, prisni nė mars
Bariēi ka folur edhe pėr tė ardhmen e ekipit. Sipas tij, skuadra do tė jetė e plotė vetėm pas disa ndeshjeve. Me pak fat, nė mars, sipas Bariēit, ekipi do tė ketė fytyrėn e vėrtetė. "Pėr tė formuar ekipin duhet kohė. Tė paktėn 5 6 ndeshje do tė mė duhen pėr tė ndėrtuar skuadrėn. Ekipin mė tė mirė do ta shihni vetėm nė atė moment. Pres njė progres nė pranverė. Barazimi do tė ishte njė rezultat i mirė. Do tė ishim tė njė niveli me Bullgarinė dhe Rumaninė. Por tė mos harrojmė qė nuk jemi favoritė tė grupit."
Rumania, skuadėr shumė e fortė
Nė fund tė konferencės pėr shtyp Bariēi ka folur edhe pėr kundėrshtarėt tanė tė 6 shtatorit, tė cilėt, sipas tij, janė shumė tė fortė. Bariēi ka shtuar se Rumania ėshtė njė ekip shumė i fortė dhe ka lojtarė shumė tė mirė nė skuadėr. "Rumania ėshtė njė ekip qė ka luajtur bashkė prej kohėsh. Marika ėshtė njė sulmues shumė i fortė dhe Mutu shumė i lėvizshėm dhe ėshtė shpirti i kėsaj skuadre. Rosu dhe Ēivu janė lojtarė shumė tė mirė. Kemi njė avtantazh tė vogėl qė mbrojtėsi i qendrės Tamash ka dalė me karton tė kuq. Nė njė ekip si Rumania mos u mundoni tė gjeni ndonjė lojtar tė dobėt," ka pėrfunduar Bariēi.
Olsi AVDIAJ
Gjyqtarė portugezė pėr takimin e sotėm
Olegario Benquerenēa nga Portugalia do tė jetė gjyqtari i ndeshjes Shqipėri Rumani, e cila do tė luhet sot nė orėn 20.00 nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa". Edhe dy ndihmėsit e Benquerenēas janė portugezė. Bėhet fjalė pėr Jose Ramalho dhe Joao Ferreira dos Santos po nga Portugalia.
____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------

















