Nėse kėrkoni ferrin mbi tokė, ky burg ėshtė personifikimi i tij. Carandiru gėlon nga probleme shėndetėsore qė janė tė tmerrshme pėr tu pėrshkruar. Pothuajse njė nė pesė tė burgosur ėshtė diagnostikuar me HIV dhe tė burgosurve shpesh herė u mohohen salltanete tė tilla si pėr shembull anestezia gjatė operacionit. Sipas raporteve, madje dhe drejtori mjekėsor i burgut nuk ka shkelur aty prej vitesh tė tėra. Si gjithnjė ka thirrje pėr ndihmė, por asgjė nuk ėshtė bėrė pėr tė ndryshuar kushtet e tmerrshme. Gjithashtu, torturat ēnjerėzore nė kėtė burg nuk janė vetėm thashetheme.
ADX, Kolorado, SHBA
ADX u projektua pėr tė zėvendėsuar famėkeqin Alcatraz, dhe kur u hap nė vitin 1994 e zhvendosi burgimin nė njė nivel krejtėsisht tė ri. Burgu nė mėnyrė strikte imponon teknika shtypėse tė izolimit dhe privimit ndijor. Tė burgosurit lejohen tė daklin nga qelitė e tyre vetėm nėntė orė nė javė dhe ata duhet tė hanė, tė flenė e tė kryejnė nevojat e tyre personale nė qeli. Nė kėtė burg nuk ekziston pothuajse fare veprimi ndėrnjerėzor dhe drita e diellit dhe ajo artificiale qė arrin tek tė burgosurit ėshtė e limituar nė maksimum.
La Sante, Francė
Duhet tė dini se jeni nė njė vend aspak tė mirė kur filloni tė ēmendeni ose kur filloni tė gėlltisni solucion pastrues apo helm minjsh pėr tu arratisur. Me 124 vetėvrasje nė vitin 1999 La Sante mbetet njė vend dhune, shthurjeje dhe brutaliteti, ku tė burgosurit mė tė dobėt shpeshherė kthehen nė skllevėr. Sipas doktorit tė burgut Veronique Vassuer, gardianėt shpeshherė i kanė mbajtur tė burgosurit me sėmundje mushkėrie nė dhoma tė pa ajrosura qė gjenden pranė dhomave tė lagėshta tė lavanderive.
Tadmor, Siri
Poeti sirian, Faraj Beraqdar, i cili ka qėndruar nė burgun ushtarak Tadmor e ka cilėsuar atė si Mbretėria e vdekjes dhe ēmendurisė. Tadmor njihet pėr torturat ēnjerėzore, ekzekutimet dhe pėr njė nga masakrat mė tė mėdha tė ndodhura nė burg nė historinė e botės. Mė 27 qershor 1987, forcat komando Brigadave tė Mbrojtjes kanė vrarė me egėrsi rreth 500 tė burgosur. Metodat e torturės qė pėrdoren nė Tadmor cilėsohen si mesjetare. Disa tė burgosur janė vrarė me majėn e mprehtė tė sėpatės e mė pas janė prerė copa-copa, tė tjerė janė lidhur me litarė dhe shtrėnguar deri sa kanė vdekur.
Nairobi Prison, Kenia
Ky ėshtė mbase burgu mė i mbipopulluar nė Kenia, ku nė njė burg tė projektuar pėr 800 vetė qėndrojnė 3800 tė burgosur. Pėrveē kėsaj, 250 persona tė dėnuar pėr njė kohė tė shkurtėr qėndrojnė nė njė dhomė qė nxė 50 vetė. Nė burg mungon gjithēka, qė nga kujdesi mjekėsor e deri tek rrobat. Shumė tė burgosur janė pothuajse tė zhveshur dhe djersitin nė mėnyrė tė vazhdueshme prej vapės dhe mbipopullimit. Burgu shėrben si burim infeksionesh dhe sėmundjes nga mė tė ndryshmet.
Rikers Island, Nju Jork, SHBA
Dhuna nė kėtė burg ėshtė legjendare. Nė njė rrėfim tė John Reyes, njė gardian nė vitin 1991, ai pėrmend rrahje tė panumėrta tė pėrgjakshme, madje dhe vrasje. Reyes ka thėnė se nuk kalonte njė ditė e vetme qė ai tė mos ndihej i frikėsuar. Mjedisi nė burg ėshtė shumė i tensionuar dhe stimulon kaosin ky dy grupe vihen gjithnjė kundėr njėri tjetėr. Maynard ARcher, i cili ka qėndruar nė burgun Rikers ka thėnė, Ata nuk pėrdorin deodorant me piper por godasin me shkopinj dhe tė mbajnė nėn kėrcėnim tė vazhdueshėm.
Mendoza, Argjentinė
Nga shkurti i vitit 2004 deri nė nėntor tė vitit 2005 nė kėtė burg ka pasur 22 vdekje dhe shkaqet e kėtyre vdekjeve nuk janė pėrcaktuar akoma. Burgu ka njė problem tė pėrhershėm mbipopullimi, ku ndodhen 1600 vetė nė vend tė 600 vetėve pėr tė cilėt ėshtė projektuar. Tė burgosurit flenė pėrtokė dhe mbyllen shpesh herė nė dhomat e izolimit, si dhe torturohen nė mėnyrė periodike. Nevojat personale ata i kryejnė nė qese plastike dhe shishe dhe korridoret qėndrojnė tė ndotura me ujėra tė zeza pėr ditė tė tėra.
Diyarbakir, Turqi
Qė prej burgosjes sė pėrjetshme tė fėmijėve deri tek korridoret e tejmbushura dhe tė pėrmbytura me ujėra tė zeza, ky burg reflekton frikė dhe urrejtje. Nė vitin 1996 nė njė pėrleshje ndėrmjet tė burgosurve dhe gardianėve mbetėn dhjetė tė vrarė dhe 23 tė plagosur. Tė burgosurit nė Diyarbakir pothuajse nuk kanė tė drejta. Duke qenė se ka shumė tė burgosur politikė atyre u duhet gjithnjė tė presin pėr pasur vizita mjekėsore si dhe kontakt me aktivitet kulturore dhe sportive nė ambientet e burgut. Qeveria turke shpreson qė ti japė fund kėtij trajtimi ēnjerėzor, por deri tani asgjė ska ndryshuar.
La Sabaneta, Venezuelė
Nė sistemin e burgjeve nė Venezuelė ndodhen rreth 25 mijė tė burgosur nė njė burg tė ndėrtuar pėr 15 mijė vetė. Disa tė burgosur janė tė detyruar tė flenė nė krevate tė varura nė korridor ndėrkohė qė tė burgosurit me pushtet dhe para mund tė mbajnė dhoma tė tėra pėr vete. Nė kėtė burg ka incidente dhune pafund. Njė nga ngjarjet mė tė frikshme ėshtė vdekja e 108 tė burgosurve si rezultat i njė beteje me armė nė janar tė vitit 1994 dhe niveli i dhunės nuk ėshtė ulur aspak. Vrasjet ishin mė tragjiket nė historinė e vendit, por sidoqoftė nė kėtė burg kjo ėshtė tendencė e zakonshme.
San Quentin, Kaliforni, SHBA
Burgu San Quentin ėshtė burgu mė i njohur i Kalifornisė, dhe gjithashtu ėshtė pėrgjegjės pėr prodhimin e disa prej historive mė famėkeqe nė historinė e vendit. Ky burg ka dhe njė dhomė gazi, e cila tani pėrdoret pėr ekzekutimet e tė dėnuarve me vdekje. Nuk ka rėndėsi sa gardianė mund tė shtohen aty dhe sa reforma mund tė bėhen. Dhuna nė San Quentin nuk pushon asnjėherė. Nė vitin 1982 njė sherr i madh shkaktoi rreth 22 tė plagosur ndėrsa njė vit mė parė nga njė pėrleshje u plagosėn 100 tė burgosur, dhe dy tė tjerė u vranė pėr motive raciste.
____________
Lot Dielli
















