| Autori |
Mesazh |
a1
Supporter

Postime: 4312
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Bahrain Grand Prix
Fituesi i garės sė Malajzisė, Fenrando Alonso, vazhdon tė thotė se McLaren i ka akoma shumė punė pėr tė bėrė me makinėn, pasi avantazhi i tyre nė kėtė garė ishte thjesht relativ. Njė ditė pas fitores sė parė me skuadrėn nga Uokingu, kampioni i botės nė fuqi ka deklaruar se gara do tė kishte pasur njė fund krejtėsisht tė ndryshėm nėse ai dhe Hamiltoni nuk do tė bėnin atė nisje tė mirė. Edhe pse tė dyja makinat McLaren u renditėn nė vendin e parė dhe tė dytė nė kėtė garė, Alonso mendon se makina e tij ka njė disavantazh tė vogėl kundrejt Ferrarit. "Pėr tė qenė sa mė tė sinqertė, dua tė shtoj se na duhet akoma punė pėr tė pasur njė makinė kompetitive. Nėse Masa do tė nisej mirė dhe do tė mbante vendin e parė, pėr ne do tė ishte shumė e vėshtirė vazhdimėsia e garės. Pra nuk duhet tė mendojmė se tani jemi mė mirė, por ndoshta i jemi afruar mė shumė se nė garėn e Australisė. Bėmė njė pėrmirėsim tė makinės nė testimet qė zhvilluam pėrpara garės sė Malajzisė dhe tashmė jemi shumė pranė tyre. Jam i sigurt se skuadra jonė do tė vazhdojė me programet e saj tė pėrmirėsimit tė makinės derisa tė arrijmė 100% tė potencialit tonė." Pėr sa i pėrket diferencės qė kishte Raikoneni nė Australi, e cila nuk ekzistonte nė garėn e Malajzisė, Alonso mendon se nuk ka ndonjė faktor tė veēantė. "Gara e Australisė gjithmonė ka qenė disi e ēuditshme nė krahasim me tė tjerat. Nė tė shkuarėn, Ferrari ėshtė paraqitur gjithmonė mirė atje dhe ka pasur njė avantazh kundrejt tė tjerėve. Mendoj se nė garėn e parė mėsuam shumė nga mėnyra se si funksionojnė gomat dhe atė sekret qė mėsuam, do ta pėrdorim nė tė gjitha garat e kėtij kampionati. Gjithashtu e kemi pėrmirėsuar ndjeshėm makinėn, edhe pse tė themi tė drejtėn mbetėm disi tė befasuar nga ky rezultat nė Malajzi," ka vazhduar piloti spanjoll i McLaren it. Formula 1 tashmė i drejtohet Bahreinit, ku kėtė fundjavė do tė zhvillohet gara e radhės. Pikėrisht nė atė pistė, Ferrari ėshtė paraqitur mė mirė se tė gjithė gjatė testimeve dimėrore. Duke u nisur nga kėto rezultate, Alonso ka deklaruar se tani pret Ēmimin e Madh tė Spanjės qė do tė zhvillohet mė 13 maj, pėr tė menduar pėr fitoren e dytė tė kėtij sezoni. "Nuk do tė ketė ndonjė ndryshim tė madh nė makinat tona nga Malajzia nė Bahrein, pasi mbeten vetėm 4 ditė. Pėr kėtė arsye mund tė them se edhe atje do tė jemi kompetitivė. Megjithatė, nė kėtė pistė Ferrari ka qenė mė e shpejtė se tė gjitha skuadrat e tjera gjatė testimeve, pėr kėtė arsye do tė jetė shumė e vėshtirė qė t'i mundim sėrish. Besoj se do tė jetė njė fundjavė e vėshtirė pėr ne, megjithėse pėr momentin komandojmė tė dyja klasifikimet e pėrgjithshme, pėr pilotė dhe konstruktorė. Pėr kėtė arsye na duhet vetėm tė mbrohemi atje," ka pėrfunduar Alonso.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#1 10 Prill 2007 19:20
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4312
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Ferrari: Nė Bahrein, pėr "hakmarrje"
Kimi Raikonen ka ndryshuar programin e tij tė pushimeve. Ai nuk ka shkuar nė parkun argėtues Ferrari nė Abu Dhabi, ku ndodhet pėr pushime dhe presidenti Montezemolo, ai sė bashku me bashkėshorten e tij Xheni, mikun e tij pilot Toni Vilander dhe pėrgatitėsin atletik, Mark Arnal, janė rikthyer nė Zvicėr. "Pas asaj saune Malajzeze ndieja njė dėshirė pėr pak ajėr tė freskėt, e kisha tė nevojshme tė bėja edhe ndonjė xhiro me biēikletė nė ato male," thotė finlandezi.
Mbrojtja: Tashmė atij i duhet tė rikthehet si mė parė, pas kėsaj gare ku nuk pati mundėsinė tė tregojė tė gjithė potencialin e tij. Problemet qė pati motori i tij nė xhirot e fundit tė garės sė Melburnit, e detyruan tė mos nxirrte maksimumin nga makina F2007. Kėshtu qė u detyrua tė paraqitej nė prova dhe mė pas nė garė me disa xhiro mė pak tė motorit tė tij.
Pikėrisht nė ato momente tė vėshtira tė garės sė Malajzisė, Raikoneni tregoi edhe njė herė se di tė jetė i durueshėm. Nuk ėshtė mė ai pilot qė i prishte makinat, ashtu siē e cilėsonin nė kohėn kur garonte pėr McLaren in, sidomos nė vitet e fundit. Ato 6 pikė qė ai mori nė garėn e Sepangut me vendin e tretė, u arritėn me njė sforco tė madhe, por kėtė tė diel duket se do tė jetė njė gjė tjetėr. Dueli i tij duket se do tė jetė me Fernando Alonson pėr fitimin e garės. Sigurisht, Kimi nuk ėshtė si Shumi qė qėndronte deri nė orėt e vona tė mbrėmjes nė mbledhje me inxhinierėt, por a ėshtė vallė kjo njė shenjė dalluese diskriminuese midis njė kampioni dhe njė piloti tė mirė?
Kundėrsulmi: Duke parė se makina e tij ishte nė vėshtirėsi dhe ndoshta rrezikonte tė mos e pėrfundonte atė garė, Kimi nuk u shqetėsua aspak pėr fitoren e Alonsos. "Nuk u ndjeva aspak mirė nė atė garė, pasi jam mėsuar tė jap gjithmonė maksimumin dhe tė fitoj garat, ka vazhduar finlandezi. Ishte njėsoj si njė skuadėr futbolli tė dalė nė fushėn e lojės pėr tė mbajtur njė rezultat 0 0. Megjithatė, kėtė tė diel do tė kem sėrish njė makinė 100% dhe padyshim do t'i kem tė gjitha mundėsitė pėr tė fituar garėn, ashtu si nė Australi." Pikėrisht nė garėn e parė tė kėtij sezoni ai arriti tė nisej i pari dhe tė mbante kryesimin e garės deri nė fund. Njė gjė tė tillė nuk arriti ta bėjė Felipe Masa nė garėn e Malajzisė pėr shumė arsye. Nė kėtė mėnyrė ai ka ngjallur dyshimet pėr aftėsitė bindėse qė tregoi nė garėn e fundit tė vitit tė kaluar nė Brazil. Edhe ato paraqitje tė mira qė ai bėri gjatė testimeve dimėrore, piloti brazilian i Ferrarit nuk i tregon.
Gabimi: Edhe pse nė garėn e parė tė Melburnit ai nuk arriti tė pėrfitojė, pėr shkak tė problemeve me makinėn, as nė Malajzi ai nuk mundi tė tregojė synimet e tij tė vėrteta pėr kėtė sezon, pėr mė shumė u parakalua edhe nga Ljuis Hamilton. "Parakalimet janė njė art shumė i rrezikshėm, mund tė bėhesh hero, por mund tė dalėsh dhe dėshtak," tha menjėherė pas garės Ron Denis. Tashmė Masa gjendet me tė vėrtetė nė njė periudhė tė vėshtirė, atij i duhet tė bėjė njė kthesė tė madhe dhe tė tregojė se ėshtė nė gjendje tė fitojė. Ai nuk duhet tė fitojė gara si nė Turqi apo Brazil tė vitit tė kaluar, por duhet tė tregohet njė pilot qė arrin tė bėjė parakalime dhe di tė luajė me strategjitė e skuadrės.
Hierarkia: Nėntė pikė disavantazh nė dy gara nuk janė pak, por mund tė sjellin mė pas vėshtirėsi pėr hierarkinė brenda skuadrės Ferrari. Edhe nė kohėn kur garonte Majkėll Shumaker, drejtuesit e Ferrarit thonin se nuk ka pilot numri 1 dhe pilot numėr 2. Braziliani nuk duhet t'i lejojė mė vetes tė humbasė terren. Mundėsia e radhės ėshtė padyshim gara e Bahreinit kėtė fundjavė, kur pėrpara njė muaji gjatė testimeve dimėrore i la tė gjithė prapa, duke pėrfshirė kėtu edhe Kimin.
Endi TUFA
Veber: Mos e kritikoni Masėn pėr atė gabim
Edhe pse i janė bėrė shumė kritika Felipe Masės pas asaj paraqitjeje jo tė mirė nė garėn e Malajzisė, ka ende disa persona qė e mbėshtesin. Kėtė herė ka qenė menaxheri i 7 herė kampionit tė botės, Majkėll Shumakerit, Vili Veber, i cili ka thėnė: "Unė e njoh shumė mirė Felipen. Ndoshta pėr momentin ka humbur ritmin e tij. Ai ėshtė padyshim njė ndėr pilotėt mė tė fortė tė asaj skuadre dhe padyshim nė garėn e Bahreinit do tė rikthehet te fitorja. Nuk duhet ta hedhim poshtė Masėn pėr atė gabim," ka pėrfunduar gjermani.
Todt reagon pas fjalėve pėr kalimin e Braunit te Honda
Menjėherė pas fjalėve tė fundit tė shtypit anglez, sipas sė cilave Ros Braun mund tė shkonte te skuadra Honda si drejtor teknik, Zhan Todt, drejtori i pėrgjithshėm i Ferrarit, ka reaguar. "E vėrteta ėshtė se Brauni u tėrhoq pasi dėshironte tė ishte mė i lirė dhe tė merrej me veten. Marrėveshja qė kemi bėrė me tė, ėshtė se nėse do tė dėshironte tė rikthehej sėrish nė Formulėn 1, bisedimet e para do t'i bėjė me ne. Ndoshta ai nuk do tė jetė mė pjesė e garave, por nė ndonjė pozicion tjetėr, megjithatė ne do tė diskutojmė me tė ēdo pozicion qė ai do tė kėrkojė," ka pėrfunduar Zhan Todt.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#2 12 Prill 2007 21:06
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4312
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Alonso: E pres me padurim Bahreinin
Pas fitores dyshe nė garėn e Malajzisė, Fernando Alonso dhe Ljuis Hamilton janė nisur menjėherė pėr nė Bahrein, ku kėtė fundjavė do tė zhvillohet gara. Gara e Bahreinit ėshtė njė tjetėr sfidė e vėshtirė pėr makinat dhe pėr pilotėt, pasi kushtet klimaterike janė pothuajse tė njėjta me ato tė Malajzisė.
Fernando Alonso: "Pas fitores sė parė qė arrita me skuadrėn McLaren nė Malajzi, pres me padurim tė rikthehem nė pistė kėtė fundjavė nė Bahrein. Nė skuadrėn tonė qarkullon njė atmosferė pozitive dhe optimiste edhe pėr kėtė garė. Tė gjithė po japin maksimumin e tyre pėr t'u paraqitur sa mė mirė nė Sakhir. Ashtu si nė Malajzi, edhe nė Bahrein zhvillon gjithmonė gara tė bukura dhe spektakolare. Pista ėshtė e gjerė dhe ka shumė mundėsi parakalimi, por duke parė qė pista ndodhet nė mesin e shkretėtirės, disa nga pjesėt e saj janė tė rrėshqitshme dhe pėr kėtė arsye duhet kujdes. Kemi zhvilluar testime tė mira nė kėtė pistė gjatė sezonit dimėror dhe gomat Bridgestone janė paraqitur shumė mirė. Qė nga ajo kohė, makina ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm dhe padyshim qė edhe paraqitja jonė do tė jetė mė e mirė.
Ljuis Hamilton: "E kam filluar kėtė sezon tė Formulės 1 me dy vende nė podium nė dy garat e para, rezultate qė nuk mė shkonin nėpėr mend nė fillim tė kampionatit. Sė bashku me skuadrėn po vazhdoj tė punoj shumė pėr tė vazhduar me kėtė ritėm rezultatesh. Pa dyshim unė jam i vetėdijshėm qė nė kėtė sport gjėra tė tilla nuk zgjasin pėr shumė kohė, pasi garat vėshtirėsohen. Bahreini ashtu si edhe Malajzia do tė jetė njė tjetėr garė impenjuese dhe unė do tė provoj njė eksperiencė tė re. Jam duke menduar pėr kėtė garė, por e di qė do tė jetė shumė e vėshtirė," ka pėrfunduar piloti britanik i skuadrės McLaren Mercedes.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#3 12 Prill 2007 21:07
|
|
 |
True-Soldier
Madhor

Postime: 227
Rregjistruar: Janar 2007
Pėrdorues #: 3206
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Bahrain Grand Prix
Massa perseri ne pole
1- Felipe Massa - Ferrari 1:32.652
2 - Lewis Hamilton - McLaren-Mercedes 1:32.935
3 - Kimi Räikkönen - Ferrari 1:33.131
4 - Fernando Alonso - McLaren-Mercedes 1:33.19
5 - Nick Heidfeld - BMW 1:33.404
6 - Robert Kubica - BMW 1:33.710
7 - Giancarlo Fisichella - Renault 1:34.056
8 - Mark Webber - Red Bull-Renault 1:34.106
9 - Jarno Trulli - Toyota 1:34.154
10 - Nico Rosberg - Williams-Toyota 1:34.399
|
|
#4 14 Prill 2007 15:36
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4312
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Ferrari nė sulm: Kėtu fitojmė ne!
Qielli duket disi i zymtė, pėr shkak tė pluhurit tė rėrės qė ngrihet nė shkretėtirė, dje pėr pak ēaste filloi edhe shiu. Nė momentin e parė qė Kimi Raikonen u paraqit nė bokset e pistės, vėrshuan menjėherė blicat e aparatėve tė fotografėve, por ai nuk befasohet. Nga ana tjetėr, Fernando Alonso paraqitet i qeshur, por nuk kryqėzohet nė rrugėn e bokseve me finlandezin, ndėrkohė qė me Masėn ai takohet dhe vjen njė shtrėngim dore. "Qė fėmijė ka qenė i tillė, shumė i mbyllur dhe bėnte gjithmonė atė qė i pėlqente, pėr pjesėn tjetėr nuk e vriste shumė mendjen," tregon babai i Raikonenit. Megjithatė, kėtė fundjavė ai ka njė tjetėr shans pėr tė fituar me Ferrarin dhe pa dyshim qė nuk do ta hedhė poshtė. Njė shenjė tė madhe durimi ai tregoi nė garėn e njė jave mė parė nė Malajzi, ku e kursente makinėn nė tė gjitha xhirot pėr tė shmangur ndonjė problem me motorin. Megjithėse zhvilloi njė garė nė mbrojtje, arriti sėrish tė ngjitet nė podium pas fitores nė garėn e parė nė Australi. Diferenca e tij me kryesuesin e klasifikimit pėr pilotė tashmė ėshtė vetėm 2 pikė. Gara e Sepangut pėr finlandezin ishte njė histori mė vete, pasi Ferrari i tij ishte i transformuar nė krahasim me garėn e parė tė Melburnit. Ndoshta kjo ishte dhe arsyeja kryesore qė ai ishte mė i ngadaltė nė garė dhe nė prova, nė krahasim me shokun e skuadrės.
Gabimi: Po felipe Masa pse nuk arriti ta parakalonte BMW nė e Nik Haidfeldit dhe tė rikuperonte pozicione pas atij gabimi qė bėri nė tentativė pėr tė parakaluar Hamiltonin? Masa thotė: "Nė kėtė fillim kampionati mė mungon diēka. Nė garėn e parė tė Australisė u nisa nga fundi, nė Malajzi bėra njė nisje tė ngadaltė, e cila kompromentoi mė pas tė gjithė garėn. Parakalimet nė pista tė tilla janė edhe tė rrezikshme, por unė kam pėr detyrė ta provoj. Dikush ka thėnė se ndikoi ai amortizator nė pjesėn e poshtme tė makinės qė nuk na lejuan ta pėrdornim, por unė ju siguroj qė ai modifikim nuk ka ndikuar fare. Nė Bahrein mund t'ia dal mbanė, pasi edhe nė testimet dimėrore kam qenė mė i shpejti. Ferrari ėshtė i shpejtė, skuadra ėshtė e mirė dhe tė mos harrojmė se mbeten edhe 15 gara." Me sa duket Masa ka vendosur tė mos dorėzohet dhe bėn mirė. Pėr momentin Ferrari nuk duhet tė vendosė hierarki mes pilotėve, pasi ata janė problemi i fundit. Pa dyshim ata nuk kanė faj pėr problemet e kambios qė pati Masa nė garėn e Melburnit, as pėr problemet e motorit tė Raikonenit qė nė garėn e parė.
Hakmarrja: Kimi Raikonen ka thėnė: "Nė kėtė pistė nuk do tė jemi mė tė detyruar tė bėjmė gjėra qė nuk na pėlqejnė, ashtu si nė Sepang. Pėr kėtė arsye mendoj se gjithēka duhet tė shkojė mirė qė do tė thotė se pres ta mbyllim kėtė fundjavė me fitore." Deri tani, te Ferrari, Kimi nuk ka zhvilluar asnjė garė ashtu siē do tė kishte pasur dėshirė. Nė Australi, kur kishin mbetur edhe 12 xhiro nga fundi, iu desh tė ulte ritmin. Nė Malajzi, motori i tij kishte 1000 xhiro/minutė mė pak. Pra tė gjitha kėto tregojnė qartė se Raikoneni nuk ka mundur tė japė maksimumin, ashtu siē ka bėrė gjithmonė. Megjithatė, Sakhiri mund ta ndihmojė, ėshtė njė pistė e shpejtė dhe ka disa kthesa tė forta. Nė tėrėsi nė pistėn e Bahreinit janė 3 pjesė tė drejta tė gjata. Alonso nga ana tjetėr kėrkon tė niset nė njė prej dy linjave tė para pėr tė marrė kryesimin e garės deri nė kthesėn e parė, por Raikoneni nuk ka ndėr mend tė befasohet. Gjithashtu edhe Masa po tregon njė dėshirė tė "ēmendur" pėr tė fituar. Kėtyre tre protagonistėve pa dyshim dikush duhet t'u thotė se kampionati nuk pėrfundon kėtu
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#5 15 Prill 2007 09:21
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4312
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Hamilton vazhdon marshimin drejt historisė
Ljuis: Shembulli im ėshtė Majkėll Shumaker
Menjėherė pas kėtyre tri garave tė mrekullueshme qė ka zhvilluar, Hamiltoni ėshtė pyetur se cilin shembull ėshtė duke ndjekur. Debutuesi i McLaren it ka deklararuar se i referohet ish shtatė herė kampionit tė botės, Majkėll Shumakerit. "Vitin e kaluar jam takuar me Majkėllin dhe ai mė tha diēka qė nuk kam pėr ta harruar kurrė. "Po ecja nė rrugėn e bokseve nė garėn e Turqisė nė kategorinė GP2, kur ai mė ndaloi dhe mė tha: "Ishe i mrekullueshėm, ajo qė bėre, ishte njė garė prej kampioni." Mė pas Hamiltonin e kanė pyetur nėse ish piloti gjerman ėshtė njė model qė ai po ndjek: "Sigurisht dhe jo vetėm si pilot. Ambiciet e tij dhe vendosmėria mė kanė befasuar. Ai ka dhėnė gjithmonė maksimumin, 100% shin e tij, edhe nė sekondat e fundit pėrpara se tė largohej," ka pėrfunduar Hamiltoni.
Ljuis Hamilton ka filluar tė regjistrojė emrin e tij nė historinė e Formulės 1, pas njė tjetėr paraqitjeje tė mrekullueshme qė bėri nė Bahrein. Piloti 22 vjeēar e ka pėrfunduar garėn e djeshme nė vendin e 2 tė, duke regjistruar podin e tretė nė tri garat e para. Asnjė debutues nė Formulėn 1 nuk e ka arritur diēka tė tillė mė parė, as Majkėll Shumaker apo Airton Sena. Nė garėn e parė tė Melburnit, Hamiltoni u rendit nė vendin e tretė, nė Malajzi nė vendin e dytė dhe nė Bahrein po nė vendin e dytė. "Jam shumė i kėnaqur nga rezultati i kėsaj gare dhe nga rezultatet qė kam arritur nė kėto tri gara tė para. Duket qartė se tani e kemi ngushtuar shumė diferencėn me Ferrarin dhe po vazhdojmė ta ngushtojmė akoma mė shumė pėr garėn e Spanjės," ka thėnė Hamiltoni pas Ēmimit tė Madh tė Bahreinit. Britaniku i ri i McLaren it ka vazhduar paraqitjen e tij befasuese edhe nė garėn e shkretėtirės nė Shakhir. Pasi u kualifikua nė vendin e dytė nė provat zyrtare, pėrpara shokut tė tij tė skuadrės, Fernando Alonso, dhe Kimi Raikonenit, ai e mbajti kėtė pozicion deri nė fundin e garės. "Nė pjesėn e parė tė garės ndoshta kisha mundėsi ta kapja Felipen, por makina kishte probleme me balancimin. Pas "pit stopit" tė dytė gjithēka u zgjidh dhe unė e ngushtova shumė diferencėn me tė. Ndoshta mund ta parakaloja nėse do tė kishte pasur edhe disa xhiro tė tjera," ka pėrfunduar Hamiltoni.
Ndėrkohė qė shoku i tij i skuadrės, Fernando Alonso, ka mbetur i zhgėngjyer nga gara e Bahreinit dhe nga vendi i 5 tė qė arriti. Spanjolli u nis mirė nė start duke i marrė vendin e tretė Raikonenit, por mė pas iu desh tė pėrballej me sulmet e finlandezit nė fillim dhe mė pas me ato tė Haidfeldit. Nė pėrfundim tė garės ai i kishte humbur duelet me tė dy kėta pilotė. "Nuk arrita tė isha kompetitiv nė kėtė garė, ritmi im filloi tė ulej dhe njė pozicion nė podium po bėhej gjithmonė e mė i vėshtirė. Makina kishte probleme me gomat dhe me rrėshqitjen nėpėr kthesa. Nė kėto kushte e kisha shumė tė vėshtirė tė luftoja pėr njė pozicion mė tė mirė.
Denis: Gomat e buta na hoqėn fitoren
Sipas drejtorit tė pėrgjithshėm tė McLaren it, Ron Denis, rezultatet e dobėta tė gomave tė buta i kanė kushtuar fitoren pilotit tė tij nė Shakhir. "Nė mesin e garės, kur u pėrdorėn sėrish gomat e buta, ne humbėm edhe garėn. Strategjia jonė ishte mė e mirė, ne qėndruam mė shumė se Ferrari nė pistė nė "pit stopin" e dytė. Me gomat e forta, nė fundin e garės, makinat tona po jepnin rezultate mė tė mira, gjė qė nuk e prisnim, por kėshtu e ka ky sport," ka thėnė Denis.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#6 16 Prill 2007 21:19
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4312
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Masa i rikthen buzėqeshjen Ferrarit
Felipe Masa ka hedhur menjėherė pas shpine atė garė tė dobėt nė Malajzi dhe i rikthehet fitores nė Bahrein. Braziliani i Ferrarit, pasi ka marrė "polin" e dytė radhazi njė ditė mė parė, ka arritur fitoren e parė pėr kėtė sezon nė 2007 n. Ai e ka komanduar garėn qė nga starti dhe deri nė fund, duke u mbrojtur mjaft mirė nė xhirot e fundit kundrejt Hamiltonit. Nė kėtė mėnyrė, Masa ka regjistruar fitoren e tretė nė karrierėn e tij nė Formulėn 1. "Ishte njė ditė perfekte, nga fillimi deri nė pėrfundimin e garės. Mė mungoi diēka nė dy garat e para, por nė Bahrein nuk pata asnjė problem. Tashmė kemi njė periudhė pushimi, megjithėse do tė rikthehemi shumė shpejt nė punė pėr tė pėrmirėsuar makinėn," ka thėnė Masa menjėherė pas fitores sė djeshme nė Bahrein. Pas asaj gare tė dobėt nė Malajzi, brazilianit i duhej tė kundėrpėrgjigjej menjėherė dhe kėtė gjė e bėri vetėm pas njė jave nė Shakhir. Ai u nis i pari dhe arriti ta mbante atė pozicion qė nga starti deri nė fund, duke udhėhequr garėn disi i shkėputur nga Hamiltoni i cili nė xhirot e fundit iu afrua ndjeshėm.
Ndėrkohė, Kimi Raikonen e pėrfundoi kėtė garė nė vendin e tretė. Sipas finlandezit, makinės sė tij i duhet tė pėrmirėsohet akoma mė shumė pėr tė qėndruar pėrpara McLaren it. Pėr tė, vendi i tretė nė garėn e Bahreinit ka qenė zhgėnjyes, edhe pse me ato pikė tė marra barazohet me pikė nė krye tė klasifikimit tė pėrgjithshėm pėr pilotė me Fernando Alonson dhe Ljuis Hamiltonin. Gjithsesi, ai kėrkon qė inxhinierėt e Ferrarit t'i rikthehen menjėherė punės, qė tė vazhdojnė tė mbajnė avantazhin e tyre pėrpara McLaren it. "Kjo fundjavė ka qenė disi e vėshtirė pėr mua. Pa dyshim, nė testimet e ardhshme do tė arrijmė tė gjejmė diēka tjetėr, e cila do tė mė japė mundėsinė tė rikthehem nė krye tė garave. Diferenca jonė me McLaren in, nė krahasim me garėn e Melburnit, ėshtė ngushtuar shumė dhe pėr kėtė arsye kėrkoj njė pėrmirėsim tė makinės. Jam i bindur se nė skuadrėn tonė tė gjithė i kanė mundėsitė pėr ta pėrmirėsuar makinėn," ka thėnė finlandezi. Pėr Raikonenin ky ėshtė fillimi mė i mirė i njė kampionati botėror tė Formulės 1, pasi nė tri garat e para ai ka grumbulluar 22 pikė dhe ndodhet nė krye tė klasifikimit pėr pilotė sė bashku me Alonson dhe Hamiltonin. "Pa dyshim qė kam grumbulluar mė shumė pikė se nė kampionatin e kaluar, por do tė mė pėlqente qė pas tri garave tė kisha 30 pikė. Pėr momentin jemi nė njė pozicion tė mirė, por na duhet tė pėrmirėsohemi akoma mė shumė. Edhe tė tjerėt po i pėrmirėsojnė makinat e tyre, qė do tė thotė se ky ėshtė njė kampionat i vėshtirė.
Ekleston: Masa, pretendenti kryesor pėr titullin
Pėr momentin janė tre pilotė qė ndodhen nė krye tė klasifikimit, qė me sa duket do tė luftojnė pėr titullin kampion. Megjithatė, pronari i Formulės 1, Berni Ekleston, vazhdon tė thotė se Felipe Masa ėshtė ndėr pretendentėt kryesorė pėr fitimin e titullit kampion nė kėtė sezon. Fillimi i kėtij sezoni pėr Masėn nuk ka qenė aq i mirė, sidomos pas atij gabimi qė bėri braziliani nė garėn e Malajzisė, por gjithēka duket se ėshtė harruar pas fitores sė Masės nė Bahrein. "Dua t'ju kujtoj edhe njė herė atė qė kam thėnė gjatė testimeve dimėrore. Masa ėshtė i fortė, i shpejtė dhe shumė mė i mirė nga ē'e mendojnė njerėzit, ka thėnė 76 vjeēari Berni Ekleston. Jam shumė i kėnaqur nga kėto tri gara tė para, pasi po zhvillohet njė kampionat i bukur. Kemi humbur teleshikuesit gjermanė nė kėtė sezon, pasi nuk ėshtė mė Shumakeri, por ata pėrbėjnė vetėm 17% tė shikuesve tė kėtyre garave."
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#7 16 Prill 2007 21:20
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4312
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Haidfeld befason Alonson nė Bahrein
Nė garėn e tretė tė kėtij sezoni, skuadra BMW ka arritur tė paraqitet shumė mirė, duke renditur pilotėt e saj nė vendin e katėrt dhe tė gjashtė. Nik Haidfeld ka mundur tė pėrmirėsojė pozicionin e 5 tė, nga ku u nis duke parakaluar Fernando Alonson gjatė garės, duke marrė 5 pikė shumė tė rėndėsishme, tė njėjtėn shifėr pikėsh qė ka marrė edhe nė dy garat pėrpara Bahreinit. Ndėrkohė, Robert Kubika e ka pėrfunduar kėtė garė nė vendin e gjashtė, krejtėsisht i vetėm dhe i pangacmuar nga askush nė pozicionin ku ndodhej. Me kėtė pozicion ai ka mundur tė grumbullojė pikėt e tij tė para pėr kėtė sezon. Hera e fundit qė kjo skuadėr kishte arritur tė merrte 8 pikė, ka qenė Ēmimi i Madh i Australisė nė sezonin 2006.
Nik Haidfeld
Ndihem me tė vėrtetė shumė mitė. Pėr momentin kam njė makinė perfekte dhe skuadra po manovron shumė saktė me strategjitė e saj. Pėrpara garės nuk mendoja se do tė arrija ta parakaloja Fernandon, por pas "pit stopit" tė parė pashė qė isha mė i shpejtė se ai. Gjithsesi, nė pjesėt e gjata tė drejta ndoshta Fernando ishte mė i shpejtė se unė, megjithatė po prisja ndonjė gabim tė tijin, tė cilin e bėri nė kthesėn e 13 tė, dhe e parakalova. Pėr skuadrėn ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė dyja makinat e pėrfunduan kėtė garė nė zonėn e pikėve. Nė kėtė pistė ishim mė mirė se nė Malajzi, edhe pse nuk patėm shumė kohė qė ta pėrmirėsonim makinėn. Pa dyshim qė konfigurimi aerodinamik ishte perfekt.
Robert Kubika
Mund tė them se kjo ishte njė fundjavė shumė pozitive pėr skuadrėn. Nė kėtė garė kam marrė pikėt e para pėr kėtė sezon, pėr kėtė arsye jam shumė i kėnaqur nga rezultati i garės. Nė momentin kur makina kishte pak karburant, kisha probleme me ngjeshjen e makinės nė asfalt, nė kėto kushte humbisja shumė nė kthesat e shpejta dhe nė momentin e frenimit. Tashmė nuk na mbetet gjė tjetėr, vetėm tė shohim pėrpara pėr tė pėrmirėsuar makinėn pėr garėn e ardhshme nė Barcelonė
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#8 16 Prill 2007 21:20
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4312
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Briatore: Nuk pretendonim mė shumė
Kampionėve tė botės sė skuadrės Renault nuk u ka mbetur gjė tjetėr veēse t'u rikthehet punės pėr tė pėrmirėsuar makinėn e tyre pėr garėn e ardhshme nė Spanjė. Edhe nė Bahrein francezėt kanė zhgėngjyer duke u larguar me njė pikė qė ka fituar Xhankarlo Fizikela me vendin e tetė qė mori nė kėtė garė. Edhe pėr shokun e tij tė skuadrės, Heiki Kovalainen, ka qenė njė fundjavė zhgėnjyese, pasi u rendit nė vendin e 9 tė. Shefi i skuadrės Renault, Flavio Briatore, ka deklaruar se skuadra e tij tashmė ka rreth 4 javė nė dispozicion pėr tė pėrmirėsuar makinėn pėr garėn e ardhshme tė Spanjės. "Pėr momentin nuk kemi mundėsi mė tė madhe, na mbetet tė luftojmė pėr vendet e fundit nė zonėn e pikėve. Nuk prisnim qė gjendja jonė tė pėrmirėsohej kaq shpejt nė kėto tri garat e para. Tė dy pilotėt tanė kanė bėrė njė punė tė mirė nė kėtė garė, por makina ka pasur shumė probleme. Na duhet tė punojmė vėrtet shumė pėr garėn e ardhshme, por kėtė herė jemi tė favorizuar se kemi 4 javė nė dispozicion," ka pėrfunduar italiani Flavio Briatore.
Ēmimi i Madh i Bahreinit
1. F.Masa Ferrari
2. L.Hamilton McLaren
3. K.Raikonen Ferrari
4. N.Haidfeld BMW
5. F.Alonso McLaren
6. R.Kubika BMW
7. J.Truli Toyota
8. Xh.Fizikela Renault
Pilotėt
1. F.Alonso 22 p
2. K.Raikonen 22
3. L.Hamilton 22
4. F.Masa 17
5. N.Haidfeld 15
6. Xh.Fizikela 8
7. J.Truli 4
8. R.Kubika 3
9. N.Rosberg 2
10. H.Kovalainen 1
11. R.Shumaker 1
Konstruktorėt
1. McLaren 44 p
2. Ferrari 39
3. BMW 18
4. Renault 9
5. Toyota 5
6. Williams 2
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#9 16 Prill 2007 21:35
|
|
 |
king
Veteran

Postime: 617
Rregjistruar: Nėntor 2005
Mosha: 27 Vendodhja: lass xengas
Pėrdorues #: 164
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Masa: Titulli Duhet Tė Jetė ēėshtje E Ferrarit
"Kjo ishte mėnyra mė e mirė pėr tė hedhur pas shpine tė gjitha kritikat qė mė bėnė pas garės sė Malajzisė." Pas kėtyre fjalėve, Felipe Masa duket se e ka mbyllur shumė i kėnaqur kėtė fundjavė nė Bahrein dhe kėtė gjė e tregojnė edhe lotėt qė i janė parė pas garės. Pa dyshim kanė qenė lotė gėzimi qė i kanė rrjedhur pas fitores sė tretė qė ka arritur nė Bahrein. Menjėherė pas tij nė kėtė garė ka qenė Ljuis Hamilton, i cili e "turpėroi" njė garė mė parė. Kėtė herė britaniku nuk mundi ta vinte nėn presion Masėn, edhe pse ky i fundit as nė xhirot e fundit kur Hamiltoni po i afrohej, nuk u tremb aspak. Edhe Zhan Todt, menjėherė pas kalimit tė finishit, nėpėrmjet radios i ka thėnė: "Bravo, pilotove si kampion".
Si u ndjetė kur dėgjuat ato fjalė?
Ishte shumė i emocionuar, por jo vetėm pėr veten, pėr tė gjithė skuadrėn. Makina e re Ferrari nuk ka asnjė lidhje me makinėn e sezonit tė kaluar.
Po emocionet pas fitores?
Provova disa ndjenja fantastike, pas atyre dy garave jo tė mira nė Australi dhe mė pas nė Malajzi. Jam shumė i kėnaqur dhe dua tė falėnderoj nė mėnyrė tė veēantė skuadrėn, pasi mė ka ofruar njė makinė kompetitive. Edhe strategjia jonė nė kėtė garė ka qenė shumė e mirė. Tashmė na duhet t'i rikthehemi punės qė tė vazhdojmė tė mbajmė makinėn nė nivelet mė tė larta.
Cili ishte momenti mė delikat pas nisjes?
Nė tė vėrtetė, nė kėtė garė qė nė fillim po mendoja pėr nisjen, pasi ishte mėnyra e vetme pėr tė hedhur poshtė kritikat qė mė bėnė. Ishte shumė e rėndėsishme tė fitoja pėr tė rihapur kampionatin. Tashmė kemi disa javė pushim dhe mė nė fund do tė flasin mirė pėr mua.
Tri gara, tre fitues tė ndryshėm, ėshtė njė kampionat i hapur?
Mjafton t'i hedhėsh njė sy klasifikimit pėr tė kuptuar se na pret njė kampionat shumė i bukur, por na duhet tė punojmė pa pushim. Nė kėtė periudhė tė gjatė pushimesh do tė kemi kohė pėr tė testuar makinėn tonė pėrpara garės sė Spanjės. Duhet tė pėrmirėsojmė makinėn nė tė gjithė sektorėt, pasi edhe nė garėn e kaluar McLaren i na tregoi se ėshtė shumė pranė nesh.
Ju asnjėherė nuk mundėt tė shkėputeshit.
Nė pjesėn e parė tė garės makina rrėshqiste nga pak nėpėr kthesa dhe pėr kėtė arsye nuk u shkėpusja dot. Mė pas, gjatė "pit stopit" tė parė, modifikuam pak pjesėn e pėrparme pėr tė pasur njė balancim mė tė mirė tė makinės. Pas kėtij modifikimi, unė u shkėputa me rreth 10 sekonda nga ndjekėsit. Mė pas, kur po afrohej fundi i garės, vendosa tė ulja disi ritmin. Pėr kėtė arsye e ula ritmin, pasi kisha mundėsi tė isha edhe shumė mė i shpejtė nė ato xhiro tė fundit.
Arritėt tė regjistronit xhiron mė tė shpejtė me gomat e forta, ishin mė tė mira?
Po, por nė 1 ose 2 xhiro jepnin kohė tė shpejta, mė pas sillnin probleme se rrėshqisnin.
Mund ta konsideroni kėtė fitore si mė tė rėndėsishmen e karrierės suaj?
Jo, ajo mė e rėndėsishmja ka qenė ajo qė arrita nė Brazil. Ishte dhe mė e vėshtirė, pasi luftova shumė deri nė xhiron e fundit.
Kjo fitore ndryshon ndopak nė hierarkinė brenda skuadrės?
Ēdo rezultat ėshtė i rėndėsishėm pėr mua, Kimin dhe skuadrėn. Besoj se nuk do tė merret asnjė vendim i tillė deri nė momentin kur kampionati mund tė konsiderohet i mbyllur. Pėr momentin duhet tė pėrmirėsojmė sa mė shumė makinėn. Zgjidhja mė e mirė do tė ishte qė dueli pėr titullin kampion tė ishte brenda skuadrės. Duhet tė punojmė pėr kėtė objektiv, do tė jetė e vėshtirė, por jo e pamundur.
Kujt i frikėsoheni nė luftėn pėr titullin?
Duke parė se sa tė ngjeshura janė pozicionet nė luftėn Ferrari McLaren, ėshtė shumė e vėshtirė tė ndash ndonjėrin.
Kujt ia dedikon kėtė fitore?
Tė fejuarės sime Rafaela, e cila ėshtė treguar shumė e durueshme me mua nė kėtė fundjavė tė vėshtirė.
____________
|
|
#10 17 Prill 2007 21:07
|
|
 |
king
Veteran

Postime: 617
Rregjistruar: Nėntor 2005
Mosha: 27 Vendodhja: lass xengas
Pėrdorues #: 164
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Prodi E Shumakeri Pėrgėzojnė Ferraristėt
Linjat telefonike tė drejtuesve tė Ferrarit kanė qenė shumė tė zėna pas garės sė Bahreinit. Si fillim ka qenė presidenti Luka di Montezemolo, i cili ka marrė pėrgėzimet e para nga kryeministri Romano Prodi, i cili ndodhet nė Tokio pėr njė vizitė zyrtare triditore. "Fitoi Ferrari, qė do tė thotė se gjithēka po shkon shumė mirė..." u ka thėnė gazetarėve japonezė kryeministri italian, duke shkėmbyer me ta batuta. Mė pas numri 1 i skuadrės, Montezemolo, ia ka pėrcjellė urimet e tij drejtorit tė pėrgjithshėm Zhan Todt dhe brazilianit Felipe Masa. Me pilotin brazilian dhe Masėn ka folur edhe Majkėll Shumaker.
Alonso: Njė garė e hidhur, por jam i pari
Objektivi i tij minimal pėrpara garės ishte njė vend nė podium, por nė fund iu desh tė kėnaqej me vendin e pestė. Nuk ka pėrfunduar me kaq gara e Fernando Alonsos, i cili u parakalua edhe nga Nik Haidfeld. Njė ditė pas garės, dy herė kampioni i botės nuk e fsheh zhgėnjimin: "Nuk ishte njė ditė e mirė pėr mua. Jam disi i zhgėnjyer nga kjo garė, pasi nuk munda tė zija njė vend nė pod, qė ishte objektivi im pėrpara garės. Megjithatė, nga ana tjetėr nuk e mendoja qė pas tri garash do tė ndanim kreun e renditjes me Ferrarin, pasi mė dukeshin shumė pėrpara nesh," ka thėnė Alonso. Fernando e tregon qartė qė nė kėtė garė u tradhėtua nga McLaren i i tij. "Strategjia ishte e mirė, por makina nuk ishte kompetitive. Nuk kisha shumė besim dhe nuk ishte e shpejtė. Kisha probleme me aderentėn dhe pėr asnjė moment nuk gjeja ritmin e duhur. Nuk mund tė merrja njė rezultat mė tė mirė, por nė fund tė fundit janė 4 pikė ato qė fitova." Spanjolli mė pas ka shtuar se edhe nėse do tė nisej nga vija e parė, do tė ndodhte e njėjta gjė. "Nuk do tė kishte ndryshuar asgjė. Me kėtė makinė qė kisha, nuk mund tė jepja ndonjė gjė mė shumė dhe padyshim nuk do tė mundja Ferrarin, i cili kishte bėrė njė punė mė tė mirė se ne. Pas 6 7 xhirosh e kuptova qė do ta kisha shumė tė vėshtirė. Nuk po mbaja dot ritmin e makinave Ferrari dhe as tė Hamiltonit, i cili zhvilloi njė garė shumė tė mirė," ka pėrfunduar kampioni i botės nė fuqi, i cili aktualisht ndodhet nė krye tė klasifikimit pėr pilotė bashkė me Raikonenin dhe Hamiltonin.
____________
|
|
#11 17 Prill 2007 21:08
|
|
 |
king
Veteran

Postime: 617
Rregjistruar: Nėntor 2005
Mosha: 27 Vendodhja: lass xengas
Pėrdorues #: 164
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Raikonen: Bėra Gabim Nė Momentin E Startit
Pas pėrfundimit tė kėsaj gare, Kimi Raikonen rikthehet nė krye tė klasifikimit pėr pilotė, edhe pse ėshtė me pikė tė barabarta me pilotėt McLaren, Alonso dhe Hamilton. Nė sezonet e kaluara, 22 pikė pėr tė nė tri garat e para, ishin tė pamundura: "Po, fillimi i kėtij kampionati ėshtė mė i mirė se nė tė shkuarėn, edhe pse do tė mė pėlqente tė kisha 30 pikė. Jemi nė njė pozicion tė mirė, por na duhet tė pėrmirėsohemi akoma mė shumė, pasi ky duket se do tė jetė njė sezon shumė i vėshtirė," ka thėnė finlandezi.
Duke parė ekuilibrat e tillė, gara e Bahreinit pėr tė mund tė konsiderohet njė shans i humbur, pėr tė kaluar Alonson nė klasifikim. "Ndoshta nė nisje bėra njė gabim, nė momentin kur duhet tė shtypja butonin e startit, megjithatė nė kthesėn e parė isha shumė pranė Hamiltonit, edhe pse pėr faj tė rrėshqitjes sė pjesės sė pasme m'u desh tė hiqja kėmbėn nga gazi. Nė kėtė moment Alonso mė kaloi, pasi frenoi mė vonė. Nė atė pikė, pėr ta parakaluar sėrish duhej tė prisja thjesht njė gabim tė tijin," shton Raikoneni, tė cilit mė pas iu desh tė priste "pit stopin" pėr tė dalė pėrpara Alonsos. "E dija qė kisha pak mė shumė se ai karburant, por pėr tė qenė tė sigurt, u detyruam tė shkurtonim pak pjesėn e dytė tė garės. Por kjo gjė nuk mė dha mundėsinė pėr tė luftuar me Hamiltonin pėr vendin e dytė." Po pse nuk arrin tė parakalojė Ferrari, ashtu si nė Malajzi? "Gomat nuk kanė mė tė njėjtėn aderentė si nė sezonet e kaluara, ndėrkohė nė Shakhir kishte erė qė i komplikonte gjėrat," pėrfundon Kimi.
____________
|
|
#12 17 Prill 2007 21:09
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 782
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Bahrain Grand Prix 2008
Nė Bahrein do tė zhvillohet gara e radhės nė Formula 1, e treta e kėtij sezoni. Ende nuk ėshtė krijuar ndonjė ide e qartė se ēfarė botėrori do tė jetė, por janė marrė tė dhėnat e para. Hamilton dhe Raikonen mund tė fitojnė kudo; BMW-ja po e ngushton diferencėn me McLarenin dhe Ferrarin; Felipe Masa ka gabuar shumė, ndėrsa Alonso po kėnaqet me njė vend nė zonėn e pikėve. Gjithsesi, Ēmimi i Madh i Bahreinit do tė shėrbejė si "busull", pėr tė kuptuar diēka mė shumė...
RAIKONEN DHE HAMILTON - Kampioni dhe nėnkampioni i botės e kanė nisur sfidėn atje ku e lanė nė vitin 2007. Kanė fituar secili njė nga dy garat e para dhe pėrshtypja e parė ėshte se edhe sivjet lufta pėr titull do tė jetė njė "ēėshtje" ndėrmjet tyre. Raikonen pati probleme nė Australi, por bėri diferencėn nė Sepang. Ndėrkohė, Hamiltoni e fitoi bindshėm garėn e parė dhe nuk u ndihmua nga fati nė Malajzi. Pavarėsisht se Kovalainen dhe Masa konsiderohen si tė barabartė nė letėr, Raikonen dhe Hamilton janė pilotėt kryesorė tė Ferrarit dhe McLarenit.
BMW - Por dy gjigantėt e konstruktorėve duket se nuk janė mė vetėm. BMW-ja ka bėrė hapa gjigante dhe vendi i dytė i Robert Kubikės para dhjetė ditėsh ėshtė shembulli mė i mirė. Skuderia gjermane jo vetėm qė po konfirmohet si forca e tretė e kėtij botėrori, por ka treguar se diferenca me Ferrarin dhe McLarenin ėshtė zvogėluar. Kubika dhe Heidfeld janė tė shpejtė nė garė e nė prova dhe njėvendėshja e tyre ka fituar besueshmėri, ēka i ka munguar nė sezonet e kaluar. Nuk ėshtė ēudi qė sivjet BMW-ja tė fitojnė ndonjė garė.
MASA - "Nė Bahrein do tė bėj kthesėn. Asgjė nuk ėshtė kompromentuar dhe mė kanė mbetur 160 pikė nė dispozicion." Kjo ka qenė deklarata e Felipe Masės, pas dėshtimit nė Sepang, ashtu siē kishte bėrė edhe nė garėn e parė nė Melburn. Braziliani ka gabuar shumė nė kėtė fillim sezoni dhe duket se ėshtė ndikuar nga largimi i Zhan Todit, "ėngjėlli" i tij mbrojtės te skuderia italiane. Njė dėshtim tjetėr do tė ishte fatal pėr 26-vjeēarin. Gjatė javės sė kaluar ėshtė shfaqur "fantazma" e Alonsos.
ALONSO - Shtypi spanjoll ka bėrė tė ditur se Fernando Alonso i ka filluar bisedimet pėr tė kaluar te "kokėkuqja" sezonin e ardhshėm. Shefi i Renault, Flavio Briatore, e ka pėrgėnjeshtruar gjithēka, por ėshtė pak e besueshme qė nė fund tė vitit, dy herė kampioni i botės tė pranojė tė qėndrojė nė njė skuderi ku mund tė kėnaqet vetėm me njė vend nė zonėn e pikėve. Ai ėshtė piloti i vetėm nga ata nė qarkullim qė ka mundur Majkėll Shumakerin; egoja e tij duket se ėshtė tepėr e madhe pėr njė Renault tė tillė.
TE TJERET - Heki Kovalainen dhe Jarno Truli dolėn respektivisht nė vendin e tretė e tė katėrt, gjatė garės sė fundit nė Malajzi. Kjo u jep atyre pėrparėsi pėr rolin e "surprizės" nė Bahrein. Finlandezi ka pasur njė fillim tė shkėlqyer, duke shpėrblyer besimin e McLarenit qė i dhuroi vendin e Alonson. Nga ana e tij, piloti italian po e ngjit Toyotėn nė nivelet qė presin drejtuesit e skuderisė japoneze. Toyota ka njė buxhet tė jashtėzakonshėm, por nuk e ka justifikuar asnjėherė nė pistė gjatė viteve tė fundit.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#13 05 Prill 2008 04:20
|
|
 |
Illegal Mind
Veteran

Postime: 588
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Bahrain Grand Prix
____________ Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
|
|
#14 06 Prill 2008 18:29
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4312
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Bahrain Grand Prix
Massa nuk feston me as ne podium duket qe pretendon per titull kete vite
Sa keq me vjen per ate Alonson
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#15 10 Prill 2008 06:03
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|