| Autori |
Mesazh |
True-Soldier
Anėtar

Postime: 184
Rregjistruar: Janar 2007
Pėrdorues #: 3206
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Bullgari Vs. Shqipėri [0:0]
Mbas barazimit me Sllovenet ,do te luajme ne Bullgari.Ne kete ndeshje rikthehet Curri dhe ndoshta edhe Haxhi i demtuar.Ishalla me fitore !
|
|
#1 25 Mars 2007 12:33
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
astrit
Anėtar

Postime: 127
Rregjistruar: Mars 2007
Pėrdorues #: 3282
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Bullgari Vs. Shqipėri
kur nuk kena mujt me mposht sllovenin ne shqipni besa veshtir do e kena ne bullgrai debatik curi asht fort lojtar i mir dhe kena shpresa me bo dicka
|
|
#2 25 Mars 2007 22:41
|
|
 |
astrit
Anėtar

Postime: 127
Rregjistruar: Mars 2007
Pėrdorues #: 3282
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Bullgari Vs. Shqipėri
a na gjeni link bre shqipe ku mund me e kqyr sportin
|
|
#3 25 Mars 2007 22:42
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 649
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Bullgari Vs. Shqipėri
Sipas programit, kuqezinjtė tanė do tė zhvillojnė po sot, nė orėn 17:00, njė stėrvitje nė stadiumin e Sllavias, ndėrsa nesėr, nė orėn 19.00, kombėtarja do tė zhvillojė njė stėrvitje nė stadiumin "Vasil Levski", ku do tė luhet edhe ndeshja zyrtare, ditėn e mėrkurė. Nesėr nė orėn 10.00 pritet tė zhvillohet analiza e tri ndeshjeve tė fundit me Bullgarinė (pėrmes kasetave respektive), pėrfshirė dhe ndeshjen e fundit zyrtare tė kuqezinjve tanė me Slloveninė, atė tė datės 24.03.2007. Nė orėn 13.00 tė kėsaj dite ėshtė planifikuar njė konferencė shtypi e trajnerit. Po tė martėn, nė orėn 19.00, do tė zhvillohet stėrvitje nė stadiumin ku do tė luhet ndeshja. Delegacioni shqiptar do tė kryesohet nga presidenti i FSHF-sė, Armand Duka dhe nė tė bėjnė pjesė edhe dy anėtarė tė Komitetit Ekzekutiv, Tahir Kastrati dhe Arben Dervishaj. Nuk do tė mungojė as sekretari i pėrgjithshėm, Roland Mici.
Ndeshjet zyrtare Shqipėri-Bullgari
09.10.1946 Shqipėri Bullgari 3 1
15.06.1947 Bullgari Shqipėri 2 0
17.11.1949 Bullgari-Shqipėri 0 0
05.06.1950 Shqipėri-Bullgari 2 1
19.10.1980 Bullgari-Shqipėri 2 1
14.10.1981 Shqipėri-Bullgari 0 2
06.09.1995 Shqipėri-Bullgari 1 1
07.10.1995 Bullgari-Shqipėri 3 0
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#4 26 Mars 2007 17:15
|
|
 |
G-Money
Rregjistruar

Postime: 71
Rregjistruar: Janar 2007
Pėrdorues #: 3061
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Bullgari Vs. Shqipėri
dmth humje e sigurt ne Sofje !? Sa inat qe nuk bem dhe ne njehere ekip te forte...
|
|
#5 27 Mars 2007 15:14
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4266
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Ndeshja, priten rreth 15 mijė tifozė
Nė stadiumin "Vasil Levski", sipas drejtuesve tė Federatės Bullgare tė Futbollit priten tė jenė rreth 15.000 tifozė, nė njė stadium me kapacitet rreth 44.000 vendesh. Bileta e zakonshme ėshtė 15 leva, ose ndryshe e konvertuar me 7.5 euro. Pra ėshtė njė biletė mjaft e lirė pėr tė tėrhequr tifozėt, qė gjithsesi priten tė jenė tė paktė.
Leskaj, ish-ministri tifoz nė Sofje
Dje ėshtė pėrhapur njė lajm qė ka krijuar mjaft ēudi dhe ilaritet nė kampin kuqezi. Sot, midis tifozėve VIP shqiptarė, pritet tė jetė edhe ish ministri i MTKRS se, Bujar Leskaj. Ai i ka kėrkuar sekretarit tė FSHF-sė, Roland Mici, nuk dihet se nėpėrmjet kujt, njė biletė pėr ndeshjen. Nuk dihet nėse ai do ta ketė marrė me vete "gozhdėn". Edhe kjo nuk ka mbetur pa u komentuar nė kampin kuqezi nė Bullgari. Madje, kishte nga ata qė me shaka thonin: Ministri i ri, Pango, si duket paska thėnė: "Do tė vazhdoj rrugėn e paraardhėsit tim," ēka ndryshe mund tė pėrkthehet "do tė iki edhe unė si Leskaj". Me sa duket Leskaj ka rėnė nė dashuri me kuqezinjtė, pasi ka dalė nė foto me ta, ndoshta ka rėnė nė "dashuri" edhe me Dukėn, tani qė nuk ėshtė mė ministėr. Ndoshta vjen edhe pėr t'i shtrėnguar dorėn pėr betejėn e lėnė nė mes prej tij...
Topi dhe Gjana, politikanėt tifozė nė Sofje
Nė prag tė takimit Bullgari-Shqipėri, mėsum se kuqezinjtė do t'i ndjekin edhe dy politikanė sportdashės tė vendit tonė. Sipas burimeve pranė ambasadės sonė nė Bullgari, pritet qė tė vijė sot pėr tė ndjekur takimin nėnkryetari i Partisė Demokratike, Bamir Topi. Ambasada Shqiptare nė Bullgari po merr tė gjitha masat pėr tė pritur politikanin shqiptar, i cili njihet si njė sportdashės i njohur i futbollit. Ndėrkohė, takimin e kombėtares do ta ndjekė edhe ministri i Bujqėsisė, Jemin Gjana, i cili ndodhet nė Sofje pėr arsye pune.
Kombėtarja U-21, sot miqėsore me Maqedoninė
Pėrveē kombėtares shqiptare qė zhvillon sot takimin eliminator me Bullgarinė, po sot do tė zhvillojnė njė takim miqėsor edhe kuqezinjtė e vegjėl, qė drejtohen nga trajneri Artan Bushati. Sot nė orėn 14:00 ekipi U-21 do tė ketė pėrballė Maqedoninė, nė njė takim qė do tė luhet nė Manastir. Miqėsorja e sotme shihet si njė test i rėndėsishėm pėr Shpresat, duke patur parasysh se nė muajin qershor fillojnė edhe kualifikueset pėr nė Europianin e vitit 2009. Ndeshjen e parė eliminatore, kombėtarja U-21 do ta zhvillojė nė transfertė me Italinė.
J.M.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#6 28 Mars 2007 16:50
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4266
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Gorani: Vendimtare, 15 minutat e para
Nė janar tė kėtij viti, trajneri prizrenas, Shukri Gorani, ka marrė
drejtimin e skuadrės sė Belasica Petriēit. Nėpėrmjet njė bisede
telefonike, ai ka folur pėr takimin Bullgari-Shqipėri,
qė luhet sot nė ora 17.00 nė Sofje. Gorani e ka vlerėsuar takimin si tė vėshtirė, duke treguar se bullgarėt janė paraqitur ambiciozė pėr kėtė ndeshje dhe se vendasit kanė shprehur shumė interesim pėr ish futbollistėt e kampionatit tė tyre, Alban Bushi dhe Altin Haxhi. "Do tė jetė njė ndeshje e vėshtirė, sepse Bullgaria po pėrgatitet shumė pėr kėtė lojė dhe ka lojtarė me pėrvojė e me kualitet. Ekipi bullgar ėshtė paraqitur shumė ambicioz pėr kėtė ndeshje. Por, mediat vendore u kanė dhėnė shumė hapėsirė deklaratave tė Bushit dhe tė Haxhit, tė cilėt njihen si ish futbollistė tė Liteksit, dhe futbollistėve tė tjerė, si Lala e Cana, pėr tė cilėt kanė njė respekt tė veēantė," - tha Gorani.
Tekniku mendon se kualitetet e ekipeve janė tė pėrafėrta dhe dallimin e vetėm mund ta bėjė sulmuesi i Tottenham Hotspur, Dimitar Berbatov, prej tė cilit pritet mė sė shumti nė opinionin bullgar.
"Pėrparėsia kryesore e Bullgarisė ėshtė se po luajnė nė fushėn e tyre, por kualiteti i dy skuadrave ėshtė i pėrafėrt. Dallimi i vetėm mund tė jetė Berbatov, prej tė cilit edhe pritet shumė. Stoiēkov e ka humbur pėrkrahjen e tifozėve dhe pėr kėtė thuhet se pak bileta janė shitur," - shton mė tej Shukri Gorani.
Sipas kėtij tė fundit, 15 minutat e parė tė ndeshjes do tė jenė vendimtare pėr rrjedhėn e saj, ku njė mbrojtje e mirė e shqiptarėve do tė ishte gjysma e punės sė kryer pėr pjesėn e mbetur tė ndeshjes. "Shqipėria ka shanse, nėse nuk pėson gol, sepse pres qė bullgarėt, sidomos nėpėrmjet Berbatovit, tė mbėshtetur nga lojtarėt e tjerė, si Stilian Petrov, i kthyer, tė sulmojnė me agresivitet qė nė aksionin e parė. Nuk e di sa mund tė jetė e qėndrueshme ndaj kėsaj mbrojtja shqiptare dhe a ka ndonjė mungesė. Ekipi shqiptar, ndonėse nuk shėnoi fitore kundėr Sllovenisė, ka treguar njė lojė shumė stabile, prandaj fitimi i njė pike apo mė tepėr nuk do tė ishte fare befasi pėr mua," - pėrfundoi trajneri i Belasica Petriēit, prizrenasi Shukri Gorani.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#7 28 Mars 2007 16:51
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4266
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Mundėm gjyqtarėt, barazuam Bullgarinė
Shqipėria e fituar nė Bullgari, njė barazim historik pėr kombėtaren tonė. Themi kėshtu, sepse pas ndeshjes me Slloveninė askush nuk shpresonte se kuqezinjtė do tė nxirrnin njė ndeshje pozitive. Nėse barazimi pa gola me sllovenėt u kritikua, barazimi pa gola me bullgarėt meriton nota tė larta vlerėsimi. Pak rėndėsi se kush ishin protagonistėt, trajneri Bariē, apo taktika e tij, nė fushė u panė lojtarė me ego, tė motivuar dhe me dėshirėn pėr tė marrė mė tė mirėn dhe ndoshta edhe mund ta kishim arritur, nėse anėsori nuk do tė anulonte dy pozicione jashtė loje nė pjesėn e dytė, ku morali ynė ishte mė i lartė se i vendėsve. Ndoshta kemi pasur edhe pak fat, pasi njė shtyllė, njė traversė dhe njė pritje e Beqajt mund tė kishin pėrfunduar nė portė, po tė mos harrojmė qė dėnimi qė na bėri anėsori nuk mund t'i kompensojė kėto raste, njė dėnim qė shpesh i bėhet Shqipėrisė, pa harruar qė Bushi nė fund mund tė kishte gjetur trekėndėshin dhe pastaj le tė thonin fituam me fat. Vėrtet kuqezinjtė nuk pretendojnė tė luajnė nė Europian, por nė shumė ndeshje na hahet haku, gjė qė nuk ėshtė normale. Shpesh gjyqtarėt na kanė ndėshkuar me idenė e njė kombėtareje tė vogėl dhe pa pretendime, por kjo e fundit me Bullgarinė i tejkaloi parashikimet. Sidoqoftė, Shqipėria doli krenare nga Sofja, duke i dhėnė leksion Stoiēkovit, i cili si lojtar mund tė na ketė mundur, por si trajner ta harrojė. Dhe nė fund tė fundit e meritonim njė pikė, sepse luajtėm shumė mirė, sidomos nė fazėn mbrojtėse. Dy ndeshje radhazi tė interpretuara mirė nė fazėn mbrojtėse. Por nėse me Slloveninė nuk u ngacmuam shumė nga sulmi mik dhe si tė thuash e shihnim thjesht njė ditė tė mbarė pėr mbrojtjen tonė, ndeshja me Bullgarinė tregoi se reparti difensiv nuk ēahej kollaj, ku edhe Bogdani vinte shpesh nė fazėn mbrojtėse. Njė mesfushė e qėndrueshme, ku spikatėn Berisha me Canėn dhe njė sulm qė mbajti nė panik mbrojtjen bullgare. Nėse sulmi do tė kishte pak mė shumė besim te vetja dhe tė kishte tentuar disi mė shpesh, nuk do tė ishte aspak ēudi qė ne tė kishim marrė edhe tri pikė. Dy ndeshje, asnjė gol, por qė e dyta kompenson tė parėn, kėshtu qė duhet parė ēfarė do tė bėjė kombėtarja nė tė ardhmen. Fushata e marsit e kuqezinjve solli risi, me lojtarė tė tjerė, me taktika tė tjera, por hapet njė kapitull i ri, korrigjimi i shėnjestrės, pasi goli ėshtė ai qė tė jep krahė nė njė ndeshje. Trajneri Bariē gjithsesi e justifikoi mungesėn dhe si tė thuash me kėtė barazim "zgjat" kontratėn dhe largon "sėmundjen". Ishte edhe merita e tij nė kėtė ndeshje qė vendosi shumė mirė ekipin nė fushė, duke bėrė zėvendėsimet e duhura dhe nė kohėn e duhur. Por si shkoi ndeshja me bullgarėt?
Njė pjesė e parė e intepretuar mirė nga tanėt, e filluar me njė temp tė lartė, duke thėnė qė nė minutat e para se Shqipėria nuk do tė ishte tabelė qitjeje nga bullgarėt. Vėrtet njė mbrojtje e ngjeshur, por inkursionet e Berishės dhe tė Bogdanit mbanin nė panik mbrojtjen bullgare. Ekipi bullgar ndoshta nuk e priste kėtė lojė tė kuqezinjve dhe u gjend disi i papėrgatitur dhe kjo u duk edhe te nervozizmi i tyre, madje edhe nė lojėn pa top. Kemi pasur nga njė rast tė pastėr pėr secilėn skuadėr, por duhet thėnė se fati mė shumė qe nė anėn tonė kur topi goditi shtyllėn. Nė mesin e kėsaj pjese vendėsit balancojnė lojėn dhe fillojnė e dalin mė shpesh para, por pa krijuar situata tė rrezikshme goli. Ndėrkohė, edhe tanėt kundėrsulmojnė dhe nė dy raste mund tė kishim rrezikuar. Gjithsesi, njė pjesė e parė e mbyllur nė barazim pa gola, ku Shqipėria tregoi se luan mė mirė kur pėrballė janė kundėrshtarė mė tė fortė. Edhe vendosja taktike ishte e mirė, ku mbrojtjes herė pas here i vinin nė ndihmė tė gjithė lojtarėt, duke bėrė dublimet e nevojshme gati pėr ēdo rast. Nė fundin e kėsaj pjese u vu re edhe mėrzia e trajnerit Stoiēkov, i cili ndoshta e kishte menduar mė tė lehtė kundėrshtarin. Nė pjesėn e dytė bullgarėt futen mė tė sigurt nė vetvete, duke besuar se goli do tė vijė dhe shqiptarėt do tė dorėzohen. Pėr kėtė, trajneri i tyre fut nė lojė dy lojtarė tė freskėt, duke i dhėnė pėrparėsi mesfushės dhe sulmit. As futja nė lojė e sulmuesit Bozhinov nuk dha rezultat, paēka se ai sė bashku me Berbatovin ishin rreziku numėr njė. Minutat kalonin dhe trajneri Bariē pėrforcon mesin e fushės, duke futur njė tjetėr shkatėrrues, siē ėshtė Bulku. Dhe zėvendėsimet i dhanė tė drejtė trajnerit kroat, pasi edhe Kapllani me Bushin mė vonė u hapėn jo pak punė bullgarėve. E vėrtet ėshtė qė ishim edhe pak me fat, pasi traversa e Berbatovit mund tė na kishte ndėshkuar, pa harruar priten spektakolare tė portierit tonė. Por tė mos harrojmė, nėse bullgarėt sulmuan dhe nuk u doli goli, tanėve u anuluan dy aksione pėr pozicion jashtė loje, por qė lojtarėt dilnin vetėm me portierin bullgar. Nėse do tė kishte njė ligj kompensimi, me siguri qė peshorja do tė anonte nė krahun tonė. Gjithsesi, nė fundin e ndeshjes tifozėt shqiptarė qėndronin jo pak nė ankth, pasi historia ka treguar se nė jo pak raste kemi humbur nė minutat e fundit. Por kuqezinjtė kėsaj radhe nuk zhgėnjejnė dhe mbajnė barazimin, rezultat qė u shkon shumė pėr shtat atyre.
Kombėtarja, me dy ndeshjet e marsit, tregoi se ka forcė, ka ego, ka dėshirė, duhet vetėm edhe pak fat dhe vendime tė drejta tė gjyqtarėve ndaj nesh dhe jo siē ndodhi nė ndeshjen e fundit. Edhe tifozi shqiptar mė optimist pas hedhjes shortit nė grupe nuk besonte te kualifikimi, por tė paktėn po tregojmė se ne nuk jemi ekip qė thyhemi kollaj, por prodhojmė lojė dhe kemi lojtarė qė bėjnė diferencėn. Bullgaria e mori mėsimin, me siguri tė tjera ekipe do tė marrin mėsime mė vonė.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#8 01 Prill 2007 11:55
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4266
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Stojēkov: Shqipėria e meritoi barazimin
Shtypi bullgar pas ndeshjes
sportni.bg
Turp! Njė pikė drithėruese ndaj Shqipėrisė
sportal.bg
Njė barazim zhgėnjyes me Shqipėrinė
E ka parė veten mjaft ngushtė para shqiptarėve. Nuk u ka besuar syve, kur ka vėrshėlluar gjyqtari suedez pėr mbarimin e ndeshjes. gati ėshtė pėrlotur kur ka parė t'i ikin 2 pikė mjaft tė vlefshme ndaj njė ekipi pa pretendime pėr t'u kualifikuar pėr nė finalet e Euro 2008. Kishte bėrė tė tjera plane, pėr tė kapur kreun e grupit, por tani llogaritė i janė ngatėrruar keq. Rumania, qė "pėrgjonte", ka pasur tė drejtė tė gėzohet, tė bėjė tifo pėr shqiptarėt, madje, sipas burimeve tė gazetarėve rumunė, tė pranishėm dje nė Sofje, edhe t'i ketė stimuluar me premoi kuqezinjtė e Bariēit qė tė ndalnin Bullgarinė. Pra, siē duket, shqiptarėt nuk kanė luftuar vetėm pėr veten e tyre. Megjithatė, kėto "prapaskena", natyrisht jozyrtare, nuk i hyjnė fare nė sy trajnerit Hristo Stojēkov. Ai mundohet tė dalė mbi trishtimin personal, mbi vėrshėllimat e tifozėve nė stadium, mbi kritikat e shtypit bullgar, teksa i jep meritat kundėrshtarit, por nuk kritikon as lojtarėt e tij. Kjo do tė thotė ta kthesh dhimbjen nė forcė, pėr tė mos rėnė nė dekurajim. Sipas Stojēkovit, Bullgaria nuk e nėvlerėsoi aspak kundėrshtarin, por Shqipėria e meritoi barazimin. "Dua tė them se nuk pati aspak nėnvlerėsim tė kundėrshtarit, siē mund tė mendojė ndokush. E them me plot gojėn se Shqipėria e meritoi barazimin. Madje, ata luajtėn si tė ishte njė finale, nga e cila do tė shkonin nė finalet e Euro 2008. Pra, i komplimentoj kuqezinjtė e Bariēit dhe shpresoj tė luajnė kėshtu ndaj tė gjithė kundėrshtarėve nė grup. Sa na takon neve, dua tė nėnvizoj se asgjė nuk kemi humbur. Kemi akoma lojėra pėr tė bėrė. Nuk ka pse ta shikojmė si tragjedi kėtė barazim, sidomos nuk bėn qė tė kritikojmė lojtarėt. Tė gjithė dolėn nė fushė pėr tė dhėnė maksimumin. Do ta analizojmė me imtėsi kėtė ndeshje dhe do tė nxjerrim pėrfundimet e nevojshme. Mendoj se kam zgjedhur grupin mė tė mirė tė lojtarėve, i cili, siē e patė, rrezikoi nė mjaft raste pėr gol. Patėm shumė shanse ndaj Shqipėrisė, por pėr fat tė keq nuk i realizuam. Nė tė tilla takime gjėja mė e rėndėsishme janė golat. Kritikave pėr pėrfshirjen e Stilian Petrovit u pėrgjigjem: Ai luajti mjaft mirė. I ndihmoi me sa mundi shokėt e ekipit, sidomos nė pjesėn e dytė mori iniciativėn. Pevi luajti shumė mirė nė Qipro dhe isha i detyruar ta aktivizoja nė kėtė ndeshje, ndėrsa Jankoviēi luan prej kohėsh nė radhėt e kombėtares dhe gjithmonė ka qenė i aftė qė t'i pėrgjigjet kėrkesave tė saj. Jam i kėnaqur edhe nga lojtarėt veteranė," - tha pas ndeshjes me Shqipėrinė jo pak i mėrzitur Hristo Stojēkov, trajneri i Bullgarisė.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#9 01 Prill 2007 11:59
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4266
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 "Skaneri" i kuqezinjve
Arjan Beqaj: Portieri kuqezi ka zhvilluar njė ndeshje shumė tė mirė, duke qenė gjithmonė i vėmendshėm gjatė aksioneve tė kundėrshtarit. Qetėsia e tij u ka dhėnė mė shumė siguri dhe mbrojtėsve, tė cilėt ishin nė njė ditė shumė tė mirė. Nė dy rastet e shtyllave e ka ndihmuar edhe fati, por Beqaj bėri disa pritje mjaft tė bukura nė ndeshjen e djeshme. Njė vlerėsim maksimal ai ka marrė edhe nga trajneri Bariē.
Armend Dallku: Me pėrjashtim tė ndonjė gabimi tė vogėl nė pasim, mbrojtėsi i krahut tė djathtė ka bėrė njė punė mjaft tė mirė nė fazėn mbrojtėse, por gjithashtu ėshtė pėrpjekur tė shtyjė drejt sulmit. Dallku ka treguar rritje nė ndeshjet e fundit dhe dje ėshtė konfirmuar si njė nga lojtarėt me gjendjen mė tė mirė fizike nė skuadrėn tonė. Gradualisht por fiton pjekuri.
Nevil Dede: Edhe qendėrmbrojtėsi i Tiranės luajti njė ndeshje shumė tė mirė nė Bullgari. Ai e ka mbuluar gjatė gjithė kohės rreptė kundėrshtarin, duke mos lėnė hapėsira pėr goditjen e portės sė Beqajt, sidomos nga Berbatov. Eksperienca e tij ka triumfuar nė takimin e djeshėm, kur edhe gjatė goditjeve standarde, mbrojtja ka arritur ta spastrojė zonėn.
Elvin Beqiri: Ashtu si Dede, edhe Beqiri ka qenė nė njė ditė tė mirė, duke zhvilluar njė 90-minutėsh tė kėnaqshėm loje. Edhe ai i ka qenė mjaft i vėmendshėm gjatė gjithė kohės, duke i mbyllur si duhet hapėsirat nė qendėr tė mbrojtjes. Reparti ku ai bėn pjesė nuk bėri asnjė gabim nė ndeshjen e djeshme dhe pėr kėtė mbrojtėsi shkodran ka meritėn e tij.
Debatik Curri: Pjesa e parė ishte mjaft e mirė pėr mesfushorin kuqezi, i cili dje luajti nė krah tė majtė tė mbrojtjes. Nė pjesėn e dytė pati vėshtirėsi, pasi lojtari bullgar i krahut tė djathtė, i aktivizuar nė fillim tė 45 minutave tė dyta, ishte mė i rrezikshėm. Gjithsesi, Curri i kreu mirė detyrat e tij, nė njė rol jo tė tė zakonshėm pėr tė.
Altin Haxhi: Gjatė 45 minutave tė para, gjirokastriti ka shfaqur klasin e tij, duke kombinuar mirė me Duron. Gjuajtja e tij nga distanca nė pjesėn e parė ishte vėrtet e rrezikshme, ndėrkohė qė nė pjesėn e dytė ia la vendin Kapllanit, pasi u dėmtua. Niveli i lojės, pėr aq kohė sa luajti, ishte mjaft i pėlqyeshėm pėr Haxhin.
Altin Lala: Kapiteni i kombėtares shqiptare luajti mjaft mirė nė takimin e djeshėm. Madje, edhe nė aspektin fizik Lala ishte nė lartėsinė e duhur, duke qenė njė pikė e fortė e skuadrės tonė nė mesfushė, ku bashkė me Canėn thyen shumė aksione tė bullgarėve dhe e ndihmuan skuadrėn tė kundėrsulmojė.
Lorik Cana: Cana ėshtė njė nga lojtarėt mė tė rėndėsishėm tė skuadrės kuqezi dhe kėtė e tregoi shumė qartė nė takimin e djeshėm. Ai kreu njė volum tė madh loje, por duhen veēuar disa ndėrhyrje tė sakta brenda zonės tonė, kur ai shmangu rrezikun. Edhe Cana, si tė gjithė tė tjerėt, ka luajtur mė mirė se nė ndeshjen me Slloveninė.
Klodian Duro: Futbollisti i Tiranės u aktivizua nė qendėr dje nga trajneri Bariē, ku luajti mjaft mirė. Ashtu si nė ndeshjen me Slloveninė, ai u shfaq si njė nga lojtarėt mė kėrcėnues nė portėn kundėrshtare, sidomos gjatė pjesės sė parė, kur ndėrmori dhe disa aksione personale. Nė njė moment u vu pėrballė portierit bullgar, por anėsori sinjalizoi njė pozicion jashtė loje, pasi nė aksion merrte pjesė edhe Bogdani.
Besart Berisha: Aktivizimi i kėtij futbollisti nė krah tė djathtė tė mesfushės ishte njė gjejtje e trajnerit Bariē, sepse kur skuadra jonė kundėrsulmonte, shpesh ai dilte i lirė nė atė pozicion. Ai e tėrhoqi skuadrėn drejt sulmit dhe shumė herė ishte i saktė nė pasim.
Erion Bogdani: Sulmuesi ynė shtatlartė luajti i vetėm pėrpara fillimisht dhe natyrisht qė e kishte tė vėshtirė ta godiste portėn bullgare, por ai i bėri mirė detyrat e tij. Bogdani ishte nėn mbulimin e rreptė tė mbrojtėsve bullgarė, megjithatė ai fitoi shumė dyluftime, duke e tėrhequr ekipin pėrpara dhe duke i dhėnė frymėmarrje lojės.
Edmond Kapllani: Kapllani luajti nė krahun e majtė, duke zėnė vendin e Haxhit nė pjesėn e dytė, ndėrkohė qė provoi ta rrezikonte portėn bullgare nė ndonjė rast. I kotė pretendimi pėr 11-metėrsh.
Ervin Bulku: I futur nga trajneri Bariē nė vend tė Duros, Bulku kishte mė tepėr detyra mbrojtėse, gjė tė cilėn ai e bėri mirė pėr aq minuta sa luajti.
Alban Bushi: Edhe pse luajti pak minuta, Bushi u shfaq menjėherė i rrezikshėm brenda zonės kundėrshtare, duke provuar tė shėnonte nga njė pozicion i prirėt.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#10 01 Prill 2007 12:03
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4266
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Shqipėria 'e vrau' frikėn nė Sofje
Zhurma dhe entuziazmi nė mjedisin kuqezi tė "Kampinkit Hotel", dalėngadalė, me kalimin e kohės midis mbrėmjes tė sė mėrkurės dhe tė enjtes, nisi tė fashitej. "Zogjtė e shqipes", individualisht apo nė grupe, nisėn fluturimin nė foletė e tyre. Tė parėt qė pėrgatitėn valixhet pėr tė udhėtuar drejt klubeve ishte "lobi" gjermano francez. Avioni i tyre do tė nisej i pari nga Sofja, kėshtu qė ata, pasi u pėrshėndetėn me shokėt dhe drejtuesit e ekipit, menduan qė mė mirė tė qėndronin zgjuar, pasi nė orėn 4 tė mėngjesit tė tė enjtes duhet tė ishin nė aeroportin bullgar. Me Canėn, Berishėn, Rustemin preferuan tė rrinė nė barin e hotelit edhe kosovarėt Dallku me Currin, ndėrkohė qė Lala dhe Kapllani kėrkuan t'i mbyllin sytė edhe pėr pak kohė.
Nė orėn 8 tė mėngjesit tė ditės sė djeshme, gjithnjė sipas orės lokale, holli i recepsionit tė hotelit luksoz tė kombėtares pėrsėri u bė i zhurmshėm nga kuqezinjtė. Ishte koha pėr t'i dhėnė lamtumirėn kryeqytetit bullgar. Por ndarjet nuk do tė mungonin edhe kėtu. Do tė ishte trajneri Bariē i pari, qė fillimisht do tė ulej me ndihmėsin e tij, Shpėtim Duro, pėr t'i dhėnė disa porosi e mė pas tė ndahej me drejtuesit e FSHF sė dhe tė gjithė futbollistėt e pranishėm. Ai do tė fluturonte drejt Vjenės nė mesditė. Edvin Murati, i cili privatisht ishte midis kuqezinjve edhe gjatė ndeshjes, do tė pronotonte njė taksi pėr tė udhėtuar drejt Selanikut. "Lobi" grek me Strakoshėn, Bushin, Haxhin dhe Beqajn do tė nxitonin tė ndaheshin, pasi avioni i tyre drejt Athinės, do tė nisej mė shpejt sesa ai i delegacionit kuqezi. "Italiani" Bogdani do tė udhėtonte mė vonė, por ai kishte kohė qė e kishte harruar ndeshjen me Bullgarinė. Shqetėsim pėr tė tani ishte Sampdoria, ekip me tė cilin do tė ndeshej tė dielėn Kievoja e tij. Ndarja e fundit e "zogjve" kuqezinj do tė ishte nė aeroportin e Sofjes. Salihi do tė dilte nga njė dalje tjetėr dhe do tė hipte nė njė avion, i cili do tė nisej gati njėkohėsisht me ēarterin e kombėtares, por nė drejtim tė Vjenės. Grupi i pėrgjysmuar i kuqezinjve, ku kishin mbetur vetėm Duro, Dede, Bulku, Hidi, Pisha dhe Hyka, qė tani kishte mė tepėr zyrtarė tė futbollit dhe gazetarė, do tė mbushte ēarterin, qė nė orėn 11.20 do tė niste udhėtimin drejt Shqipėrisė. Me tė mbėrritur nė aeroportin "Nėnė Tereza" tė Tiranės, delegacioni i copėzuar i kuqezinjve do tė binte pre e medias vizive shqiptare qė kishte pushtuar aeroportin. "Aventura" bullgare e kuqezinjve tanė kėtu ka pėrfunduar...
Surprizat, "gomė shpėtimi" pėr trajnerėt e kombėtares
Bota e futbollit njeh rezultate tė pritshme, por edhe rezultate, qė krahasuar me staturėn e rivalėve, nga media konderohen si ndeshje mitike midis "Goliathit dhe Davidit", apo shkurt si surpriza. Nė kėtė rang performance do ta konsideroja personalisht edhe barazimin historik tė arritur nga kombėtarja jonė tė mėrkurėn nė Sofje ndaj Bullgarisė. Kjo pėr disa arsye. Jo vetėm se njė barazim i tillė arrihet ndaj fqinjėve tanė ballkanikė pėr herė tė parė nė fushėn bullgare, duke i dhėnė kėtij rezultati pėrmasa historike. Por edhe pėr faktin se pas njė periudhe prej mė se gjysmėshekulli, kuqezinjtė tanė arrijnė tė paktėn tė mos dalin tė mundur nga ballafaqimet me bullgarėt, ku fitorja jonė e fundit daton mė 25 shtatorin e largėt tė vitit 1950, ndėrkohė qė nė 6 ndeshjet e zhvilluara nė kėtė hark kohor kombėtarja jonė kujton vetėm barazimin 1 1 tė Tiranės nė vitin 1996, ndėrkohė qė ka humbur 6 takime tė tjera me njė bilanc negativ 13 5.
Pa u ndalur edhe nė argumente tė tjera pėr tė imponuar perceptimin tim, do tė thoja se tė tilla rezultate, tė ashtuquajtura surprizė, nuk i kanė munguar futbollit shqiptar as nė tė shkuarėn e afėrt, por as edhe nė atė tė largėt. Ndoshta si pikėnisje mund tė merret barazimi 0 0 mė 1969 nė Tiranė me ish Gjermaninė Perėndimore, fitoren 2 0 po nė Tiranė mė 1984 ndaj Belgjikės, ku pėr tė mos i pėrmendur tė gjitha me radhė, mund tė mbyllen me fitoren 3 1 nė Shkodėr mė 2001 me Rusinė, fitoren 2 1 nė Tiranė mė 2005 ndaj Greqisė, e shpallur veē pak muaj mė pare si kampione e Europės. Sidoqoftė, kėto, por edhe tė tjera si kėto, janė pjesė e historisė modeste tė futbollit tonė dhe pika reference dhe krenarie pėr ēdo tifoz shqiptar.
Por, duke i parakaluar ato, befas nuk ka se si tė mos vesh re, se kėto vitet e fundit, kėto tė ashtuquajtura rezultate suprizė, kanė shėrbyer edhe si "goma shpėtimi" pėr trajnerėt e ekipit kombėtar. Kėshtu ka ndodhur me ish trajnerin e kombėtares, Astrit Hafizi, nė vitin 1998. Mjaftoi fitorja 4 1 e kombėtares sonė nė ndeshjen miqėsore ndaj Antalia tė Turqisė, qė mendimi pėr ta shkarkuar atė nė rast humbjeje tė ndryshonte dhe Hafizi tė vazhdonte edhe pėr disa kohė ushtrimin e detyrės sė tij nė krye tė kuqezinjve. I njėjti skenar ka ndodhur edhe nė vitin 2000 me ish trajnerin Medin Zhega. Edhe kėtij, po njė fitore 2 1 nė njė miqėsore po ndaj Turqisė, do ta shpėtonte pėr disa kohė nga largimi i drejtimit tė kombėtares.
Gati kėsisoj, i turbullt, plot dyshime dhe aludime, ka qenė edhe peisazhi para ndeshjes sė Sofjes pėr trajnerin e kombėtares, kroato austriakun Oto Bariē. Mungesa e tij nė ndeshjen ndaj Sllovenisė, tė shtunėn e kaluar nė Shkodėr, i shtoi edhe mė tepėr zėrat dhe dyshimet. Madje u arrit deri aty, sa qė pėr njė pjesė tė medias, ndeshja e Bullgarisė do tė ishte njė precedent mė tepėr pėr ta larguar trajnerin Bariē. Dhe nė tavolinė, nė letėr, humbja nė Sofje ishte punė e mbaruar. Pritej vetėm ekzekutimi i kėtij vendimi. Por verdikti i fushės sė blertė tė stadiumit "Vasil Levski" qe i ndryshėm. Kuqezinjtė nė Sofje arritėn njė barazim historik, njė rezultat surprizė, i cili veē kėnaqėsisė qė u krijoi mbarė bashkėkombasve tanė, duket se i ka shpėtuar edhe stolin Oto "Maximales". Rikujtoni edhe njė herė fjalėt dhe pėrgėzimet e presidentit tė FSHF sė, Armando Duka, nė adresė sė trajnerit Bariē: "Bariēi luajti shkėlqyeshėm nė kėtė ndeshje. Unė e falėnderoj atė".
"Duhet tė besojmė te vetja"
Pas ndeshjes kam qėndruar duke biseduar edhe me mesfushorin e kombėtares sonė, Edvin Muratin, i cili nė kėtė ndeshje nuk ishte pjesė e planeve tė trajnerit Bariē. Kemi folur pėr shkaqet e mungesės sė tij, pastaj vetvetiu, natyrisht pėr ndeshjen. Edhe pse "Lusha", siē e thėrrasin shkurt shokėt, nuk ishte pjesė e ekipit, ai nuk e fshihte entuziazmin e kėtij suksesi. "Kemi luajtur shumė mirė dhe e meritonim plotėsisht barazimin. Qė tė gjithė futbollistėt tanė janė treguar profesionistė tė vėrtetė, sidomos nė zbatimin e detyrave taktike. Kemi njė ekip me djem tė talentuar, tė cilėt po tė vazhdojnė kėshtu, jo vetėm do tė rrisin mė tepėr vlerat dhe aftėsitė e tyre, por premtojnė qė tė arrijnė rezultate mė tė mira edhe me kombėtaren," tė thotė Murati, i cili nuk resht sė rendituri vetėm gjėrat e bukura tė ndeshjes. Ne e ndėrpresim dhe i kėrkojmė qė tė na japė edhe ndonjė mendim se ku i ka tė metat kjo kombėtare. "Po, na thotė ai, nė radhė tė parė, ju si media duhet tė jeni mė tė ngrohtė, mė tė dashur dhe duhet t'i ndihmoni mė tepėr futbollistėt dhe kombėtaren. Nuk them qė tė mos kritikoni, por ėshtė mirė qė tė mos merreni vetėm me gjėrat negative tė saj. Kurse pėr kėta djemtė e rinj tė kombėtares, do tė thoja, se ata duhet tė kenė mė tepėr besim nė vetvete, nė aftėsitė e tyre. Ata duhet "ta vrasin" frikėn, pavarėsisht se ndaj cilit kundėrshtar luajnė. Vetėm duke besuar te vetja, tek aftėsitė e tua dhe tė shokėve, mund ta arrish suksesin, mund ta arrish rezultatin", tė thotė ndėrmjet tė tjerash, mesfushori kuqezi, Edvin Murati, i cili rikonfirmon edhe njė herė qėndrimin e tij se pret rastin e pėrshtatshėm, qė nė kėtė fundsezoni t'i japė lamtumirėn karrierės sė tij sportive dhe ekipit kombėtar.
+ + +
Ndėrmjet shėnimeve dhe mbresave tė "aventurės" bullgare tė kuqezinjve, kėsaj here nuk dua tė flas pėr ndeshjen. Atė e kanė parė tė gjithė dhe kanė krijuar pėrshtypjet e tyre. Pėr anėt pozitive, tė metat, komentet dhe analizat do tė flasin specialistėt dhe gazetarėt e ato, nuk do tė mungojnė nė vazhdim. Kėsaj here zgjodha qėllimisht njė copėz nga biseda me mesfushorin Murati. Jo thjesht pėr tė evidentuar faktin se ai po pėrgatitet pėr t'i dhėnė lamtumirėn kombėtares. Nė bisedė me tė mė tėrhoqėn vėmendjen fjalėt: "Ata duhet "ta vrasin" frkėn"! Pėrsėriteni me vete kėtė fjali! A nuk ju duket sikur nė Sofje kombėtarja jonė ka filluar "ta vrasė" frikėn?
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#11 01 Prill 2007 12:09
|
|
 |
jz
The Daddy

Postime: 711
Rregjistruar: Mars 2005
Mosha: 31 Vendodhja: Cyber World
Pėrdorues #: 2
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Bullgari Vs. Shqipėri [0:0]
|
|
#12 01 Prill 2007 12:14
|
|
 |
ALM69
^#69#^

Postime: 126
Rregjistruar: Prill 2006
Mosha: 33
Pėrdorues #: 2057
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Bullgari Vs. Shqipėri [0:0]
Lere plako se si duket kan harruar fare se si lozet futbolli!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
____________ http://img77.imageshack.us/img77/89...82326909gx2.png
|
|
#13 02 Prill 2007 19:05
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4266
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Bullgari Vs. Shqipėri [0:0]
Barazimi me Bullgarin ishte arritje e madhe per kombetaren tone  E keqja qendron se tani ata do na rrahin ne Tirane.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#14 02 Prill 2007 19:08
|
|
 |
ALM69
^#69#^

Postime: 126
Rregjistruar: Prill 2006
Mosha: 33
Pėrdorues #: 2057
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Bullgari Vs. Shqipėri [0:0]
Me kete trejnere qe ka nuk eshte aspak e befasueshme!!
____________ http://img77.imageshack.us/img77/89...82326909gx2.png
|
|
#15 02 Prill 2007 19:16
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|