Zonja dhe zotėrinj, lidhni rripin e sigurimit
Kjo ėshtė fraza hyrėse e kėngės tashmė Hit nė mbarė Shqipėrinė. Besa, vajza 20 vjeēare e nisi karrierėn muzikore vetėm 2 vjet mė parė me debutimin e saj nė festivalin Mikrofoni i Artė nė bashkėpunim me grupin 2 Farm duke fituar ēmimin e parė, i komentuar paksa pėr faktin se Besa ėshtė vajza e organizuesit tė kėtij koncerti biznesmenit tė njohur Koco Kokėdhima. Duke dashur tė mbyllė, thashethemet e pas-festivalit ajo vijon karrierėn e saj dhe pjesėmarrja e radhės nė Mikrofonin e Artė e shpall fituese tė ēmimit, Radio Hit dhe menjėherė kjo kėngė kthehet nė Hit. Karriera vijon pjesėmarrjen nė aktivitete tė tjera muzikore duke pėrmendur edhe debutimin e saj nė koncertin e organizuar nga MTV, pėr tė cilin Besa ndihet e privilegjuar por dhe e sigurt nė rrugėn qė ka nisur. Sapo ka dale nė treg albumi i saj i parė dhe me modesti Besa e vlerėson me notėn maksimale pasi ka vlera muzikore e jo muzikė tė pėrpunuar siē ndodh rėndomė nė Shqipėri. Babai do tė mė kishte ndihmuar nė biznes shprehet Besa, por jo nė kėngė pasi ėshtė publiku ai qė tė vlerėson e jo babai.
Kush ėshtė BESA?
Kam lindur mė 29 Maj 1986 nė Fier. Origjinėn e kam nga Qeparoi i Himares, por jam rritur nė Fier dhe Tiranė ku dhe jetoj. Kam studiuar pėrreth 3 vjet nė Angli ku pėrfundova gjimnazin. Nė pėrfundim tė tij u ktheva ne Shqipėri dhe nisa projektin pėr realizimin e albumit tim tė parė. Vazhdoj shkollen e lartė pėr administrim biznesi. Kam 2 motra mė tė vogla; njė familje tė adhurueshme.
Jeni ngjitur ne skene per here te pare ne bashkepunimin me Grupin Produkt 28 ku dhe u shpallet fitues te Mikrofonit te Arte fillim shume i mire apo jo?
Normalisht, nje fillim I vleresuar me nje cmim te bukur qe ishte nje ogur I mbare ne karrieren e time.
Nje vit me pare kenduat serish ne M.A por kesaj rradhe e vetme. Ndonese nuk u vleresuat me vendin e pare kenga Zonja dhe Zoterinj u kthye ne hit ne mbare shqiperine. Si do ta komentonit kete fakt?
Kenga Zonja dhe Zoterinj u konsideruar hiti i vitit 2005. Ne MIA ajo u vleresua me cmimin Radio Hit, cmim ky i akorduar ne baze te votave te publikut. U gezova qe cmimin e pare e fitoi nje kengetare qe une e vleresoj maksimalisht dhe nje mikeshe e dashur, Evis Mula. Me mire keshtu, duke larguar keshtu edhe goje dashakeqe.
Fakti qe jeni vajza e nje bisnesmeni te njohur si dhe organizues i koncerteve ne te cilat keni marre pjese mendon se te ka favorizuar per te bere karriere?
Kjo do te ishte e vertete ne rast se une do te nisja nje biznes, por aspak kur ajo qe une kam bere dhe bej eshte thjesht vokali dhe talenti. Ne muzike veshtire se mund te te ndihmoje babai; smund te beje kenge per ty, smund te kendoje ne vendin tend dhe per me teper nuk mund te te beje te pelqyer nga publiku. Ne muzike nuk ben dot sukses ne rast se nuk je e talentuar, nese nuk punon personalisht dhe nese nuk e manaxhon veten sic duhet.
Sapo keni hedhur ne treg albumin tuaj te pare. Pak fjale per albumin?
Ėshtė finalizimi i njė projekti dy vjecar. Jam shumė e lumtur pėr kėtė pasi kam punuar pėr njė kohė tė gjatė sipas informacionit qe kam po ecėn mjaft mire. Pėr realizimin e tij kam bashkėpunuar me Genti Lakon, Dorian Gjonin, Andy Dj, Stinen, Florian Mumajesin dhe Agim Poshkėn. Nė kėtė album ka kėngė tė rrymave tė ndryshme si dance, regaton, kėngė me motive popullore nga veriu dhe jugu, rnb, buda etj.
Keni ndonje bashkepunim?
Mua mė pėlqejnė duetet, edhe pse nuk kam asnjė nė albumin tim tė parė.Por shpresoj se nė realizimet e ardhėshme do tė pėrfshi edhe bashkėpunime.
Nė kėtė rast cilin kengetar apo kėngėtare do te deshironit te kishit perkrah?
Juliana Pashėn, Irma Libohovėn, Alma Bektashin, Elvana Gjaten ose Eneda Tarifenėn. Nė fakt do tė varej nga kenga dhe sidomos nga vokali i kengetarit, qė ėshtė pėrcaktues nė njė duet.
Nga nota 4 nė 10 me cfarė note do ta vlerėsonit albumin tuaj?
E vlerėsoj me notėn maksimale pasi mendoj se albumi im vėrtet njė nivel shumė tė mirė artistik. Notat duhet ti caktojė publiku qe une e cmoj shumė si vlerėsuesin mė tė mirė dhe tė vetėm.
Tashmė nė treg ka shumė albume muzikore e ndjeni konkurencėn?
Une mendoj se konkurenca ben shume mire(qesh) por sidoqofte gjithekush ka audiencen; pra pjesen e vet te tregut. Personalisht mund te them se jam pritur shume mire.
Cfare ju shqeteson me teper nga industria muzikore ne shqiperi??
Mendoj se huazimi I kėngėve tė huaja, ndėr gjithė dobėsitė dhe mangėsitė, ėshtė fenomeni mė I dėmshėm nė industrinė muzikore shqiptare. Personalisht nuk do ta aplikoja kurrė nė aktivitetin tim muzikor. Gjithashtu deformimi i shijeve tė publikut me kėngė me nivel dhe cilėsi shumė te ulėt. Shijet dhe standartet kolektive tė shoqerisė sonė pėrmirėsohen dhe zhvillohen me muzikė tė mirė dhe profesionale. Pėr kėtė duhet tė punojmė shumė tė gjithė.
Keni ndonje plan per te ardhmen?
Kam filluar menjehere punen per albumin tim te dyte, nderkohe qe kete vit do te konkuroj ne Kenge Magjike dhe Festivali I Kenges ne RTSH. Kam filluar edhe pergatitjet per koncertit tim recital LIVE. Shpresoj te realizoj kete enderr te madhe timen.













