|
Faqja 1 e 1
|
| Autori |
Mesazh |
a1
Supporter

Postime: 4312
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Bomba E Tymosur Greke E Vasil Bollanos
BOMBA E TYMOSUR GREKE E VASIL BOLLANOS NUK QĖLLOI "JANULLATOSĖT" NĖ TIRANĖ, POR PAVARĖSINĖ NĖ KOSOVĖ!
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
* Lind pyetja: - Cili shtet nė botė, sė pari e ka zgjidhur ēėshtjen minoritare, e pastaj tė shumicės dėrrmuese, ashtu siē po veprojnė nė praktikė garniturat politike moderniste zyrtare nė Tiranė, nė Prishtinė dhe nė Shkup? Deri mė sot, nuk ekziston asnjė shtet nė botė, qė tė ketė vepruar dhe, pėr tepėr, tė jetė bėrė shtet nė saje tė aplikimit tezės minoritare, pėr shkak se, si nė kuptimin doktrinar, ashtu edhe nė praktik tė filozofisė politike dhe demokratike, kjo tezė ėshtė shtruar gabimisht dhe mbrapsht, kur ėshtė fjala pėr aplikimin e drejtė tė saj, sepse ėshtė nė kolizion flagrant me njohjen dhe me realizimin e sė drejtės historike dhe tė vetėvendosjes sė popujve indigjenė nė trojet e tyre, sikundėr qė ėshtė populli shqiptar nė territorin e tyre natyral tė Shqipėrisė Etnike nė Ballkan.
Ky ėshtė problemi, tė cilin e kanė kuptuar thellėsisht dhe gjerėsisht shtypėsit dhe agresorėt kolonialistė serbomėdhenj dhe grekomėdhenj, me nė krye Anastas Janullatosin, Artemije Radosavleviqin, Vasil Bollanin, etj., tė cilėt qe mė se njė dekadė janė duke e zbėrthyer pėr mrekulli, ashtu si po iu konvenon interesave tė minoriteteve koloniste serbe dhe greke nė Shqipėrinė Etnike.
Edhe mė konkretisht ndėrrimi i tezės sė theksuar nė dėm tė drejtės historike dhe legjitime tė kombit shqiptar nuk ka asnjė bazė qoftė logjike, politike apo juridike, por ėshtė njė nga format mė tė egra revanshiste dhe vandaliste tė politikės, tė propagandės dhe tė praktikės kolonialiste dhe hegjoministe tė serbomėdhnejeve dhe grekomėdhenjve, qė pėrbėn konstantėn e vazhdimėsisė historike tė strategjisė sė shfarosjes sė shqiptarėve si komb dhe si shtet nė Ballkan. Nė kėtė kontekst, shtrohet dhe, gjithmonė duhet tė shtrohet pyetja e pashmangshme pse serbomėdhenjtė dhe grekomėdhenjt racistė tė tipit, Slobodan Milosheviq, Boris Tadiq, Vojislav Koshtunica, Kosta Simitis,Vasil Bollana, Nikollas Zervas...,e qindra tė tjerė tė mos i urrejnė shqiptarėt dhe, tė mos ua mohojnė dhe kontestojnė tė drejtat e tyre historike dhe legjitime nė trojet e tyre etnike-ilirike-shqiptare, kur historikisht ėshtė e njohur se Populli shqiptar nuk u pėrzie as me grekė, as me romakė, as me gotė, as me ostrogotė, as me vizigotė, as me hunė, as me avarė, as me hungarezė,as me turq, as me bullgarė, as me normanė, as me venecianė,as me malazezė, as me grekėt e rinj. Nuk u pėrzie me askė, por i pat nė meni tė gjithė, sidomos sllavėt dhe grekėt, tė cilėt u orvatėn mė sė tepėrmi pėr ti shkombėtarizuar dhe asimiluar shqiptarėt dhe, pėr tua grabitur tokat e tyre atėrore ilirike-shqiptare.(Tė drejtat e Shqipėrisė Etnike, Albin, Tiranė, 2001,f.173.
Pra, ruajtja e racės, e gjuhės, e kulturės, e emrit dhe identitetit kombėtar dhe shtetėror, si dhe lufta e pareshtur shekullore pėr mbrojtjen dhe pėr rikthimin e trojeve tė tyre, tė grabitura me dhunė dhe me gjenocidė nga amalgama serbo-greke sllave e fqinjėve ballkanikė, ėshtė njė nga faktorėt thelbėsorė pse grekėt dhe serbėt kanė tentuar me shekuj ti zhdukin shqiptarėt nga faqja e Ballkanit. Pėr mė tepėr, grekomėdhenjtė hegjemonė, sė bashku me Vasil Bollanin dhe me janullatosat e tjerė (tė njohur dhe tė panjohur), kanė arsye tė plotė, tė pretendojnė dhe tė veprojnė nė shkėputjen e Shqipėrisė Jugore nė emėr tė pavarėsisė sė Vorio-Epirit grek, sepse dihet, meritėn mė tė madhe pėr krijimin e shtetit tė pavarur tė Greqisė mė 1829, pa dyshim e kanė vetė shqiptarėt, sepse jo vetėm shumica e krerėve tė ushtrive greke, por edhe tė gjithė fatosat e pavarėsisė helenike kanė qenė shqiptarė, si Boēari,, Zhavella, Kanari, Miauli, Kullurioti, Sakturi..., etj, etj., qė ishin nga Suli, Hydra e Specja dhe nga viset e tejra tė Shqipėrisė. (Tė Drejtat e Shqipėrisė Etnike, Po aty, f.173).
Kjo ėshtė e vėrteta, qė pėrnjėmend, grekomėdhenjve ua terrtisė sytė dhe ua mjegullon mendjen e keqe, por politika,as shkenca shqiptare, nė asnjė mėnyrė dhe, me asnjė ēmim nuk duhet ta heshtin dhe ta injorojnė kėtė tė vėrtetė pėr hir tė interesave komplentare tė biznesit tė tyre plaēkitės dhe karrierist me grekomėdhenjtė dhe me serbomėdhenjtė, me qėllim tė arritjes sė ndonjė kompromisi politik nė kurriz tė shqiptarėve dhe tė territorit indigjen tė Shqipėrisė Etnike, sikurse qė ėshtė rasti mė drastik dhe i pajustifikueshėm (si mbi bazėn historike, ashtu edhe mbi atė politike dhe juridike) i njohjes sė Republikės sė Malit tė Zi nė qershor tė vitit 2006 nga e qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė.
Mjaft mė me mashtrime, me hipokrizi politike dhe me teoretizime spekuluese analitike diletante dhe kuazishkencore nė adresė tė patriotizimit, tė reformimit, tė integrimit, tė pluralizimit dhe tė demokratizimit tė Shqipėrisė, nevojitet aksion konkret dhe imediat nė mbrojtjen e sovranitetit shtetėror dhe kombėtar tė Republikės sė Shqipėrisė, si dhe nė zgjidhjen e problemeve tė brendshme dhe tė ēėshtjes koloniale tė shqiptarėve nė Ballkan.
Mjaft mė me shterimin e energjisė politike dhe ekonomike, tė fokusuar nė plan tė parė pėr rehatimin dhe pėr sigurimin e gjumit tė ėmbėl tė minoritetit serbo-grek, derisa, pikėsėpari, tė mos zgjidhet problemi i gjithanshėm i shumicės dėrrmuese si nė Shqipėri, ashtu edhe nė Kosovė, nė Ēamėri, nė Iliridė dhe nė Anamoravė. Pra, sė pari, nevojitet dhe, ėshtė kėrkesė urgjente e kohės, qė tė zgjidhim problemin kombėtar shqiptar nė Ballkan, e pastaj, kuptohet vetiu, do tė vinte nė redn dite edhe zgjidhja e problemit tė minoriteteve koloniste serbo-greke sllave nė hapėsirat e Shqipėrisė Etnike, nė pėrputhje me standardet dhe me ligjet ndėrkombėtare, por pa prekur dhe, pa cenuar nė asnjė formė tė drejtėn historike dhe legjitime tė kombit shqiptar, as tė Shqipėrisė Etnike. Kėtė objektiv strategjik me karakter afatgjatė tė mbrojtjes dhe tė avancimit tė interesave prioritare kombėtare dhe shtetėrore gjithėshqiptare, patjetėr, duhet ta ketė parasysh si politika e brendshme, ashtu edhe e jashtme e Shqipėrisė.
Pse, dhe deri kur qeveria shqiptare do ti lejojė pėrzierjen direkte dhe indirekte Greqisė nė ēėshtje tė brendshme tė Shqipėrisė, e cila qe 18 vjet radhazi, duke shfrytėzuar shėrbimet e vullnetit tė mirė tė kryepeshkopit tė saj Anastas Janullatos (i cili ėshtė turpi dhe fatkeqėsia mė e madhe e Shqipėrisė) dhe tė kyreliderėve ekstremistėt dhe terroristėt e minoritetit tė saj grek nė Shqipėri, po zhvillon aktivitetin e saj intensiv tė pėrbashkėt dhe tė bashkėrenduar nė tė gjitha frontet, qė sa mė shpejt ta helenizojė dhe ta ricopėtojė Shqipėrinė Jugore, duke e quajtur Vorio-Epir tė Greqisė.
Derisa nė krye tė Kishės Ortodokse Shqiptare ndodhet peshkopi grek, Anastas Janullatos, kuptohet se, edhe pėrzierja e politikės greke nė punė tė brendshme tė Shqipėrisė, do tė jetė pėrditė mė efikase dhe mė e suksesshme nė zhvillimin e veprimtarisė sė saj subveresive nė komprometimin, nė kontestimin dhe nė mohimin e legalitetit tė brendshėm dhe ndėrkombėtar tė shtet shqiptar, edhe pse shteti shqiptar ka kontinuitetin historik dhe legjimitetin ndėrkombėtar
Deklarata e kryebashkiakut grek tė Himarės shqiptare, Vasil Bollano se "Omonia dhe komuniteti grek ne Shqiperi nuk kerkojne me tepėr pėr Vorio Epirin se c'kerkon Shqiperia per Kosoven"(www.balkanweb.com, 23.04.2007), ėshtė edhe njė bombė terroriste mė tepėr e lėvizjes grekomadhe OMONIA dhe e Vasil Bollanos nė bombardimin e identitetit kombėtar, territorial, shtetėror dhe sovran tė Shqipėrisė sė vitit 1912, pėrkatėsisht tė Shqipėrisė Etnike.
Para sė gjithash, hedhja nė eter e njė kėrkese tė tillė antishqiptare pasqyron faktin se pa asnjė pengesė dhe, nė mėnyrė koherente dhe efektive funksionin aksi i frontit orotodoks sllav: Athinė-Beograd-Moskė kundėr interesave jetike tė kombit shqiptar dhe tė Shqipėrisė Etnike nė Ballkan. Mirėpo, kėtė rrezik vdekjeprurės, nuk po e shohin politikanėt, shkencėtarėt dhe analistėt modenristė dhe kosmopolitė, tė cilėt fatin e shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike e kanė hedhur nė pazar, vetėm pėr tė qėndruar vetė sa mė gjatė nė funksionet e ndryshme tė pushtetit shtetėror, nė emėr tė demokracisė dhe tė pluralizmit tė importuar, qė ka pėr qėllim vėnien nė gjumė tė shqiptarėve
Kėtė rrezik me pasoja katastrofike jo vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe pėr mbarė Ballkanin nuk janė duke e parė vetėm klikat dhe grupet politike zyrtare shqiptare, tė fronėzuara nė Tiranė, nė Prishtinė dhe nė Shkup, pėr shkak se ndjehen tė kėnaqura me statusin e tyre karrierist dhe materialist nė kurriz tė shoqėrisė shqiptare dhe tė shtetit shqiptar. Gjithashtu, ndėrgjegjen e tyre kombėtare e kanė tė pastėr, sepse me veprimet e tyre konkrete anishqiptare kanė provuar para mentorėve tė tyre tė huaj, se janė nė rrugėn e drejtė tė
Brenda 18-vjeēarit tė shkuar (1990-2007), Shqipėria ėshtė shndėrruar nė njė poligon stėrvitės tė harangave tė shėrbimeve sekrete policore tė nėndheshme dhe tė mbidheshme greko-serbe etj., tė cilat pa asnjė vėshtirėsi kanė penetruar nė tė gjitha poret e politikės dhe tė pushtetit shtetėror tė Shqipėrisė. Si rrjedhim i krijimit tė njė vakuumi tė kėtillė anarkik dhe absurd me pasoja tė rėnda pėr interesat vitale tė politikės kombėtare dhe shtetėrore tė Shqipėrisė, pse Vasil Bollano, tė mos kėrkojė greqizimin e Shqipėrisė Jugore, kur atij nga politika antishqiptare e Tiranės, i ėshtė dhėnė fermani tė jetė kryebashkiak i Himarės shqiptare.
Nėse nė Himarė nuk ka shqiptarė, por vetėm grekė, atėherė, shovinisti grekomadh, Vasil Bollano (sipas detyrės qė ia kanė besuar kryedishepujt politikė shqiptarė tė qeverisė dhe tė parlamentit tė Tiranės, duke u bazuar nė votėn e lirė demokratike) ka tė drejtė tė pyet, ku janė shqiptarėt dhe, pse ata kanė ikur nga Himara shqiptare, e jo nė emėr minoritetit grek dhe tė OMONISė famėkeqe subversive, ( e cila qe 18 vjet rresht po zhvillon luftė speciale tė ftohtė dhe tė nxehtė pėr greqizimin dhe pėr pushimin kolonial tė Shqipėrisė sė Jugut) tė kėrkojė pavarėsimin e Vorio-Epirit, ashtu siē po e kėrkon Beogradi zyrtar pavarėsimin e Kosovės , qė me ndihmėn e Rusisė, ta rikthejė nė sovranitetin kolonial 100-vjeēar tė Serbisė sė Madhe. Mirėpo, politika zyrtare e Tiranės dhe e Prishtinės, duhet tė ridefinojnė strategjinė e veprimit tė tyre kombėtar dhe shtetėror, nė vend tė pėrkėdheljes sė ambicieve dhe tė veprimeve shkatėrrimtare tė kryeliderėve (siējanė Vasil Bollani, Sanda Rashkoviq-Iviq, Artemije Radosavleviq dhe Anasatas Janullatos, turpi i nderit tė politikanėve nudistė tė Tiranės) tė minoritetit grek dhe serb, duhet ti vėnė dhe, ti mbrojnė me ēdo kusht dhe me tė gjitha mjetet legale interesat e pėrgjithshme kombėtare dhe shtetėrore tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė, pavarėsisht nga kufijtė ekzistues artificialė tė 1912-sė.
Prof. Dr. Mehdi HYSENI
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#1 26 Prill 2007 20:38
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 782
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Bomba E Tymosur Greke E Vasil Bollanos
Deklaratat e diplomatit nė Ersekė: Por nuk mė takon mua tė them nėse janė tė sakta
Kokosis: Bollano ka tė drejtė
Vorio-Epiri, ambasadori grek mbron Kryebashkiakun e Himarės
Ambasadori i Greqisė nė Tiranė, Konstandinos Kokosis, ka mbėshtetur dje deklaratat e kryebashkiakut tė Himarės, Vasil Bollano, sipas tė cilave "ajo qė kėrkohet nga Omonia pėr Vorio-Epirin nuk ėshtė aspak mė shumė se ajo qė duan shqiptarėt pėr Kosovėn". Diplomati grek jo vetėm qė nuk e ka kontestuar idenė e Bollanos, por nga qyteti i Ersekės ka lėshuar edhe njė deklaratė surprizė lidhur me kėtė ēėshtje. Ai nuk ėshtė shprehur kundėr mendimit tė Bollanos, duke e konsideruar kėtė njė mendim tė drejtė.
Megjithėse ėshtė shprehur se nuk donte tė jepte shumė sqarime dhe komente, ambasadori grek ka thėnė: "Nuk besoj se jam nė gjendje tė flas pėr zotin Bollano. Imagjinoj dhe besoj se ato qė ai thotė janė tė drejta, por nė rast se janė edhe tė sakta, kjo nuk ėshtė njė ēėshtje qė mė takon mua, apo mė pėrket si diplomat pėr ta gjykuar dhe komentuar". Ndėrsa nuk ka preferuar tė zgjatet nė kėtė pikė. Edhe pse e ka quajtur tė drejtė mendimin e hedhur nga kryebashkiaku i Himarės, Kokosis ka thėnė se ky ėshtė njė mendim personal, ndėrsa deri mė tani nga ana e qeverisė greke nuk ka asnjė reagim zyrtar lidhur me kėtė ēėshtje.
Vetėm njė javė mė parė kryetari i rizgjedhur i Bashkisė sė Himarės ka gjetur mundėsinė tė ribėhet protagonist i pėrplasjeve tė ashpra nacionaliste. Gjatė emisionit tė pėrjavshėm "Exclusive" nė "Top Channel", Vasil Bollano ėshtė shprehur pėr pavarėsinė e Vorio-Epirit, siē njihet nė Greqi pjesa jugore e Shqipėrisė. Ai edhe mė parė kishte lėshuar deklarata pėr statusin e minoritetit qė i duhet dhėnė Himarės, por kėsaj radhe qėndrimet e tij u pėrshkallėzuan nė njė mėnyrė drastike, duke arritur deri aty sa tė vendosė paralele me kėrkesat e shqiptarėve tė Kosovės. Sipas Bollanos, "kjo gjė do tė ishte nė tė mirė tė Ballkanit dhe tė pakicave greke nė Shqipėri".
Por kėsaj radhe deklaratat e kryebashkiakut problematik shkaktuan njė reaksion mjaft tė ashpėr jo vetėm nė opinionin publik shqiptar, por edhe nė politikėn vendase, e cila shpesh herė i ka kaluar nė heshtje shkeljet e ligjit, kur ato bėhen nga persona qė kanė lidhje me Greqinė, apo qė mbėshteten nga politika e Athinės. Kėsaj radhe, me pėrjashtim tė qeverisė, e cila vazhdon tė heshtė nė mėnyrė tė pakuptimtė, spektri politik shqiptar i dėnoi me forcė qėndrimet e Bollanos, duke kėrkuar madje edhe vėnien e tij pėrpara pėrgjegjėsisė ligjore.
E ndėrsa kishte nisur tė fashitej zhurma e krijuar nga kėto zhvillime dhe dukej se deklaratat e Bollanos do tė arkivoheshin sėrish nė sirtarėt ku shkeljet e tij ligjore tė padėnuara janė bėrė tashmė njė stivė e lartė, vjen nė mbėshtetje tė tij njė zė grek. Ambasadori Kokosis, i cili edhe pse ka shprehur dyshim pėr saktėsinė e deklaratave tė kryebashkiakut tė Himarės, i ka cilėsuar ato si tė drejta, ēka duket se do tė shėrbejė si njė lloj benzine nė prushin qė kish nisur tė fikej.
Deklarata e Kokosis ėshtė bėrė publike pas njė takimi qė ai ka mbajtur nė qytetin e Ersekės me kryetarin e bashkisė, Adriatik Braēe. Nė kėtė bashki qeveria greke ka akorduar njė investim prej 22 milionė eurosh pėr pėrmirėsimin e sistemit tė trotuareve dhe tė ndriēimit tė rrugėve tė qytetit. Ndėrsa ka firmosur edhe marrėveshjen pėr projektin nė fjalė, Kokosis ka deklaruar se ky investim i qeverisė greke nuk ėshtė i pari pėr zonėn e Kolonjės, ndėrsa sipas tij kėtė vit do tė jepen 10 mijė viza pune pėr shtetasit shqiptarė.
PBDNJ u distancua nga pėrfaqėsuesi i saj
Qėndrimet antiligjore tė kryebashkiakut tė Himarės, kėsaj radhe kanė vendosur kundėr tij edhe vetė forcėn politike tė cilėn ai pėrfaqėson. PBDNJ mori njė pozicion tė ndryshėm nga herėt e tjera, duke u distancuar menjėherė nga deklaratat e tij. Nėpėrmjet Leonard Solis, sekretarit tė Pėrgjithshėm tė saj, PBDNJ bėri tė ditur se "deklaratave tė Bollanos nuk u duhej kushtuar rėndėsi", duke i cilėsuar ato shashka pa rrezik. Ky qėndrim krijon kėshtu njė precedent nė marrėdhėniet midis PBDNJ-sė dhe pėrfaqėsuesit tė saj nė krye tė Bashkisė sė Himarės.
Reagimet ndaj Bollanos
LSI
Sekretari ndėrkombėtar i LSI-sė, Edmond Haxhinasto, i ka konsideruar deklaratat e Bollanos si shprehje tė njė nacionalizmi arkaik, qė shkon kundėr frymės integruese evropiane tė Shqipėrisė
Sabri Godo
Kėrkoi nga Kryeministri largimin nga detyra tė kryebashkiakut tė Himarės. Sipas tij, banorėt e Himarės se meritojnė njė kryebashkiak qė ka rėnė pre e qarqeve tė errėta greke
PDI
Partia qė pėrfaqėson interesat e popullsisė ēame, ka deklaruar dje se "ēamėt nuk kėrkojnė autonomi nė Greqi, por vetėm standarde evropiane tė tė drejtave themelore tė njeriut"
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#2 29 Prill 2007 06:47
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 782
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Kreu I Himarės Shkel Kushtetutėn
Sabri Godo kėrkon nga kryeministri shkarkimin nga detyra tė bashkiakut tė PBDNJ-sė
Kushtetuta sanksionon se tėrėsia territoriale e Shqipėrisė nuk mund tė vihet asnjėherė nė diskutim
Deklaratat e Kryetarit tė Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano, i cili ka bėrė tė qartė se Omonia nuk kėrkon pėr Vorio Epirin mė shumė se pavarėsi, kanė hapur debat nė Tiranė, ku ėshtė kėrkuar shkarkimi i tij nga Kryeministri Berisha. Republikani Sabri Godo i ka cilėsuar deklaratat e tij manifestim qė kėrcėnon tėrėsinė territoriale tė vendit, ēka sipas tij ėshtė nė shkelje tė rėndė tė Kushtetutės. Duke iu referuar frymės sė Kushtetutės por dhe neneve tė veēanta tė goditura nga deklarata e Bollanos, Godo thotė se ėshtė nė detyrėn e qeverisė qė tė mbrojė atė dhe tė shkarkojė kėtė zyrtar.
Shkelja e Kushtetutės
Deklarata e kreut tė Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano ėshtė cilėsuar dje si njė goditje e rėndė qė i bėhet Kushtetutės. Nė deklarimin haptazi tė qėndrimit tė Omonias, sipas tė cilit kjo e fundit kėrkon pavarėsi pėr Vorio Epirin, Bollano jo vetėm ėshtė nė kundėrshtim me frymėn Kushtetuese, por dhe nė kundėrshtim me nene tė veēanta tė saj. Pikėrisht nė nenin 1, pika dy tė Kushtetutės theksohet qartė se tėrėsia territoriale e Shqipėrisė nuk mund tė vihet asnjėherė nė diskutim. Pėr tė vijuar mė pas nė nenin 3 tė Kushtetutės ku pavarėsia e shtetit dhe tėrėsia e territorit tė tij, dinjiteti i njeriut, tė drejtat dhe liritė e tij, drejtėsia shoqėrore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombėtar dhe trashėgimia kombėtare, bashkėjetesa fetare, si dhe bashkėjetesa dhe mirėkuptimi i shqiptarėve me pakicat janė baza e kėtij shteti, i cili ka pėr detyrė t'i respektojė dhe t'i mbrojė. Duke iu referuar kėtyre neneve, Godo thotė se edhe nė katėr vitet e shkuara, i njėjti person ka shfaqur tė njėjtat tendenca dhe shkarkimi i tij duhet tė ishte bėrė jo sot, por kohė mė parė. Qeveria shqiptare ka pėrgjegjėsinė tė mbrojė tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė. Kemi tė bėjmė njė veprim qė e vė nėn kėrcėnim tėrėsinė territoriale, prandaj them se ėshtė drejtpėrdrejtė nė kundėrshtim me frymėn dhe detyrimet kushtetuese. Ia kam sugjeruar qartė kėtė gjashtė muaj mė parė Kryeministri Berisha, sepse nuk ėshtė e para herė qė ky njeri shfaq tendencat e tij, u shpreh Godo. Ai ka shkuar mė larg duke e cilėsuar gabim mbėshtetjen qė i ėshtė dhėnė dhe mė parė pėr tu zgjedhur.
Deklarata
Kryetari i Bashkisė sė Himarės ka godiur rėndė nė emisionin Exlusive tė Top Channel Integritetin territorial tė Shqipėrisė, duke vendosur paralele mes Kosovės dhe konceptit tė Vorio Epirit emėr me tė cilin vetėm nacionalistėt grekė thėrrasin territore tė jugut tė vendit, nė kohėn kur gjithė historianėt theksojnė se ky territor historikisht ka qenė shqiptar. Bollano ėshtė shprehur se Vorio Epiri meriton po atė zgjidhje qė shqiptarėt kėrkojnė pėr Kosovėn, duke aluduar pėr njė ndarje territoriale nga bregu jugor i Vjosės, pra njė republikė tė pavarur. Nuk e di nėse ėshtė kėrkesė e shtetit grek, por di qė Omonia e ka kėrkuar vazhdimisht atė. Ne nuk duam mė shumė se ēkėrkon Shqipėria pėr Kosovėn. Kjo ėshtė nė tė mirė tė Ballkanit dhe tė pakicave greke nė Shqipėri, ėshtė shprehur Bollano. Ndėrkaq i pyetur nga Metropol Solis nuk ka pranuar tė komentojė deklaratėn Bollanos, duke e argumentuar me faktin se nuk e ka dėgjuar. Gjithsesi faktet janė tėrėsisht kundėr Bollanos, i cili nė emėr tė minoritetit dhe pėr shkak tė lirive tė plota qė i janė dhėnė kėsaj kategorie, abuzon me deklarata antishqiptare dhe pse qeveris njė popullsi shqiptare. Nė tė githa raportet ndėrkombėtrae bėhet e ditur se minoriteti grek nė Shqipėri nuk pėrbėn mė shumė se 2 pėr qind tė popullsisė. Ndaj dhe nuk mund tė ketė hipoteza tė tilla si tė Bollanos.
Tė largohet Bollano
Deklarata e Sabri Godos
Kam kėrkuar qė gjashtė muaj mė parė qė Kryeministri ta pushojė kėtė funksionar tė administratės shtetėrore, i cili manifeston tendencat pėr tė vėnė nėn kėrcėnim tėrėsinė territotriale tė Shqipėrisė. Ėshtė njė veprim anti-Kushtetues ikėtij zotėrisė, qė shpallet bėtorėsisht dhe mė duket se nuk kemi arsye ta lėmė tė flasė duke krijuar situata politike tė pakėndshme. E keqa ėshtė se kėtu i bėhet jehonė individėve nė grupimeve tė ndryshme nė Greqi dhe duket si njė gjė e koordinuar pėr tė krijuar ndėrlikime nė marrėdhėniet Shqipėri-Greqisė. Shteti ynė dhe politika duhet ta kuptojė se duke heshtur dhe iu toleruar kėta njerėz qė vijnė nga zėrat e 100 viteve mė parė, krijojmė njė situatė tė vėshtirė. Nė tė vėrtetė acarojmė marrėdhėniet. Duhet tė themi qartė se jemi pėr marrėdhėniet tė mira, se nuk kemi pretendime ale as pėr Ēamėrinė as pėr asgjė tjetėr dhe kėto gjėra i kemi vėnė nė heshtje, respektojmė kufirin dhe kėrkojmė qė tė njėjtėn gjė tė bėjė dhe pala tjetėr. Kėtė politikė duhet ta bėjmė tė qartė dhe tė mos lejojmė tė hyjnė zėra tė habitshėm qė vijnė nga megali-idea.
Edmond Haxhinasto
LSI denoncon abuzimin
Nė emėr tė LSI-sė dėnoj me forcė qėndrimet e Kryetarit tė Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano. Kėto qėndrime janė njė pėrpjekje e dėshtuar pėr tė vendosur paralelizma sado tė largėt midis Kosovės martire tė gjenocidit dhe Shqipėrisė sė Jugut. Janė pėrpjekje e dėshtuara pėr tė shėrbyer si kundrapeshė problematike pikėrisht nė momentet pėrcaktuese tė Statusit tė Kosovės, pavarėsisė sė saj. Gjithashtu janė pėrpjekje tė dėshtuara pėr ngacmimin e ndjeshmėrive nė marrėdhėniet shumėplanėshe e tepėr tė rėndėsishme midis Shqipėrisė e Greqisė. Qėndrimet provokatore e dashakeqe tė Bollanos si individ, nuk do tė meritonin vėmendjen mė tė vogėl si shprehje e njė nacionalizmi arkaik e tė mykur qė shkon kundėr frymes integruese evropiane tė Shqipėrisė dhe gjithė rajonit. Por ai ėshtė pėrfaqėsues i njė force politike dhe mban njė pozicion publik, tė fituar edhe me votat e mazhorancės aktuale. Qėndrimet e tij janė pėrēarėse dhe fyese edhe pėr vetė komunitetin e Bashkisė ku drejton ai. Kėrkojmė nga forca politike dhe mazhoranca qė tė distancohen prej tij.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#3 30 Prill 2007 18:32
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 782
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Politikanėt Shqiptarė, Ose Tradhtarėt E Shitur Tė Kombit
Mimoza Dervishi
Deklarata e turpshme, djallėzore, arkaike, antishqiptare e njė kryetari bashkie shqiptare, qė paguhet nga shteti shqiptar dhe taksapaguesit e kėtij shteti, i quajtur Bollano, duhej sot tė kish ngritur nė kėmbė vetė shtetin, opinionin politik tė ēdo krahu, opinionin shoqėror, intelektual, civil, mediatik, si dhe kėdo brenda dhe jashtė kufijve tė Shqipėrisė, qė ende ka nė deje gjak shqiptari. Nė vitin 2007, nė mes tė Evropės qė kėrkon tė bashkojė kufijtė, tė Ballkanit qė po kuron plagėt e reja, por kryesisht tė vjetrat, ato tė ndarjeve shoviniste dhe qė ka paguar paq pėr copėtimin, njė ekstremist greko-nacionalist i veshur me pushtet shqiptar kėrkon nė mėnyrėn mė tė hapur qė Shqipėria tė ndahet nė pjesė. Ai flet pėr njė shtet imagjinar, qė kurrė nuk ka ekzistuar dhe kurrė nuk ėshtė provuar, pėrveēse nė mendjet e sėmura tė ekstremistėve perversė grekė dhe tė tė shiturve perversė shqiptarė.
Tė parėt nuk janė pak, madje janė kudo deri nė lobingje amerikane, qė helmin e tyre e lėshojnė ngado pėrmes njė rruge qė kanė ndjekur tash sa dhjetėra vjet, parasė. Tė dytėt nuk janė pak gjithashtu, ata nuk e kanė emrin veē "bollano", por qė prej 10 vitesh e mė shumė quhen edhe socialistė, edhe demokratė, ose me fjalėn popullore: politikanė. Disa tė shitur e tė blerė me para greke tė mjaftueshme pėr tu kthyer nė pasunarė dhe pėr tu mbyllur gojėn nė kėmbim. Tė tjerė tė shitur pėr njė copėz pushtet qė gabimisht, tėrėsisht nė mėnyrė kompleksuale, mendojnė se u vjen e u ikėn prej grekėve. Tė gjithė njė tufė antishqiptarėsh, antipatriotėsh, qė kurrė nuk e panė atdheun si gjėnė kryesore tė jetės sė tyre, si gjėnė mė tė shtrenjtė se veten, mė tė shtrenjtė se familjen. Kėta janė fytyrat e vėrteta tė baballarėve dhe bijve tė kombit, qė kurrė nuk e ēojnė nė mend qė para se ti thonė vetes politikanė, duhet ti thonė patriotė; qė kur betohen para flamurit ta ndiejnė me shpirt dhe zemėr; qė kur interesat e kombit preken, tė lėnė ēdo mėri vetjake a partiake dhe tė bėhen njė. Qė kur njė i marrosur antishqiptar i dhjamur me para greke, plus atyre tė taksapaguesve shqiptarė, si Bollano, lėshon deklarata tė rrezikshme antikombėtare, tė mblidhen tė dėnojnė njė punonjės tė shtetit qė kėta politikanė udhėheqin. Ose tė paktėn, tė distancohen nga kjo deklaratė dhe tė lėshojnė alarmin e kombit nė rrezik.
Sepse kombi shqiptar ėshtė i kėrcėnuar dhe deklarata e njė kryetari bashkie brenda territorit tė Shqipėrisė, qė mė parė falet nė Athinė se nė Tiranė, nuk ėshtė as rastėsi, as e papritur. Nė fakt, ajo gjen nė befasi vetėm pjesėn e civilizuar tė dy shoqėrive greke dhe shqiptare, civilizim qė nė kėtė mijėvjeēar tė ri ska lidhje me arkaizmat e shekujve dhe aq mė pak i sheh ato tė arritshme apo tė domosdoshme. Pėr sa i pėrket pastaj rrjedhe logjike tė ngjarjeve tė fundit nė Shqipėri dhe raporteve tė saj me Greqinė, kjo deklaratė ėshtė vetėm njė rrjedhojė e natyrshme qė herėt a vonė do shpėrthente. Si mund tė shkojnė dėm gjithė ato pensione pėr ortodoksė e myslimanė shqiptarė (tė kulluar shqiptarė), qė kanė vite e vite qė dalin nga buxheti i Athinės? Ka mė shumė se dhjetė vjet qė shteti shqiptar, demokrat, socialist, e prapė demokrat, ėshtė nė dijeni tė kėsaj metode dhe politike tė frikshme qė njė shtet fqinj aplikon ndaj nesh dhe kurrė nuk ka ngritur tė paktėn pyetjen: Pse? Pėr mos shkuar mė tej te njė studim i hollėsishėm, se kush paguhet nga Athina, pse paguhet dhe ēfarė do kėrkohet nė kėmbim tė kėsaj pagese. Politikanėt shqiptarė, kur vjen fjala pėr Greqinė, pėrpiqen tė bėjnė diplomatin, por harrojnė se ka kufij kudo, diplomatikė, politikė, njerėzorė dhe sigurisht kufij gjeografikė. Tė cilėt, nėse njėra palė i shkel apo tenton dhe pėrgatit terrenin ti shkelė nesėr, tė gjitha bastet janė "off" dhe diplomacia nuk pi mė ujė.
Politikanėt tanė, kėta inferiorė tė pakufi, me indiferencėn e tyre janė palė nė agresion, janė palė nė tradhti kombėtare, madje janė pikėrisht ata qė lejojnė jo vetėm deklarata tė rrezikshme tė lulėzojnė nga goja e punonjėsve tė shtetit shqiptar, por madje i japin krahė strategjisė dhe teknikave qė mund tė na ēojnė nesėr nė njė Kosovė tė re. Dhe le tė ndalemi vetėm njė sekondė te Kosova, meqė dhe Bollano ka guximin dhe paturpėsinė ta pėrmendė. Ai tha se ėshtė e njėjta gjė, se ata, "autonomėt grekė", nuk po kėrkojnė gjė tjetėr, veēse atė qė kėrkon Shqipėria pėr Kosovėn. Nė fakt, ka vetėm njė ngjashmėri nė kėtė mes. Atė qė po kėrkon Greqia, pėrmes bulonave dhe bollanove, ėshtė pikėrisht ajo qė u realizua gati njė shekull mė parė, ndarja e njė pjese tėrėsisht shqiptare nga trungu i Shqipėrisė. Atėherė ne nuk kishim shtet, tė varfėr, tė dobėt, kur fatet na i vendosnin tė tjerėt, dhe lamė Kosovėn tė quhej pjesė e Jugosllavisė. Sot, pas 100 vjetėsh, mė nė fund, pas gjakut tė derdhur nga mijėra martirė qė ruajtėn gjuhėn dhe zakonet nėn dhunė, qė mbajtėn flamurin nėn gji ditė e natė, mė nė fund historia po vė pikat mbi "i".
Pėr shkak tė gjeopolitikės dhe pėr shkak tė njė paradoksi qė askush nuk di ta shpjegojė, Kosovės do ti jepet pavarėsia shpejt, me kusht jo bashkimin me Shqipėrinė. Normalja do ishte qė Prishtina tė ishte njė Berlin i dytė, qė shteti amė tė bashkohej me gjymtyrėn e grabitur. Por ja qė bota e re ka kushte dhe tė dyja palėt shqiptare kanė thėnė "Po" pėr njė tė mirė tė madhe, pavarėsinė e shumėdėshiruar tė kosovarėve. Dhe meqė kjo ėshtė dhe dėshira e vetė shqiptarėve nė Kosovė, le tė bėhet mė e mira pėr ta dhe le tė jemi dy shtete shqiptare nė Ballkan, sado ridikjuloze tė duket kjo. Por tė krahasosh pėrpjekjet dhe dėshirėn pėr pavarėsi tė Kosovės sė vrarė e sakatuar nga serbėt, tė njė pjese tė trungut tonė kombėtar qė ende se di ku i ka varret e bijve qė luftuan pėr kėtė ditė, me fantazitė e ēmendura shoviniste tė disa grekėve me para, qė qėndrojnė nė politikė nė Athinė, Tiranė, Sarandė apo Uashington, ėshtė jashtė ēdo logjike dhe sensi normal. Bollanos jo vetėm nuk i dridhet qerpiku tė deklarojė agresion ndaj shtetit shqiptar, por paturpėsisht fyen Kosovėn, duke na fyer tė gjithėve, duke na lėnduar tė gjithėve, duke hapur plagė tė vjetra tė njė kombi tė paaftė pėr tė mbrojtur kufijtė e tij dje, por akoma mė tė paaftė pėr tė mbrojtur veten e tij sot.
Figura si ai dhe tė tjerė duhet sė pari tė hasin nė pengesa elektorale dhe nė bashkimin politik shqiptar pa dallim ngjyre, qė lloji i tij sot mos tė mbante postet qė mban nė shtetin shqiptar. E nėse PS-ja dhe PD-ja do kishin parė pėrtej hundės sė tyre, Bollano do ishte thjesht njė i paguar i grekėve, njė qen qė leh kot, sa pėr tė justifikuar pensionin nga Athina, qė sigurisht mund ta ketė mė tė majmė se pleqtė e Palasės, Dhėrmiut, Korēės, Sarandės, Peqinit, e dreqi e di se kujt cope tjetėr shqiptare. Por sot ai ėshtė kryetar bashkie nė administratėn e shtetit shqiptar, flet nė emėr tė kėtij shteti dhe kur ky shtet nuk reagon, kjo do tė thotė qė jo vetėm i jep tė drejtė, por edhe ėshtė i dorėzuar para ēdo plani tė afėrm a largėt qė dėmton rėndė interesat tona kombėtare. Dhe nuk ka si tė jetė ndryshe, kur janė kėta politikanė drejtues tė kombit, qė heshtin dhe vetėm heshtin jo vetėm pėr incidente private nė dukje sporadike, ku shqiptarėt ose theren ose u kėndohen kėngė me zorrėt qė do tu bėhen litarė, por edhe kur ndodhin ēudira tė tilla si hapja e shkollave greke mu nė mes tė Shqipėrisė sė Jugut apo Juglindjes. Territore qė kurrė nuk kanė qenė greke dhe kurrė skanė pėr tė qenė. Politikanėt heshtin kur Greqia nė emėr tė hyrjes nė Evropė kėrkon tė blejė paturpėsisht kėsaj here jo vetėm me dhrahmi, por me pasaporta autonomie mė shumė se gjysmė milioni shqiptarė. Ne tė gjithė heshtim tė shokuar kur Greqia doli kundėrshtarja mė e devotshme e pavarėsisė sė Kosovės. Ne tė gjithė e dimė se vota e saj, jo vetėm pėr Kosovėn, por edhe pėr vetė Shqipėrinė e dėshiruar pėr tu angazhuar nė organizmat ndėrkombėtarė, ėshtė njė votė kundėr qysh nė mėngjes. Ne tė gjithė heshtim pėr pronat e ligjshme tė ēamėve dhe kur politikanėt kanė frikė se mos zemėrojnė Athinėn. Nėn hijen e tė qenit gjoja diplomat, ata tė gjithė kanė harruar detyrėn kryesore ndaj atdheut, kanė flakur tutje ēdo ndjenjė patriotike, qė Zoti e di nė e kanė pasur ndonjėherė.
Dikur ishte Nano qė patriotizmin e kėmbeu me buzukė, qejfe dhe hargalisje haremi. Sot ėshtė Berisha mė i frenuar nė kėtė drejtim, por i shfrenuar pėr pushtet, qė akoma ka paranojėn se nė 1997-ėn e hoqėn grekėt nga pushteti, qė akoma rron me frikėn se ata po tė duan ia bėjnė prapė. Ka harruar se, si dje dhe sot, ai ia bėn vetes. Antishqiptarizmin e djeshėm, tė fshehur nėn fuēi nafte kur furnizonte Millosheviēin, e ka kthyer nė njė antishqiptarizėm tė ri, tė hapur fare, inferior, qė i shtohet paaftėsisė dhe dhunės me tė cilėn bėn ligjet dhe shtetin nga brenda. Dhe kjo e dyta, ashtu si dikur, do ta ēojė nė tė njėjtin fund tė pashmangshėm, pa qenė nevoja pėr Athinėn, ashtu sikur nuk ka qenė kurrė. Tė befason reagimi i opozitės sė quajtur ndryshe, me njė lider tė ri, qė duhet tė reagonte menjėherė, qoftė edhe si koleg i Bollanos nė administratėn e shtetit shqiptar. Tė befason dhe trishton pa masė reagimi zero i atyre politikanėve tė ashtuquajtur tė rinj, qė nuk lėnė debat e ekran televizioni pa na u shfaqur, ndonjėri duke gagaēuar e duke propaganduar politika tė reja, qė nuk lėnė vend pa na tundur diplomėn e Perėndimit, jo atė realen e shkollės, por atė medaljen e trimėrisė dhe patriotizmit se lanė Perėndimin pėr atdheun. Aq shumė patriotė janė! Disa prej tyre nė fakt e kanė provuar se e lanė vėrtet Perėndimin pėr tu pasuruar brenda njė viti aq marramendės, sa nė Perėndim nuk do ta kishin arritur as nė ėndrrėn mė tė ēmendur. Dhe paēka se nuk pret gjė nga kėta rrjepės tė atdheut, qoftė pėr hir tė hipokrizisė qė i shoqėron nė ēdo hap, sot duhet tė ngriheshin dhe protestonin, sepse atdheut qė "duan" kaq shumė i preken interesat.
Shoqėria civile duhet tė jetė e gjitha nė aksion sot, ashtu sikur ka qenė sa herė qė politika nuk ėshtė gjėkundi. Dhe me aksion nuk e kam fjalėn te djegiet bastarde tė flamujve grekė, qė ėshtė njė huq i bartur nga Athina, por e kam fjalėn pėr shfaqjen e civilizimit tė vėrtetė qė rrėnjėt i ka te patriotizmi dhe jo tek interesat e ngushta politike tė momentit. Deri tani, nė tė vėrtetė, sa herė na shqetėsojnė fqinjėt, sa herė na therin vėllezėrit, sa herė na poshtėrojnė fėmijėt nėpėr shkolla, sa herė na kėndojnė kėngė barbarėsh, kemi dėgjuar veē Sabri Godon dhe Pėllumb Xhufin, si dhe partinė e kėtij tė fundit, LSI-nė, tė protestojnė dhe reagojnė siē u ka hije jo vetėm politikanėve, por shqiptarėve nė radhė tė parė. Secilin prej tyre unė e votoj pėr President menjėherė dhe kjo nuk ka lidhje me valėn qė ka pėrfshirė politikėn shqiptare tė momentit. Nuk ėshtė as nacionalizėm ekstrem i llojit grek, ėshtė thjesht patriotizėm normal, qė as nuk shitet, as nuk blihet.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#4 30 Prill 2007 18:33
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 782
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Himarė, Kėshilli Revoltohet Me Bollanon
Debate gjatė interpelancės me kreun e Bashkisė pėr Vorio Epirin dhe prishjen e ndėrtimeve
Nuk do tė heqin dorė nga kėrkesa e tyre pėr ta pėrballur kryetarin e bashkisė me opinionin e Kėshillit Bashkiak, pėr deklaratat e tij qė i konsiderojnė "krejt antikombėtare". Duket shumė i vendosur pėr kėtė, njėri nga nismėtarėt e kėrkesės pėr interpelancė me kryebashkiakun e Himarės, Vasil Bollano. Ndonėse ėshtė mbėshtetur nga PAD dhe figuron si kėshilltar i kėsaj force politike, Irakli Gjiēali njihet mė shumė nė qytetin bregdetar si njė intelektual i pavarur. Sė bashku me 6 kolegė tė tjerė, tė forcave tė ndryshme politike, nga tė dy krahėt e politikės janė pėrpjekur ti kėrkojnė llogari kryebashkiakut pėr qėndrimet e tij lidhur me tė ashtuquajturin Vorio Epir, por mazhoranca dhe kryetarja e kėshillit, njė tjetėr Bollano, kėsaj radhe me emrin Silva, nuk i ka lejuar, duke ju mohuar njė tė drejtė mė se normale. Nė njė intervistė ekskluzive pėr "Shqip", Gjiēali tregon se si ėshtė zhvilluar "beteja" pėr tė drejtėn e tyre dhe si do tė vazhdojnė ta kėrkojnė kėtė tė drejtė. Ai nuk ka nguruar tė shprehė hapur qėndrimin e nismėtarėve tė kėsaj interpelance, kundėr deklarimeve, "qė nuk dihet se ku e kanė origjinėn" tė Bollanos, pėr tė cilat thotė se shteti duhet tė ndėrhyjė, pasi janė shkelur ligji dhe Kushtetuta.
Zoti Gjiēali, si ėshtė zhvilluar mbledhja e fundit e Kėshillit Bashkiak tė Himarės dhe ēfarė problemesh janė hasur aty?
Mbledhja e kėshillit bashkiak ishte njoftuar qė prej njė jave dhe nė rendin e ditės sė ishte parashikuar diskutimi i projektbuxhetit pėr vitin 2007, si dhe struktura e administratės sė Bashkisė. Ndėrkohė, ne, njė grup kėshilltarėsh nga tė gjitha forcat e spektrit politik, i bėmė njė kėrkesė mė shkrim kryetares sė kėshillit, pėr tė ndryshuar rendin e ditės, duke vėnė nė krye tė tij diskutimin mbi qėndrimin dhe deklaratat e bėra nė media nga kryetari i bashkisė, pėr Vorio Epirin.
Gjithashtu, ne kėrkonim qė kryetari i bashkisė tė sqaronte pozicionin e tij lidhur me veprimet e Policisė Ndėrtimore pėr prishjen e ndėrtimeve pa leje nė zonėn e bregdetit. Kjo pasi pėrveē Jalės ishin parashikuar prishje edhe nė Livadhja, nė Himarė, dhe nė disa vende tė tjera. Por ato janė pezulluar dhe zyrtarisht nuk e dimė arsyen, ndėrsa nė qytet thuhet se ka qenė ndėrhyrja e Bollanos qė disave u janė prishur ndėrtimet, ndėrsa disa tė tjerėve jo. Pėr kėto ēėshtje nė kėrkonim sqarime nga kryetari i bashkisė.
Sa kėshilltarė e kishin firmosur kėtė kėrkesė dhe cilave forca politike u pėrkisnin?
Ne ishim katėr kėshilltarė qė kishim firmosur, por qė ishin prononcuar nė mbėshtetje tė kėrkesės ishin shtatė, sepse tre kėshilltarė tė tjerė nuk ishin prezent pėr arsye objektive nė mbledhje. Njėri prej tyre ishte nė spital dhe dy tė tjerė ndodheshin me shėrbim jashtė shtetit. Por qė tė tre ishin prononcuar nėpėrmjet telefonit nė mbėshtetje tė kėrkesės sonė.
Pėr sa i pėrket pėrfaqėsimit politik, nė mbėshtetje tė kėrkesės kishte kėshilltarė nga PD-ja, nga PS-ja edhe nga forca tė tjera politike si nga e djathta ashtu dhe nga e majta.
Mė pas si ka vazhduar mbledhja e kėshillit?
Ne ja paraqitėm kėrkesėn kryetares Silva Bollano, duke kėrkuar qė ta lexojmė atė dhe pastaj tė hidhej nė votė. Por kryetarja nuk e ka pranuar kėtė gjė dhe na ka thėnė se nuk mund ta lexonim kėrkesėn. Nė kėtė kohė ėshtė krijuar njė rrėmujė nė Kėshillin Bashkiak dhe kėshilltarė tė tjerė na shanė dhe na fyen rėndė, por ne u pėrpoqėm tė mos binim pre e provokimeve dhe i kėrkuam sėrish kryetares qė tė lexonim kėrkesėn tonė. Madje, pėr tė arritur njė lloj konsensusi, i kėrkuam qė ta lexonte ajo vetė, por edhe kėsaj radhe zonja Bollano nuk pranoi. Ajo tha se ēėshtja qė ne kėrkonim do tė diskutohej, do tė lihej pėr nė fund tė rendit tė ditės. Nė kėto kushte, ne u detyruam tė braktisnim sallėn e mbledhjes.
A ishte nė sallė kryetari i bashkisė dhe a reagoi ai gjatė kohės qė ju po debatonit me kryetaren e kėshillit?
Bollano nuk u prononcua fare. Ai ishte nė sallė dhe nuk foli fare pėr ēėshtjen qė ne kėrkonim tė diskutohej, me gjithė insistimin tonė se kjo ishte njė nga ēėshtjet mė tė rėndėsishme me tė cilat duhej tė njihej Kėshilli i Bashkisė.
Cili ishte qėndrimi i grupit qė kishte kėrkuar interpelancėn ndaj deklaratave tė zotit Bollano?
Ne jemi kundėr kėtyre deklaratave dhe ndaj kėrkonim diskutimin nė Kėshillin Bashkiak tė kėtyre qėndrimeve krejt antikombėtare. Nė asnjė mėnyrė ne nuk mund tė pajtohemi me qėndrime dhe me deklarata tė tilla bombastike qė kushedi se ku i kanė rrėnjėt dhe origjinėn dhe pėr tė cilat mendojmė se shteti duhet tė ndėrhyjė, pasi janė shkelur ligjet dhe Kushtetuta e Shqipėrisė. Madje edhe vetė betimi qė ka bėrė Bollano si kryetar bashkie bie nė kundėrshtim me deklaratat e tij.
Sigurisht synimi ynė nuk ishte thjesht tė dėgjonim se ēfarė do tė thoshte zoti Bollano, por nė tė njėjtėn kohė tė shprehnim publikisht edhe mendimet tona qė i kundėrvihen kėtyre qėndrimeve. Kjo do tė kishte vlerė, sepse njė pjesė e mirė e kėshilltarėve, madje edhe nga ajo qė mund tė quhet mazhorancė nė kėshill do tė shkėputeshin dhe do tė distancoheshin nga kėto deklarata. Por kryetarja sė bashku me 4-5 anėtarė tė tjerė, qė bėjnė gjithmonė potere aty nė kėshill, nuk e lejuan realizimin e kėrkesės sonė.
Ēfarė rruge do tė ndiqni mė tej pėr tė realizuar kėrkesėn tuaj, pėr tė realizuar interpelancėn dhe pėr tė bėrė tė njohura qėndrimet tuaja?
Jemi duke diskutuar, dhe pėr momentin ende nuk kemi pėrcaktuar se si do tė pėrshkallėzohet aksioni ynė politik, pasi, nga sa kemi mundur tė informohemi, mazhoranca nė kėshill do tė pėrpiqet qė ta shtyjė sa mė shumė afatin e mbledhjes sė ardhshme, pėr tė mos ta bėrė kurrė atė interpelancė. Sigurisht ata do tė pėrpiqen tė shfrytėzojnė shumicėn e votave tė kėshillit si dhe faktin qė kanė nė dorė edhe kryetarin edhe nėnkryetarin e kėshillit.
Ne, nga ana jonė, do tė kėrkojmė me insistim qė edhe mbledhja e ardhshme, por edhe interpelanca tė bėhet sa mė shpejt.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#5 30 Prill 2007 18:35
|
|
 |
cool_shqype
Rregjistruar

Postime: 43
Rregjistruar: Shtator 2006
Mosha: 28
Pėrdorues #: 2570
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Bomba E Tymosur Greke E Vasil Bollanos
Ju ngjat jeta......
Po mir por deri kure.........kur do tja kallim ...KKKKUUUURRRR
|
|
#6 30 Prill 2007 23:27
|
|
 |
astrit
Anėtar

Postime: 127
Rregjistruar: Mars 2007
Pėrdorues #: 3282
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Bomba E Tymosur Greke E Vasil Bollanos
mos ki dert bre shqype se qe dita jo ka me ardh i tash po nji kta rust nuk dun me na dhan pamvarsin se jan aleata me shakun
|
|
#7 01 Maj 2007 10:59
|
|
 |
G-Money
Rregjistruar

Postime: 72
Rregjistruar: Janar 2007
Pėrdorues #: 3061
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Bomba E Tymosur Greke E Vasil Bollanos
Kush do tja dije per Bollanon apo per nenen e Bollanos
|
|
#8 04 Maj 2007 18:08
|
|
 |
cool_shqype
Rregjistruar

Postime: 43
Rregjistruar: Shtator 2006
Mosha: 28
Pėrdorues #: 2570
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Bomba E Tymosur Greke E Vasil Bollanos
Po bre vllazen se munet me e shkrujt n'akull ket bollen POR
--- A KA HALA AVNI RUSTEMA N'SHQYPNI ---
duhet me i tregu shkjajve e sidomos atyne qi marrin pensionet e tyne
se qeni ta kallte nanen e duhet KY PLERE TE VARET PER B--ET
E KALIT TE SKNDERBEUT NE QENDER TE TIRANES
|
|
#9 10 Maj 2007 21:17
|
|
 |
|
|
|
Faqja 1 e 1
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|